INSAJDERI: “Shkëndija shkatërron lituanezët, kualifikohet në Europa League” plus 19 more |
- Shkëndija shkatërron lituanezët, kualifikohet në Europa League
- Sveçla: PAN-i le ta pranojë humbjen
- Flori Mumajesi tash ia nis% të këndoj edhe spanjisht
- Era Istrefi ka gati tri këngë të reja me të cilat tenton ta përsërisë suksesin e “BonBon”
- Kompozitori kosovar ftohet nga ambasada gjermane të jetë pjesë e festivaleve muzikore
- Historia e dhimbshme e gjermanit që refuzoi ta bëjë përshëndetjen famëkeqe të Hitlerit
- Eminem pas 15 vite me film të ri – a do përsëritet suksesi i “8 Miles”
- Ahmeti zbulon planin e PAN: Së paku jeni të sinqertë
- Deputeti i PAN: Nëse shkojmë në zgjedhje kemi me humbë keq
- Kurti thotë se PAN-it i intereson vetëm një gjë
- Miliona vezë tërhiqen nga dyqanet në Evropë, dyshohen se janë prekur nga lëndë toksike
- Trajneri i notit shpëton mrekullisht nga mbytja 16-vjeçarin në Sarandë
- Edhe ambasadori amerikan i zhgënjyer me deputetët e rinj
- PAN nuk merr pjesë as nesër në seancën e Kuvendit
- Rita Ora përsëri topless
- DMovies: DokuFest, fytyra e re e Kosovës në botë
- Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, “në pikë rrezikshmërisht të ulët”
- Ministrja serbe: Duhet pranuar, Kosova njihet nga shumë shtete
- Nga kriza në krizë
- Transferimi i Neymar shkon deri në Komisionin Evropian
| Shkëndija shkatërron lituanezët, kualifikohet në Europa League Posted: 03 Aug 2017 10:26 AM PDT Humbja në transfertë një javë më parë me rezultatin 2-1 ndaj lituanezve të Trakai, ndeshje të cilën kuqezinjtë e Shkëndijës e mbyllën me 9 lojtarë, u duk sikur e komplikoi kualifikimin për tetovarët. Por në ndeshjen e kthimit ekipi i drejtuar nga Qatip Osmani ka treguar se vlen shumë më tepër se sa lituanezët duke i mposhtur ata me 3-0. Dy golat e shënuar në pjesën e parë të ndeshjes nga Ibraimi në të 29' dhe Hasani në të 42' ka kthyer qetësinë tek kuqezinjtë e tetovës, të cilët kanë menaxhuar pjesën më të madhe të ndeshjes. E ndërsa ndeshja po i shkonte fundit, në të 88' Hasani ka shënuar golin e tij të dytë personal në këtë sfidë e të tretin për ndeshjen duke i dhënë fund çdo shpresë për kualifikim rivalëve të Trakai, të cilët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Klimavicius në të 72'. The post Shkëndija shkatërron lituanezët, kualifikohet në Europa League appeared first on INSAJDERI. |
| Sveçla: PAN-i le ta pranojë humbjen Posted: 03 Aug 2017 10:23 AM PDT Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka thënë se PAN duhet të heq dorë nga kandidimi për kryeparlamentar dhe formim të qeverisë, pasi nuk i kanë votat e mjaftueshme. Në Info Magazine të Klan Kosova, ai tutje tha se nuk e sheh Kadri Veselin, kryeparlamentar dhe se sipas tij, qytetarët e vendit nuk meritojnë një udhëheqës sic janë njerëzit e PAN-it. "Nëse nuk mund ti bëjnë 61 vota, ata le të heqin dorë, në mënyrë të dinjitetshme. Nuk kemi nevojë ne ta zhbllokojmë procesin që na me e thye cafën edhe ma shpejt", ka thënë ai. "Shpresoj që më në fund eksponentë të PAN e kanë pa dhe e pranojnë këtë humbje me një lloj dinjiteti", ka thënë ai, njofton Klan Kosova. "E kalojmë në një fazë tjetër ku zgjedhet. Kadri Veseli as nesër as pasnesër, as pas një jave as pa një muaji nuk do të zgjidhet Kryeparlamentar", ka shtuar ai. "Nuk kemi nevojë të shkojmë në zgjedhje, jemi fitues".
The post Sveçla: PAN-i le ta pranojë humbjen appeared first on INSAJDERI. |
| Flori Mumajesi tash ia nis% të këndoj edhe spanjisht Posted: 03 Aug 2017 10:07 AM PDT Këngëtari i mirënjohur shqiptar Flori Mumajesi, ka qenë mjaft aktiv në sezonin e verës 2017. Verën, Mumajesi e filloi mjaft suksesshëm me një bashkëpunimin me Elinel, të titulluar "Në shpirt". Një javë pas bashkëpunimit me reperin kosovar, këngëtari nga Shqipëria ka publikuar edhe bashkëpunimin tjetër me Arilenën dhe Dj Vicky, "Nallane 3". Të dy bashkëpunimet e fundit të Mumajesit u pëlqyen nga fansat e këngëtarit. E këngën më të re të publikuar ditën e enjte, është më ndryshe nga të gjitha këngët e realizuara nga Mumajesi. Kënga e tretë për këtë verë ,"Karma", është sërish bashkëpunim me tre artistë tjerë, Bruno, Klajdi dhe Dj Vicky dhe është e kënduar komplet në gjuhën spanjolle./Insajderi.com The post Flori Mumajesi tash ia nis% të këndoj edhe spanjisht appeared first on INSAJDERI. |
| Era Istrefi ka gati tri këngë të reja me të cilat tenton ta përsërisë suksesin e “BonBon” Posted: 03 Aug 2017 10:06 AM PDT Era Istrefi është gati për të lansuar këngën e re me videoklip. Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike "No I Love You". Kënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në gjuhën angleze për këngëtaren. Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën "Unforgettable" dhe albumin "Jungle Rules" gjendet në majë të top-listave botërore. Përveç këtij projekti, Era Istrefi ka incizuar edhe dy këngë të tjera duke formuar edhe listën e plotë të albumit debutues në anglisht, njofton Kult Plus. Bëhet e ditur, se këngët e reja titullohen "Sapphire" dhe "Home with you", këngë këto, të punuara nga producentë të njohur me të cilët bashkëpunon këngëtarja për tregun botëror./Insajderi.com The post Era Istrefi ka gati tri këngë të reja me të cilat tenton ta përsërisë suksesin e “BonBon” appeared first on INSAJDERI. |
| Kompozitori kosovar ftohet nga ambasada gjermane të jetë pjesë e festivaleve muzikore Posted: 03 Aug 2017 10:05 AM PDT Kompozitori i njohur kosovar, Florent Boshnjaku, është ftuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, për të marrë pjesë në disa ngjarje të mëdha muzikore në Gjermani. Boshnjaku, është nominuar nga Ambasada e Gjermanisë, edhe për të marrë pjesë në javën e muzikës pop, rok dhe muzikës elektronike, që mbahet në Gjermani. Poashtu kompozitori kosovar, përgjatë një jave, do të marrë pjesë edhe në disa festivale, konferenca dhe takime me kompozitorë të njohur atje. 'Ky është një program të cilin e organizon shteti gjerman. Ambasada Gjermane në Kosovë, me ka nominuar dhe më ka ftuar që të marrë pjesë në javën e muzikës pop, rok dhe muzikës elektronike, pastaj në disa festival tjera , konferenca të cilat mbahen atje', ka thënë Boshnajku. Kompozitori i njohur kosovar, përgjatë një javë do të qëndrojë në qytetet Berlin dhe Hamburg, ku organizohen këto ngjarje në të cilat ai do të marrë pjesë, thotë Kult Plus. 'Pra është projekt kulturor, i cili ka për qëllim njoftimin dhe krijimin e kontakteve në mes njerëzve të industrisë muzikore'./Insajderi.com The post Kompozitori kosovar ftohet nga ambasada gjermane të jetë pjesë e festivaleve muzikore appeared first on INSAJDERI. |
| Historia e dhimbshme e gjermanit që refuzoi ta bëjë përshëndetjen famëkeqe të Hitlerit Posted: 03 Aug 2017 10:03 AM PDT Përshëndetja famëkeqe e Hitlerit e adoptuar nga Partia Naziste në vitet 1930, "seig heil" përshëndetja me dorën lartë, ishte e detyrueshme për të gjithë qytetarët gjermanë, si një demonstrim i besnikërisë ndaj "Führerit", liderit, partisë së tij dhe kombit. August Landmesser ishte gjermani i vetëm që refuzoi të bëjë përshëndetjen e Hitleit, në një tubim të vitit 1936. Ai dikur kishte qenë një nazist besnik. Landmesser u bashkua me Partinë Naziste në vitin 1931. Kjo parti shpejt u bë vetmja parti politike ligjore në vend. Dy vjet më vonë, Landmesser ra marrëzisht në dashuri me Irma Eckler, një grua hebreje të cilës shpejt i propozoi martesë, në vitin 1935. Pasi që lidhja e tij me një grua hebreje u zbulua, Landmesser u dëbua nga Partia Naziste. Landmesser dhe Eckler vendosën të paraqesin një kërkesë për kurorëzim në Hamburg, por martesa u mohua nën ligjet e reja të Nurembergut. Çifti e mirëpriti vajzën e tyre të parë, Ingrid, në tetor 1935. Pas jetës së vështirë në Gjermaninë Naziste me lidhjen e re me Eckler, në vitin 1937, Landmesser i ngopur, u përpoq të largohej me familjen e tij për në Danimarkë. Mirëpo ai u arrestua në kufi dhe u akuzua për “çnderimin të racës”, apo “poshtërim racor”, nën ligjet e Nurembergut. Një vit më vonë, Landmesser u akuzua për mungesë prove të lidhjes dhe u udhëzua që të mos ketë kontakte me Eckler, shkruan The Independent. Duke refuzuar të braktisë gruan e tij, Landmesser injoroi dëshirat naziste dhe u arrestua përsëri në 1938, duke marrw dënimin me gati tre vjet në një kamp përqendrimi. Pas asaj, Landmesser kurrë mw nuk do ta shihte gruan që e dashuronte dhe vajzën e tij. Policia sekrete e shtetit gjithashtu arrestoi Eckler, i cila ishte shtatzënë disa muaj me vajzën e dytë të çiftit. Ajo e lindi Irenën në burg dhe pas asaj u dërgua në një kamp përqendrimi për gra, pas lindjes së saj. Eckler, në vitin 1942 besohet të jetë transferuar në atë që nazistët iu referoheshin si “qendër eutanazie”, ku u vra me 14.000 hebrenj të tjerë. Pas dënimit të tij në burg, Landmesser punoi disa puna të ndryshme para se të përgatitej për luftë më 1944. Pak muaj më vonë, ai u shpall i zhdukur në Kroaci./Insajderi.com The post Historia e dhimbshme e gjermanit që refuzoi ta bëjë përshëndetjen famëkeqe të Hitlerit appeared first on INSAJDERI. |
| Eminem pas 15 vite me film të ri – a do përsëritet suksesi i “8 Miles” Posted: 03 Aug 2017 10:03 AM PDT 15 vjet pasi që Eminemi tregoi aftësitë e tij të këndimit rep – stil i lirë, në filmin e mirënjohur “8 Mile”, tani këngëtari është duke punuar në filmin e tij më të ri, mirëpo në stilin e ngjashëm të filmit të kaluar. Filmi titullohet “Bodied”, shkruan MTV. Regjisori i filmit është Joseph Kahn, i cili ka realizuar video muzikore për artistë të ndryshëm më famë botërore si Taylor Swift, Dr. Dre, Backstreet Boys, Britney Spears dhe të fundit, Eminem. Kahn e skenarin e filmit e shkroi me ish-kampionin e garës rep – stil i lirë, Alex “Kid Twist” Larsen. Video: /Insajderi.com The post Eminem pas 15 vite me film të ri – a do përsëritet suksesi i “8 Miles” appeared first on INSAJDERI. |
| Ahmeti zbulon planin e PAN: Së paku jeni të sinqertë Posted: 03 Aug 2017 09:56 AM PDT Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas dështimit të seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit, duke thënë se PAN tashmë e ka një plan në lidhje me situatën e krijuar pas dështimit të seancës së sotme. Sipas tij, PAN-i doli më qesharak se kurrë dhe përtej kësaj ata nuk janë të interesuar të krijojnë institucionet por të krijojnë atmosferën që të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Postimi i plotë i Ahmetit: "Veç lexoni lajmet në dy muajt e fundit dhe do ta shihni se sa herë kanë deklaruar se i kanë numrat. Ky mashtrim publik bëhet pa kurrfarë llogaridhënie. Sot dalin edhe më qesharak. Gjithmonë them se edhe në humbje ka dinjitet. Është e qartë që po synojnë zgjedhje të reja. Së paku le të jenë të sinqertë"(sic), ka shkruar Ahmeti. Në një tjetër status të mëvonshëm ai e ka quajtur PDK-në qesharake.
The post Ahmeti zbulon planin e PAN: Së paku jeni të sinqertë appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti i PAN: Nëse shkojmë në zgjedhje kemi me humbë keq Posted: 03 Aug 2017 09:39 AM PDT Deputeti inga NISMA, i koalicionit PAN, Mialim Zeka i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së Kadri Veseli që nëse nuk i ka numrat që të zgjidhet kryetar i Kuvendit duhet të tërhiqet nga kjo garë. Sipas Zekës, në këtë mënyrë Veseli do t'ia bënte një të mirë partisë së tij së cilës nuk i konvenon që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. "Unë i bëjë thirrje Kadri Veselit që të tërhiqet nga gara për kryetar të Kuvendit sepse nëse shkojnë në zgjedhje, Vetëvendosje do të fitoj më zi se Edi Rama në Shqipëri", ka thënë ai në Klan Kosova. Sipas tij, Vetëvendosjes i konvenon që të shkojë në zgjedhje pikërisht për faktin se e dinë se do të fitojnë shumë vota./Insajderi.com The post Deputeti i PAN: Nëse shkojmë në zgjedhje kemi me humbë keq appeared first on INSAJDERI. |
| Kurti thotë se PAN-it i intereson vetëm një gjë Posted: 03 Aug 2017 09:31 AM PDT Pretendenti për kryeministër vendi, nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e sotme që ndodhën gjatë Seancës Konstituive. Në llogarinë e tij në Facebook, me vendimin e sotëm, në Seancë, ku PAN më nuk pranoi të kthehej në Kuvend, Kurti thotë se po vërtetohet që ata e duan pushtetin veçse për vete, transmeton Klan Kosova. Për më shumë ja statusi i tij i plotë: "Mësuam atë që e kemi ditur. E duan pushtetin veçse për vete, e duan veten veçse në pushtet, aq të painteresuar saqë edhe të paaftë, të mendojnë për shtetin e të gjithëve. Ne jemi këtu dhe gjithnjë, sepse e duam Republikën parlamentare, që e do një kryetar kuvendi përbashkues".
