“Gjermania ilegalizon një ueb-faqe të ekstremit të djathtë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Gjermania ilegalizon një ueb-faqe të ekstremit të djathtë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Gjermania ilegalizon një ueb-faqe të ekstremit të djathtë

Posted: 25 Aug 2017 10:15 AM PDT

Gjermania ndaloi një portal të ekstremit të djathtë, duke e akuzuar për nxitje të dhunës dhe tubimin e aktivistëve, që kanë shkaktuar trazira gjatë samitit të G20-ës (grupit të vendeve të industrializuara), muajin e kaluar, në Hamburg. Nga tash e tutje është krim përdorimi i ueb-faqes linksunten.indymedia, tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere. Policia konfiskoi kompjuterë dhe disa armë gjatë bastisjes së banesave të aktivistëve në rajonin Baden-Vuerttemberg. Me një postim në Twitter, Ministria e Brendshme e Gjermanisë e cilësoi portalin si "platformë qendrore të komunikimit për ekstremistët e djathtë, të prirë për dhunë". Dhjetëra protestues antikapitalistë janë përleshur me policinë gjatë samitit të G0-ës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhjetëra të vrarë nga sulmi në një xhami në Kabul

Posted: 25 Aug 2017 08:53 AM PDT

Së paku 20 njerëz janë vrarë pasi militantët kanë sulmuar një xhami shiite në Kabul të Afganistanit. Mohammad Salim Rasouli, shef i spitaleve në Kabul, tha se së paku 50 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve fëmijë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Najib Danish, i tha Radios Evropa e Lirë se "një sulm terrorist" ka ndodhur në Xhaminë Imam Zaman, ku besimtarët ishin mbledhur për të falur xhumanë. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant Shteti Islamik. Zëdhënësi i policisë në Kabul, Abdul Basir Mujahid, tha se sulmuesi vetëvrasës e ka hedhur veten në erë brenda xhamisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO e shqetësuar nga stërvitjet ushtarake Rusi-Bjellorusi

Posted: 25 Aug 2017 07:59 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Moskës që të përmbushë angazhimet ndërkombëtare dhe të bëhet transparente në lidhje me lojërat e luftës, të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi dhe Rusi perëndimore. "Do t'i vëzhgojmë nga afër stërvitjet që zhvillohen muajin e ardhshëm", tha Stoltenberg pas takimit me kryeministren polake, Beata Szydlo, në Varshavë. Stoltenberg iu referua stërvitjeve të përbashkëta ushtarake Rusi-Bjellorusi, të cilat janë emëruar "Zapad 2017" dhe do të zhvillohen nga data 14 deri më 20 shtator. Stoltenberg tha se transparenca është e rëndësishme "në kohën kur ka aktivitet të shtuar ushtarak" përgjatë kufijve. Rusia i hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me stërvitjet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulm në një xhami shiite në Kabul

Posted: 25 Aug 2017 07:43 AM PDT

Sulmues të armatosur kanë sulmuar sot një xhami shiite në kryeqytetin afgan, Kabul. Makinat e ndihmës së shpejt janë parë duke u nisur në vendin e ngjarjes. Policia ka thënë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët e tij, gjatë lutjeve të së premtes në xhaminë Imam Zaman. Dëshmitarët po ashtu kanë thënë se kanë dëgjuar të shtëna me armë dhe kanë parë sulmues duke hedhur granata. Ministria e Shëndetësisë ka thënë se dhjetëra persona janë vrarë ose plagosur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dështimi i Kuvendit, sinjal për zgjedhje të reja

Posted: 25 Aug 2017 07:31 AM PDT

Kosova tashmë ka hyrë në krizë politike dhe institucionale, pas dështimit për herë të gjashtë të Kuvendit të Kosovës që ta zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarët, gjë që do ta rrumbullakonte procesin e konstituimit të legjislativit të vendit, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike. Analisti i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklaratat e liderëve të subjekteve politike parlamentare, të cilat betonojnë edhe më tej qëndrimet kundërshtuese që ndërlidhen me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, shpërfaqin mungesën e vullnetit politik për ta gjetur zgjidhjen e krizës politike. "Po duket se është e qartë se ata nuk kanë qëllim për të gjetur zgjidhje, por po synojnë që këtë bllokadë ta vazhdojnë, ta shfrytëzojnë për qëllime politike partiake, duke pasur parasysh që kemi edhe zgjedhjet lokale në tetor. Pra, ky është një kalkulim i pastër politik i liderëve partiakë. Në rastin e tillë, atëherë nuk mund të pritet të dilet nga kjo krizë, sepse, për të dalë nga kriza ne pikësëpari duhet ta kemi një kompromis ndërmjet partive politike. Në situatën aktuale, të cilën e kemi tani, pa ardhur te ndonjë kompromis, nuk mund të dilet nga kjo krizë", tha Ibrahimi. Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se procedurat në Kuvendin e Kosovës janë të rregullta, por koalicioni PAN, i cili përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, nuk po do që ta shfrytëzojë të drejtën, të cilin ia jep vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, që ta propozojë emrin e kryetarit e Kuvendit, me arsyetimin se nuk e ka shumicën e nevojshme të votave. "Nuk mund të imponohen votat me zor dhe nuk mund të pritet gjendja derisa dikush t'i bëj votat, sepse afatet janë dhe duhet të respektohet ligji dhe Kushtetuesja. Në këtë rast, kriza institucionale mund të zgjidhet vetëm nëse Parlamenti e shpërndanë vetveten. E kanë mandatin e verifikuar dhe me dy të tretat mund ta shpërndajnë, si dhe duhet të shkohet në zgjedhje të reja, që do të ishte më mirë që të mbahen së bashku me zgjedhjet komunale", ka shprehur mendimin politologu Tahiri. Analisti Ibrahimi, shpreh mendimin se zgjedhjet e reja nuk do të ofronin zgjidhje të problemit, sepse nga një krizë do të mund të hyhej në një krizë tjetër politike. "Nëse ka një qasje të tillë të bllokimit, pa marrë parasysh se kush do të dalë fitues në zgjedhjet e ardhshme, do të ketë një bllokadë të tillë. Unë, zgjidhjen e shoh te partitë e vogla, sepse tashmë e kemi të qartë se koalicioni PAN i ka siguruar 60 vota. I nevojitet vetëm edhe një votë për të arritur të paktën që ta zgjedhë kryetarin e Parlamentit dhe ta formojë Qeverinë", thekson Ibrahimi. Por, sipas politologut Tahiri, tashmë ekzistojnë sinjale se partitë politike dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje të reja. "Sinjale ka dhe duket se ky është synimi i vërtetë i të gjitha partive politike. Mirëpo, duket se pak edhe për shkak të frikës nga faktori ndërkombëtar, asnjëri nuk do që të marrë 'fajin' për këtë punë. Përndryshe, të gjitha partitë ose të gjitha grupimet e mëdha e shohin daljen në zgjedhje, sepse janë të pakënaqura edhe nga koalicionet parazgjedhore që i kanë bërë, por janë të pakënaqura sidomos me rezultatin që e kanë fituar në zgjedhje", tha Tahiri. Në seancën e ditës së enjte të Kuvendit të Kosovës, koalicioni PAN, ndryshe nga pesë vazhdimet e kaluara të seancës, ka pranuar se nuk e ka shumicën e votave të deputetëve për ta votuar propozimin e këtij koalicioni për kryetarin e Kuvendit. Ata kanë kërkuar kohë shtesë për ta sjellë propozimin tyre në Kuvend, ndërkohë që për vazhdimin e seancës ende nuk është precizuar ndonjë datë. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia kthen misionin diplomatik në Shkup

Posted: 25 Aug 2017 06:36 AM PDT

Stafi i ambasadës së Serbisë do të kthehet në Maqedoni, pas tensioneve të shkurtra diplomatike midis dy fqinjëve. Ambasada serbe ka konfirmuar se ka rinisur aktivitetet e rregullta konsullore të premten. Ministria e Jashtme e Serbisë tha se ambasadori i saj do të kthehet më 31 gusht. Serbia e ka tërhequr gjihë stafin diplomatik të dielën, duke e akuzuar Maqedoninë për planfikim të "veprimeve armiqësore" kundër interesave serbë. Maqedonia ka mohuar çdo veprim të papërshtatshëm dhe ka thënë se nuk ka spiunuar dhe nuk planifikon të spiunojë fqinjin e saj. Të mërkurën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, janë pajtuar të punojnë së bashku për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe përmes dialogut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deponitë e egra rrezikojnë përhapjen e epidemive

Posted: 25 Aug 2017 06:00 AM PDT

Shumë komuna të banuara me popullatë shqiptare në Maqedoni, si Tetova, Struga, Haraçina, ka kohë që po përballen me problemin e deponive të egra të mbeturinave. Ato janë ngritur në formë të grumbujve të mbeturinave të jashtëligjshme në zona urbane, apo në periferi të qyteteve. Ndërkohë që fare nuk menaxhohen qoftë nga institucionet lokale apo ato qendrore. Madje shumë prej tyre, kohët e fundit janë djegur duke rrezikuar të nxisin një katastrofë ekologjike, siç ishte rasti me Komunën e Tetovës, që shkaktoi edhe protesta e reagime të shumta tek banorët për shkak të ndotjes së madhe të ambientit. Pushteti lokal ka fajësuar për këtë gjendje qarqe të caktuara politike, se gjoja djegia është e qëllimshme në prag të zgjedhjeve lokale. Por, ekspertët e ekologjisë thonë se e gjithë kjo është pasojë e neglizhencës së institucioneve. "Fatkeqësia më e madhe është se në këtë drejtim si nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror nuk janë ndjekur përvojat dhe standardet rajonale dhe ndërkombëtare për të parandaluar këtë dukuri kriminale, penale apo për të parandaluar këtë krim ekologjik", thotë Afrim Osmani, ambientalist. "Sikur të ishin ndjekur këto përvoja, besoj se nuk do të vinim në këtë gjendje që në komunat tona t'i kemi këto deponi të jashtëligjshme të mbeturinave", thekson Osmani. Në Qeverinë e Maqedonisë thonë se institucionet kanë ndërmarrë masa për zgjidhjen e problemit me deponitë e egra. Sipas tyre, ekziston rreziku i humbjes së shumë fondeve të Bashkimit Evropian që ishin paraparë në sfera të ndryshme, përfshirë edhe ato ekologjike. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thotë se Qeveria është e angazhuar në ruajtjen e këtyre fondeve që nuk janë shfrytëzuar nga Qeveria e kaluar. "Bëhet fjalë për mjete në vlerë prej rreth 30 milionë euro, të dedikuara për projekte të ndryshme, e që për realizimin e tyre ka mbetur një afat i shkurtër kohor, pra deri në dhjetor të këtij viti. Duke marr parasysh se Qeveria është formuar në qershor, vlerësoj se është një afat i shkurtër për të shpëtuar këto projekte, prandaj po dalim me një plan master me masa urgjente", thotë Bujar Osmani. Por, organizatat joqeveritare thonë se Qeveria është treguar e paaftë, apo ka keqpërdorur fondet evropiane, andaj kërkojnë që të kenë qasje në këto fonde. "Besoj se do të ishte shumë më mirë që autoriteteve tona të mos u jepen para në dorë. Sa herë që shfrytëzojnë para, ato përfundojnë në fushata parazgjedhore apo në xhepat e tyre", thotë Arjanit Xhaferi nga shoqata "Eko Guerila". "Gjithashtu vlerësoj se do të ishte mirë që këto mjete të menaxhoheshin drejtpërdrejt nga Brukseli, duke i dhënë në raporte të detajuara mbi harxhimin e mjeteve e kështu me radhë", thekson Xhaferi. Në Maqedoni, sipas të dhënave aktuale, janë rreth 50 deponi të tilla që nuk përmbushin as kushtet elementare të parapara me standardet evropiane, por edhe në më shumë se 2 mijë lokacione të tjera hidhen mbeturina që paraqesin rrezik serioz për shëndetin e njeriut.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërkombëtarët të shqetësuar me emërimet në kreun e gjyqësorit

Posted: 25 Aug 2017 05:34 AM PDT

Emërimi i kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe atij të Gjykatës Supreme të Kosovës nga ana e Këshilli Gjyqësor, ka nxitur reagime mjaft të ashpra të përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe misioni i EULEX-i, kanë reaguar pasi që këto emërime, i ka anuluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për shkak të mosrespektimit të procedurave. Këshilli Gjyqësor i Kosovës në muajin janar të këtij viti, kishte emëruar kryetar të Gjykatës se Apelit, Hasan Shalën. Kurse në muajin mars, ky Këshill emëroi Enver Pecin në postin e kryetari të Gjykatës Supreme të Kosovës. E pakënaqur me procedurat e emërimeve, kandidatja për postin e kryetares së Gjykatës Supreme, Valdete Daka kishte deponuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ajo kishte konstatuar se numërimi i votave ishte bërë në formë të gabuar. Valdete Daka, aktualisht është kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ajo tha për Radion Evropa e Lirë se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) padrejtësisht e ka emëruar kryetarin. "Unë kam konsideruar se parimi i meritokracisë, pra vlerësimi në bazë të meritave dhe në bazë të punës dhe rezultateve të treguara, deri më tani nuk është aplikuar nga Këshilli Gjyqësor". "Dhe, Këshilli Gjyqësor padrejtësisht ka emëruar dikë tjetër nga një komision i cili është i emëruar nga vetë Këshilli. Ky komision ka përzgjedhur kandidatë tjerë në bazë të vlerave dhe meritave që ata kanë konsideruar dhe kjo nuk është vlerësuar nga KGJK-ja, por është vendosur në bazë të numrave", tha Daka. Në muajin qershor, po të këtij viti, në bazë të një aktgjykimi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, konstaton se në këtë rast KGJK- ja nuk ka parashikuar masat e nevojshme për të garantuar zbatimin e mjaftueshëm të parimeve te barazisë dhe transparencës. Si rezultat i këtij procesi të votimit të gabuar dhe jo koherent, në aktgjykim thuhet se "të gjithë kandidatët për Kryetar të Gjykatës Supreme, duke përfshirë edhe parashtruesen e kërkesës, ishin vendosur në një pozitë të pasigurisë juridike, pabarazisë dhe përzgjedhjes së pamerituar" . Lidhur më vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në muajin korrik, Këshilli Gjyqësor i Kosovës kishte theksuar se është duke analizuar vendimin dhe sa më shpejtë që të jetë e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e tyre.  Pavarësisht këtij deklarimi, një muaj më vonë, ky Këshill për herë të dytë votoi për kryetar të Gjykatës e Apelit dhe Kryetar të Gjykatës Supreme ku u rizgjodhën Hasan Shala, respektivisht Enver Peci. Njëherësh, Këshilli Gjyqësor i ka propozuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të emërojë kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. Riemërimi i personave të njëjtë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Valdete Dakën, "nënkupton se Këshilli Gjyqësor vepron në bazë të votave dhe jo të meritave". Ndërkaq, organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat monitorojnë punën e sistemit të drejtësisë, thonë se Këshilli Gjyqësor duhet që më me seriozitet t'i marr reagimet e ambasadave dhe Bashkimit Evropian në Kosovë. Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi tha për Radion Evropa e Lirë se në bazë të komunikatave të përfaqësuesve ndërkombëtar, kuptohet që Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dështuar për një proces transparentë. "Këshilli Gjyqësor ka dështuar, sipas komunikatave, për të marrë masa adekuate që të sigurojë një proces transparentë si dhe të arsyetojë vendimet që i ka marr lidhur me propozimin për emërimin e kryetarit të Gjykatës Supreme apo për emërimin e Gjykatës se Apelit". "Prandaj, në këtë rast, çështja kryesore mbetet nëse KGJK-së, ka qenë mjaftueshëm transparent dhe nëse ka qenë në gjendje të arsyetojë vendimet për dy kandidatët e zgjedhur", tha Miftaraj. Në komunikatën e përbashkët të ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe theksohet zhgënjimi me vendimin që numërimi për zgjedhjen në postet e larta gjyqësore të mbahet i fshehtë.  "Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies. Duhet të theksojmë që brenga jonë ka të bëjë me transparencën e procesit e jo me kandidatët veç e veç", thuhet në komunikatë. Kurse në komunikatën tjetër të lëshuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, thuhetse shqetësimet kanë të bëjnë vetëm me procesin e përzgjedhjes, pavarësisht nga kandidatët e përzgjedhur. "Një gjyqësor i pavarur, i hapur, përgjegjshëm dhe efikas, i lirë nga ndërhyrjet politike është ajo për të cilën njerëzit e Kosovës kanë nevojë dhe e presin nga udhëheqësit e tyre. Kjo është në interes të popullit të Kosovës dhe një parakusht kyç për përparimin e Kosovës në rrugën evropiane", thuhet në komunikatë. Në anën tjetër për mes një komunikate për media, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka njoftuar se do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator, për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Numri i të vdekurve nga përplasja e autobusit arrriti në 18 vetë

Posted: 25 Aug 2017 05:31 AM PDT

Autoritetet e Rusisë thonë se së paku 18 vetë kanë humbur jetën, kur një autobus me punëtorë të ndërtimtarisë ka rrëshqitur në det në një rajon jugor, afër Krimesë. Komiteti Hetues Federaal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët. Ministria e situatave emergjente tha se autobusi është përplasur nga konstruksioni mbi det dhe ka rënë në ujë. Zyrtarë shëndetësorë dhe ata të degës rajonale të Ministrisë së situatave emergjente, thanë se 18 vetë janë vrarë dhe më tepër se 30 persona të tjerë janë dërguar në spital, përfshirë 7 vetë që janë në gjendje kritike shëndetësore. Në vendin e rënies së autobusit po punojnë zhytësit, ndërsa autobusi është nxjerrë nga deti. Shkaqet e përplasjes nuk dihen. Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidhë gadishulln Tamam me Krimenë, rajon i Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia në vitin 2014. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Raportohet për shkelje të armëpushimit

Posted: 25 Aug 2017 05:22 AM PDT

Ushtria e Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, kanë bërë akuza reciproke për shkelje të armëpushimit të shpallur para fillimit të vitit të ri shkollor. Ky armëpushim i ri ka hyrë në fuqi sot, një javë para se nxënësit të kthehen në shkolla më 11 shtator. Ministria e mbrojtjes e Ukrainës tha se shkelja e parë është shënuar menjëherë pas mesnatës, disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, kur separatistët e kanë sulmuar fshatin, Talakivka, në rajonin Donjeck, me armatime të vogla dhe armë automatike. Nga ana tjetër, separatistët në Donjeck thanë se ata e kanë pësuar viktimën e parë pasi ka filluar armëpushimi, meqë një luftëtar i tyre është vrarë nga një snajper i ushtrisë së Ukrainës. Prej shkurtit të vitit 2015, kur është arritur Marrëveshja e Minskut, disa armëpushime të shpallura nuk janë respektuar. Nga luftimet në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet ushtrisë dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, prej prillit të vitit 2014, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO do t’i “shikojë nga afër” stërvitjet ushtarake të Rusisë

Posted: 25 Aug 2017 05:09 AM PDT

Gjatë vizitës në Poloni, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca do t'i shikojë nga afër stërvitjet ushtarake të Rusisë që do të mbahen gjatë muajit shtator. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bjellorusi: Gazetarët gjobiten pasi kanë punuar pa akreditim

Posted: 25 Aug 2017 04:55 AM PDT

Një gjykatë në kryeqytetin Minsk në Bjellorusi, sot i ka gjobitur dy gazetarë të pavarur, pasi i ka shpallur fajtorë se kanë punuar pa akreditim të nevojshëm. Korrespondentët e kanalit televiziv, Belsat, me seli në Varshavë, Katsyaryna Andreyeva dhe Syarhey Klavalyou, janë gjobitur secili me nga 595 dollarë amerikanë. Në shenjë të protestës, gazetarët nuk kanë marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore. Sot më vonë gjatë ditës, dy gazetarë të tjerë të këtij rrjeti televiziv, Ales Silich dhe Maria Artsyabashava, pritet të paraqiten në gjykatë me akuza të njejta. Grupi Reporterët pa Kufij dje e ka dënuar atë që tha se ishte ndjekje gjithnjë e më intensive e gazetarëve të pavarur në Bjellorusi, duke i përmendur proceset kundër gazetarëve të rrjetit Belsat. Ky grup ka theksuar se duke mos lejuar që mediat e jashtme, sikur që është Belsat, të hapin zyre në Minsk, autoritetet i detyrojnë korrespondentët e këtij rrjeti, që të punojnë pa akreditime. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i lartë i Samsungut u dënua me 5 vjet burg për korrupsion

Posted: 25 Aug 2017 04:25 AM PDT

Një gjykatë në Korenë Jugore e ka dënuar biznesmenin e pasur, Lee Jae, i cili është zëvendëspresident i kompanisë, Samsung, me 5 vjet burg për akuza lidhur me korrupsion. Zoti Lee është dënuar sot për ryshfet, keqpërdorim, fshehje të pasurive tejoqeanit dhe për akuza të tjera. I dënuari, Lee Jae, i ka hedhur poshtë akuzat, ndërsa avokatët e tij thanë se ai do të ankohet ndaj këtij vendimi. Praktikisht, shefi i prodhuesit më të madh të telefonave të mençur në botë, ishte i arrestuar prej muajit shkurt të këtij viti, në skandalin që ka çuar në shkarkimin e presidentes së Koresë Jugore, Park Geun, në muajin mars. Lee ishte akuzuar për dhënie të donacioneve në vlerë prej 36 milionë dollarësh, për fondacionet joprofitabile, të operuara nga personi, Choi Soon-sil, mik i zonjës Park, në këmbim për favore politike. Kundër zonjës Park dhe zotit Choi po zhvillohen procese gjyqësore. Ky rast e ka shtuar zemërimin e opinionit kundër kompanive më të madhe të Koresë Jugore, të njohura me emrin "chaebols". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Autoritetet ruse: Nga përplasja e autobusit në det, së paku 16 vetë të vdekur

Posted: 25 Aug 2017 02:21 AM PDT

Autoritetet e Rusisë thonë se së paku 16 vetë kanë humbur jetën kur një autobus me punëtorë të ndërtimtarisë ka rrëshqitur në det në një rajon jugor, afër Krimesë. Komiteti Hetues Federal tha se aksidenti tragjik ka ndodhur sot në mëngjes, derisa autobusi i transportonte punëtorët. Një zyrtar në selinë rajonale të Ministrisë së situatave emergjente, tha se 16 vetë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë "shpëtuar". Në vendin e rënies së autobusit po punojnë zhytësit, ndërsa autobussi është nxjerrë nga deti. Shkaqet e përplasjes nuk dihen. Rusia është duke ndërtuar një urë që e lidhë gadishulln Tamam me Krimenë, rajon i Ukrainës, që është okupuar dhe aneksuar nga Rusia në vitin 2014. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opsionet e SHBA-ve për t’i bërë presion Pakistanit

Posted: 25 Aug 2017 02:20 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shumë mjete në dispozicion për t'i bërë presion Pakistanit, për shkatërrimin e bazave të dyshuara të talibanëve afganë dhe për arrestimin e liderëve ekstremist në territorin e vet, thonë analistët, derisa Uashingtoni po i shqyrton mënyrat për ta gjetur një zgjidhje për luftën më të gjatë të të gjitha kohërave të Shteteve të Bashkuara. Në zbulimin e stretegjisë së re të tij për Afganistanin, këtë javë, presidenti Trump e ka kritikuar Pakistanin për strehim të "agjentëve të kaosit" dhe për dhënien e strehimit të sigurt për grupet militante, që luftojnë kundër qeverisë së Afganistanit, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, duke thënë se Islamabadi duhet me të shpejtë ta ndryshoj qëndrimin ose do të ketë konsekuenca. Analistët thonë se opsionet e Trumpit mund të jenë prej ndërprerjes së ndihmave vjetore ushtarake prej miliarda dollarësh, që do ta eliminonte statusin e Pakistanit si aleat kryesor jashtë NATO-s, me qëllim që Islamabadi të detyrohet t'i mbështes përpjekjet e ripërtrira të Shteteve të Bashkuara, për ta ndihmuar Kabulin në zmbrapsjen e talibanëve dhe detyrimin e këtij grupi militant fundamentalist, për të zhvilluar negociata për zgjidhje politike. Por, çështja se si të detyrohet Pakistani, që ka armatim atomik, për t'i goditur bazat e militantëve në terrritorin e vet, për një kohë të gjatë ishte pikë e mospajtimeve të ashpra. Përdorim i shkopit dhe karrotës Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ishte përpjekur, por duket se ka dështuar, për ta bindur Pakistanin për ta ndryshuar kursin, me ndihma ushtarake në vlerë prej miliarda dollarësh dhe me shitje të subvencionuar të armatimit. Analistët, megjithatë, thonë se Trump me gjasë, më tepër do ta përdorë shkopin se karrotën, në marrëdhëniet me Pakistanin. Zoti Trump ka shkuar edhe mëtutje, duke synuar angazhim më të madh të Indisë në Afganistan, që është një veprim që ka tingëlluar në mënyrë alarmuese në Pakistan. Armiqtë e përbetuar me armatim atomik, Pakistani dhe India, për vite të tëra kanë garuar për ndikim në Kabul. Në këtë kuadër, India i ka ndihmuar qeveritë civile afgane me ndihma prej miliona dollarësh, derisa Islamabadi është përpjekur të formojë qeveri miqësore në Afganistan, nëpërmjet disa përfaqësuesve të talibanëve dhe muxhahedinëve. "Administrata Trump duket se është e përkushtuar për rritje të presionit ndaj Pakistait, për eliminimin e bazave të sigurta terroriste në tokën e vet ose për t'i sjellur talibanët në tryezën e negociatave", thotë Ahmad K. Majidyar, ekspert për Azinë Jugore. Analistët konsiderojnë se Uashingtoni, së pari, do të bëjë përpjekje agresive diplomatike për ta bindur Pakistanin që ta ndryshojë qasjen e vet dhe do të mbështetet në masat ushtarake dhe financiare, nëse Islamabadi dështon të veprojë. "Ne kemi disa leva", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në përgjigje të pyetjes për strategjinë e re të presidentit Trump, dhe ka shtuar se "në kuptimin e ndihmës, statusit të tyre si partner jashtë NATO-s, të gjitha këto do të jenë në tryezë". Pakistani është në mesin e 16 vendeve që kanë status të aleatit madhor jashtë NATO-s. Ky status nuk përfshinë mbrojtje reciproke, sikur në NATO, por lejon bashkëpunim të afërt ushtarak. Mohammad Taqi, analist politik pakistanez, me seli në Shtetet e Bashkuara, konsideron se shkatërrimi i statusit të aleatit për Pakistanin do të ketë implikime për financimin ushtarak në Pakistan. "Kjo do të thotë se përfundojnë kontaktet preferenciale të ushtrisë me ushtrinë", thotë Taqi dhe shton se "nëse ky status ndryshon, Pakistani më nuk do të ketë qasje preferenciale në teknologjinë ushtarake, planifikimin dhe stërvitjen". Cilësimi terrorist Presidenti Donald Trump mundet, po ashtu, ta cilësojë Pakistanin si "sponzor shtetëror të terrorizmit", që do të nxiste sanksione të ashpra amerikane, përfshirë edhe ndalesën e shtijes së armatimit dhe përfundim të ndihmës ekonomike të Shteteve të Bashkuara për Pakistanin. Me këtë cilësim nga ana e Shteteve të Bashkuara përfshihen vetëm tri vende: Irani, Siria dhe Sudani. Departamenti amerikan i Shtetit, në faqen e tij në Internet, thotë se ky emërtim bartë me vete katër kategori kryesore të sanksioneve, përfshirë "kufizime në ndihmën e jashtme amerikane, ndalesë të eksportit dhe shitjes dhe kufizime të shumanshme financiare dhe të tjera". "Emërtimi sipas kësaj reference të autoriteteve, po ashtu, implikon legjislacione të tjera për sanksione, me të cilat penalizohen personat dhe vendet që angazhohen në tregti të caktuar me shtetin sponzor", thotë Departamenti amerikan i Shtetit. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Deklaratë e Ambasadave të Britanisë dhe SHBA-ve për Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Posted: 25 Aug 2017 12:36 AM PDT

Ambasadat e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, thonë se "janë në dijeni për emërimet e fundit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, të kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të kryetarit të Gjykatës Supreme, pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese, të procesit të mëparshëm të emërimeve". Mëtutje në deklaratën e publikuar, theksohet se përfaqësuesit e ambasadave "i sugjeruan KGJK-së përmirësimet që do të mund t'i bënte në procedurat e saj për emërim, për të ndërtuar besimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë" dhe shtohet se mirëpritet fakti "që pas rishikimit të rregulloreve, KGJK i ka miratuar disa prej këtyre propozimeve". Në deklaratë, po ashtu, theksohet se "megjithatë, ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë. Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies". "Për fat të keq, shikuar procesin e përsëritur të përzgjedhjes për këto pozita nga këndi ynë, na ka bërë që sërish të vëmë në dyshim përkushtimin e sinqertë të KGJK-së ndaj këtyre parimeve. Mungesa e çfarëdo diskutimi domethënës për meritat e kandidatëve në listën e ngushtë do të thotë se një pjesëtar i publikut, që i ka ndjekur këto procese nuk do të mund të kuptonte përse një kandidat parapëlqehet para një tjetri", thotë deklarata, dhe shpjegohet se "arsyetimi me shkrim i dhënë nga KGJK-ja më pastaj, fare nuk e korrigjon këtë përshtypje. Duhet të theksojmë që brenga jonë ka të bëjë me transparencën e procesit, e jo me kandidatët veç e veç". "Duke marrë parasysh pozitën thelbësisht të rëndësishme që KGJK-ja e zë në sistemin e drejtësisë të Kosovës, ajo duhet të udhëheqë me shembullin e saj. Kjo gjë kërkon përkushtimin e të gjithë anëtarëve të KGJK-së dhe lidership të fuqishëm nga kryesuesi. Presim të punojmë me KGJK-në për të përparuar në arritjen e kësaj", thuhet në fund të deklaratës së Ambasadave të Mbretërisë së Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Kritikë Interpolit për mospublikim të fletarrestit për investitorin Browder

Posted: 24 Aug 2017 11:51 PM PDT

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Rusisë e ka kritikuar refuzimin e fundit të Inteerpolit, që investitori britaniko-amerikan, William Browder, të përfshihet në listën ndërkombëtare të personave të kërkuar , ka raportuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS. Kjo agjenci ka raportuar dje se Ministria e brendshme ruse në qershor të këtij viti, ka dërguar kërkesë në Interpol për fletarrest "lidhur me ndjekjen e Browderit për krime konvencionale". "Pavarësisht nga kjo, Interpoli ka refuzuar ta përfshijë atë në listën e të kërkuarve, duke e cituar një vendim të mëparshëm", ka njoftuar Zyra e prokurorit rus, dhe ka shtuar se ka bërë "vërejtje", që janë të njohura për Interpolin. Këshilli i Evropës këtë vit tejet ashpër i ka kritikuar përpjekjet e mëparshe të Rusisë për arrestim të zotit Browder, nëpërmjet Interpolit, duke vlerësuar se kjo paraqet "abuzim" të sistemit nga shtetet anëtare duke synuar arritje të "qëllimeve politike". Investitori Browder vazhdimisht i ka hedhur poshtë akuzat ruse kundër tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas tensioneve, takim i ministrave të jashtëm të Maqedonisë dhe Serbisë

Posted: 24 Aug 2017 11:22 PM PDT

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, dhe ai i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pritet të takohen sot në Nish të Serbisë, në përpjekje për zgjidhjen e çështjeve kontestuese ndërmjet dy vendeve fqinje, pas tensioneve diplomatike, që kanë ndikuar që Beogradi, papritmas, e ka tërhequr personelin diplomatik nga Ambasada e Serbisë në Shkup. Marrëveshja për takimin e sotëm u arrit dje gjatë një bisede telefonike të dy ministrave. Pas kësaj bisede, Ministria e jashtme e Serbisë ka njoftuar se të dy palët "do t'i zgjidhin të gjitha çështjet e hapura nëpërmjet dialogut me synim të përmirësimit të raporteve miqësore ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve". Gjatë ditës së djeshme ka pasur raporte se disa pjesëtarë të personelit të Ambasadës së Serbisë në Shkup kanë filluar të kthehen. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO: Rusia dhe Bjellorusia nuk i respektojnë marrëveshjet

Posted: 24 Aug 2017 11:10 PM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Rusia dhe Bjellorusia nuk i kanë respektuar përkushtimet e tyre ndërkombëtare që të jenë plotësisht transparente për ushtrimet ushtarake të planifikuara për muajin e ardhshëm në Bjellorusi. Në një intervistë të djeshme për agjencinë AP, zoti Stoltenberg tha se Rusia po i shfryzëton "paqartësitë" në marrëveshje, për ta minimizuar numrin e personelit të NATO-s, të cilët do të jenë vëzhgues në ushtrimet e njohura me emrin "Perëndimi". Sipas rregullave të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të njohura si Dokumenti i Vjenës, shtetet që organizojnë ushtrime ushtarake, me më tepër se 13 mijë ushtarë, duhet t'i njoftojnë paraprakisht vendet e tjera dhe të jenë të hapura për vëzhgues. Bjellorusia ka njoftuar se në këto ushtrime do të marrin pjesë, 12,700 ushtarë, pra nën kufizimin e paraparë. Por, anëtarët e NATO-s kanë shprehur dyshime se shumë më tepër ushtarë do të marrin pjesë në këto manovra. Derisa NATO-ja në mënyrë rutinore e thërret Rusinë që t'i vëzhgoj ushtrimet e aleancës, "Rusia kurrë nuk e ka ftuar asnjë aleat të NATO-s që ta vëzhgoj ndonjë ushtrim të tyre, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë", tha Stoltenberg, Rusia i ka hedhur poshtë shqetësimet e NATO-s për ushtrimet ushtarake, duke thënë se ato janë të rregullta dhe se "nuk janë agresion, siç kosniderojnë disa vende".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Takim njëditësh i kryeministrave të shteteve të Ballkanit

Posted: 24 Aug 2017 10:32 PM PDT

Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, thotë se zoti Rama do të jetë mikrpitës i një takimi joformal të kolegëve të tij nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, këtë fundjavë. Në kumtesën e djeshme theksohet se takimi njëditësh për tregtinë, shërbimet, investimet dhe ekonominë digjitale, do të mbahet nesër, në qytetin e Durrësit. Takimi do të fokusohet në nxitjen e rritjes ekonomike, pasi për këtë çështje ishte arritur pajtueshmëria muajin e kaluar në Samitin e Trieshtës, në kuadër të takimit të katërt ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithqë zyrtarisht procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në pritje deri në vitin 2019, Brukseli ka shprehur përkushtim për vendet e Ballkanit, në periudhën e rritjes së ndikimit të Rusisë në këtë rajon, të cilin Moska e konsideron fushë tradicionale të interesit të vet, raporton AP nga Tirana. Në takimin në Durrës do të jetë i pranishëm edhe komisionari për negociata për zgjerim dhe fqinjësi të mirë i BE-së, Johannes Hahn, dhe zëvendëspresidenti i Bankës Botërore, Cyril Muller.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now