INSAJDERI: “Lirak Çelaj: S’e përkrahim Pacollin, tërheqjen time e dëshiron edhe Shpendi” plus 19 more

INSAJDERI: “Lirak Çelaj: S’e përkrahim Pacollin, tërheqjen time e dëshiron edhe Shpendi” plus 19 more


Lirak Çelaj: S’e përkrahim Pacollin, tërheqjen time e dëshiron edhe Shpendi

Posted: 26 Aug 2017 09:38 AM PDT

PDK nuk e ka në plan të përkrahë Behgjet Pacollin edhe nëse i hynë garës për Kryetar të Prishtinës. Lirak Çelaj thotë se tërheqjen e PDK-së e dëshiron edhe Shpend Ahmeti. Por, ka thënë se Pacollin madje s'e shohin as si konkurrent real në garën për qytetin më të rëndësishëm në Kosovë.

 

Behgjet Pacolli ende nuk e ka qartësuar nëse do të jetë kandidat për Kryetar të Prishtinës.

Por, e qartë është se nuk do ta ketë përkrahjen e Partisë Demokratike të Kosovës, pavarësisht nëse vendos t'i hyjë garës për të marrë nën udhëheqje qytetin më të madh në Kosovë.

Lirak Çelaj i PDK-së ka thënë se s'kanë pasur asnjë diskutim për të përkrahur Pacollin për Shef të Prishtinës. Ka thënë se as nuk do të ketë pasi Kryetari i AKR'së nuk është konkurrent për të udhëhequr me Prishtinën.

"Nuk ma merr mendja që edhe me kandidu, unë mendoj që, edhe elektorati jonë i Prishtinës, është vetëdijesuar dhe nuk e sheh Pacollin si konkurrent potencial", ka thënë ai.

Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prishtinës ka thënë se përpos Pacollit tërheqjen e tij prej garës e kërkon edhe kandidati i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

"Besoj se jo vetëm Pacolli por edhe Shpendi e dëshiron tërheqjen time nga gara. Në këtë sfidë, i vetmi preokupim imi është fitorja, pa kalkulime", ka thënë Çelaj të shtunën, për Express.

Në garë për të udhëhequr me Prishtinën janë: Shpend Ahmeti nga VV-ja, Arban Abrashi nga LDK-ja, Arbër Vllahiu nga AAK-ja, Shyqyeri Bytyqi nga NISMA dhe ende nuk dihet se a do të jetë Behgjet Pacolli nga AKR-ja.

Zgjedhjet komunale do të mbahen më 22 tetor.

Sidoqoftë, PDK asnjëherë s'ka arritur rezultatet të mira në Prishtinë. Në zgjedhjet e fundit kishin pësuar humbje të thellë duke kandiduar Agim Çekun, një ish-komandant me prejardhje nga Peja.

PDK kishte dështuar në Prishtinë edhe me kandidat me kredenciale akademike. Astrit Salihu pati dështuar të bëhet Kryetar i Prishtinës duke garuar kundër Isa Mustafës, i cili pati fituar pa balotazh.

Ish-Partia e Thaçit e tash e Kadri Veselit pasluftës kishte garuar edhe me Nënkryetarin e parë të PDK-së, Fatmir Limajn, por edhe ai pati dështuar përballë LDK-së, e cila ka udhëhequr me Prishtinën deri më 2013 kur pushtetin e mori Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.

The post Lirak Çelaj: S'e përkrahim Pacollin, tërheqjen time e dëshiron edhe Shpendi appeared first on INSAJDERI.

Skuadra e re e Memushajt

Posted: 26 Aug 2017 08:07 AM PDT

Ashtu siç ishte paralajmëruar prej ditësh, lojtari i kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, është transferuar te Benevento dhe do të vazhdojë të luajë në Serinë A.

Sipas asaj që zbulon e përditshmja "La Gazzetta dello Sport", vlonjati është huazuar me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 1 milion euro. 30-vjeçari pritet që shumë shpejt të zyrtarizohet në skuadrën e re dhe të rinisë aventurën sezonale në nivelin më të lartë të futbollit italian.

Vjet, Memushaj luajti mjaft mirë te Pescara, tashmë e rikthyer në Serinë B, kështu që fitoi interesin e disa skuadrave italiane, por destinacioni i tij i preferuar qe Benevento dhe e arriti synimin. "Telesport" i uron një sezon të mbarë!

The post Skuadra e re e Memushajt appeared first on INSAJDERI.

Belgjikë: Prokurorët kanë hapur hetim “terrori” pas sulmit me thikë

Posted: 26 Aug 2017 08:04 AM PDT

Prokurorët e Belgjikës e kanë hapur një hetim për "përpjekje terroriste për vrasje", pasi një person i sulmoi dy ushtarë me thikë në Bruksel.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Belgjikës tha sot se i dyshuari 30 vjeçar, mbrëmë ishte qëlluar dy herë nga policia dhe ishte dërguar në spital në gjendje kritike shëndetësore.

Më vonë ai vdiq në spital nga plagët e pësuara.

Zyra e prokurorit tha se i dyshuari ishte shtetas i Belgjikës me origjinë nga Somalia.

Autoritetet e kanë bastisur banesën e tij gjatë natës në qytetin Bruzh, 100 kilometra në veriperëndim të Brukselit, por nuk kanë paraqitur më tepër detaje.

Prej marsit të vitit të kaluar, Belgjika është në gjendje të gatishmërisë së lartë, pasi në aeroport dhe në metron e Brukselit ishin vrarë 32 vetë.

The post Belgjikë: Prokurorët kanë hapur hetim "terrori" pas sulmit me thikë appeared first on INSAJDERI.

Familjarët e viktimave tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në bjeshkët e Deçanit

Posted: 26 Aug 2017 08:02 AM PDT

Në aksidentin e rëndë të ndodhur dje në bjeshkët e Deçanit, ku dy persona humbën jetën, Gëzim Nitaj dhe vajza e tij 16 vjeçe Agnesa Nitaj, nga fshati Drenoc, për TV Dukagjinin kanë rrëfyer familjarët e tyre.

Vëllai i të ndjerit Gëzim Nitaj, Vllaznimi,  i cili i shpëtoi aksidentit, thotë se ata kishin ardhur nga Gjermania, dhe ishin nisur për t'i vizituar prindërit e tyre në bjeshkët e Deçanit.

Sipas tij e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti në automjet.

Ai tregon se me ndihmën e disa studenteve nga Çekia, ka arritur të nxjerr trupat e tre fëmijëve të tjerë, të cilët sot janë jashtë rrezikut për jetë.

Varrimi i të ndjerëve bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Drenoc.

The post Familjarët e viktimave tregojnë se si ndodhi aksidenti tragjik në bjeshkët e Deçanit appeared first on INSAJDERI.

Vetëvendosje fajëson Gjykatën Kushtetuese për krizën e krijuar në vend

Posted: 26 Aug 2017 08:00 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të lëshuar tri vite më parë, duke e quajtur skandaloz dhe i cili po vazhdon të lërë pasoja tragjike për Kosovën.

Sipas VV-së, aktgjykimi KO119/14 vendosi që në Kosovë të institucionalizohet kriza.

"Kushtetuta shkruan se e drejta për propozim të Kryetarit të Kuvendit i takon "grupit më të madh parlamentar" dhe kjo në të gjitha vendet me demokraci parlamentare interpretohet si e drejtë e atij grupi që ka me vete shumicën e mjaftueshme për ta zgjedhur Kryetarin. Pra nëse nuk e ka njëri grup, kalohet te grupi tjetër për të parë se a e ka atë shumicë. Mirëpo Gjykata Kushtetuese vendosi ta lexojë Kushtetutën në mënyrë perverse, duke u shprehur se kjo e drejtë i takon vetëm subjektit më të madh të regjistruar në KQZ. Pra, jo më Kuvendi e Grupi Parlamentar, por KQZ-ja dhe Subjekti Politik na u bënë kategori kushtetuese dhe faktorë për zgjidhjen e Kryetarit të Kuvendit. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese u ndërmorr në një periudhë kur vendi ishte fare pranë çlirimit prej kapjes së shtetit nga ana e PDK-së. Dhe siç po shihet, edhe tre vjet më vonë, ky vendim është kryekëput instrument në dorë të PDK-së, e cila për p ushtet është gati edhe ta shkatërrojë shtetin që e ka kapur dhe e ka bllokuar", thuhet në një postim të Vetëvendosjes”.

“VV thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një vendim i padrejtë, i marrë prej Gjyqtarësh të anshëm, të cilët madje pikërisht gjatë mbledhjeve për të marrë atë vendim i zhdukën shënimet e mbajtura gjatë hartimit të Kushtetutës, pikërisht sepse në ato shënime shpjegohej saktë e qartë se si e rregullon Kushtetuta këtë çështje”.

"Shënimet u gjetën vetëm disa muaj më vonë, gjë që tregon edhe mungesën e mentalitetit shtetformues të kapësve të shtetit dhe të përfaqësuesve të tyre në Gjykatë Kushtetuese. Në qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje gjykatat do të çlirohen nga kapja, dhe aktvendime të tilla që janë të padrejta dhe që e bllokojnë përparimin në Kosovë, nuk do të ketë më", thuhet në komunikatë.

 

The post Vetëvendosje fajëson Gjykatën Kushtetuese për krizën e krijuar në vend appeared first on INSAJDERI.

Digjet një shtëpi në Pejë

Posted: 26 Aug 2017 06:36 AM PDT

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Dubovë të Pejës, pronë e një personi i cili gjendet jashtë shtetit.

Njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin, ndërsa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

The post Digjet një shtëpi në Pejë appeared first on INSAJDERI.

Zidane konfirmon lëndimin e yllit të realit

Posted: 26 Aug 2017 06:30 AM PDT

Ziendien Zidane ka konfirmuar se Raphael Varane nuk do të luajë ndaj Valencias

Raphael Varane, mbrojtësi i Real Madridit, do të mungoj në ndeshjen ndaj Valencias. Francezi ka lënduar muskulin e këmbës, dhe të dielën do të pushoj.

"Varane dëshiron të luajë, por unë nuk dua ta rrezikoj. Për mua është shumë e rëndësishme shëndeti i lojtarit", ka deklaruar Zinedine Zidane në konferencën për media para ndeshje me Valencian.

“Ai ka lënduar muskulin. Kjo ndodhi në ndeshjen e parë të Superkupës në Barcelonë", ka theksuar strategu francez, përcjell Express.

Kurse, Real Madridit në ndeshjen ndaj Valencias do t'i mujojnë Jesus Vallejo e Sergio Ramos, për shkak të lëndimit, dhe Cristiano Ronaldo, i cili është i suspenduar.

The post Zidane konfirmon lëndimin e yllit të realit appeared first on INSAJDERI.

Hahn-Mustafës: Urgjente formimi i qeverisë pro evropiane

Posted: 26 Aug 2017 06:27 AM PDT

Në takimin e kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn ka biseduar me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, rreth formimit të qeverisë së re.

"Është urgjente formimi i qeverisë së re pro evropiane, stabile dhe reformatore në Kosovë", ka shkruar Hahn.

Në samitin jo formal që po mbahet në Tiranë, tema kryesore e diskutimit është ajo e integrimit ekonomik të rajonit.

Hahn ka theksuar se ky integrim nuk është zëvendësim për anëtarësimin e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim përveç nikoqirit Edi Rama, do të marrin pjesë  kryeministri në detyrë i Kosovës Isa Mustafa, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i Malit të Zi Dushko Markoviq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiq, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiq, si dhe komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

The post Hahn-Mustafës: Urgjente formimi i qeverisë pro evropiane appeared first on INSAJDERI.

Mustafi pajtohet t’i bashkohet Interit

Posted: 26 Aug 2017 06:17 AM PDT

Shkodran Mustafi ka rënë dakord të largohet nga Arsenali për Interin, sipas Sky në Itali.

Interi dëshiron të marrë Mustafin në huazim me qëllim të një lëvizje të përhershme, vetëm 12 muaj pasi Arsenali kishte paguar 35 milionë funte për ta nënshkruar atë nga Valencia.

Arsene Wenger ishte pyetur për të ardhmen e Mustafit të Enjten në konferencë për shtyp.

“Është shumë e vështirë për mua të flas për raste individuale”, kishte thënë Wenger

The post Mustafi pajtohet t'i bashkohet Interit appeared first on INSAJDERI.

Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë

Posted: 26 Aug 2017 06:12 AM PDT

Gjergj Fishta, përveç krijimtarisë letrare shquhej edhe për mbështetjen që jepte për t'i harmonizuar raportet mes feve të shqiptarëve.

"Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqiptarët qenkan Musliman

Atherë… Na Kristianët, do ti shkriejmë kryqet tona dhe do ti bajmë fishek, me mbrojt vllaznitë tanë musliman shqiptarë", është ky një citat i At Gjergj Fishtës i cili tregon shumë për harmoninë fetare në mes shqiptarëve.

Madje, poeti i madh shqiptar Fishta në çdo festë të besimit mysliman lidhte një varg llambash me ngjyra që nga Kisha e fretërve e deri tek xhamia në piacë.

Kjo tregon se përjetësisht mes krerëve të besimeve fetare në Shqipëri gjithnjë ka ekzistuar një harmoni e mrekullueshme fetare

The post Ja si shprehej Fishta për myslimanët shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

Shtëpia e Bardhë braktiset edhe nga këshilltari i antiterrorizmit

Posted: 26 Aug 2017 06:07 AM PDT

Sebastian Gorka, këshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, për luftën kundër terrorizmit, është larguar nga funksioni i tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas bën të ditur shtypi amerikan, Sebastian Gorka është emri i fundit që i ka dhënë lamtumirën administratës Trump.

Disa burime kanë pretenduar se Gorka ka dhënë dorëheqjen, ndërsa një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë nën mbrojtjen e anonimatit ka konfirmuar se këshilltari i Trump për antiterrorizmin nuk punën më në Shtëpinë e Bardhë, por duke shtuar se "Gorka nuk ka dhënë dorëheqjen". Kjo bëri që largimi i tij nga funksioni të komentohet si shkarkim.

Largimi apo shkarkimi i Gorka nga detyra ishte një zhvillim që pritej, pasi Presidenti Trump largoi nga Shtëpia e Bardhë javën e kaluar edhe me kryekëshilltarin Steve Bannon.

Përpara funksioneve të tyre në qeverinë e Trump, këshilltarët Gorka dhe Bannon, që mbrojnë pikëpamje të ngjashme në fushën e sigurisë kombëtare dhe atë të luftës kundër terrorizmit, punonin së bashku në portalin "Breitbart News", një platformë në mbështetje të ekstremit të djathtë amerikan.

Thuhet se një rol kyç në largimin e Gorka nga Shtëpia e Bardhë ka John Kelly, që javën e kaluar filloi zyrtarisht detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Shtëpisë së Bardhë. Krahas Gorka dhe Bannon, emra të tjerë që janë larguar, shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqjen që pas ardhjes së tij në detyrë janë gjithashtu shefi i stafit, Rience Priebus, zëdhënësi Sean Spicer dhe drejtori i komunikimit, Anthony Scaramucci.

The post Shtëpia e Bardhë braktiset edhe nga këshilltari i antiterrorizmit appeared first on INSAJDERI.

Ulen importet nga Gjermania

Posted: 26 Aug 2017 06:03 AM PDT

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 7 muajt e parë të këtij viti llogariten 7.1 % të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e dytë tregtar, pas Italisë, e duke lënë pas Greqinë dhe Kinën.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), megjithëse Gjermania llogaritet partneri i dytë tregtar, importet prej saj ranë me 5.7 % dhe llogariten 10.9 % të totalit të mallrave të importuara. Ndërsa eksportet zunë 5.1 % të totalit të mallrave të eksportuar.

Referuar raportit mbi tregtinë e jashtme të publikuar nga INSTAT-i, importet për periudhën janar-korrik llogariten 29.473 milionë lekë dhe eksportet 6.455 milionë lekë.

Në vëllimin e importeve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi "makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi", pasuar nga grupi "materiale ndërtimi dhe metale".

Por, nëse grupi "makineri pajisje dhe pjesë këmbimi" ka patur rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016 me 1.872 milionë lekë, grupi "materiale ndërtimi dhe metale" ka një përgjysmim të importit krahasuar me 2016. Nga 8.925 milionë lekë që janë importuar në 2016, shtatë-mujorin e këtij viti u importuan vetëm 4.674 milionë lekë.

Bashkëpunimi ekonomik me Gjermaninë në vitet e ardhshme parashikon projekte të rëndësishme në fushën e infrastrukturës. Kontributi 25-vjeçar i Gjermanisë për Shqipërinë ka arritur në 1 miliardë euro duke u kthyer në partnerin tonë më të madh bilateral.

Rëndësi e veçantë pritet t'i jepet në këtë bashkëpunim edhe nxitjes së investimeve në sektorët strategjikë, si zhvillimi ekonomik, turizmi, bujqësia, transporti dhe infrastruktura, e kombinuar me nxitjen e punësimit dhe trajnimit profesional.

The post Ulen importet nga Gjermania appeared first on INSAJDERI.

Brnabiq: Maqedoni nuk do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Posted: 26 Aug 2017 05:58 AM PDT

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot në Durrës se Maqedonia do të mbetet e kufizuar në aspektin e votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Këtë deklaratë ajo e dha pas një bisede jo zyrtare me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, të cilit edhe ia rikujtojë fjalët e tij, që kishte thënë se Maqedoni nuk voton për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, transmeton lajmi.net.

Ajo shtoi se ka ftuar Zaevin në nëntor të vizitojë Serbinë, shkruan B92.

Kujtojmë, se edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në takimin joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po zhvillohet në Durrës.

The post Brnabiq: Maqedoni nuk do të votojë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO appeared first on INSAJDERI.

Mimoza Kusari-Lila paralajmëron takim me Veselin dhe Haradinajn

Posted: 26 Aug 2017 05:54 AM PDT

Themeluesja e Alternativës Mimoza Kusari Lila nuk e ka mohuar se në javët në vazhdim do të ketë takime edhe me krerët e koalicionit PAN.

Megjithatë, edhe këto takime sipas saj nuk do të bëhen me qëllim arritjen e një koalicioni në mes tyre. Thotë se aktualisht me të vetmit që janë në biseda për një marrëveshje të përbashkët, është ajo me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndonëse as në seancën e gjashtë të mbajtur këtë të enjte nuk u bë konstituimi i Kuvendit, partitë politike mes vete vazhdimisht janë në konsulta me qëllim që sipas tyre t'i jepet një zgjidhje krizës aktuale të krijuar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Edhe pse në kërkim të numrave, koalicioni PAN nuk do ta ketë mbështetjen e Alternativës për një marrëveshje mes tyre.

Kryetarja e këtij subjekti tha të shtunën për Express se me të vetmit që janë në diskutime për çështje koalicioni, është Lëvizja Vetëvendosje dhe se qëndrimi i tyre politik nuk ndryshon nga ai që kanë pasur deri më tani.

"Ne fillimisht jemi duke u takuar me liderët e bllokut tjetër pra me ata të LAA-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Po natyrisht ne takohemi në Kuvendin e Kosovës si deputetë të zgjedhur por biseda zyrtare për diskutime të mëtutjeshme kjo mbetet të shihet në javët në vijim për takime me bllokun tjetër. Nuk kisha dashtë me krijuar harmonizitet për takime për shkak se është e natyrshme me u taku edhe me ta për zgjidhje, por qëndrimet politike janë të tilla që diskutimi është që së pari të diskutohet dhe eksplorohen të gjitha mundësitë e ndërtimit të koalicionit në mes të LAA-së dhe Vetëvendosjes dhe natyrisht që pastaj duhet të bisedohet për  tema të cilat përkasin me gjithë realitetin e Kosovës dhe tema që janë me peshë për Kosovën", ka vlerësuar Kusari Lila.

Ajo është shprehur e bindur se nuk do të ketë takime në aspektin që të ndërtohet një koalicion me PAN-in, por gjithçka, vetëm diskutime në kuadër të procesit zgjedhor.

"Ne absolutisht në aspektin e diskutimin me zotin Veseli  dhe Haradinaj nuk ka të bëjë kjo me çështje të ndërtimit të koalicionit pra mos të keqkuptohemi s'po flasim për mundësinë e takimit për koalicion, por nëse ka me pas takime atëherë këto takime kanë me qenë për mbarëvajtje të procesit të zgjedhor që po ndodh por qëndrimi politik është të paktën nga ana jonë Alternativa që nuk bisedojmë për koalicion me PAN-in në përbërjen që ata e kanë sot", ka thënë ajo.

Ndërkaq, kujtojmë se nënkryetari i PDK-së, si përfaqësues i PAN-it Enver Hoxhaj, në fjalimin e tij të enjten në Kuvend deklaroi se e kanë Kryeparlamentarin por nuk e kanë shumicën parlamentare. Kërkoi kohë jo më shumë se dy javë e as më pak se dhjetë ditë,  që të shohin për një zgjidhje.

Ndërkohë që nuk dihet se kur do të mbahet seanca e radhës e cila ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të zgjedhjes se Kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.

 

 

The post Mimoza Kusari-Lila paralajmëron takim me Veselin dhe Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Zidane zbulon të ardhmen e Ronaldos

Posted: 26 Aug 2017 05:54 AM PDT

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i lumtur në Real Madrid

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka një lajm të mirë për tifozët e Los Blancos. Francezi  ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo është i lumtur në Real Madrid dhe se nuk do të largohet nga kjo skuadër.

"Ronaldo është i lumtur këtu, dhe nuk do të largohet nga Real Madrid", ka deklaruar Zidane në konferencën për media para ndeshjes me Valencian, e cila luhet nesër.

Më herët është përfolur se Ronaldo mund të largohet nga Real Madridit, derisa PSG dhe Man Utd janë përmednusr si klube ku mund ta vazhdojë karrierën.

The post Zidane zbulon të ardhmen e Ronaldos appeared first on INSAJDERI.

Përfundon takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës

Posted: 26 Aug 2017 05:49 AM PDT

Ka përfunduar takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës. Në daljen për media, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ka një plan veprimi prej 115 pikash, të cilat synojnë transformimit rrënjësor të rajonit.

Është e qartë tanimë që kemi një plan veprimi me 115 pika në funksion të një transformimi rrënjësor në kuadrin e lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit, punonjësve të kualifikuar që ta bëjë rajonin shumë më tërheqës. Për ta mbyllur me këtë pjesë jemi vërtetë shumë të inkurajuar nga fakti që në nivelin politik ka një dakordësi të plotë, transmeton Alsat.

Banka Botërore është përfshirë me kërkesën tonë në mënyrë të plotë. Ky reflektim strategjik do të na vlejë për një agjentë më agresive në funksion të një rajoni më tërheqës për investimet e huaja, me një transformim rrënjësor të procedurave kufitare, me një përmirësim rrënjësor të monitorimit, dhe me krijimin e mekanizmave për reduktimin e kostove logjistike dhe komponenti tjetër për të fuqizuar ekonominë digjitale si një front të ri të rritjes ekonomike në rajon- ka thënë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

The post Përfundon takimi i kryeministrave të Ballkanit në Durrës appeared first on INSAJDERI.

Ndriçohet “Dardania” në Prishtinë

Posted: 26 Aug 2017 05:48 AM PDT

Drejtori i Shërbimeve Publike, Gent Begolli nëpërmjet një postimi në "Facebook" ka treguar ndriçimin që po bëhet nëpër lagje të kryeqytetit.

"Vazhdojmë me ndriçimin publik në Komunën e Prishtinës. Lagjja Dardania – Sante", ka shkruar ai.

 

The post Ndriçohet "Dardania" në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Vdes një kosovar nga Drenica, e shkel kamioni në Belgjikë

Posted: 26 Aug 2017 05:43 AM PDT

E premtja ka qenë dita e fundit në jetë për Armend Bujupin. Kosovari që jetonte në Belgjikë ka humbur jetën pasi është goditur nga kamioni në qytezën, Berloz, shkruan Indeksonline.

32 vjeçari nga Orllati i Drenasit ishte duke u kthyer nga puna na orën 2 të mëngjesit kur është goditur nga kamioni.

Bujupi ishte baba i dy fëmijëve ndërsa pak ditë më parë kishte festuar ditëlindjen. Viktima thuhet të ketë ndërruar jetë në vend.

The post Vdes një kosovar nga Drenica, e shkel kamioni në Belgjikë appeared first on INSAJDERI.

Shkolla që ia lejon nxënësve pirjen e duhanit

Posted: 26 Aug 2017 05:40 AM PDT

Kjo shkollë i lejon nxënësit e vet të moshës 15-vjeçare të pinë duhan gjatë pushimit të drekës dhe periudhave të tjera pushimi.

Carolyn Blanden, drejtoreshë e kolegjit "The Warakirri" në Sidnei të Australisë, ka thënë se beson se rregullat më pak kufizuese do t'i nxisin fëmijët të vazhdojnë të shkojnë në shkollë, shkruan Express.

"Në shkollën time ju mund të vinin me flokë ngjyrë të kaltër dhe me metal në fytyrën tuaj," ka thënë Blanden për Daily Telegraph.

"Dhe nëse keni nevojë për pini duhan, edhe kjo është në rregull," ka shtuar ajo.

Një studente e kësaj shkolle ka thënë se ndalesa e duhanit në shkollë në të kaluarën ka qenë njëra prej arsyeve pse ajo nuk kishte shkuar në shkollë.

 

 

 

The post Shkolla që ia lejon nxënësve pirjen e duhanit appeared first on INSAJDERI.

Kodet +377 dhe + 386 do të jenë në bashkëshfrytëzim me 383 deri më 2018

Posted: 26 Aug 2017 05:37 AM PDT

Kodet të cilat janë aktualisht në shfrytëzim +377 dhe + 386, që në fillim të vitit 2018 do të konsiderohen si kode rezervë, do të jenë në bashkë shfrytëzim bashkë me kodin e ri 383 deri në qershor të vitit 2018, kjo deri sa të kalohet nga këto kode në kodin e ri që do ta këtë Kosova. Ndërsa kodi i telefonisë fikse do të zëvendësohet me kodin e ri në dhjetor të këtij viti.

Ndryshimi për të kaluar nga një kod në një kod tjetër, nuk mund të bëhet shumë shpejt, për këtë arsye deri në qershor të vitit 2018 Kosova do të shfrytëzojë kodet rezervë, +377 dhe +386  bashkë me kodin e ri, me qëllim që çfarëdo thirrje e qytetarëve drejtuar këtyre dy operatorëve aktualë dhe kodit 383  nga jashtë drejtuar brenda  Kosovës, të  mos dështojë, tha për Radio Kosovën kryetari i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve  Elektronike dhe Postare,  Kreshnik Gashi.

" Këto kode rezervë do të bashkë ekzistojnë me kodin 383 deri në qershor të vitit 2018, me qëllim që çfarëdo thirrje e qytetarëve të ndryshëm nga jashtë  në drejtim të qytetarëve brenda Kosovës, të mos dështojë, qoftë ato në kodet që janë aktualisht, qoftë në kodin 383".

Gjithashtu Gashi theksoi se shpenzimet për mirëmbajtjen e dy kodeve rezervë për periudhën gjashtëmujore do të jenë ato që janë aktualisht aktuale.

"Mirëmbajtjen e këtyre dy kodeve do të vazhdoj shpenzimi aktual si është shpenzuar deri me tani,  sigurisht në një masë të reduktuar për shkak së me fillimin e shfrytëzimit të kodit 383 çdo thirrje që drejtohet vetëm në kodin 383 dhe nuk i shfrytëzon  kodet 377 dhe 386 të hyrat qe krijohet nga ajo thirrje shkojnë direkt në kodet e telefonisë mobile që ekzistojnë direkt në Kosovë."

Telekomi i  Kosovës ka hapur kodin + 383 në telefoninë mobile dhe fikse, i cili është duke punuar intensivisht në ndërrimin e sim kartelave të Valës dhe pritet që deri në fund të vitit 2018 të kalojë tërësisht në kodin  e ri nga kodi aktual, tha për Radio Kosovën zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, Arsim Bilalli.

"Telekomi i Kosovës ka bërë hapjen e numeracionit +383, por për të qenë ky kod funksional tek operatorët ndërkombëtarë ata duhet të hapin numeracionin 383. Deri në dhjetor të vitit 2018 duhet të përfundojë procesi i emigrimit nga procesi aktual + 377 në kodin e ri 383. "

Kodet ekzistuese +377 dhe +386 do të jenë kode rezervë deri në qershor të viti 2018, në të cilat qytetarët do të mund të thërrasin. Por kodi kryesor primar që nga janari i vitit 2018 do të jetë +383. Ndërsa deri në qershor të vitit 2018-të parashihet të shuhen së funksionari të dy kodet, +377 dhe +386.

The post Kodet +377 dhe + 386 do të jenë në bashkëshfrytëzim me 383 deri më 2018 appeared first on INSAJDERI.