“Warner: Duhet më tepër urgjencë në përgjigje të përzierjes ruse” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Warner: Duhet më tepër urgjencë në përgjigje të përzierjes ruse” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Warner: Duhet më tepër urgjencë në përgjigje të përzierjes ruse

Posted: 02 Jul 2017 09:33 AM PDT

Ligjvënësi udhëheqës demokrat në Komitetin e Inteligjencës së Senatit amerikan, Mark Warner, thotë se presidenti, Donald Trump, e ka penguar hetimin e panelit për përzierjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, duke mos i pranuar konkluzionet e agjencive të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara. Zoti Warner, anëtar i këtij paneli, mëtutje në intervistën për rrjetin CNN, tha se "në kushtet e kontakteve dhe marrëveshjeve të fshehta, kurrë nuk ka parë më tepër tym dhe aq shumë fije të mundshme". Ky komitet i Senatit është njëri prej institucioneve që nuk zhvillon vetëm hetime për përzierjen ruse, por edhe për kontaktet e ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë. Ai ka tërhequr vërejtjen se hezitimi i Trumpit për t'i pranuar konkluzionet e komunitetit të inteligjencës, i ka penguar përpjekjet për parandalimin e përzierjes në zgjedhjet e ardhshme. Pos hetimeve në Kongres, edhe agjencia FBI po zhvillon hetime për kontaktet ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë. Në muajin maj, Trump e shkarkoi drejtorin e agjencisë, James Comey, dhe kjo ka çuar në emërimin e një këshilltari special për mbikëqyrjen e hetimit. Raportohet se kështilltari special, Robert Mueller, po shikon nëse Donald Trump ka synuar ta pengoj hetimin e agjencisë FBI. Ky pengim, sipas ligjeve amerikane, paraqet vepër kriminale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Katari: Nuk frikësohet nga sulmi dhe i refuzon kërkesat arabe

Posted: 02 Jul 2017 08:41 AM PDT

Katari thotë se nuk i frikësohet ndonjë aksioni ushtarak për refuzimin që t'i plotësoj kërkesat e disa shteteve arbabe deri më 3 korrik. Gjatë vizitës së djeshme në Romë, ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, përsëri i ka hedhur poshtë kërkesat, duke i cilësuar ato si shkelje e sovranitetit të Katarit. Megjithatë, ai theksoi se Doha është e gatshme të diskutoj për çështjet aktuale, që janë shtruar nga fqinjët arabë. "Lista e kërkesave do të refuzohet, e jo të pranohet", tha Al Thani dhe ka shtuar se "ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog, por nën kushte përkatëse". Ai tha se Katari nuk do ta mbyll një bazë ushtarake turke në vendin e tij ose ta mbyll rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha, siç është kërkuar nga katër shtete arabe. Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarin për shkak të dyshimeve se ky shtet i mbështet ekstremistët islamikë dhe Iranin. Katari i ka hedhur poshtë akuzat se i financon ekstremistët dhe se shkakton jostabilitet rajonal.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Regjisori rus Zvyagintsev e fitoi çmimin e parë në Munih

Posted: 02 Jul 2017 07:54 AM PDT

Një film i regjisorit rus, Andrei Zvyagintsev, i titulluar Padashuri, e ka fituar çmimin më të lartë në Festivalin e 35-të të Filmit në Munih të Gjermanisë. Ky çmim, i cili u dha mbrëmë vonë, e ka vlerën prej 56,200 dollarëve amerikanë. Ky film për një çift që kalon nëpër shkurorëzim të vështirë, derisa zhduket djali i tyre 12 vjeçar, është vlerësuar nga juria si "rrëfim intensiv i zhdukjes tragjike të fëmijës në një familje ku duket se mungonte dashuria". Në vitin 2014, regjisori Zvyagintsev, në këtë festival, e fitoi çmimin e parë me filmin Leviathan, që ishte një akuzë e fuqishme e popullit të zakonshëm kundër shtetit të korruptuar të Rusisë moderne. Gjatë 10 ditëve të festivalit në Munih, janë shfaqur afro 180 filma nga 60 vende. Ky festival, që është i dyti më i madhi në Gjermani pas Berlinales, është shikuar nga 81,500 spektatorë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Narracioni i (pa) efektshëm kundër ekstremizmit dhe radikalizmit fetar

Posted: 02 Jul 2017 07:21 AM PDT

Ekspertë të studimeve islame dhe ata të çështjeve të sigurisë, vlerësojnë se ka mjaft gabime dhe se përhapja e ideologjive të ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është në vazhdim e sipër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi para nisjes për në Bruksel, fton partitë për unitet

Posted: 02 Jul 2017 06:26 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili të hënën do të shkojë në Bruksel për t'u takuar me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ka shkruar në Facebook se 'në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogherini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit". Thaçi me këtë rast ka ftuar partitë politike në Kosovë për unitet. "Duke marrë në konsideratë detyrat e shumta që i presin institucionet e reja që duhet të krijohen pa humbur kohë, ftoj për unitet të gjitha partitë politike dhe institucionet e Republikës së Kosovës në të gjitha çështjet e interesit shtetëror", ka shkruar Thaçi. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një çështje prioritare e interesit shtetëror, prandaj, ka thënë ai, do të punohet me këmbëngulje që të jemi të bashkuar si institucione shtetërore dhe parti politike parlamentare, pa përjashtim.   

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusi: Nga ndeshja e autobusit me kamion – së paku 14 të vrarë

Posted: 02 Jul 2017 06:16 AM PDT

Së paku 14 vetë janë vrarë, dy prej tyre fëmijë, dhe 15 të tjerë janë lënduar, nga ndeshja ndërmjet një kamioni dhe autobusi, afër qytetit Zainsk në rajonin Tatarstan të Rusisë, kanë thënë autoritetet. Policia lokale ka njoftuar se ky aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Autoritetet thanë se autobusi ishte përmbysur dhe e kishte përfshirë flaka, pas ndeshjes me kamion. Për sot në rajonin Tatarstan është shpallur ditë zie për viktimat e kësaj ndeshjeje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pritet vendimi për 65 ankesat e partive politike

Posted: 02 Jul 2017 05:55 AM PDT

PzAP-ja ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, se është duke shqyrtuar 65 ankesa pas publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Irak: Forcat qeveritare gjithnjë e më thellë në Mosul

Posted: 02 Jul 2017 03:46 AM PDT

Zyrtarët irakianë thonë se trupat qeveritare, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, kanë marrë nën kontroll më tepër lagje në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ndërsa janë vrarë dhjetëra militantët ë Shtetit Islamik, gjatë luftimeve të ashpra, për qytetin Mosul, që është baza e fundit e ekstremistëve në Irak. Zëdhënësi i forcave të përbashkëta irakiane, Yahia Rasoul, dje i tha televizionit shtetëror se "forcat irakiane po avancojnë në Qytetin e Vjetër" dhe tash grupi ekstremist "mbanë kontroll ndaj pak hapësirave të banimit", ndërsa ofensiva e forcave qeveritare për përfundimin e okupimit të Mosulit nga Shteti Islamik, duket se po i afrohet fundit. "Fitorja në pjesën perëndimore të Mosulit do të shpallet së shpejti", tha Rasoul. Sipas tij, forcat irakiane i kanë krijuar disa rrugë për largim të civilëve, që ende janë nën rrethim, në pjesën më të madhe të hapësirave, që janë nën kontroll të Shtetit Islamik. Ekstremistët e Shtetit Islamik e okupuan Mosulin nga fiorcat qeveritare në qershor të vitit 2014, derisa patën marrë territore të gjëra në Irak dhe Siri. Por, forcat e mbështetura nga Shtetet e Bashkuara kanë bërë progres të vazhdueshëm kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, në të dy vendet gjatë muajve të fundit, derisa Mosuli po çlirohet plotësisht, ndërsa kundër ekstremistëve po vazhdon presioni në bazën e tyre të fortë në Raka të Sirisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët nuk i blejnë pronat e lëna hipotekë

Posted: 02 Jul 2017 02:28 AM PDT

Pavarësisht, faktit se në Kosovë jo rrallë herë vërehen shpallje nga bankat komerciale për shitje të hipotekave, interesimi i palëve të treta për të blerë prona, të cilat janë objekt i shitjeve gjyqësore, është shumë i vogël.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Damask: Nga sulmet vetëvrasëse ka të vrarë dhe të plagosur

Posted: 02 Jul 2017 01:53 AM PDT

Nga tri sulme vetëvrasëse me makina – bomba sot në kryeqytetin Damask në Siri, janë vrarë tetë vetë dhe plagosur disa të tjerë, kanë raportuar mediat shtetërore. Njëri nga sulmuesit e ka aktivizuar eksplozivin në makinën e tij në një shesh qendror në Damask, pasi ishte rrethuar nga pjesëtarët e sigurisë. Dy makinat e tjera ishin shkatërruar nga forcat e sigurisë, duke shkaktuar eksplodim të tyre. Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren në Siri, po ashtu, ka raportuar për tri eksplodime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Afganistan: Talibanët i kanë vrarë 13 luftëtarë proqeveritarë

Posted: 02 Jul 2017 01:41 AM PDT

Militantët talibanë i kanë sulmuar pjesëtarët e një milicie lokale, me ç'rast i kanë vrarë 13 luftëtarë proqeveritarë, ka thënë sot një zyrtar afgan. Forcat lokale proqeveritare ishin sulmuar në rajonin Çemtal në provincën veriore Balkh në Afganistan, ka thënë zyrtari lokal, Munir Ahmad Farhad. Personat e vrarë ishin pjesëtarë të milicisë lokale që ishte krijuar nën autoritetin e Ministrisë së brendshme afgane për ta mbrojtur rajonin nga kryengritësit. Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Njohja e ndërsjellë i kontribuon tolerancës ndërfetare

Posted: 02 Jul 2017 01:26 AM PDT

Simbolet fetare nuk paraqesin problem për shfaqjen e tyre në jetën publike në Maqedoni. Mosdurimin ndërfetar në momente të caktuara e ka iniciuar politika", është rezultati i anketës së realizuar nga Instituti ZIP, në katër komuna të Maqedonisë me përkatësi të përzier etnike dhe fetare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izrael: Ish-kryeministri u lirua para kohe nga burgu

Posted: 02 Jul 2017 01:25 AM PDT

Ish-kryeministri izraelit, Ehud Olmert, është liruar me kusht nga burgu, pasi aty i ka kaluar 16 muaj, lidhur me akuza për korrupsion dhe të tjera. Lirimi i sotëm i tij u bë pasi një bord për lirim me kusht konstatoi se ai duhet të lirohet për sjellje të mirë, meqë në burg i kaloi 16 muaj, nga dënimi i tërësishëm prej 27 muajve. Zoti Olmert nuk ka folur me gazetarë pasi u lirua nga burgu Masijah, afër kryeqytetit, Tel Aviv. Ehud Olmert, 71 vjeçar, që ishte kryeministër në periudhën 2006 – 2009, ishte në mesin e 8 ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve, të dënuar në mars të vitit 2014, në një rast korrupsioni me pasuri të patundhsme. Në shtator të vitit 2016 ai është dënuar me tetë muaj burg shtesë, lidhur me akuza se e kishte marrë një zarfë përplot me para të gatshme nga një biznesmen amerikan, në këmbim për përfitime politike gjatë mandatit të tij si kryetar i qytetit të Jerusalemit, në periudhën 1993 – 2003. Ehud Olmert gjithnjë është shprehur se është i pafajshëm, ndërsa akuzat kundër tij i ka vlerësuar si "gjueti brutale dhe e pamëshirshme e shtrigave". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paris: Bisedime për krizën e migrantëve në Itali

Posted: 02 Jul 2017 01:11 AM PDT

Ministrat e brendshëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, takohet sot në Paris për të diskutuar për "qasjen e koordinuar" për ta ndihmuar Italinë, që të ballafaqohet me numrin në rritje të migrantëve, të cilët arrijnë në portet e këtij vendi. Komisionari i lartë për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, tha mbrëmë se "ajo që po ndodhë para syve tanë në Itali është një përhapje e një tragjedie", dhe ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të angazhohet më tepër për ta ndihmuar Italinë që të ballafaqohet me numrin masiv të migrantëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kanë shprehur mbështetje për Italinë pas një takimi në Berlin. "Gjermania sigurisht se do ta ndihmoj Italinë që të ballafaqohet me këtë problem", tha Angela Merkel. Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 77 mijë migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, që është rritje prej 15% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Po ashtu, gjatë këtij udhëtimi të rrezikshëm në Detin Mesdhe, janë vrarë afro 1,800 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Raporti: Damasku goditet nga sulmi vetëvrasës, dhjetëra të vrarë

Posted: 02 Jul 2017 12:50 AM PDT

Disa persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmi i sotëm vetëvrasës në periferi të pjesës lindore të kryeqytetit Damask në Siri, ka raportuar Televizioni shtetëror sirian. Në raport theksohet se forcat e sigurisë i kanë ndalur tre sulmues vetëvrasës me makina-bomba, sot herët në mëngjes, ndërsa dy prej tyre kanë eksploduar në hyrje të qytetit. I treti ia doli të depërtoj në Damask dhe e aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pasi ishte rrethuar nga forcat e sigurisë, me ç'rast janë vrarë dhe plagosur disa vetë. Në këtë raport nuk jepet numri i saktë i personave të vrarë dhe të plagosur. Deri tash, sulmet e tilla ishin të rralla në kryeqytetin Damask.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now