INSAJDERI: “Barca synon Di Maria, “hakmarrje’ kundër PSG” plus 19 more |
- Barca synon Di Maria, “hakmarrje’ kundër PSG
- Rrëfimi i Konicës për karakterin e shqiptarëve: Nga dashuria për paratë, tek besa
- Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në
- Policia arreston dy persona që rregulluan monumentin e Skënderbeut
- Vdes një 51 vjeçar pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova”
- Banka virtuale me seli në Benin i vjedh zviceranit 22.000 franga
- Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Edhe humbja ka dinjitet
- Shkëndija triumfon në derbi ndaj Vardarit
- Mikullovci: Nuk do të ketë më konsultime, vetëm ftesa për seancë
- VV: PAN-i nuk i ka numrat për kryeparlamentar, as për kryeministër
- Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në gjuhen spanjolle
- Së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital
- Zyrtari i PAN-it: Familja Rugova i ka kuptuar mirë proceset që po zhvillohen
- Trump: “Gati të godasim” – Kim: “Do ju bëjmë copë”
- Pacolli zbulon telefonatën ku iu kërkua të qëndrojë në LAA: Më bëri me qesh
- Fillim katastrofik i stinorit nga Chelsea [video]
- “Armiqësia” PDK- LDK lë nxënësit pa libra
- Nënkryetari i PDK-së e cilëson “të rregullt” takimin e krerëve të PAN-it me Ukë Rugovën
- Deputeti shqiptar që përplasi për vdekje këmbësorin, dorëzohet në polici
- Çaushi tregon përse do lë postin e deputetit për të kandiduar në Gjakovë
| Barca synon Di Maria, “hakmarrje’ kundër PSG Posted: 12 Aug 2017 10:39 AM PDT Me Liverpulin që vazhdon të rezistojë ndaj milionave që ofrohen Kutinjo dhe Dortmundin që nuk do ta lëshojë lehtësisht talentin Dembele’, Barcelona përballet me një situatë jo të lehtë kur duhen dy javë nga fundi i merkatos së verës. Skuadra katalanase po kërkon një zgjidhje të kënaqshme pas largimit të brazilianit Nejmar por duhet ta bëjë këtë shpejt për të mos rrezikuar që të gëzojë fitimet në llogari bankare, dhe jo rezultatet në fushë. Mediat iberike vazhdojnë të insistojnë për interesimin serioz të skuadrës blaugrana për Angel Di Marian, një futbollist teknik që do të sillte përfitime të mëdha por do të kënaqte gjithashtu krenarinë e lënduar të tifozëve të Barcelonës. Kështu mund të formalizohet një hakmarrje e dyfishtë, ndaj paris Sën Zhermen që i rrëmbeu Nejamr, dhe ndaj realit të madridit që mund të ketë argjentinasin kundër në El Klasikot shpërthyese. Tratativa është më shumë se një cështje e komplikuar pasi barcelona duhet të shpenzojë më shumë se 60 milionë Euro për të marrë mesfushorin teknik. Kjo favorizohet dhe nga detyrimi i parizienëve për të shitur sa më tepër lojtarë, që të sjellë disi një balancë në cështjen kontroverse të Fair Play Financiar. The post Barca synon Di Maria, "hakmarrje' kundër PSG appeared first on INSAJDERI. |
| Rrëfimi i Konicës për karakterin e shqiptarëve: Nga dashuria për paratë, tek besa Posted: 12 Aug 2017 10:36 AM PDT Shqiptarët – çelësat për të kuptuar jetën dhe natyrën e tyre Për të kuptuar historinë e një populli është e nevojshme të studiohet natyra e tij, por një studim i paanshëm është i vështirë, për shkak se dëshmitari mund të ketë ose një qëndrim të keq, ose një simpati të pambështetur, sipas përvojës vetjake që ka. Prandaj unë do të përpiqem të jap një vështrim të shkurtër për këtë çështje të veçantë, duke e parë nga disa kënde. I Së pari, ka shumë rëndësi të dihet se fyerja më e rëndë në Shqipëri është ta quash dikë të pabesë, pra që nuk është besnik. Shumë nga rastet e gjakmarrjeve kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz që tradhtojnë, por na tregon pa u gabuar cila është kërkesa themelore për sjelljen, idealin që synohet. Anasjelltas, ka interes të vëmë në dukje se në Greqinë e sotme fyerja më e rëndë për një njeri është ta quash analfabet dhe të trashë, pra ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë është zgjuarsia në vend të karakterit të fortë. Siç e thotë një fjalë e urtë, që përmendet shpesh kudo në Shqipëri, shqiptari për një plesht djeg jorganin, që do të thotë se është i padurueshëm dhe i krisur. Fjala e urtë ndoshta e ka prejardhjen nga ndonjë këshillë e pamenduar që e ka dhënë ndonjë prijës, për të mos u ngutur që të fillohet një përleshje e kushtueshme për ndonjë gjë fare të kotë. Një rregull tjetër shumë i bukur për sjelljen është thënia se "koka e falur nuk pritet", që do të thotë se kur armiku kapet ose nënshtrohet, nuk ka pse të vritet. Historiani bizantin Nikifor Gregoras, për të cilin mund të thuhet pa dyshim se nuk ka qenë proshqiptar, na pohon faktin se shqiptarët as nuk i vrasin e as nuk i kthejnë në skllevër armiqtë e mundur. Është e vërtetë që Gregorasi shton edhe emrat e disa popujve të tjerë të Perandorisë Bizantine që kanë po këtë etikë të luftës, por në kronikat bizantine mund të gjenden shumë shembuj të kundërt me këtë. Sidoqoftë, në kohët e reja ndër të gjitha kombësitë e Evropës Juglindore vetëm shqiptarët njihen se i kanë mbetur besnikë traditës kalorësiake për ta kursyer armikun e mundur. Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme. Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat më të egra gratë nuk janë qëlluar. Kur dikush ka armiq që i gjuajnë për t'i marrë hakun dhe e ka ngushtuar nevoja për të bërë një rrugëtim, ndodh që ai, për ta bërë rrugën i sigurt, merr me vete një grua, ndonëse një veprim i tillë quhet paburrëri. Madje edhe cubat e rrugës së madhe e respektojnë këtë rregull. Nja dyzet vjet më parë gjithë shtypi i botës u mbush një ditë me lajmin për një bëmë trimërore: një tren ndërkombëtar që shkonte nga Parisi në Stamboll, u ndal nga banditët në Traki. Të gjithë udhëtarët burra i detyruan të zbrisnin nga treni me plaçkat në dorë dhe ua rropën të gjitha gjërat e çmueshme, kurse kryetari i bandës u tha grave të qëndronin nëpër vende dhe disa herë u kërkoi të falur për shqetësimin që u shkaktuan. Nga urdhrat që ai u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u bë e njohur kombësia e banditëve. Kur flasin me vetëdije për veten e tyre, shqiptarët krenohen se kanë shumë veti e virtyte. Kjo është një dobësi e gjithë popujve dhe mendime të tilla nuk kanë ndonjë vlerë. Përkundrazi, shprehjet e thëniet popullore janë gjykime të vetvetishme, si të thuash, në to një popull është kapur në çastin kur flet pa e pasur mendjen. Ne do të vazhdojmë gjurmimin në këtë drejtim dhe do të përpiqemi të zbulojmë mendimet e popujve të tjerë për shqiptarët. Veçanërisht me interes është mendimi i turqve, sepse ata kanë qenë me shqiptarët për pesë shekuj. Të gjithë historianët turq flasin për kokëfortësinë e shqiptarëve. Arnaud-innud (shqiptarët kokëngjeshur), është një shprehje e ngulitur në kronikat e vjetra. Veç kësaj turqit mendojnë se shqiptarët janë kokëshkretë. "Ka një damar shqiptari" është një thënie e zakonshme e turqve. Zoti Xhejms Redhauz (James Redhouse), i cili e ka përfshirë këtë thënie në Fjalorin e tij monumental turqisht-anglisht, jep këtë përkufizim në botimin e ri, të vitit 1921: "Arnautligi tuttu" i kërceu damari shqiptarit, ka folur ose ka vepruar siç bën zakonisht një shqiptar, me dhunë impulsive". Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq të ushtrisë, shqiptari është një luftëtar shumë trim dhe i shkëlqyer për të sulmuar armikun ose për të marrë një vend me sulm, por është indiferent kur vjen puna që rrethanat kërkojnë një taktikë mbrojtëse. Sipas vlerësimit të turqve, shqiptari është i zgjuar. Megjithatë, një historian turk i shekullit të shtatëmbëdhjetë, Ibrahim Peçevi, nuk është i këtij mendimi. Duke folur për vezirin e madh, Peçevi thotë se "Ajaz Pasha i përkiste kombësisë shqiptare, e megjithatë ishte jashtëzakonisht i zgjuar". Sipas turqve, një tipar tjetër karakteristik i shqiptarëve është dashuria për paratë; ata janë gjithnjë të gatshëm t'u hyjnë aventurave më të rrezikshme, po të jetë se e shohin që del fitim. Në kohët e Perandorisë Turke të vjetër, ata tregonin një histori: "E pyetën shqiptarin: a do të shkosh në ferr?" Ai u përgjigj: "Sa të paguajnë atje?". Në gjuhën e sotme greke ka dy shprehje të lidhura me shqiptarët: kokë shqiptari që do të thotë njeri kokëngjeshur, i patundur; kur dikush ka halle dhe miqtë duan ta ngushëllojnë, ata i kujtojnë se zoti nuk është shqiptar, pra zoti është i mëshirshëm. Nënkuptimi i mosmëshirës është i shpjegueshëm në dritën e historisë. Për mjaft shekuj grekët e kanë njohur shqiptarin vetëm si sulmues, si pirat që grabit qytetet bregdetare, si ushtar të dërguar në ishujt e Greqisë për ekspeditat ndëshkimore, si xhandar ose si taksambledhës. Ana fisnike e shqiptarit është e panjohur për grekun. *** Hobhauzit, mikut të Bajronit e që u quajt më pas lord Brauton, i kishte bërë shumë përshtypje ndjenja kombëtare si një tipar i shqiptarëve. "Këtu ka, thotë ai, – një shpirt pavarësie dhe dashuri për atdheun nga gjithë populli e kjo në një masë të madhe e mënjanon dallimin e thellë që vihet re në pjesët e tjera të Turqisë ndërmjet pasuesve të dy feve. Kështu, kur banorët e viseve të tjera i pyet se çfarë janë,a ta përgjigjen: "Jemi turq" ose "Jemi të krishterë", ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: "Jam shqiptar"… Ndjenja kombëtare bie fort në sy në karakterin e tyre. Nëse ndonjë prej tyre largohet nga vendi dhe duke rrugëtuar merr vesh se një bashkatdhetar i tij banon në një fshat pranë të cilit mund të kalojë, ndonëse nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, ai ndërron rrugë dhe shkon për ta takuar. Disa herë kam qenë dëshmitar i gëzimit që ata shprehin kur takohen kështu rastësisht, e shfaqin më haptas sesa i tregojnë ndjenjat dy anglezë miq në këto rasa. E gjithë mënyra e sjelljes së tyre është e përzemërt dhe kur, pas një mungesë të shkurtër, ndodh që një shqiptar ndesh një të njohur, i jep dorën e djathtë dhe e puth në faqe dhe po kështu bëjnë kur ndahen, ndërsa po të jenë takuar në rrugë, kur largohen ca njëri nga tjetri, qëllojnë me pistoletë ose me pushkë." Hobhauzi vë re se shqiptarët "nuk janë me shpirt të keq dhe kur bëhen të pamëshirshëm, kjo nuk vjen aq nga parimi i hakmarrjes sesa nga pasioni i çastit. Tradhtia është një ves që zor se e gjen ndërmjet tyre". Por vëzhgimet më të mira në studimin e thelluar të Hobhauzit janë për dëshirën e shqiptarëve për argëtim. Kënaqësia e tij më e madhe, – shkruan Hobhauzi, – kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pijë raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles së vet, duke i rënë lahutës me një melodi të vetme. Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i padurueshëm dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë të prijësit të vet. Siç thotë Taciti, natyra e njeriut është çuditërisht e paqëndrueshme, kur po ata njerëz janë sa përtacë, aq edhe të pakënaqur që prehen… Por ngathtësia ose më mirë urrejtja për punën, që vërehet te ky popull, në asnjë mënyrë nuk shoqërohet me atë pamje rëndësie e dembellëku që e sheh përgjithësisht tek turqit. Përkundrazi, shqiptarët janë të gjallë, madje edhe lozonjarë; ndonëse lojërat e tyre popullore nuk janë shumë aktive, përsëri ata kur lozin tavëll dhe lojëra të tjera ulur, e tregojnë kënaqësinë me shpërthime të forta të qeshurash ose me shenja të tjera gëzimi fëmijëror. Gjithashtu kanë shfaqje shumë të forta kur shprehin pëlqimin ose mospëlqimin e tyre dhe meqë fare pak e zotërojnë veten, si dhe gjithmonë parapëlqejnë forcën kundrejt dredhisë, ata nuk kujdesen për t'i fshehur pasionet e tyre" Libri i Hobhauzit e bëri Bajronin që të mos shkruante shumë gjatë për Shqipërinë. Poeti na e thotë vetë kështu: "Për Shqipërinë dhe banorët e saj nuk kam dëshirë të zgjatem shumë, sepse këtë do ta bëjë shumë mirë bashkudhëtari im në një libër, që ka shumë mundësi të dalë nga shtypi përpara këtij ("Çajld Haroldit"), e prandaj as dua ta ndjek atë, as t'i dal përpara." Pastaj Bajroni bën disa vërejtje kureshtare për shqiptarët dhe malësorët skocezë: "Arnautët ose shqiptarët më kanë bërë përshtypje të fortë me ngjashmërinë që kanë me malësorët e Skocisë nga veshja, shtati dhe mënyra e jetesës. Edhe malet e tyre dukeshin si të Kaledonisë, vetëm me një klimë më të butë. Fustanella e tyre, ndonëse e bardhë, ndryshe nga kilti, shtati i thatë e i gjallë, e folmja e tyre që tingëllon si keltishtja dhe zakonet e tyre të rënda, që të gjitha më kujtonin Morvenin". Nënës së vet Bajroni i shkruante: "Mua më pëlqejnë shqiptarët" dhe letrat e tij dërguar nënës nga Shqipëria janë plot me hollësi piktorike. Po në atë periudhë të Likut, Hobhauzit dhe Bajronit, Shqipërinë e vizitoi dhe një klerik i kishës së Anglisë, hirësia T.S.Hjuz, i cili në dy vëllimet e udhëtimeve ka këto shënime të ngjeshura për natyrën e shqiptarit. "Nga temperamenti shqiptarët janë pak grindavecë dhe rrallë ta falin goditjen; pa asnjë dyshim nuk u mungon talenti e mprehtësia dhe është një fakt i shënuar që tre burrat më të mëdhenj që ka nxjerrë Turqia në këtë shekull, që të gjithë e kanë prejardhjen nga Shqipëria." II E vlen të vihet në pah se askush në këtë galeri vëzhguesish, me sa duket, nuk e ka gjetur karakteristikën më kryesore të shqiptarëve e pikërisht atë, pa njohjen e së cilës historia e tyre do të mbetej një mister, pra individualizmin e tyre. Një studiues gjerman, dr.Herbert Luis, i cili, siç e kemi thënë tashmë, u ngarkua nga qeveria shqiptare për të studiuar topografinë e vendit, pohon se në Shqipëri nuk ekziston një dukuri e tillë si turma. "Një nga përshtypjet më të forta, – thotë dr. Luisi, – që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, është me siguri kjo: që te çdo shqiptar ka një njeri me vetëbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë dhe e vë në kartë pasurinë e gjakun e tij në një mënyrë prej biznesmeni. Në një situatë të paqartë, kushdo pa asnjë kufizim, qoftë i madh ose i vogël gjykimi i tij, merr pjesë në mënyrë të ndjeshme e ndërkaq secili është gati të marrë një nismë të fuqishme. Shkurt, nuk ka masa indiferente në Shqipëri." Mungesa e kësaj fryme të kopesë mund të jetë interesante, po ajo ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë. Për shkakun se shqiptari gjithmonë ka dashur të marrë pjesë personalisht, drejtpërdrejt, madje edhe pa ndërmjetësinë e delegatëve, për diskutimin e çështjeve të gjithë shoqërisë, ideja e tij për qeverinë nuk i ka kapërcyer kufijtë e qytetit ose të malit të tij. Ashtu si për grekët e lashtë dhe italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ka qenë qyteti-shtet. Dhe kur një nevojë kombëtare kërkonte unitetin e veprimit, vetëm pas bisedimesh pa fund arrihej të vendoseshin masat e përbashkëta që do të merreshin ndonjëherë tepër vonë. Sa herë që në të kaluarën është pushtuar Shqipëria, gjithmonë kjo ka ndodhur për shkak se ka munguar një qëndresë e bashkërenduar. Jo shumë larg, në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë autorët anglezë e francezë flasin për Shqipërinë si konglomerat i një numri të madh republikash të vockla dhe njësish gjysmëfeudale, nganjëherë të lidhura në grupe, nganjëherë krejt të veçuara e të mënjanuara, që e njihnin sulltanin si një sundimtar të largët e të papërcaktuar, i cili nuk ndërhynte në qeverisjen lokale. Është interesante të krahasohen dy sundimtarë të Shqipërisë në vitet e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë: Ali Pashë Tepelena në Jug dhe Karamahmud Pashë Bushatlliu në Veri. Që të dy kanë qenë shqiptarë dhe që të dy kanë pasur sukses. Por Ali Pashën e urrenin, sepse me gjithë padijen dhe krimet e tij, ai e kishte nocionin e një bashkimi të disiplinuar dhe me dorë të përgjakur i shtrëngoi t'i bindeshin një autoriteti qendror, duke i shpartalluar pa mëshirë ata që do të kundërshtonin, ndërsa Karamahmudin e donin, sepse ai kishte konceptin tradicional për një qeveri që nuk ndërhyn dhe ruan tolerancën patriarkale kundrejt mosmarrëveshjeve lokale. *** Një veçanti tjetër e shqiptarëve është neveria e përgjithshme ndaj dënimit. Meqë ndërhyrja e një autoriteti qendror në liritë lokale e individuale ndihet si uzurpim i pushtetit, ligjet e vëna nga një autoritet i tillë quhen në thelb të padrejta dhe zbatimi i tyre, sado e rëndë që të ketë qenë shkelja, vështrohet thjesht si një veprim i paligjshëm. Për më tepër, njëfarë ndjenje patriarkale bën që të shmangen masat e rënda ndëshkuese. Dënimi me vdekje përgjithësisht quhet diçka e tmerrshme, ndërsa është një fakt i shënuar që sot, ashtu si dhe në shekujt e kaluar, nuk mund të gjesh njeri në Shqipëri që të pranojë detyrën e xhelatit për të varur. Për të ekzekutuar vendimet me vdekje të dhëna nga gjyqet, policia është e detyruar të gjejë evgjitë, të cilët kundërshtojnë me të madhe e megjithatë e kryejnë këtë ceremoni të tmerrshme dhe, natyrisht, në një mënyrë amatorësh, që ia zgjat vuajtjet viktimës. *** Një tipar pa dyshim fatkeq i shqiptarëve dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje. Do të kërkonte shumë kohë të shpjegohej përse Shqipëria nuk e ka fituar lirinë më herët dhe ka një listë të shkurtër të dëshmorëve për lirinë kombëtare. Akte të trimërisë e të devotshmërisë, që kanë shkaktuar vdekjen e mijëra njerëzve, mund ta bënin të dukej i rremë pretendimi im për mungesën e idealizmit. Por besnikëria e verbër ndaj traditave të ngulitura dhe kanuni qibar për nderin janë pothuaj akte mekanike, që nuk nënkuptojnë se dikush e rrezikon jetën për një ideal të zgjedhur lirisht. Është folur shumë për mikpritjen e shqiptarëve dhe kjo është fare e vërtetë. Kjo frymë mikpritjeje deri në njëfarë shkalle kufizohet nga një prirje për të pasur dyshime tek të huajt. Nuk ka njeri më të druajtur dhe më të rrudhur sesa një shqiptar që ballafaqohet me të porsaardhurit. Në breznitë e mëparshme vizitorët e huaj, me përjashtim të rasteve kur paraqiteshin si duhet prej dikujt, dyshoheshin se ishin spiunë, që kishin ardhur për të bërë hartat e vendit dhe për të mbajtur shënimet e nevojshme për ndonjë pushtim të planifikuar. Tozeri na rrëfen për vështirësitë që ndeshi njëherë, kur u përpoq të vizitonte një kullë të vjetër. Ai dhe bashkudhëtari me të "… e nisën sulmin kundër kullës duke përdorur një gur të madh, meqë mungonte trakullorja, sepse derën e kishin shuluar fort dhe ne dëgjonim të zotin që lëvizte lart në katin e sipërm. Në fillim ai bëri sikur nuk na dëgjonte dhe, kur më në fund zbriti, nisi një dërdëllisje para se të na pranonin brenda; siç i tha përkthyesit tonë fshehurazi, ai nuk mund ta kuptonte pse nuk donim ta shihnim këtë vend, nëse nuk kishim ndër mend që të vinim më pas si pushtues". Sot dihet fare mirë se ndjenjat e dyshimit kundër të huajve janë zhdukur krejtësisht lidhur me vizitorët që nuk vijnë nga Evropa Juglindore, Zonjusha Durham, që ka shëtitur gjithandej në Shqipërinë e Veriut në fillim të këtij shekulli, na jep si shembull të mikpritjes shqiptare një vizitë që ka bërë në një kasolle prej balte, ku i zoti i rreckosur me një mirësjellje të zgjedhur i ftoi të rrinin: "Ne jemi të varfër, – u tha ai. – Bukë kripë e zemër, kjo është gjithçka që mund t'ju ofrojmë, por ju jeni të mirëpritur dhe mund të qëndroni sa të doni." Një tipar tjetër i karakterit të shqiptarëve, që është vënë në dukje shpesh nga vëzhguesit, është ndershmëria e tyre e rreptë. Standardi etik i shqiptarëve është besa, pra, fjala e dhënë. Pavarësisht nga rrethanat, kur një shqiptar jep fjalën, ajo nuk mund të shkelet dhe nuk ka nevojë për asnjë lloj marrëveshjeje të shkruar. Si pasojë, kuptimi i fjalës "i pabesë" është shkelja e fjalës së dhënë dhe pabesia, për të cilën tashmë kemi folur. Në një varg hartash tregtare shoqëruar me tekst, të botuara më 1886 nga ministria franceze e Tregtisë, fashikulli kushtuar Shqipërisë i njofton eksportuesit se nuk ka nevojë për marrëveshje të shkruara për shqiptarët, sepse fjala e tyre e thënë ka mjaft peshë dhe nuk njihet asnjë rast që ta kenë shkelur". Henri N. Breilsford, në librin e tij të njohur për Maqedoninë, ka këtë anekdotë: "Gjëja më kuptimplote nga të gjitha ishte pyetja lakonike me të cilën iu përgjigj kërkesës sime një peshkop bullgar. "A i besoni atij?" – e pyeta unë. – "Ai është shqiptar. Apo nuk është?" – ishte përgjigjja. – Për shekuj me radhë sllavët dhe shqiptarët kanë qenë në armiqësi të pandërprerë për vdekje. Dhe ja, ky është komenti i një armiku për karakterin e tjetrit". Madje, edhe pas ankthit të Luftës Botërore, kur Shqipëria u bë kundër dëshirës fushë beteje për disa kombe dhe dëshmitare e shfaqjeve të përditshme të pandershmërisë lakuriqe (ushtarët e huaj i paraqisnin kuponat për cigare si kartëmonedha dhe ua jepnin bujqve të paditur, që nuk dyshonin se për t'u blerë mallra oficerët mashtronin popullin dhe njëri-tjetrin ose shisnin mallrat e vjedhura nga depot ushtarake e kështu me radhë), përgjithësisht me sa duket, ndershmëria shqiptare doli e paprekur, ndonëse pak e tronditur. III Le të vazhdojmë ende në disa drejtime të tjera për të parë çelësat e tjerë që kanë të bëjnë me karakterin e popullit shqiptar. Shqiptarët nuk janë aq të prirur për fjalë të shumta. Autori francez, Hiasint Hekar (Hyacinthe Hecquard), i cili ka qenë konsull i Francës në Shqipëri për shumë vjet dhe e njihte mirë Shqipërinë e Veriut, vë në dukje shkurtësinë me dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore. Megjithatë kjo heshtje me dinjitet nuk është e dukshme për brezin më të ri të shqiptarëve, që kanë studiuar në universitetet e Italisë, Francës, Austrisë dhe të vendeve të tjera. Në një komb që ka shpirtin e aventurës, do të ketë edhe ca vend për bixhoz. Shqiptarët janë humbës të mirë. Kur kam qenë fëmijë, kam dëgjuar për një hanxhi, i cili u ul me disa klientë për një lojë bixhozi, i humbi të gjitha paratë dhe pasuritë e luajtshme dhe më në fund e vuri në bixhoz edhe hanin dhe e humbi. Atëherë thirri një noter, ia kaloi pasurinë fituesit, u përshëndosh me të gjithë dhe çau e iku pa asnjë ankesë. Të burgosurit shqiptarë kanë shpikur një tip me të vërtetë origjinal për bixhozin. Meqë nuk u lejohej të mbanin as letra dhe as zare, atëherë një ditë filluan këtë lojë: gjatë kohës së pushimit ulen rreth dhe presin mizat, atij që i vjen të parit një mizë, fiton një pikë. Kjo shpikje gjeniale i përket kohës së sundimit osman. Një e metë që zakonisht nuk gjendet në karakterin e shqiptarit, është provokimi. Megjithatë në të kaluarën ka pasur një tip ngaci të përbuzur, i cili kishte kënaqësi të provokonte përleshje vetëm për hir të qejfit. Tipa të tillë hynin në kafene ose në ndonjë vend tjetër me shumë njerëz dhe e lëshonin një cep të brezit që të zvarritej për tokë pas tyre. Dhe sapo dikush pa e parë e shkelte cepin e brezit (dhe kjo ishte një gjë që doemos do të ndodhte), ata ktheheshin, nxirrnin jataganin dhe i kërkonin shkelësit që të nxirrte edhe ai jataganin e të ndesheshin. Mbretërimit të këtyre provokimeve i dha fund më shumë hyrja e pistoletës sesa trysnia e policisë. Unë besoj se dihet gjithkund që shqiptarët janë tolerantë për besimet e tjera dhe, ndoshta, ky është i vetmi vend në Evropë, ku nuk ka pasur luftëra fetare. Për këtë arsye disa kanë folur shpesh për "skepticizmin" shqiptar. Shkëputur nga nga libri "Faik Konica Vepra 2", zgjedhur e përgatitur nga prof.Nasho Jorgaqi (botimet DUDAJ 2001)-Përgatiti: American Eye The post Rrëfimi i Konicës për karakterin e shqiptarëve: Nga dashuria për paratë, tek besa appeared first on INSAJDERI. |
| Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në Posted: 12 Aug 2017 10:32 AM PDT Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot në Beograd, se vetëm Serbia në negociatat me Bashkimin Evropian, e ka edhe kapitullin 35, i cili ka të bëjë me Kosovën, dhe se kjo nuk guxon të harrohet dhe për këtë arsye mendon se Serbisë i duhet dialogu i brendshëm për Kosovën. Pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, Vuçiq tha se çështje kyçe është Kosova, e pastaj raportet e Serbisë me Rusinë, politika e jashtme, sundimi i i ligjit dhe se Serbia duhet të ballafaqohet me të gjitha këto çështje. "Serbia është në rrugën evropiane, sepse dëshirojmë t'i takojmë kësaj shoqërie", tha Vuçiq dhe ka shtuar se "e dimë se kemi vështirësi, të cilat vendet e tjera nuk i kanë pasur, askujt nuk i bëhen pyetje të tilla sikur neve për Kosovën dhe këtë e kemi ditur, kjo nuk është risi". Mëtutje, Vuçiq tha se "këtë nuk guxojmë ta harrojmë", raporton agjencia Beta nga Beogradi. The post Vuçiq: Kosova është çështje kryesore në negociatat me BE-në appeared first on INSAJDERI. |
| Policia arreston dy persona që rregulluan monumentin e Skënderbeut Posted: 12 Aug 2017 10:32 AM PDT Shoqata "Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar" ka rregulluar disa shkronja dhe numra të monumentit të heroit Gjergj Kastrioti në Prishtinë, si dhe kanë vendosur dy elemente tjera kombëtare, flamurin kombëtar dhe hartën e Shqipërisë së Bashkuar. Por, Policia e Kosovës ka shoqëruar për stacionin policor, kryetarin Tahir Veliu dhe disa anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për këtë veprim. Për këtë ka reaguar edhe kryetari i shoqatës së intelektualëve mbarëshqiptarë "Trojet e Arbrit", Nue Oroshi. Ai ka kërkuar nga policia që t'i lirojë sot dy të arrestuarit nga shoqata "Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar". "Ka disa muaj që persona të panjohur kanë shkatërruar shkronjat në monumentin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Për këtë vandalizëm s'ka pas asnjë reagim as nga policia e Kosovës as nga institucionet përgjegjëse, qoftë për ta bërë dënimin e masakruesve të shkronjave të Gjergj Kastriotit – Skënderbeu, dhe për t'i kapur ata e futur para drejtësisë, qoftë për të bërë rregullimin e shkronjave dhe emrit në mënyrën e duhur nga ana e Institucioneve të Kosovës. Kështu që fillimisht Shoqata 'Trojet e Arbrit' falënderon dhe përkrah 'Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar', për marrjen e iniciativës dhe vendosjen e shkronjave në vendin e duhur. Kjo është bërë për shkak të neglizhencës së institucioneve të Kosovës, të cilët edhe pse për ditë kalojnë nëpër sheshin Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë, por e kthejnë kokën në anën tjetër për të mos parë këtë vandalizëm”, thuhet në reagimin e shoqatës së intelektualëve mbarëshqiptare “Trojet e Arbrit”. “Është brengosës fakti se si Policia e Kosovës muaj të tërë nuk arritën që t'i kapin aktorët e rastit vandal, e në anën tjetër burgosin udhëheqësit e 'Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar', të cilët bënë një gjest simbolik dhe atdhetar. Shoqata e Intelektualëve Gjithshqiptarë 'Trojet e Arbrit' fton Policinë e Kosovës që sot t'i lëshojë në liri veprimtarët kombëtar, dhe t'iu kërkojë falje për këtë arrestim të pakuptimtë", thuhet në reagimin e kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Mbarshqiptarë "Trojet e Arbrit", Nue Oroshi The post Policia arreston dy persona që rregulluan monumentin e Skënderbeut appeared first on INSAJDERI. |
| Vdes një 51 vjeçar pas aksidentit në autostradën “Ibrahim Rugova” Posted: 12 Aug 2017 10:23 AM PDT Aksident me fatalitet në autostradën Ibrahim Rugova Një person ka vdekur pasi që është goditur nga një veturë në autostradën Ibrahim Rugova. Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se inicialet e personit janë XH. M dhe është i lindur në vitin 1966, kurse sipas Krasniqit ngjarja ka ndodhur në ora 17:00, në daljen veriore të autostradës për Prizren. Ndërsa lidhur me këtë rast edhe një lexues ka dërguar fotografi nga vendi i aksidentit. The post Vdes një 51 vjeçar pas aksidentit në autostradën "Ibrahim Rugova" appeared first on INSAJDERI. |
| Banka virtuale me seli në Benin i vjedh zviceranit 22.000 franga Posted: 12 Aug 2017 10:16 AM PDT Një banor i Zvicrës frankofone është bërë viktimë e një mashtrimi financiar. "Kemi të bëjmë me një nivel të lartë të mashtruesve botërorë. Metodat e përdorura përmbajnë një estetikë artistike", komenton avokati Sébastien Fanti, kur zbulon përmbajtjen e bankës virtuale "profinancialsa.com", veçanërisht e paraqitur mirë. Përveç se nuk ka adresë, as seli dhe vetëm dy numra të kontaktit janë telefona të dorës, një në Francë dhe një në Benin. Këta bankierë mjaft të matur gjejnë viktima edhe në Zvicër, edhe në qoftë se ata nuk kanë miratimin nga FINMA, pra nga autoriteti mbikëqyrës i tregut. Ata punojnë në bashkëpunim me të huaj që banojnë në Zvicër dhe kanë në shënjestër kërkesat për kredi nga personat që nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të shkuar në një bankë lokale. Një tregtar zviceran-frankofon kërkonte për të marrë hua 300.000 franga. Jo vetëm që ai nuk e ka marrë kurrë këtë shumë, por ai edhe ka paguar 22.000 franga në Raiffeisen në Martigny. Ai tregon: "Unë kam kontaktuar këtë bankë virtuale, e cila nuk më ka lënë rehat një vit të tërë. Kjo bankë pohonte se punonte me institucionet franceze, transmeton albinfo. Kam pasur kontakte me shumë njerëz, shkëmbimet janë bërë gjithnjë e më urgjente. Ata më dërguan dokumente të shumta me pamje zyrtare, kërkonin sigurimin e jetës për të siguruar pagesat e kredisë dhe kërkuan para për harxhime administrative. Në fund, kurrë nuk kam marrë asnjë frang. Unë jam duke u përpjekur për të ndërtuar një dosje me viktimat e tjera". Ndërmjetësuesja në Zvicër është dënuar Paratë e banorit të lartpërmendur kanë përfunduar në emër të një francezeje e vendosur në Martigny (VS), si paratë e dhjetëra viktimave të tjera, të cilat mendonin se po blinin artikuj nëpërmjet faqes Anibis. S humat e marra janë tërhequr menjëherë dhe janë transferuar në Benin, gjë që ka alarmuar autoritetet. Francezja, e cila është zhdukur, është dënuar me 180 ditë punë pa pagesë për pastrimin e parave. Ndërkaq, "shkëmbimi i artikujve të shitur në web duhet të bëhen dorë më dorë", këmbëngul prokurori Jean-Pierre Greter. The post Banka virtuale me seli në Benin i vjedh zviceranit 22.000 franga appeared first on INSAJDERI. |
| Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Edhe humbja ka dinjitet Posted: 12 Aug 2017 10:09 AM PDT Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryeministrit në detyrë Isa Mustafa, pasi shkrimit të Mustafës në Facebook i cili thoshte se PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Nitaj, duke ia kujtuar Mustafës rrëzimin nga Qeveria dhe rezultatin në zgjedhje, thotë se edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti. Zëdhënësi i Haradinajt ka kërkuar nga kreu i LDK-së që ta thotë vetëm një emër të një zyrtari të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet. "Kryeministri akoma në detyrë, Isa Mustafa, paska shkruar se “PDK-së, AAK-së e Nismës iu rrezikohej kapja e shtetit nga njerëzit që i kanë të instaluar në institucione. Isa Mustafa, bëhuni njëherë i sinqertë dhe thuaje vetëm një emër të një zyrtari të vetëm të AAK-së që është “instaluar” në institucione apo që është në pushtet". "Ju e dini që AAK ka qenë në opozitë qe tri mandate dhe nuk ka qenë AAK-ja ajo që i ka pushtuar bordet e agjensitë, universitetet shërbimet diplomatike, e deri te ministritë, siç po behët edhe në këto grahmat e fundit të qeverisë suaj. Ne e kuptojmë që jeni me vaj në buzë, por edhe humbja e ka njëfarë dinjiteti", ka përfunduar Nitaj.
The post Nitaj i kundërpërgjigjet Mustafës: Edhe humbja ka dinjitet appeared first on INSAJDERI. |
| Shkëndija triumfon në derbi ndaj Vardarit Posted: 12 Aug 2017 10:09 AM PDT Shkëndija e Tetovës ka fituar derbin e eliotës së futbollit maqedonas ndaj Vardarit të Shkupit, me rezultat 2-0. Tetovarët realizuan të dy golat e fitorës në pjesën e dytë të takimit, me anë të Armend Alimit dhe Stenio Junior, raporton Insajderi. Golin e parë, Alimi e realizoi në minutën e 61-të të takimit me një goditje nga rreth 20 metra distancë nga porta. Ndërkaq, golin e dytë Stenio Junior e realizoi vetëm pesë minuta më vonë. Në të dy golat asistoi kapiteni Ferhan Hasani. Pas kësaj ndeshje, Shkëndija i shkon gjigantit italian Milan, të enjten, kur do të ballafaqohet në kuadër të pllej-ofit të Ligës së Evropës. /Insajderi.com The post Shkëndija triumfon në derbi ndaj Vardarit appeared first on INSAJDERI. |
| Mikullovci: Nuk do të ketë më konsultime, vetëm ftesa për seancë Posted: 12 Aug 2017 09:42 AM PDT Katër seanca konstituive për Kuvendin kanë dështuar, koalicioni PAN nuk po merr pjesë, pasi ende nuk i ka numrat për kryetar të Kuvendit. Kuvendi, ditën e hënë të javës se ardhshme përsëri ka thirrur seancë konsultative, mirëpo koalicioni PAN përsëri është deklaruar se nuk do të marri pjesë. E gjithë kjo, sipas PAN-it, po ndodhë sepse nuk po thirren në takim konsultativ të gjitha partitë për të vendosur për seancë. Kryesuesi e seancës, Adem Mikullovci, i cili tha se seanca është caktuar, ndërsa a shkojnë a jo PAN-i nuk është problem i tij. "Seanca është e caktume për të hënën. Seanca është caktu në marrëveshje me LAA-në dhe Vetëvendosjen, a vijnë apo nuk vijnë PAN ne nuk mundemi m'i bind", u shpreh ai. Mikullovci tha, as nuk do të provojnë mënyra të tjera për të "bindur" këtë koalicion të rri në Kuvend përveç ftesave që janë të njëjta për të gjithë deputetët. "Nuk do mundohemi me sjell PAN-in në Kuvend, ftesa ekziston për gjithë deputetët për të gjitha partitë atëherë të obliguarit vijnë në mbledhje, nëse nuk vijnë nuk vijnë s'kemi cka bëjmë", tha ai gjatë bisedës për Lajmi.net "Bisedat konsultative që i kam pas me i majtë unë kanë ra poshtë definitivishtë, më konsultime nuk do të ketë, vetëm ftesa për seancë", ka përfunduar Mikullovci The post Mikullovci: Nuk do të ketë më konsultime, vetëm ftesa për seancë appeared first on INSAJDERI. |
| VV: PAN-i nuk i ka numrat për kryeparlamentar, as për kryeministër Posted: 12 Aug 2017 09:40 AM PDT Vetëvendosje beson se koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk i ka numrat e mjaftueshëm për krijimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës. Shkodran Hoti, zyrtar për media në Lëvizjen Vetëvendosje thotë për Radion Evropa e Lirë se mospjesëmarrja e PAN-it në seancë, siç shprehet ai, "është përgënjeshtrim i asaj që deklaronin ata për numrat dhe vërtetim i asaj që e thoshim ne". “PAN-i po mundohet ta zvarritë konstituimin e Kuvendit, sepse nuk i ka numrat e mjaftueshëm, as për kryeparlamentar, e as për kryeministër. Duke qenë në panik, ajo që po do PAN-i, është blerja e kohës me kërkesa për takime konsultative e bojkotim të seancës, dhe rrjedhimisht po shkaktojnë bllokadë institucionale”, ka thënë Hoti. /Insajderi.com The post VV: PAN-i nuk i ka numrat për kryeparlamentar, as për kryeministër appeared first on INSAJDERI. |
| Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në gjuhen spanjolle Posted: 12 Aug 2017 09:33 AM PDT Cilat ishin institucionet që funksiononin gjatë periudhës së Kanunit të Lekë Dukagjinit? Mbi cfarë normash dhe dokesh juridike funksiononte shoqëria? Cili ishte foklori dhe etnologjia? Të gjitha këto sot nuk janë më, por mbartin rëndësinë e trashëgimisë së një dokumenti të rëndësishëm ligjvënës për kohën. Ndërsa tani interes studimi për Kanunin e Lekë Dukagjinit pas një sërë shtetesh ka shfaqur dukshëm edhe Spanja. Duke e përkthyer këtë Kanun në gjuhën e tyre. "Është hera e parë që kanuni përkthehet në gjuhën spanjolle. Më parë ka qenë përkthyer në gjuhë të ndryshmë. Në gjermanisht, në anglisht, në frengjisht, në serbisht dhe rusisht, dhe kjo ishte hera e parë që lexuesi spanjishtfolës ka mundësi t'i afrohet plotësisht veprës së Kanunit të Lekë Dukagjinit.", thotë Erisa Ajazi, përkthyese e Kanunit në spanjisht. Kur përmendim lashtësinë e dokumentit nuk mund as ta distancojmë nga ndikimi që ende edhe sot ka kanuni mbi popullsinë e malësisë së Shqipërisë, në Kosovë, apo dhe vende të tjera ku janë shqiptarët. Pavërisht se në kohë ai realitet është I largët. "Kur flasim për Kanunin nuk flasim thjesht për një tekst, por flasim për një realitet të gjallë, i cili ka qenë përcaktues në jetën e shumë brezave. Përmban një strukturë të detajuar të organizimit dhe funksionimit të shoqërisë së asaj kohe. Përmban shumë emërtime.", thotë Ajazi. Asgjë nga ato nuk është më aktuale, ndaj nevoja për ta njohur realitetin e asaj kohe, me shtylla si nderi, mikpritja, sjellja dhe fisi, eshtë ajo që po shtyn nxitjen e përkthimit të Kanunit në shumë gjuhë evropiane. The post Kanuni i Lekë Dukagjinit përkthehet në gjuhen spanjolle appeared first on INSAJDERI. |
| Së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital Posted: 12 Aug 2017 09:29 AM PDT Së paku 30 fëmijë, përfshirë foshnje, kanë vdekur në një spital në shtetin verior, Utar Pradesh, në Indi, gjatë 48 orëve të fundit, duke i nxitur autoritetet që të urdhërojnë hetime. Të gjitha vdekjet në një spital shtetëror në qytetin Gorkaahpur, kanë ndodhur dje dhe pardje. Zyrtarl rajonal, Rajiv Rautela, ka sugjeruar se vdekjet ishin shkaktuar për shkak të mungesës akute të oksigjenit, pasi një kompani private e ka ndalur furnizimin me cilindra të oksigjenit për shkak të mospagesës. Qeveria e këtij shteti dhe Rautela më vonë e kanë përgënjeshtruar pohimin se mungesa e oksigjenit ishte shkaktar i vdekjeve të fëmijëve. Prindërit e fëmijëve kanë thënë se furnizimi me oksigjen në dhomat spitalore ishte ndalur pardje dhe se familjeve u ishin dhënë pajisje për ta ndihmuar frymëmarrjen e fëmijëve. The post Së paku 30 fëmijë kanë vdekur në spital appeared first on INSAJDERI. |
| Zyrtari i PAN-it: Familja Rugova i ka kuptuar mirë proceset që po zhvillohen Posted: 12 Aug 2017 09:19 AM PDT Të hënën, për të katërtën herë radhazi pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit, nga kryesuesi i seancës, deputeti Adem Mikullovci. Seancat e kaluara dështuan pasi që deputetët e koalicionit fitues të përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA për Kosovën, që njihet me shkurtesën PAN, nuk ishin të pranishëm në sallën e Kuvendit për të propozuar kandidatin për kreun e Kuvendit. Përfaqësuesit e koalicionit PAN kanë paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë as në seancën e radhës, pasi kanë kërkuar konsultime shtesë. Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se kryesuesi i seancës konsituive deputeti Adem Mikullovci është duke bërë gabime, pasi që, siç shprehet ai, më shumë është duke e ndjekur politikën e Vetëvendosjes, sesa të unifikimit të spektrit politik. “Ne e kemi bërë të qartë se pa takime konsultative, pa takime të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare, nuk do të marrim pjesë në seancë”, deklaron Lekaj. Drejtuesit e partive politike që janë pjesë e këtij koalicioni, Kadri Veseli(PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (NISMA) kanë zhvilluar të shtunën një takim me Ukë Rugovën, vëllanë e deputetes Teuta Rugova. Zyrtarët e partive politike thonë thënë për Radion Evropa e Lirë, se takimi është mbajtur për të thelluar vazhdimin e bashkëpunimit dhe, siç thanë ata,është biseduar për formimin sa më shpejt të institucioneve të Kosovës. “Familja Rugova i ka kuptuar drejt dhe mirë proceset që po zhvillohen në Kosovë dhe në këtë drejtim, si familje emblematike, e ka dhënë gjithë kontributin për zhbllokimin e situatës dhe në suaza të kësaj, janë edhe takimet e tilla”, thekson Lekaj. /REL The post Zyrtari i PAN-it: Familja Rugova i ka kuptuar mirë proceset që po zhvillohen appeared first on INSAJDERI. |
| Trump: “Gati të godasim” – Kim: “Do ju bëjmë copë” Posted: 12 Aug 2017 09:11 AM PDT Presidenti kinez Xi Jinping, në një telefonatë të djeshme me homologun amerikan Donald Trump, tha se të gjitha palët e përfshira do të duhej të "parandalonin retorikë apo veprime të tilla që të përkeqësojnë tensionet në Gadishullin Korean". Lajmin e ka dhënë Televizioni Shtetëror, sipas të cilit Xi ka theksuar se Pekini dhe Uashingtoni janë të interesuar për denuklearizimin e gadishullit. Trump kishte paralajmëruar se do të kishte një bisedë telefonike me presidentin kinez. Ndërkohë, forcat e mbrojtjes japoneze kanë përfunduar vendosjen dhe vënien në punë të raketave interceptuese. "Do të bëj gjithçka, më të mirën e aftësive të mia, për të mbrojtur sigurinë dhe mirëqenien e popullit japonez", tha Kryeministri japonez, Shinzo Abe. Erërat e luftës ndërmjet SHBA dhe Koresë së Veriut janë duke fryrë gjithnjë e më fortë. Një makth për të gjithë komunitetin ndërkombëtar dhe për tregjet, të cilat tani kanë frikë se tani mund të gjendemi vërtetë në prag të një lufte bërthamore. Dhe shkëmbimet e fundit verbale mes Phenianit dhe Uashingtonit nuk lënë hapësirë për optimizëm. "Do ju bëjmë copë, do ju asgjësojmë, do të bëjmë hi Shtetet e Bashkuara", dhe' provokimi i fundit i madh nga regjimi i Kim Jong-un, i cili akuzon Donald Trump se po e çon botën "në prag të luftës bërthamore". "Amerika është gati për të goditur", u përgjigj presidenti amerikan, i cili në mbrëmje shtoi: "Shpresoj që Kim është i vetëdijshëm për seriozitetin e kësaj që kam thënë. Do të pendohet për kërcënimet ndaj Shteteve të Bashkuara". Pavarësisht ndarjeve brenda administratës së tij, Trump mban një pozicion të ashpër, sidomos pas kërcënimit të një sulmi në ishullin e Guamit, në territorin e Paqësorit amerikan që është qendra e një prej bazave kryesore ushtarake dhe detare amerikane. Retorika e zjarrit në të dyja anët, pra, nuk ndihmon aspak për të ndaluar një përshkallëzim të paprecedentë. Kjo nuk do të ndihmojë edhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje diplomatike që – pavarësisht nga çdo gjë që shihet – po vazhdon në prapaskenë. "Ne jemi duke punuar me aleatët tanë", ka konfirmuar shefi i Pentagonit James Mattis, duke folur për "katastrofë", në rast të një konflikti, por duke theksuar përpjekjet me Japoninë dhe Korenë e Jugut për të zgjidhur situatën në mënyrë paqësore. Në fund të fundit – shpjegojnë burime të mirë-informuara në Uashington – ekipi Trump prej disa muajsh ka hapur një kanal të fshehtë dialogu me Phenianin. Dialog për të trajtuar të dyja, çështjen e të burgosurve amerikanë të ndaluar në vend, ashtu edhe përkeqësimin e marrëdhënieve. Një kanal që ata shpresojnë se do të bëhet bazë për një "diskutim më serioz, madje edhe për programin bërthamor të Koresë së Veriut". Por shqetësimi në botë po rritet në mënyrë të pashmangshme. "Unë besoj se rreziqet e një lufte janë shumë të larta", pohon ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Moskë, duke bërë thirrje që të ulen tonet, dhe se në ndërkohë ka vendosur që të forcojë sistemet anti-ajrore të vendosura në Lindjen e Largët, vetëm në zonat ngjitur me Korenë e Veriut. Edhe Japonia – një nga shumë vendet që janë në rrezik në rast të një lufte – është duke forcuar mbrojtjen e saj dhe ka nisur procedurën për vendosjen e raketave interceptuese në pjesën perëndimore të vendit, në përgjigje të planit të Kimit për të sulmuar territorin amerikan të Guamit. Ndoshta asgjë nuk do të ndodhë, por në ndërkohë, pas Hauaiit, edhe autoritetet e Guamit, një ishull me bazë ushtarake amerikane në Lindjen e Largët, nuk mbetet me duart lidhur dhe u kanë dorëzuar 162,000 banorëve dy fletë me udhëzime mbi atë çfarë duhet të bëjnë, në rast të një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut. Ndër këshillat e dhëna nga Guam Homeland Security dhe Zyra e Mbrojtjes Civile, është edhe kjo: "Të bëni një listë të vendstrehimeve të mundshme konkrete afër shtëpisë tuaj, shkollës ose vendit të punës". Në rast sulmi, ata këshillohen që të "mos shikojnë dritën e shpërthimit: mund të verboheni", dhe pastaj "shtrihuni dhe mbuloni kokën me duar", duke thënë se "nëse shpërthimi ndodh, vala e goditjes mund të dojë 30 sekonda për të arritur". Rekomandohet "kur është e mundur një dush me ujë dhe sapun me bollëk (…) pa fërkim të lëkurës" dhe të mos përdoret balsam në flokë, sepse ai "do të lejonte radioaktivitetin në flokët tuaj". /Bota.al The post Trump: "Gati të godasim" – Kim: "Do ju bëjmë copë" appeared first on INSAJDERI. |
| Pacolli zbulon telefonatën ku iu kërkua të qëndrojë në LAA: Më bëri me qesh Posted: 12 Aug 2017 09:05 AM PDT Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku sipas tij, kërkesat për ta sakrifikuar veten e për ta vendosur Kosovën përpara në favor të qytetarëve të saj, është keqkuptuar. "Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të 'sakrifikojnë' nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash)", ka shkruar Pacolli. Sipas tij, kjo kërkesë e tij është keqkuptuar, e siç thotë ai, nuk është luhatje e pozicionit të tij, por e mirë për vendin. "Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qëllime specifike". "Dikush madje më telefonoi dhe më tha 'qëndro me ne se e kemi me ta lartësu BURRERINË'. Më bëri me qesh. Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete". "E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet për lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice ” por bëjeni atë për respekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin", ka përfunduar Pacolli./Insajderi.com The post Pacolli zbulon telefonatën ku iu kërkua të qëndrojë në LAA: Më bëri me qesh appeared first on INSAJDERI. |
| Fillim katastrofik i stinorit nga Chelsea [video] Posted: 12 Aug 2017 09:02 AM PDT Kampionia në fuqi e Premier Ligës angleze, Chelsea, e ka nisur stinorin e ri me një humbje 3 me 2 nga Burnley në shtëpinë e saj. Në “Stamford Bridge”, Burnley e mposhti Chelsean e Antonio Contes pasi realizoi të tre golat në pjesën e parë të ndeshjes. Vokes me dy gola dhe Ward realizuan për Burnleyn, ndërsa për Chelsean realizuan Morata dhe David Luiz. Chelsea e përfundoi ndeshjen me dy futbollistë më pak, pasi Gary Cahill dhe Cesc Fabregas u ndëshkuan me kartonë të kuq. /Insajderi.com The post Fillim katastrofik i stinorit nga Chelsea [video] appeared first on INSAJDERI. |
| “Armiqësia” PDK- LDK lë nxënësit pa libra Posted: 12 Aug 2017 08:49 AM PDT Nxënësit e shkollave fillore nuk do t'i marrim librat falas prej shtatorit, siç ndodh tash e disa vite. Burime të Telegrafit kanë bërë të ditur se Ministria e Arsimit nuk ka buxhet për të mbuluar librat për të gjitha klasat e ciklit fillor, derisa marrëdhëniet e ngrira të ministrit që vjen nga PDK me kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, kanë bërë që Ministria të mos kërkojë buxhet shtesë për këtë çështje. Kësisoj, mungesa e librave për filloristët pritet të jetë dëmi i radhës nga mungesa e formimit të institucioneve. Telegrafi ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit për këtë çështje, por ata nuk janë përgjigjur. Në Ministrinë e Financave kanë thënë se nuk janë informuar nga Ministria e Arsimit për mungesë fondesh për t'i pajisur të gjitha klasat e nivelit fillor me libra, siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. The post "Armiqësia" PDK- LDK lë nxënësit pa libra appeared first on INSAJDERI. |
| Nënkryetari i PDK-së e cilëson “të rregullt” takimin e krerëve të PAN-it me Ukë Rugovën Posted: 12 Aug 2017 08:46 AM PDT Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka cilësuar si të rregullt takimin e krerëve të koalicionit PAN, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limajt me ish-deputetin e LDK-së, Ukë Rugovë i akuzuar për krim të organizuar. "Është takim i rregullt nuk është asgjë e jashtëzakonshme në takime të vazhdueshme si partner të koalicionit. Është në bazën e takimeve gati ditore por që u bë medial për shkak se u takuam në një vend publik s'ka asgjë të jashtëzakonshme është një koalicion stabil dhe është takim i rregullt që pritën të vazhdohen edhe në ditët e ardhshme", ka thënë Krasniqi. Krasniqi më tutje në një intervistë për Insajderin ka pranuar se në këtë takim është diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, ai ka treguar se për këtë çështje është biseduar edhe në të kaluarën dhe do të bisedohet edhe në të ardhmen. "Këto tema nuk kanë qenë tema primare nga asnjërën prej partnerëve të koalicionit ne momentalisht jemi të fokusuar tek procedura për formimin sa më të shpejt të institucioneve ndërsa për bisedimet për këtë çështje janë biseduar më herët dhe do të bisedohen edhe në të ardhmen", ka thënë Krasniqi. Krasniqi më tutje ka deklaruar se çështja e numrave për krijimin e qeverisë nuk kanë qenë asnjë herë problem për koalicionin PAN dhe se pret që sa më shpejt të krijohet qeveria por nuk ka pranuar të jap ndonjë datë për këtë çështje. "Nuk ka qenë problemi i numrave asnjëherë dhe nuk është as tash me rëndësi është që me pas institucione sa më stabile dhe me mundur me fillua me punuar qysh në ditën e parë. Objektivi ynë është sa më shpejt të krijohen por që nuk mund të flitet për data të sakta", ka deklaruar Krasniqi./Insajderi.com
The post Nënkryetari i PDK-së e cilëson "të rregullt" takimin e krerëve të PAN-it me Ukë Rugovën appeared first on INSAJDERI. |
| Deputeti shqiptar që përplasi për vdekje këmbësorin, dorëzohet në polici Posted: 12 Aug 2017 08:45 AM PDT Deputeti i qarkut të Elbasanit për PDIU, Aqif Rakipi është përfshirë në një aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një 53-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.40 të mëngjesit të së shtunës përgjatë autostradës Vorë-Tiranë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit. Viktima në momentin e aksidentit ka tentuar të kalojë menjëherë në rrugën kur është përplasur për vdekje nga autovetura që drejtohej nga Rakipi.Nga pamja e mjetit duket se përplasja ka qënë e fortë. Pas aksidentit, deputeti Rakipi ka ikur nga vendngjarja për tu dorëzuar 10 minuta më pas në komisariatin e policisë nr. 2 në Tiranë. Nga të dhënat e para hetimore si dhe nga deklarimet e dëshmitarëve okularë, rezulton se viktima sapo kishte zbritur nga një furgon bashkë me dy persona të tjerë, raporton Top-channel. Në tentativë për të shkuar në anën tjetër të rrugës, ai kaloi para furgonit kishte ndaluar, kur u përplas nga benzi që drejtohej nga Rakipi. Burime pranë grupit hetimor janë shprehur për Top Channel se deputeti Rakipi nuk rezultoi të kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se mund të kishte një shpejtësi tej normave të lejuara të atë segment rrugor. Ndërkohë mbikalimi i këmbësorëve ndodhej vetëm 200 metra larg vendit të aksidentit. Gjithësesi grupi i hetimit i përbërë nga dy prokurorë, tre ekspertë autoteknikë ende nuk kanë arritur në një konkluzion në lidhje me këtë ngjarje. Deputeti i PDIU-së po vijon të mbahet në mjediset e komisariatit nr. 2 në kryeqytet. The post Deputeti shqiptar që përplasi për vdekje këmbësorin, dorëzohet në polici appeared first on INSAJDERI. |
| Çaushi tregon përse do lë postin e deputetit për të kandiduar në Gjakovë Posted: 12 Aug 2017 08:33 AM PDT Driton Çaushi është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjakovës. Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se është kandiduar nga partia për të garuar në zgjedhjet lokale në Gjakovë. Përmes një shkrimi në Facebook, Çaushi ka bërë të ditur se do të lë postin e deputetit të zgjedhur për të kandiduar për kryetar të Komunës së Gjakovës. Çaushi ka treguar përse do të lë në gjysmë mandatin e deputetit të zgjehdur për të kandiduar në Gjakovë. ka thënë se “nevoja për ndryshime në Komunën e Gjakovës”, ishte arsyeja kryesore për këtë vendim. “Me gjithë obligimin që ma dhatë duke më zgjedhur si deputet, nevoja për ndryshime në komunën tonë më bëri që t'i kthehem sërish Gjakovës. Prandaj, pas konsultimit me aktivistët dhe strukturat e VV, me miq dhe dashamirë – bashkëqytetarë të Gjakovës që e duan atë pa kursim dhe pa kushte, e pashë të nevojshme që të kandidoj për Kryetar të Komunës”, ka thënë ai. Çaushi ka thënë se ai dhe Vetëvendosje do përpiqen t’ia rikthejnë madhështinë Komunës së Gjakovës. “Mbështetja e madhe e qytetarëve dhe nevoja e domosdoshme për ndryshime të vërteta në komunën tonë, janë për mua dhe aktivistët e Lëvizjes obligim i paanashkalueshëm që të përpiqemi me të gjitha forcat tona që Gjakovës t'ia kthejmë madhështinë”, ka thënë Çaushi. Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur se nuk do të lejojë përdhosjen e Komunës së Gjakovës. “Nuk mund ta lejojmë kthimin e atyre që e rrënuan Gjakovën. Nuk mund të lejojmë të na e përdhosin sërish komunën. Ne që e duam një Gjakovë me zhvillim, mirëqenie, drejtësi dhe dinjitet jemi shumicë. Krejt çka na duhet është që të bëhemi bashkë”, ka deklaruar Çaushi. /Insajderi.com The post Çaushi tregon përse do lë postin e deputetit për të kandiduar në Gjakovë appeared first on INSAJDERI. |
| You are subscribed to email updates from INSAJDERI. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





