INSAJDERI: “Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me “Darkën e Gurbetqarit”” plus 19 more |
- Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me “Darkën e Gurbetqarit”
- Shqipëria e rrezikuar nga sulmet shkaku i strehimit të opozitës iraniane
- “Kush është bre qiky Ablerad Tahiri” – VV reagon ndaj akuzave të zyrtarit të PDK-së
- Stavileci: VV po shmanget nga llogaridhënia për krimin dhe korrupsionin
- Vetëvendosje i bojkoton konsultimet e nesërme te Mikullovci
- Si po shndërrohen në grafite të paqes, grafitet e nazistëve
- Raporti që shpjegon sesi njeriu ndikoi në rritjen e temperaturave këtë vit
- “Jemi bij kurvash të zotë” – mënyra e Zidane për t’i motivuar lojtarët [video]
- Mësimdhënëset e shkollës “Dardania” i reagojnë PDK-së për akuzat për punësime
- Sa paguhen deputetët e Parlamentit gjerman?
- Anëtari i Kryesisë së PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn
- Çfarë pret kryesuesi Mikullovci nga seanca e së enjtes
- Lista Serbe konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive
- Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit
- PDK paralajmëron mbi 300 personalitete të reja për zgjedhjet lokale
- Liderët e VV takohen me ambasadorin O’Connell
- Rriten çmimet e ushqimit rreth stadiumit në Shkup
- Policia pakistaneze vranë katër talibanë, pas sulmit me kamion bombë
- Chris Brown i “rikthehet” Rihannas
- Ministria bënë apel për kujdes në parandalimin e zjarreve
| Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me “Darkën e Gurbetqarit” Posted: 08 Aug 2017 09:41 AM PDT Avokati dhe anëtari i AKR-së, Korab Sejdiu ka qenë duke folur për votën e kolegut të tij Labinot Tahiri nëse do të votojë apo jo për Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj, kur vet këngëtari turbo-folk i bërë deputet Labinot Tahiri në Facebook ka lajmëruar diçka krejt tjetër. Ani pse ka publikuar një fotografi të tij nga Kuvendi i Kosovës ai ka treguar se çfarë do të bëjë një ditë para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit ku pritet të zgjidhet kryetari, Labi është marrë me Darkën e Gurbetqarit. Njashtu sikurse vota e tij që është kruciale dhe vendimtare për kryetarin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, prania e Labit është kruciale edhe në "Darkën e Gurbetqarit" ku ai do të këndoj. Me një tekst të shkruar me plot gabime, Labinot Tahiri i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në këtë "darkë e cila do të mbahet në qytetin e tij në Ferizaj". Këtij qyteti Tahiri i referohet si "Ferizaj Kosovë e Shqipërisë". "Vendasëve të mi, u bëj thirje që në mënyrë masovike, te sjellin gjera ushqimore dhe preferncat e tyre, me qëllim që ta tregojmë rrespketin për Diasporën tonë të shejtë", ka shkruar Labi.
The post Labi injoron formimin e Qeverisë, merret me "Darkën e Gurbetqarit" appeared first on INSAJDERI. |
| Shqipëria e rrezikuar nga sulmet shkaku i strehimit të opozitës iraniane Posted: 08 Aug 2017 09:24 AM PDT Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi kohët e fundit Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve në 2016-n. Në të thuhet: "Irani vazhdoi aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin në 2016, duke përfshirë mbështetjen për Hezballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme",- shkruan "Iran News Update". Raporti, megjithatë, nuk përmend aktivitetet terroriste të Iranit në Evropë, të cilat në masë të madhe kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa ky shtet shton praninë dhe burimet e tij në Evropë, veçanërisht në Ballkan. Po ashtu, në këtë raport përmendet edhe shënjestrimi i Shqipërisë për aktivitete terroriste. Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert iranian, e ka quajtur atë një "një pikëmbështetje në kontinentin evropian". Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar "organizata bamirëse" dhe "organizata kulturore" që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës. Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian të opozitës, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar", – thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga "Iran News Update". The post Shqipëria e rrezikuar nga sulmet shkaku i strehimit të opozitës iraniane appeared first on INSAJDERI. |
| “Kush është bre qiky Ablerad Tahiri” – VV reagon ndaj akuzave të zyrtarit të PDK-së Posted: 08 Aug 2017 09:13 AM PDT Anëtari i Kryesisë se Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka akuzar sot Shpend Ahmetin dhe Dardan Molliqajn për një serë aferash korruptive në komunën e Prishtinës. Madje, Tahiri ka thënë se Ahmeti e Molliqaj i kanë kryer bashkë krimet në këtë komunë. E, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ish nënkryetari i komunës se Prishtinës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Dardan Sejdiu. Ai në llogarinë e tij në 'Facebook', duke ironizuar se kush është Abelard Tahiri. "Kush është bre qiky Ablerad Tahiri", ka shkruar Sejdiu në 'Facebook./Insajderi.com
The post "Kush është bre qiky Ablerad Tahiri" – VV reagon ndaj akuzave të zyrtarit të PDK-së appeared first on INSAJDERI. |
| Stavileci: VV po shmanget nga llogaridhënia për krimin dhe korrupsionin Posted: 08 Aug 2017 09:08 AM PDT Ministri në detyrë i zhvillimit ekonomik, Blerand Stavileci ka vazhduar me akuzat në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai në facebook e ka akuzuar këtë parti se po i shmanget llogaridhënies publike për krimin dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. "Partia Vetëvendosje po vazhdon t'i shmanget llogaridhënies publike për krimet dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. Edhe në konferencën e sotme, ata s'bën asgjë tjetër, përveçse dëshmuan se nuk kanë përgjigje për veprimet e kundërligjshme që ne ua kemi faktuar", ka shkruar në Facebook Stavileci. Lexo postimin e plotë: Partia Vetëvendosje po vazhdon t'i shmanget llogaridhënies publike për krimet dhe korrupsionin në qeverisjen e Prishtinës. Edhe në konferencën e sotme, ata s'bën asgjë tjetër, përveçse dëshmuan se nuk kanë përgjigje për veprimet e kundërligjshme që ne ua kemi faktuar. Si strategji dalëse, sot Xhelal Sveçla vetëm paska bërë përpjekje t'i eklipsoj ato, duke sulmuar Partinë Demokratike të Kosovës, por faktisht paska dalë edhe qesharak me pretendimet e tij, se militantët i kanë punësuar me procese transparente, sepse ishin më cilësorët. Po, cilësorë ishin për juve, por vetëm në hedhjen e gurëve dhe molotovit mbi institucione. Kurse, për dhunën e shfrenuar mbi institucione, ju madje edhe i keni paguar si mercenarë, me kontrata për shërbime të veçanta! Ky tentim-justifikim i Sveçles, në fakt, ishte edhe fyerje për krejt të papunët e Prishtinës! Përtej fyerjeve të tij, i cili është përgjegjës direkt edhe për vdekjen tragjike të dy fëmijëve në Kolovicë, ne i bëjmë thirrje kryetarit në ikje të Komunës së Prishtinës, që të mos fshihet prapa Sveçlave apo Molliqajve, por t'u jap përgjigje qytetarëve dhe të dalë e të ballafaqohet në debate publike me ne dhe me dëshmitë e keqpërdorimeve të tij. Sikur Sveçla të bënte punën e tij si duhej, në vend se të merrej me sulmet ndaj institucioneve, ajo gropë në Kolovicë nuk do ishte fatale për jetën e tyre. Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e qytetarëve, duke ua nxjerr në pah fytyrën tuaj të vërtetë. Ky është vetëm fillimi i zbardhjes së krimit dhe korrupsionit në Komunën e Prishtinës! As ne, as qytetarët, më s'do të ndalemi deri sa të jepni përgjegjësi publike dhe penale për to! The post Stavileci: VV po shmanget nga llogaridhënia për krimin dhe korrupsionin appeared first on INSAJDERI. |
| Vetëvendosje i bojkoton konsultimet e nesërme te Mikullovci Posted: 08 Aug 2017 09:03 AM PDT Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka njoftuar sot se Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në takimin konsultative që pritet të mbahet nesër. "Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca veçse është deklaruar për pjesëmarrjen tonë në këtë takim, do të thotë ne nuk do të marrim pjesë në këtë takim", tha ai. Në konferencën e sotme për shtyp të Lëvizjes Vetëvendosje ku u paraqit Sveçla, VV akuzoi PDK-në për shpifje rreth “keqpërdorimeve në Komunën e Prishtinës”. /Insajderi.com The post Vetëvendosje i bojkoton konsultimet e nesërme te Mikullovci appeared first on INSAJDERI. |
| Si po shndërrohen në grafite të paqes, grafitet e nazistëve Posted: 08 Aug 2017 08:59 AM PDT Edhe sot pas më shumë se 7 dekadave, që prej kohës së luftës së dytë botërore, Gjermania ende nuk i ka trajtuar simbolet e "urrejtjes" në vend.Fjala është për shenjën më të njohur në mbarë botën, e krijuar nga Adolf Hitleri me emrin "swastikas". Këto simbole një grup i artistëve të rrugës janë duke tentuar që ti mbulojnë në mënyrë kreative. Shenjat më famëkeqe në botë janë duke u shndërruar në grafiti të ndryshëm, me shumë ngjyra. Ideja i erdhi Ibo Omarit, pasi që parkun të cilin e frekuenton shpesh është i mbushur me swatiskas. Ky park nuk duket më i zymtë nga simbolet naziste, pasi që u janë shtuar grafitit e rinj. Tani në qytet ka shumë më pak simbole të urrejtjes, kujtime të luftës dhe Holokaustit./Insajderi.com
The post Si po shndërrohen në grafite të paqes, grafitet e nazistëve appeared first on INSAJDERI. |
| Raporti që shpjegon sesi njeriu ndikoi në rritjen e temperaturave këtë vit Posted: 08 Aug 2017 08:59 AM PDT Gazeta amerikane "New York Times" ka siguruar një kopje të rezervuar të një raporti shkencor, që lëshon alarmin mbi efektet në zhvillim të ndryshimeve klimatike. "Provat e ndryshimeve klimatike janë të shumta, nga pjesa e sipërme e atmosferës e deri te thellësitë e oqeanit", shpjegon raporti. Bëhet fjalë për një relacion të hartuar këtë vit dhe të redaktuar nga shkencëtarë që u përkasin 13 agjencive federale. Dosja është pjesë e vlerësimit kombëtar të klimës, kërkuar nga Kongresi amerikan çdo 4 vite. Në të njëjtën kohë është një shuplakë për teoritë e presidentit Trump dhe administratës së tij, që renditen përkrah skeptikëve. Sipas raportit, në SHBA, pasojat e mbinxehjes globale janë të dukshme dhe rritja e temperaturave e regjistruar 60 vitet e fundit ka ardhur si pasojë e veprimeve të njerëzve. Nga viti 1880 deri në 2015-n, temperaturat janë rritur me 1.6 gradë, e shkaqet janë të lidhura me sjelljen e njerëzve. Nga viti 1980 situata është përkeqësuar me një rritje dramatike temperaturash, që ka sjellë edhe motin më të nxehtë në 1.500 vitet e fundit. "Ka prova që tregojnë se aktiviteti njerëzor, veçanërisht emetimet e gazeve që shkaktojnë efektin serë, janë përgjegjësit kryesorë për ndryshimet klimatike të epokës industriale. Nuk ka shpjegime të tjera alternative, nuk bëhet fjalë për cikle natyrore që mund të shpjegojnë këto ndryshime klimatike". Por tani, komuniteti shkencor amerikan është në alarm maksimal, kjo edhe për faktin se presidenti Trump, apo funksionarë të administratës së tij, mund të tentojnë të rrëzojnë studimin që duhet ende të miratohet. Vet presidenti ka refuzuar gjithnjë të shprehet, nëse beson apo jo në përgjegjësinë e njeriut për ndryshimet klimatike dhe Shtëpia e Bardhë ka qenë gjithnjë shumë skeptike kur ka folur për klimën. The post Raporti që shpjegon sesi njeriu ndikoi në rritjen e temperaturave këtë vit appeared first on INSAJDERI. |
| “Jemi bij kurvash të zotë” – mënyra e Zidane për t’i motivuar lojtarët [video] Posted: 08 Aug 2017 08:41 AM PDT Trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidane, ka gjetur një mënyrë shumë interesante për të motivuar lojtarët e tij para ndeshjes së Superkupës së Europës kundër Manchester United, e cila do të luhet sot në mbrëmje në Shkup. Zidane, siç raporton mediumi spanjoll AS, ka përdorur fjalë të rënda për t’i motivuar futbollistët e tij, shkruan Insajderi. "Jemi mirë. Ta kemi të qartë, fizikisht jemi bij k…! Çdo gjë mbetet në anën mendore. Duhet të luajmë lojën tonë pa e komplikuar, sepse përfundimi është gjithnjë i njëjtë", u tha francezi lojtarëve gjatë fjalimit të mbajtur në stërvitjen e fundit në Shkup. The post "Jemi bij kurvash të zotë" – mënyra e Zidane për t’i motivuar lojtarët [video] appeared first on INSAJDERI. |
| Mësimdhënëset e shkollës “Dardania” i reagojnë PDK-së për akuzat për punësime Posted: 08 Aug 2017 08:32 AM PDT Një grup mësuesesh nga shkolla fillore "Dardani" në Prishtinë, përmes një reagimi dërguar mediave, kanë demantuar pretendimet e PDK-së, Dega në Prishtinë për punësimet politike, gjegjësisht janë punësuar si militante të Vetëvendosjes. Përmes këtij reagimi, mësueset e përmendura me emra në konferencën e PDK-së, Dega në Prishtinë më 6 gusht, kanë thënë se ato të dhëna të paraqitura në atë konferencë "nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta". "Të dhënat që kanë prezantuar nuk qëndrojnë dhe nuk janë të vërteta asnjëra që i referohen mësueseve të shkollës "Dardania", prandaj ne kemi vendosur që të reagojmë dhe të kundërshtojmë këto të pavërteta", thuhet në reagimin e këtyre mësueseve. Më poshtë ju sjellim të plotë reagimin e mësueseve të shkollës fillore "Dardania": Reagim nga mësimdhënëset e SHFMU "Dardania"- Prishtinë, kundër prezantimit në konferencë për shtyp të Partisë Demokratike të Kosovës për punësim të militantëve të partisë Vetëvendosje në shkollat e Prishtinës. Në konferencën për shtyp të Partisë Demokratike të Kosovës, të datës 06.08.2017 është prezantuar se në SHFMU "Dardania" në Prishtinë janë punësuar si militantë të Vetëvendosjes katërmbëdhjetë (14) mësuese. Ne jemi plotësisht të vetëdijshme që në muajin tetor të këtij viti (2017) do të ketë zgjedhje lokale në Prishtinë dhe qysh tani kanë filluar fushatat parazgjedhore të partive politike, mirëpo për ne si mësimdhëse dhe kontribuuese të arsimimit të brezave të rinj nuk nxit kurrfarë interesi mënyra se si partitë përzgjedhin të bëjnë fushatat e tyre dhe lidhur me këtë assesi nuk dëshirojmë dhe nuk pranojmë që të jemi pjesë e formës se fushatave të tyre dhe prezantimit të të pavërtetave. Ne mësueset e shkollës "Dardania" jemi të indinjuara me mënyrën se si në prezantimin e Partisë Demokratike të Kosovës, emrat tanë janë përmendur si të punësuara në cilësinë e Militanteve të Vetëvendosjes, gjë që nuk përmban asnjë element të vërtetë. Ky reagim i yni është vetëm në cilësinë e MËSUESEVE dhe jo si anëtare të ndonjë partie politike pasi nuk i përkasim asnjërës. Këto deklarata për ne dhe rrethin tonë kanë ndikuar në një ndjesi të keqe për faktin se nuk përmbajnë asnjë të vërtetë dhe po ashtu për faktin se ne jemi të punësuara sipas konkursit dhe procesit të rregullt të Komunës së Prishtinës. E vetmja e vërtetë që posedon kjo shpifje ndaj nesh është që realisht ne jemi punësuar kur me Prishtinën ka qeverisur Lëvizja Vetëvendosje, mirëpo punësimi jonë nuk është bërë pse ne kemi qenë apo jemi pjesë e Vetëvendosjes. Prezantimet e tilla mendojmë se e sulmojnë sistemin arsimor në Kosovë, mësuesin dhe të ardhmen e tyre por edhe nxënësit si pjesëmarrës në këtë ndodhi, pasi që si mendoni se janë ndjerë ata kur e kanë parë emrin e mësueses së tyre në media si një të punësuar në mënyrë jo të rregullt? Përshtypjet e prindërve se fëmiu i tij njohuritë po i merr nga një militante? Prandaj theksojmë që të dhënat e prezantuara nuk përmbajnë asnjë të vërtetë, kjo për faktin se për proceset rekrutuese të mësueseve në shkollën "Dardania" ekzistojnë dosjet dhe data bazat e të dhënave ku kemi qenë të ranguara dhe më pas jemi përzgjedhur të jemi pjesë e stafit të kësaj shkolle. Ku është SBASHK-u, ku është MASHT-i të cilët kanë për qëllim ndërtimin e Sistemit Arsimor dhe ruajtjen e vlerave të mësuesit. Dhe të cilët në çdo prononcim të tyre objektiv kryesor e përmendin ngritjen e cilësisë së arsimit?! A në këtë mënyrë ngritët cilësia, me shpifje të personave që bartin epitetin e profesionit më të shenjtë?! Ku është reagimi i tyre lidhur me sulmin dhe të pavërtetat e prezantuara për mësuesit?! A thua kush do të na mbrojë neve si mësuese dhe si femra?! A duhet te jemi me çdo kusht pjesë e ndonjë partie politike për të na mbrojtur shteti, shoqëria dhe organizatat vendore?! Cilit organ t'iu referohemi në mënyrë që të pastrojmë njollën e përlyer nga politizimi ?! Lidhur me këtë, ne kërkojmë nga Partia Demokratike e Kosovës që të del me fakte konkrete dhe relevante lidhur me mësueset e shkollës "Dardania" në Prishtinë se a janë anëtare apo militante të Vetëvendosjes dhe nëse ka pasur parregullsi në proceset rekrutuese këtë lëndë ta prezantojë tek organet kompetente dhe përgjegjëse. Sepse ata (PDK) duhet të kenë një 'alibi të përkryer' përkitazi gjykimit të tyre. Në të kundërtën nëse nuk posedon fakte konkrete të kërkojë falje publike për dëmin që i ka shkaktuar imazhit të këtyre mësueseve. Nga prezantimi në konferencë për shtyp shihet se ka shumë gabime për mësuesit e shkollës sonë, kjo ndoshta për faktin se këto të dhëna nuk kanë qenë zyrtare por janë mbledhur nga persona jo përgjegjës që pikërisht u shërbejnë partive të tyre. Ne presim që kjo shpifje e prezantuar në Konferencën për shtyp për mësueset e shkollës "Dardania" të tërhiqet sa më shpejt. Pavarësisht sulmeve që do të na bëhen nga çdokush, të cilat janë të natyrshme në vendin tonë sidomos gjatë fushatave parazgjedhore ne do të vazhdojmë punën në edukimin dhe mësimin e gjeneratave të reja sepse këtu ka mbetur e vetmja shpresë për zhvillimin e vendit, dhe synim kryesor të profesionit do ta kemi drejtësinë. Me respekt dhe konsideratë, Mësueset nga SHFMU "Dardania" Prishtinë. The post Mësimdhënëset e shkollës "Dardania" i reagojnë PDK-së për akuzat për punësime appeared first on INSAJDERI. |
| Sa paguhen deputetët e Parlamentit gjerman? Posted: 08 Aug 2017 08:14 AM PDT Shumë deputetë gjermanë kanë të ardhura dytësore të mëdha. A ndikon kjo në pavarësinë e parlamentit? Shumica e anëtarëve të parlamentit gjerman nuk ka të ardhura dytësore prej më shumë se 1000 euro në muaj apo 10,000 euro në vit, të cilat duhet t'i deklarojnë në mënyrë të posaçme. Megjithatë një ndër katër deputetë – pra 178 nga gjithsej 630 deputetë që ka parlamenti gjerman – ka të ardhura dytësore që e kalojnë këtë kufi. Disa prej tyre janë për shembull anëtarë bordesh mbikëqyrëse, të tjerë krahas mandatit si deputetë punojnë si avokatë, apo kanë ndonjë fermë. Sipas një studimi të Fondacionit Otto Brenner të realizuar në bashkëpunim me nismën abgeordnetenwatch.de, 178 deputetët që krahas politikës merren edhe me bizneset e tyre kanë fituar rreth 26.5 deri në 48.7 milionë euro. Arbitrarizëm? Deputeti dhe bujku Josef Rief (CDU) kritikon fatin se deputetët janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat, por jo fitimin. Ai thotë se pasi zbret nga të ardhurat shpenzimet për pagat dhe harxhimet e tjera të nevojshme për fermën prej 50 hektarësh si dhe të fermës për mbarështrimin e derrave, atij nga të ardhura prej 686.000 deri në 1,1 milionë euro, i mbeten si fitim rreth 11.000 euro. Sipas tij lista e përpiluar nga Fondacionit Otto Brenner dhe nisma abgeordnetenwatch.de është arbitrare. Edhe deputeti dhe bujku nga Brandenburgu Hans-Georg von der Marwitz thotë se ai nuk mund të heqë dorë nga ferma, meqë është zgjedhur si deputet. Edhe sipas tij lista nuk është e sakte, sepse deputetët që nxjerrin të ardhura dytësore prej leksioneve, konsulencave apo posteve në borde mbikëqyrëse sipërmarrjesh të ndryshme, nuk kanë shpenzime për personel dhe harxhime të tjera, dhe nuk u duhet të zbresin shpenzime të tilla nga të adhurat e tyre. P.sh. ish-kandidati i SPD-së për postin e kancelarit Peer Steinbrück, ka fituar që nga viti 2009 prej fjalimeve dhe referateve 1,25 milionë euro si dhe 110.000 euro të tjera si anëtar i bordit mbikëqyrës të koncernit të çelikut ThyssenKrupp. Rregulla të reja për më tepër transparencë Për shkak të akuzave se deputetët fitojnë shumë me punë dytësore, parlamenti ka vendosur në vitin 2013 një sistem të ri të përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave. Ky shkon nga 1.000-3.500, shkalla më e ulët, e deri në 250.000 euro, shkalla më e lartë. Por sipas autorëve të studimit për të ardhurat e parlamentarëve që të dy deputetët bujq, pra Josef Rief dhe Hans-Georg von der Marwitz, janë edhe anëtarë të Komisionit Parlamentar për Ushqimin dhe Bujqësinë. Gregor Hackmack, bashkëthemelues i nismës për vëzhgimin e deputetëve abgeordnetenwatch.de, thotë për DW se "është problematike kur në një komision të tillë janë anëtarë deputetë që kanë vetë ferma dhe që marrin vendime për subvencionime prej të cilave përfitojnë edhe fermat e tyre." Sipas studimit vihet re se në përgjithësi deputetët në përfundim të periudhës elektorale kanë më tepër të ardhura nga punë dytësore, se sa në fillim kur kanë marrë mandatin. Në këtë rast Gregor Hackmack shtron pyetjen, a i kanë gjetur ata këto punë dytësore falë mandatit si deputetë? Megjithatë sipas tij rregullat për më tepër transparencë dhe sistemi i ri i përshkallëzuar për deklarimin e të ardhurave ka bërë që shumë deputetë t'i kufizojnë punët e tyre dytësore. Por sipas mendimit të Gregor Hackmack këto rregulla duhet të ashpërsohen edhe më tej. /DW The post Sa paguhen deputetët e Parlamentit gjerman? appeared first on INSAJDERI. |
| Anëtari i Kryesisë së PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn Posted: 08 Aug 2017 07:57 AM PDT Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka sulmuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, duke e quajtur LVV-në parti të krimit dhe të mollotovit. Në një status në Facebook, Tahiri e quan kriminel deputetin Dardan Molliqaj, i cili sipas tij, është de fakto kryetar i kryeqytetit i cili është kthyer "në vendin e krimit". “E kam dëgjuar një thënie prej një eksperti të së Drejtës Penale, që thotë: Krimineli gjithmonë kthehet në vendin e krimit. A e keni vërejtur që sa herë ia nxjerrim aferat korruptive Shpend Ahmetit, pas pak i del në mbrojtje vetëm krimineli Dardan Molliqaj. Kjo nuk do koment të dashur qytetarë, krimineli Molliqaj defakto ka qenë Kryetar i Prishtinës dhe krimet i kanë bërë bashkë dhe pa dyshim që bashkë do të dalin para drejtësisë”, ka thënë Tahiri. Sipas Tahirit, më partë e tenderëve të komunës, Vetëvendosje ka blerë mollotov për t'i djegur institucionet. “Me taksat e qytetarëve paguan mercenarë për të shkatërruar pronën publike dhe private në Prishtinë. I punësuan mbi 500 militantë të tyre në administratën e Prishtinës, që buxhetit të Komunës së Prishtinës i kushtuan rreth 3 milionë euro”, ka thënë ai. Tahiri ka akuzuar Vetëvendosjen për punësimin e qindra militantëve në Ndërmarrje Publike të kryeqytetit. /Insajderi.com The post Anëtari i Kryesisë së PDK-së e quan kriminel Dardan Molliqajn appeared first on INSAJDERI. |
| Çfarë pret kryesuesi Mikullovci nga seanca e së enjtes Posted: 08 Aug 2017 07:39 AM PDT Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se pret nga përfaqësuesit e partive politike të japin propozime për ta zgjidhur çështjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Mikullovci ka caktuar një takim konsultativ midis partive politike për të mërkurën. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një hap drejt zhbllokimit të situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës, gjatë një seance kaotike të mbajtur më 3 gusht. "[Koalicioni ] PAN dhe përfaqësuesi i tyre Enver Hoxhaj kanë kërkuar këtë takim dhe ne do të shohim se pse është kërkuar ky takim. Janë kërkuar 6 ditë për konsultime dhe nesër [të mërkurën] unë pres të me tregojnë se pse i kanë kërkuar këto ditë, kurse të enjten është vazhdimi i mbledhjes", tha Mikullovci. Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi tha për Radion Evropa e Lirë se takimi i së mërkurës është i parëndësishëm dhe nga ai nuk mund të ketë asgjë konkrete, veç deklaratave të zakonshme politike. "Është një takim formal, prej të cilit nuk mund të shpresojmë se mund të dalë një zgjidhje. Edhe nga e kaluara e dimë se kur partitë politike kanë stagnuar në këso procese, është dashur ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar". "Edhe tani po duket se pa një ndërhyrje të tillë, ne nuk do të mund të arrijmë t’i tejkalojmë inatet personale. Pra, kemi të bëjmë më një klasë politike, e cila është mjaft primitive në mënyrën se si e sheh dhe e bën politikën; interesat personale po mbizotërojnë ndaj atyre shtetërore", tha Krasniqi. Mirëpo, Mikullovci nuk pajtohet me mendimin se takimi i se mërkurës është formal apo sipërfaqësor. "Në asnjë mënyre nuk është sipërfaqësor, në asnjë mënyrë. Pra, është i rëndësishëm dhe mund të ketë situata e propozime të reja dhe unë të nesërmen e qes në Kuvend në rast se ka propozim", tha Mikullovci, duke shtuar se seanca e së enjtes mund të ndodh që të shtyhet, nëse PAN nuk është në seancë. The post Çfarë pret kryesuesi Mikullovci nga seanca e së enjtes appeared first on INSAJDERI. |
| Lista Serbe konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive Posted: 08 Aug 2017 07:35 AM PDT Lista serbe tashmë e ka bërë të qartë qëndrimin e saj për pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës konstituive, të thirrur për të enjten. Zëdhënësi i saj, Igor Simiç, i ka thënë Radio Kosovës se Lista Serbe nuk dëshiron të jetë frenim i proceseve në konsolidimin e institucioneve, por ka theksuar se ende nuk kanë qëndrim rreth votimit të qeverisë apo krijimit të koalicioneve me partitë që formojnë qeverinë. Thirrjes për vazhdimin e seancës konstituive për të enjten, nga kryesuesi i saj, Adem Mikullovci, i është përgjigjur pozitivisht Lista Serbe. Deputeti, njëherësh edhe zëdhënës i saj, Igor Simiç, ka konfirmuar për Radio Kosovën pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës. Ai ka thënë se deputetët serbë do të jenë në kuvend nëse krijohen kushte për vazhdimin e konstituimit. I pyetur se a do ta votojë Lista Serbe kandidatin për kryetar të Kuvendit, Simiç ka theksuar se deputetët serbë do ta votojnë cilindo kandidat për kryeparlamentar që propozohet nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. "Deputetët serbë do të jenë të pranishëm në kuvend. Qëndrimi ynë është i qartë, ne nuk dëshirojmë të jemi fre në formimin e institucioneve, sepse dëshirojmë që sa me shpejt të fillojë zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohet qytetarët. Ajo që mund të them është se, ne nuk mundemi të zgjedhim se kush do t`i përfaqësojë shqiptarët dhe këtë nuk dëshirojmë ta bëjmë. Por, gjithashtu ne po japim hapësirë që partitë shqiptare të merren vesh dhe ta propozojnë kandidatin për kryetare të kuvendit. Lista Serbe do ta votojë cilindo kandidat të PAN-it, meqenëse vetëm ky koalicion ka të drejtë kandidimi të kryetarit, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese", tha ai. E për sa i përket votimit të qeverisë, apo hyrjes në koalicion qeverisës, Lista Serbe përmes një deklarate ka bërë të ditur se ende nuk kanë marrë vendim për votim, pro ose kundër, të cilitdo kandidat që mandatohet për formimin e qeverisë. Gjithashtu kanë thënë se tani për tani, nuk kanë asnjë qëndrim edhe për hyrje në koalicion qeverisës me asnjë nga subjektet politike shqiptare. The post Lista Serbe konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive appeared first on INSAJDERI. |
| Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit Posted: 08 Aug 2017 07:30 AM PDT Në Komunën e Klinës, sot ka filluar realizimi edhe i një projekti shumë të rëndësishëm infrastrukturor, asfaltimi i rrugës nga aksi rrugor Klinë-Skënderaj deri në fshatin Ujmirë, njofton kumtesa komunale. Rruga komplet është e gjatë 8 km e 150 metra me kosto financiare mbi 1 milion euro. Zyrtarisht, sot është prerë shiriti për fillimin e punimeve të fazës së parë që përfshinë rregullimin-asfaltimin e 6 km e 200 metra për të cilën Komuna e Klinës dhe Ministria e Infrastrukturës kanë investuar 622 mijë euro. Gjerësia e rrugës është 6 metra me dy shtresa asfalt dhe do të marr epitetin si rrugë rajonale. Kjo rrugë e asfaltuar 30 vite me parë ishte dëmtuar dhe paraqiste probleme në lëvizjen e qytetarëve. Rruga lidh fshatrat Ujmirë, Shtaricë, Pogragjë, Qypevë, Dush, Jashanicë si dhe krijon lidhje të mira edhe për fshatrat tjera verilindore të Klinës. Në ceremoninë e përurimit, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka thënë se ky është një projekt i madh dhe shumë i rëndësishëm për banorët e kësaj ane. The post Një milion euro për asfaltimin e rrugës së Ujmirit appeared first on INSAJDERI. |
| PDK paralajmëron mbi 300 personalitete të reja për zgjedhjet lokale Posted: 08 Aug 2017 07:06 AM PDT Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e saj të rregullt, në kuadër të aktiviteteve përgatitore për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje të Kryesisë është raportuar nga degët, se deri tani mbi 300 personalitete të reja do të jenë pjesë e listave zgjedhore nëpër komuna. Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se degët dhe kryesia qendrore po përkujdesen që ta përfundojnë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve më të mirë për kryetarë dhe asamblistë komunalë. "Anëtarët e Kryesisë së PDK-së kanë diskutuar në këtë mbledhje edhe për hartimin e programeve specifike për secilën komunë, programe që u përgjigjen më së miri kërkesave të qytetarëve, të cilat do të sigurojnë fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës", thuhet në njoftimin e dërguar. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, lidershipi i Partisë Demokratike ka kërkuar nga anëtarët mobilizim maksimal për zgjedhjet lokale. The post PDK paralajmëron mbi 300 personalitete të reja për zgjedhjet lokale appeared first on INSAJDERI. |
| Liderët e VV takohen me ambasadorin O’Connell Posted: 08 Aug 2017 07:06 AM PDT Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, dhe i nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti, pritën sot në takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O'Connell. Në takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, dhe nevoja për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fusha të ndryshme. E veçanërisht në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit, thuhet në një njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje. Në këtë takim thuhet se është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe konstituimin e Kuvendit, ku nga të dyja palët u theksua rëndësia e formimit të institucioneve sa më parë. Po ashtu u diskutua edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor, dhe angazhimin për një proces elektoral të rregullt e demokratik. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes Ymeri dhe Kurti, falënderuan ambasadorin O’Connell për vizitën, e veçanërisht për kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën. E po ashtu u shpreh interesim i dyanshëm për të vazhduar komunikimin dhe për takime të tjera. /Insajderi.com The post Liderët e VV takohen me ambasadorin O'Connell appeared first on INSAJDERI. |
| Rriten çmimet e ushqimit rreth stadiumit në Shkup Posted: 08 Aug 2017 07:04 AM PDT Po afrohen orët për fillimin e përballjes mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndërsa shitësit mundohen që të shfrytëzojnë në maksimum praninë e qindra tifozëve në stadiumin e qytetit në Shkup. UEFA ka miratuar punën e objekteve përreth stadiumit, ndërsa tifozët e futbollit që do të jenë të pranishëm në stadium do të kenë mundësi të blejnë suvenire, fanella të klubeve dhe rekuizita tjera. Kur është në pyetje freskimi i shikuesve, para stadiumit janë vendosur tenda vetëm për prodhuesit-partnerë të UEFA-s, në të cilat do të mund të blihen pije të gazuara, alkool dhe ushqime, por me çmime marramendëse. Pijet e gazuara dhe çaj i ftohtë do të shiten për 200 denarë ose 3,3 euro. Me të njëjtin çmim do të shitet edhe kafja. Ndërsa nëse dëshironi të pini ujë duhet të ndani 150 denarë ose 2,5 euro, për një shishe prej 0,4 litra. Ushqimet si sendviç, kikirikë dhe kruasan do të jepen për 150 denarë, ose 2,5 euro. Me çmim më të shtrenjtë do të shiten birrat, të cilat do të jepen me çmim deri në 250 denarë ose 4 euro. Ndeshja e Super Kupës ka shkaktuar edhe pritje të gjata në kalimet kufitare. Nga LAMM njoftojnë se në kalimet kufitare nga ana e Maqedonisë, pritet 20 deri 30 minuta. The post Rriten çmimet e ushqimit rreth stadiumit në Shkup appeared first on INSAJDERI. |
| Policia pakistaneze vranë katër talibanë, pas sulmit me kamion bombë Posted: 08 Aug 2017 07:02 AM PDT Forcat e sigurisë së Pakistanit kanë vrarë katër militantë talibanë në lindje të qytetit Lahore, disa orë pasi një sulmi me kamionë bombë, nga i cili ka vdekur një person dhe janë lënduar 22 të tjerë, kanë thënë autoritetet. Sulmet në qytetin e dytë me të madh në Pakistan janë ulur gjatë viteve të fundit, mirëpo grupet islamiste janë ende aktive në këtë zonë, duke përfshirë një sulm vetëvrasës të muajit të kaluar, nga i cili kanë vdekur 25 persona. Zëdhënësi i departamentit anti terrorizën në Punjab, ka thënë se departamenti ka qenë duke mbledhur informacione se talibanët, ishin duke planifikuar sulm kundër policisë në Lahore. Ende nuk është bërë e qartë nëse militantët e vrarë kanë qenë përgjegjës për sulmin e së hënës me kamionë bombë. The post Policia pakistaneze vranë katër talibanë, pas sulmit me kamion bombë appeared first on INSAJDERI. |
| Chris Brown i “rikthehet” Rihannas Posted: 08 Aug 2017 07:02 AM PDT Këngëtari i mirënjohur amerikan, Chris Brown, i ka inatosur shumë fansa të Rihannës pasi që ai ka komentuar në një fotografi të këngëtarës, në llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Brown dhe Rihanna kishin pasur mosmarrëveshje gjatë lidhjes së tyre dhe lidhja e tyre përfundoi tragjikisht në mënyrë abuzive, në vitin 2009. Pothuajse 10 vite më vonë pas sherrit, Brown ka komentuar ne fotografinë e këngëtares. Komenti i tij nuk thoshte diçka, por këngëtari kishte dërguar vetëm një palë "sy të hapur", në këtë mënyrë duke shprehur habinë se sa bukur duket këngëtarja. Kjo gjë mund të ju ketë dukur fansave interesante, mirëpo këngëtares nga Barbados nuk i ka bërë fare përshtypje pasi që ajo nuk ka reaguar fare. /Insajderi.com
The post Chris Brown i “rikthehet” Rihannas appeared first on INSAJDERI. |
| Ministria bënë apel për kujdes në parandalimin e zjarreve Posted: 08 Aug 2017 06:58 AM PDT Ministria e Mjedisit ka njoftuar qytetarët që të kenë në parandalimin e zjarreve për shkak të temperaturave të larta që po vazhdojnë gjatë ditëve të fundit në vendin tonë. "Drejtoria për Administrimin e PK Sharri dhe Drejtoria për Administrim e PK Bjeshkët e Nemuna, po bëjnë përpjekje maksimale në lokalizimin e vatrave të zjarrit, shuarjen e tyre dhe parandalimin e zjarreve të reja", thuhet në njoftimin e Ministrisë. Ata kanë theksuar se "gjatë këtyre ditëve është shtuar vigjilenca, gatishmëria, kontrolli dhe monitorimi e territorit të Parqeve, dhe njëkohësisht është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me të gjitha organet relevante si njësitë e emergjencave në komunat përkatëse, njësitë e zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, Qendrën e Situatave dhe institucionet tjera", shkruan Insajderi. Po ashtu ministria ka kërkuar nga qytetarët që në rast se shohin ndonjë ndezje të zjarrit në Parqe Kombëtare ta lajmëroj drejtorinë përkatëse. Ata kanë japur po ashtu një numër emergjent në rast të zjarreve. "Numrat e Kontaktit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar " Bjeshkët e Nemuna" janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për Drejtorinë e Parkut Kombëtar " harri" janë: 045 308164 dhe 044 263 188", thuhet në njoftim. "Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094". /Insajderi.com The post Ministria bënë apel për kujdes në parandalimin e zjarreve appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







