Bahtiri: Kjo është arsyeja pse LDK’ja po ‘blindon’ krijimin e institucioneve Gazeta Tribuna |
| Bahtiri: Kjo është arsyeja pse LDK’ja po ‘blindon’ krijimin e institucioneve Posted: 11 Aug 2017 12:19 PM PDT Zëvendëskryetari i Aleancës Kosova e Re, Agim Bahtiri, ka fajësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për neglizhimin që është duke i bërë partisë të cilën e drejton Behgjet Pacolli. Numri dy i AKR-së nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të kenë një bashkëpunim bashkëqeverisje tjetër. "Apelojmë sidomos LDK-në që t'i ndihmojnë procesit dhe të dalim prej kësaj situate. Unë kam biseduar me z.Mustafa dhe z.Kurti por kryesisht është çështja që është z.Pacolli e ka dhënë afatin dhe të shohim si po veprojnë. S'mundem me paragjyku çka do të ndodhë por ne jemi në koalicion dhe nuk do ta tradhtojmë asnjëherë. Por, nëse LDK-ja dëshiron që t'i mban peng institucionet derisa të mbahen zgjedhjet lokale dhe pastaj të fillojë procedurat tjera për të bërë qeverinë, ne nuk do të tolerojmë absolut një gjë të tillë", është shprehur ai. Sipas tij, kjo i bie që AKR-ja të shikojmë se çka do të ndodhë në të ardhmen. "S'po paragjykojë asgjë por do të shikojmë pozicionin tonë që ne nuk dëshirojmë të jemi me askënd në koalicion ku s'kemi ndikim. Ne nuk e kemi luksin të presim edhe më tutje dhe mos të themelohen institucionet e vendit", ka thënë ai. Në fund, Bahtiri tregon se subjekti i tij do të mundohet me çdo mjet që të bëj ndihmesën për formimin e institucioneve që sa më parë të ndërtohen dhe se AKR-ja nuk do të lejojn që dikush ta kushtëzojë për teke. The post Bahtiri: Kjo është arsyeja pse LDK’ja po 'blindon' krijimin e institucioneve appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





