INSAJDERI: “Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë” plus 19 more

INSAJDERI: “Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë” plus 19 more


Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë

Posted: 10 Aug 2017 10:19 AM PDT

Britania e Madhe ka njoftuar se numri i vezëve me insekticide të importuara nga fermat e Holandës është rreth 700 mijë.

Në një deklaratë nga Agjencia e Standardeve të Ushqimit të Britanisë së Madhe (FSA) thuhet se më parë parashikohej se numri i vezëve me insecticide në këtë vend është 21 mijë.

Por, që më pas është përcaktuar se numri i vezëve të tilla të importuara nga fermat holandeze është afro 700 mijë dhe që këto në përgjithësi ndodhen në ushqimet e përpunuara si majonezë, salca dhe sanduiçe.

Në deklaratë thuhet se rreziku i këtyre vezëve për shëndetin publik është "I ulët", dhe se ushqimet të cilat përmbajnë vezët me insekticide kanë afate të shkurtra të përdorimit, ose që ato tashmë janë konsumuar dhe që produktet data e përdorimit të të cilave ka skaduar janë tërhequr nga shitja.

Këshilli i Industrisë së Vezëve në Britani këshillon qytetarët që të përdorin vezë të prodhimit vendor. 85 për qind i vezëve të konsumuara në Britani prodhohen në ishull, shkruan AA.

Llogaritet se Holanda kryeson në Evropë në eksportimin e vezëve. Gjatë vitit të kaluar në afro një mijë ferma të pulave janë prodhuar 10 miliardë vezë.

Një kompani në Belgjikë pretendohet se insekticidin "fipronil" e ka përzier me një substancë të dezinfektimit me emrin Dega-16, dhe kjo substancë është përdorur sidomos nga fermat holandeze të pulave dhe se vezët e prodhuara këtu janë shitur në disa shtete të Evropës.

The post Kriza e “vezëve me insekticide” në Evropë appeared first on INSAJDERI.

Britania e Madhe eksportuesi më i madh i dhëmbëve të fildishtë

Posted: 10 Aug 2017 10:11 AM PDT

Britania ishte eksportuesi më i madh ligjor në botë i dhëmbëve të fildishtë, mes vitit 2010 dhe 2015, kjo sipas një ndarje të dhënave të mbajtura nga Konventa mbi tregtinë ndërkombëtare në speciet e rrezikuara.

Jo vetëm që Britania e Madhe eksporton më shumë dhëmbë e fildishtë se kushdo tjetër në Hong Kong dhe Kinë – të cilat konsiderohen si kontrabandues shpërndarësish për “dhëmbët e fildishtë” – ajo gjithashtu bën shitjen në 370% më shumë fildish se eksportuesi tjetër më i madh, SHBA-të, shkruan Insajderi.

Kjo analizë e re shqetësuese e tregtisë do të publikohet përpara Ditës Botërore të Elefantëve ditën e shtunë, njofton gazeta The Guardian.

Mary Rice, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë për Hetimin e Mjedisit, e cila bëri hulumtimin, tha: “Eksportet e dhëmbëve të elefantëve të Britanisë së Madhe po theksojnë kërkesën e konsumatorëve globalisht, veçanërisht në Hong Kong dhe Kinë, dy nga tregjet më të mëdha ligjore dhe të paligjshme në botë për dhëmbët e elefantëve.

Tregtia e brendshme e dhëmbëve të fildishtë në Kinë duhet të ndalohet deri në fund të  këtij viti, ndërsa BE muajin e kaluar ndaloi eksportin e dhëmbëve “të papërpunuara”, të gjitha copat e mbetura, të pa gdhendura.

Rregullat ndërkombëtare ende i lejojnë Britanisë dhe vendeve të tjera që të eksportojnë ligjërisht fildish kur certifikohen se janë “punuar” ose “gdhendur” para vitit 1976.

Prodhimet antike të fildishtë të prodhuara para vitit 1947 – të tilla si topa lojës bilardo, susta të pianos dhe figura të shahut – janë gjithashtu të ligjshme dhe nuk kanë nevojë për një certifikatë.

Britania e Madhe vitin e ardhshëm është duke e organizuar një konferencë ndërkombëtare për ndalimin e tregtisë ilegale të kafshëve të egra, mirëpo historia e saj koloniale i  ka lënë vendit një stok të objekteve të fildishtë të rrënuara nga më shumë se një milion elefantë, sipas disa vlerësimeve.

Rreth 30,000 ton fildish janë dërguar nga Afrika asokohe – shumica prej tyre duke ardhur nga puna e skllevërve./Insajderi.com

 

The post Britania e Madhe eksportuesi më i madh i dhëmbëve të fildishtë appeared first on INSAJDERI.

Konfirmohet kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga LAA

Posted: 10 Aug 2017 10:04 AM PDT

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, tashmë ka vendosur që kandidati i tyre për nënkryetar të Kuvendit, të jetë ish-ministri i Kulturës, Kujtim Shala.

Lajmin e ka konfirmuar kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, njëherësh edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

"Kryesia e LDK-së, bazuar në kompetencat që ka në mbledhjen e rregullt ka vendosur që deputeti Kujtim Shala të propozohet për nënkryetar të Kuvendit. Deputeti Shala është zgjedhur për herë të dytë si deputet i Kuvendit të Kosovës", ka thënë Hoti.

Ai ka shprehur bindjen se Shala do të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës për tu zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, e kjo sipas Hotit pasi që Shala ka përvojë të gjatë në skenën politike dhe ka luajtur rol shumë konstruktiv dhe luajtur me kapacitete të ndryshme ku ka qenë i angazhuar.

"Grupi Parlamentar i LAA do të informohet në mbledhjen e ardhshme të grupit për këtë dhe jam i bindur se të gjithë do ta mirëpresin këtë propozim", u shpreh Hoti për Telegrafin.

Kuvendi i Kosovës ka 5 nënkryetarë, ku tre janë nga partitë shqiptare që kanë numrin më ta madh të votave në Kuvend dhe dy nga minoritetet.

Nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicë votash së bashku me kryetarin e Kuvendit.

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit ende nuk është konstituar. Kjo pasi ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit, e pa zgjedhjen e tij nuk mund të zgjidhen as nënkryetarët.

The post Konfirmohet kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga LAA appeared first on INSAJDERI.

Ahmetaj: Veseli është kandidat i palëkundur i PAN-it për kryeparlamentar

Posted: 10 Aug 2017 09:56 AM PDT

Anëtarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj që mban pozitën e ministres së Integrimeve, ka thënë se nuk mund të ftohet mbledhje konstituive e institucioneve, pa një konsult me PAN-in.

Ajo duke folur për mospjesëmarrjen e tyre në vazhdimin e seancës, ka shtuar se ata nuk mund të mos përfillen dhe tu binden partive të tjera, që siç ka thënë ajo nuk janë fituese të zgjedhjeve, njofton Klan Kosova.

Ahmetaj, më tej ka pohuar se ata si koalicion janë të palëkundur për kandidatin për kryeparlamentar, që është Kadri Veseli.

"Veseli mbetet edhe tutje kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit dhe ky është qëndrimi që nuk lëvizim".

"Opozita po mundohet që përmes kundërshtimit ndaj Veselit ta kundërshtojë edhe vet PDK-në", ka shtuar ajo.

Ahemtaj ka deklaruar se PDK nuk është bllokuese e institucioneve pasi ajo është partia që i ka shërbyer popullit dhe tregues për këtë, siç ka thënë, nuk janë vetëm ngjarjet e fundit.

"Pjesëtarët e saj, të PAN-it, që kanë qenë në uniformë i kanë ndihmuar vendit atëherë kur Kosova ka pasur më së shumti nevojë".

"Ne kemi kërkuar dy orë të shtyhet seanca por  ka qenë kryesuesi i Vetëvendosjes që e ka ndërprerë këtë seancë".

"PDK është e përkushtuar që t'i përfill ligjet dhe Kushtetutën dhe duke respektuar vullnetin e popullit ne kemi marrë mocionin për mosbesim".

Pra sipas Ahmetajt, ata nuk mund ta pranojnë faktin ku thuhet se PAB është bllokues.

Ajo ka pohuar se javën tjetër pritet që të shkohet në mbledhje se më pas të dakordohen si të veprohet më tutje.

"Vendimet tona duhet të merren që të dakordohei me partnerët e koalicionit që të mbahet takimi i radhës të mërkurën", ka deklaruar Ahmetaj.

The post Ahmetaj: Veseli është kandidat i palëkundur i PAN-it për kryeparlamentar appeared first on INSAJDERI.

Haziri dëshiron koalicion me VV-në: LDK nuk ia bën numrat PAN-it

Posted: 10 Aug 2017 09:50 AM PDT

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dëshiron koalicionin me VV-në, për dallim nga lidershipi i LDK-së, i cili ka kërkuar nga VV-ja që të distancohet nga aktet e dhunës në Kuvendin e Kosovës dhe sulmet ndaj liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Haziri, parashikon krizë të thellë politike. Ai në emisionin politik "Debat" të Radio Televizionit të Kosovës që transmetohet sonte nga ora 20:00, theksoi se LDK në asnjë mënyrë nuk ia bën numrat PAN-it për kryetar të Kuvendit.

"Ata po bëjnë hajgare duke ikur nga seancat e Kuvendit, duhet ta marrin përgjegjësinë për të mos bllokuar formimin e institucioneve",  nënvizoi ai.

Nënkryetari i LDK-së Haziri tha se LDK është e përgatitur edhe për mbajtjen e zgjedhjeve te reja të jashtëzakonshme dhe se këtë e sheh edhe si opsion të mundshëm nga fakti se PAN-i, nuk mund t'i formojë institucionet.

Haziri tha se personalisht e favorizon koalicionin me VV edhe pse për një gjë të tillë dy ditë më parë kandidati i LDK-së për kryeministër Avdullah Hoti tha se VV duhet të distancohet nga dhuna në Kuvend dhe aktet e tjera ndaj kryetarit të LDK dhe familjes së tij.

The post Haziri dëshiron koalicion me VV-në: LDK nuk ia bën numrat PAN-it appeared first on INSAJDERI.

Grabitja në mesditë 10 metra afër stacionit policor

Posted: 10 Aug 2017 09:44 AM PDT

Rreth orës 15:30 tre persona janë parë duke grabitur me armë një selit të bankës 'Pro Credit Bank', në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë.

Plaçkitja kishte përfunduar me sukses edhe pse kjo bankë gjendej më afër se 10 metra  stacionit policor.

Policia nuk kishte parë ngjarjen dhe as punonjësit nuk kishin arritur ta njoftojnë policin në mënyrë që plaçkitësit të kapeshin nga policia, shkruan Insajderi.

E gjithë kjo nuk ka shpëtuar nga banorët e lagjes të cilët kishin filmuar ikjen e plaçkitësit së bashku me të hollat.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin.

"Në orën 15:20 në një grabitje të armatosur. Te gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes", ka thënë ajo.

Në anën tjetër selia qendrore e Pro Credit Bank përmes një njoftimi ka bërë të ditur se personat e maskuar nuk e kanë vjedhur bankën por kompaninë që po transportonte të hollat.

"Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar", thuhet në këtë njoftim/Insajderi.com

The post Grabitja në mesditë 10 metra afër stacionit policor appeared first on INSAJDERI.

Mbytet në Vlorë një  52 vjeçar

Posted: 10 Aug 2017 09:13 AM PDT

Një 52-vjeçar ka ndërruar jetë në bregdetin e Vlorës, i cili pavarësisht ndihmës që i është dhënë nga pushuesit e tjerë nuk ka mbijetuar.

Policia ka sqaruar se ambulanca kishte mbërritur në vendngjarje, por jo në kohën e duhur për të shpëtuar 52-vjeçarin duke shtuar se viktima ishte nxjerrë nga deti nga pushues të rastësishëm.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë./ Top Channel

The post Mbytet në Vlorë një  52 vjeçar appeared first on INSAJDERI.

Banka që u plaçkit me armë në Prishtinë tregon se çka ndodhi sot

Posted: 10 Aug 2017 09:04 AM PDT

Procredit Bank ka njoftuar klientët e saj se sot nuk ka ndodhur plaçkitje e të hollave në degën e bankës në lagjen Lakrishte në Prishtinë, por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të bankës.

Në njoftimin e bankës thuhet se nuk ka vend për shqetësim.

"Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun në bankën ProCredit sqaron se ngjarja e sotme e plaçkitjes nuk ka ndodhur në degën e bankës ProCredit në Lakrishte por i ka ndodhur kompanisë së transportit të të hollave në afërsi të lokacionit të lartshënuar".

"ProCredit Bank siguron klientët se nuk kanë nevojë të shqetësohen pasi që të gjitha mjetet e bankës janë të siguruara bazuar në legjislacionin në fuqi në Kosovë", thuhet në njoftimin e bankës.

The post Banka që u plaçkit me armë në Prishtinë tregon se çka ndodhi sot appeared first on INSAJDERI.

Ranglista e re e FIFA-s zbret Kosovën për tri pozita

Posted: 10 Aug 2017 08:58 AM PDT

FIFA ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit, sipas së cilës vendin e parë nga Gjermania e ka rrëmbyer Brazili me 1604 pikë.

Gjermania bie për një vend më poshtë dhe tash renditet e dyta me 1549 pikë. Në vendin e tretë mbetet Argjentina me 1399 pikë. Zvicra është ngritur në vendin e katërt me 1329 pikë, Polonia është e pesta me 1319 pikë.

Portugalia ka rënë nga vendi i pestë në të gjashtin me 1267 pikë. Kili është i shtati me 1250, në të tetin mbetet sikur edhe herën e kaluar Kolumbia me 1208 pikë. Belgjika është ngritur në vendin e nëntë me 1194, ndërsa top dhjetëshen e parë e përmbyll Franca me 1157 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbetet sikur edhe herën e kaluar në vendin 63 me 583 pikë, derisa Kosova ka shënuar rënie për tri vende dhe tash renditet në vendin 180 me 90 pikë.

Publikimi i listës së ardhshme do të bëhet në muajin shtator

The post Ranglista e re e FIFA-s zbret Kosovën për tri pozita appeared first on INSAJDERI.

Emigrantët afrikan befasojnë plazhet spanjolle

Posted: 10 Aug 2017 08:45 AM PDT

Një anije që mbante dhjetëra emigrantë afrikanë mbërriti në njërin prej plazheve spanjolle, mu përpara turistëve.

Videoja shfaq emigrantët duke kërcyer nga një anije e zezë e lëkundshme dhe duke u shqepur në plazhe për tu fshehur nga policia, shkruan Insajderi

Kjo ndodhi në Cadiz pjesën jugore të Spanjës, pasi që kaluan ngushticën e Gjibraltarit.

Ky grup afrikanësh arritën të largohen nga plazhi përpara se autoritetet të mbërrinin në vendin e ngjarjes pas ca kohësh.

Ngjarja ndodhi të mërkurën pasdite, njofton Daily Mail.

Incidenti vjen pasi Organizata Ndërkombëtare për Migracionin paralajmëroi të enjten se Spanja mund të kalojë Greqinë këtë vit në numrin e emigrantëve që vijnë nga deti, duke përdorur anije dhe madje ski-jet.

Sipas shifrave më të fundit të ONM-it për këtë vit, nga 6 gusht afër 8,200 emigrantë kanë arritur në Spanjë .

Kjo është më shumë se trefishi i numrit i cili arriti Spanjën në të njëjtën kohë vitin e kaluar, sipas Joel Millman, zëdhënësit të lartë i ONM-it./Insajderi.com

 

The post Emigrantët afrikan befasojnë plazhet spanjolle appeared first on INSAJDERI.

Pamje nga plaçkitja e armatosur në Prishtinë

Posted: 10 Aug 2017 08:40 AM PDT

Para orë më herët selia e 'Pro Credit Bank', në Prishtinë, saktësisht në lagjen Lakrishtë, është plaçkitur nga disa persona të armatosur.

Lajmin ishte konfirmuar edhe nga zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Floria Ahmeti.

Indeksonline ka siguruar videon ku shihen disa persona me maska dhe me kallashnikovë duke kryer vjedhjen në mënyrë spektakolare.

E tëra ka ndodhur në pikë të ditës përderisa personat zyrtarë ishin në vendin e punës.

Me maska e kallashnikov, plaçkitet banka në Prishtinëhttp://m.indeksonline.net/mobile/lajmet/pamje-ekskluzive-momenti-kur-hajnat-me-maska-e-plackisin-mjetin-me-para-ne-prishtine-video-117037/

Posted by IndeksOnline on Thursday, 10 August 2017

The post Pamje nga plaçkitja e armatosur në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Në pritje të refugjatëve, Kanadaja mobilizon ushtrinë

Posted: 10 Aug 2017 08:32 AM PDT

Kanadaja ka mobilizuar ushtrinë për të ngritur kampe me tenda në afërsi të kufirit me Amerikën, ku edhe do të strehohen përkohësisht qindra azilkërkues që po kalojnë kufirin nga shteti i Nju Jorkut.

Rreth 250 azilkërkues po mbërrijnë çdo ditë në Montreal, qytetin më të madh të provincës frengjishtfolëse të Kanadasë, Kebek.

Në kampet e përkohshme do të akomodohen rreth 500 persona, në tendat me ngrohje dhe energji elektrike, ndërkohë që zyrtarët kanadezë të kufirit shqyrtojnë kërkesat e azilkërkuesve që për shkak të frikës së deportimit nga qeveria amerikane, kanë kthyer tashmë sytë nga Kanadaja.

Rreth 100 ushtarë u dërguan në Saint Bernard de Lacolle, përgjatë kufirit me Nju Jorkun për të ngritur tendat dhe ambientet e tjera të përkohshme. Ndërtimi i kampit nis vetëm një javë pasi Montreali shndërroi stadiumin e tij olimpik në një strehë për refugjatët që vinin nga SHBA.

Më shumë se 3300 persona kanë hyrë në Kebek nga 1 janari deri më 30 qershor. Ndërkohë që zyrtarët thonë se rreth 1200 vetë kanë hyrë në provincë vetëm në korrik, e rreth 90% e tyre janë nga Haiti.

Në maj, Donald Trump lajmëroi se SHBA do t'i jepte fund programit që siguronte përkrahje për qytetarët haitianë pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2010. Që atëherë, shumë azilkërkues janë përpjekur të sigurojnë statusin e refugjatit në Kebek.

The post Në pritje të refugjatëve, Kanadaja mobilizon ushtrinë appeared first on INSAJDERI.

Vetëvritet në garazh një 13 vjeçar në Ferizaj

Posted: 10 Aug 2017 08:28 AM PDT

Një 13 vjeçar nga fshati Lloshkobare i Ferizajt, raportohet se ka kryer vetëvrasje. Rastin e ka konfirmuar edhe policia Rajonale e këtij qyteti.

Televizioni lokal Tema raporton se vetëvrasja e 13 vjeçarit E.A nga fshati Lloshkobare i Ferizajt, ka tronditur jo vetëm familjen.

Ky rast për të cilin u paragjykua në qarqe të këtushme, kinse ka ndodhur nga pasojat e lojës "Balena Blu", për Policinë Rajonale të Ferizajt janë thjeshtë spekulime.

Drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, nënkolonel Gazmend Hoxha, tha se hetimet e deritanishme të policisë nuk flasin për motive të tilla.

"Ne nuk kemi informacione të tilla, në bazë të atyre që i kemi deri më tani, në asnjë lidhje nuk del se personi ka pasur kontakte me lojën "Balena Blu" apo lidhje me teknologjinë informative dhe lojëra të tilla. Në bazë të informacioneve që kemi pranuar nga hetuesit, personi as që ka pasur kontakte me telefona apo gjëra të tilla, kështu që nuk qëndrojnë aspak këto motive. Motive të tjera jemi duke i shqyrtuar, por sipas asaj që deri më tani kemi mund të jetë ndonjë zemërim çasti, por që asgjë s'mundemi me konfirmuar", tha Hoxha.

Nënkolonel Hoxha, njoftoi se vitet e fundit është rritur numri i vetëvrasjeve, por në moshë kaq të re, tha se është njëri ndër rastet e rralla.

"Ka pasur raste sidomos pas luftës, por që me moshë kaq të re rastet janë shumë më të rralla. Ne e konsiderojmë si rast të jashtëzakonshëm'', tha ai.

Ekipi i Televizionit Tema ka qëndruar tek familja e 13 vjeçarit të ndjerë, të cilët me dhembje të thellë treguan se djali i tyre nuk ka pasur asnjë problem, e as ndonjë zemërim.

Madje familjarët e viktimës, thanë se i ndjeri nuk ka poseduar telefon dhe s'ka qenë i fikësuar pas rrjeteve sociale.

Duke mos dashur të paraqiten para kamerës, anëtarët e familjes kanë treguar se 13 vjeçari kishte varur vetën në garazhin e shtëpisë, pa lënë ndonjë letër apo mesazh gojor paraprakisht.

The post Vetëvritet në garazh një 13 vjeçar në Ferizaj appeared first on INSAJDERI.

Klopp: Coutinho nuk do të shkojë te Barcelona

Posted: 10 Aug 2017 08:23 AM PDT

Jurgen Klopp ka përsëritur qëndrimin e tij dhe të klubit të Liverpool, për të mos shitur Philippe Coutinho te Barcelona, pasi "të kuqtë" refuzuan 100 milionë euro për mesfushorin brazilian. Trajneri gjerman ka kujtuar se futbollisti ka edhe pesë vite kontratë me Liverpool dhe se klubi nuk ka ndërmend të shesë "yjet" që janë në "Anfield Road".

Liverpool e ka nisur emrin e Coutinho në listën që është dorëzuar te UEFA për futbollistët që do të marrin pjesë në Champions League

"Liverpool nuk është një klub që shet futbollistë dhe kjo është baza e politikës tonë. Në fund të fundit, nuk ka rëndësi sa ofron Barcelona. Nuk ka një çmim të caktuar për të cilin do të pranonim largimin e Coutinho.

"Ne synojmë të bëhemi skuadra më e mirë në Europë dhe për këtë do të mbajmë të gjithë futbollistët e rëndësishëm që kemi në skuadër," – tha Klopp për "Sky Germany".

Më pas, trajneri shtoi: "Sot në planet nuk ka më futbollistë të paprekshëm, por edhe një transfertë ka kohën e saj dhe modalitet që duhen ndjekur. Ndonjëherë mund të pranosh ofertat, por vetëm nëse ke një alternativë gati. Ky nuk është rasti i Coutinho. Ai është i pazëvendësueshëm dhe ne s'kemi pse ta shesim."

The post Klopp: Coutinho nuk do të shkojë te Barcelona appeared first on INSAJDERI.

“Zoti e Bekoftë Podujevën” – Agim Veliu kërkon edhe një mandat si kryetar

Posted: 10 Aug 2017 08:15 AM PDT

Agim Veliu është zotuar për suksese të reja nëse arrin të bëhet i pari i Podujevës edhe për një mandat.

Veliu përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar për se kryesia qendrore e LDK-së tashmë e ka kandiduar për kryetar të Podujevës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

"Pas diskutimeve të zhvilluara në teren dhe takimeve që kemi mbajtur me strukturat udhëheqëse, Kryesia Qendrore e LDK-së, më dha besimin që të kandidohem edhe për një mandat për kryetar të Komunës", ka thënë Veliu.

"Që nga paslufta, në të gjitha proceset zgjedhore të organizuara, LDK ka dalë fituese. Janë bërë investime të shumta, janë realizuar projektet të rëndësishme për qytetarët llapjanë gjatë gjithë këtyre viteve".

"Vlerësoj lart punën dhe angazhimin tuaj në projektet tona të përbashkëta dhe jam thellësisht i bindur se do ta ruajmë vazhdimësinë me fitoren e radhës. Zoti e bekoftë Lidhjen tonë. Zoti e bekoftë Podujevën", është shprehur ndër të tjera në Facebook.

The post “Zoti e Bekoftë Podujevën” – Agim Veliu kërkon edhe një mandat si kryetar appeared first on INSAJDERI.

Digjet vetura afër Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë

Posted: 10 Aug 2017 08:08 AM PDT

Një veturë e tipit 'Citroen' para pak minutash është përfshirë nga flakët në rrugën 'Luan Haradinaj', në Prishtinë.

Policia dhe zjarrfikësit tashmë janë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende nëse ka pasur të lënduar apo shkaqet që kanë quar deri tek përfshirja e veturës nga zjarri.

The post Digjet vetura afër Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Diplomohet 91 vjeçarja

Posted: 10 Aug 2017 08:00 AM PDT

Në Tajlandë, një grua 91 vjeçare mori diplomë universitare.

Sipas lajmeve në mediat lokale, 91 vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim.

Ajo në deklaratën e saj duke theksuar se edukimi nuk ka moshë, tha se është shumë e lumtur se ka patur mundësinë për të vazhduar edukimin pasi që para shumë vitesh është detyruar ta ndërpresë.

Kimlan diplomën e saj e mori nga Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, shkruan AA.

Diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.

The post Diplomohet 91 vjeçarja appeared first on INSAJDERI.

VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Gjilanit

Posted: 10 Aug 2017 07:46 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Sami Kurteshi do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit.

VV ka thënë se Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të kësaj komune.

"Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune!", ka njoftuar VV.

The post VV zyrtarizon kandidatin për kryetar të Gjilanit appeared first on INSAJDERI.

Kosovar i cili ‘parkoi’ veturën në shkallë lajm edhe në Zvicër

Posted: 10 Aug 2017 07:45 AM PDT

Vetura e 'parkuar' para restorantin Gizi Grill është bërë lajm i ditës në Zvicër nga Gazeta Blick.

Kjo gazet shkruan se Blendian Rushiti 22 vjeçar kosovar me nënshtetësi zvicerane ndali veturën në shkallët e një restorantin në Kosovë.

Kjo gazetë ka shkruar për dëshirat e kosovarëve nga Zvicra. "Ata duan makina të mëdha dhe duan të i tregojnë në pushimet e tyre që i bëjnë në Kosovës", shkruan gazeta.

Më tutje gazeta vazhdon se në foto shihet Mercedesi G500 4×4, i cili kushton 250.000 franga, përcjell Insajderi.

Rushiti i cili kishte ardhur në Kosovë së bashku me vëllanë e tij ka thënë për gazetën se vendosja e makinës në këtë mënyrë është vetëm për shaka. "Kjo ishte vetëm një shaka", ka thënë ai.

Rushiti thotë se për këtë veprim kishte pëlqimin e pronarit të restorantit./Insajderi.com

The post Kosovar i cili ‘parkoi’ veturën në shkallë lajm edhe në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Skulptura e bronztë që ngriti shqetësimin për një njeri të vdekur

Posted: 10 Aug 2017 07:34 AM PDT

Policia e Anglisë mori tri thirrje të ndryshme pasi që banorët e Orford – Suffolk,  besonin se kishin parë një trup njeriu të mbytur duke lundruar në ujë.

Zjarrfikësit, polica dhe rojet bregdetare erdhën në vendin e ngjarjes të mërkurën për të nxjerrë trupin e pajetë jashtë ujit.

Trupi i mbytur doli të ishte një vepër arti statuje, e quajtur "A Thousand Tides", i cili kishte qenë në liqen për më shumë se një vit.

Një zëdhënës i policisë e përshkroi skulpturën si “mjaft reale”, shkruan BBC.

Skulptura e cila është e punuar nga artisti Lawrence Edwards, është projektuar për t’u parë vetëm në dallgë dhe ishte e supozuar të fundoset kohë më parë.

Megjithatë, Edwards tha se skulptura kishte qëndruar në sipërfaqe më gjatë se duhet.

“Unë kam qenë gjithmonë pak i shqetësuar se një helikopter do ta dallonte dhe do të ndalej ta shpëtonte", tha Edwards./Insajderi.com

The post Skulptura e bronztë që ngriti shqetësimin për një njeri të vdekur appeared first on INSAJDERI.