INSAJDERI: “Nga futboll plazhi tek pushtimi i botës – Neymar ndër vite” plus 19 more |
- Nga futboll plazhi tek pushtimi i botës – Neymar ndër vite
- Kryeministri Mustafa liron nga detyra tetë ministra
- Trump nënshkruan sanksionet e reja kundër tri shteteve
- KAWA përsëri me rekord, përfundon kompleksin “Hyjnesha” për 100 ditë
- Coldplay përkujton Chester Bennington në New Jersey
- Hidhet pjesërisht poshtë aktakuza ndaj ish-Kryetarit të Gjilanit
- Kuvendi pritet të nisë punën me përplasjet rreth kryetarit
- Putin mund të ketë më shumë pasuri se Bezos dhe Gates së bashku
- Neymar përshëndet Messin, thuajse zyrtarizon largimin nga Barca
- Pajaziti beson se Qeveria mund të formohet nesër
- Zëvendëskryeministri rus shpallet person non grata në Moldavi
- Gjukaj: Nuk ndërpritet nxjerrja e thëngjillit, KEK-u arriti marrëveshje me dy familje
- Bushi e bekon Pavarësinë
- Arabia Saudite deklarohet për herë të parë për sulmet e 11 shtatorit
- Hekurudhat e Kosovës ndalojnë qarkullimin për shkak të krizës financiare
- Sheriati nuk është ligj
- Pajaziti: Nuk kemi skenar tjetër, Kadri Veseli kandidat për kryeparlamentar
- Kosova drejt garës për Oscar, QKK hapë thirrjen për aplikim
- Regjistrohen të gjithë deputetët e legjislaturës së re
- “Gjeje dallimin?” – thotë Shpend Ahmeti
Nga futboll plazhi tek pushtimi i botës – Neymar ndër vite Posted: 02 Aug 2017 09:38 AM PDT Ka shumë mundësi që ndarja të jetë menduar për herë të parë në një nga momentet më të bukura të historisë së viteve të fundit të Barcelona-s, "remuntada" ndaj PSG. Ka qenë ai, Neymar, që i ka shtyrë francezët jashtë Champions League. E ka bërë këtë pothuajse i vetëm, duke realizuar golin e katërt dhe të pestë dhe duke motivuar shokët e skuadrës. Messi po festonte para tifozëve kur braziliani ka kuptuar se mund të ishte ai protagonisti. Se kishte mbaruar koha për të qëndruar në hijen e Leos dhe se kishte ardhur ajo për të sfiduar argjentinasin me Ronaldo-n për të qenë numri një absolut i botës së futbollit. Procesi i rritjes së Neymar, i vazhdueshëm, kishte arritur në etapën e fundit. Më pas, sigurisht, janë edhe paratë. Kanë qenë gjithmonë, madje shpesh kanë përcaktuar fatin e Neymar, teksa transferimi i tij nga Santos te Barcelona ka përfunduar në gjyq. FILLIMET — Me 300 mijë euro është blinduar nga Santos kur, në moshën 14 vjeç, kishte kaluar një provë me Real Madrid. Në Brazil iu kundërpërgjigjën ofertës së "Los Blancos", duke i lëshuar përqindje të kartonit babait të kudondodhur dhe menaxherit Wagner Ribeiro. Madrilenët vendosën të tërhiqeshin. Neymar Jr. qëndroi te ish-klubi i Pele: ishte vetëm 14 vjeç, por për të kanë filluar të flasin që kur ka qenë 11, teksa kontratën e parë e ka nënshkruar në moshën 13 vjeç. Një nga sponsorët e tij të shumtë ka folur pak kohë më parë për fillimet e tij, nga fëmijëria, me shumë fotografi interesante të shtëpisë ku ka lindur (një zonë modeste, por jashtë "favela"-s, lagjja e të varfërve në Brazil), të lëvizjeve të para me topin, të fushave ku luante para kalimit te Santos. Babai ka qenë futbollist, hapat e tij të parë kanë qenë driblime dhe ndeshjet i luante në fushat "street-soccer", ose në futboll plazhi. MENJËHERË SANTOS — Te Santos ka shënuar një lum golash me të rinjtë, më pas ka kaluar tek ekipi i parë ku ka kombinuar modele ekstravagante flokësh me gola spektakolarë dhe fitore: në moshën 19 vjeç është ngjitur mbi çatinë e kontinentit, duke fituar Kupën Libertadores në 2011-ën. Kanë qenë vitet kur nuk e pasonte shumë topin dhe, për rrjedhojë, merrte shumë goditje, gjë që e bënte të humbte durimin: kartonë të kuq dhe episode të tjera kanë bërë që të etiketohej "Balotelli brazilian", të cilën e ka humbur me kalimin e viteve. Ndërkohë, është bërë baba para se të mbushte 20 vjeç. Ka djegur etapat në çdo aspekt, edhe në marketing, në sponsorizime dhe në rrjetet sociale. PUSHTIMI I BOTËS — Transferimi i tij te Barcelona, që e ka prenotuar dhe e ka pritur, ka qenë një telenovelë që ka zgjatur më shumë se kjo aktualja: ka zbarkuar në Europë në qershorin e 2013-ës, për një shifër që është rritur me kalimin e viteve, ndërkohë që zbuloheshin përqindje të diskutueshme dhe pagesa në të zezë që i kanë kushtuar presidencën e Barçës Sandro Rosell. Në Katalunjë ka fituar gjithçka që mund të fitohej dhe, gjatë së njëjtës periudhë, ka bërë për vete Brazilin, duke u bërë ylli i Seleçao-s: Botërori 2014 është ndërprerë nga këputja e vertebrës të shkaktuar nga një ndërhyrje e kolumbianit Zuniga, i cili ia ka kursyer turpin e "Mineirazo" (7-1 nga Gjermania). Në Rio 2016 ka fituar medaljen e artë, e para në historinë e Brazilit. Ndikimi i tij te skuadra e Luis Enrique ka qenë në rritje të vazhdueshme. Në vitin e "Tripletës" ka realizuar 39 gola në 51 ndeshje dhe ka dalë i treti në garën për "Topin e Artë". Me fanellën e Brazilit, në moshën 24 vjeç, ka kaluar kuotën e 50 golave: përpara tij janë vetëm Romario, Ronaldo dhe Pele. Të gjithë të kalueshëm, edhe "O Rei". Ndërkohë, Neymar Jr. është bërë "O Ney": mjafton kjo, ndoshta, për të shpjeguar më mirë dimensionet e këtij fenomeni. Gjithmonë nëse nuk ju mjaftojnë 222 milionë eurot që PSG do të paguajë për të. The post Nga futboll plazhi tek pushtimi i botës – Neymar ndër vite appeared first on INSAJDERI. |
Kryeministri Mustafa liron nga detyra tetë ministra Posted: 02 Aug 2017 09:26 AM PDT Kryeministri në detyrë Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të kabinetit qeveritar të cilët janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës, për shkak të papajtueshmërisë së përcaktuar nga Kushtetuta. Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa ka marrë vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të deritashëm të kabinetit, përkatësisht të zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, si dhe ministrave Enver Hoxhaj, Avdullah Hoti, Lutfi Zharku, Memli Krasniqi, Hykmete Bajrami, Rasim Demiri, Kujtim Shala dhe Arban Abrashi. Vendimi është marrë në përputhje me Nenin 72 të Kushtetutës, i cili përcakton papajtueshmërinë, sipas të cilit, "Deputeti i Kuvendit të Kosovës nuk mund të mbajë ndonjë post ekzekutiv në administratën publike ose në ndonjë ndërmarrje në pronësi publike, dhe as të ushtrojë ndonjë funksion tjetër ekzekutiv, sikurse është përcaktuar me ligj". Kryeministri Isa Mustafa, në ditët në vijim, do të marrë vendim lidhur me personat që do të kryejnë këto detyra, deri në dorëzimin e mandatit qeverisë së ardhshme.
The post Kryeministri Mustafa liron nga detyra tetë ministra appeared first on INSAJDERI. |
Trump nënshkruan sanksionet e reja kundër tri shteteve Posted: 02 Aug 2017 09:14 AM PDT Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka nënshkruar projektiligjin i cili e sanksionin Rusinë, Korenë Veriore dhe Iranin. Ligjëvënesit amerikanë e kanë miratuar projektligjin i cili targeton kompanitë ruse të energjisë, dhe sipas së cilit presidenti Trump duhet të kërkojë aprovimin e Kongresit, në mënyrë që të lehtësojë sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus, Vladimir Putin është përgjigjur ashpër ndaj miratimit të legjislacionit nga ana e Kongresit, para se presidenti Trump ta nënshkruante atë, duke udhëruar që Uashingtoni ta zvogëlojë stafin diplomatik në Rusi. Kjo përgjigje nga Rusia ka përshkallëzuar tensionet me SHBA-në, të cilat edhe ashtu kanë qenë të ngritura për shkak të agresonit rus në Ukrainë, rolit të saj në Siri dhe ndërhyjes së supozuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Kremlini e ka cilësuar legjislacionin si "agresion ekstrem" dhe ka akuzuar Uashingtonin për tentim të "izolimit" të Rusisë me sanksione dhe masa të tjera. Ligjëvënësit amerikanë e kanë modifikuar legjislacionin pas ankesave të liderëve evropianë, pasi sipas tyre i njëjëti ishte shumë i dëmshëm për kompanitë evropianë që punojnë në projektin e gazsjellësit me Rusinë, njofton rel. Ministrja e Ekonomisë në Gjermani i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian t'i luftojë sanksionet e reja të SHBA-së, duke thënë se ato do të pengonin edhe vendet perëndimore në të bërit biznes.
The post Trump nënshkruan sanksionet e reja kundër tri shteteve appeared first on INSAJDERI. |
KAWA përsëri me rekord, përfundon kompleksin “Hyjnesha” për 100 ditë Posted: 02 Aug 2017 09:11 AM PDT Ndërtimi i mbi 12,000 metra katrorë të kompleksit, "Hyjnesha" nga KAWA Group, kanë përfunduar për hiq më shumë se 100 ditë kalendarike. Kjo shënon një kohë rekord për ndërtimin e një objekti banesor të kualitet të lartë, si tipar kryesor i kompanisë KAWA Group, që për më shumë se dy vjet vazhdon të ndërtojë objekte në kohë rekord. Valon Vata, president i KAWA Group, ka treguar se si është arritur ky sukses i përsëritshëm, duke mos kursyer as recetën e këtij suksesi. "Ndërtimi i këtij objekti për 100 ditë ka përfshirë anazhimin e një stafi të madh dhe një shpirti të vërtetë pune. Ne përsëri arritëm të japim shembull të ndërtimit të shpejtë dhe kualitativ në të njëjtën kohë, trend të cilin padyshim do të ndjekim gjithmonë. Receta e suksesit është puna e drejtë me materialet më të mira në treg dhe padyshim me punëtorët më të mirë", ka thënë Vata.
Kompleksi "Hyjnesha" gjendet mu pranë rrethit në fund të rrugës "Muharrem Fejza", mes lagjeve Mati 1 dhe Mati 2, gjë që etablon këtë kompleks në një pozicion superior, me pamje kah luginat dhe pylli i fshatit Zllatar. Vata ka vënë theks të veçantë që edhe punët finale do të përfundohen për kohë të njëjtë dhe banorët e këtij kompleksi do të mund të presin Vitin e Ri 2018 në banesat e tyre. "E gjitha kjo punë bëhet që ne të jemi korrekt përball atyre që na e besojnë shtëpinë e tyre", shtoi presidenti Valon Vata, që paralajmëroi edhe projekte tjera. "Tani na ndajnë pak ditë deri në fillimin e Kurorës së 'Çelësit të Prishtinës', kompleksit që do të jetë ekskluziv dhe një model i ri banimi me kushte krejt tjera nga çka është parë deri më sot", përfundoi Vata. The post KAWA përsëri me rekord, përfundon kompleksin "Hyjnesha" për 100 ditë appeared first on INSAJDERI. |
Coldplay përkujton Chester Bennington në New Jersey Posted: 02 Aug 2017 09:06 AM PDT Coldplay ka performuar një version ndryshe të hitit të tyre Crawling, duke ia kushtuar atë vokalistit të ndjerë të Linkin Park, Chester Bennington. Chris Martin, vokalist i Coldplay, tha se versioni i tij i këngës rok mund të mos “tingëllojë mirë”, por ai shpjegoi se këtë dedikim e ka vetëm për "qëllime të mira". Grupi performoi këngën "Crawling" në piano, në koncertin e New Jerseyt të martën. “E di që kjo ndoshta do të përfundojë në YouTube, kështu që unë dua të bëj siç duhet, dhe dua ta bëj me respekt”, tha Martin gjatë koncertit. Dedikimi i Coldplay vjen disa ditë pasi 41-vjeçari u vetëvra, shkruan The Guardian. Bennington u gjet i vdekur muajin e kaluar në shtëpinë e tij në LA./Insajderi.com The post Coldplay përkujton Chester Bennington në New Jersey appeared first on INSAJDERI. |
Hidhet pjesërisht poshtë aktakuza ndaj ish-Kryetarit të Gjilanit Posted: 02 Aug 2017 08:51 AM PDT Gjykata Themelore në Pejë e ka hudhur pjesërisht si të parregullt aktakuzën ndaj ish-Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 38 peronave tjerë, të akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvane Bukleta. Në aktvendimin P.nr.227/2016, të nënshkruar nga gjyqtari Sylë Lokaj, thuhet se hudhet si e parregullt aktakuza Prokurorisë Speciale te Republikës së Kosovës, ndaj gjithë të akuzuarve për pikat e aktakuzës I, II, III, IV, V, VI, VII, VIU, X, XI, XII, XIV, XV, XVI, XVII, XVIII. Ndërkaq, kanë mbetur në fuqi pikat IX dhe XIII të aktakuzës. Më 22 maj 2017, "Betimi për Drejtësi" kishte raportuar për këtë rast. Atë ditë, gjyqtari Sylë Lokaj, kishte konfirmuar se më 11 maj të këtij viti, gjykata i kishte kthyer aktakuzën për plotësimin Prokurorisë Speciale. "Në rast se nuk përfillet dhe nuk evitohen mangësitë e kërkuara, gjykata ka gjasë t'a hedhë poshtë aktakuzën ndaj 39 të pandehurve' kishte deklaruar gjyqtari Lokaj. Ndryshe, PSRK-ja me 16 shtator 2016 kishte ngritur aktakuzë ndaj Qemail Mustafa, Hatixhe Daku, Vehbi Geci, Qfsere Sadriu, IIjaz Rashiti, Musa Nasufi, Muhamet Kastrati, Heset Mahmuti, Fatmir Halili, Drita Bajrami, Agim Hoxha, Ramush Musliu, Selvije Shefkiu, Ganimete Kastrati, Shemsedin Qerimi, Merita Canaj-Shabanaj, Ibrahim Foniqi, Behar Mehmeti, Hamdi Ismajli, Fadil Osmani, Heset Asllani, Selver Xhelili, Qemajl Latifi, Enver Biqku, Asllan Mustafa, Naser Sylejmani, Zeqirja Fazliu, Azem Mujku, Nazim Jashari, Basri Kqiku , Avdi Pireva, Rrustem Hajdari, Florim Zuka, Skender Imeri, Naser Mehmeti, Mejdi Ahmeti, Burim Govori, Asllan Asllani dhe Asllan Syla, për veprat penale "krimi i organizuar", "shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit" dhe "keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi". Sipas aktakuzës zyrtarët duke vepruar në cilësinë e personave zyrtarë, kanë keqpërdorë detyrën zyrtare, duke i tejkaluar kompetencat e tyre ose duke mos i përmbushur detyrat e tyre zyrtare. Ndërsa të pandehurit tjerë duke vepruar si pronarë apo përfaqësues të këtyre operatorëve ekonomik, kanë ushtruar veprimtari ekonomike me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për operatorin ekonomik tjetër, me rastin e ofertimit në aktivitete të prokurimit, pranë asaj komune. Sipas provave, të cilat i janë bashkëngjitur aktakuzës, ish kryetari i asaj komune, ka koordinuar me veprimtarinë e këtij grupi rreth kurdisjes së aktiviteteve të prokurimit, përcaktimit të fituesit të tenderit, gjithmonë duke u dakorduar paraprakisht me tani të pandehurit më saktë pronarët apo përfaqësuesit e operatorëve ekonomik (bizneset) e cekura në aktakuzë.(betimiperdrejtesi)
The post Hidhet pjesërisht poshtë aktakuza ndaj ish-Kryetarit të Gjilanit appeared first on INSAJDERI. |
Kuvendi pritet të nisë punën me përplasjet rreth kryetarit Posted: 02 Aug 2017 08:35 AM PDT Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të jetë sfida e parë, me të cilën do të përballen deputetët e legjislaturës së gjashtë të vendit, e cila pritet të konstituohet të enjten, më 3 gusht. Propozimi i kandidatit për kryetarin e Kuvendit do të bëhet nga koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, i cili radhitet si subjekti i parë politik me më së shumti ulëse të fituara në Kuvend. Përderisa përfaqësuesit e koalicionit PAN ende nuk e kanë sqaruar nëse i propozuari i tyre do të jetë lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se do të votojnë kundër zotit Veseli për postin e të parit të Kuvendit. Paralajmërime të ngjashme ka bërë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka thënë se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit e as të nominuarin e koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, për kryeministër të Kosovës. Memli Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar përfundimtar nëse Veseli do të propozohet për kryetar të Kuvendit. "Politika është interesante, veçanërisht në Kosovë dhe veçanërisht kur kemi zgjedhje. Por, ne shpresojmë që do të jetë zoti Kadri Veseli – po e them edhe personalisht – për arsye që e ka kredibilitetit politik dhe mbështetjen politike, si dhe peshën politike, ndoshta për të udhëhequr më fuqishëm në mandatin e ardhshëm Kuvendin e Kosovës, sidomos kur kihet parasysh që do ta kemi një opozitë të fuqishme të përbërë prej Vetëvendosjes dhe LDK-së”, ka thënë ai. “Në anën tjetër, mund të jetë një kryetar, i cili mund ta menaxhojë në mënyrën më të mirë të mundshme Kuvendin. Por, ta shohim. Realisht, as unë nuk kam mandat që të them sot se kjo është çështje e kryer". Por, Albulena Haxhiu, deputete e zgjedhur e Lëvizje Vetëvendosje, thotë për Radion Evropa e Lirë se deputetët e këtij subjekti politik, i cili është i dyti me radhë për kah numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës, do të marrë pjesë në mbledhjen konstituive të Kuvendit. Ajo ka ripërsëritur se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, do të votojnë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit. "Natyrisht që do ta kundërshtojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, në qoftë se propozohet një emër i tillë, për faktin se kryetari i Kuvendit duhet të jetë figurë unifikuese dhe jo përçarëse. Veseli ka dështuar që ta përfaqësojë interesin e secilit deputetë përbrenda Kuvendit, dhe t'i përfaqësojë sa më mirë interesat e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Madje, shpeshherë ka kërcënuar dhe ka fyer deputetët e Kuvendit, prandaj ne nuk mund ta përkrahim një njeri të tillë", thotë Haxhiu, njofton REL. Por, Haxhiu ka shtuar se , marrë parasysh aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili i jep të drejtën subjektit politik me më së shumti ulëse në Kuvendin e Kosovës që ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në këtë rast koalicionit PAN, atëherë, siç thotë ajo, propozimi i një emri tjetër nga ky koalicion ka mundësi ta marrë përkrahjen e deputetëve të Kuvendit. "Ne jemi të bindur që përbrenda këtij koalicioni (PAN) ka njerëz, të cilët mund ta mbajnë këtë pozicion, ka njerëz, të cilët mund të marrin përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. U bëjmë thirrje që ta bëjnë një propozim të tillë", tha Haxhiu. Sidoqoftë, konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e kryetarit të tij, i hapë rrugë krijimit të Qeverisë së re të vendit. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve, formimi i Qeverisë i takon koalicionit PAN, por kërkohet që ky koalicion të sigurojë minimumin prej 61 votave. Përfaqësuesit e këtij koalicioni, kanë thënë se pas konstituimit të Kuvendit, brenda një kohë shumë të shkurtë do të mbahet edhe seanca e dytë e Kuvendit, ku do të votohet për Qeverinë e re.
The post Kuvendi pritet të nisë punën me përplasjet rreth kryetarit appeared first on INSAJDERI. |
Putin mund të ketë më shumë pasuri se Bezos dhe Gates së bashku Posted: 02 Aug 2017 08:28 AM PDT Themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, dhe bashkë-themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, njihen si njerëzit më të pasur në botë, mirëpo sipas një financieri amerikan, presidenti rus Vladimir Putin është ai cili zë vendin e parë. Bill Browder, një financier amerikan, javën e kaluar u bëri të ditur senatorëve se presidenti rus është më i pasur se të dy Bezos dhe Gates, së bashku. Shefi ekzekutiv i Menaxhmentit të Hermitage Capital tha se Putin ka një pasuri me vlerë 200 miliardë dollarë, shkruan The Independent duke u bazuar në një artikull të Neësëeek. Kompania e Browder ishte dikur investitor në Rusi, dhe se ai ishte aksionar në Gazprom, Surgutneftegas dhe ndërmarrje të tjera shtetërore ruse në vitet 1990. Rreth asaj kohe, Putini supozohet se ka bërë një marrëveshje me biznesmenët rusë, dhe kjo si rezultat e bëri “njeriun më të pasur në botë”, pretendon Broëder. Neësëeek raporton se sipas formës zyrtare të pasurive të presidentit – një rregull e detyrueshme publike për të gjithë zyrtarët e qeverisë ruse – ai përfiton 133,000 dollarë në vit dhe ka një apartament modest në Moskë. Të dy, Bezos dhe Gates kanë vlerë më shumë se 90 miliardë dollarë sipas të dhënave të Bloomberg. /Insajderi.com
The post Putin mund të ketë më shumë pasuri se Bezos dhe Gates së bashku appeared first on INSAJDERI. |
Neymar përshëndet Messin, thuajse zyrtarizon largimin nga Barca Posted: 02 Aug 2017 08:16 AM PDT Kanë kaluar shumë momente fantastike dhe kanë fituar shumë trofe që kur Neymar iu bashkua Barcelona-s në vitin 2013 dhe largimi i tij nga katalanasit, nuk kishte si të mos prekte edhe yllin e ekipit, Lionel Messi-n. I tillë ishte edhe mesazhi që argjentinasi shkruajti për të në "Instagram", përmes një video, menjëherë sapo u konfirmua largimi i 25-vjeçarit nga "Camp Nou". "Ishte një kënaqësi shumë e madhe të ndaja gjithë këto vite me ty miku im @neymar jr. Të uroj shumë fat në këtë etapë të re të jetës tënde. Do të shihemi. Të dua shumë" –përfundoi Messi. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e Neymar, i cili shkruajti: "Faleminderit vëlla. Do të më marrë malli."(supersport)
The post Neymar përshëndet Messin, thuajse zyrtarizon largimin nga Barca appeared first on INSAJDERI. |
Pajaziti beson se Qeveria mund të formohet nesër Posted: 02 Aug 2017 08:12 AM PDT Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se seanca e nesërme do t'iu jap fund spekulimeve të kohës së fundit. "Mendoj se seanca e nesërme do t'iu jap fund të gjitha spekulimeve. Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka bërë të gjitha përgatitjet dhe përveç votave të partnerëve, besojmë që do të ketë vota të mjaftueshme për t'i zgjedhur organet e Kuvendit dhe rrjedhimisht për ta votuar qeverinë", ka thënë Pajaziti. "Mendoj se ka mund të jetë një interpretim më ndryshe, përndryshe edhe zotëri Krasiniqi e ka sqaruar se kandidat për kryetar kuvendi është zotëri Veseli dhe do të jetë i nominuari dhe do të jetë nesër i zgjedhuri i koalicionit, zotëri Veseli është njeriu i duhur për ta udhëhequr Kuvendin", ka thënë ai. Pajazit ka hedhur poshtë të gjitha mundësit që Veseli të mos zgjidhet kryetar, ai në RTK tha se nuk kanë përgatitur ndonjë skenar tjetër, përcjell lajmi.net. "Nuk është përgatitur ndonjë skenar, por nëse shkon gjithçka në rregull mund të kryhet edhe votimi i mandatarit të qeverisë. Nesër bëhet zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit", ka thënë ai. "Mendoj se kjo është çështje që mund ta administrojmë brenda koalicionit. Jemi fokusuar për t'iu dhënë udhë proceseve. Çështja e ndarjeve të resoreve është e brendshme dhe teknike", ka thënë Pjaziti. /Lajmi.net/
The post Pajaziti beson se Qeveria mund të formohet nesër appeared first on INSAJDERI. |
Zëvendëskryeministri rus shpallet person non grata në Moldavi Posted: 02 Aug 2017 08:00 AM PDT Ministria e Jashtme e Moldavisë ka thënë se zëvendëskryeministri rus Dmitry Rogozin është shpallur “person non grata”, pas kometeve që ai ka bërë rreth Moldavisë gjatë një interviste në një kanal televiziv rus. Qeveria e ka miratur masën e propozuar nga ministri i Jashtëm, Andrei Galbur, i cili përcakton se, Rogozinit i ndalohet hyrja apo transporti përmes territorit të Moldavisë "Bazuar në komentet e zëvendëskryeministri rus, qeveria moldave e ka shpallur Dmitry Rogozin “person non grata”, duke i ndaluar hyrjen në Moldavi, ka thënë ministria përmes një deklarate. Qeveria e ka sqaruar vendimin duke cituar deklarata publike kontraverse të Rogozinit rreth Moldavisë, popullit dhe qeverisjes së saj më 28 korrik, ditën kur autoritetet rumune i kanë ndaluar Rogozinit fluturimin në territorin e Rumanisë. Rogozin kishte planifikuar të mbante takim me presidentin prorusë të Moldavisë, Igor Dodon dhe të marrë pjesë në festimet kontraverse të 29 korrikut të inicuara nga Moska, për të shënuar 25 vjetorin e të ashtuquajturit operacion paqeruajtës në regjionin e ndarë të Moldavisë, Transdniester. Deklarimi i pavarësisë nga separatistët e rajonit Transdniester në vitin 1990 nuk është njohur ende nga asnjë vend. Transdniestria, i ka qëndruar besnike Moskës, nga rënia e Bashkimit Sovjetik, njofton REL. Rusia mban në këtë rajon 1200 forca ushtarake, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të Moldavisë për t'i zëvendësuar të njëjëtit me paqeruajtës ndërkombëtarë. Rogozin ka qenë cak i sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Kanadaja për shkak të mbështetjes së tij publike të aneksimit të paligjshëm të Krimesë. Si shkak i këtyre sanksioneve atij i ndalohet hyrja në vendet e BE-së.
The post Zëvendëskryeministri rus shpallet person non grata në Moldavi appeared first on INSAJDERI. |
Gjukaj: Nuk ndërpritet nxjerrja e thëngjillit, KEK-u arriti marrëveshje me dy familje Posted: 02 Aug 2017 07:45 AM PDT Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, ka siguruar se Kosova nuk do të përballet me krizë energjetike. Gjukaj, në një konferencë me gazetarë të mërkurën pasdite, ka bërë të ditur se KEK-u ka arritur marrëveshje, fillimisht me dy familje, që mundëson korporatës që të vazhdojë nxjerrjen e thëngjillit në fshatin Shipitullë. Vetë Gjukaj kishte alarmuar pas pak ditësh se Kosova mund të përballet me krizë energjetike, pasi ka vetëm edhe dy javë rezerva thëngjilli. "Sot kemi dy familje, Grajçevci dhe Berisha, të cilat kanë reflektuar pozitivisht dhe kanë pranuar ofertën e përgatitur disa ditë me parë. Këto familje kanë qenë në zonën e parë të punës kjo ofertë i mundëson korporatës që të fillojë me operimin", tha Gjukaj. Kreu i KEK-ut tha se gjesti i këtyre dy familjeve e ndihmon shumë procesin dhe Kjo e ndohmon procesi. Ai iu bëri thirrje edhe banorëve të tjerë, shtatë familjeve të tjera, që të pranojnë ofertën e shpronësimit. "Do të ishte një ndihmë e madhe për neve nëse dhe banorët e tjerë reflektojnë dhe e pranojnë ofertën". Gjukaj thotë se Ligji i Shpronësimit i dëmton këta banorë. The post Gjukaj: Nuk ndërpritet nxjerrja e thëngjillit, KEK-u arriti marrëveshje me dy familje appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 02 Aug 2017 07:43 AM PDT Ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku është takuar me ish-presidentin amerikan George W. Bush në Dallas të Teksasit. Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Ëashington, takimi ndodhi pasi Kosova po i afrohet përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, kur duhet të kujtojmë miqtë dhe aleatët tanë më të çmuar. E përveç takimit Bush mori edhe një letër nga Pavarësia, vajza e parë e lindur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Çitaku, sot, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook ka treguar se ish-presidenti Bush i është përgjigjur Pavarësisë. "Presidenti Bush është emocionuar shumë nga letra që mori. Edhe ai i ka shkruar një letër asaj. 'Zoti të bekoftë ty, familjen tënde dhe vendin të tënd'", ka shkruar Çitaku në Facebook, të cilës ia ka bashkangjitur një fotografi në të cilën shihet se çfarë i ka shkruar ish-presidenti Bush Pavarësisë. "E dashur Pavarësia, Faleminderit për letrën tënde. Shpresoj që të takohemi një ditë. Zoti të bekoftë ty, familjen tënde dhe vendin tënd", shkruante në letrën e ish-presidentit Bush. The post Bushi e bekon Pavarësinë appeared first on INSAJDERI. |
Arabia Saudite deklarohet për herë të parë për sulmet e 11 shtatorit Posted: 02 Aug 2017 07:43 AM PDT Avokatët të cilët e përfaqësojnë Arabinë Saudite pohojnë se prokurorët nuk mund të provojnë se Mbretëria i ka përkrahur njerëzit të cilët lidhen me Al-Kaidën. Arabia Saudite ka kërkuar nga gjykatësi amerikan që t'i hedhë poshtë 25 akuza të cilat janë në lidhje me përkrahjen e pretenduar të këtij vendi sulmeve të 11 shtatorit 2001, tregojnë dokumentet gjyqësore. Në parashtresën pranë Gjykatës amerikane të Qarkut në Manhattan, avokatët të cilët e përfaqësojnë Arabinë Saudite pohojnë se prokurorët nuk mund të provojnë se Mbretëria i ka përkrahur njerëzit të lidhur me Al-Kaidën, e të cilët kanë kidnapuar aeroplanët dhe me to janë përplasur në Qendrën Botërore Tregtare në Nju Jork dhe në Pentagon, dhe e rrëzuan fluturaken në Pensilvani. Gati tre mijë njerëz ishin vrarë në ato sulme. Arabia Saudite pohon se ajo ka merituar imunitet sovran. James Kreindler, avokati i cili përfaqëson të vrarët në sulmet e 11 shtatorit, i ka thënë Reuters, se parashtresa ishte e papritur, transmeton gazetametro.net. "Kemi sasi të mëdha të pohimeve mbi atë se çfarë kanë bërë organizatat saudite. Arabia Saudite nuk mund të fshihet prej fakteve", ka thënë ai. Avokatët e Arabisë Saudite kanë paraqitur disa shembuj, për të cilat thonë se i mbështesin pretendimet e tyre. Një nga pretendimet e tilla është raporti përfundimtar i CIA-s nga viti 2005 në të cilin pretendohet se nuk ka prova se Arabia Saudite i ka përkrahur terroristët. Por, një kohë të gjatë dyshohet se ky vend nuk ka marrë pjesë. Është e ditur se 15 nga 19 kidnapues ishin qytetarët e Arabisë Saudite, dhe se disa prej tyre janë takuar me sauditët të cilët kanë lidhje me qeverinë e tyre, si për shembull Omar al-Bayoumi, i cili është i lidhur me diplomatët saudit. The post Arabia Saudite deklarohet për herë të parë për sulmet e 11 shtatorit appeared first on INSAJDERI. |
Hekurudhat e Kosovës ndalojnë qarkullimin për shkak të krizës financiare Posted: 02 Aug 2017 07:37 AM PDT Në Kosovë nga e enjtja (3 gusht) do të ndërpritet qarkullimi i të gjithë trenave në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit. E vetmja linjë hekurudhore që do të mbahet në operim, në transportin e udhëtarëve, mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë. Ndërprerja e këtyre linjave, po bëhet për shkak të mungesës së mjeteve financiare, të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, thonë përfaqësues të hekurudhave të Kosovës. Agron Thaçi, kryeshef ekzekutiv në kompaninë "Infrakos", i ka thënë Radios Evropa e Lirë se kanë kërkuar në vazhdimësi nga institucionet qeveritare që të ndërmarrin veprime urgjente për kryerjen e obligime ligjore që ata i kanë për ndërmarrjen. "Trainkos në mungesë të mjeteve financiare ka ndaluar operimin. Më duhet të them se nuk është vetëm 'Trainkos' që ballafaqohet me probleme financiare. Kjo ndërmarrje nuk ka kryer një borxh ndaj nesh prej rreth 700 mijë eurove. Po ashtu, Qeveria e Kosovës nuk ka dhënë subvencionin vjetor që obligohet sipas ligjit për ndërmarrjen tonë, 'Infrakos', në vlerë prej 1.8 milion euro, duke na vë kështu në pozitë të rëndë financiare", sqaron Thaçi. Në bazë të Ligjit për hekurudhat e Kosovës, autoriteti kontraktues (Ministria e Infrastrukturës) parashihet që t'i mbulojë të gjitha këto shpenzime. Por, sipas autoriteteve hekurudhore, që nga ndarja e hekurudhave të Kosovës në vitin 2011, këto shpenzime nuk janë mbuluar nga ana e Qeverisë. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth pesë milionë euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj. Thaçi i bënë thirrje Qeverisë së Kosovë që të merr më shumë seriozitet këtë çështje, pasi që kjo situatë kërkon zgjidhje urgjente. Të kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës, ministri kjo përgjegjëse për hekurudhat e Kosovës, nuk janë deklaruar lidhur me këtë çështje. Ndërkohë, Agron Thaçi thotë se 'Trainkos' nuk do të lëshojë linjat e trenave pa siguruar mjetet financiare. Infrastruktura hekurudhore në Kosovë vazhdon të përballet me një gjendje jo të mirë. Binarët, ndërtesat e stacioneve, stabilimentet sinjalizuese, pastaj operimet hekurudhore, lokomotivat, vagonët e udhëtarëve, nga ekspertë të fushës konsiderohen të vjetruara dhe se për përmirësimin e tyre kërkohen investime të mëdha. Sadullah Avdiu, profesori i lëndës “Projektimi i Hekurudhave”, në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, thotë se duhet të bëhen investime, pasi që një transport i mirë hekurudhor do të shkarkonte transportin rrugor. "Është vjetërsuar traseja, infrastruktura në përgjithësi. Të gjitha këto kërkojnë investime në mënyrë që të kemi një transport të ngjashëm me vendet e perëndimit, ku transporti hekurudhor është kënaqësi dhe jo mundim dhe jo të konsiderohet vetëm për një shtresë, të cilat në pamundësi që të ofrojnë një luks përdorin transportin hekurudhor". "Vetëm çmimi nuk është arsye që të shfrytëzohet transporti hekurudhor, por duhet të jenë edhe komponente tjera, ku ndihet rahatia dhe atë e bënë vetëm infrastruktura moderne", thotë Avdiu. Ndryshe, Kosova tani më është përfshirë në projektet për modernizimin e hekurudhës, investime këto që hyjnë në pakon për investime të aprovuara në samitin e Ballkanit Perëndimor në gusht të vitit 2015 në Vjenë, në kuadër të agjendës më të gjerë të Bashkimit Evropian për promovimin e lidhjes në rajon dhe të lidhjes me BE-në. Linja hekurudhore që përshkon Kosovën më Maqedoninë dhe Serbinë, është 250 kilometra e gjatë, prej së cilës 148 kilometra janë në Kosovë dhe pjesa tjetër në Maqedoni dhe Serbi. Modernizimi thuhet të ketë filluar dhe do të finalizohet në fund të vitit 2020. The post Hekurudhat e Kosovës ndalojnë qarkullimin për shkak të krizës financiare appeared first on INSAJDERI. |
Posted: 02 Aug 2017 07:25 AM PDT Sipas studiuesit me emër të fesë islame Abdullahi Ahmed An-Na’im sheriati dhe shteti shekullar nuk janë patjetër në kontradiktë me njëri-tjetrin. Shumë njerëz e lidhin sheriatin me ligjin, por në fakt ai është i tërë sistemi normativ i fesë islame, sikurse janë paraqitur në Kur’an, suna dhe hadithet. Pra sheriati përmban edhe rregulla se si të lutesh apo të agjërosh. “Parë në këtë aspekt edhe në një shtet shekullar është e pamundur t’u mohosh myslimanëve që të mos orientohen nga sheriati. Por një shtet, qoftë me shumicë myslimane apo jo, nuk mund ta miratojë kurrë sheriatin, sepse sheriati nuk nuk është ligj i kodifikuar. Sheriati ka të bëjë me interpretime që njerëzit duhet t’i zgjedhin me bindjen e tyre.” – thotë Abdullahi Ahmed An-Na’im. Sheriati është sipas An-Na’imit “një udhëzues etik veprimi për çdo mysliman”. Dhe sipas tij shteti dhe feja duhet të ndahen në mënyrë të qartë nga njëri-tjetri. “Për mua si mysliman, shteti duhet të jetë shekullar (i ndarë nga feja), në mënyrë që unë të mund ta ushtrojë besimin tim nga bindja dhe si vendim të lirë. Pra, nga një perspektivë islame, kjo nuk ka të bëjë me iluminizmin evropian. Shtetit nuk ka se ç’i duhet, nëse unë jam ateist apo besimtar.” Sipas An-Na’im ka një dallim mes shtetit dhe politikës. Shteti nuk ka të bëjë fare me fenë, kurse për politikën feja ka rëndësi. P.sh. në Gjermani partia CDU i sheh bindjet e saj politike të frymëzuara nga krishtërimi. Jo gjithçka në botë lidhet me përfytyrimet evropiane të shetit shekullar Kur myslimanë themeluan 1.400 vjet më parë shtetin e tyre në Medinë, ai nuk ishte as islamik, as fetar. Ky shtet ishte një institucion politik, dhe as myslimanët dhe as kundërshtarët e tyre nuk e përshkruanin atë si një shtet fetar. Koncepti i shtetit islamik është një konstrukt post-kolonial që e lidh shtetin kombëtar evropian me idenë e vetëvendosjes myslimane. Jo gjithçka në botë lidhet me iluminizmin dhe përfytyrimet evropiane të shtetit shekullar. Po ashtu sipas mënyrës së të kuptuar të shtetit shekullar në Francë, Gjermania nuk do të konsiderohej si e tillë. Madje Britania e Madhe, ku mbretëresha është njëkohësisht edhe kryesuese e “Church of England” nuk do të konsiderohej si shekullare as sipas standardeve gjermane. Megjithatë të tri këto shtete konsiderohen si shekullare. Lidhja e shtetit shekullar me iluminizimin është një thjeshtëzim që nuk mbështetet tek historia evropiane. Shteti kombëtar është konstrukt evropian që iu imponua edhe vendeve të kolonizuara në Afrikë dhe në Azi. Pas shpalljes së pavarësisë në vende të ndryshme, myslimanët u gjendën në shtete kombëtare sipas përfytyrimit evropian, të cilët nuk u përgjigjeshin kulturës dhe vlerave të tyre. Fuqitë evropiane ua imponuan atyre shtetin kombëtar dhe pasojat tragjike të kësaj i shohim tani në Siri dhe në Irak. Sheriati përmban edhe rregulla ligjore, por ai nuk është ligj Sheriati nga natyra e tij nuk është diçka që mund të kodifikohet, mendon Abdullahi Ahmed An-Na’im. “Çdo kodifikim do të reduktonte kompleksitetin e një traditë të gjatë me një shumicë opinionesh kontradiktore në një këndvështrim të thjeshtë, i cili do të reflektonte pastaj vetëm mendimin e atyre që kanë për momentin pushtetin në shtet.” Sipas tij vërtet që shtete si Maroku, Mauritania apo Indonezia këmbëngulin për zbatimin e sheriatit, por kjo nuk është e ligjshme. Sepse autoritetet shtetërore përzgjedhin nga sheriati kudo në mënyrë shumë selektive dispozita, në vend që t’u lejojnë myslimanëve që të vendosin vetë. Për shumë shoqëri identiteti fetar është një tipar qendror, por ky nuk ka pasoja ligjore. Nga ana tjetër ka edhe vende jo-myslimane me fe zyrtare, si Irlanda. Në Pakistan, Iran apo Mauritani feja islame është fe shtetërore, po ato janë shtete krejt të ndryshme. Reformim i fesë islame Sot ka shumë intelektualë që bëjnë thirrje për reformimin e fesë islame, por me këtë ata kuptojnë gjëra të ndryshme. Edhe studiuesi i fesë islame Abdullahi Ahmed An-Na’im ka shkruar një libër me titullin “Drejt një Reformimi Islamik”. Sipas tij reformacioni i Luterit dhe është shumë më tepër se historia e një murgu që vari kërkesat e tij në derën e kishës. Lëvizjet transformuese kanë nevojë për një kohë të gjatë dhe janë pjesë e një konsensusi. Njerëzit e asaj kohe nuk e dinin se ishin pjesë e reformimit të fesë së krishterë. Vetëm në retrospektivë mund t’i vësh re këto procese. “Edhe në rastin e reformimit të fesë islame kemi një proces të ngjashëm. 1,6 miliardë myslimanët kanë një diapazon të madh drejtimesh besimi. Dhe reformimi nuk bëhet si me magji, sepse ka shumë ide që pranohen apo refuzohen.” – thotë Abdullahi Ahmed An-Na’im. Sipas tij për sa kohë bota islame do të imitojë modelet evropiane, ajo nuk do të jetë vërtet e çliruara prej kolonializmit. “Ne duhet t’i bazojmë modelet tona politike tek historia janë, duke u përpjekur ta zbërthejmë rëndësinë e historisë myslimane në epoka dhe rajone të ndryshme. “Unë nuk dua të imitoj modelin gjerman, francez apo britanik. Unë e formuloj doktrinën time politike në koncepte, që janë jashtë kufizimeve koloniale evropiane”, thotë Abdullahi Ahmed An-Na’im. Gjithsesi ai e lidh nevojën që sheh për reformimin e fesë islame me faktin, që kur studionte në universitetin e Khartumit në Sudan kishte nisur të kuptonte se parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut binin në kundërshtim me konceptin e sheriatit që ofrohej në leksione. Sipas tij ka mjaft myslimanë që nuk janë dakord me kuptimin tradicional të fesë islame, si mungesa e të drejtave për gratë apo e lirisë fetare. Abdullahi Ahmed An-Na’im, lindur në Sudan në vitin 1946, është ndër studjuesit më të spikatur të fesë islame në SHBA. Fushat e tij të studimeve janë legjislacioni islam, të drejtat e njeriut dhe e drejta ndërkombëtare. Një ndër librat e tij më të rëndësishëm është “The Future of Sharia: Islam and the Secular State” (2009). The post Sheriati nuk është ligj appeared first on INSAJDERI. |
Pajaziti: Nuk kemi skenar tjetër, Kadri Veseli kandidat për kryeparlamentar Posted: 02 Aug 2017 07:21 AM PDT Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se seanca e nesërme do t'iu jap fund spekulimeve të kohës së fundit. "Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka bërë të gjitha përgatitjet dhe përveç votave të partnerëve, besojmë që do të ketë vota të mjaftueshme për t'i zgjedhur organet e Kuvendit dhe rrjedhimisht për ta votuar qeverinë", ka thënë Pajaziti. "Mendoj se ka mund të jetë një interpretim më ndryshe, përndryshe edhe zotëri Krasiniqi e ka sqaruar se kandidat për kryetar kuvendi është zotëri Veseli dhe do të jetë i nominuari dhe do të jetë nesër i zgjedhuri i koalicionit, zotëri Veseli është njeriu i duhur për ta udhëhequr Kuvendin", ka thënë ai. Ai ka thënë se kandidat për kryetar kuvendi është Kadri Veseli. Për më tepër ai ka hedhur poshtë të gjitha mundësit që Veseli të mos zgjidhet kryetar. "Nuk është përgatitur ndonjë skenar, por nëse shkon gjithçka në rregull mund të kryhet edhe votimi i mandatarit të qeverisë. Nesër bëhet zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit", ka thënë Pajaziti për RTK-në. "Mendoj se kjo është çështje që mund ta administrojmë brenda koalicionit. Jemi fokusuar për t'iu dhënë udhë proceseve. Çështja e ndarjeve të resoreve është e brendshme dhe teknike", ka thënë Pajaziti. The post Pajaziti: Nuk kemi skenar tjetër, Kadri Veseli kandidat për kryeparlamentar appeared first on INSAJDERI. |
Kosova drejt garës për Oscar, QKK hapë thirrjen për aplikim Posted: 02 Aug 2017 07:19 AM PDT Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapë thirrjen për aplikim, për propozimet e filmave të metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar, shkruan KultPlus. "Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2016 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga "Academy of Motion Picture Arts and Sciences"", është thënë në njoftimin e QKK-së, mirëpo edhe pse thirrja është hapur, jo ndonjë film kosovar, tash për tash është prezantuar në kinema. Filmat që kanë pasur premierën këtë vit, por që ende nuk i kanë plotësuar kriteret e Akademisë, janë filmat "Eho", me regji të Dren Zherkës dhe filmi "T'padashtun", me regji të Edon Rizvanollit. Ndërkohë, ka edhe filma të tjerë që janë në proces e sipër të përfundimit të projekteve, por nëse do të arrijnë që të përmbushin këto kritere, mbetet të shihet. The post Kosova drejt garës për Oscar, QKK hapë thirrjen për aplikim appeared first on INSAJDERI. |
Regjistrohen të gjithë deputetët e legjislaturës së re Posted: 02 Aug 2017 07:13 AM PDT Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se ka përfundon procesi i regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI. "Të 120 deputetët e Kuvendit i janë nënshtruar këtij procesi, i nevojshëm për administratën e Kuvendit". Regjistrimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka filluar me 26 korrik dhe ka mbaruar me 28 korrik sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit. Mirëpo ai ka zgjatur edhe dy ditë tjera pasi që deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës nuk e kanë bërë me kohë. /Insajderi.com The post Regjistrohen të gjithë deputetët e legjislaturës së re appeared first on INSAJDERI. |
“Gjeje dallimin?” – thotë Shpend Ahmeti Posted: 02 Aug 2017 07:06 AM PDT Kryetari i Komunës së Prishtinës e ka bërë një krahasim mes punës së tij në këtë komunë dhe nivelit qendror. Ai ka marrë disa shembuj, duke krahasuar punën në ato kompani. Ahmeti ka përmendur tri kompanitë më të mëdha në vend, për të cilat thotë se po shkojnë drejt kolapsit. Gjeje dallimin: KEK para kolapsit! Trainkos para kolapsit! PTK para falimentimit!", ka shkruan Ahemti në llogarinë e tij në Facebook. Si krahasim me nivelin lokal, kreu i komunës së Prishtinës, Ahmeti, ka marrë disa kompani, për të cilat thotë se, për dallim nga kolapsi i kompanive qendrore, ato po shënojnë rritje. "Trafiku Urban hap vende të reja të punës, blen autobusë, rrit pagat, paguan me kohë! Ndërmarrja Publike Banesore nga 5 mijë në 300 mijë euro profit, kthen rregullin rrit shërbimet! Hortikultura mbjell mbi 1 milion lule, mirëmban mbi 1 milion metra katrorë gjelbërim", ka shkruar Ahmeti. "Tri të parat ndërmarrje publike të nivelit qendror! Tri te fundit ndërmarrje publike në Prishtinë!", ka përfunduar postimi i tij./Insajderi.com The post "Gjeje dallimin?" – thotë Shpend Ahmeti appeared first on INSAJDERI. |
You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |