“Anulohet dasma e Getoarit dhe Marinës në Prishtinë” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Anulohet dasma e Getoarit dhe Marinës në Prishtinë
- Babai e kishte shpallur të humbur, policia gjen 32-vjeçarin, ishte duke…
- Ja ku do shkonin pakot postare të kapura sot në Rinas
- Kush është sheiku “i krimbur në para” që mbërrin me këtë super-jaht në portin e Durrësit
- Top Channel gjen zëvendësuesen e Marina Vjollcës, kjo do të jetë “bomba” e “Procesit Sportiv”
- Albana Osmanit i vjedhin Instagramin, i nxjerrin fotot private
- Masat Antiterror, kapen pako postare të mbushura me armë në Rinas
- Shqiptari arrestohet në kufi nga policia greke, e pabesueshme çfarë kishte në çantë
- Denoncimi/ “Djemtë e shefave të policisë së Koplikut, makinë personale me targa shteti”
- Mbijnë lule në shkretëtirën e njohur si vendi më i thatë në botë…!
Anulohet dasma e Getoarit dhe Marinës në Prishtinë Posted: 25 Aug 2017 08:45 AM PDT
Kurorëzimi i dashurisë së Getoar Selimit dhe Marina Vjollcës, i zbuluar së pari nga Prive dukej se më në fund po shkonte siç ishte planifikuar. Data 10 Shtator parashihej të shënonte dasmën e madhe në Prishtinë por duket se gjërat kanë ndryshuar. Prive nga burime shumë të sigurta pranë çiftit ka arritur të mësoj se në ditët e fundit, Geti dhe Marina kanë ndryshuar planet duke e zhvendosur ceremoninë në Shqipëri. The post Anulohet dasma e Getoarit dhe Marinës në Prishtinë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Babai e kishte shpallur të humbur, policia gjen 32-vjeçarin, ishte duke… Posted: 25 Aug 2017 08:31 AM PDT
F.H është ndaluar një ditë më parë, teksa po tentonte të kalonte kufirin, por kallëzimi një javë më parë nga i baba i tij e ka ndalur rrugëtimin. Pas verifikimeve, 32-vjeçari është dërguar drejt Lushnjes. The post Babai e kishte shpallur të humbur, policia gjen 32-vjeçarin, ishte duke… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Ja ku do shkonin pakot postare të kapura sot në Rinas Posted: 25 Aug 2017 08:17 AM PDT
Sipas policisë pjesët e armëve tip Kallashnikov, u gjetën gjatë skanimit të tre pakove postare, pronarët e të cilave nuk dihen ende. Armët ishin nisur nga Shqipëria në drejtim të Londrës, ndërsa pjesët ishin për kallashnikov. Policia po merr në pyetje perfaqësues të kompanisë postare për të zbular emrat e personave që po dërgonin pjesë kallashnikovi drejt Anglisë. The post Ja ku do shkonin pakot postare të kapura sot në Rinas appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Kush është sheiku “i krimbur në para” që mbërrin me këtë super-jaht në portin e Durrësit Posted: 25 Aug 2017 08:16 AM PDT
Al-Waleed Bin Talal bin Abdulaziz al Saud është biznesmeni arab, i cili ka mbërritur paraditen e sotme me superjahtin e tij në portin e Durrësit. Nuk dihet arsyeja e kësaj vizite, por ajo që ra në sy është fakti se supermjeti i tij lundrues tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm për madhështinë e tij, por edhe nga fakti se mbi jaht qëndron një helikopter privat i miliarderit arab. Sheiku është një investitor shumë i njohur në botë dhe anëtar i familjes mbretërore saudite. Ai është themeluesi, shefi ekzekutiv dhe pronari i 95 për qind i kompanisë Holding Mbretërore, në kompaninë Forbes Global 2000 e fokusuar në shërbimet financiare, turizëm, media, argëtim. Kompania e tij kishte një kapitalizim tregu prej mbi 18 miliard $ në vitin 2013. Al-Waleed është aksioneri më i madh individual i Citigroup-it, aksionari i dytë më i madh i 21 Century Fox dhe zotëron “Four Seasons Hotel” të Parisit George V, si dhe një pjesë të Plaza Hotel. Jahti që ka mbërritur në porti njihet si Kingdom 5KR dhe ka një vlerë prej 100 milion dollarësh. The post Kush është sheiku "i krimbur në para" që mbërrin me këtë super-jaht në portin e Durrësit appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Top Channel gjen zëvendësuesen e Marina Vjollcës, kjo do të jetë “bomba” e “Procesit Sportiv” Posted: 25 Aug 2017 07:58 AM PDT
Të gjithë ishin mësuar që në krah të Edi Manushit në emisionin "Procesi Sportiv" të shihnin një bukuroshe bjonde si Marina, por një gjë e tillë nuk do ndodhë sezonin e ri, pais bëhet me dije se partnerja e Manushit në sezonin e ri do jetë Rashel Kolaneci, e cila ka qenë pjesë e emisionit të Ermal Mamaqit "Xing me Ermalin". Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, këto janë lajmet e para që qarkullojnë, duke lënë të kuptohet se bukuroshet nuk do t'i ndahen moderatorit sportiv, ikën një bjonde, vjen një brune, por Manushi mbetet sërish i njëjti, i rrethuar nga bukuroshet në emisionin sportiv. The post Top Channel gjen zëvendësuesen e Marina Vjollcës, kjo do të jetë “bomba” e “Procesit Sportiv” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Albana Osmanit i vjedhin Instagramin, i nxjerrin fotot private Posted: 25 Aug 2017 07:58 AM PDT
Asaj i kanë vjedhur profilin e Instagramit. Në profilin e saj u postua një gotë me hashash, detaj i cili menjëherë i shtyu të besojnë që dikush kishte "hackuar" llogarinë e saj. Pak minuta më pas autori publikoi një pjesë të fytyrës së tij, veprim i cili u pasua nga dhjetëra komente që i kërkonin t'i kthente adresën Albanës. Në përshkrimin e vendosur në profil shkruhet: "Faulty x Joshy", si dhe është ndryshuar fotoja e profilit. Albana Osmani është e njohur për publikun jo vetëm si pjesë e ekranit por dhe si themeluese e nismës "Ti je një luledielli". Shpresojmë që ajo të rimarë përsëri profilin e saj zyrtar në "Instagram'. The post Albana Osmanit i vjedhin Instagramin, i nxjerrin fotot private appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Masat Antiterror, kapen pako postare të mbushura me armë në Rinas Posted: 25 Aug 2017 07:35 AM PDT
Policia e shtetit informoi se ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash. “Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë "ICTS", gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare "DHL", tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P”, deklaroi policia e shtetit./lajmifundit.al The post Masat Antiterror, kapen pako postare të mbushura me armë në Rinas appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Shqiptari arrestohet në kufi nga policia greke, e pabesueshme çfarë kishte në çantë Posted: 25 Aug 2017 07:32 AM PDT
Në afërsi të Janinës, gjatë një operacioni është bërë i mundur arrestimi i një 37 vjeçari shqiptar, i cili e kishte ndarë lëndën narkotike në 3 çanta. Sipas informacioneve të Policisë, shqiptari ishte në pritje të një mjeti i cili do të bëntë transportin e mëtejshëm të drogës. Dyshohet se lënda narkotike vinte nga Shqipëria, e futur në shtetin Helen nga Kufiri i Gjelbërt. The post Shqiptari arrestohet në kufi nga policia greke, e pabesueshme çfarë kishte në çantë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Denoncimi/ “Djemtë e shefave të policisë së Koplikut, makinë personale me targa shteti” Posted: 25 Aug 2017 07:22 AM PDT "Djemtë e shefave të policisë së Koplikut, makinë personale me targa shteti", kështu denoncon qytetari dixhital teksa ka dërguar dhe një video te ish kryeministri. Sali Berisha ka publikuar videon dhe shkruan, "Në shtetin e Noriegës policinë e kemi familjare!" Denoncimi i Berishës: Në shtetin e Noriegës policinë e kemi familjare! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. Djemtë e shefave të policisë së Koplikut, makinë personale me targa shteti. sb The post Denoncimi/ "Djemtë e shefave të policisë së Koplikut, makinë personale me targa shteti" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
Mbijnë lule në shkretëtirën e njohur si vendi më i thatë në botë…! Posted: 25 Aug 2017 07:07 AM PDT
Reshjet mesatare në rajon janë rreth 15 milimetra në vit. Por çdo pesë deri në shtatë vjet, reshjet e pazakonshme në vjeshtë bëjnë që të lulëzojnë më shumë se 200 lloje të luleve në pranverë. Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 2015, ku ngjyra rozë mbizotëroi fushën dhe ngjarja u kthye në kryefjalën e mediave. Këtë here lulëzimi ka ardhur më herët. Vetëm dy vjet pas rastit të fundit, turistët po fluturojnë për të shijuar fenomenin e quajtur "desierto florido" ose shkretëtira e lulëzuar. The post Mbijnë lule në shkretëtirën e njohur si vendi më i thatë në botë…! appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |