“Avioni grek nis operacionin për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë” plus 4 more Gazeta Tribuna

“Avioni grek nis operacionin për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë” plus 4 more Gazeta Tribuna


Avioni grek nis operacionin për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë

Posted: 03 Aug 2017 09:05 AM PDT

Për shkak të situatës së rëndë në të cilët ndodhet Shqipëria, ku dhjetëra vatra zjarri janë përhapur në të gjithë vendin, qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmën e fqinjëve për të fikur flakët.

Ministria e Jashtme dhe ministria e Brendshme konfirmojnë që avioni grek ka filluar operacionin e shuarjes së zjarrit në Jug të vendit.

Operacioni  për shuarjen e zjarrit në fshatin Dukat drejtohet nga Shemsi Premçi

The post Avioni grek nis operacionin për shuarjen e flakëve në jug të Shqipërisë appeared first on Gazeta Tribuna.

Kështu u dukën sot, disa nga deputetët e rinj të Kuvendit (Foto)

Posted: 03 Aug 2017 08:50 AM PDT

Ishte menduar të jetë seancë solemne ku do të zgjidhej kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Për ata edhe u shtrua tepihu i kuq në të cilin do të ecin deputetët e rinj. E këta të fundit ishin kujdesur të vishen sa më bukur për ditën kur do mbahej seanca konstituive.

Deputetet gra janë përkujdesur për dukjen e tyre duke u rregulluar me grim dhe rroba të bukura. Por keq nuk e kanë lënë as deputetët meshkuj.

Sidomos binin në sy ata të Vetëvendosjes që për dallim nga legjislaturat e kaluara kësaj radhe shumica nga ta kishin vendos kravata.

Lideri i VV-së Albin Kurti kishte vendosur kravatë të kuqe, pa harruar simbolin e shqiponjës në setër. Kështu kanë vepruar edhe deputetët tjerë të VV-së.

Madje deputeti më i moçëm Adem Mikullovci kishte vendosur kravatën me ngjyrat e flamurit kuq e zi.

Sikurse lideri i tyre kravata kanë vendosur edhe kryetari Visar Ymeri, pastaj Dardan Sejdiu dhe Faton Topalli. Njëjtë nuk ka vepruar edhe Dardan Molliqaj dhe Frashër Krasniqi të cilët as në këtë seancë nuk vendosën kravata.

The post Kështu u dukën sot, disa nga deputetët e rinj të Kuvendit (Foto) appeared first on Gazeta Tribuna.

Rahovec, përurohet trotuari në rrugën e “UÇK-së”

Posted: 03 Aug 2017 08:20 AM PDT

Sot është përuruar trotuari në rrugën e "UÇK-së", krahu i majtë, në qytetin e Rahovecit, ndërsa financimi për rregullimin e tij është bërë nga Komuna e Rahovecit dhe Projekti Zviceran për Përkrahje të Komunave DEMOS.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, Norbert Pijls, menaxher i Projektit Zviceran DEMOS dhe zyrtarë tjerë nga Projekti DEMOS.

Trotuari fillon nga rreth rrotullimi në hyrje të qytetit të Rahovecit nga fshati Fortesë dhe vazhdon deri në dalje të qytetit, rrugës për Malishevë.

Gjatësia e trotuari është 3.840 metra dhe përpos kubëzimit, ky trotuar ka edhe ndriçimin publik, dru dekorativë dhe ulëse.

Ndryshe, vlera e përgjithshme për ndërtimin e trotuarit është 153 mijë e 656 euro, prej të cilave 64.556 euro ka investuar Komuna e Rahovecit, ndërsa DEMOS ka investuar 89.099 euro.

The post Rahovec, përurohet trotuari në rrugën e "UÇK-së" appeared first on Gazeta Tribuna.

Deputetët nisin të hyjnë në sallën e Kuvendit, mungojnë ata të PAN-it

Posted: 03 Aug 2017 06:10 AM PDT

Deputetët e LAA-së dhe VV-sa kanë filluar të mblidhen në sallën e Kuvendit, ndërsa aty nuk janë parë ende deputetët e PAN-it, raporton Tribuna Channel.

Vendin e tij e ka zënë edhe kryesuesi Adem Mikullovci, pasi që gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Kujtojmë se seanca konstituive u ndërpre gabimisht nga kryesuesi Adem Mikullovci.

The post Deputetët nisin të hyjnë në sallën e Kuvendit, mungojnë ata të PAN-it appeared first on Gazeta Tribuna.

Të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve në Pejë iu refuzohen ankesat

Posted: 03 Aug 2017 05:31 AM PDT

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës të të pandehurve B.P. dhe Xh.P., kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 24 korrik të këtij viti.

Me anë të këtij aktvendimi personave në fjalë, u është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale "vrasje e rëndë".

"Gjykata e Apelit vlerësoi se pretendimet ankimore të mbrojtësve nuk qëndrojnë, ngase në vendimin e ankimuar, gjyqtari i proceduarës paraprake, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar se të pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprës penale për të cilën dyshohen. Po ashtu janë dhënë arsye të mjaftueshme se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale", thuhet në njoftimin e Gjykatës.

The post Të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve në Pejë iu refuzohen ankesat appeared first on Gazeta Tribuna.