INSAJDERI: “PDK akuzon VV-në për përfshirje në vrasjet e pasluftës” plus 19 more |
- PDK akuzon VV-në për përfshirje në vrasjet e pasluftës
- “Kushtetuta nuk ia garanton PAN-it zgjedhjen e kryeministrit sikur atë të kryeparlamentarit”
- 40 mijë veta nga Shqipëria, Kosova e Serbia janë punësuar në Gjermani
- Policia apelon të shfrytëzohen edhe pika të tjera përveç Merdares
- Droni, së shpejti ‘bodyguard” i presidentit amerikan
- Çun Lajçi i tregon Haradinajt si t’i bëjë numrat për qeveri
- Tri sportet më të mira për shëndetin
- KQZ ende s’ka paguar komisionerët e angazhuar për zgjedhje
- Dyndje pushuesish drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë
- Sylë Tahirsyla tregon kur bien temperatura dhe rrezikun nga breshëri
- Molliqaj e akuzon Veselin se ka dhënë urdhër për qindra vrasje politike
- Aksioni 5 orësh në det për kapjen e dy shqiptarëve me 1.9 ton drogë
- Falsifikimet me paketat shqiptare të udhëtimit në Turqi
- As “Alternativa” nuk merr pjesë në takimin konsultativ
- Prezantohet në Londër projekti i konservimit të Bibliotekës Kombëtare
- Gjyqi për evazion, Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli
- Rikthehet pas 30 vitesh “Djali i karates”
- “Despacito” bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube
- Mihajloviq: T’i harrojmë mitet dhe legjendat për Kosovën
- Kaloi 40 vite duke gdhendur një shkëmb, të cilin e ktheu në vepër arti
| PDK akuzon VV-në për përfshirje në vrasjet e pasluftës Posted: 05 Aug 2017 09:53 AM PDT Blerand Stavileci pretendon se Lëvizja Vetëvendosje është e përfshirë në vrasjet që, siç shprehet ai, ka ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë. Zëdhënësi i PDK-së, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë sot se truprojës së një zyrtari të Vetëvendosjes i kishin gjetur armën me të cilën, siç thotë Stavilevci, ishin kryer vrasje të pasluftës.
Megjithatë, ministri në largim i Zhvillimit Ekonomik nuk ka dhënë detaje rreth pretendimeve të tij për këto vrasje të pasluftës. “Mollotoviq, vrasësit i keni brenda llojit tuaj. Dihet botërisht truprojës së kujt i janë gjetur armë me të cilat janë kryer vrasje pas luftës. Këtë e dinë edhe prokuroria, por në rrethana të çuditshme në komunikacion edhe ky truproja pastaj e humbi jetën. Ndërsa, ty nuk do ishte keq të të ftonte prokuroria për t'iu treguar kush tjetër paska bërë vrasje”, ka thënë Stavileci. Në këtë reagim ndaj deputetit të zgjedhur të VV-së, Dardan Molliqajt, Stavileci e quajti ish-sekretarin e Lëvizjea Vetëvendosje “kriminel” dhe “haraçaxhi”. “Ti si kriminel ordiner dyshohesh edhe si përgjegjës për organizimin e sulmit me zollë mbi Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Stavileci. Stavileci e ka ndërlidhur Molliqajn edhe me sulmin ndaj familjes së Drejtorit të RTK-së. Ka thënë se Molliqaj është i dyshuari kryesor i këtij sulmi. Ky reagim i Stavilecit ka ardhur pas akuzave të Molliqaj se SHIK-u kishte bërë qindra vrasje politike, kishte mbledhur haraç e kishte kidpnauar njerëz.
The post PDK akuzon VV-në për përfshirje në vrasjet e pasluftës appeared first on INSAJDERI. |
| “Kushtetuta nuk ia garanton PAN-it zgjedhjen e kryeministrit sikur atë të kryeparlamentarit” Posted: 05 Aug 2017 05:10 AM PDT Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka vlerësuar se PAN-i favorizohet nga një aspekt, pasi që nuk e ka kohën e kufizuar se kur duhet ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, shkruan "Zeri.info". Sipas tij, pikërisht kjo është arsyeja që PAN-i po tenton të blejë kohë deri në sigurimin e së paku një vote. Kurse politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për "Zërin", ka konsideruar se kushtëzimi që PAN-i po ua bënë subjekte politike është krejtësisht i panevojshëm. "Nuk ka të drejtë PAN-i të kushtëzojë. Nuk janë në të njëjtin funksion Kadri Veseli e Ramush Haradinaj as si personalitete e as si funksione, pa marrë parasysh që momentalisht janë në të njëjtin koalicion", ka theksuar ai. Sipas Tahirit, Kushtetuta nuk ia garanton PAN-it zgjedhjen e kryeministrit sikurse pozitën e kryeparlamentarit. The post “Kushtetuta nuk ia garanton PAN-it zgjedhjen e kryeministrit sikur atë të kryeparlamentarit” appeared first on INSAJDERI. |
| 40 mijë veta nga Shqipëria, Kosova e Serbia janë punësuar në Gjermani Posted: 05 Aug 2017 04:58 AM PDT Në vitin 2014, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, përkundër rezistencës së të Gjelbërve, qenë shpallur nga Gjermania si vende të sigurta për kthimin e refugjatëve. Për pasojë, azilkërkuesit nga këto vende nuk do të kishin fare shanse për të fituar azilin. Dhe, si kompromis Berlini zyrtar kishte pranuar një zgjidhje që do t`u mundësonte një numri të azilkërkuesve të refuzuar, ardhjen në Gjermani, shkruan Süddeutsche Zeitung. Por tash jo më si refugjatë por si të punësuar në mënyrë legale. Brenda dy viteve në vijim, këtë përvojë e kanë bërë rreth 40 mijë shtetas të këtyre tri vendeve, transmeton albinfo.ch. Kompromisi i para tri viteve doli një zgjidhje e mirë dhe praktike, si mundësi punësimi por edhe si preventivë e valëve të refugjatëve nga Ballkani në Gjermani. Vendimtare për këtë sukses ka qenë puna e dy agjenturave shtetërore: GIZ (Shoqëria për Bashkëpunim Ndërkombëtar) dhe BA (Agjentura Federale e Punës). Ato së bashku në zyrat e tyre të ashtuquajtura "Qendra për këshillim të migrantëve" në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi bëjnë këshillimin dhe orientimin e atyre që duan të shkojnë legalisht për të punuar në Gjermani. Thea Decker punon në BA dhe është përgjegjëse për bashkëpunim ndërkombëtar. Ajo thotë se është arritur një parandalim i refugjatëve pikërisht nga ato vende prej nga të cilat ka pasur më shumë refugjatë ekonomikë, përcjell albinfo.ch. Ajo flet për një "nevojë të hatashme" dhe kur e thotë këtë, nuk mendon vetëm për nevojën që kanë ballkanasit për punë në Gjermani por edhe për nevojën që punëdhënësit gjermanë kanë për punëtorë. Ka qenë pikërisht interesimi i punëdhënësve ai që ka bërë që aplikuesit nga këto tri vende të mos kenë nevojë as të kenë kualifikime të veçanta për të ardhur në Gjermani. Po u paraqitët në njërën nga byrotë e përmendura, BA në Gjermani gjen një punëdhënës i cili është interesuar të punësojë dikë dhe pastaj e fitoni lejen e punës, me opsionin e vazhdimit të saj. Decker thotë se më shumë nevojë ka në profesionet deficitare në Gjermani si përkujdesja për pleq dhe të sëmurë, shkruan albinfo.ch. Por kërkohen po ashtu edhe elektricistë dhe zejtarë të tjerë. Rreth 40 mijë veta kanë ardhur në këtë mënyrë brenda dy viteve nga Kosova, Serbia dhe Shqipëria ndërsa tendenca tregon rritje. Kjo është edhe një dëshmi se koordinimi në mes të GIZ dhe BA ka funksionuar mirë. Dhe një sukses i këtij bashkëpunimi është fakti se u bëhet e qartë njerëzve nga këto vende se aventura e azilit do t`u kushtonte shumë më shtrenjtë dhe nuk do t`u ofronte asnjë shans për sukses. Nga fillimi, GIZ ka investuar rreth 500 mijë euro në vit për katër zyrat. GIZ po ashtu ndihmon refugjatët që kthehen në vendet e përmendura pas refuzimit nga Gjermania, që të integrohen më shpejt dhe më me sukses. The post 40 mijë veta nga Shqipëria, Kosova e Serbia janë punësuar në Gjermani appeared first on INSAJDERI. |
| Policia apelon të shfrytëzohen edhe pika të tjera përveç Merdares Posted: 05 Aug 2017 04:50 AM PDT Policia e Kosovës ka apeluar tek qyteratët e Kosovës dhe në veçanti tek qytetarët nga diaspora që të mos hynë në territorin e Serbisë vetëm përmes pikës kufitare në Merdare. Përmes një komunikate për media, PK ka thënë se në këtë pikë-kalim janë ende duke u kryer punime në ndërtimin e infrastrukturës dhe si rrjedhojë mund të shkaktohet pritje më të gjata. "Meqë ky projekt i BE-së sipas planifikimeve ndërtuese pritet të zgjasë, me qëllim të shmangies së pritjeve dhe krijimit të kolonave të gjata, Policia e Kosovës informon dhe apelon tek të gjithë qytetarët dhe bashkatdhetarët se të njëjtit mund të shfrytëzojnë alternativa tjera, respektivisht të përdorin pikë kalimet tjera kufitare që e lidhin Republikën e Kosovës me Serbinë, si Dheu i Bardhë, Mutivodë, Jarinje etj, sepse edhe në ato pika aplikohen procedurat e njëjta të kalimit kufitar dhe nuk ka pritje as kolona të gjata", thuhet në njoftimin e Policisë. "Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë sezonit veror do të punoj me kapacitete të shtuara të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar, me qëllim të evitimit të kolonave dhe pritjeve të gjata." The post Policia apelon të shfrytëzohen edhe pika të tjera përveç Merdares appeared first on INSAJDERI. |
| Droni, së shpejti ‘bodyguard” i presidentit amerikan Posted: 05 Aug 2017 04:44 AM PDT Shërbimet Sekrete Amerikane duket se kanë gjetur një mënyrë të re mbrojtjeje për Presidentin Amerikan Donald Trump. Në Amerikë, vendet që do të vizitohen nga presidenti, do të monitorohen nga lart me një dron, rreth 100-120 metra lart në qiell. Sipas TechSot.Al, droni do të jetë gjatë gjithë kohës duke filmuar video me rezolucion të lartë, për të monitoruar sa më mirë situatën në tokë. Ky do të jetë në të njëjtën kohë edhe një lloj testimi për Shërbimet Sekrete amerikane, të cilat janë duke përmirësuar survejimin e tyre nga qielli. Shtëpitë dhe bizneset përreth vendeve që do të vizitohen nga presidenti Donald Trump kanë shprehur qartë frikën e tyre për filmimin e vendeve private. Por Shërbimet Sekrete kanë njoftuar se të gjitha filmimet do të fshihen brenda 30 ditëve, përveç rastit që ato mund të përdoren për ndonjë investigim kriminal. The post Droni, së shpejti 'bodyguard" i presidentit amerikan appeared first on INSAJDERI. |
| Çun Lajçi i tregon Haradinajt si t’i bëjë numrat për qeveri Posted: 05 Aug 2017 04:26 AM PDT Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi, si rëndom përmes artit të tij, ka pasur një mesazh për kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. I ka thënë se e do e se e ka vëlla, prandaj ka thënë se "çfarë e ka ndërmend të bëjë të mërkurën e javës që vjen, në mënyrë që Haradinaj të formojë Qeverinë. E ka pasur një kritikë të fortë për siç ka thënë "Komandantat e Rognerit që i merrnin paratë që i mbledhshim nëpër diasporë për luftë e fusnin në xhepat e tyre". Postimi i plotë i Lajçit: Ramush Vlla Mos u merzit, se të merkurën unë kam me ardhë n'kmishë e n'tlina n'Parlament. Kam me mbushë plisin dhé e kam me i gjujt f'tyrës këta lazdranat që po fluturojnë, tue ju thanë: "Ky dhe nuk falet as nuk shitet!" Ata kanë m'u permallue e kanë me i çue duert me i fshi sytë ( jo prej lotëve, po prej Dheut, ) e Ademi me Teutën kanë me i numerue duert e kanë me i ba numërat. A po e shef se edhe tash hajër prej plisit, sikur 98/99 kur Komandantat e Rognerit na i merrshin krejt paret që i mbledhshim nëpër Diaspor, për me i çue n'frontin e luftës- e gabimisht i shtinin n'xhepat e Tyne. Me hajër Qeveria. Unë të dua Ramush, mos u merzit!
The post Çun Lajçi i tregon Haradinajt si t'i bëjë numrat për qeveri appeared first on INSAJDERI. |
| Tri sportet më të mira për shëndetin Posted: 05 Aug 2017 04:19 AM PDT Jo vrapi, as futbolli, por tenisi, noti dhe aerobia parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme. Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin. Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme. Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç, shkruan DW. Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8,790 vetë. Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind. Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin. Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.(DW)
The post Tri sportet më të mira për shëndetin appeared first on INSAJDERI. |
| KQZ ende s’ka paguar komisionerët e angazhuar për zgjedhje Posted: 05 Aug 2017 04:04 AM PDT Adnan Rrustemi, i deleguar i Vetëvendosjes në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë të ditur se komisionerët e angazhuar në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk kanë marrë pagesën e tyre. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vonesa për të bërë pagesën është e pajustifikueshme. "Me arsyetime të pafundme: diku për shkak të gabimeve teknike e në të dhëna personale, e diku tjetër për faj të Ministrisë së Financave, komisionerët kanë mbetur pa u paguar deri më sot. Asgjë nuk mund të justifikoj vonesat e tilla për të përmbushur obligimet e institucioneve ndaj zyrtarëve të angazhuar në ditën e zgjedhjeve, sikurse asgjë nuk mund të shfajësojë KQZ-në, e as Ministrinë e Financave nga kjo papërgjegjësi", ka shkruar ai. “Nëse Qeveria ka mbetur pa para dhe po mendon të mbahet nga mëditjet e komisionerëve, është për të ardhur keq, por ky nuk është as faji e as përgjegjësia e komisionarëve", ka shtuar Rrustemi. Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë mbajtur më 11 qershor, por vendi ende nuk ka formuar institucionet e reja. The post KQZ ende s'ka paguar komisionerët e angazhuar për zgjedhje appeared first on INSAJDERI. |
| Dyndje pushuesish drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë Posted: 05 Aug 2017 03:55 AM PDT Që pas mesnate ka pasur dyndje të pushuesve kosovarë në doganën e Morinës. Burime të policisë kufitare thonë që piku i fluksit arriti në orën 4:00 të mëngjesit duke regjistruar numrin më të lartë të mjeteve e qytetareve që kane kaluar në Shqipëri për këtë sezon. Deri në orën 7, ky numër kaloi shifrat e 11 mijë qytetarëve. Ndërkohë, kufirin e kaluan me mijëra autovetura e dhjetëra autobusë të shoqërive turistike, njofton Top Channel. Policia kufitare edhe pse me gjashtë sportele u desh të punonte me procedurë të përshpejtuar madje për më shumë se 30 minuta trau i doganës qëndroi i ngritur duke punuar vetëm për drejtimin e trafikut për shkak të fluksit të lartë, radhët e të cilave u panë deri në fshatin Vermicë të Kosovës. Për qytetarët e Kosovës jugu i Shqipërisë është nder preferencat kryesore. The post Dyndje pushuesish drejt Shqipërisë, radhë të gjata në Morinë appeared first on INSAJDERI. |
| Sylë Tahirsyla tregon kur bien temperatura dhe rrezikun nga breshëri Posted: 05 Aug 2017 03:42 AM PDT Ish-drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Sylë Tahirsylaj, ka deklaruara se deri të martën përfundon vapa e madhe që ka përfshirë Kosovën dhe rajonin. Sipas tij, temperatura, që matet nën hije, sivjet ka shkuar deri 39 gradë celsius, në disa vende temperatura mund të jetë edhe më e lartë për shkak të deponive, asfaltit etj. Megjithëkëtë, ende nuk ka ardhur momenti i shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Por sipas Tahirsylajt, pas rënies së temperaturave, do të ketë rrezik që të bie breshër dhe të prish kulturat bujqësore. "Ditën e martë do të ketë reshje dhe ka rrezik nga breshëri që është në interes të keq për popullatën. Sepse ua prish kulturat bujqësore. Prandaj, vendi ynë do të jetë të martën në ndikimin e këtyre masave ajrore që vijnë nga Afrika Veriore. Sipas imazheve satelitore i gjithë rajoni i Ballkanit është i përfshirë me këto temperatura të cilat janë mjaftë të larta për kushtet klimatike dhe pozitës gjeografike të vendit tonë", tha Tahirsyla në një intervistë për Gazetën Express. Sylë Tahirsylaj, thotë se pavarësisht temperaturave të shënuara, nuk është tejkaluar temperaturë për tu shpallur gjenja e jashtëzakonshme. "Ende nuk ka kalu temperatura për shpallje të jashtëzakonshme. Por, nuk mund të prononcohem për arsye se unë nuk disponoj në bazë të të dhënave të rrjetit meteorologjik të vendit. Është kompetencë e Institutit Hidrometeorologjik dhe Qeverisë të vlerësojnë situata të tilla", tha ai. The post Sylë Tahirsyla tregon kur bien temperatura dhe rrezikun nga breshëri appeared first on INSAJDERI. |
| Molliqaj e akuzon Veselin se ka dhënë urdhër për qindra vrasje politike Posted: 05 Aug 2017 03:26 AM PDT Kanë vazhduar edhe sot akuzat ndërmjet përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe atyre të Partisë Demokratike të Kosovës. Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj, i cili mbrëmë tha se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nuk mund të ketë vend në institucionet e shtetit, e ka quajtur sot atë si prijës të organizatës më të madhe kriminale në vend. "Kadri Veseli ishte shef i organizatës më të madhe kriminale në Kosovë, SHIK-ut. Qindra vrasje politike, haraçe, kërcënime, punësime, largime nga puna, etj. Të gjitha me urdhrin dhe nën vëzhgimin e tij", ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij, duke iu përgjigjur një deklarate të Blerand Stavilecit nga PDK, i cili mbrëmë tha se Molliqaj nuk e kupton çfarë është "kultura institucionale" dhe "nuk e dinë as çfarë janë burrështetasi". Tutje, Molliqaj ka thënë se Veseli është përgjegjës edhe për izolimin që i është bërë shtetit të Kosovës si dhe e ka akuzuar atë për ndarjen "në dysh" të Mitrovicës. "Serbia ka ndikim më të madh në vendimmarrje në Kosovë sesa mbi 50% e deputetëve shqiptarë, sepse shefi yt bashkëpunon ngusht me ta dhe përkujdeset me ua plotësu dëshirat; E ndau Mitrovicën në dysh, dhe sot e asaj dite nuk kemi kontroll mbi pjesën veriore të cilën e kontrollon Serbia. Por kjo ju konvenon juve sepse bëni biznese me Veselinoviqat", ka shkruar Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com Deklarata e plotë e ish-Sekretarit Organizativ të VV-së: Blerandin edhe Arbanën nuk i kish marrë gjumi mbrëmë pas statusit tim për shefin e tyre. Duke aluduar në Kadri Veselin, Blerandi paska thënë që unë nuk e di çfarë janë burrështetasit. Mirë Blerand, po t'i numëroj të bëmat e Kadriut dhe pastaj më trego nëse ai ka lidhje me burrështetas:
Ka shumë e shumë të tjera saqë lista bëhet shumë e gjatë me ua numëru të gjitha, por besoj që këto të ndihmojnë mjaftueshëm me e kuptu sa "burrështetas" e ki shefin.
The post Molliqaj e akuzon Veselin se ka dhënë urdhër për qindra vrasje politike appeared first on INSAJDERI. |
| Aksioni 5 orësh në det për kapjen e dy shqiptarëve me 1.9 ton drogë Posted: 05 Aug 2017 03:22 AM PDT Ka zgajtur plotë pesë orë operacioni përbashkët policor mes Italisë Malit të Zi dhe Shqipërisë, ku u arrestuan dy trafikantë droge. Policia e Shtetit ka dhene detaje të reja në lidhje me superoperacionin anti-drogë, ku dy trafikantë që tentonin të transportonin drogë me skaf. Bëhet me dije se në fund të oeracionit që zgjati pesë orë (ndjekje në det të hapur) policia prej bllokoi gomonen e fuqisë së lartë me tre motorë, ndërsa sekuestruan plot 1,9 ton kanabis, që trafikantët e kishin hedhur më parë në det për t'i shpëtuar ndjekjes së policisë. Dy trafikantët u ndaluan në det të hapur nga Guardia di Finanza e Termolit dhe Barit të drejtuar nga avioni i Frontex. Forcat e policisë së kufirit të Shqipërisë me koordinimin e QNOD, NUFROM i Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë dhe policia e kufirit të Malit të Zi kishin dalë në afërsi të kufirit Shqipëri -Mali i Zi ku edhe ishte drejtuar gomonia pasi i ishte afruar njëherë bregdetit të Termolit në Molizë nga ku edhe ka filluar ndjekja. The post Aksioni 5 orësh në det për kapjen e dy shqiptarëve me 1.9 ton drogë appeared first on INSAJDERI. |
| Falsifikimet me paketat shqiptare të udhëtimit në Turqi Posted: 05 Aug 2017 03:20 AM PDT Nëse nuk je i vëmendshëm kur bën prenotimin, rrezikon që pushimet e ëndërruara gjithë vitin, të kthehen në makth, madje në ndonjë rast të përfundosh edhe i pandehur në vendin e zgjedhur për pushime. Faqja Citizens Channel zbulon manovrat e paligjshme që bëjnë operatorët turistikë, për të përfituar sa më shumë. Agjenci të caktuara, kanë sofistikuar mënyrat e vjedhjes, duke shkuar shumë larg abuzimeve që kemi dëgjuar deri tani si, nisja nga aeroporti me disa orë vonesë apo përballja me një resort ndryshe nga çfarë klienti ka parë e zgjedhur përmes broshurës. Përfitim nga falsifikimi i moshës Meqë pjesa më e madhe e hoteleve në Turqi, i akomodojnë falas fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, agjencitë tentojnë t'i regjistrojnë edhe të rriturit si të mitur. Ndryshimi i moshës i propozohet klientit nga kompania e udhëtimit, por ka edhe pushues, që nuk kanë qënë në dijeni të këtyre falsifikimeve. Edhe pse bëhen sot publike, abuzime të tilla kryhen prej vitesh, thotë Besnik Vathi, Nënkryetar i Shoqatës së Tour-Operatorëve. "Ka abuzime monstruoze nga disa agjenci. Me qëllim përfitimin financiar, i regjistrojnë klientët me karta false, duke ndryshuar të dhënat personale, veçanërisht moshën. Në momentin e mbërritjes, agjenti shoqërues ose klienti (në rastet kur bëhet me kompromis), paraqet në hotel dokumentin më të dhëna të rreme dhe jo pasaportën që ka përdorur për udhëtimin. Vitin e kaluar janë zbuluar 40 raste të tilla njëherësh, kur edhe 20 apo 22-vjeçarët ishin deklaruar si të mitur, nën 12 vjeç, për t'u strehuar falas në hotel. Abuzimet që rrezikojnë prangosjen e pushuesve dhe ndjekjen penale të tyre, bëhen në shumë raste edhe pa dijeninë e klientëve", thotë Vathi për Citizens Channel. Ky është një nga dokumentet e falsifikuara, që paraqitet në resortin turistik, në momentin e mbërritjes dhe regjistrimit. Në faqen e parë, karta false ka stemën zyrtare të Republikës së Shqipërisë, si dhe shënimin "LEJE KALIMI". Ndërsa në brendësi janë të shënuara gjeneralitetet e pushuesit, vendi ku do të udhëtohet, institucioni që ka autorizuar kartën si dhe vlefshmëria, data kur është lëshuar dhe deri kur lejohet të përdoret dokumenti. Karta false e siguruar nga Citizens Channel, është përdorur në vitin 2013. Një vajze adoleshente, (emri është fshehur për arsye etike) i është ulur mosha, duke u shënuar më pak se 12 vjeçe. Në këtë mënyrë, ajo ka paguar vetëm udhëtimin, ndërsa akomodimi është bërë falas në hotel. Përtifimi i agjencisë apo klientes, sipas rastit, llogaritet të ketë qënë nga 300-500 euro. Teksa tek intitucioni që supozohet se ka lëshuar dokumentin është shkruar MB (Ministria e Brendshme), vula është e paqartë. Veç këtij dikasteri, aty lexohet edhe "Ministria e Transportit". Edhe pse kjo e bën lehtësisht të kuptueshëm falsifikimin amator të kartës, në shumë raste recepsionistët e hoteleve në Turqi, nuk kanë mundur t'a zbulojnë edhe për shkak të mosnjohjes të gjuhës shqipe, që përdoret në vulë. Prenotimi i pjesshëm Po aq e përhapur, rezulton edhe një tjetër metodë abuzimi, prenotimi i pjesshëm në resort. Vathi tregon me detaje proçedurën që ndiqet, pas ankesave që kanë ardhur në Shoqatën e Tour-Operatorëve. "Jo rrallëherë, agjensia bën prenotim të pjesshëm pavarësisht se merr gjithë vlerën nga klientët. Për një familje me katër anëtarë, që do të pushojë për 7 netë, agjencia bën pagesë të plotë vetëm për 2-3 ditët e para. Ndërsa për ditët e tjera deklaron largimin e njërit prej bashkëshortëve dhe një fëmije nga resorti, kur në fakt ata vazhdojnë të pushojnë atje. Një manovër e tillë është e vështirë të zbulohet nga punonjësit e hotelit, për shkak të fluksit të madh, por nëse ndodh, ky është një tjetër rast, kur pushuesi rrezikon prangat." Ndonëse ligji i parashikon qartë të drejtat dhe detyrimet e palëve në shit-blerjen e një pakete udhëtimi, konsumatorëve shqiptarë, nuk u garantohen as elementët bazë, mes të cilëve një kontratë e shkruar, e cila ndonëse nuk ka efekte vlefshmërie, kërkohet për shkak të rëndësisë në informimin e konsumatorëve. Këto të fundit kanë qënë dhe vijojnë të jenë të pambrojtur, duke u përballur me probleme të shumta. Ela H, pasi u njoh me "ofertat", vendosi për një hotel të sapo ndërtuar në zonën e Alanias. Por në momentin që mbërriti në Turqi, u përball me një situatë që i shkatërroi pushimet e planifikuara. "Nuk e mora vesh asnjëherë, nëse ishte gabim i agjencisë së njohur, apo vetë hotelit në llogaritjen e numrit të pushuesve. Na thanë që është i pamundur akomodimi aty, pasi hoteli ishte i tejmbushur. Më shkatërruan pushimet. Në këtë resort do t'u bashkohesha shoqeve të mia. Jo vetëm që nuk kërkuan ndjesë, por madje agjentët e konsideruan si një favor, me pretendimin se hoteli ku na dërguan, ishte me standart më të lartë." Dispozitat ligjore, (nenet V35-39 të VKM 65/2009), parashikojnë se organizatori përgjigjet për dëmet pasurore dhe jopasurore që ka pësuar konsumatori nga prishja e pushimeve, humbja e kënaqësisë së tyre, zhgënjimi dhe impresioni negativ. Por në fakt incidenti i klientes u mbyll vetëm, me një "shpërthim" të saj në rrjetet sociale, duke këshilluar te tjerët, që t'i rrijnë larg agjencisë që e mashtroi. Qytetarë të painformuar për të drejtat e tyre Pavarësisht abuzimeve të shumta, në vendin tonë mungojnë denoncimet nga qytetarët, të cilët nuk njohin sa duhet të drejtat e tyre, por gjithashtu nuk kanë dijeni për institucionet e ngarkuara posaçërisht me shqyrtimin e shkeljeve dhe marrjen e masave. Ky fakt përforcohet edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Ekonomisë. Në Komisionin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, mësohet se për shkak të mungesës së ankesave, nuk ka pasur asnjë penalizim kundrejt agjencive. Në rastet e praktikave të padrejta tregtare, kur nuk bëhet fjalë për vepër penale, ligji parashikon kundravajtje administrative dhe gjoba për abuzuesit. Drejtoresha e Tregut të Brendshëm, në Ministrinë e Ekonomisë Klotilda Neziri, tregon se në muajin Prill, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka monitoruar faqet online të 182 operatorëve turistike, përsa i përket informacionit parakontraktor që ata ofronin dhe për publikimin online të kontratës standarde për paketat turistike. Ky proçes, është finalizuar vetëm me sugjerime për përmbushje të kritereve të duhura. Gjatë viteve te fundit, në përpjekje për t'i dhënë konsumatorit shqiptar, të njëjtat të drejta si konsumatorëve europianë, janë miratuar një sërë ligjesh e aktesh nënligjore. Pavarësisht kësaj, informaliteti në të cilin operon industria e turizmit, përfshirë edhe tregun e udhëtimeve, mbetet në nivele të larta, duke e lënë të pambrojtur qytetarin. The post Falsifikimet me paketat shqiptare të udhëtimit në Turqi appeared first on INSAJDERI. |
| As “Alternativa” nuk merr pjesë në takimin konsultativ Posted: 05 Aug 2017 03:17 AM PDT Kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci ka thirrur dje një takim konsultativ me grupet parlamentare për të caktuar vazhdimin e seancës konstituive. Një gjë të tillë tashmë e ka konfirmuar Lëvizja Vetëvendosje që nuk do të jetë pjesë e këtij takimi. Por, njësoj nuk veprojnë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës që për Indeksonline njoftuan se do të marrin pjesë në këtë takim. Në anën tjetër nga radhët e partisë së Alternativës, pjesë e koalicionit LAA ende nuk kanë marrë ndonjë vendim zyrtarë rreth qëndrimit të tyre për këtë takim. Mimoza Kusari-Lila kryetare e këtij subjekti ka thënë se duhet të shqyrtohen disa çështje dhe pastaj do ta marrin qëndrimin zyrtar për këtë takim. "Përderisa për të mërkurën mbetet të kemi diskutim të përbashkët dhe të shohim se si do jetë përfaqësimi jonë. Nuk kemi ende vendim, por pas diskutimeve do tregojmë se si do të shkojmë në takim. Nuk mund të spekuloj sepse duhet t`i trajtojmë opsionet apo zgjidhjet të cilat janë në tavolinë", ka thënë Kusari-Lila. Kujtojmë se seanca konstituive është shtyrë prapë për arsye se deputetët e koalicionit PAN nuk ishin të pranishëm në sallë. Mirëpo kreu i PDK-së më herët ka deklaruar se është i gatshëm që të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar dhe ta kandidoj një tjetër, në rast se VV e LDK do ta votojnë qeverinë Haradinaj për kryeministër. The post As “Alternativa” nuk merr pjesë në takimin konsultativ appeared first on INSAJDERI. |
| Prezantohet në Londër projekti i konservimit të Bibliotekës Kombëtare Posted: 05 Aug 2017 03:13 AM PDT Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë morën pjesë në seminarin 'Keeping it modern' të organizuar nga Getty Foundation në bashkëpunim me 20th Century Society, i cili u mbajt në ambientet e Kolegjit Mbretëror në Londër, përcjellë KultPlus. Seminari kishte për qëllim takimin e përfaqësuesve të projekteve përfituese me ekspertë të fushës së konservimit për të shkëmbyer ide lidhur me projektet dhe rëndësinë e konservimit të objekteve moderne. Gjate këtij seminari, përfaqësuesit e Bibliotekës dhe të Fondacionit te Arkitekturës u njohën me politikat kryesore të implementimit të projektit, me prioritetet që duhen përmbushur si dhe institucionet e individët kyçë që duhen përfshirë dhe konsultuar për vendimmarrje gjatë përgatitjes së projektit. Në prezantimin e projektit të Bibliotekës Kombëtare, përveç të tjerash, u paraqit një histori e shkurtër e ndërtimit te Bibliotekës dhe veprimtarisë së saj dhe u fol për punëtorinë që zhvilloi Fondacioni i Arkitekturës në Kosovë për analizën dhe vlerësimin e objektit dhe inventarit në Bibliotekë. Prezantimi i Planit të projektit për Bibliotekën la një përshtypje të jashtëzakonshme tek organizatorët, përfituesit e tjerë të granteve dhe ekspertët e fushës së konservimit. Këta të fundit e cilësuan objektin e Bibliotekës si të rrallë dhe me rëndësi të veçantë. Ata më tutje shpalosën ide dhe propozime për implementimin e projektit pas dorëzimit të planit nga ana e Fondacionit të Arkitektëve dhe për nevojën për përkrahje të kësaj iniciative. Te pranishëm ne këtë seminar ishin edhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës si Brazili, Uruguai, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, India etj., të cilët prezantuan projektet e tyre për konservimin e objekteve përfituese të grantit "Keeping it Modern". Fondacioni Kosovar i Arkitekturës është njëri nga përfituesit e grantit prestigjioz të Getty Foundation, "Keeping it Modern", për projektin e konservimit të Bibliotekës Kombëtare "Pjetër Bogdani". / KultPlus.com
The post Prezantohet në Londër projekti i konservimit të Bibliotekës Kombëtare appeared first on INSAJDERI. |
| Gjyqi për evazion, Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli Posted: 05 Aug 2017 03:08 AM PDT Cristiano Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli. Kjo ishte deklarata e yllit portugez në gjykatë, në çështjen e nisur pas akuzave të Prokurorisë së Madridit për evazion fiskal në vlerën e 14,7 milionë eurove. Gjatë marrjes në pyetje për 90 minuta nga gjykatësja, Cristiano Ronaldo nuk e fshehu faktin se pas problemeve me taksat kërkon të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar, ku deri më vitin 2009 luajti me Manchester United. "Në Angli nuk kam patur kurrë probleme të tillë, për këtë arsye do të më pëlqente të kthehesha sërish. I kam paguar gjithmonë taksat, si në Angli ashtu edhe në Spanjë. Gjithmonë do ti paguaj. Nuk fsheh asgjë dhe do të ishte qesharake thjesht ta mendoja diçka të tillë", deklaroi sulmuesi i Realit në gjykatë, duke shtuar se "përfitimet e tij janë publike, madje me shifra të detajuara edhe në revistën Forbes". Ronaldo shprehu besim të plot te këshilltarët e tij, duke pretenduar se ata janë më të mirët. "I paguaj mirë në mënyrë që të kujdesen për bizneset e mia. Gjithçka ua lë atyre në dorë", tha ylli i futbollit në fund të deklaratës në gjykatë. Sipas Prokurorisë, nga viti 2011 deri më 2014-ën Cristiano Ronaldo ka fshehur në Ishujt Virgjin të ardhura nga përfitimet publicitare, që kapin vlerën e 150 milionë eurove, njofton supersport. Nëse Gjykata do të pranojë formalisht akuzën dhe lojtari do të nënshtrohet gjyqit, portugezi rrezikon nga 21 muaj deri në 7 vjet burg.
The post Gjyqi për evazion, Ronaldo dëshiron të kthehet në Angli appeared first on INSAJDERI. |
| Rikthehet pas 30 vitesh “Djali i karates” Posted: 05 Aug 2017 02:58 AM PDT Një brez i tërë janë rritur me filmin "Djali i karatesë", dhe sigurisht që do ta shihnin me shumë kureshjte rikthimin e dy personazheve kryesor të filmit, Ralph Maçhio dhe William Zabka në rolet e tyre ikonike, Daniel LaRusso dhe Johnny Lawrence, 3 dekada më vonë. Producentët ekzekutiv të filmit premtojnë se fansat e filmit origjinal të 1984 duhet të presin mjaft ngjashmëri. "Si të gjithë që jemi rritur në vitet '80, jemi fansa të mëdhenj të "The Karate Kid", thuhet në deklaratën e tyre, duke shtuar se "Cobra Kai do të jetë një vazhdimësi e vërtetë e filmit origjinal, ku i shtohen komedi, zëmër dhe skena ndeshjesh drithëruese". The post Rikthehet pas 30 vitesh “Djali i karates” appeared first on INSAJDERI. |
| “Despacito” bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube Posted: 05 Aug 2017 02:43 AM PDT "Despacito" e Luis Fonsit dhe Daddy Yankee është tani videoja më e shikuar në YouTube e të gjitha kohërave. Videoja ka më shumë se 3 miliardë shikime dhe ajo është publikuar në janar të këtij viti. Kjo nënkupton se vetëm brenda 7 muajsh, videoja theu rekordin për t'u bërë videoja më e shikuar e të gjitha kohërave në YouTube, shkruan Gazeta Express. Në fillim të këtij muaji, kënga e Wiz Khalifas "See You Again" nga Furious 7 e mori titullin nga "Gangnam Style" e Psy, kënga që kishte mbajtur rekordin që nga viti 2012. Por më herët këtë muaj, "Despacito" u bë kënga më e popullarizuar në botë, gjithashtu edhe në YouTube. The post “Despacito” bëhet videoja më e shikuar ndonjëherë në YouTube appeared first on INSAJDERI. |
| Mihajloviq: T’i harrojmë mitet dhe legjendat për Kosovën Posted: 05 Aug 2017 02:33 AM PDT Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq, ka thënë se çështjen e Kosovës duhet shikuar realisht pa mite, legjenda dhe rrahagjoks patriotik. "Duhet të shohim se ku jemi, çfarë fqinjësie kemi, sa jemi të fortë, cilat janë dobësitë dhe kërcënimet tona dhe në bazë të një pasqyre reale të shohim zgjidhjet e mundshme", tha Mihajloviq, raporton Beta. Ajo ka vlerësuar se dialogu për Kosovën do të duhej të tregojë nëse gjenerata e tashme e politikanëve është e aftë të gjejë zgjidhjen e këtij problemi. "Ose do të fillojmë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ose do të veprojmë sikurse ata para nesh, dhe këtë problem t'ua lëmë si gur në qafë fëmijëve tanë", tha Mihajloviq. Ajo tha se propozimi i presidentit Vuçiq për dialog për Kosovën ka treguar se opozita nuk ka kurrfarë propozimesh për çështjen e Kosovë, kurse këtë po e sheh jo vetëm Serbia, por edhe Evropa dhe gjithë bota. The post Mihajloviq: T'i harrojmë mitet dhe legjendat për Kosovën appeared first on INSAJDERI. |
| Kaloi 40 vite duke gdhendur një shkëmb, të cilin e ktheu në vepër arti Posted: 05 Aug 2017 02:21 AM PDT Alberto Gutierres Giron ka kaluar plot 4 dekada i vetëm në malet e Nikaruaguas. Ai ia ka përkushtuar jetën e tij një shkëmbi prej 91 metrash, duke e kthyer kështu atë në një vepër arti. Ai thotë që kjo është një ëndërr që ai e kishte që nga mosha 9 vjeçare. Gutierres gjithmonë ka dashur të hulumtojë në male, kurse në moshën 33 vjeçare vendosi që të jetë i rrethuar nga natyra, duke e jetësuar ëndrrën e tij fëmijërore. Ai punoi 3 orë në ditë, duke e kërkuar gurin ideal. Në kryeveprën e tij mund të shihen kafshë, një katedrale dhe kullat binjake të New Yorkut. Ai jeton në një shtëpi të vogël i vetëm, ka një shtrat të improvizuar dhe nuk e njeh luksin e jetës modern, sikurse internetin, transmeton gazetametro.net Ishin plot 30 mijë njerëz, që sipas tij, e vizituan atë në dekadën e fundit The post Kaloi 40 vite duke gdhendur një shkëmb, të cilin e ktheu në vepër arti appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






