Zëri: “I vënë flakën burgun, arratisen të burgosurit” plus 29 more |
- I vënë flakën burgun, arratisen të burgosurit
- Daçiq: U jemi mirënjohës Greqisë dhe Qipros që nuk e kanë njohur Kosovën
- Rrëfimi 'kuqezi' i Gianni De Biasit
- De Biasi e 'vajton' humbjen ndaj Zvicrës në Euro 2016, ja çfarë thotë
- Menaxherja e një kompanie e rrah gazetarin e televizionit Klan të Shqipërisë (Video)
- Lëngu natyral që largon gurët nga veshkat
- Rita Ora shkëlqen në të kuqe, e ftuar speciale te gjiganti i stolive franceze Cartier (Foto)
- Trump shton presionin ndaj Kongresit për shfuqizimin e 'Obamacare'
- Adelina Berisha ofendon publikisht motrat Koçi (VIDEO)
- Bahtiri: Kufiri administrativ në Mitrovicë s'ka për të ndyshuar
- Haradinaj: Oferta për LDK-në serioze dhe e sinqertë
- Rugova: LDK-ja të shkojë në opozitë (Video)
- Intervistë ekskluzive me Soren Jessen-Petersen
- Erdogan paralajmëron kompanitë kundër projekteve energjetike në Qipro
- De Biasi deklaratë 'bombë' për largimin e Xhakës nga Kombëtarja Shqiptare
- Edhe një sulmues i Selës thotë se e ka ndihmuar (Video)
- Ju zë ngërçi në ujë? Ja çfarë duhet të keni parasysh
- Haradinaj: Sot një javë mund të ndodhë votimi për Qeverinë
- E konfirmon policia: Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
- Motra diplomon me temë vëllanë dëshmor (VIDEO)
- A e ka Haradinaj mbështetjen e komuniteteve jo serbe?
- Gjendet një person i vdekur në Prishtinë (FOTO)
- Haradinaj: Kam biseduar me LAA-në dhe Vetëvendosjen
- Simiq: Diskutojmë me të gjithë, përfshirë edhe Haradinajn
- Rama: Shqipëria, fronti i ri i naftës
- Bytyçi pret që rasti i vëllezërve të tij të ngrihet në takimin Pence-Vuçiq (Video)
- Mosmarrëveshja me Shqipërinë barrierë ndaj prodhimeve kosovare (VIDEO)
- Ligji për automjete shihet në kundërshtim me normat teknike (Video)
- Vjen urimi i veçantë nga Era për Ledrin (FOTO)
- Katastrofë për Thomas Mullerin
| I vënë flakën burgun, arratisen të burgosurit Posted: 10 Jul 2017 02:54 PM PDT Nuk u lodhën aspak duke hapur tunele, duke llogaritur turnet e rojeve, apo duke korruptuar ndonjë prej tyre. Të burgosurit në burgun kryesor të kryeqytetit Georgetown në Guajana bënë diçka shumë më të thjeshtë dhe që i vjen mjaft më natyrshëm. I vunë flakën burgut dhe u hodhën në një revoltë të dhunshme për të krijuar shansin për t’u arratisur. Mediat vendase raportojnë se një prej gardianëve mbeti i vrarë dhe disa të tjerë u plagosën në revoltën e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Daçiq: U jemi mirënjohës Greqisë dhe Qipros që nuk e kanë njohur Kosovën Posted: 10 Jul 2017 02:40 PM PDT Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq sot ka vizituar Athinën, ku është takuar me homologun e tij grek, Nikos Kotzias. Ministri serb as kësaj radhe nuk e lëshoi rastin që të shpreh falënderimet e tij ndaj Greqisë dhe Qipros të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. “Serbia qëndron në mënyrë të vendosur për mbrojtjen e integritetit territorial të Qipros, dhe jemi mirënjohës për Qipron dhe Greqinë për mbështetjen e ndaj shtetit serb, e sidomos kur është fjala për...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rrëfimi 'kuqezi' i Gianni De Biasit Posted: 10 Jul 2017 02:25 PM PDT Në Shqipëri zhvillohej fushata elektorale, një shqiptar vinte në Shqipëri për të tërhequr një nga dekoratat më të larta, siç është “Urdhri i Skënderbeut”. Nuk bëhet fjalë për një person të zakonshëm, bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, i cili këtë të hënë ishte në Top Story. Kam dashur gjithmonë që t’ua marr intervistën si trajner, tashmë po ua marr si ish-trajner. Megjithatë, besoj që të gjithë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| De Biasi e 'vajton' humbjen ndaj Zvicrës në Euro 2016, ja çfarë thotë Posted: 10 Jul 2017 02:24 PM PDT Në rrëfimin e tij në Top Story këtë të hënë, ish-trajneri i kombëtares, italiani Gianni De Biasi ndër të tjera ka treguar edhe kush ishte pengu i tij në Europianin e Francës, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë dhe sigurisht një meritë të madhe ka edhe ai. “Më vjen shumë keq që humba ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese. Ndeshje shumë e ndjerë nga ne. Një ndeshje shumë e veçantë, shumë e çuditshme. Ishin në fushë dy vëllezërit Xhaka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Menaxherja e një kompanie e rrah gazetarin e televizionit Klan të Shqipërisë (Video) Posted: 10 Jul 2017 02:09 PM PDT Sot në emisionin “Stop” në Televizionin Klan në Shqipëri janë transmetuar pamjet e dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore “Euroteam”, Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari. Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektorati i Mjedisit, grupi I Policisë dhe OPGj shkruan në vendngjarje për hetimin e skandalit, transmeton lajmi.net Gazetari kërkoi shpjegim...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Lëngu natyral që largon gurët nga veshkat Posted: 10 Jul 2017 01:56 PM PDT Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë. Veshkat janë organet që ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për ti larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit. Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup. Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me kalimin e kohës, si dhe krijojnë shpesh herë gurë. Kur gurët krijohen, është e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rita Ora shkëlqen në të kuqe, e ftuar speciale te gjiganti i stolive franceze Cartier (Foto) Posted: 10 Jul 2017 01:45 PM PDT Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, di gjithnjë se si të rrëmbejë vëmendjen me paraqitjen e saj. Së fundmi, bukuroshja bionde ka qenë e ftuar speciale në ndejën e organizuar në Paris nga gjiganti i stolive franceze, Societe Cartier. Me një fustan të kuq dhe elegantë, dhe stoli, Rita ka shkëlqyer në tapetin e kuq të këtij eventi në Paris. Ajo gjatë ditës, kishte publikuar disa fotografi në InstaStory, përmes së cilave kishte treguar për dhuratat që ka marrë nga Cartier,...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Trump shton presionin ndaj Kongresit për shfuqizimin e 'Obamacare' Posted: 10 Jul 2017 01:44 PM PDT Presidenti amerikan Donald Trump i bëri një tjetër thirrje Kongresit të kontrolluar nga republikanët për të reformuar ligjin e tanishëm të kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare, përpara se ligjvënësit të nisen për pushimet e gushtit. Megjithatë ligjvënësit nuk po bien dot dakord se si ta shfuqizojnë dhe ta zëvendësojnë këtë ligj. Zoti Trump tha se para se të bëhej president ai dëgjonte thirrjet e republikanëve që kërkonin shfuqizimin e ligjit Obama. "Tani ata...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Adelina Berisha ofendon publikisht motrat Koçi (VIDEO) Posted: 10 Jul 2017 01:29 PM PDT Në rubrikë ‘Kë zgjedh’ këtë javë ishte e ftuar këngëtarja Adelina Berisha. Asaj iu vunë përballë personazhe të ndryshme të ekranit, kolegë e kolege ndërsa ishte e ‘detyruar’ ta zgjedh njërin (njërën) prej tyre për një arsye, shkruan lajmi.net E këngëtarja kur u pyet pët motrat Koçi i ka ofendur ato, por se çfarë tha për to dhe për disa prej kolegëve, bashkëpunëtor e ish- bashkëpunëtor të saj e kuptoni në videon në vazhdim të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bahtiri: Kufiri administrativ në Mitrovicë s'ka për të ndyshuar Posted: 10 Jul 2017 01:21 PM PDT Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka paralajmëruar se nuk do të bëjë, siç ka thënë ai, pazare me përcaktimin e kufirit administrativ ndërmjet Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut. Ai ka thënë për “Epoka e re” se vija kufitare mes këtyre dy komunave do të jetë ajo që është përcaktuar me planin e Ahtisaarit dhe për këtë nuk do të bëjë asnjë lëshim. Sipas Bahtirit, përpjekjet e Komunës së Mitrovicës së...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Oferta për LDK-në serioze dhe e sinqertë Posted: 10 Jul 2017 01:17 PM PDT Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme u ka dërguar ftesë të gjitha partive për një takim për bisedat për koalicionet e mundshme për krijimin e Qeverisë. Ai ka treguar në Zona B të Klan Kosovës se pse e ka bërë një gjë të tillë. “Unë kam bërë atë që është detyrë e imja, që të fillojë konsultat, edhe nëse do të kishim 65 deputetë të siguruar nga zgjedhjet, është mirë që para se të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rugova: LDK-ja të shkojë në opozitë (Video) Posted: 10 Jul 2017 01:12 PM PDT Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, ka thënë se partitë politike janë fragmentarizuar, degraduar dhe nuk po e dinë çfarë pozicioni kanë në shoqëri. Ai, në emisionin “Rrokum Rroll” të TV Rrokum, ka thënë se fragmentarizmi i tyre ka bërë që ato të humbin elektoratin e tyre, duke u shndërruar “në parti klienteliste”. Sipas Rugovës, përgjegjësinë më të madhe në këtë aspekt e ka Lidhja Demokratike e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Intervistë ekskluzive me Soren Jessen-Petersen Posted: 10 Jul 2017 01:06 PM PDT Nesër në gazetën “Zëri” mund të lexoni një intervistë ekskluzive me ish-kryeadministratorin e OKB-së në Kosovë, Soren Jessen-Petersen. Në këtë intervistë të gjatë danezi ka folur për kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, i cili ishte kryeministër pikërisht në kohën kur Petersen ishte me mision në Kosovë. - Çfarë thotë ai për lëvizjen “Vetëvendosje” dhe pse populli i Kosovës e votoi kaq shumë? - A është e gatshme...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Erdogan paralajmëron kompanitë kundër projekteve energjetike në Qipro Posted: 10 Jul 2017 01:05 PM PDT Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan paralajmëroi sot kompanitë ndërkombëtare kundër projekteve të mundshme të gazit në Qipro, pas dështimit të raundit të fundit të negociatave për ribashkimin e ishullit. Në një fjalim në Kongresin Botëror të Naftës që u hap sot në Stamboll, Erdogan theksoi se një mundësi e madhe ishte humbur me dështimin e negociatave që u mbajtën në Zvicër javën e kaluar për ribashkimin e palëve greke dhe turke të Qipros, ndarë që prej vitit...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| De Biasi deklaratë 'bombë' për largimin e Xhakës nga Kombëtarja Shqiptare Posted: 10 Jul 2017 01:02 PM PDT Tashmë De Biasi nuk është më trajner i Kombëtares dhe ndoshta mund të fliste më shumë për largimin e Taulant Xhakës nga Kombëtarja, por sërish ai i ka qëndruar fjalëve që ka thënë edhe më parë. Ai thotë se asnjëherë nuk ka pasur problem me asnjë lojtar, po ashtu edhe me Xhakën. “Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Edhe një sulmues i Selës thotë se e ka ndihmuar (Video) Posted: 10 Jul 2017 12:59 PM PDT Ky është Stole Pavlevski, dhe thotë se një ndër të parët që hyri në kuvend më 27 prilli në Kuvendin e Maqedonisë. Me mjekër të bardhë dhe pantallona të zeza, kështu ishte i veshur atë natë, kur bashkë me katër të tjerë, u xhirua duke e tërheq Ziadin Selën e gjakosur, nëpër korridoret e parlamentit. Mirëpo, Pavlevski thotë për TV21 se nuk ka e ka sulmuar Selën por e ka ndihmuar. “Për atë edhe MPB më thonë që e kamë sulmuar Selën, Nuk jam...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ju zë ngërçi në ujë? Ja çfarë duhet të keni parasysh Posted: 10 Jul 2017 12:55 PM PDT Ju ka ndodhur që t'ju ketë kapur ngërçi në ujë? Sigurisht është një moment që nuk do t'ia uronit askujt. Por mos u shqetësoni. Një gjë e tillë u ndodh edhe notarëve më me përvojë. Ngërçet në këmbë gjatë notimit ndodhin nga shtrirja dhe ftohja e muskujve, por duke mos ditur se si të reagojmë në këto momente, mund të bëjmë edhe gabime, prandaj ajo që na vjen në ndihmë është 'Ligji i Arkimendit'. Ai thotë që trupi i zhytur...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Sot një javë mund të ndodhë votimi për Qeverinë Posted: 10 Jul 2017 12:39 PM PDT Kandidati për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot një javë (17 korrik) mund të ndodhë votimi për qeverinë. “Sot një javë ka gjasa reale të ndodhë votimi për qeverinë”, tha Haradinaj në Zona B të Klan Kosovës. LEXO EDHE: Haradinaj: Kam biseduar me LAA-në dhe Vetëvendosjen Ai tha se janë të interesuar që ta kryejnë këtë punë sa më shpejtë pasi që Kosova nuk duhet të humbë më kohë. “Besoj që kjo është e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| E konfirmon policia: Gjendet i vdekur një person në Prishtinë Posted: 10 Jul 2017 12:33 PM PDT Një person është gjetur i vdekur sot rreth orës 18:00 në Prishtinë, në rrugën "Antigona Fazliu". Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se prokurori dhe njësitet e ndihmës speciale kanë dalë në vendngjarje. “Ju konfirmoj se me datë 10.07.2017 rreth orës 18:15 Policia ka pranuar informatën se në rrugë “Antigona Fazliu” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete. Ndihma e...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Motra diplomon me temë vëllanë dëshmor (VIDEO) Posted: 10 Jul 2017 12:29 PM PDT Lendita Smajli, këtë të hënë, diplomoi në fakultetin e shkencave politike ku për temë diplome pati të bëmat e vëllait së saj dhe bashkëluftëtarëve të tij të Brigadës 132 “Myrt Zeneli”, njofton Klan Kosova. Ajo e mbaroi punën e nisur nga vëllai i saj, Luan Smajli nga Jabllanica e Gjakovës i cili u vra në luftë dhe nuk arriti të diplomojë në fakultetin e historisë. Ndryshe, Luan Smajli, ishte student i vitit të parë në fakultetin filozofik drejtimi histori kur iu...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| A e ka Haradinaj mbështetjen e komuniteteve jo serbe? Posted: 10 Jul 2017 12:27 PM PDT Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka treguar se me cilat parti ka biseduar deri tani për të marrë mbështetjen dhe siguruar kështu numrat e duhur për të krijuar Qeverinë. “Meqenëse nuk ka qenë rezultat zyrtar, deri tash kemi mundur të bëjmë vetëm konsulta, por pa obligim dhe jo të karakterit zyrtar. Kam biseeduar me koalicionin LAA, kam pasur kontakt edhe me Vetëvendosjen, me deputetët e zgjedhur mes tyre”. “Kam pasur takime me komunitetet, me serbët e Kosovës, me Listën Serbe, dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Gjendet një person i vdekur në Prishtinë (FOTO) Posted: 10 Jul 2017 12:28 PM PDT Një person është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 20:00 në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton rastin në fjalë. /KlanKosova/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Haradinaj: Kam biseduar me LAA-në dhe Vetëvendosjen Posted: 10 Jul 2017 12:16 PM PDT I nominuari i koalicionit PAN për kryetar të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se ka filluar konsultat me deputetë të zgjedhur të partive politike dhe zyrtarë të tjerë për formimin e institucioneve të reja. “Kam pasur takime me LAA’në në këtë rast unë po e quaj me Lidhje Demokratike të Kosovës dhe partnerët, kam pasur kontakte dhe komunikim edhe me Vetëvendosjen, pra me deputetë të zgjedhur, me njerëz të tyre dhe njëkohëssht kam pasur takime e konsulta me komunitetet...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Simiq: Diskutojmë me të gjithë, përfshirë edhe Haradinajn Posted: 10 Jul 2017 12:14 PM PDT Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, ka thënë se partia e tij është e gatshme të diskutojë me të gjitha partitë politike në Kosovë për krijmin e institucioneve. Ai madje e ka shprehur gatishmërinë të bisedojë edhe me kandidatin për kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net. “Ne jemi të gatshëm për të biseduar, kur ekzsiton një dëshirë e sinqertë që serbët të mbështeten në Parlament dhe Qeveri. Nëse shohim se ka diçka konstruktive dhe...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Rama: Shqipëria, fronti i ri i naftës Posted: 10 Jul 2017 12:07 PM PDT I pranishëm në Kongresin Botëror të Naftës që po mbahet në Turqi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria mund të kthehet në një destinacion investimesh për kompanitë e mëdha. “Vendi ynë ka rezerva të pashfrytëzuara që mund të na bëjnë frontin e ri të naftës, larg nga nxehtësia e Lindjes së Mesme. Bashkëpunimi ynë qeveritar me kompanitë e sektorit privat është shumë i rëndësishëm për të siguruar një rritje të vijueshme të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Bytyçi pret që rasti i vëllezërve të tij të ngrihet në takimin Pence-Vuçiq (Video) Posted: 10 Jul 2017 12:05 PM PDT Fatos Bytyçi, vëllai i tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë Bytyçi të vrarë në Serbi në vitin 1999, thotë se nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të zbardhur rastin e tyre dhe nxjerrë para drejtësisë personat përgjegjës. Pavarësisht premtimeve që u kanë bërë zyrtarëve amerikanë dhe ndonëse kanë kaluar 18 vjet nga vrasja, vëllai i viktimave beson se autoritetet serbe nuk kanë vullnetin për të ndëshkuar përgjegjësit. Kolegu Festim Gashi sjell...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Mosmarrëveshja me Shqipërinë barrierë ndaj prodhimeve kosovare (VIDEO) Posted: 10 Jul 2017 11:59 AM PDT Një telash tjetër që i ka dalë Kosovës është edhe mosmarrëveshja me Shqipërinë, dhe shkak është bërë çmimi i referencës për pataten. Kosova nuk po pajtohet me vendimin e autoriteteve shqiptare me vendosjen e këtij çmimi i cili është nga 18 deri 19 centë për një kilogram. Kultivuesit dhe përpunuesit e kësaj kulture janë të shqetësuar, kurse ministritë përkatëse të Kosovës, deklarojnë se po bëjnë gjithçka që ky problem të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Ligji për automjete shihet në kundërshtim me normat teknike (Video) Posted: 10 Jul 2017 11:53 AM PDT Ligji i ri për automjete ka paraparë gjoba deri në 10 mijë euro, për ndryshimin e kilometrave të kaluar në automjete, sepse shumë autosallone i ndryshojnë kilometrat e automjeteve, pra bëjnë falsifikime. Subjektet e autorizuara për kontrollim teknik, me rastin e kontrollimit teknik të mjeteve, janë të obliguara të bëjnë evidentimin e kilometrave te kaluara të mjetit – që nënkupton leximin e odometrit. Nebih Shatri, zyrtar në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se Ligji për automjete ka...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Vjen urimi i veçantë nga Era për Ledrin (FOTO) Posted: 10 Jul 2017 11:50 AM PDT Me rastin e 31 vjetorit të këngëtarit Ledri Vula nuk ka munguar as edhe urimi i Era Istrefit. Kolegia e tij, njëherësh mikja e vjetër ka zgjedhur një foto ku shihet bashkë me Ledrin për ta uruar atë për ditëlindje, shkruan lajmi.net ‘Urime ditëlindjen shoku im i skuadrës’, ka shkruar Era Istrefi përkrah fotografisë së publikuar. ‘Shumë pis’ mban titullin projekti i tyre i përbashkët i cili ka rezultuar me një sukses të madh në 2015-n. LEXO EDHE: Xheri zgjedh një fotografi të...... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| Katastrofë për Thomas Mullerin Posted: 10 Jul 2017 11:49 AM PDT Sezoni që po vjen nuk do të jetë i lehtë te për Thomas Muller te Bayern Munich. Karl-Heinz Rummenigge i ka bërë të ditur reprezentuesit gjerman se konkurrenca në pozitën e tij është rritur shumë. “Ai duhet të luaj shumë mirë edicionin tjetër. Konkurrenca në pozicionin e tij është shumë e fortë”, ka deklaruar Rummenigge. “Por unë atij i uroj një sezon të mirë me shumë gola”./Lajmi.net/ ... This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now |
| You are subscribed to email updates from Zëri. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





