“Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplaset me urën, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur” plus 9 more Lajmi i Fundit |
- Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplaset me urën, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur
- Nuk do ta besoni cilat janë, ja lista e 12 grave më të pasura në botë
- “Benz-i” merr flakë në ecje në Vlorë, Policia: S’ka të lënduar në njerëz
- Përballja Skënderbeu-Dinamo Zagreb, Policia masa të rrepta kontrolli, në stadium inspektime me qen antieksploziv
- Vdes tragjikisht punëtori i gurores në Kukës, arrestohet administrator i firmës dhe një punonjës
- Rrëfimi/ “E nisa si lojë seksin me komshien e martuar, tani po më gjen belaja nga kërkesa e saj”
- FOTO/ Breshëri prej 27 plumbash, zbulohet vetura që shpëtoi të “fortin” e Shijakut dhe familjen e tij
- Tjetër rast helmimi masiv, 55 dasmorë përfundojnë në spital
- “The Sun”: Messi largohet nga Barcelona, ja negociatat me klubin e ri…
- Rama bën për “ujë të ftohtë” ambasadorët, reagon PD: Poshtëruese, nuk ndodh as në regjimet diktatoriale
| Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplaset me urën, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur Posted: 24 Aug 2017 08:43 AM PDT
Autobusi humbi kontrollin dhe goditi një skelë ure në autostradën Eskisehir-Ankara, rreth 35 km larg qendrës së qytetit. Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje mbërritën ambulancat dhe zjarrfikësit, që u dhanë ndihmën e parë pasagjerëve të bllokuar në autobus. Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërkohë autoritetet vendase po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. The post Aksident i frikshëm në Turqi, autobusi përplaset me urën, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Nuk do ta besoni cilat janë, ja lista e 12 grave më të pasura në botë Posted: 24 Aug 2017 08:35 AM PDT Sot ka përafërsisht 2.400 miliarderë në botë, dhe rreth 12 për qind e tyre janë gra me një pasuri prej 930 miliardë dollarësh. Kur përmenden gratë më të pasura, ajo që na shkon menjëherë në mendje është ndonjë aktore, modele, apo grua e ndonjë biznesmeni të pasur, por këto janë kryesisht stereotipe. Më poshtë mund të gjeni një radhitje të grave më të pasura në botë:
Pasuria e saj është vlerësuar në 10 milion dollarë, është gruaja e dytë e Emirit të Katarit dhe nënë e shtatë fëmijëve. Krahas që është një aktiviste sociale dhe politike, ajo gjithashtu lobon për avancim në shkencë dhe teknologji në vendin e saj. Është shpërblyer me doktorata të shumta nderi dhe e quajnë zonja e parë më elegante në botë.
Pasuria e saj është vlerësuar në 740 milionë dollarë. Edhe pse ka pasur mundësi të jetojnë në mënyrë luksoze në kurriz të babait të saj, ajo ka vendosur që edhe vetë të bëhet një biznesmene e suksesshme. Është pronare e disa kompanive, shpesh paraqitet në televizion, madje ka shkruar edhe një libër. Pavarësisht orarit të saj të ngjeshur, ajo gjen kohë për familjen e saj. Ka dy djem dhe një vajzë.
Pasuria e saj është vlerësuar në 3,4 miliardë. Ajo është e bija Stanley Ho, i njohur si "mbreti i kazinove." Nga 14 fëmijët, Pansy është më më e pasura në familjen Ho në sajë të shpirtit të saj sipërmarrës dhe themelimit të një numri kompanish. Sot ajo ka më shumë para se babai i saj.
Margarita Louis-Dreyfus, ka lindur si Margarita Bogdanova, biznesmenja më pasur nga Rusia në botë. Pasuria e saj është vlerësuar në 5.3 miliardë dollarë. Pas vdekjes së burrit të saj, ajo u bë president i bordit të Louis Dreyfus Group dhe pronare e klubit të futbollit Olimpik Marsejë. Disa vite më parë është rimartuar dhe me anë të mbarësimit artificial ka lindur dy vajza binjake.
Biznesi familjar, i cili është në fakt një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë, kaloi në duart e saj pas vdekjes së burrit të saj, Hubert Perrod në vitin 2006. Kompania udhëhiqet tani nga djali i saj, pasi ajo merret me punë humanitare.
Ai është e teta me radhë në linjën trashëguese të Monakos. Mbesa e Grace Kelly punon si gazetare, dhe kohën e saj të lirë e kalon në kalërim. Pasuria e saj është vlerësuar në 5.7 miliardë dollarë.
E veja e John T. Walton, ka një pasuri të vlerësuar në 6.1 miliardë dollarë. Burri i saj ishte i biri i themeluesit të zinxhirit të shitjes me pakicë Wal-Mart. Ajo është konsideruar filantrope shumë me ndikim dhe, përveçse me punë fitimprurëse, merret edhe me misione humanitare.
Iris ka trashëguar një pasuri nga burri i saj, e cila është vlerësuar në 13,7 miliard dollarë. Ajo është padyshim kilianja më e pasur dhe vazhdon të udhëheqë me sukses biznesin e familjes.
E veja e themeluesit të Apple ka një pasuri të vlerësuar në 20 miliard dollarë. Pasi ka trashëguar aksionet e Apple, është bërë një nga gratë më të pasura në botë. Drejton biznesin e saj dhe merr pjesë në projekte të shumta humanitare.
Ajo, së bashku me vëllain e saj, udhëheqë një kompani të suksesshme farmaceutike, dhe përveç kësaj është pronare e gjysmës së aksioneve të BMW. Gruaja më e pasur e Gjermanisë, me sukses drejton biznesin e saj, dhe e kalon kohën e lirë me familje.
Ajo është një tjetër miliardere, e cila është pasuruar në sajë të Wal-mart, pasuria e saj është vlerësuar në 38.7 miliardë dollarë, dhe është e bija e Sam Walton. Një dashamir i madh i artit, një pjesë të mirë të parave i ka depozituar në pikturat e çmuara.
Miliarderja më e pasur dhe më e vjetër është mbretëresha e L'Oreal me një pasuri prej 43.1 miliardë dollarë. The post Nuk do ta besoni cilat janë, ja lista e 12 grave më të pasura në botë appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| “Benz-i” merr flakë në ecje në Vlorë, Policia: S’ka të lënduar në njerëz Posted: 24 Aug 2017 08:29 AM PDT
Gjithashtu, Policia njofton se nuk ka të dëmtuar në njerëz. Njoftimi i Policisë: Më datë 24.08.2017 rreth orës 16:30, Salla Operative Vlorë njoftohet se në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në Lungomare një mjet tip ”Mercedes Benz” me targa AA 806 GF, duke qënë në lëvizje, ka marrë flakë. The post “Benz-i” merr flakë në ecje në Vlorë, Policia: S’ka të lënduar në njerëz appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 24 Aug 2017 08:08 AM PDT
Në këtë kuadër Policia e Elbasanit ka marrë të gjitha masat paraprake për të evituar çdo incident të mundshëm. Ndeshja e vlefshme për turin paraeliminator të Europa League që do të luhet në orën 20:00 të mbrëmjes, do të përcaktojë një biletë për fazën e grupeve të Europa League. Më poshtë njoftimi i Policisë: Efektivë të Reneas kanë kontrolluar të gjithë hapësirën e stadiumit me qen antieksploziv. Lidhur me ndeshjen do të angazhohen 350 punonjës policie nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, Komisaraitet vartëse të saj dhe nga FNSH-ja e Tiranës. Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarre d) monedha apo metale (të çfarëdolloji) e) çelësa të ndryshëm Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium. Në hyrje të stadiumit do të kontrollohen të gjithë sportdashësit". Ndërkohë disa akse rrugore të qytetit të Elbasanit do të bllokohen dhe të gjitha lokalet rreth stadiumit do të jenë të mbyllura nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes. Nga ora 16:00 e datës 24 gusht nuk do te lejohet parkimi i mjeteve: Në rrugën "11 Nëntori" nga "Kryqëzimi i Romëve" deri në dalje në unazë. Nga rruga "Kozma Naska" deri tek ish – konservimi, nuk do të lejohet parkimi i mjeteve pasi do të përdoret për raste emergjente. Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit Nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve nga "Kryqëzimi i Romëve" deri tek rruga "Kozma Naska" Nuk do të lejohet Qarkullimi i mjeteve nga rruga "Kamber Sejdini", "Kryqëzimi i Romëve" deri tek kryqëzimi me rrugën "Kozma Naska". The post Përballja Skënderbeu-Dinamo Zagreb, Policia masa të rrepta kontrolli, në stadium inspektime me qen antieksploziv appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Vdes tragjikisht punëtori i gurores në Kukës, arrestohet administrator i firmës dhe një punonjës Posted: 24 Aug 2017 08:03 AM PDT
Sipas policisë në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. E ndërsa policia ka arrestuar dy shtetas, njëri është administratori i firmës, dhe tjetri punëtor, më konkretisht shofer fadrome. Njoftimi i policisë Drejtoria Vendore e Policisë Kukës Seksioni për krimet e rënda Më datë 24.08.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit: G.B dhe F.H, vjeç 52 e 62, banues në fshatin Bicaj, administrator i një firme ndërtimi dhe shofer fadrome, pasi në Bicaj, në gurore duke punuar është aksidentuar me pasojë vdekje punonjësi N.N, vjeç 52, banues në Bicaj. Neni 289 i Kodit Penal. The post Vdes tragjikisht punëtori i gurores në Kukës, arrestohet administrator i firmës dhe një punonjës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Rrëfimi/ “E nisa si lojë seksin me komshien e martuar, tani po më gjen belaja nga kërkesa e saj” Posted: 24 Aug 2017 07:57 AM PDT
Ata u takuan në shtëpinë e tij para disa kohësh dhe përfunduan duke bërë seks, e më pas historia vazhdoi. Por duket se ajo ka një dëshirë që djalin e ka vënë në vështirësi. Ja çfarë i ka treguar ai psikologes së "The Sun"… Letra e djalit "Jam 25 vjeç dhe beqar dhe para një viti kam filluar një lidhje të fshehtë me komshien time, e cila është 29 vjeçe, e martuar dhe me fëmijë. E gjitha nisi një natë kur unë organizove nga festë në shtëpi pasi isha rritur në detyrë. Veç miqve dhe të afërmve unë ftova edhe komshien time bashkë me burrin dhe djalin e saj. Por ajo më sqaroi se burri ndodhej jashtë qytetit dhe se djalin e kishte dërguar tek nëna, kështu që më pyeti nëse ishte problem që të vinte e vetme. Sigurisht që pranova. Atë natë ajo dukej shumë e bukur dhe të gjithë shokët e mi u këputën duke e parë. Ajo që unë po mendoja në ato momente që 'pse nuk ikin këta dhe të rri vetëm me të?". Pasi festa përfundoi ajo u ofrua të më ndihmonte që të pastronim. Unë i ofrova dhe një pije të fundit dhe si pa kuptuar përfunduam duke bërë seks. Trupi i saj ishte një mrekulli dhe atë natë e kam shijuar pafund. Kështu kemi vazhduar deri më tani, takohemi thuajse çdo ditë. Por ajo tani më kërkon që të jetojë me mua dhe të ndahet nga bashkëshorti i saj… por nuk e di sa gati jam. Çfarë duhet të bëj?" Përgjigjja e psikologes "Fakti që të pëlqen seksi me të nuk do të thotë se t'i e dashuron dhe do të jetoje me të gjithë jetën. Megjithatë, unë të këshilloj që të flasësh me të dhe t'i diskutoni gjërat me qetësi dhe me logjikë. Mos merr vendime të nxituara!". The post Rrëfimi/ “E nisa si lojë seksin me komshien e martuar, tani po më gjen belaja nga kërkesa e saj" appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 24 Aug 2017 07:44 AM PDT
Në foton e siguruar nga televizioni "Klan", vihen re shenjat e plumbave të mbetur në veturën e blinduar në pronësi të tij. Nga sa shihet në pamje, ajo është qëlluar në krahun e shoferit. Në drejtim të “Benzit” të blinduar është derdhur një breshëri prej 27 plumbash. Të shtënat nuk kanë mundur të depërtojnë në brendësi të automjetit "Mercedez- Benz" klasi S, por kanë lenë shenjë në xhama dhe në trupin e mjetit. Kjo pasi ai është totalisht i blinduar çka ka bërë që Gjoka dhe familja e tij të shpëtonin mrekullisht nga atentati i të mërkurës në orën 14:00, kur ai u qëllua pranë ish- komunës Xhafzotaj. Nga hetimet e kryera, janë identifikuar dy vëllezër si autorë të atentatit. Ata janë shpallur në kërkim me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Shkak është bërë një konflikt i vjetër i periudhës së viteve 96- 97 që Gjoka, ka pasur me dajën e dy atentatorëve. Hetuesit dyshojnë se konfliktet mes tyre kanë vijuar edhe në vazhdim, çka mendohet se kanë sjellë edhe atentatin të mërkurës në mesditë. Në banesën e dajës së atentatorëve, policia thotë se ka gjetur një automjet që dyshohet se është përdorur nga dy vëllezërit. Këta të fundit hapën zjarr me automatik "Kallashnikov"ndaj veturës "Mercedez- Benz", të blinduar në pronësi të Dashamir Gjokës, 46 vjeç banues në Xhafzotaj të bashkisë Shijak. Autorët ndodheshin një automjet i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Në momentin e atentatit Gjoka ishte duke udhëtuar bashkë me gruan dhe fëmijët e tij. Sipas burimeve të policisë 46 vjeçari, kishte vetëm pak momente që kishte dalë nga banesa e tij dhe po shkonte për të prerë flokët e vajzave. Menjëherë pas atentatit ai u drejtua policisë së Shijakut për të denconcuar atentatitn. Në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë gjetën dhe sekuestruan 27 gëzhoja automatiku të kalibrit 7.62 mm, që policia thotë se i përkasin armës së atentatorëve. Policia ka kryer gjatë mbrëmjes së djeshme kontrolle në një sërë banesash në zonën e Shijakut Sallmones, Xhafzotajt etj, për të gjetur dy atentatorët, të cilët kanë mundur të fshihen. Dashamir Gjoka është dënuar nga Gjykata italiane për shfrytëzim e skllavërim të vajzave për qëllime prostitucioni, organizatë kriminale etj. Me 4 ë të këtij viti, Gjykata e Krimeve të Rënda i sekuestroi pasuritë Gjokës me këtë argument, por në muajin korrik Gjykata e Apelit të Krimeve të rënda i hoqi sekuestron. Tv Klan The post FOTO/ Breshëri prej 27 plumbash, zbulohet vetura që shpëtoi të "fortin" e Shijakut dhe familjen e tij appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Tjetër rast helmimi masiv, 55 dasmorë përfundojnë në spital Posted: 24 Aug 2017 07:39 AM PDT
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma. Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren. Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën. Ndërkohë po hetohet për të zbardhur shkaqet e helmimit. The post Tjetër rast helmimi masiv, 55 dasmorë përfundojnë në spital appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| “The Sun”: Messi largohet nga Barcelona, ja negociatat me klubin e ri… Posted: 24 Aug 2017 07:22 AM PDT
Është tabloidi britanik "The SUN" e cila shkruan se babai i Messit, Jorge, tashmë ka nisur kontaktet me Pep Guardiolan dhe drejtorin sportiv të Cityt, Txiki Begiristain, raporton SYRI. E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë shumë e paqartë pasi sulmuesi argjentinas ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni. Më herët është paralajmëruar që Messi do të vazhdojë kontratën me Barcelonën por deri tashmë nuk ka asnjë zyrtarizim. Pas largimit të Neymarit, Barcelona rrezikon të pësojë një tjetër goditje të rëndë pasi Messi cilësohet si emblema e katalanasve. The post "The Sun": Messi largohet nga Barcelona, ja negociatat me klubin e ri… appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| Posted: 24 Aug 2017 07:09 AM PDT
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu tha se Rama i poshtëroi diplomatët, duke shtuar se kjo nuk mund të ndodh as në regjimet diktatoriale. Deklarata e Shehut ARROGANCA E PUSHTETIT SOT SI RRUFE MBI AMBASADORET. Kryeministri sulmon me nje fjalor e gjuhe shume larg asaj diplomatike diplomatet tane me te mire. Kur perdoret ai fjalor ndaj ambasadoreve te nje vendi, qe supozohet se jane ne elitat intelektuale, imagjinoni se cfare sjellje aplikohet ndaj administrates apo punonjesve te tjere. KJO NUK NDODH AS NE RREGJIMET DIKATORIALE, KU EDHE MUND TE TE VRASIN, POR JO TE POSHTEROHEN KESHTU AMBASADORET. Me tej flitet per rritje rrogash, tipike kjo per Sulltanatet, qe mbasi te denigrojne te hedhin nje qese me flori! Dhe te gjithe qendrojne te "gjunjezuar"!! U FOL PER ROLIN E DIPLOMACISE NE BASHKEPUNIMIT EKONOMIK ME JASHTE SI NJE "NOVITET". E drejte si ide e praktike, por kjo nuk eshte risi. Qe me 1996-te, kur une isha Minister i Jashtem, u krijua Sektori i Bashkepunimit Ekonomik me Jashte, brenda Ministrise se Jashteme, i drejtuar atehere nga Z.Selim Belortaja si Sekretar Shteti. DIPLOMACIA JONE NUK MUND TE KUPTOHET PA DY FUNKSIONET THELBESORE TE SAJ: INTEGRIMIN E VENDIT DHE BASHKEPUNIMIN EKONOMIK The post Rama bën për "ujë të ftohtë" ambasadorët, reagon PD: Poshtëruese, nuk ndodh as në regjimet diktatoriale appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. |
| You are subscribed to email updates from Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Turqi, ku një autobus u përplas me këmbën e një ure në Ankara duke lënë të paktën 5 të vdekur e shumë të plagosur.
Një makinë tip “Benz-Mercedes” ka marrë flakë në ecje gjatë mesditës së sotme në Vlorë. Policia bën me dije se makina ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Përballja e mbrëmjes së sotme, mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit në "Elbasan Arena" është duke monitoruar nën masa të rrepta sigurie, kjo për shkak të rëndësisë së ndeshjes, por edhe të numrit të lartë të tifozëve që pritet të jenë në stadium.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bicaj, të Kukësit ku aksidentalisht një punëtorë i një firme ndërtimi ka humbur jetën.
Një djalë i ri ka treguar historinë e tij të dashurisë me një grua të martuar dhe nënë e një fëmije.
Kjo është vetura e Dashamir Gjokës, me të cilën ai lëvizte mesditën e djeshme, kur iu bë atentat me kallashnikov nga dy vëllezër të shpallur në kërkim tashmë nga policia.
Një tjetër rast i helmimit masiv ka ndodhur këtë herë në Bulqizë. Plot 55 dasmorë kanë përfunduar në spital të helmuar, bëjnë me dije burime nga policia.
Lajmi sensacional vjen nga Anglia. Babai i Lionel Messit dhe sheikët e Manchester Cityt kanë nisur negociatat që verën e ardhshme të transferojnë 5 herë fituesin e "Topit të Artë" në "Etihad Stadium".
Partia Demokratike ka reaguar ndaj takimit që zhvilloi kryeministri, Edi Rama me diplomatët, dhe sjelljes së tij ndaj tyre, ku iu drejtua me fjalë të ashpra dhe më pas i njoftoi se do të rriteshin rrogat .