“Anjeza Shahini risjell këngën “The Image of You” në Londër” plus 9 more 24 ore lajme

“Anjeza Shahini risjell këngën “The Image of You” në Londër” plus 9 more 24 ore lajme


Anjeza Shahini risjell këngën “The Image of You” në Londër

Posted: 22 Aug 2017 03:09 AM PDT

Anjeza Shahini risolli këngën e njohur "The Image of You" në Londër. Përfaqësuesja e parë e Shqipërisë në Eurovizion, që shënoi dhe një ndër rezultatet më të mira të Shqipërisë në finalen e kësaj gare, Anjeza Shahini, e risolli hitin e saj në EuroStarz në Londër. Para pak ditësh Anjeza këndoi këngën me të cilën në vitin 2004 morri pjesë ...

Aktori korçar, Sotiraq Çili ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Posted: 22 Aug 2017 03:02 AM PDT

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori korçar, Sotiraq Çili. Aktori i njohur ka luajtur roletë ndryshme në teatër, por kontributin e tij më të dukshëm e ka në kinematografi, ku është aktivizuar në rreth 15 filma, ndër të cilët: "Prita", "Montatorja", "Një udhëtim i vështirë", "Tomka dhe shokët e tij", "Gjeneral Gramafoni", "Pas Gjurmëve", ...

Daçiç: Një pjesë e personelit të ambasadës kthehet në Shkup javën e ardhshme

Posted: 22 Aug 2017 02:57 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se një pjesë e personelit të ambasadës së Serbisë në Maqedoni do të kthehet javën e ardhshme në Shkup, ndërsa ambasadorja Dushanka Divjak Tomiç do të kthehet kur të përfundojnë konsultimet në Beograd. "Tashmë javën e ardhshme, pas takimit me presidentin Aleksandar Vuçiç, një ...

Erdogan – ministrit të Jashtëm gjerman: I vogël je të komunikosh me mua

Posted: 22 Aug 2017 02:52 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka thënë shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel që duhet t'i dijë kufijtë tij, pasi që ai ashpër e ka kritikuar për përzierjen e tij në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. "Ai nuk njeh kufij! Kush jeni ju që të flisni me Presidentin e Turqisë? Duhet t'i dini ...

Misionet diplomatike të Kosovës hapin librin e ngushëllimeve për Bajram Rexhepin

Posted: 22 Aug 2017 02:49 AM PDT

Pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi, të gjitha misionet diplomatike të Kosovës në botë, janë udhëzuar që të hapin librin e ngushëllimeve në shtetet ku ata janë të akredituar. Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur për tre ditë ...

LDK vendos: Arban Abrashi është kandidat për kryetar të Prishtinës

Posted: 22 Aug 2017 02:36 AM PDT

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.  Kryesia e LDK-së, në takimin e të martës ka marrë vendim për kandidimin e deputetit të LAA-së për kryetar. Rrjedhimisht, Abrashi do të jetë në garë me kryetarin aktual Shpend Ahmeti ...

Të dielën prezantohet “skeleti” i qeverisë “Rama 2”! Ja ministritë që pritet të shkrihen

Posted: 22 Aug 2017 02:28 AM PDT

Pjesë e axhendës së Asamblesë Kombëtare është prezantimi i 5 raporteve të përgatitura nga grupet e punës që u ngritën me urdhër të kryeministrit. Niko Peleshi pritet të prezantojë arkitekturën e qeverisë së re, e cila do të jetë më e vogël dhe shumë e ndryshme nga ajo aktualja. Të gjithë emrat pretendentë për ministra, ...

SHBA-Kore e Jugut, nis stërvitja e përbashkët 10-ditore

Posted: 22 Aug 2017 02:24 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë stërvitjen e përvitshme të përbashkët, që në vijimësi zemëron Penianin, pavarësisht apeleve për ndalimin e saj. Javën e kaluar u duk se Koreja e Veriut u zmbraps nga kërcënimi për të hedhur raketa mbi ishullin amerikan në Paqësor, Guam, por tha se do të ...

Energjia, BB autorizon KESH të përdorë kredinë 23 mln euro

Posted: 22 Aug 2017 02:18 AM PDT

Banka Botërore ka autorizuar Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare të përdorë fondin 23 milionë euro për të blerë energji nga importi. Menjëherë pas autorizimit, KESH hapi zyrtarisht tenderin, duke i bërë thirrje kompanive private të paraqesin ofertat. Sipas kërkesës zyrtare, Korporata kërkon të blejë 126 mijë megavat energji për periudhën nga 1 deri më 30 shtator. Megjithatë, ...

Shpërthim eksplozivi në makinën e presidentit të Kamzës

Posted: 22 Aug 2017 02:14 AM PDT

Një sasi eksplozivi shpërtheu gjatë mbrëmjes së të hënës rreth orës 20:30, në makinën e presidentit të klubit të futbollit të Kamzës, Naim Qarri.  Në kohën e shpërthimit mjeti tip "Hummer" ndodhej i parkuar në zonën e Bathores dhe fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Qarri njihet edhe si biznesmen në fushën e inerteve ndërsa ...

Related Posts: