INSAJDERI: “Serbia thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga Trepça” plus 19 more |
- Serbia thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga Trepça
- Akuza të rënda ndaj tij, por partitë ende pa kandidatë që ta sfidojnë Ahmetin
- Kurti thotë se VV-ja do të shtrijë konceptin anti-mafioz në tërë Kosovën
- Zyrtarët afganë: Talibanët i kanë vrarë dhjetëra vetë
- Santosi dëshiron edhe 12 milionë euro për Neymarin
- Zyrtarja e VV-së – ministres Hoxha: Astrit Dehari vdiq në duart e tua
- Jakup Krasniqi jep versionin e tij për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend
- Shkruan Blerim Latifi: Si u bë avokati i Millosheviqit frymëzues i militantizmit të Vetëvendosjes?
- Parashikimi i motit: si do të ndryshojë koha javën e ardhshme
- Arsenali fiton Superkupën e Anglisë
- Vdes një person në Burgun e Dubravës
- Hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel
- Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut
- Deputetja e VV-së: Si e tregoi injorancën e tij Blerand Stavileci
- Xhaka asiston, Arsenali barazon rezultatin ndaj Chelseat [video]
- Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it
- Ndryshohet rezultati në finalen e Superkupës së Anglisë [video]
- Serbia falënderon shtetin islamik për mosnjohje të Kosovës
- Bie nga kulmi i shtëpisë – lëndohet punëtori në Deçan
- Tekstet mësimore që do të jepen falas janë gati
| Serbia thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga Trepça Posted: 06 Aug 2017 10:10 AM PDT Sot në Serbi është festuar Dita e minatorëve.
Me këtë rast, Petar Petkoviq, zyrtar e të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq, ka thënë se Serbia qëndron e vendosur në ato që ka thënë më herët për Trepçën dhe se kjo e fundit i takon minatorëve dhe popullit serb në Kosovë, transmeton lajmi.net. "Serbia qëndron e vendosur për Trepçën. Së bashku ne kemi luftuar dhe do të luftojmë për ta ruajtur atë. Ajo ka qenë gjithmonë e jona", është shprehur Petkoviq. The post Serbia thotë se nuk do të heqë kurrë dorë nga Trepça appeared first on INSAJDERI. |
| Akuza të rënda ndaj tij, por partitë ende pa kandidatë që ta sfidojnë Ahmetin Posted: 06 Aug 2017 10:05 AM PDT Shpeshtimi i konferencave dhe akuzat mes opozitës dhe ekzekutivit në kryeqytet, janë shenjat e para të para-fushatës, dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve lokale. Kryetari aktual, Shpend Ahmeti, disa herë ka konfirmuar synimet për të drejtuar Prishtinën edhe për 4 vjet, raporton KTV. Partia e Ahmetit ka thënë se do t'i japin rëndësi edhe garës për Kuvendin Komunal. E përgatitjet për zgjedhjet e 22 tetorit i kanë filluar edhe partitë e tjera. Por, saktësisht dy muaj para zgjedhjeve, ato duhet t'i dërgojnë listat e kandidatëve në KQZ. "Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për t'u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale është 22 gushti. Pra, deri në këtë datë subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe për asamble komunale", ka thënë Valmir Elezi, nga KQZ. Sipas Elezit, pak më shumë se dy javë para mbylljes së afatit, ende nuk është përmbyllur asnjë aplikim. Ndërkaq, partitë kryesore ende nuk kanë vendosur për emrat që do ta sfidojnë Shpend Ahmetin për kreun e Prishtinës. Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Ismet Beqiri, jo-zyrtarisht janë përfolur si emra që mund ta sfidojnë Ahmetin. Pa përmendur ndonjë emër – asnjërin nga kjo treshe nuk e ka përjashtuar nga gara, shefi i asamblistëve të LDK-së në kryeqytet, Agim Gashi. Emrin e kandidatit për kryetar të Prishtinës, nuk e ka zbuluar as partneri qeverisës i Vetëvendosjes në kryeqytet – AAK. Drejtori aktual i Shërbimeve Publike, nga radhët e kësaj të fundit, Gent Begolli, ka përjashtuar mundësinë që ai të jetë rival i shefit të tij aktual në komunë. Jo zyrtarisht është mësuar se as Besnik Tahiri nuk do ta sfidojë Ahmetin më 22 tetor. Korab Sejdiu e Behgjet Pacolli janë përfolur si kandidatë të mundshëm nga Aleanca Kosova e Re për të parin e Prishtinës. Por, futjen Pacolli në këtë garë e kanë mohuar në partinë e tij. LDK-ja, AKR-ja e AAK-ja kanë paralajmëruar lista kualitative të kandidatëve për asamblist. Megjithëse jo zyrtarisht, publikisht rivali i vetëm i Shpend Ahmetit për kreun e Prishtinës, deri në këtë fazë – është asamblisti i PDK-së, Lirak Çelaj. The post Akuza të rënda ndaj tij, por partitë ende pa kandidatë që ta sfidojnë Ahmetin appeared first on INSAJDERI. |
| Kurti thotë se VV-ja do të shtrijë konceptin anti-mafioz në tërë Kosovën Posted: 06 Aug 2017 10:02 AM PDT Albin Kurti, deputeti më i votuar në Legjislaturën e VI, i cili tashmë edhe ka votuar në Prishtinë për zgjedhjet lokale të muajit tetor, ka thënë se ndryshimin që e kanë nisur Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, do ta bëjnë në tërë Kosovën. Postimi i Kurtit në Facebook: Raportet prej institucioneve e organizatave ndërkombëtare e përmendin vazhdimisht Lëvizjen VETËVENDOSJE! si subjektin më transparent sa i përket vendimmarrjes, veprimtarisë e organizimit. Kjo mbase nuk është diçka për t’u mburrur, pasi garën për transparencë e fitojmë lehtë, duke patur parasysh me cilët garojmë. Por, themeli i secilës transparencë, dhe kushti i domosdoshëm i saj, është mekanizmi i votimit të brendshëm. Subjekti ynë ka pasur zgjedhje të brendshme dhe mbledhje të forumeve vendimmarrëse siç janë Këshillat e Qendrave apo Këshilli i Përgjithshëm, më shpesh se cilido subjekt, jo vetëm në Kosovë por në gjithë rajonin. Ne e pyesim shpesh dhe vazhdimisht anëtarin tonë se ç’mendon dhe si duhet të jenë politikat tona. Tek ne nuk ka parashutistë, trampolina dhe produkte të kulisave byrokratike “me urdhër nga lart”. Këto kohë jemi në proces zgjedhor të brendshëm, për të vendosur se cilët do të jenë kandidatët që do të na përfaqësojnë në zgjedhjet lokale. Unë votova në Prishtinë, ku ka nisur ndryshimi i madh për Kosovën, e ku do të konfirmohet ky ndryshim edhe në zgjedhjet e tetorit. U uroj gjithë anëtarëve të Lëvizjes, votim të mbarë në qendrat e tyre, zgjidhni kandidatët më të mirë për kryetarë e asambleistë, që në krejt Kosovën ta shtrijmë konceptin zhvillimor dhe anti-mafioz që e kemi nisur në Prishtinë. The post Kurti thotë se VV-ja do të shtrijë konceptin anti-mafioz në tërë Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Zyrtarët afganë: Talibanët i kanë vrarë dhjetëra vetë Posted: 06 Aug 2017 09:21 AM PDT Së paku 30 vetë raportohet se janë vrarë nga talibanët në provincën veriore afgane, Sari Pul. Zyrtarët afganë thanë se sulmi kishte ndodhur dje, pasi militantët e kishin marrë kontrollin në hapësirën Mirzawalang, në qarkun Sayad, pas dy ditëve të luftimeve të ashpra me forcat e sigurisë. Guvernatori provincial, Zahir Wahdat, tha sot se pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë, përfshirë gra dhe fëmijë dhe disa pjesëtarë të forcave lokale të sigurisë. Së paku 25 civilë konsiderohen të zhdukur, ka thënë Mohammad Noor Rahmani, zyrtar provincial. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulm, por jo edhe për vrasjet e civilëve dhe rrëmbimet. Më herët, zyrtarët patën thënë se 7 policë dhe 10 talibanë ishin vrarë dhe katër policë të tjerë ishin plagosur, gjatë këtyre luftimeve. The post Zyrtarët afganë: Talibanët i kanë vrarë dhjetëra vetë appeared first on INSAJDERI. |
| Santosi dëshiron edhe 12 milionë euro për Neymarin Posted: 06 Aug 2017 09:19 AM PDT Neymar ende nuk ka debutuar me PSG-në, por transferimi i tij prej 222 milionë eurosh në Paris nuk mund të mos "aktivizonte" ish-klubin e tij, Santos. "Globoesporte" zbulon se brazilianët kërkojnë 5% të shumës së transferimit të 25-vjeçarit, siç parashikohet në rregulloren e FIFA-s. Kjo shifër llogaritet të jetë 8,9 milionë euro. Ndërkohë, Santosi kërkon edhe 4,5 milionë euro të tjera, sepse pretendon që Barcelona duhej të kishte luajtur dy ndeshje miqësore me ish-skuadrën e sulmuesit, siç parashikohet në një nga klauzolat e kontratës së firmosur nga dy palët në vitin 2013. Një nga këto ndeshje është luajtur (në turneun "Joan Gamper" në vitin 2013), por tjetra jo, kështu që Santosi i ka dërguar një letër klubit katalanas për këtë çështje dhe ende nuk ka marrë përgjigje. Barcelona, ndërkohë, ka gjetur justifikimin ideal. Sipas nënkampionëve të Spanjës, përqindja e parashikuar për shitjen e lojtarit nuk është e vlefshme në këtë rast, sepse Neymar e ka paguar vetë klauzolën e largimit, me paratë që ia ka dhënë PSG-ja. "Neymar u bë lojtar i lirë dhe pastaj një skuadër tjetër u afrua dhe e transferoi", është argumenti i hierarkisë katalanase. Për sa i përket miqësores së dytë, duhet të presim për një reagim zyrtar nga Barcelona. The post Santosi dëshiron edhe 12 milionë euro për Neymarin appeared first on INSAJDERI. |
| Zyrtarja e VV-së – ministres Hoxha: Astrit Dehari vdiq në duart e tua Posted: 06 Aug 2017 09:15 AM PDT Zyrtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar ndaj publikimeve që i ka bërë sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në një konferencë për medie, ku akuzoheshin aktivistët e VV-së, të cilët sipas PDK-së, “kanë kapur shkollat e kryeqytetit”. Nagavci, përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ka kritikuar anëtaren e Kryesisë së PDK-së, Dhurata Hoxhën, e cila bëri prezantimin e dëshimeve anti-VV sot në konferecën e organizuar nga PDK-ja. Nagavci i ka thënë Hoxhës se “po të isha si ti, nuk do mund të flija natën”. Zyrtarja e VV-së e ka akuzuar ministren në largim të Drejtësisë për vrasjen e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari. Astrit Dehari ka vdekur në Qendren e Paraburgimit në Prizren. Postimi i plotë i Arbërie Nagavcit: Dhurata Hoxha, ministria në ikje e drejtësisë sot paska mbajtur një konferencë për media, një konferencë ku paska folur për “kapjen e shkollave të Prishtinës nga militantët e Vetëvendosjes”. Dhurata Hoxha, do të ishte shumë e vështirë për mua të shkoj madje ndër mend se një ministre e drejtësisë gënjen e shpif publikisht, por ti tashmë e ke ngrën turpin me bukë, dhe si ish këshilltare e Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe mund të pritet kjo nga ti. Dhurata Hoxha, dje u bënë nëntë muaj që një i ri i këtij vendi, një student shembullor, një qytetar me angazhim të pashoq për vendin e tij vdiq në duart tua. Dhurata, në kohën sa ti ishe ministre e drejtësisë Astrit Dehari u mor peng dhe u vra nga shteti që keni kapur ti, shefat e tu dhe partia që ti i takon. Dhurata Hoxha, të isha në vendin tënd nuk do të mund të flija natën, nuk do të mund të shiqoja fëmijët e mi, se do më dilte para syve Arsa Dehari, vogëlushja që kurrë nuk do të shof babain e saj, që ja vrat ti dhe shteti që e keni krijuar, e jo të dilja në konferenca për media për të shpifur publikisht. Dhurata, Arsa do të rritet e do të jetë krenare gjatë gjithë jetës për babain e saj! Po ti Dhurata cfarë do tu thuash fëmijëve të tu një ditë, si do të arsetosh veten tënde për papërgjegjshmërinë tënde, për veprimet, krimet e gënjeshtrat e tua? The post Zyrtarja e VV-së – ministres Hoxha: Astrit Dehari vdiq në duart e tua appeared first on INSAJDERI. |
| Jakup Krasniqi jep versionin e tij për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend Posted: 06 Aug 2017 09:10 AM PDT Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka thënë se hapi i parë për zhbllokimin e Parlamentit është votimi i kryeparlamentarit pastaj votimi i Qeverisë. Ka thënë se të gjithë janë fajtorë për bllokadën e re. Sidoqoftë, zyrtari i NISMA-s ka thënë se nëse PAN dështon herën e parë të formojë qeverinë, atëherë, herën e dytë, qeverinë e formon ai që ka 61 vota. Jakup Krasniqi, ish-zyrtar i PDK-së, tash udhëheqës i NISMA-s për Kosovën, e ka të qartë se nëse dështon PAN-i të formojë Qeverinë, atëherë, në krye të ekzekutivit do të vijë ai që i ka 61 vota. Mirëpo, pata se të ndodh votimi i Qeverisë, ish-kryeparlamentari thotë se duhet të votohet udhëheqësi i ri i Parlamentit. "Në rrethanat e krijuara, kur të gjithë janë për zhbllokim (deklarativisht), e të gjithë i kanë kontribuar bllokimit, nuk është lehtë të ipet mendim racional. Natyrisht hapi i parë pa të cilinën nuk shkohet përpara është zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, ashtu siç thuhet në Kushtetutë", ka thënë Krasniqi për indeksonline. Deputetët e rinj dështuan të votojnë Kryetarin e ri të Parlamentit pasi PAN-i nuk arriti të sigurojë 61 vota. Në fakt, PAN as nuk e nxori kandidaturën e Kadri Veselit në seancën e së enjtes, ku fillimisht u kërkua pauzë, por që Kryesuesi e ndërpreu seancën. Ndërkohë, në seancën e re, PDK, AAK e NIMSA nuk morën pjesë me arsyetimin se s'ka kushte ligjore e kushtetuese për të propozuar kandidatin për Kryetar Kuvendi që i takon me Kushtetutë për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, për të mërkurën e ardhshme, është paraparë një takim konsultativ ndërmjet partive për të gjetur një zgjidhje për vazhdimin e seancës konsitutive dhe vazhdimin e seancës. Javën e kaluar, kur u mbajt seanca konstituive, PAN nuk e propozoi kandidatin për Kryetar të Kuvendit, pasi i kishin vetëm 60 vota, të pamjaftueshme për zgjedhjen e Kadri Veselit në pozitën e udhëheqësit të Parlamentit. LDK e Vetëvendosje kanë organizuar edhe një seancë tjetër, të premten, mirëpo, PAN kishte refuzuar pjesëmarrjen. Më vonë në një takim konsultativ me Kryesuesin e Parlamentit, Adem Mikullovcin e VV'së, është vendosur që të mërkurën e ardhshme të ketë një takim konsultativ lidhur me mënyrën e konsituimit të Parlamentit. Me Kushtetutë, koalicionit fitues të zgjedhjeve i takon pozita e Kryetarit të Parlamentit. Mirëpo, LDK e VV po e kundërshtojnë kandidaturën e Veselit. Kryetari i PDK-Jaksë ka paralajmëruar tërheqjen prej pozitës së Kryetarit të Kuvendit nëse LDK e VV e votojnë Qeverinë e Ramush Haradinajt. Është thënë se kjo ofertë politike vlen vetëm deri të mërkurën kur edhe është caktuar takimi konsultativ i partive për vazhdimin e seancës konstituive, shkruan Gazeta Express. Ndërkohë, pa përfunduar votimi për Kryetar dhe Nënkryetarët e Kuvendit nuk mund të mandatohet Kryeministri i ardhshëm i Republikës. Jakup Krasniqi thotë se nëse herën e parë dështon Ramush Haradinaj të bëhet Kryetar i Qeverisë, atëherë, herën e dytë i takon atij që i bën 61 vota. "Pas kësaj fillon të ecë koha, fillimisht duhet të votohet për Qeverinë, së pari votohet për mandatarin e PAN-it, nëse ky nuk i merr votat atëherë votohet për kandidatin që dëshmon se i ka 61 nënshkrime të deputetëve. Kuptohet, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit procedurat tjetra nuk ecin", ka shtuar ai. The post Jakup Krasniqi jep versionin e tij për zgjidhjen e bllokadës në Kuvend appeared first on INSAJDERI. |
| Shkruan Blerim Latifi: Si u bë avokati i Millosheviqit frymëzues i militantizmit të Vetëvendosjes? Posted: 06 Aug 2017 08:57 AM PDT Së fundi, kam parë një diplomë që një student i Fakultetit filozofik e kishte mbrojtur mbi një temë filozofike të intelektualit kriminel Regis Debray. Meqë në planprogramet e filozofisë librat e tij nuk figurojnë as si literaturë e rekomanduar ka gjasë që ideja për të diplomuar në konceptet e tij të ketë ardhur nga seancat ideologjike që i ndjekin rregullisht militantët e Vetëvendosjes në shkollat e natës të edukimit politik! Aty ku militantët grumbullohen për të ndjekur dokumentarë për Çe Gevarën aty nuk ka si të mos jetë i pranishëm edhe ish ideologu i tij Regis Debray!
Elvis, Në pjesën e parë të reagimit tënd ti përpiqesh të dalësh nga gropa ku je vetëvendosur përmes arsenalit dhe vokabularit deleuzian. Por rizoma deleuziane ( të më falin lexuesit për këtë term të pakuptueshëm për ta) si shkallë për të dalë nga gropa, kryen punë vetëm pasi të kesh hequr dorë nga përpjekja për të fshehur gropën staliniste ku je vetëhedhur gjatë kohës që po kërkoje në qiellin e sovranit aftësitë e tij virtuoze. Rizoma të kthen tek kompleksiteti i "qenies" së popullit e politikës dhe prej andej ta mundëson të shohësh boshllëkun konceptual të populizmit të Vetëvendosjes dhe dashurinë e saj të zjarrtë për popullin, që shoku Albin, me stilin lakonik e të drejtpërdrejtë, të ngjajshëm me atë të Librit të Kuq të shokut Mao, e shprehu këto ditë në një status të tij në facebook: "Ne e duam popullin!" Nënteksti i kësaj thënie legjendare thotë : secili që dëshiron ta dojë popullin këtë mund ta bëjë vetëm përmes shokut Albin. Ky është banaliteti i vërtetë, të cilin, i dashur Elvis, e kërkon më kot tek unë, sepse e ke harruar brenda shtëpisë tënde politiko-ideologjike. Sa i përket Prekazit, më kot lodhesh, në ajrin e tij të lirisë nuk të shpie udha deleuziane, as ajo dekonstruktiviste. Në Prekaz shkohet përmes rrugës hegeliane të mposhtjes së frikës nga vdekja si hap i parë drejt lirisë. Përpjekjen serioze deleuziane për të dalë nga gropa staliniste ku je vetëvendosur përmes aktit të lëndëzimit të popullit, ti e rrënon në pjesën e dytë të reagimit tënd dhe këtë e bën duke na zbuluar një "sekret". Sekreti yt qenka ky : je duke përkthyer versionin e Republikës së Platonit të filozofit francez Alain Badiou. Shumë mirë : një impuls i ri filozofik për komisarët politikë të Vetëvendosjes. Republika e Platonit, është një vepër themelore e idealizmit politik dhe leximi i saj, përmes syzeve të Badiou-s, mund të rigjallëroj ndjenjat revolucionare të militantëve të lodhur nga vështirësitë dhe kërkesat banale të jetës së rëndomtë. Derisa na e zbulon këtë sekret ankohesh se po humbet kohë në gjëra të tjera e se të duhet përqendrim maksimal në shqipërimin e Badiou-s. Meqë Badiou, përmes përkthimit tënd, do të na flas në shqip, atëherë është mirë që lexuesit e presupozuar të tij, studentët kosovarë, militantët e Vetëvendosjes, ta kuptojnë se cili është raporti i këtij filozofi me Kosovën? Si vend i vogël që jemi, Badiou nuk ka pasur kohë të merret gjatë me ne. Ai është marrë vetëm njëherë me Kosovën dhe atë në ditët më të rënda për popullin e Kosovës, në pranverën e vitit 1999. Kur Prekazi im dhe gjithë Kosova po kullonte gjak nga makineria ushtarake e Milosheviqit, e kur e gjithë bota demokratike qëndronte prapa intervenimit të NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë, ky filozofi yt i dashur, kishte shkruar një shkrim ku haptas dilte në mbrojtje të Milosheviqit. Në atë tekst makabër masakrat e kryera nga Millosheviqi, spastrimin etnik të afër 1 milion shqiptarëve, Planin "Patkoi" për zgjidhjen finale të problemit të Kosovës përmes deshqiptarizimit total të saj, Badiou, filozofi yt dhe i komisarëve të Vetëvendosjes, i quante fake news, lajme të rreme. Për më tepër, ai sugjeronte se kriminelët e vërtetë duhet kërkuar tek "bandat e UÇK-së dhe tek banda e madhe internacionale që quhet NATO", e të cilës, njësoj si Putini sot, i kërkonte të shpërbëhej menjëherë. Në këtë mënyrë teksti i tij po shërbente si themel i linjës antiKosovë e cila do të kulminoj me Dick Martin dhe akuzat e tij për trafikim organesh. Dhe këtu duhet të përmendim një konsistencë : vërtetë po ta marrësh seriozisht Badioun krerët e UÇK-së duhen arrestuar e burgosur një për një. Dhe në byronë ideologjike të Vetëvendosjes përnjëmend Badiou merret seriozisht. Nuk është ndoshta e rastit pse në diskursin e saj publik me aq zjarr flitet për tërheqjen zvarrë dhe burgosjen e këtyre krerëve. Kjo kuptohet mund të jetë për hesape të luftës verbale për pushtet, por baza filozofike gjithsesi se nuk i mungon. I dashur Elvis , krimi intelektualo-moral i Badiou kundër Kosovës ishte në të njejtën linjë me atë të një filozofi tjetër poashtu të adhuruar nga qarqet tuaja ideologjike. Ky është çegevaristi Regis Debray, i cili në pranverën e vitit 1999 shkoj edhe më larg se Badiou : ai erdhi në Kosovën e shndërruar në tokë të djegur, u end poshtë e lartë nën përcjelljen e policisë serbe dhe me tu kthyer në Paris bëri një raport të cilin ia dërgoi presidentit Shirak për ta bindur se në Kosovë nuk ka pastrim etnik, as varre masive, se gjithçka është propagandë amerikane dhe si rezultat Franca duhet të ndërhyjë në ndaljen e bombardimit të Serbisë. Ja ku shpie një mendje e errësuar nga dogmatizmi majtist! Ja si ta helmon mendjen produkti ideologjik me afat të skaduar! Por qe do, ju jeni komunistë dhe komunistët janë në rregull me ndërgjegjen në këtë plan : atyre u dhemb zemra për fatin e njerëzimit si tërësi, jo për fatin e qenieve konkrete njerëzore. A nuk e thoshte edhe protokomunisti Platon në Republikën e tij se ideja e njeriut është më e rëndësishme se njeriu real. A nuk e thotë sot Badiou yt i dashur se ajo që ka rëndësi është ideja e Revolucionit Kulturor Kinez, e jo jeta e shkatërruar e miliona kinezëve konkretë prej këtij revolucioni!? Çfarë rëndësie ka fati i grave të përdhunuara nga ushtarët e Milosheviqit në krahasim me mbajtjen gjallë të hipotezës komuniste përmes dimensionimit të rezistencës së Millosheviqit si rezistencë kundër imperalizmit amerikan!? Së fundi, kam parë një diplomë që një student i Fakultetit filozofik e kishte mbrojtur mbi një temë filozofike të intelektualit kriminel Regis Debray. Meqë në planprogramet e filozofisë librat e tij nuk figurojnë as si literaturë e rekomanduar ka gjasë që ideja për të diplomuar në konceptet e tij të ketë ardhur nga seancat ideologjike që i ndjekin rregullisht militantët e Vetëvendosjes në shkollat e natës të edukimit politik! Aty ku militantët grumbullohen për të ndjekur dokumentarë për Çe Gevarën aty nuk ka si të mos jetë i pranishëm edhe ish ideologu i tij Regis Debray! Tani, i dashur Elvis, të ndalemi tek brenga jote për raportin mendim-liri dhe frymëzimi emancipues që gjendet në tekstet e filozofit tënd të dashur Alain Badiou. Një filozof që bredhë nëpër libra të vjetër në kërkim të lirisë dhe në të njejtën kohë luftën për liri të një populli të vogël që e ka para hundëve e quan fake news ; një filozof që i djegë zemra për emancipimin e njerëzimit dhe të njejtën kohë masakrat dhe pastrimin etnik të kryer nga Millosheviqi i quan fake news, çfarë është ky përveçse një intelektual komplet i dështuar, apo thënë ndryshe "një budallë, mashtrues dhe zjarrvënës", siç me plot meritë e quan mendimtari britanik Roger Scruton. Më përmend Hajdegerin e Niçen dhe raportin e tyre me nazizmin. Në krahasim me krimin moral të Badiou-s ata janë, thënë kushtimisht, shumë më të shfajsuar. Hajdegeri bëri skandalin e tij moral të mbështetjes së nazizmit ende pa filluar Holokausti dhe Niçes me animozitetin e tij ndaj nacionalizmit racist nuk mund t'i mvishen mëkatet naziste, ndërsa Badiou yt shihte në televizor trenat serbë që deportonin kosovarët dhe bërtiste : kjo është rrenë, Amerika po gënjen, Milosheviqi është në të drejtën e tij. Në këtë kontekst, i dashur Elvis, t'i këshillosh të rinjët, studentët e Kosovës, fëmijë të atyre që vrau e dëboi Milosheviqi, që të frymëzohen për aktivizëm politik përmes Badiou-s, është pak a shumë e njejtë si tu thuash pasardhësve të hebrenjëve të vrarë në Holokaust, lexoni filozofinë juridike të Carl Schmitt-it, i cili të nesermën e masakrës së Kristallnach, që u krye nga nazistët mbi hebrenjtë në nëntorin e vitit 1938, tha se "Kristallnacht-i është formë e lartë e drejtësisë administrative". Në fund, duke mos dashur të të humbas kohën tënde të çmuar dhe duke marrë parasysh motivin për t'i dhënë inpute filozofike Vetëvendosjes përmes filozofisë militante të Badiou, në respekt të ndershmërisë intelektuale, kur ta botosh versionin e tij të Republikës së Platonit, të këshilloj t'ia bashkosh librit, qoftë si hyrje, qoftë si pasthënie, tekstin e Badiou "Mbi Luftën kundër Serbisë". Ndërkaq si këshilltar i Kadri Veselit të sugjeroj të lexosh veprën e Roger Scrutonit mbi mendimtarët e të majtës së re. Libri i tij është "mbi budalltë, mashtruesit dhe zjarrvënësit". Për koicidencë këto figura mund të përdorën për të përshkruar edhe rrezikun më të madh që sot i kanoset shtetit të Kosovës, e ky është rreziku nga aleanca e pashpallur e budallëve, mashtruesve dhe zjarrvënësve. P.S. Teksti i Badiou mund të gjendet në librin e tij, Polemics. Verso 2006, pp.62-72, por edhe në faqe të ndryshme në internet. Mjafton të kërkohet në google me titullin Alain Badiou. On the War against Serbia: Who Strikes Whom in the World Today? Prekaz 06.08.2017 The post Shkruan Blerim Latifi: Si u bë avokati i Millosheviqit frymëzues i militantizmit të Vetëvendosjes? appeared first on INSAJDERI. |
| Parashikimi i motit: si do të ndryshojë koha javën e ardhshme Posted: 06 Aug 2017 08:36 AM PDT Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë javë, e ndërsa thuhet se do të jetë pjesërisht i vranët. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje për 3-8 gradë Celsius në rang vendi. Nëpër territore të vogla vranësirat mund të shoqërohen me reshje afatshkurta, dhe shkarkime rrufesh, kryesisht pasditen e së hënës dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 11m/s. The post Parashikimi i motit: si do të ndryshojë koha javën e ardhshme appeared first on INSAJDERI. |
| Arsenali fiton Superkupën e Anglisë Posted: 06 Aug 2017 08:30 AM PDT Arsenali i Arsene Wenger është fitues i Superkupës së Anglisë për vitin 2017. "Topçinjtë" mposhtën Chelsean 4:1 pas ekzekutimit të penaltive, derisa koha e rregullt përfundoi 1:1. Golin për Chelsean në kohën e rregullt e shënoi Victor Moses, derisa për Arsenalin shënoi Sead Kolasinac. Nga penaltitë për Chelsean dështuan Thibaut Courtois dhe Alvaro Morata dhe shënoi vetëm Cahill, derisa për "Topçinjtë" shënuan të gjithë, Walcott, Monreal, Chamberlain dhe Giroud. Kështu Wengeri mposht në një finale Conte brenda vetëm pak muajsh, pasi në fund të sezonit të kaluar fitoi Kupën e Anglisë pikërisht ndaj "Bluve të Londrës". The post Arsenali fiton Superkupën e Anglisë appeared first on INSAJDERI. |
| Vdes një person në Burgun e Dubravës Posted: 06 Aug 2017 08:08 AM PDT Sot në Shërbimin Spitalor të Q.K. Dubravë, ka ndërruar jetë i burgosuri F. B, i lindur më 30.04.1953. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Stacionarit të Q.K. Dubravë, K.F, thuhet në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës.. Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve! Diagnoza e fundit e përcaktuar ka qenë insuficiencë kardio-respiratore. I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse, njofton Express. Për rastin, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Policia, Prokurori i Shtetit si dhe Familja e të ndjerit. F.B. ka qenë i dënuar 3 vite burgim për veprën penale “Dhunim në tentativë”. The post Vdes një person në Burgun e Dubravës appeared first on INSAJDERI. |
| Hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel Posted: 06 Aug 2017 08:05 AM PDT Raportohet se prokurorët francezë i kanë hapur hetimet kundërterroriste lidhur me përpjekjen e një personi me thikë që me forcë të hynte në Kullën Eiffel në Paris, mbrëmë vonë. Në këtë incident askush nuk ka pësuar lëndime. I dyshuari, i cili është i arrestuar, u ka thënë hetuesve se dëshironte të kryente sulm kundër një ushtari dhe ishte në kontakt me një anëtar të grupit ekstremist, Shteti Islamik, i kanë thënë sot agjencisë AFP burime të afërta me këtë rast. Personi i dyshuar, i moshës 19 vjeçare, ka histori të problemeve psikike. Raportohet se ai është me shtetësi franceze i lindur në Mauritani të Afrikës Perëndimore. Në kohën e incidentit, Kulla Eiffel ishte e ndriçuar me ngjyrat e klubit të futbollit, Paris Saint-Germain. Prej sulmeve të nëntorit të vitit 2015 në Paris, nga të cilat u vranë 130 vetë, në Francë ende mbretëron gjendje e jashtëzakonshme. The post Hapen hetime antiterror për incidentin në Kullën Eiffel appeared first on INSAJDERI. |
| Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut Posted: 06 Aug 2017 08:03 AM PDT Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha sot se beson se kolegu i tij amerikan ishte i gatshëm ta vazhdoj dialogun me Rusinë për çështjet e ndërlikuara, megjithë tensionet e dyanshme dhe imponimin e sanksioneve të reja amerikane kundër Moskës. "Ne ndjejmë gatishmërinë e kolegëve tanë amerikanë për vazhdim të dialogut", tha Lavrov dhe ka shtuar se "mendoj se nuk ka alternativë ndaj kësaj". Këto komente ai i bëri pas takimit të tij me sekretarin amerikan të shtetit, Rex Tillerson, për të cilin u tha se ishte takim mjaft i gjatë, derisa të dy zyrtarët e lartë po marrin pjesë në mbledhjen e Asociacionit të Vendevee të Azisë Juglindore (ASEAN) në Manilë të Filipineve. Në fillim të takimit, Tillerson dhe Lavrov këmbyen fjalë lavdëruese dhe buzëqeshje, por nuk kanë bërë komente para gazetarëve, që për një kohë të shkurtër ishin lejuar të hynin në fillim të takimit ndërmjet dy zyrtarëve të lartë.
The post Lavrov: Besojmë se amerikanët kanë gatishmëri për vazhdim të dialogut appeared first on INSAJDERI. |
| Deputetja e VV-së: Si e tregoi injorancën e tij Blerand Stavileci Posted: 06 Aug 2017 07:59 AM PDT Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku ka thënë se ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka treguar injorancën e tij kur krahasoi qytetin e Shtimës me rezidentët e institucionit për shëndetin mendor që ndodhet në atë qytet. Zyrtari i PDK-së, Blerand Stavileci, në një reagim ndaj deputetit të VV-së, Dardan Molliqaj, i kishte sugjeruar atij që të shkonte në Shtime, duke aluduar në institucionin e shëndetit mendor. E përmes një reagimi në Facebook, Kollçaku ka thënë se Stavileci me këtë deklaratë e ka treguar veten e tij. “Ai që i lejon vetes të bëjë krahasime me konotacion negativ me Shtimen, e në fakt duke aluduar në rezidentët e një Institucioni për shëndet mendor, aq më tepër një Ministër fatmirësisht në shkuarje, në të vërtetë tregon shumë më tepër për veten e tij”, ka thënë deputetja e VV-së. Krahasimet e tilla, siç ka thënë Kollçaku, tregojnë “se sa brengoset ai[Blerand Stavileci v.j] për gjendjen e tyre shëndetësore, problemet me të cilat ballafaqohen, tregon për injorancën e tij ndaj Sektorit të Shëndetësisë”. /Insajderi.com The post Deputetja e VV-së: Si e tregoi injorancën e tij Blerand Stavileci appeared first on INSAJDERI. |
| Xhaka asiston, Arsenali barazon rezultatin ndaj Chelseat [video] Posted: 06 Aug 2017 07:49 AM PDT Arsenali ka barazuar rezultatin e ndeshjes finale të Superkupës së Anglisë ndaj Chelseat, 1-1. Po zhvillohej minuta e 82-të e takimit kur Sead Kolasinac realizoi golin e barazimit të rezultatit, pasi u asistua nga futbollisti shqiptar Granit Xhaka. Xhaka krosoi nga një gjuajtje e lirë për ta gjetur boshnjakun Kolasinac, i cili e dërgoi topin në rrjetë. /Insajderi.com The post Xhaka asiston, Arsenali barazon rezultatin ndaj Chelseat [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it Posted: 06 Aug 2017 07:38 AM PDT Autoritetet në Kosovë presin që gjatë muajit shtator, Kosova të bëhet pjesë e organizatës më të madhe ndërkombëtare të policisë, të njohur me shkurtesën -INTERPOL. Ata konsiderojnë Kosova i ka gjasat mjaft të mira që të pranohet në këtë organizatë. Ministri i deritashëm i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, tha për Radion Evropa e Lirë se anëtarësimi në këtë mekanizëm të sigurisë, është i një rëndësie të veçantë. “Kosova do të ishte më efikase në luftën kundër terrorizmit, kundër krimit të organizuar dhe kundër trafikimi të njerëzve. Duke u bërë shtet anëtar i INTERPOL-it, Policia e Kosovës do të kishte qasje në të dhënat e kësaj organizate dhe do të shkëmbente në mënyrë më intensive dhe do të bashkëpunonte më mirë me një organizatë, e cila është në nivelin global”, tha Hoxhaj. Komiteti Ekzekutiv i INTERPOL-it, ka vendosur që aplikimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, ta vë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme që do të zhvillohet në Pekin të Kinës, nga data 26 deri më 29 shtator 2017. Duke folur nga pozicioni i ministrit të deritashëm, Enver Hoxhaj tha se deri në mbajtjen e Asamblesë së Përgjithshme, mekanizmat përkatës të institucioneve të Kosovës do të angazhohen maksimalisht që kjo çështje të ketë sukses. ”Në politikën e jashtme, e cila është një fushë ku kontesti ndërkombëtar është i ndryshueshme, shpeshherë vendimet nuk varen nga puna jonë, por varen nga qëndrimet e shteteve të caktuara". "Është vështirë të lëvizet me parametra se a mund të jesh optimist apo pesimist. Unë mendoj se jam një realist dhe optimist se Kosova mund të arrijë një cak të tillë. Kemi mjaft kohë që të punojmë dhe gjatë tetë javëve të ardhshme do të bëjmë një punë të madhe me qëllim që të arrijmë një objektiv të tillë”, deklaroi Hoxhaj. Autoritetet në Kosovë thanë se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL, do të avanconte shumë kapacitetet e vendit në luftimin e dukurive negative dhe do të avancojë dhe fuqizojë shtetësinë dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Ministri Hoxhaj theksoi se për të qenë pjesë e këtij mekanizmi duhet të plotësohen kriteret, për të cilat Hoxhaj tha se institucionet dhe mekanizmat përkatës i kanë plotësuar tashmë. Hoxhaj tha, po ashtu, se nuk parasheh që në ditën e votimit të ketë ndonjë pengesë,pasi që, sipas tij, Kosova do të arrijë që të marrë votat e mjaftueshme. “Duhet mbështetja e dy të tretave të shteteve anëtare të INTERPOL-it dhe nuk ka ndonjë numër të saktë. Por, kjo varet nga prania e tyre në takimin ku mbahet në Pekin në fund të shtatorit". "Ne nuk kemi ndonjë informatë aktuale se shtete të caktuar janë duke lobuar apo kundërshtojnë pranimin e saj. Në pikëpamjen tonë pranimi i Kosovës në INTERPOL është mbi të gjitha e rëndësishme për sigurinë e çdo vendi qoftë në rajon, në Evropë e botë”, u shpreh Hoxhaj. Qeveria në largim e Kosovës, tashmë ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë, e njohur më shkurtesën INTERPOL. Kosova në prillin e vitit 2015, ka aplikuar për anëtarësim me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare për siguri, INTERPOL. Nevoja e Kosovës për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare policore INTERPOL, sipas ekspertëve të sigurisë, është e madhe, veçanërisht për parandalimin dhe luftimin e krimeve që tejkalojnë kufijtë shtetërorë. Dy institucionet ndërkombëtare të sigurisë, EUROPOL dhe INTERPOL, janë mekanizmat më të rëndësishëm dhe njëra nga detyrat e tyre shtrihet në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë në luftimin e krimit, të çdo lloji. /REL The post Kosova pret nga Asambleja në Pekin që të bëhet pjesë e INTERPOL-it appeared first on INSAJDERI. |
| Ndryshohet rezultati në finalen e Superkupës së Anglisë [video] Posted: 06 Aug 2017 07:27 AM PDT Chelsea ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit në finale të Superkupës së Anglisë menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Ishte mesfushori nigerian Victor Moses, ai që shënoi për 1:0 në minutën e 46-të. Vitin e kaluar Arsenali dhe Chelsea ishin përballur në këtë kompeticion, me Arsenalin që kishte arritur të fitonte trofeun. /Insajderi.com
The post Ndryshohet rezultati në finalen e Superkupës së Anglisë [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Serbia falënderon shtetin islamik për mosnjohje të Kosovës Posted: 06 Aug 2017 07:20 AM PDT Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç ka falënderuar Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen që i ka dhënë shtetit serb në lidhje me Kosovën. Gjatë një vizite që Gojkoviç i ka bërë shtetit të Iranit, është takuar me presidentin iranian Hassan Rohani, shkruajnë mediet serbe. Përmes një njoftimit të zyrës së Parlamentit të Serbisë është njoftuar se Gojkoviç ka falënderuar shtetin iranian për mbështetjen që i ka dhënë integritetit territorial të Serbisë dhe për mosnjohjen e Kosovës. Gojkoviç ka falënderuar Iranin, po ashtu për votën kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. /Insajderi.com The post Serbia falënderon shtetin islamik për mosnjohje të Kosovës appeared first on INSAJDERI. |
| Bie nga kulmi i shtëpisë – lëndohet punëtori në Deçan Posted: 06 Aug 2017 07:06 AM PDT Të shtunën në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit, një person i gjinisë mashkullore -punëtor krahu ka kërkuar ndihmë mjekësoro në QKMF pasi që ishte rrëzuar nga kulmi i shtëpisë ku ishte duke punuar.
"Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor", njofton policia. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Insajderi.com The post Bie nga kulmi i shtëpisë – lëndohet punëtori në Deçan appeared first on INSAJDERI. |
| Tekstet mësimore që do të jepen falas janë gati Posted: 06 Aug 2017 06:50 AM PDT Janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare për fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në Kosovë. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit thanë se tashmë është gati edhe kurrikula e re për klasën e parë, të gjashtë dhe të dhjetë, me të cilën do të fillohet në të gjitha shkollat e Kosovës. Janë duke u bërë përgatitjet përfundimtare në planprograme si dhe hapësira objektive në mënyrë që mësimi për vitin shkollor 2017/18 të filloj më 1 shtator. Drejtori i Departamentit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë se kurrikula e re e arsimit parauniversitar e cila është pilotuar dy vitet e kaluara, sivjet do të zbatohet në mbarë vendin. Kadriu ka shtuar se edhe tekstet mësimore që do të jepen falas janë gati, vetëm se sivjet tekstet e reja do të shpërndahen vetëm për nxënësit e klasave 1 deri në të 5-ës, kurse për nxënësit e klasave 6 deri në të 9-ën do të barten nga gjenerata në gjeneratë. "Ka nëpër stoqe që mund të shfrytëzohen tekste të cilat eventualisht që mund të mbetet pa ndonjë tekst mund të shfrytëzohet edhe prej stoqeve që janë mbet prej viteve paraprake, nxënësit nuk kanë nevojë me ble tekste", tha Kadriu. Por, Kadriu është shprehur se librat e gjuhës angleze mund të vonohen për 2-3 javë pasi që ato nuk botohen në Kosovë dhe duhet të vijnë nga jashtë vendit. Se gjithçka është gati që mësimi të filloj sipas kalendarit mësimor, ka konfirmuar edhe drejtoresha në dorëheqje e Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci. "Në shumicën e shkollave është dërguar inventari, është plotësuar aty ku ka pas nevojë, banka karrige e kështu me radhë, janë duke vazhduar punimet në gëlqerosje të shkollave dhe të çerdheve, pastaj po punohet në përmirësimin e infrastrukturës në përgjithësi, shembull kryesisht në nyjet sanitare dhe tualete, pastaj është në proces rregullimi i oborreve e kështu me radhë", tha Nagavci. Në shkollimin e mesëm të ulët në Kosovë mësimin e vijojnë mbi 250 mijë nxënës, prej tyre rreth 27 mijë në klasën e parë. The post Tekstet mësimore që do të jepen falas janë gati appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







