“Ferizaj së shpejti me një qendër të re diagnostifikuese” plus 2 more Ferizaj Press

“Ferizaj së shpejti me një qendër të re diagnostifikuese” plus 2 more Ferizaj Press


Ferizaj së shpejti me një qendër të re diagnostifikuese

Posted: 14 Aug 2017 06:36 AM PDT

Në konferencën për medie tw mbajtur sot. ku u shpjegua puna 6 mujore të drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale u bë e ditur se qendrat mjekësore në Ferizaj kanë pasur një punë voluminoze, por edhe janë bërë investime të shumta gati në të gjitha ambulancat.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Dr. Burim Karameta potencoi se numri i pacientëve që kanë kërkuar shërbime shëndetësore ka qenë majft i lartë dhe investimet janë bërë në kuadër të nevojave që janë paraqitur nga ana e pacientwve.
"Ne gjatë kësaj kohe kemi qenë të fokusuar në dy komponente shëndetësore njëra ka të bëjë me investimet në aparatura e pajisje të nevojshme që janë bërë nga stafi ynë në bazë të kërkesave e nevojave që kanë paraqitur pacientët.
Dhe komponenti tjetër është përpjekja për ngritjen e nivelit te shërbimeve në të gjitha rastet ku është parë e nevojshme.
Mobilizim më i veçantë është bërë gjatë ditëve me vapë ku ka pasur një numër më të shtuar, ngase kemi këtu edhe shumë mërgimtarë që po kalojnë pushimet në vendlindje dhe kanw ndikuar nw rritjen e numrit tw atyre qw kanw kwrkuar ndihmw mjekwsore.
Për këtë kemi aktivizuar kapacitetet njerëzore dhe materiale duke mbajtur vazhdimisht edhe kujdesatritë e natës në dy qendrat e mëdha mjekësore të qytetit në qendrën nr. 2 si dhe në emergjencën primare" tha drejtori Karameta.
Ndër investimet më madhore të kësaj periudhe u konsiderua fillimi i punimeve për ndërtimin e qendrës së 7 mjekësore në fshatin Dardani dhe përgatitja për fillimin e ndërtimit të një qendre të re mjekësore për skreningje dhe diagnoza e cila do të jetë në afërsi të qendrës mjekësore nr .2
"Në fshatin Dardani këto ditë kanë filluar punët për ndërtimin e një ambulance të re e cila është e nevojshme për një kohë të gjatë aty e cila do t'u shërbejë më shumë se 10 mijë banorëve të asaj ane. Ndërsa këtë javë do t'i fillojmë punimet për ndërtimin edhe të një qendre moderne mjekësore e cila do të shërbejë për skreningje e diagnoza të ndryshme që bëhen në mjekësinë familjare.
Aty do të ketë aparatura sofistikuara dhe do të mund të organizohen edhe aktivitetet të ndryshme vetëdijësuese" deklaroi drejtori Karameta.
Ndër investimet e bëra benda 6 muajve të parë të vitit 2017 drejtori Karameta e ka përmendur edhe blerjen e një veture e tipit kombi e cila do të jetë në shërbim të banorëve të shtëpisë së komunitetit në Ferizaj.
Ai si sfidë të këtij 6 mujori e cilësoi sërish furnizmin me barna nga lista esenciale, por që shpjegoi se telashet janë të lidhura edhe me nivelin qendror dhe janë trashëguar si të tilla problemet.
Kurse tek fusha e mirëqenies sociale potencoi se ka pasur aktivitetet të zakonshme të dhënies se asistencës sociale ku nuk kanë munguar edhe ndihmat humanitare.
Numri i rasteve sociale nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh por që ekipet e qendrës sociale u tha se vazhdimisht janë në terren për verifikimin e rasteve që kanë nevojë për trajtim.

Lindita Isufi, ajo që bëri revolucion në kulturën muzikore të Ferizajt (Video)

Posted: 13 Aug 2017 02:20 PM PDT

Ferizaj.13.08.2017. Një dokumentar i shkurtër mbi jetën e Lindita Isufi. Një person që bëri revolucion në kulturën muzikore të një qyteti. Dirigjente, ish drejtoresh dhe bashkëthemeluese e shkollës së muzikës në Ferizaj, kompozitore dhe shumë më shumë. Ja vlen të shikohet!

Këta janë kandidatët e LDK-së në Ferizaj që do të garojnë për Asamblenë Komunale

Posted: 13 Aug 2017 01:18 PM PDT

Ferizaj.13.08.2017. LDK dega në Ferizaj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 22 Tetor gati është në përfundim të listave për kandidatët të cilët do të garojnë për Asamblenë Komunale në Ferizaj.

Burime të FerizajPress kanë bërë të ditur se  zgjedhja e kandidatëve për Asamblenë Komunale gati është në përfundim e sipër.

Kryesia e LDK-së në Ferizaj ka marrë vendim që garës për kandidat ti hyjnë edhe njëherë anëtarët  aktual të Asamblesë Komunale nga ky subjekt. Por gjithnjë sipas këtij burimi  listës i janë shtuar edhe shumë emra të rinj të cilët do të garojnë për herë të parë. Edhe pse lista ende nuk është përfunduar deri më tani në listën e kandidatëve nga ky subjekt politik  do të jenë këta kandidat:

Asamblistët aktual që do të rikandidojnë:

Faruk Guri, Muhamet Çerkini, Ymri Hashani, Fadil Halili, Eleonora Isufi, Elfete Mehmeti, Hesat Shatrolli, Arta Tahiri, Hysnije Shamolli

Freskimet e listës:
Flamur Istrefi , anëtar i kryesisë LDK,  Burim Karameta, anëtar i kryesisë LDK dhe drejtor i DSHMS-së, Mehmet Neziri , anëtarë i kryesisë LDK-së, Gëzim Kokollari, këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, Bahrije Hyseni dhe Ridvan Nebihu.

Për kandidatët tjerë  pritet që së shpejti të bëhen publike  edhe  emrat e tyre.