The post Kurti thotë se PAN-it i intereson vetëm një gjë appeared first on INSAJDERI. |
| Miliona vezë tërhiqen nga dyqanet në Evropë, dyshohen se janë prekur nga lëndë toksike Posted: 03 Aug 2017 09:16 AM PDT Sipas gazetës britanike The Guardian, miliona vezë janë zbuluar se përmbajnë nivele të larta të një insekticidi toksik, përdorimi i të cilit është i ndaluar në prodhimet ushqimore për konsum njerëzor. Për pasojë një numër mjaft i konsiderueshëm vezësh janë tërhequr nga dyqanet dhe magazinat në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani, madje rreth 180 ferma që rritnin pula u mbyllën në Holandë me urdhër të autoriteteve. Autoritetet kanë filluar një hetim penal për të zbuluar sa më shumë në lidhje me këtë problem. Vetëm këtë javë rreth një milion vezë të destinuara për tregun gjerman u kthyen mbrapsht në Holandë. Sipas analizave të kryera rezultoi se vezët përmbanin nivele të larta të insekticidit fipronil, një përbërës i zakonshëm në produktet veterinare për eliminimin e pleshtave dhe morrave, por që është i ndaluar të përdoret tek shpendët apo kafshët të cilat më pas janë të destinuara për ushqimin e njerëzve. Ky insekticid mund të dëmtojë mëlçinë, gjëndrat tiroide dhe veshkat, nëse përthithet nga trupi i njeriut në sasi të mëdha me kalimin e kohës. Por ende nuk ka asnjë siguri nëse këto vezë janë shpërndarë në vendet e tjera të Evropës./GazetaExpress The post Miliona vezë tërhiqen nga dyqanet në Evropë, dyshohen se janë prekur nga lëndë toksike appeared first on INSAJDERI. |
| Trajneri i notit shpëton mrekullisht nga mbytja 16-vjeçarin në Sarandë Posted: 03 Aug 2017 09:12 AM PDT Një rast mbytjeje është regjistruar pasditen e së mërkurës në bregdetin e Sarandës ku një ri rreth 16 vjeç ka rrezikuar jetën, por fatmirësisht është shpëtuar nga një trajner noti. Gjatë kohës që 16-vjeçari ka qenë duke u larë në plazhin e ri në Sarandë, ai ka shfaqur probleme dhe nëna e tij ka kërkuar ndihmë tek njerëzit përrreth. Për fat të mirë në vendngjarje kanë qenë dy notarë të vjetër një prej të cilëve trajner noti, të cilët i kanë ofruar ndihmë adoleshentit. "Isha duke zhvilluar stërvitje me ekipin, kur papritmas më thërret një prind dhe më tregon që po mbytet një djalë. Kemi shkuar e kemi nxjerrur në momentet që ishte kritike, pasi po i mbushej trupi me ujë. E kemi nxjerrë në breg të detit dhe aty kemi lajmëruar një ambulancë. Këta rojet e plazhit përderisa kanë marrë një detyrë duhet të jenë aty", u shpreh trajneri notit, Edi Vasi. Në vendin ku ka ndodhur ngjarja, kulla e vrojtimit është vetëm 100 m larg. Ndërkohë bregdeti i Sarandës ka të punësuar edhe shpëtimtar të cilët tashmë paguhen nga bashkia e këtij qytetit, por kërkesa për ndihmë e nënës së 16 vjeçarit nuk u ka bërë përshtypje, çka ka detyruar të tjerë njerëz të mbulojnë punën e tyre për të cilën paguhen. The post Trajneri i notit shpëton mrekullisht nga mbytja 16-vjeçarin në Sarandë appeared first on INSAJDERI. |
| Edhe ambasadori amerikan i zhgënjyer me deputetët e rinj Posted: 03 Aug 2017 08:59 AM PDT Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. "Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t'i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti", ka thënë ambasadori Delawie për Radion Evropa e Lirë. Ai gjithashtu ka shtuar se "ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore". The post Edhe ambasadori amerikan i zhgënjyer me deputetët e rinj appeared first on INSAJDERI. |
| PAN nuk merr pjesë as nesër në seancën e Kuvendit Posted: 03 Aug 2017 08:56 AM PDT Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës. Blerand Stavileci nga kjo parti ka thënë se thirrja e vazhdimit të seancës ëshët ftuar në mënyrë arbitrare nga kryesuesi Adem Mikullovci, meqë ai nuk është konsultuar me të gjitha partitë politikë. PDK refuzoi të marrë pjesë edhe në seancën e orës 15. The post PAN nuk merr pjesë as nesër në seancën e Kuvendit appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 Aug 2017 08:54 AM PDT Këngëtarja Rita Ora është zënë mat nga paparacët teksa ajo gjendet për pushime në Xhamajka. Daily Mail ka publikuar një seri të fotografive në të cilat Rita shihet mjaft seksi teksa tashmë ka filluar të komentohet jashtëzakonisht shumë për romancën e saj më konsulentin e artit Tyrone Wood, djali i kitaristit të Rolling Stones. The post Rita Ora përsëri topless appeared first on INSAJDERI. |
| DMovies: DokuFest, fytyra e re e Kosovës në botë Posted: 03 Aug 2017 08:43 AM PDT 'DMovies' Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër-DokuFest, e quan si një nga ngjarjet më të rëndësishme të filmit në Ballkan dhe më të madhin në Kosovë. "Regjisori i famshëm amerikan, AJ Shnack kohët e fundit e përshkroi atë si një nga festivalet më të mira dokumentare ndërkombëtare në botë. Ai përfshin një program të larmishëm dokumentarësh dhe filmave të shkurtër, të cilët shfaqen në qytetin mesjetar të Prizrenit, në të cilin ka shumë kodra të gjelbra dhe një kala të fortë", shkruan 'DMovies', përcjellë KultPlus. "Prizreni është një qytet multi-etnik ku për shekuj me radhë, gjuhët, kultura dhe fetë kanë ekzistuar në harmoni, një simbol i tolerancës për Kosovën dhe rajonin. Ky qytet është i vendosur në shpatet e maleve të Sharrit, në pjesën jugore të Republikës së Kosovës, vend ky mjaft i përmendur në kohën e perandorisë Bizantine dhe Osmane", kështu përshkruan platfotma e njohur e filmave qytetin e Prizrenit. 'DMovies' në artikullin kushtuar Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër-DokuFest, fokusohet dhe prezanton programin e edicionit të16-të të tij, i cili fillon nesër më 4 gusht në Prizren, rëndësia e të cilit sipas kësaj platforme është rritur çdo vit e më shumë, duke sjellë programe të ndryshme në çdo edicion të ri. Ajo që dikur ishte një iniciativë e vogël u rrit shpejt dhe u bë katalizator për ringjalljen kulturore dhe kinematografike, si dhe një qendër për filma dokumentarë në Ballkan, duke tërhequr regjisorët nga e gjithë bota. Ndoshta edhe më shumë, DokuFest, tani është edhe një platformë për të drejtat e njeriut, mbrojtjen e mjedisit, trashëgiminë kulturore dhe thyerjen e tabuve. Një festival, i cili ka ndërtuar ura të forta mes popujve të Ballkanit dhe pjesës tjetër të botës", ka shkruar 'DMovies'. Sipas kësaj platformë DokuFest, përmes programit të pasur që sjellë çdo vit, tashmë ka arritur të ndryshoj edhe përceptimet e botës për Kosovën dhe i ka bërë të njohura për botën, vlerat e vendit. "Dokufest Fytyra e re e Kosovës. Deri vonë njerëzit e kanë menduar Kosovën si një zonë lufte, por më nuk e mendojnë, kjo falë edhe rolit të madh që ka luajtur DokuFest, në ndryshimin e këtij perceptimi". / KultPlus.com
The post DMovies: DokuFest, fytyra e re e Kosovës në botë appeared first on INSAJDERI. |
| Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, “në pikë rrezikshmërisht të ulët” Posted: 03 Aug 2017 08:30 AM PDT Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se marrëdhëniet e Uashingtonit me Moskën janë "në pikë rrezikshmërisht të ulët ", duke i fajësuar ligjëvënësit për këtë situatë. "Marrëdhëniet me Rusinë janë në pikë rrezikshmërisht të ulët", ka shkruar Trump në Twitter. "Duhet të falenderoni Kongresin, njërëzit e njëjtë të cilët nuk mund të na japin kujdes shëndetësor!", duke i'u referuar disfatës së fundit në Senat për planet e tij për reforma rreth kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare. Komentet e Trumpit vijnë një ditë pasi ai i ka nënshkruarar projektligjin i cili e sanksionon Rusinë, masë të cilën kryeministri rus, Dmitry Medvedev, e ka cilësuar si " luftë tregtare" kundër Moskës. Përmes një deklarate që shoqëron nënshkrimin e tij, Trump ka thënë se legjislacioni "ka të meta të konsiderueshme", që do të pengonin aftësitë e administratës së tij për të negociuar me kundërshtarët e huaj. Trump e ka kundërshtuar kthimin e sanksioneve kundër Rusisë në ligj, mirëpo ka thënë se e ka nënshkruar legjislacionin pavarësisht "të metave të konsiderueshme", për " hir të unitetit kombëtar", njofton REL. Projektligji i nënshkruar nga presidenti Trump i vazhdon sanksionet ndaj Rusisë, të vëna nga presidenti i mëparshëm Barack Obama, për ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, për aneksimin e paligjshëm të Krimesë dhe mbështetjen e separatistëve kundër qeverisë në lindje të Ukrainës.
The post Trump: Marrëdhëniet me Rusinë, “në pikë rrezikshmërisht të ulët” appeared first on INSAJDERI. |
| Ministrja serbe: Duhet pranuar, Kosova njihet nga shumë shtete Posted: 03 Aug 2017 08:25 AM PDT Ministrja për Integrime Eropiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviq, deklaroi se Serbia pret që deri në fund të vitit të hapen edhe tre kapituj të tjerë në procesin për anëtarësim në BE. "Presim që brenda vitit të hapim edhe tre kapituj tjerë, për të cilat jemi plotësisht të gatshëm", deklaroi ministrja Joksimoviq për mediat serbe. Tutje ajo theksoi se është naive të mendohet se Serbia do të kushtëzohet për pranim në BE në rast se njeh pavarësinë e Kosovës. "Sa i përket Kosovës, ky është një kapitull i veçantë, ku monitorohet nga Brukseli për rezultatet e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare", theksoi ministrja Joksimoviq, transmeton RTK. Tutje ajo theksoi se "kjo është një çështje e krijuar nga rrethanat politike, që aspak nuk është e lehtë, prandaj ne luftojmë që t'i mbrojmë interesat tona atje". "Por, duhet pranuar se Kosovën e pavarur e kanë pranuar shumë shtete", theksoi ajo. "Prandaj", shtoi ajo, "është me rëndësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vuçiq, për dialog të brendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme". Ndërkaq në raport me Rusinë, ministrja Joksimoviq, përkujtoi se Serbia është kandidate për anëtarësim në BE e jo anëtare dhe është nënçmuese të paraqitet Serbia si "Kali i Trojës për interesa ruse në BE", transmeton RTK.
The post Ministrja serbe: Duhet pranuar, Kosova njihet nga shumë shtete appeared first on INSAJDERI. |
| Posted: 03 Aug 2017 08:14 AM PDT Fillimi i punës së legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës , ka reflektuar shenjat e para të një krize të re, thonë analistët politikë. Situata e krijuar në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, sipas tyre, burimin e ka në sistemin zgjedhor, i cili vlerësohet se nuk i ka mundësuar asnjërës parti apo koalicioni që të fitojë një shumicë parlamentare. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i propozimi për kryetarin e Kuvendit si dhe për formimin e Qeverisë i takon koalicionit ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, si subjekt fitues. Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike i tha Radios Evropa e Lirë se e gjithë kjo situatë e cila ndodhi në seancën konstituive ka qenë e pritshme. Ai thotë se pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të koalicioni PAN se ata i kanë numrat, faktet tregojnë të kundërtën. "Fillimi i punës së legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës u karakterizua edhe me fillimin e një krizë, në kuptim e asaj se ishin dy muaj kohe dhe koalicioni fitues i zgjedhjeve duket se nuk i ka numrat për të zgjedhur kryetarin, dhe rrjedhimisht për t'i hapur rrugë edhe krijimit të Qeverisë". "Në fakt sot në seancë pamë një papërgjegjshmëri të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së, që nuk erdhën në kohën e duhur në Kuvend dhe pastaj kur erdhën dhanë lajmin se iu duhet edhe dy orë tjera në mënyrë që të vazhdojnë konsultimet", thotë Mushkolaj, njofton REL. Në anën tjetër, Arben Qirezi, analist i çështjeve politike, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se situata e krijuar në Kuvendin e Kosovës ishte kaotike. "Kjo tregon situatën në Kosovë, e cila rrjedh nga sistemi zgjedhor i Kosovës, i cili nuk i ka mundësuar asnjërës parti parazgjedhore që të fitojë një shumicë parlamentare , që të mundëson zgjedhjen e personaliteteve në pozitat e caktuara". "Kjo është edhe pasojë e vendimeve absurde të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e cila i ka sjell dhe do të vazhdojë t'i sjell Kosovës kokëçarje të mëdha në funksionimin e sistemit të saj politik. Në anën tjetër, mendoj që mbyllja e seancës nuk është dashur të ndodh nuk është dashur të ndodh as kërkesa për pauzë", thekson Qirezi. Qirezi shton se gjithë kjo situatë e krijuar e cila mund të dërgon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse nuk gjendet një zgjidhjet që të votohet kandidati për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga koalicioni PAN dhe t'i hapet rrugë formimit të Qeverisë, Mushkolaj thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të pashmangshme. “I mbetet PAN-it që të gjejë zgjidhje, duke pasur parasysh se deklarimet e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe koalicioni LAA janë të qarta, se ata nuk do të votojnë Kadri Veselin për kryetar. PAN duhet të ndërmarrë marr hapin e parë që të diskutojë me deputetët e LDK-së, AKR-së, Alternativës dhe VV-së në mënyrë që të merren vesh për votimin e një kandidati tjetër dhe të konstituohet Kuvendi, dhe pastaj të procedohet brenda afatit kushtetues dhe ligjor edhe për krijimin e Qeverisë", thekson Mushkolaj. Qëndrimet e kundërta ndërmjet partive politike, sipas analistëve, nuk figurojnë asgjë tjetër përveç shkuarjes së vendit edhe në një palë zgjedhje të jashtëzakonshme.(REL) The post Nga kriza në krizë appeared first on INSAJDERI. |
| Transferimi i Neymar shkon deri në Komisionin Evropian Posted: 03 Aug 2017 08:04 AM PDT Impakti që ka pasur transferimi i Neymar te PSG ka qenë shumë i madh aq sa në të u përfshi edhe Komisioni Europian. Një prej zëdhënësve të këtij institucioni, Christian Wigand u pyet në lidhje me këtë çështje në një konferencë për shtyp, por pa dhënë komente sqaruese. "Për çështjen e e Neymar nuk mund të them shumë. Ky komision nuk mund të bëjë asnjë koment për vendime biznesi të ndërmarra nga klube futbolli. Për rregullsitë në sistemin e transferimeve të futbollistëve Komisioni i diskuton me Ligat dhe klubet ku aktivizohen lojtarët", tha Wigand. Ndërkaq, në Spanjë është krijuar një kaos i vërtete ku në lojë hyri edhe La Liga. Vetëm përpara pak ditësh, kreu i këtij institucioni Javier Tebas bëri të ditur se nuk do ta pranonte shifrën prej 222 milionë eurosh që do të depozitonte Paris Sën Zhermen, gjë që e bëri realisht. Mësohet se ai që u ngarkua që të dorëzonte dokumentet bankare të transferimit të Neymar ishte Huan de Dios Crespo, avokat i specializuar në të drejtën sportive, një lëvizje kjo që nuk dha frytet e saj. Tani Neymar dhe përfaqësuesve ligjorë të tij nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nisë bisedimet me drejtuesit e La Ligës. Nëse këto bisedime nuk do të kenë sukses, ata do t’i drejtohen FIFA për të marrë një leje provizore të transferimit në mënyrë që Neymar të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e javës së parë të Ligue 1 që Paris Sën Zhermen e ka me Amiens këtë fundjavë. The post Transferimi i Neymar shkon deri në Komisionin Evropian appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |









