“Gruaja e mbuloi shtratin e saj me sodë buke, ajo që i ndodhi më pas do t’ju mahnisë (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Gruaja e mbuloi shtratin e saj me sodë buke, ajo që i ndodhi më pas do t’ju mahnisë (Video)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Gruaja e mbuloi shtratin e saj me sodë buke, ajo që i ndodhi më pas do t’ju mahnisë (Video)

Posted: 08 Aug 2017 07:34 AM PDT

Shtrati ku ju fleni cdo natë, është një ndër burimet e sëmundjeve tuaja.

Por, për ta pastruar atë është e vështirë. Në fakt, një këshillë e fundit do t'ju habisë. Përbërësi që keni në shtëpinë tuaj është zgjidhje e këtij problemi
Soda e bukës pastron plotësisht shtratet, duke hequr kështu çdo lloj bakteri të krijuar me kohën në të. Gjithsesi, fillimisht duhet ta pastroni shtratin me pastrues vakum, pastaj hidhni sodë buke. Pas pak ju mund ta spërkatni me ujë dhe ta thani shtratin.

Do ta shihni që gjithçka do të duket më ndryshe në shtratin tuaj, pa bakterie, i pastër, dhe mund të flini rehat.
Shikoni videon për më shumë:

E tmerrshme/ Vajzat në Afrikë e shtypin gjoksin e tyre, zbulohet shkaku shokues

Posted: 08 Aug 2017 07:30 AM PDT

Në Afrikë, Veronica 28 vjeçe, masazhon gjinjtë e vajzës së saj 10-vjeçare Michelle, ndërkohë fëmijët e tjerë të saj e shohin.

Veronica filloi të rrafshojë gjinjtë e Michelle-s shtatë muaj para se fotografja egjiptiane Heba Khamis t'i fotografonte ato. Vajza më e madhe e saj nuk është fotografuar pasi kishte refuzuar që t'i hiqeshin gjinjtë. Ajo ishte vetëm 28 vjeçe, gati për t'u bërë gjyshe, dhe më e moshuara e pesë vajzave të saj kishte mbetur shtatzënë në moshën 14 vjeçare.

Ajo ishte vendosur të mbante vajzat e saj të tjera për të bërë të njejtin gabim, kështu në nëntorin e kaluar në një fshat pranë qytetit Bafoussam në Kamerun, ajo solli 10 vjeçaren dhe 7 vjeçaren e saj për t'ua rrafshuar gjinjtë e tyre.
Ajo mori një gur të madhësisë së pëllëmbës së saj, që normalisht përdoret për të shtypur barishte, duke e shtypur atë në gjinjtë e vajzave të saj dhe e masazhoi për 10 minuta, ndërsa vajza tjetër duket e nervozuar. Fotografja egjiptiane Heba Khamis kohët e fundit e kishte vizituar Kamerunin, ku ajo udhëtoi në shumë fshatra dhe qytete për të folur me gratë dhe vazjat të cilave u ishin hekurosur gjinjtë, e cila është një përpjekje e kotë për të parandaluar rritjen e gjinjve të rinj, raportoi "Neësëeek", transmeton Periskopi.
Praktika për hekurosjen e gjinjve merr forma të ndryshme – disa lidhin një rrip për të lidhur gjinjtë, ndërsa të tjerët ngrohin një guri të mullirit, një pllak druri dhe pastaj i përdorin ato për t'i shtypur gjinjtë. Viktimat e kësaj torture zakonisht janë fëmijët e gjinisë femërore të moshës 8 dhe 12 vjeç.
Rebecca Tapscott, një post-doktorante në Institutin e Gjenevës – Qendra Demokratike e Albert Hirschman, e cila ka hulumtuar atë që ajo preferon të thërrasë rrafshimin e gjirit, thotë se gratë e Kamerunit e përshkruajnë atë si "dërgimin e gjirit mbrapa prej ku ka ardhur".
Studimet kanë shikuar në efektet afatshkurtra apo afatgjata të hekurosjes së gjirit, mjekët i thanë Tapscott se praktika mund të shkaktojë infeksione, gunga beninje dhe probleme të tjera. Pothuajse një e katërta e grave në Kamerun iu nënshtrohen kësaj praktike.
Meqenëse këto procedura janë shumë të dhimbshme, megjithatë nënat e vajzave të reja thonë se ato përpiqen t'i mbrojnë ato. Në shtetet afrikane fenomeni i shtatzënive në moshë të re është shumë i shpehtë, dhe për këtë shumë nëna e përdorin hekurosjen e gjinjve të vajzave të tyre të reja për t'i parandaluar shtatzanitë.
Gjithashtu ato deklarojnë se me rrafshimin e gjinjve vonohet pjekuria seksuale e vajzave të reja dhe reduktohen rreziqet për t'u përdhunuar ato seksualisht.
Hekuri i cili rrafshon gjinjtë e vajzave, shumë besojnë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e vajzave në një shoqëri ku mungon edukimi seksual në shtëpi dhe në shkollë, ku kontraceptivët janë jo-popullor dhe aborti është i paligjshëm.

 

Zjarri ‘’kërcënon’’ zonën turistike “Rana e Hedhun”

Posted: 08 Aug 2017 07:26 AM PDT

Një zjarr ka rënë në masivin pyjor te zona turistike "Rana e Hedhun", në Shëngjin.

Mësohet se zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikon të gjithë zonën përrreth.

Ndërkohë, zjarrëfikëset janë nisur drejt vendngjarjes, por e kanë të vështirë ndërhyrjen për shkak të terrenit.

Reali në stërvitjen për Superkupën, e pabesueshme ajo që i ndodh Sergio Ramos (Video)

Posted: 08 Aug 2017 07:23 AM PDT

Real Madrid zhvilloi në stadiumin "Philip II" i Maqedonisë stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes kundër Manchester United për Superkupën e Europës.

"Galaktikët" edhe pse vitet e fundit e kanë bërë rrugë fitimin e trofeve prestigjioz, serish nuk duan te privohen nga mundësia për të triumfuar edhe në këtë finale. Për këtë Zinedin Zidan vijon përgatitjet intensive edhe pak orë para fillimit të ndeshjes.

Por një moment qesharak ndodhi në fushën e blertë të stadiumit kur futbollistët po ushtroheshin në goditje drejt portës. Sergio Ramos ka goditur aq lart sa shokët e skuadrës dhe të pranishmit në stadium në ato moment nuk i mbajtën dot të qeshurat./balkanueb

El lamentable disparo de Sergio Ramos

⚽ Cómo mandar una asistencia de Zidane a las nubes ☁☁😂 Por Sergio Ramos 😂

Posted by Goal España on Dienstag, 8. August 2017

Tragjedi në Peshkopi, shkon të shpëtojë fëmijët në lum, mbytet mamaja

Posted: 08 Aug 2017 07:01 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Peshkopi, ku një 55-vjeçare është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi.

Viktima, hyri në ujë për të shpëtuar dy fëmijët e saj. Të miturit e moshës 6 dhe 10 vjeç rrezikuan të mbyteshin, por u shpëtuan nga nëna e tyre. Fatkeqësisht, 55-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë të cilët kanë nisur hetimet. Ndërkohë, dy fëmijët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore

Flori ka një lajm të mirë për fansat, dhe disa fjalë ‘’goditëse’’ për armiqtë

Posted: 08 Aug 2017 06:57 AM PDT

Flori Mumajesi rikthehet pas disa ditësh pushim, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Këtë lajm e bëri me dije vetë këngëtari disa ditë më parë, ndërsa sot vjen me një rikthim ''bombastik''.
Sot ai ka reaguar me një status veçanërisht për ata që thotë se u ishte bërë qejfi për sëmundjen e tij dhe për ta ka një mesazh:

Statusi i plotë:
Faleminderit te gjithe atyre qe me kane shrkuar per shendetin keto dite, po edhe atyre qe nuk munden… Ndersa atyre qe ju be qejfi apo benin komente te tipit (MIRE TI BEHET) ju them se dje me ndodhi mua, neser mund t'ju ndodhi juve! Nuk mund te gezoheni me fatkeqsine e dikujt. Lutem per ju, Zoti ju pastrofte shpirtin dhe te kuptoni se eshte me bukur te duash se sa te urresh…Nga neser bashke me djemte do ti rikthehemi koncerteve

Smajlaj dhe Gega ‘’zhënjejnë’’, i japin një ‘’goditje’’ të madhe Shqipërisë

Posted: 08 Aug 2017 06:51 AM PDT

Shqipëria merr goditjen e radhës, këtë herë nga Botërori i 16-të i Atletikës që po zhvillohet në Londër.

Mësohet se atletja Luiza Gega është dëmtuar në kuadër të përgatitjeve për Botërorin gjatë seancës së djeshme stërvitore dhe sipas ekzaminimeve është një dëmtim me pasoja i cili do t'a kushtëzojë me pjesëmarrje, raporton "panorama sport".
Ky lëndim nuk mund të riaftësohet në kohë dhe kësisoj, atletja ka humbur Botërorin duke lënë Shqipërinë pa asnjë pjesëmarrës në eveniment. Gega do të merrte pjesë në garën 3000m/p më datë 9 gusht.

Kujtojmë se një muaj më parë u dëmtua edhe atleti Izmir Smajlaj. Kampioni i Europës i cili bëri krenar të gjithë shqiptarët me 4 mars duke fituar medaljen e artë në kërcim së gjati në Serbi pësoi gjithashtu një dëmtim në stërvitje që i mohoi pjesëmarrjen në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm.

Alarmohen turistët në Turqi, një tërmet i fuqishëm në afërsi të Bodrumit

Posted: 08 Aug 2017 06:40 AM PDT

Turqia është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,3 ballë tronditi ditën e sotme.

Saktësisht, sipas Institutit amerikan të Gjeologjisë, tëërmeti u raportua në rajonin turistik në jugperëndim të Turqisë. "Lëkundje të tokës u shënuan rreth 14 kilometra në juglindje të Bodrumit, një nga zonat turistike më të frekuentuara të bregdetit turk në pikun e sezonit turistik, me një thellësi rreth 10 kilometra", saktësoi USGS.

Persona të shumtë që ndodheshin në Bodrum kanë dalë menjëherë në sheshe, nga frika e shembjes së ndërtesave, sipas televizionit turk NTV.
Turqia njihet si zonë me lëkundje të forta sizmike.

Shkoi në spital për të mjekuar gishtin, neglizhenca e mjekëve i rrezikon asaj të heqë këmbën. Ja vendimi shokues i gruas (Foto)

Posted: 08 Aug 2017 06:34 AM PDT

Një angleze, po përjeton tmerrin.

Pasi shkoi në spital për të mjekuar gishtin e këmbës, neglizhenca e mjekëve ia rëndoi gjendjen, duke marrë një infeksion të rëndë. Sue Ruck dëmtoi gishtin e madh të këmbës së djathtë në shtëpi dhe qëndroi 3 net në spital.
Por pak ditë më pare, 61 vjeçarja nga Portsmouth, Angli u shtrua me urgjencë në Queen Alexandra dhe iu nënshtrua ndërhyrjes për heqjen e gishtit.

Disa orë më vonë mjekët i thanë se infeksiobni ishte shumë i rëndë, dhe për këtë arsye duhet t’i prisnin këmbën nga gjuri e poshtë.
Tashmë Sue, e cila vuan nga diabeti, po përgatitet për të padirur spitalin për neglizhencën që e coi atë në humbjen e këmbës.

Temperaturat ekstreme në vend kanë çuar Liqenin e Ulzës drejt tharjes, dëmtohet fauna nënujore

Posted: 08 Aug 2017 06:25 AM PDT

Një lajm i rëndë vjen nga Liqeni i Ulzës, ku nga temperaturat ekstreme, është tharë duke dëmtuar rëndë speciet nënujore sidomos të Krapit.

Banorët e zonës thotë se kjo situatë vazhdon e tillë prej disa ditësh, ku dhe speciet ujore kanë nevojë për ujë të bollshëm.

Kjo situatë dëmton rëndë ekonominë lokale sidomos shoqërinë që ka privatizuar këtë liqen.
Një arsye e rënies se nivelit të ujit është dhe mungesa e pyllëzimit rreth këtij liqeni. Kjo mbetet detyrë e shoqërisë që e ka privatizuar atë.