“Arrestohet tmerri i femrave, pranga “Zani Çaushit” të Korçës” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Arrestohet tmerri i femrave, pranga “Zani Çaushit” të Korçës” plus 9 more Lajmi i Fundit


Arrestohet tmerri i femrave, pranga “Zani Çaushit” të Korçës

Posted: 05 Aug 2017 08:03 AM PDT

Një 30-vjecar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë. I arrestuari është Zani
(Sazan) Çaushi, 30 vjeç, banues në fshatin Bulgarec-Korçë.

"Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me vendim nr 42, datë 10.11.2016, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale: "Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura" parashikuar nga neni 102 i Kodit Penal" theksoi policia.

Policia tha veprimet e mëtejshme proceduriale lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat.

Moti i nxehtë? Nuk kemi parë gjë akoma, temperaturat ekstreme vijnë javën tjetër

Posted: 05 Aug 2017 07:31 AM PDT

Temperaturat e larta në të cilat ndodhet vendi duket se do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim. Sot termometri ka shënuar 38 gradë celsius, dhe po kaq pritet të jetë dhe nesër.

Ditët e nxehta duket se do të arrijnë kulimin në mesin e javës që vjen më saktësisht të mërkurën dhe të enjten ku do të kemi një rritje prej dy gradësh , pra pritet që temperature të shkojnë 40 gradë celsius.

Vetëm të premten e 11 gushtit sipas meteorologëve pritet të ketë një rënie prej 5 gradësh kur temperature më e lartë do të shkoj 35 gradë dhe ajo më e ulëta 19 gradë celsius, citon oranews. Sipas Shërbimit meteorologjik prej disa ditësh tashme vendi ynë është përfshirë nga masa ajrore e të nxehtit afrikan duke bërë që temperaturat të jenë në kulmin e tyre.

Bilanc lufte nga aksidentet, një i vdekur e 9 të plagosur brenda ditës

Posted: 05 Aug 2017 07:19 AM PDT

Rikthehet bilanci tragjik i aksidenteve. Një 38-vjeçar humbi jetën në një aksident automobilistik, ku mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Ngjarja e rëndë rrugore ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit të së shtunës në Thumanë te Krujës.

Ndërkohë në segmentin rrugor Kukës-Shishtavec, te Ura e Shtrezës, një makinë tip "Opel" ku udhëtonin katër femra dhe një vajzë 3 vjeçe, ka dalë nga rruga.

Të gjitha pjesëtarë të një familje nga zona e Shishtavecit, të cilat fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime serioze për jetën.

Njoftohet se edhe në segmentin Kukës-Kalimash, në afërsi të Tunelit të Kalimashit një motor është përplasur me trafikndarësen, ku për pasojë mbeti i lënduar drejtuesi i mjetit.

Arrestohet grabitësi i karburanteve, person i rrezikshëm dhe me precedent në 3 shtete

Posted: 05 Aug 2017 07:07 AM PDT


Arrestohet grabitesi i karburanteve by agjencialetraalPolicia arreston grabitësin e disa karburanteve me armë e dhunë, të ndodhura ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkërendim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durres, Fier, Berat dhe Elbasan, organizuan dhe zhvilluan operacionin policor “Fuel thieves " për zbulimin dhe dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të një shtetasi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore, i cili lëvizte me një automjet tip "HONDA", të marrë me qera dhe nën kërcenimim e një arme zjarri pistoletë me silenciator, kryente "Vjedhje me dhunë" dhe "Vjedhje me armë" kryesisht në pikat e karburantit në akset rrugore të këtyre qarqeve si dhe në dyqane bizhuterish, ku brenda 3 diteve të fundit arriti të kryente 7 ( shtatë ) vjedhje më armë e dhunë.

Pas një pune hetimore intensive dhe profesionale, duke përdorur të gjitha mjetet dhe metodat tekniko shkencore për të vërtetuar veprimtarinë e tij kriminale, të kryer nga Komisariati i Policisë Lushnje, Kavajë dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit, u bë i mundur identifikimi dhe vendndodhja e personit të dyshuar si autor i këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i operacionit të zhvilluar në Durrës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-Aleks Prifti, 41 vjeç, lindur në Urën Vajgurore, Berat dhe banues në Tiranë.

Ky shtetas është i njohur si person me precedente të mëparshme kriminale, për vjedhje, plagosje me armë të ftohta dhe armë zjarri e gjobëvënie.

Gjithashtu ky shtetas është person me precedent kriminal edhe në Greqi, Belgjikë e Itali.

Gjatë datës 01, 02, 03 dhe 04 Gusht 2017, ky shtetas ka kryer 7 vjedhje me armë dhe dhunë në disa pika karburantesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë si edhe ka tentuar të vjedhi me armë një argjendari në qytetin e Lushnjes.
Konkretisht:

1.Në datën 01.08.2017, rreth orës 22:00, në fshatin Portëz, Fier, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

2.Në datën 02.08.2017, rreth orës 14:18, ka kryer vjedhjen me armë ( pistoletë ) të mbetur në tentativë të një argjendarie në qytetin e Lushnjes.

3.Në datën 02.08.2017, nën kërcënimin e një arme ( pistoletë) ka tentuar të vjedhë një pikë karburanti në qytetin e Cërrikut.

4.Në datën 03.08.2017, rreth orës 22:15, ka krer vjedhje me armë ( pistoletë ) të një pike karburanti në Maminas, Durrës.

5.Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:08 në fshatin Bardhas, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

6. Në datën 04.08.2017, rreth orës 05:12, në fshatin Karinë, Peqin, nën kërcënimin e armës ka vjedhur paratë e xhiros ditore në një pikë karburanti.

7. Në datën 04.08.2017, në orën 05:25, në Rrogozhinë, ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e një arme, një tjetër pikë karburanti.

Nga hetimet e kryera rezultoi se autori i këtyre veprave penale, në momentin e kryerjes së grabitjeve, targat e automjetit i mbulontë me shirit natriban me qëllim që të mos identifikohej para këtyre subjekteve.

Gjithashtu më datën 26 Qershor 2017 në Berat, ky shtetas së bashku me vëllain e tij kërcënojnë për marje pasurie një shtetas, (vepër për të cilën vëllai është arrestuar, ndarsa ky shtetas u shpall në kërkim).

Kapja e këtij personi është bërë mbrëmjen e djeshme në Durrës dhe më pas është transportuar për në Lushnje ku dhe janë kryer veprimet për arrestimin e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj vprimtarie kriminale të këtij shtetasi.

Njëkohësisht po vijon puna në bashkëpunim me partnerët tanë në Itali, Belgjikë e Greqi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtij personi.

Ngjarje e frikshme në Korçë – Bilisht, makina shpërthen në flakë në rrugë

Posted: 05 Aug 2017 06:55 AM PDT

Një automjet u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë kohës që ka qenë në ecje. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Belorta në aksin Korçë – Bilisht.

Policia tha se ka marrë flakë makina tip "Nissan". Menjëherë në vendngjarje mbërriti zjarrfikësja, e cila shuajti flakët e zjarrit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Dyshohet se zjarri në makinë u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.

A do të bjerë shi? Ja parashikimi i sinoptikanëve për Gushtin

Posted: 05 Aug 2017 06:51 AM PDT

Moti eshte kthyer ne nje ceshtje me vete per shkak te temperaturave ekstremisht te larta qe kane mbizoteruar pergjate dy muajve te fundit. Por si do te jete klima ne vazhdim?

Ja parashikimi i motit:

Temperaturat do te pesojne nje renie te lehte sot pasdite, ndersa e hena mbetet ne te njetat vlera termike.

Meteoalb njofton se te marten nis renia graduale e temperaturave, renie qe do te vijoje deri te premten kur pritet qe termometri te shenoje 4 -5 grade C me pak.

Arrestohen dy shqiptarë në Janinë, akuzohen për përdhunim fëmijësh

Posted: 05 Aug 2017 06:45 AM PDT

Policia greke ka vënë në pranga dy shqiptarë dje në Janinë. Ata akuzohen si pjese e një grupi kriminal që merrej me joshjen dhe përdhunimin e fëmijëve të vegjël.

Sipas mediave greke, dy shqiptaret e arrestuar, emrat e të cilëve nuk behen te ditur, janë të moshës 36 dhe 31 vjeç.

Mësohet se shqiptarët janë pjesë e një dosje me shumë materiale, që i kompromenton për veprat e rënda penale, të përdhunimit dhe joshjes së fëmijëve.

Tjetër tragjedi në plazhe, mbytet 13-vjecari në Velipojë

Posted: 05 Aug 2017 06:41 AM PDT

Nje femije 13 vjecar me inicialet L.I ka gjetur vdekjen ne plazhin e Velipojes diten e sotme.

Policia tha se viktima ka qene duke u lare ne afersi te qendres se Velipojes se bashku me familjen e tij nga Kosova.

Mesohet se mjeket kane nderhyre mjenjehere po ishte e pamundur shpetimi i tij. Nderkohe viktima po dergohet per ekspertize mjeko ligjore ne morgun e Shkodres.

Skena të nxehta në plazh, çifti i njohur nuk përmbahet (Foto)

Posted: 05 Aug 2017 05:19 AM PDT

Verë, relaks dhe momente pasioni, kështu është fotografuar cifti i mirënjohur i emisionit "Love Island''.

Pas bujës për lidhjen e tyre ''bombë'', vëmendja është kthyer tek ata për pushimet në Ibiza, dhe ''shfaqen'' që po japin atje. Bëhet fjalë për Rykard Jenkins dhe Rachel Fenton.

Paparacët kanë kapur momentet më intime të ciftit, por nuk duhet lënë pa thënë se janë shumë të bukur bashkë.

Mesi shpreh dëshirën, thotë se cilin lojtar e do me patjetër në Barcelonë

Posted: 05 Aug 2017 04:57 AM PDT

Ylli i Barcelonës ka një kërkesë për drejtuesit e tij.

Ai dëshiron që në skuadër të vijë Paulo Dybalan nga Juventusi. Katalanasit përfitojnë ëkshtu që të zëvëndësojnë mesfushorin brazilian, i cili pak ditë më parë u transferua te PSG për 222 milionë euro. Ndërkohë mësohet se si zëvëndësuesit e tij po shihen Ousmane Dembele (Borussia Dortmund) dhe Philippe Coutinho (Liverpool).

Por, sipas Corriere dello Sport, Leo Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Barcelonës që ta transferojnë yllin e Juventusit, Paulo Dybala, përcjell Express
Argjentinasi, i cili edhe më herët ka qenë objektiv i Barcelonës, ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.