“ECDC-ja synon eliminimin e hepatitit viral deri në 2030” plus 3 more Gazeta Tribuna |
- ECDC-ja synon eliminimin e hepatitit viral deri në 2030
- Vetëvendosje s’ka votë për Haradinajn
- Vetëvendosje s’ka votë për Haradinajn
- Grafite kundër Xhamisë së Madhe, kërcënohen me jetë Thaçi, Ahmeti, Tërnava
| ECDC-ja synon eliminimin e hepatitit viral deri në 2030 Posted: 01 Aug 2017 02:16 AM PDT Evropa ka nevojë për më shumë programe për të testuar dhe luftuar hepatitin viral, që shkakton sëmundje të mëlçisë.Rreth 9 milionë persona në Evropë janë të prekur nga hepatiti kronik B dhe C, dy viruse të ndryshme që shkaktojnë sëmundjen e kancerit në mëlçi, raporton DPA. "Personat e infektuar nuk janë të vetëdijshëm për gjendjen e tyre, pasi ky lloj virusi nuk shfaq simptoma", tha Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) me bazë në Stokholm. Gjithashtu, komisioneri evropian për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Vytenis Andriukaitis nënvizoi nevojën për më shumë teste për të rritur mundësinë e zbulimit dhe trajtimit të sëmundjeve. Hepatiti B dhe C përhapet nëpërmjet gjakut dhe kontaktit me trupin e infektuar. Fëmijët e lindur nga nënat me hepatit B ose C, si dhe nga partnerët seksualë të personave me hepatit, janë të rrezikuar nga këto sëmundje. Qendrat mjekësore kanë vënë në dispozicion vetëm vaksinën për hepatitin B, ndërsa për hepatitin C nuk është e disponoheshe asnjë vaksinë që zakonisht transmetohet nga personat që injektojnë droga në trupin e tyre. ECDC -ja dhe agjencitë e tjera synojnë të eliminojnë hepatitin viral deri në vitin 2030. The post ECDC-ja synon eliminimin e hepatitit viral deri në 2030 appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Vetëvendosje s’ka votë për Haradinajn Posted: 01 Aug 2017 02:15 AM PDT Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj ka thënë për "Zërin" se asnjë deputet i LVV nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër, por përkundrazi siç tha ajo do ta kundërshtojnë këtë qeveri, siç e quajti ajo, me mendësi të korruptuar. "Konsiderojmë se ky koncepti i kontrabandimit të deputetëve nuk do të prodhojë asgjë tjetër përveçse do të vazhdojë një qeveri eventuale nëse arrin ta bëjë me një mendësi të korruptuar dhe kriminale siç është edhe vetë klani pronto nën ombrellën e të cilit vepron tani edhe z. Haradinaj. Prandaj, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë përkrahje, përkundrazi deputetët e LVV janë shumë, 32 dhe janë të angazhuar fuqishëm që vullnetin e qytetarëve të 11 qershorit ta përkthejnë në ndryshim edhe në parlament edhe në qeveri, sepse ky ka qenë vullneti i popullit. Dihet që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në vend dhe si të tillë pavarësisht zvarritjeve edhe përpjekjeve për kontrabandë konsiderojmë që shumë shpejt ne do të jemi në institucione", tha Kadaj-Bujupi. Ndërsa e pyetur për veprimet e LVV-së në rast se presidenti Hashim Thaçi nuk ua jep mundësinë e mandatarit të dytë, ajo tha se presidenti do të përballet me kushtetutën dhe protestat gjithë popullore që do t'i organizojë LVV. "Çfarëdo përpjekje e ikjes së presidentit ndaj përgjegjësive dhe ndaj dhënies së mundësisë z. Kurti për ta formuar qeverinë do ta dërgojë atë në gjykatë kushtetuese dhe po ashtu do të merr përgjigjen e duhur përmes protestave gjithë popullore të cilat do të organizohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga populli të cilët e përkrahën z. Kurti që të jetë kryeministër i vendit", ka thënë ajo. The post Vetëvendosje s'ka votë për Haradinajn appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Vetëvendosje s’ka votë për Haradinajn Posted: 01 Aug 2017 02:12 AM PDT Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj ka thënë për "Zërin" se asnjë deputet i LVV nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër, por përkundrazi siç tha ajo do ta kundërshtojnë këtë qeveri, siç e quajti ajo, me mendësi të korruptuar. "Konsiderojmë se ky koncepti i kontrabandimit të deputetëve nuk do të prodhojë asgjë tjetër përveçse do të vazhdojë një qeveri eventuale nëse arrin ta bëjë me një mendësi të korruptuar dhe kriminale siç është edhe vetë klani pronto nën ombrellën e të cilit vepron tani edhe z. Haradinaj. Prandaj, nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë asnjë përkrahje, përkundrazi deputetët e LVV janë shumë, 32 dhe janë të angazhuar fuqishëm që vullnetin e qytetarëve të 11 qershorit ta përkthejnë në ndryshim edhe në parlament edhe në qeveri, sepse ky ka qenë vullneti i popullit. Dihet që Lëvizja Vetëvendosje është subjekti më i madh politik në vend dhe si të tillë pavarësisht zvarritjeve edhe përpjekjeve për kontrabandë konsiderojmë që shumë shpejt ne do të jemi në institucione", tha Kadaj-Bujupi. Ndërsa e pyetur për veprimet e LVV-së në rast se presidenti Hashim Thaçi nuk ua jep mundësinë e mandatarit të dytë, ajo tha se presidenti do të përballet me kushtetutën dhe protestat gjithë popullore që do t'i organizojë LVV. "Çfarëdo përpjekje e ikjes së presidentit ndaj përgjegjësive dhe ndaj dhënies së mundësisë z. Kurti për ta formuar qeverinë do ta dërgojë atë në gjykatë kushtetuese dhe po ashtu do të merr përgjigjen e duhur përmes protestave gjithë popullore të cilat do të organizohen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga populli të cilët e përkrahën z. Kurti që të jetë kryeministër i vendit", ka thënë ajo. The post Vetëvendosje s'ka votë për Haradinajn appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Grafite kundër Xhamisë së Madhe, kërcënohen me jetë Thaçi, Ahmeti, Tërnava Posted: 01 Aug 2017 02:10 AM PDT Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe i pari i bashkësisë islame, Naim Tërnava, janë kërcënuar publikisht, me anë të grafiteve nga njerëz të panjohur. Shkak i këtyre kërcënimeve sipas shënimeve është xhamia e cila është planifikuar të ndërtohet në Dardani. Nëpërmjet këtyre grafiteve, të vendosura në muret e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, të tre këta persona janë kërcënuar me jetë. Përderisa në njërin prej grafiteve thuhet "Vdekje Naim Tërnavës e Hashim turkut", në të tjerë kryetari i kryeqytetit kërcënohet në këtë formë: "Do të vritesh o qen, poshtë VV e Albin talebani". Madje, në këto shkrime, thuhet se do të derdhet gjaku e nuk do të lejohet të ndërtohet xhamia.
The post Grafite kundër Xhamisë së Madhe, kërcënohen me jetë Thaçi, Ahmeti, Tërnava appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





