“AAK në Ferizaj: Abetare Kurti ishte anëtare pasive ndërsa Arjeta Maliqi dhe Adnan Selmani asnjëherë skanë qenë pjesë e AAK-së” plus 9 more Ferizaj Press |
- AAK në Ferizaj: Abetare Kurti ishte anëtare pasive ndërsa Arjeta Maliqi dhe Adnan Selmani asnjëherë skanë qenë pjesë e AAK-së
- Në lagjen “Bajram Curri” të Gaçkës nisi asfaltimi i rrugës me gjatësi 1.000 metra
- Kush është 22 vjeçari Marvi Mëhilli. 4 të rinj i morën jetën pa mëshirë për një karikues telefoni
- 5 vjeçarja, nëna më e re në historinë e njerëzimit
- Dardan Sejdiu i VV koordinator në Ferizaj. E fillon me aderime të reja
- Sulmohet me breshëri plumbash gjykata e Moskës, të paktën 4 të vrarë
- Basketbollistja Agnesa Rrahmani zgjedhet koshashënuesja më e mirë e kampionatit evropian
- Ja çfarë jete bëjnë femrat shqiptare të martuara me serbë
- A duhet më parë të fshihet pluhuri apo të thithet me fshesë elektrike!
- “Xhesika” provokon fansat nga plazhi (Foto)
| Posted: 01 Aug 2017 08:54 AM PDT Pa bërjes publike të aderimeve të anëtarëve të AAK-së dega në Ferizaj në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar AAK dega në Ferizaj.Në reagim ghuhet se Abetare Kurti ishte asamliste nga ky subjekt politik po ishte pasive në tri vitet e fundit.Ndërsa për Arjeta Maliqin dhe Adnan Selmanin thuhet se asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e strukturave të AAK-së.Reagimjn e plotë të AAK-së dega në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim:
|
| Në lagjen “Bajram Curri” të Gaçkës nisi asfaltimi i rrugës me gjatësi 1.000 metra Posted: 01 Aug 2017 07:40 AM PDT 1 Gusht 2017 Kanë filluar sot punimet për asfaltimin e rrugës me një gjatësi prej 1000 metrave në lagjen "Bajram Curri" të fshatit Gaçkë. Me këtë rast u tha se asfaltimi i kësaj rruge por edhe i dhjetë rrugicave të tjera, përbën një projekt i cili në masë të dukshme u bën zgjdhje banorëve të kësaj lagjeje. Përfaqësuesi i Gaçkës, Shefqet Haredini, tha se asfaltimi i kësaj rruge ka qenë më se i nevojshëm për banorët e këtij lokaliteti. "Asfaltimi i kësaj rruge me gjatësi prej 1 km dhe 10 rugicave të tjera, përbën projektin më të madh të realizuar prej pas lufte në këtë lokalitet. Kjo ka ardhur falë përkushtimit të institucioneve komunale dhe kryetarit Sfarqa", ka thënë ai. Vlerësime këtij projekti i ka bërë edhe kreu i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, i cili veç të tjerash, ka vë në dukje se ky lokalitet me afro 100 shtëpi, që 17 vjet ka qenë i lënë prapa shpinës së pushtetit. "Falë qeverisjes sonë, tashmë po bëjmë asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave, duke përfshirë edhe kanalizimin fekal por edhe ujësjellësin", ka thënë Sfarqa Tutje ai ka shtuar se këtu po realizohen investime në shumë mbi 220 mijë euro, të cilat janë të orientuara për zgjidhjen e problemeve jetësore për banorët. "Të investosh në zgjidhjen e problemit të ujit të pijes, por edhe të rrjetit të kanalizimeve, sipas standardeve, tregon për një vëmendje të jashtëzakonshme të pushtetit ndaj qytetarëve", ka potencuar kryetari Sfarqa. Ndryshe, gjatë këtij viti investimet e pushtetit janë orientuar në asfaltimin e të gjitha rrugicave nëpër fshatra por edhe nëpër zona të qytetit. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe të rritjes së komunikimit në mes fshatrave dhe zonave të qytetit.
|
| Kush është 22 vjeçari Marvi Mëhilli. 4 të rinj i morën jetën pa mëshirë për një karikues telefoni Posted: 01 Aug 2017 06:33 AM PDT Marvi Mihali, 22 vjeç nga Tirana humbi jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 pranë stadiumit "Dinamo". Ai u godit me thikë nga 24 vjeçari Eugen Bitraj. Policia tha se sherri mes të rinjve ku u përfshinë disa persona ndodhi për motive banale. 22-vjeçari u gjet në rrugë me plagë të shumta thike në trup. Ai u dërgua në spital por nuk arriti të mbijetojë. Sakaq policia arrestoi brenda natës autorin e krimit dhe bashkëpunëtorët e tij. Sipas policisë sherri ka nisur në fillim në lokal mes 19 vjeçarit Dejvi Bitraj dhe 22 vjeçarit Marvi Mehilli për një karikeus telefoni. Mësohet se Marvi kishte blerë një telefon te Dejvi dhe po i kërkonte edhe karikuesin. 19 vjecari e ka terhequr jashtë Marvin në parkingun e makinave të lokalit dhe pasi janë rrahur ka thirrur në ndihmë kushëririn dhe shokët e tij. Në ndihmë të Dejvit kanë shkuar Eugen Bitraj, Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç. "Gjatë konfliktit shtetasi Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin Marvi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital", tha policia. 22-vjeçari ishte student në një universitet privat dhe djali i vetem i familjes Mëhilli |
| 5 vjeçarja, nëna më e re në historinë e njerëzimit Posted: 01 Aug 2017 06:25 AM PDT Lina Medina është vajza e cila njihet si nëna më e re në historinë e mjekësisë. Ajo kishte lindur kur ishte vetëm 5 vjet e 7 muaj e 17 ditë. Lina jetonte në Lima, në kryeqytetin e Perusë. Vajza e vogël e kishte realizuar lindjen me prerje cezariane më 14 maj të vitit 1939. Operacioni ishte kryer nga dr. Busalleu dhe dr. Colareta me anë të anestezionit. Ata kishin konstatuar se vajza kishte organe seksuale plotësisht të formuara dhe asnjë dëm nuk i ishte shkaktuar gjatë lindjes, madje mjekët kishin konstatuar se ajo kishte pasur cikël menstrual që në moshën 3 vjeçare. Djali i Medinas peshonte 2.7 kg dhe atë e quajtën Gerardo. Gerardo ishte rritur duke menduar se Medinën e kishte motër, mirëpo në moshën 10 vjeçare ai e kuptoi se ajo ishte nëna e tij. Lina asnjëherë nuk ka treguar se kush ishte babai i fëmijës së saj e as mënyrën se si ka mbetur shtatzënë. Ndonëse babai i saj ishte arrestuar për abuzim seksual, më vonë ai është liruar në mungesë provash dhe personi që e la shtatzënë Linën nuk është identifikuar asnjëherë. Djali i saj është rritur i shëndetshëm por ka vdekur në vitin 1979 në moshën 40 vjeçare. |
| Dardan Sejdiu i VV koordinator në Ferizaj. E fillon me aderime të reja Posted: 01 Aug 2017 06:21 AM PDT Në një konferencë për shtyp të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosja sot u bë e ditur se tash e tutje Ish anëtarja e AAK asambleistja në Kuvendin Komunal të Ferizaj, Abetare Kurti ,nga sot ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Me këtë rast u tha se kalimi ka të bëjë me parimet dhe qëndrimet që i ka Kurti e të cilat i ka gjetur në VV, se duhet punuar për të gjithë dhe jo vetëm për një grup të interesit. Në këtë konferencë u bë e ditur se Dardan Sejdiu nuk do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt pasi që ligjërisht nuk e ka këtë të drejtë, por që ai është caktuar koordinator në Ferizaj për fitore në zgjedhjet e 22 tetorit.
|
| Sulmohet me breshëri plumbash gjykata e Moskës, të paktën 4 të vrarë Posted: 01 Aug 2017 06:15 AM PDT Katër persona janë vrarë në një sulm me armë në një gjykatë në Moskë, raportojnë mediat ruse.Një avokatet tha se dëgjoi të paktën 20 të shtëna. Sofja Rubasskaya tha se pa një roje dhe një zyrtar të gjykatës të plagosur. "Ria Novosoti" citoi një avokat tjetër, i cili tha se vrasja ndodhi gjatë një seancë dëgjimore të një bande që ka terrorizuar rrugët e Moskës, duke vrarë dhjetëra shoferë. |
| Basketbollistja Agnesa Rrahmani zgjedhet koshashënuesja më e mirë e kampionatit evropian Posted: 01 Aug 2017 06:05 AM PDT Basketbollistja ferizajase Agnesa Rrahmani është zgjedhur koshashenuesja më e mirë e kampionatit evropian që u mbajt në Gibraltar, me 20.3 pikë për ndeshje dhe u zgjodh All star. Në kuadër të garave të Kampionatit evropian, në Gibraltar, me reprezentacionin e Kosovës ishin edhe dy basketbolliste dhe trajnerja e ekipit ferizajas “Kastrioti” Me këtë rast reprezentacioni i Kosovës shënoi dy fitore dhe dy humbje. Por gajteë këtyre garave u dallua basketbollistja ferizajase Agnesa Rrahmani e cila me rezultatin prej 20.3 pikësh për ndeshje u shpall koshashënuesja më e suksesshme e këtij kampionati. Agnesa u radhit edhe në “All star five” (Pesë lojtaret më të mira) për lojën e treguar. |
| Ja çfarë jete bëjnë femrat shqiptare të martuara me serbë Posted: 01 Aug 2017 06:04 AM PDT Ato blihen për pak para ose mashtrohen për një jetë të mirë, mirëpo në fakt gjatë gjithë ditës ato merren me bartjen e druve me traktor dhe me kujdesin e bagëtive" shprehet serbi. "U kryqëzua në kishë, ajo vetë deshi ta bëjë ketë" tha dhëndri Bratislavi Dhurata, tashmë me emër të ndryshuar e quajtur Dunja është nuse shqiptare në Serbi. Ajo nuk din të flasë fare serbisht. Me familjen e bashkëshortit ajo kuptohet duke folur greqisht, ndonjëherë serbisht me duar e me këmbë. |
| A duhet më parë të fshihet pluhuri apo të thithet me fshesë elektrike! Posted: 01 Aug 2017 05:57 AM PDT Është shumë me rëndësi se cilën radhitje e preferoni.Kur është fjala për pastrimin e shtëpisë, njëra ndër dilemat e përhershme është a duhet më parë të thithur pluhuri me fshesë elektrike apo me leckë të pastrohet pluhuri. Fatmirësisht, si duket, më në fund është gjetur zgjidhja e kësaj çështjeje! Përgjigjja është që më parë duhet të fshihet pluhuri, pastaj të fillohet me fshesë elektrike, transmeton Telegrafi. Në të vërtetë, pluhuri, alergjenët dhe thërrmijat vazhdimisht fluturojnë në ajër në shtëpitë tona. Më parë me leckë të njomë fshini të gjitha sipërfaqet, sepse kështu do të eliminoni më së shumti pluhur dhe ndotje. Asnjë teknikë e vetme e pastrimit nuk mund të eliminojë tërë pluhurin, mirëpo pastrimi me fshesë elektrike pas fshirjes në të vërtetë ndihmon në eliminimin e ndotjes së mbetur. Nëse fshirjen e pluhurit e lini për në fund, atëherë edhe thërrmijat e ndotjes do të fluturojnë në ajër dhe sërish do të mbeten në sipërfaqet e fshira. |
| “Xhesika” provokon fansat nga plazhi (Foto) Posted: 01 Aug 2017 05:52 AM PDT Për një kohë shumë të shkurtë, aktorja e njohur Arta Nitaj ka arritur të bëhet njëra ndër më të përfolurat në mediet rozë.Që nga paraqitja e saj në serialin komik "O sa mirë", Arta ka kthyer gjithë vëmendjen nga vetja, transmeton Gazeta Express. Përveç rolit të saj, Arta ka qenë shumë e përfolur për jetën e saj private. Së fundmi për të në medie u përfol se është në lidhje me Brunon këngëtarin nga Shqipëria. Bukuroshja me linjat seksi këto ditë është duke shijuar pushimet e saj në Ulqin. Mirëpo ajo në pushime është e shoqëruar nga aktorja Adriana Matoshi dhe një tjetër shoqe e tyre. Arta e cila është shumë aktive në rrjetet sociale pak më parë ka postuar një fotografi ku shihet vetëm në bikini ne plazh. . |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |












