INSAJDERI: “A do të jap dorëheqje si deputete Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës?” plus 19 more

INSAJDERI: “A do të jap dorëheqje si deputete Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës?” plus 19 more


A do të jap dorëheqje si deputete Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës?

Posted: 25 Aug 2017 09:32 AM PDT

Mimoza Kusari Lila me të marrë mandatin e deputetes, është dorëhequr nga pozita e kryetares së Komunës së Gjakovës.

Por, që më pas ajo ka shpallur kandidaturën e saj për zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të marrë në Gjakovë edhe një mandat si kryetare.

Rikandidimin e saj, Kusari-Lila e ka arsyetuar me vazhdimin e projekteve me rëndësi për këtë qytet, njofton Klan Kosova.

"Është e rëndësishme që këto projekte të vazhdojnë."

"Komuna e Gjakovës është projekt që kërkon përkushtim, ka vështirësi që jemi ballafaquar për shkak të paqartësisë politike që po e ndjek Kosovën edhe këto ditë, në ë këtë hapësirë kohore që isha në Parlamentin e Kosovës."

"Rrjedha e ngjarjeve në Kosovë më bëri skeptike, janë 42 milionë euro projektet të filluara gjatë qeverisjes time dhe rrezikimi i të gjitha këtyre nuk përkon me përgjegjësinë e një individi që dëshiron të ketë një projekt të suksesshëm", ka shtuar ajo në Info Magazine.

Më tej Kusari-Lila ka pohuar se nëse merr edhe një herë besimin e qytetarëve të Gjakovës, do ta lë mandatin e deputetes në Kuvendin e Kosovës.

"Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale, atëherë natyrisht se heq dorë nga pozita e deputetes", ka deklaruar ajo.

"Nuk mund të jesh në dy pozita, atë të deputetes dhe kryetares, prandaj kur kam bërë betimin si deputete, jam tërhequr nga pozita e kryetares", ka vazhduar ajo.

 

The post A do të jap dorëheqje si deputete Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës? appeared first on INSAJDERI.

Barcelona i vendos klauzolë “marramendëse” Dembeles

Posted: 25 Aug 2017 09:29 AM PDT

Barcelona ka njoftuar për transferimin e Ousmane Dembeles nga Borussia Dortmundi dhe gjatë zyrtarizimit ka publikuar detajet e marrëveshjes me francezin.

Klubi spanjoll ka konfirmuar se Dembele do të bartë fanellën me numrin 11, atë që e mbante Neymari para se të transferohej te PSG-ja për 220 milionë euro.

Barça ka njoftuar se ka përfshirë një klauzolë lirimi për Dembelen që kap vlerën e 400 milionë eurove – shumë dukshëm me e lartë sesa ajo që pagoi Parisi për Neymarin.

The post Barcelona i vendos klauzolë “marramendëse” Dembeles appeared first on INSAJDERI.

Macron akuzon shtetin evropian: Po punon kundër interesave të Evropës

Posted: 25 Aug 2017 09:27 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kritikuar sot nga Varna e Bullgarisë qeverinë konservatore të Polonisë.

Sipas tij, Polonia është duke punuar kundër interesave evropiane, për shkak të të cilave rrezikon të përfundojë "në margjina" të Unionit Evropian në të ardhmen.

 

"Polonia sot nuk është vend, i cili mund t'i tregojë rrugën Evropës, por është vetëm vend që ka vendosur të punojë kundër interesave evropiane në shumë fusha", deklaroi Macron në konferencën e përbashkët për media me presidentin bullgar Rumen Radev. /Insajderi.com

 

The post Macron akuzon shtetin evropian: Po punon kundër interesave të Evropës appeared first on INSAJDERI.

Kosovari i burgosur për terrorizëm në Itali: Dua t’i kërkoj falje dhe ta përqafoj Papën

Posted: 25 Aug 2017 09:16 AM PDT

Samet Imishti nga fshati Rezhancë i Hanit të Elezit u arrestua më 1 dhjetor të vitit 2015 nën akuzën për nxitje të terrorizmit. Ai u burgos për shtatë muaj në qytetin e Breshias në Itali, pasi kërcënoi Papa Françeskun.

Sameti nuk ishte i vetmi kosovar i cili u arrestua dhejtorin e vitit 2015 për të njëjtën aktakuzë. Edhe dy familjarët e tij, vëllai Ismail Imishti dhe nipi Mërgim Imishti kishin përfunduar në pranga nga aksionet e Policisë italiane dhe të Policisë së Kosovës.

Dy familjarët e Imishtit ishin arrestuar në Breshia, derisa vet ai ishte arrestuar në Kosovë, raporton Insajderi.

Një vit e gjysmë pas arrestimit dhe mbajtjes së shtatë muajve burg, Imishti thotë se është penduar dhe dëshiron t'i kërkojë falje Papa Françeskut.

"Unë kam një ëndërr: të përqafoj Papa Françeskun dhe t'i kërkoj falje: vëllai im dhe unë kurrë nuk menduam ta lëndonim atë. Gjatë këtyre muajve të burgimit kam humbur babain dhe mendoja kaq shumë. Nëse Papa do donte të më takonte për vetëm një minutë, dhe nëse do më jepej leje speciale për të udhëtuar në Romë, natyrisht me shpenzimet e mia, do të doja ta përqafoja atë”, ka thënë sot Imishti, raporton gazeta Brescia.Corriere.it.

Samet Imishti kishte jetuar plot 16 vite në Itali, por autoritetet e atjeshme për arsye ende të panjohura, para tre viteve i kishin ndërprerë leje qëndrimin duke e kthyer në Kosovë. Ai edhe pasi ishte kthyer, ka vizituar familjarët e tij atje, ku edhe është ngritur dyshimi tek autoritetet italiane.

Imishti kishte thënë se "ky Papë do të jetë i fundit", duke iu referuar Papa Françeskut. Këto fjalë Policia Italiane i kishte dëgjuar në përgjimet telefonike të Imishtit dhe grupit të tij.

Tani, Samet Imishti jeton në Kosovë, ku edhe punon. /Insajderi.com

The post Kosovari i burgosur për terrorizëm në Itali: Dua t'i kërkoj falje dhe ta përqafoj Papën appeared first on INSAJDERI.

Kina pozicionohet edhe njëherë kundër Kosovës

Posted: 25 Aug 2017 08:46 AM PDT

Përfaqësuesi kryesor i Kinës në UNESCO, Jian Tang, ka thënë sot se nuk do të votojë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Siç thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Kulturës në Qeverinë e Serbisë, “Tang e pranoi argumentin e Ministrit të Kulturës Vladan Vukosavljeviç, lidhur me rëndësinë dhe rolin e agjensisë së Kombeve të Bashkuara në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë”.

Tang theksoi se qëndrimi i Kinës për kandidaturën Republikës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO është parimor dhe nuk do të ndryshojë. /Insajderi.com

The post Kina pozicionohet edhe njëherë kundër Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: Barcelona transferon sulmuesin francez, shpenzon 145 milionë euro

Posted: 25 Aug 2017 08:38 AM PDT

Ousmane Dembele edhe zyrtarisht është lojtar i Barcelonës.

Barcelona ka njoftuar se ka kompletuar transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Mediat spanjolle raportojnë se Barcelona ka paguar 105 milionë euro për francezin plus 40 të tjera bonuse, në total transferimi do të kushtojë 145 milionë euro.

Ky bëhet transferimi i katërt i Barçës, pas Semedos, Paulinhos dhe Gerard Deulofeu.

Nga treshja sulmuese MSN, (Messi, Suarez, Neymar) tani do të quhet MSD (Messi, Suarez, Dembele).

Dembele sezonin e fundit shënoi 10 gola dhe dhuroi 21 asiste. /Insajderi.com

The post Zyrtare: Barcelona transferon sulmuesin francez, shpenzon 145 milionë euro appeared first on INSAJDERI.

Shkoi si punëtor ndërtimi, sulmuesi shqiptar gjen skuadër në Gjermani

Posted: 25 Aug 2017 08:35 AM PDT

Historia e tij e publikuar pak kohë më parë në gazetën shqiptare "Panorama Sport", bëri xhiron e mediave në vend, teksa preku këdo që e lexoi.

Bëhet fjalë për sulmuesin Olsi Beqo, një ndër futbollistët me të mirë që qyteti i Përrenjasit në Shqipëri kishte nxjerrë ndër vite, por që fatkeqësisht u detyrua të emigrojë drejt Gjermanisë, duke lënë pas ëndrrën për futboll dhe duke nisur punë të çfarëdoshme, të cilat do ta ndihmonin të dilte nga situata e vështirë në të cilën gjenden fillimet e tyre në një vend të huaj të gjithë emigrantët.

Olsi Beqo

Por edhe pse mes sakrifica dhe vështirësish, Beqos i buzëqeshi fati shpejt në Gjermani. Me ndihmën e miqve dhe shokëve, ai arrin të vihet në kontakt me një prej menaxherëve me emër në Gjermani, Xhelil Musën. Ka qenë ky i fundit, i cili i ka hapur dyert e arta Beqos në kampionatin gjerman.

Pas disa provave në ekipe të ndryshme Beqo ka siguruar një ekip në një nga ligat e ulëta gjermane duke i dhënë kështu një tjetër drejtim jetës së tij. Hamburg United është ekipi i ri i Beqos, ku bomberi përrenjasak do të vazhdojë ëndrrën e tij për të luajtur futboll dhe pse jo të pretendojë për t'u ngjitur më lart.

DEKLARATA – Është vetë Beqo, i cili në një prononcim për "Panorama Sport", nga Gjermania ka bërë me dije ndryshimin e rrjedhës së jetës së tij. "Jeta vjen dhe kalon aq shpejt dhe ndonjëherë sa hap e mbyll sytë e gjen veten në pozita të ndryshme. Mora përsipër sfidën e emigracionit pavarësisht se e dija sesa vështirësi do të hasja.

Nuk është se më mungonin miqtë dhe shokët atje ku po shkoja, por dihej që do detyrohesha të punoja çfarëdo punë në fillim për të gjetur atë më të përshtatshmen më pas. Dhe kështu nisi. Me vështirësi u sajova javët e para ndërsa si me magji m'u shfaq menaxheri Xhelil Musa.

Beqo

Me dëshirën e mirë për të më ndihmuar, në radhë të parë si shqiptarë, Musa më siguroi disa prova futbollistike në disa ekipe këtu në Hamburg, ku dhe gjeta ekipin që kërkova pas disa seancash stërvitore dhe ndeshjesh kontrolli. Hamburg United është ekipi im i ri dhe jam më shumë se i lumtur për këtë.

Se kisha menduar që në kaq pak kohë do të kisha kaq fat dhe të vazhdoja ëndrrën time në futboll, por kur zoti është në krahun tënd çdo gjë gjen rrugën e duhur. E falënderoj jashtë mase menaxherin Musa, dhe ju premtoj që shumë shpejt do të më shihni edhe më lart në kampionatin gjerman", ka thënë Beqo, i cili është i bindur se mund të ngjisë shkallët e karrierës. /Panorama-sport.al

The post Shkoi si punëtor ndërtimi, sulmuesi shqiptar gjen skuadër në Gjermani appeared first on INSAJDERI.

Krasniqi: Rasti ynë ka qenë i montuar nga Policia e Kosovës

Posted: 25 Aug 2017 08:29 AM PDT

Sot ka vazhduar seanca ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti, të cilët u akuzuan për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e kaluar, trupi gjykues i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.

Pas përfundimit të vazhdimit të seancës së tyre, sot i akuzuari për terrorizëm, i cili tani është deputet i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, ka thënë para mediave se procesi i tyre gjyqësor ka qenë thjesht i montuar.

"Rasti ynë ka qenë i montuar nga policia e Kosovës, në deklaratat tona janë ndërruar disa herë dëshmitë, kanë shtuar deklarata te dëshmitarët që nuk i kanë thënë fare, ndërsa sot po deklarojnë se nuk i kanë thënë ato", ka thënë Frashër Krasniqi.

Tutje ai ka thënë se edhe vdekja e Astrit Deharit, është bërë vetëm si shkak i falsifikimeve të deklaratave të tyre.

"Jemi mbajt 1 vit të izoluar në bazë të falsifikimeve që i ka bërë Prokuroria dhe Policia, Astrit Dehari nuk është sot në mesin tonë për shkak të këtyre falsifikimeve", ka thënë ai.

The post Krasniqi: Rasti ynë ka qenë i montuar nga Policia e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Kur do të luhen ndeshjet mes Skënderbeu dhe Partizanit të Beogradit?

Posted: 25 Aug 2017 08:22 AM PDT

Është hedhur sot në Monaco shorti i grupeve të Europa League. Skënderbeu u vendosën në grupin B së bashku me Dynamo Kyiv, Young Boys dhe Partizanin e Beogradit.

Pas hedhjes së shortit është përcaktuar dhe kalendari i ndeshjeve. Skënderbeu do ta nisë aventurën Europiane në 14 shtator ndaj Dynamo Kyiv në transfertë.

 

KALENDARI I PLOTË:

MD – 1 / 14 September 2017

FC Dynamo Kyiv – KF Skënderbeu

MD – 2 / 28 September 2017

KF Skënderbeu – BSC Young Boys

MD – 3 / 19 October 2017

KF Skënderbeu – FK Partizan

MD – 4 / 2 November 2017

FK Partizan – KF Skënderbeu

MD – 5 / 23 November 2017

KF Skënderbeu – Dynamo Kyiv

MD – 6 / 7 December 2017

BSC Young Boys – KF Skënderbeu

The post Kur do të luhen ndeshjet mes Skënderbeu dhe Partizanit të Beogradit? appeared first on INSAJDERI.

AKR propozon Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës

Posted: 25 Aug 2017 08:21 AM PDT

Aleanca Kosova e Re (AKR) i ka propozuar presidentit të partisë, Behgjet Pacollit prë të kandiduar për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Sipas nënkryetares së AKR-së, Albena Reshitaj, strukturat e kësaj partie e kanë propozuar Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës.

Nënkryetarja e Aleancës Kosova e Re, Albena Reshitaj ka thënë për RTV21 se kërkesat e të gjitha degëve të partisë në Prishtinë kanë qenë që Behgjet Pacolli të jetë kandidati për Kryetar të Prishtinës.

"Në një mbledhje shumorëshe që kemi pasur me Kryesinë dhe me Kuvendin ne kemi diskutuar për mundësinë që ai të jetë kandidat për Prishtinën, të ju them të drejtën edhe personalisht mendoj se kish me qenë një nder për Kosovën, për Prishtinën me e pasë kryetar të Prishtinës, Behgjet Pacollin.", ka thënë Reshitaj.

Ajo ka shtuar se propozimi ende nuk është dorëzuar në KQZ pasi që po pritet konfirmimi nga Pacolli, njofton Insajderi.

Por, Reshitaj ka thënë se "ka mbetur që që vendoset nga ai [Behgjet Pacolli v.j], nëse do ta pranojë këtë”. /Insajderi.com

The post AKR propozon Behgjet Pacollin për kryetar të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Kandidati i AAK-së për kryetar komune që ka pasuri prej rreth 3 milionë eurove

Posted: 25 Aug 2017 08:20 AM PDT

Rexhep Kadriu u shpreh i lumtur me besimin që Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka dhënë atij për të kandiduar për kryetar të Komunës së Gjilanit, kur të martën doli në konferencë përkrah shefit të partisë, Ramush Haradinajt.

Kadriu, i cili aktualisht është nënkryetar i Komunës së Gjilanit, synon që pas 22 tetorit të udhëheq me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Degës së AAK-së në Gjilan ka një veçori dalluese. Ai posedon një pasuri milionëshe.

Në deklarimin e pasurisë për vitin 2017 në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), Kadriu ka deklaruar pasuri prej afër 3 milionë eurove – saktësisht 2 milionë e 858 mijë e 811 euro. Të gjitha këto pasuri, Kadriu i ka deklaruar në emër të vetin.

2 milionë e 436 mijë e 811 euro është vlera e pasurisë së paluajtshme që posedon nënkryetari i Komunës së Gjilanit. Rexhep Kadriu ka deklaruar dy shtëpi dhe katër banesa si pasuri të paluajtshme. Përpos këtyre, ai ka deklaruar edhe nëntë parcela me tokë – disa prej të cilave, siç ka deklaruar vet ai në AKK, i shfrytëzon për biznes.

Prejardhjen e kësaj pasurie, Rexhep Kadriu e ka justifikuar se ka ardhur nga trashëgimia e familjes së tij, nga kursimet dhe nga të ardhurat e bizneseve të tij.

Ndërkaq, Kadriu ka deklaruar edhe 422 mijë euro pasuri të luajtshme në deklarimin e pasurisë për vitin 2017.

Në këtë pjesë të pasurisë Kadriu ka deklaruar dy vetura limuzinë, të tipave Mercedes dhe Passat. Të gjithë prejardhjen e pasurisë së luajtshme Kadriu e ka prejardhje nga bizneset e tij private, raporton Insajderi.

Po ashtu, kandidati për kryetar të Gjilanit ka deklaruar se i ka deponuar rreth 16 mijë euro para të gatshme në bankë, për fëmijët e tij.

Kadriu ka shërbyer si nënkryetar i Komunës së Gjilanit në katër vitet e fundit. Në këtë periudhë AAK-ja bashkëqeverisi në Gjilan së bashku me LDK-në e Lutfi Hazirit. /Insajderi.com

The post Kandidati i AAK-së për kryetar komune që ka pasuri prej rreth 3 milionë eurove appeared first on INSAJDERI.

VIDEO: Dy burra rrahen në qendër të Prishtinës

Posted: 25 Aug 2017 08:12 AM PDT

Dy persona janë përleshur fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Madje njëri shirit i rrugës që të çon drejt Katedrales është bllokuar për disa minuta sepse këta meshkuj janë ndalur aty dhe kanë filluar të rrehen.

Në video shihet përleshja ndërmjet dy meshkujve dhe disa të tjerëve që mundohen t'i ndajnë, raporton Express.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te kjo përleshje, mirëpo raste të tilla në vendin tonë kanë ndodhur edhe më parë.

The post VIDEO: Dy burra rrahen në qendër të Prishtinës appeared first on INSAJDERI.

Arabia Saudite do të gjobisë ata që hedhin ushqimin

Posted: 25 Aug 2017 08:06 AM PDT

Mund të duket e çuditshme, por në kushtet kur në shumë vende të botës njerëzit vuajnë nga uria, nuk do të ishte aspak e ekzagjeruar.

Këshilli Shura i Arabisë Saudite po shqyrton mundësinë e vënies së një gjobe, në rast të hedhjes dhe shpërdorimit të ushqimit.

Anëtari i Këshillit Shura, Ahmed Al-Mefreh ka hedhur idenë e masave penalizuese për të parandaluar mbeturinat, dhe për të mos e çuar dëm ushqimin.

Legjislacioni i propozuar prej 13 nenesh pritet të diskutohet pas festës së Kurban Bajramit.

Nëse miratohet, legjislacioni i ri do të përcaktojë një gjobë për çdo individ ose familje që lë mbetje ushqimi në pjatat e tyre pas ngrënies në restorante. Shuma propozohet të jetë 20 përqind e faturës së lëshuar nga një restorant, dhe që do t'i shtohet faturës përfundimtare.

Rregulloret e reja do të zbatohen në restorante, hotele, sallat e dasmave dhe vende të tjera publike ku mbahen festimet dhe ngjarje të ndryshme, dhe qëllimi është që të ulet shpërdorimi i ushqimit dhe rritja e ndërgjegjësimit për këtë.

The post Arabia Saudite do të gjobisë ata që hedhin ushqimin appeared first on INSAJDERI.

Skënderbeu beson në rezultat pozitiv në Beograd

Posted: 25 Aug 2017 08:00 AM PDT

Presidenti i klubit të Skënderbeut, Ardjan Takaj ka komentuar shortin e Europa Ligës në të cilin klubi shqiptar do të përballet me Partizanin e Beogradit në kuadër të grupit B.

Takaj ka thënë se klubi ishte në pritje të një shorti më të vështirë, derisa përballjen me ekipet e grupit i ka quajtur të favorshme.

"Ishim në pritje të ndonjë skuadre të madhe, por short që shorti është i favorshëm për të vijuar më tej. Do synojmë kualfikimin pasi janë ekipe të kalueshme edhe pse ne e kemi arritur objektivin tonë. Ekipet në grup nuk janë më të forta se ato që kemi eliminuar", ka thënë Takaj për SuperSportin.

Shefi i Skënderbeut ka thënë se në Beograd do të shkojnë për të luajtur futboll, por parashikon vështirësi ndaj klubit serb.

"Do shkojmë të luajmë futboll kudo, qoftë edhe në Beograd edhe pse dihet vështirësia për të luajtur me ekipet serbe", ka thënë ai.

Ndaj Dinamos së Zagrebit stadiumi ishte i mbushur në kapacitet të plotë kjo falë mbështetjes që kanë dhënë të gjitha tifozeritë. Skënderbeu tashmë është kthyer në skuadrën simbol të shqiptarëve dhe kjo ka një arsye sipas presidentit Takaj.

"Shqiptarët janë të uritur për mbrëmje europiane, janë shumë tifoz të flaktë dhe kjo u pa edhe me kombëtaren, ku e skuqën Francën. Ata duan të jetë një ekip shqiptar në futbollin europian, pasi ndjehen të përfaqësuar. Ne e meritojmë të jemi aty".

The post Skënderbeu beson në rezultat pozitiv në Beograd appeared first on INSAJDERI.

Imami shqiptar: Në xhenet ju presin femra me gjinj të dalluar [video]

Posted: 25 Aug 2017 07:56 AM PDT

Një imam shqiptar, gjatë një ligjerate që është publikuar në rrjetin social Facebook, thotë se në xhenet njerëzit që janë fitimtar do të përfitojnë shumë gjëra të mira.

Ndër të tjera, thotë imami shqiptar, në xhenet ka gra me “gjinj të dalluar”.

"Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai nderpret fluturimin dhe t'vjen i pjeku. Në xhenet bën gjithë ditën marrëdhenie intime dhe nuk ndjen lodhje, në xhenet ka edhe treg; pra, bëhet biznes", ka thënë ai.

“Allahu thotë se punëmbarët janë fitimtarë, ata do të përfitojnë. Thotë se vajzat e reja, me gjinj të dalluar, thotë, me të të njëjtës moshë. Thotë se ne i kemi krijuar ato të veçanta, dhe i kemi bërë atë beqaresha”, ka thënë ai.

Imami shqiptar thotë se “në xhenet gratë nuk do të kenë dhimbje”.

""Në xhenet ka shpendë dhe ti i sheh duke fluturuar, dhe nëse të shkon mendja që ta hash ai nderpret fluturimin dhe t'vjen i pjekur!!Në xhenet bën gjith diten mardhenie intime dhe nuk ndjen lodhje, në xhenet ka edhe treg pra bohet biznes"" 😁😁😁😁😁

Опубліковано Feja E Shqiptarit Është Europa 22 серпня 2017 р.

 

The post Imami shqiptar: Në xhenet ju presin femra me gjinj të dalluar [video] appeared first on INSAJDERI.

Serbia kthen misionin diplomatik në Shkup

Posted: 25 Aug 2017 07:55 AM PDT

Stafi i ambasadës së Serbisë do të kthehet në Maqedoni, pas tensioneve të shkurtra diplomatike midis dy fqinjëve.

Ambasada serbe ka konfirmuar se ka rinisur aktivitetet e rregullta konsullore të premten.

Ministria e Jashtme e Serbisë tha se ambasadori i saj do të kthehet më 31 gusht.

Serbia e ka tërhequr gjithë stafin diplomatik të dielën, duke e akuzuar Maqedoninë për planfikim të "veprimeve armiqësore" kundër interesave serbë.

Maqedonia ka mohuar çdo veprim të papërshtatshëm dhe ka thënë se nuk ka spiunuar dhe nuk planifikon të spiunojë fqinjin e saj.

Të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, janë pajtuar të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe përmes dialogut.

The post Serbia kthen misionin diplomatik në Shkup appeared first on INSAJDERI.

“Astrit Dehari nuk është sot me ne për shkak të falsifikimeve nga policia dhe prokuroria”

Posted: 25 Aug 2017 07:51 AM PDT

Sot ka vazhduar seancë gjyqësor kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Haliti, Adea Batusha, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi, ndaj të cilëve rëndon akuza për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i VV-së, Frashër Krasniqi, pas seancës së sotme ka thënë se e bërbashkëta e të gjithë dëshmitarëve është që secilit prej tyre iu është ndërruar deklarata nga Policia.

Krasniqi tha se këtë e thanë edhe dëshmitarët vetë.

"Siç e kemi thënë që nga fillimi, ky rast është i montuar nga Policia e Kosovës, kanë shtuar deklarata tek dëshmitarët të cilët nuk i kanë thënë fare dhe sot deklaruan se nuk i kanë thënë ato që ka pretenduar Policia. Ne jemi mbajt që një vit të izoluar në bazë të falsifikimeve që i ka bërë Prokuroria dhe Policia", ka thënë Krasniqi.

Ai tha se Astrit Dehari nuk është sot më mesin tonë për shkak të këtyre falsifikimeve.

"Është e padurueshme me e ditë që e ke humbur një shok, për shkak të një rasti të montuar dhe për shkak të disa deklaratave që kurrë askush nuk i ka dhënë", u shpreh Krasniqi.

Ne videon më poshtë mund të ndiqni prononcimit e deputetit të VV-së, Frashër Krasniqi i cili tregon se çfarë kanë thënë dëshmitarët:

Në deklaratën e mëposhtme kam shpjeguar se çka nxorrën në pah dëshmitarët e vetë Prokurorisë, në raport me procesin gjyqësor të montuar kundër nesh.

Опубліковано Frashër Krasniqi 25 серпня 2017 р.

The post "Astrit Dehari nuk është sot me ne për shkak të falsifikimeve nga policia dhe prokuroria" appeared first on INSAJDERI.

Dështimi i Kuvendit, sinjal për zgjedhje të reja

Posted: 25 Aug 2017 07:41 AM PDT

Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, pas dështimit për herë të gjashtë të Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, gjë që do ta rrumbullakonte procesin e konstituimit të legjislativit të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e liderëve të subjekteve politike parlamentare, të cilat betonojnë edhe më tej qëndrimet kundërshtuese që ndërlidhen me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shpërfaqin mungesën e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen e krizës politike.

"Po duket se është e qartë se ata nuk kanë qëllim për të gjetur zgjidhje, por po synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë, ta shfrytëzojnë për qëllime politike partiake, duke pasur parasysh që kemi edhe zgjedhjet lokale në tetor. Pra, ky është një kalkulim i pastër politik i liderëve partiakë. Në rastin e tillë, atëherë nuk mund të pritet të dilet nga kjo krizë, sepse, për të dalë nga kriza ne pikësëpari duhet ta kemi një kompromis ndërmjet partive politike. Në situatën aktuale, të cilën e kemi tani, pa ardhur te ndonjë kompromis, nuk mund të dilet nga kjo krizë", tha Ibrahimi.

Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se procedurat në Kuvendin e Kosovës janë të rregullta, por koalicioni PAN, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk po do që ta shfrytëzojë të drejtën, të cilin ia jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, që ta propozojë emrin e kryetarit e Kuvendit, me arsyetimin se nuk e ka shumicën e nevojshme të votave.

"Nuk mund të imponohen votat me zor dhe nuk mund të pritet gjendja derisa dikush t'i bëj votat, sepse afatet janë dhe duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuesja. Në këtë rast, kriza institucionale mund të zgjidhet vetëm nëse Parlamenti e shpërndanë vetveten. E kanë mandatin e verifikuar dhe me dy të tretat mund ta shpërndajnë, si dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte më mirë që të mbahen së bashku me zgjedhjet komunale", ka shprehur mendimin politologu Tahiri.

Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se zgjedhjet e reja nuk do të ofronin zgjidhje të problemit, sepse nga një krizë do të mund të hyhej në një krizë tjetër politike.

"Nëse ka një qasje të tillë të bllokimit, pa marrë parasysh se kush do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë një bllokadë të tillë. Unë, zgjidhjen e shoh te partitë e vogla, sepse tashmë e kemi të qartë se koalicioni PAN i ka siguruar 60 vota. I nevojitet vetëm edhe një votë për të arritur të paktën që ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit dhe ta formojë Qeverinë", thekson Ibrahimi.

Por, sipas politologut Tahiri, tashmë ekzistojnë sinjale se partitë politike dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje të reja.

"Sinjale ka dhe duket se ky është synimi i vërtetë i të gjitha partive politike. Mirëpo, duket se pak edhe për shkak të frikës nga faktori ndërkombëtar, asnjëri nuk do që të marrë 'fajin' për këtë punë. Përndryshe, të gjitha partitë ose të gjitha grupimet e mëdha e shohin daljen në zgjedhje, sepse janë të pakënaqura edhe nga koalicionet parazgjedhore që i kanë bërë, por janë të pakënaqura sidomos me rezultatin që e kanë fituar në zgjedhje", tha Tahiri.

Në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës, koalicioni PAN, ndryshe nga pesë vazhdimet e kaluara të seancës, ka pranuar se nuk e ka shumicën e votave të deputetëve për ta votuar propozimin e këtij koalicioni për kryetarin e Kuvendit. Ata kanë kërkuar kohë shtesë për ta sjellë propozimin tyre në Kuvend, ndërkohë që për vazhdimin e seancës ende nuk është precizuar ndonjë datë.

The post Dështimi i Kuvendit, sinjal për zgjedhje të reja appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: KB Prishtina transferon basketbollistin e përfaqësueses

Posted: 25 Aug 2017 07:39 AM PDT

Kampioni i Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka përmbyllur serinë e përforcimeve me Lis Shoshin.

Shtatlarti i përfaqësueses së Kosovës që pjesën më të madhe të karrierës së tij e zhvilloi në Amerikë, ka kaluar te Prishtina për sezonin e ri.

The post Zyrtare: KB Prishtina transferon basketbollistin e përfaqësueses appeared first on INSAJDERI.

Skënderbeu përballet me Partizanin e Beogradit – si e pritën mediat serbe shortin

Posted: 25 Aug 2017 07:32 AM PDT

Mediat kryesore serbe i kanë kushtuar hapësirë të madhe shortit të Europa League, edhe për faktin se për herë të parë në historinë e futbollit serb, dy skuadrat kryesore marrin pjesë njëkohësisht në këtë fazë të turneut.

Por në titujt e mediave vendase "Kurir", "Blic" dhe "Tanjug" vihet theksi te fakti se Partizani i Beogradit është në një grup me Skënderbeun dhe për këtë do t'i duhet të udhëtojë në Shqipëri.

blic

Të treja këto media kanë në titujt e tyre rikthimin e Partizanit në vendin tonë.

"Crvena Zvezda me Arsenalin dhe BATE, Partizan shkon në Shqipëri", është titulli i "Tanjug".

21103713_744580495750219_359092197_o

Ndërsa titulli i "Kurir" është "Partizan udhëton në Shqipëri, Ukrainë dhe Zvicër, Cervena Zvezda me Arsenalin, BATE Borisov dhe Këln".

21100676_744580389083563_386065437_n

The post Skënderbeu përballet me Partizanin e Beogradit – si e pritën mediat serbe shortin appeared first on INSAJDERI.