Zëri: “​ DASH masa të reja për viza në SHBA” plus 29 more

Zëri: “​ DASH masa të reja për viza në SHBA” plus 29 more


​ DASH masa të reja për viza në SHBA

Posted: 13 Jul 2017 02:17 PM PDT

Departamenti Amerikan i Shtetit do t’i kërkojë të gjitha shteteve të ofrojnë të dhëna shtesë për aplikantët për vizë amerikane dhe të vlerësojnë nëse ata paraqesin një kërcënim terrorist. Sipas një kabllogrami të siguruar nga agjencia e lajmeve Reuters vendet që nuk do t’i përmbahen protokollit të ri ose që nuk do të marrin masa për ta bërë këtë brenda 50 ditëve mund të përballen me sanksione udhëtimi. Kabllogrami që i është dërguar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Kufiri me Malin e Zi të rishikohet me Podgoricën

Posted: 13 Jul 2017 02:03 PM PDT

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, e cila mori pak më shumë se 27 përqind të votave në zgjedhjet e 11 qershorit në Kosovë, ka thënë se partia e tij parasheh bisedime me Malin e Zi për kufirin mes dy vendeve, nëse vjen në pushtet. Në një intervistë me Zërin e Amerikës, Visar Ymeri ka thënë se Prishtina duhet të bisedojë me Podgoricën për ta ndryshuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. "Ne nuk duam konflikt me Malin e Zi, por duam......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zgjedhjet mund të mbahen vitin e ardhshëm

Posted: 13 Jul 2017 01:54 PM PDT

  Koalicioni PDK-AAK dhe Nisma, që ka arritur të dalë subjekti i parë në zgjedhjet e 11 qershorit, është lëshuar në ‘aksion’ për ta siguruar votat krijimin e Qeverisë së re, që pritet të udhëhiqet nga kandidati i tyre për kryeministër, Ramush Haradinaj. Ndonëse nuk i kanë numrat, PAN-i është duke mbajtur shpresa që votat t’i marrë nga disa deputetë të subjekteve të tjera. Ekzekutivi me pak numra në Parlament nuk shihet se rrezikon stabilitetin në vend, thotë analisti......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Krasniqi: Haradinaj i ka votat për krijimin e qeverisë

Posted: 13 Jul 2017 01:34 PM PDT

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se koalicioni ndërmjet PDK’së, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën tashmë e ka siguruar mbështetjen e nevojshme nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta formuar qeverinë e re të vendit. “Koalicioni PAN do ta formojë qeverinë dhe mandatari ynë, Ramush Haradinaj, do të jetë kryeministër”, ka thënë Krasniqi për “Epoka e re”. Ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Zemren Maje’ publikohet nga Samanta (Video)

Posted: 13 Jul 2017 01:24 PM PDT

Këngëtarja Samanta Karavella ka lansuar këngën e re. Ajo ka ditë që e paralajmëroi këtë projekt muzikor ndërsa tani e hodhi në Yotube për gjithë fansat e saj të shumtë, shkruan lajmi.net ‘Zemren Maje’ titullohet ky projekt që është finalizuar edhe me videoklip nga ‘Max Production’. Kur jemi te klipi, Samanta ka shfaqur bukurinë, linjat trupore dhe stilin unik.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

43 vjeçarja nga Drenasi bën vetëvrasje në QKUK

Posted: 13 Jul 2017 12:56 PM PDT

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një femre në QKUK. Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agon Borovci, dyshohet se 43 vjeçarja ka bërë vetëvrasje. Ai i ka thënë Gazetës Blic se Policia ka marrë informatën se rreth orës 19:30 një person dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. “Nga informacionet e para që ka policia, dyshohet që: viktima femër, 43 vjece, paciente në një nga klinikat e QKUK-së,  për shkaqe ende të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hapet ‘PriFest’-i, nis maratona e filmave

Posted: 13 Jul 2017 12:41 PM PDT

Mbrëmjen e së enjtes ka nisur në Prishtinë edicioni i nëntë i festivalit ndërkombëtar dhe tashmë tradicional, “PriFilmFest”, shkruan zëri.info. Me një hapje zyrtare në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe një kinema të hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, festivali “PriFest” ka filluar shfaqjen e filmave, që sivjet ndahen në disa programe, me rreth 80 filma, përfshirë këtu shtatë premiera botërore. Filmat do të shfaqen në Teatrin Kombëtar të Kosovës,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurti: Me Mustafën do takohemi prapë, jam takuar edhe me ambasadorin Delawie

Posted: 13 Jul 2017 12:23 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se ata është dashur të kenë shumë më shumë takime me LDK-në deri më tani. Megjithatë, sipas tij, një takim ka ndodhur deri më tani dhe tjetri pritet të ndodhi në momentin që Isa Mustafa kthehet nga Trieste. Kurti ka zbuluar edhe takimet që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë. “Kemi pasur vetëm një takim. Është dashur të kemi shumë më shumë takime. Jemi ku jemi, kemi zhvilluar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Albin Kurti: Qeveria Haradinaj do t’i kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin

Posted: 13 Jul 2017 12:15 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja “Vetëvendosje”, Albin Kurti gjatë një inervistë për ora news ka thënë se nëse Ramush Haradinaj arrin që të formojë qeverinë, atëherë ajo qeveri do të kishte dy kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin. “Ajo qeveri do të kishte kryeqytete, Prishtinën dhe Beogradin sepse 9 nga 10 deputetët e pakicës serbe dirgjohen nga Beogradi. Ajo qeveri do të ishte e pakicës dhe jo e shumicës”, ka thënë Kurti, transmeton zeri.info. Më tutje, ai......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fatmir Limaj do të kalojë gjysmën e shtatorit në Gjykatë

Posted: 13 Jul 2017 12:09 PM PDT

  Gjithsej 17 ditë vetëm në muajin shtator janë caktuar për mbajtjen e procesit gjyqësor kundër Limajt dhe të tjerëve. Në procesin ku Fatmir Limaj akuzohet për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre janë caktuar datat e muajve të radhës për mbajtjen e procesit gjyqësor. Pothuajse gjysmën e muajit shtator parashihet që Fatmir Limaj së bashku me 4 personat tjerë me të cilët akuzohet, të paraqiten në gjykatë për t’u ballafaquar me akuzat e prokurorisë në procesin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Januzaj prezantohet me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë te Sociedadi (Foto)

Posted: 13 Jul 2017 11:30 AM PDT

Adnan Januzaj është prezantuar te Real Sociedadi, ku nuk munguan flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë. Januzaj, i cili u transferuam nga Manchester United te Real Sociedad, është prezantuar tashmë para tifozëve, në stadiumin ku shpreson të arrijë suksese. Në stadium nuk munguan as tifozët shqiptar, derisa Januzaj u fotografua edhe me flamuj të Kosovës e Shqipërisë. Januzaj u transferua në Spanjë për 9.8 milionë funte, derisa nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Real Sociedadin. /Express/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zemaj: Qeveria Haradinaj nuk do të mbijetonte as gjashtë muaj

Posted: 13 Jul 2017 11:21 AM PDT

  Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta bënte Qeverinë, atëherë ajo nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj. “Besoj se një qeveri e tillë që formohet në këtë formë, me këtë sistem që kemi dhe me grupin e madh minoritar, nuk do të ketë jetë më shumë se gjashtë muaj. Edhe nëse opozita do të jetë e ngadaltë për të kërkuar ndryshim dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haradinaj siguron Thaçin se i ka votat për krijimin e Qeverisë (Video)

Posted: 13 Jul 2017 11:07 AM PDT

  Ramush Haradinaj  i qeli letrat me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi. I nominuari i koalicionit PAN, që takoi të enjten të parin e shtetit, e ka siguruar atë se bashkimi politik PDK-AAK-NISMA, janë, ata që duhet  të iu ipet mandati për të bërë Qeverinë, njofton Klan Kosova. Kjo sipas një burimi të Klan Kosovës, lidhet me sigurimin e votave të nevojshme për të formuar institucionet e reja të dala nga zgjedhjet 11 qershorit. “Në këtë takim Hashim Thacci si kryetar i Kosovës, ka......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trajkoviq fton serbët për koalicion me Kurtin para Haradinajt, VV përjashton Listën Serbe

Posted: 13 Jul 2017 10:51 AM PDT

  Serbët e Kosovës, duhet të bëjnë koalicion me Albin Kurtin, sepse ky koalicion është më i pranueshëm se ai me Haradinajn. Sipas, Momçilo Trajkovicit nga Forumi nacional serb, koalicioni me Vetëvendosjen, do të ishte më i dobishëm për Kosovën dhe serbët. “Për serbët e Kosovës, koalicioni me Albin Kurtin që ka duart e pastra, është shumë më i pranueshëm, se ai me Ramush Haradinajn”, ka thënë Trajkoviq për Zërin e Amerikës. Por, për Vetëvendosjen,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Feston Shkëndija, gjunjëzon Helsinkin

Posted: 13 Jul 2017 10:49 AM PDT

Shkëndija e ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në rrethin e tretë eliminator të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Skuadra tetovare e ka regjistruar të enjten një fitore të madhe në Strumicë me rezultat 3:1 ndaj Helsinkit, në duelin e parë në mes tyre në kuadër të rrethit të dytë eliminator. Kuqezinjtë janë treguar superiorë ndaj finlandezëve, duke i mposhtur me meritë dhe duke i krijuar vetes avantazh prej dy golash para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet pas një jave......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet arsyeja pse presidenti nuk po e thërret seancën konstituive

Posted: 13 Jul 2017 10:48 AM PDT

  Mos prania e 37 deputetëve në Kosovë, e ka detyruar presidentin e Kosovës që të mos e thërras akoma seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. ‘Gazeta Blic’ nga burime të saj, merr vesh se kjo është arsyeja e vetme e zvarritjes së kësaj seance. Ky burim bënë të ditur, që për momentin 37 deputetë të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës janë në pushime. Ndryshe, seanca konstituive është paralajmëruar  që do të mbahet gjatë javës së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

​ Lumir Abdixhiku tregon nëse do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Posted: 13 Jul 2017 10:43 AM PDT

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk ka ndonjë vendim nga ana e LDK'së se kush do të kandidojë për kryetar komune në Prishtinë. Sipas tij, LDK ende nuk ka marrë asnjë vendim për kandidatët e mundshëm në komunat e Kosovës. I pyetur se a mund të jetë vetë ai kandidat i mundshëm për kryetar të Prishtinës, Abdixhiku tha për Telegrafin se një gjë e tillë nuk është diskutuar. Gjatë intervistës......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: 'Hat-Trick' i Ibraimit, Shkëndija në festë

Posted: 13 Jul 2017 10:24 AM PDT

Besart Ibraimi po shkëlqen në ndeshjen e sotme të Europa Leagues ndaj Helsinkit, e vlefshme për rrethin e dytë të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Sulmuesi shqiptar ka realizuar 'Hat-Trick' për ekipin tetovar (45’, 59’ e 64’), prej tyre dy herë nga penalltia. Nga ana tjetër, për finlandezët golin e vetëm e shënoi Ousman Jallow në minutën e 35-të. Helsinki po luan me një lojtar më pak pasi Hanny Patronen u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 63-të kur shkaktoi penallti. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq thirrje BE-së: Tregoni hapur se çfarë prisni nga Serbia rreth Kosovës

Posted: 13 Jul 2017 10:21 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i bëri thirrje Bashkimit Evropian që qartë dhe hapur të thotë se çfarë pritet nga Serbia rreth çështjes së Kosovës. Pas takimit të Këshillit të lartë për bashkëpunim Greqi-Serbisë në Selanik, Vuçiq tha se Serbia dëshiron të di se në cilin afat mund të hyjë në BE kur të përmbushen të gjitha kushtet, pasi që me këtë njerëzit do të ishin të motivuar dhe reformat do të zbatoheshin më lehtë. Ai tha......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ibraimi e kalon Shkëndijën në epërsi

Posted: 13 Jul 2017 10:19 AM PDT

Besart Ibraimi e ka kaluar Shkëndijën në epërsi ndaj Helsinkit, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Sulmuesi shqiptar e ka gjetur golin e dytë personal në minutën e 59-të, ndërsa më parë në fund të pjesës së parë e kishte barazuar rezultatin nga penalltia. Ndërkaq, mysafirët kishin kaluar në avantazh të parët në minutën e 35-të me Ousman Jallow. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ai që përkrah qeverinë e PAN nuk ka vend në parti

Posted: 13 Jul 2017 10:13 AM PDT

  Arben Gashi nga LDK ka thënë se tash për tash koalicioni PAN nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë. “Rezultati i certifikuar i zgjedhjeve nuk mbështet deklarimet e Haradinaj se i ka numrat”. “Nuk kemi pasur as koalicione paszgjedhore dhe tash ai nuk ka mundësi ta formojë Qeverinë pas janë vetëm 39 deputetë”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova. Më tej ai ka folur në Info Magazine për të ashtuquajturën kontrabandim deputetësh. “E drejta kushtetuese thotë se deputeti nuk i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

EUROPA LEAGUE: Shkëndija – Helsinki, kështu u mbyll pjesa e parë

Posted: 13 Jul 2017 09:54 AM PDT

Shkëndija dhe Helsinki po barazojnë pas 45 minutash në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Europa Leagues, shkruan zeri.info. Mysafirët nga Finlanda kanë kaluar të parët në epërsi përmes Ousman Jalloë në minutën e 35-të, kurse Besart Ibraimi nga penalltia në minutën e fundit të pjesës së parë e ka barazuar rezultatin në 1:0. /Zëri/ ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skënderbeu barazon në Europa League

Posted: 13 Jul 2017 09:43 AM PDT

Skënderbeu ka barazuar në udhëtim me ekipin Kairat Almaty, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Europa Leagues që sapo përfundoi, shkruan zeri.info. Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e nëntë me Gerard Gohou, kurse për ekipin shqiptar ka shënuar Yeldos Akhmetov në minutën e 71-të (autogol). Pa dyshim, ky është një rezultat i favorshëm për ekipin korçar, i cili ndeshjen e kthimit e luan pas një jave në shtëpi dhe ka gjasa të mira që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bylbyl Sokoli, trajner i Vllaznisë?

Posted: 13 Jul 2017 09:38 AM PDT

Vllaznia e Pozharanit shumë shpejt pritet të bëhet me trajner të ri. Madje, ashtu siç befasuan me largimin e Sallah Sherifit, ashtu do të befasojnë edhe me pasardhësin e tij. Është Bylbyl Sokoli, me të cilin janë duke zhvilluar biseda dhe gjithçka pritet të dihet sonte, mëson Gazeta Olle. Sokoli ishte në bisedime dhe shumë pranë Feronikelit, por ata në fund zgjodhën Gani Sejdiun. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S’ka Jugosllavi të re, marrëveshja e Triestes e favorshme për Kosovën

Posted: 13 Jul 2017 09:16 AM PDT

Sokol Havolli, Këshilltari i Kryeministrit në largim të Kosovës Isa Mustafës, në një bisedë për Gazetën Express ka folur për planin e veprimit për hapësirën ekonomike rajonale të miratuar nga BE dhe gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Triestes.  Ai thotë se ideja e Serbisë për union doganor dhe treg të përbashkët e mbështetur nga Serbia, që në mediat e huaja portretohej si krijimi i një “Jugosllavie të re” tashmë  ka vdekur. "Tashmë nuk flitet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komunarët e Prizrenit akuzohen për vdekjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi

Posted: 13 Jul 2017 09:11 AM PDT

Bedrija Ejupagic akuzohet se nuk ka evituar rrezikun e përgjithshëm që qoi deri në vdekjen e tre vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi. Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit rreth rastit të vdekjes së Xheneta Gashit nga shembja e një shtëpie në Qendrën Historike. Bedrija Ejupagic akuzohet se nuk ka evituar rrezikun e përgjithshëm që qoi deri në vdekjen e tre vjeçares nga Prizreni, Xheneta Gashi. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Melania Trump shkëlqen në të kuqe (FOTO)

Posted: 13 Jul 2017 09:01 AM PDT

Melania Trump ka marr gjithë vëmendjen e mediave botërore kur arriti në kryeqytetin francez Paris. Donald Trump ka filluar një vizitë disa ditore në shtetet evropiane dhe kësaj radhe është takuar me presidentin francez Emanuel Macron. Por, bukuroshja sllovene dhe bashkëshortja e presidentit amerikan ra në sy për elegancën e treguar, transmeton Telegrafi. Për herë të parë që prej se është bërë Zonja e Parë e SHBA-ve, Melanie është shfaqur e veshur me fustan dhe këpuca të kuqe. Theksojmë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shokon gazetarja, shikoni çfarë bën në makinë (Foto)

Posted: 13 Jul 2017 08:58 AM PDT

Ajo është një nga gazetaret më sportive në Shqipëri. Roza Lati duket se nuk i intereson shumë mendimi i të tjerëve. Vajza e aktores së humorit Rita Lati ka publikuar një foto të shkujdesur nga makina ku duket super sensuale. Pozicioni i qëndrimit ka bërë që të duket qartazi gjoksi pa sytjena poshtë bluzës. Para pak kohësh Roza i është nënshtruar një operacioni plastik duke rritur numrin e gjoksit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dardan Sejdiu i padit Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin

Posted: 13 Jul 2017 08:48 AM PDT

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se i kanë paditur dy anëtarët e PDK-së, Ganimete Musliun dhe Abelard Tahirin për shpije ndaj tyre. Ai ka thënë se në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, ata kanë zgjedhur shpifjet. “Për t’i ekuilibruar pazaret e shefave të tyre me pasardhësit e Millosheviqit, shpifin ndaj nesh”, ka thënë Sejdiu. Lexoni statusin e tij të plotë: Në vend të vajit për humbjen e 11 qershorit, kanë zgjedhur......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bashkimi ekonomik i Ballkanit, i pafavorshëm për Kosovën

Posted: 13 Jul 2017 08:35 AM PDT

Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, i mbajtur më 12 korrik në Trieste të Italisë, mund të konsiderohet si ngjarja kryesore e vitit 2017 për vendet e rajonit që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve ekonomike dhe të integrimeve evropiane në Kosovë. Samiti i mbajtur në Trieste është pjesë e procesit të Berlinit, proces ky shumëdimensional. Përmes këtij procesi, Bashkimi Evropian po synon të formojë një treg të përbashkët në Ballkanin......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now