“UNESCO shpall Hebronin trashëgimi palestineze; Izraeli reagon” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“UNESCO shpall Hebronin trashëgimi palestineze; Izraeli reagon” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


UNESCO shpall Hebronin trashëgimi palestineze; Izraeli reagon

Posted: 07 Jul 2017 09:30 AM PDT

UNESCO ka shpallur trashëgimi botërore palestineze Qytetin e Vjetër të Hebronit dhe Varrin e Patriarkëve në Bregun e pushtuar Perëndimor. Rezoluta e miratuar nga një komitet i agjencisë për kulturë të Kombeve të Bashkuara po ashtu i vë ato në listën e lokacioneve që konsiderohen "në rrezik". Varri i Patriarkëve, i njohur edhe si Xhamia e Ibrahimit, nderohet nga hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si varr i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Ai është vendi i dytë më i shenjtë në judaizëm dhe i katërti në islam. Në Qytetin e Vjetër të Hebronit jetojnë mbi 200,000 palestinezë dhe disa qindra izraelitë. Kryeministri i Izraelit, Benjmanin Netanyahu, tha se vendimi i UNESCO-s është "një iluzion", ndërsa Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi atë si "sukses të diplomacisë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përfundojnë pa marrëveshje bisedimet për ribashkimin e Qipros

Posted: 07 Jul 2017 09:00 AM PDT

Rrethi i fundit i bisedimeve për ribashkimin e Qipros përfundoi pa marrëveshje. Komunitetet e Qipros Greke dhe Qipros Turke janë ndarë që nga shpërthimi i konfliktit më 1974. Dy zonat i ndan një vijë që administrohet nga Kombet e Bashkuara. Bisedimet në Zvicër, të cilat kanë nisur qysh në janar, janë parë si shans i mirë për ribashkimin e Qipros, por, pavarësisht disa shenjave të përparimit, ato përfunduan pa ndonjë marrëveshje. "Për fat të keq, marrëveshja nuk ishte e mundur. Konferenca është mbyllur pa zgjidhjen e këtij problemi afatgjatë dhe dramatik", tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Një nga pikat më të vështira ka qenë mundësia e qëndrimit të 30,000 trupave turke edhe pas ribashkimit. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se largimi i tyre "nuk vjen në diskutim" nëse Greqia nuk i heq 1,000 trupat e saj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet e koalicionit në Siri dhe Irak "vranë mbi 600 civilë"

Posted: 07 Jul 2017 08:05 AM PDT

Pentagoni bëri të ditur se sulmet e koalicionit ndërkombëtar, që udhëheq SHBA-ja në Siri dhe Irak, kanë vrarë 603 civilë, prejse ka nisur fushata ajrore kundër grupit militant Shteti Islamik, në vitin 2014. Raporti i Pentagonit, i lëshuar të premten, thotë se gati gjysma e këtyre civilëve janë vrarë në ose përreth qytetit Mosul të Irakut.  Vlerësimi i Pentagonit për vdekjet e civilëve në periudhën gusht 2014 - maj 2017 është shumë më i ulët se shifrat që kanë dhënë grupet monitoruese. Grupi Airwars ka thënë se së paku 4,354 civilë janë vrarë nga sulmet e koalicionit në të njëjtën periudhë kohore.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hamburg: Protestuesit u vënë zjarrin makinave

Posted: 07 Jul 2017 07:40 AM PDT

Disa makina janë djegur në Hamburg të Gjermanisë, teksa protestat kundër samitit të G20-ës po vazhdojnë për të dytën ditë me radhë. Policia gjermane ka arrestuar një numër të protestuesve anti-kapitalistë dhe me forcë ka larguar njerëzit nga rruga, të cilët po tentonin të krijonin bllokada. (Video: Reuters)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Specialja, gati për aktakuzat e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Posted: 07 Jul 2017 07:20 AM PDT

Dhomat e Specializuara për krime lufte mund të nisin punën me procedimin e rasteve të dyshuara. Nga data 06 korrik, është konfirmuar se këto dhoma mund të procedojnë edhe me arrestimet dhe gjykimet eventuale.  E njohur me emrin Gjykata Speciale për krime lufte, mandati i saj përkufizohet kryesisht në hetimet dhe gjykimet e rasteve të pretenduara të krimeve të luftës nga ana e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve, që përfshinë periudhën kohore nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000. Këto pretendime fillimisht ishin ngritur në raportin e senatorit zviceran, Dick Marty të prezantuar para Këshillit Evropian. Përfaqësuesit e kësaj Gjykate, thanë për Radion Evropa e Lirë se gjithçka është gati për fillimin e punës, por nuk kanë pranuar të flasin për detajet e tjera. Fillimi i punës së kësaj gjykate e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës. Joseph Hollerhead, ndihmës ekzekutiv i zëvendësprokurorit special, ka thënë se Prokurori Special, në disa raste ka deklaruar dhe përsëritë se nuk është profesionale, etike dhe as ligjërisht e qëndrueshme që ai t'i komentojë çështjet që kanë të bëjnë me hetimet që janë në vazhdimësi, apo që të komentojë për çështjet potenciale në të ardhmen që lidhen me mandatin e Prokurorit Special. Selia e Gjykatës është në Hagë të Holandës, kurse përbërja e saj është nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Ndërkohë, Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës tha për Radion Evropa e Lirë se Gjykata Speciale nga sot mund të funksionojë lirshëm dhe në bazë të rregullave dhe ligjeve e Kushtetutës së Kosovës. Ai tha se Gjykata Speciale, do të shihet si pengesa e fundit për progresin e domosdoshëm të shoqërisë dhe fuqisë politike të Kosovës. "Ne nuk e dimë se çka do të ndodhë sepse në këtë situatë nuk kemi emra potencialisht të dyshuar. A do të ndiqen penalisht të gjithë ata që përmenden në raportin e Dick Martyt, apo do të jenë njerëz tjerë, kjo mbetet për tu parë. Por, dyshimet se janë kryer vepra serioze kriminale gjatë periudhës së përmendur do të mund të pastrohen vetëm në gjykatë, për t'i mundësuar pastaj frymëmarrjen e lirshme Kosovës në arenën ndërkombëtare", tha Qorolli. Përfaqësuesit e Dhomave të Specializuara, kanë deklaruar se gjatë punës, një kujdes i veçantë do t'i kushtohet programit të mbrojtjes së dëshmitarëve. Ata kanë thënë se dëshmitarët do të jenë plotësisht anonim, të mbrojtur dhe të përkrahur nga gjykata. Profesori Qorolli thotë së në këtë drejtim, Gjykata duhet të ketë kujdes të shtuar pasi sipas tij, kjo çështje është shumë e rëndësishëm për gjithë procesin. "Mbrojta e dëshmitarëve do të jetë alfa dhe omega e funksionimit të kësaj gjykate dhe do të jetë stabiliteti mbi të gjitha ligjor i Kosovës dhe do të varet pastaj se kush do të jenë emrat të cilët do të akuzohen", tha Qorolli. Ai shton se në të ardhmen, në rast të provave, Gjykata mund t'i dënojë të njëjtit, por edhe t'i lirojë në rast se nuk ka prova të mjaftueshme. Megjithatë, Qorolli konsideron se dënimet eventuale, nuk duhet të shihen si dënime të luftës së UÇK-së, por si ndëshkime eventuale ndaj individëve. "Besoj që në mungesë të një sistemi komanduese të vet UÇK-së, dhe në mungesë të një zinxhiri tjetër operacional i cili ka funksionuar në kuadër të Shtabit të Përgjithshme të UÇK-së, do të mund të ketë vetëm individ të caktuar të cilët kanë mund potencialisht të kryejnë vepra dhe të kenë rënë ndesh më konventat e luftës dhe të Drejtën Ndërkombëtar Humanitare", tha Qorolli. Gjykata Speciale ka nxitur debate të ashpra në Kosovë, këto dy vitet e fundit. Përderisa një pjesë e spektrit politik e konsideron atë të padrejtë dhe të njëanshme, pasi që do të hetojë vetëm krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, pjesa tjetër e spektrit që ka mbështetur edhe ndryshimet ligjore e kushtetuese për punën e kësaj Gjykate, ka vlerësuar se me gjykimet që priten, nuk atakohet lufta e UÇK-së por individët.  Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës, tashmë në largim, ka ndarë mbi 1. 5 milionë euro në buxhetin e këtij viti, për t'u ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale. Kjo shumë, sipas Qeverisë, është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale. Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur. Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO-DPMNE po synon ta ‘paralizojë’ Kuvendin e Maqedonisë 

Posted: 07 Jul 2017 07:03 AM PDT

Njohësit e çështjeve politike paralajmërojnë se partia e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski po krijon mekanizma juridik për të bllokuar punën e Kuvendit. Partia e Gruevskit, VMRO-DPMNE, aktualisht në opozitë, nuk ka formuar një grup parlamentar, por dhjetë grupe të ndara me dhjetë koordinatorë të ndryshëm. Një veprim i tillë, nga VMRO-DPMNE, është arsyetuar se në këtë formë po i kontribuohet zhvillimit të debatit në institucionin ligjvënës. Nga Instituti për Demokraci, organizatë kjo e cila për më gjatë se tri vjet po monitoron punën e Kuvendit të Maqedonisë, sqarojnë se në bazë të rregullores së punës së Kuvendit, VMRO-DPMNE duke pas dhjetë koordinatorë të grupeve parlamentare, përmes paraqitjeve procedurale do të mund të bllokojnë me ditë të tëra, madje dhe javë, iniciativat e shumicës parlamentare, përmes ndërhyrjeve procedurale. Kjo formë e bllokadës, sipas këtij Instituti, po ndodhë në kohën kur Kuvendi duhet të kalojë ligjet me prioritet që ndërlidhen me proceset integruese, përkatësisht me planin e paralajmëruar nga Qeveria, të njohur si "plani 3-6-9" (plani tre mujor). Vlora Reçica nga Instituti Demokratik thotë se zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë mbetet ndryshimi i rregullores së punës së Kuvendit të Maqedonisë. "Ideja për pjesëmarrje më të madhe të deputetëve në diskutime, në parim është demokratike, por ajo do të arrihet me ndryshimin e rregullores së punës ku do të zgjatej koha për diskutim për të gjithë deputetët". "Duke gjykuar nga përvoja e mëhershme, që me formimin e grupeve parlamentare, koordinatorëve u mundësohet më shumë hapësirë për të diskutuar. Ka shumë gjasa që kjo mundësi të shfrytëzohet për të bllokuar punën e Kuvendit të Maqedonisë, veçanërisht gjatë periudhës kur duhet të realizohen reformat urgjente në më shumë lëmi", thotë Reçica. Ndryshe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski në paraqitjen e tij para një jave, menjëherë pas konferencës për shtyp të Prokurorisë Speciale Publike, e cila bëri të ditur se ditur se ka ngritur 18 aktpadi të reja, mbi bazën e të cilave ndiqen penalisht zyrtarët e lartë të VMRO-DPMNE-së, tha se po përfundon koha kur partia e tij dhe deputetët e kësaj partie do të sillen në mënyrë konstruktive. Njohësit e çështjeve politike thonë se bllokimi i punës së Kuvendit, më së paku do t'i sjellë diçka të mirë VMRO-DPMNE-së. "VMRO-DPMNE absolutisht si parti parlamentare, me bllokimin e punës së institucionit ligjvënës nuk do të fitojë asgjë, madje mendoj se do të dalë humbëse sepse qytetarët e Maqedonisë tanimë treguan se dinë të dënojnë politikat populiste dhe ata të cilët nuk punojnë në funksion të demokratizimit të institucioneve, por për interesa të ngushta të krerëve të kësaj partie", thotë Mitko Gaxhoski nga fakulteti i Shkencave Politike në Shkup. Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka theksuar se ai nuk mund ta pengojë formimin e 10 grupeve parlamentare, por kjo shkakton huti tek elektorati se për cilin grup parlamentar ata kanë votuar dhe kush në fakt prezanton interesat e tyre. Ndryshe, VMRO-DPMNE edhe pas konstituimit të Parlamentit për muaj të tërë nuk ka formuar grupin parlamentar. Ndërkohë që pikërisht debatet e tej zgjatura të deputetëve të kësaj partie, ishin shkak që prolongohej dhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit i cili u zgjodh në një atmosferë të tensionuar, pas çka pasuan dhe zhvillimet e dhunshme në Kuvend më 27 prill, kur një grup i protestuesve, përkrahës të partisë së Nikolla Gruevskit, u futën me forcë në Kuvend dhe ushtruan dhunë ndaj deputetëve të shumicës parlamentare dhe ndaj gazetarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konkurs për punësim në Radion Evropa e Lirë

Posted: 07 Jul 2017 06:03 AM PDT

Radio Evropa e Lirë kërkon gazetarë të medias digjitale. Klikoni vegëzat më poshtë për të mësuar më shumë rreth Njësive të Medias Digjitale të REL-it dhe aplikoni! ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX01-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX02-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX03-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX04-1701.html  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin u bën thirrje shteteve të G20-ës të bashkohen kundër terrorizmit 

Posted: 07 Jul 2017 06:00 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i bëri thirrje grupit të 20 vendeve më të industrializuara (G20) që të krijojë "një front të bashkuar anti-terrorist", ku Kombet e Bashkuara do të kishin rolin kryesor. Putin i bëri këto komente një një takim të organizatës BRICS në Hamburg, e cila përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën Jugore. "Rusia, vazhdimisht, ka rekomanduar krijimin e një front anti-terrorist, me OKB-në në rolin kryesor. Ne prapë do t'iu bëjmë thirrje partnerëve të G20-ës që t'i bashkojnë forcat në luftën kundër terrorizmit, të punojmë së bashku në neutralizimin e atyre kushteve politike, sociale, ekonomike dhe ideologjike, që favorizojnë terrorizmin dhe zgjerimin e tij", tha Putin. Takimi i vendeve të BRICS-it u zhvillua në margjina të samitit të G20-ës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kurt Volker, i dërguari i ri i SHBA-së për konfliktin në Ukrainë

Posted: 07 Jul 2017 05:29 AM PDT

Ish ambasadori i SHBA-së në NATO, Kurt Volker, është emëruar i dërguari special i SHBA-së për të necioguar rreth konfliktit në Ukrainë, kanë konfirmuar dy zyrtarë të Departamentit të Shtetit në SHBA. Sipas raportimeve Volker "do të kordinojë të gjitha përpjekjet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, për të sjellur një rezolutë rreth konfliktit i cili nisi pasi Rusia aneksoi paligjshëm Krimenë. I dërguari special Volker, do të shtyjë përpara mundësitë për zgjedhje të konfliktit, i cili nuk duket se do të përfundojë. Konflikti ka katër vite prej kur ka nisur. Më shumë se 10,000 persona janë vrarë dhe afër 2 milionë të tjerë janë shpërngulur nga vendbanimet e tyre pas luftimeve në mes të forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë. Volker do të përballet me ndihmësin e lartë të Putinit, Vladislav Surkov. Volker pritet t'i bashkohet sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson, gjatë një vizite në Kiev më 9 korrik. Tillerson do të takohet me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko dhe disa aktivistë të shoqërisë civile.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

Posted: 07 Jul 2017 05:20 AM PDT

Një video e lëshuar nga Qeveria gjermane tregon shtrëngimin e parë të duarve midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe presidentit rus, Vladimir Putin, në margjina të samitit të G20-ës në Hamburg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navalny lirohet nga burgu

Posted: 07 Jul 2017 04:54 AM PDT

Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u lirua nga një qendër paraburgimi në Moskë, pas 25 ditësh nën arrest administrativ. Lajmi u bë i ditur në mediat sociale nga zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh. Navalny është kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin, dhe është arrestuar në ditën kur ka organizuar protesta mbarëkombëtare kundër korrupsionit në Qeverinë ruse. Navalny ka planifikuar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Rusisë në vitin 2018, por është ndaluar nga autoritetet zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Moskë ka thënë se Navalny nuk mund të kandidojë pasi është gjetur fajtor për përvetësim dhe mashtrim, në muajin shkurt, dhe është dënuar me kusht. Navalny ka thënë se rasti kundër tij është i motivuar politikisht.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tkurret Shteti Islamik në Mosul

Posted: 07 Jul 2017 04:21 AM PDT

Forcat qeveritare në Irak kanë depërtuar në zonën e militantëve të Shtetit Islamik në Mosul, duke ua zvogëluar territorin edhe më shumë. Komandantët e ushtrisë kanë thënë se ekstremistët e Shtetit Islamik kanë përdorur bomba vetëvrasëse në tentimin e fundit për të ngadalësuar avancimin e forcave të mbështetura nga SHBA-ja. "Ata kanë pritur derisa forcat ushtarake të afrohen, dhe më pas kanë hedhur vetën në erë". Ata nuk kanë mundur të bëjnë më shumë se kaq", i ka thënë televizionit shtetëror, gjenerali i sektorit për luftimin e terrorizmit, Sami Aridhi. Komandantët irakinë kanë thënë se militantët e Shtetit Islamik kanë përfshirë edhe gra dhe fëmijë në betëjë, duke ngadalësuar veprimet e ushtarëvë për të liruar qytetin. "Në betejë janë duke luftuar edhe gra me fëmijët e tyre", ka thënë Aridhi. "Kjo po na bënë të hezitojmë në përdorimin e sulmeve ajrore". Nëse nuk do të kishim këtë problem, ne do të përfundonim operacionin brenda disa orëve", ka shtuar ai. Shteti Islamik e ka mbajtur nën kontroll qytetin e Mosulit nga viti 2004, duke e deklaruar këtë hapësirë si qendrën e "kalifatit" të tyre.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdojnë protestat në Hamburg

Posted: 07 Jul 2017 03:36 AM PDT

Protestuesit anti-kapitalist, për të dytën ditë me radhë janë përleshur me forcat policore në Hamburg të Gjermanisë, ku po mbahet samiti i G20-ës (grupit të vendeve më të industrializuara). Forcat e sigurisë kanë përdorur topa të ujit për të shpërndarë protestuesit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dhuna hedh hije mbi samitin e G20-ës

Posted: 07 Jul 2017 03:20 AM PDT

Dhunë e re ka shpërthyer të premten në Hamburg, derisa zhvillon punimet samiti i G20-ës, grupit të vendeve më të industrializuara. Autoritetet thanë se protestuesit kanë sulmuar një stacion të policisë, ndërsa u kanë vënë zjarrin disa makinave policore. Liderët e G20-ës bisedojnë sot dhe nesër për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. "Të gjithë i dimë sfidat e mëdha globale dhe të gjithë e dimë presionin e kohës. Andaj, zgjidhjet shpesh mund të bëhen vetëm nëse jemi të gatshëm për kompromis", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, si nikoqire e samitit. Në margjina të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve se udhëheqësit botërorë në samit nuk janë "as të verbër, as të shurdhër" ndaj trazirave në rrugët e Hamburgut. Policia, për të dytën ditë me radhë, ka përdorur topat e ujit kundër protestuesve të dhunshëm. Në dhunë po ashtu janë plagosur dhjetëra policë dhe protestues anti-kapitalistë. Zëdhënësi i policisë, Andy Grote, tha se 45 protestues janë arrestuar. Rreth 13,000 njerëz kanë protestuar të enjten, përfshirë rreth 1,000 anarkistë të maskuar dhe të veshur në të zeza. Policia tha se pret rreth 100,000 protestues të mblidhen sot dhe nesër. Autoritetet kanë shpërndarë rreth 20,000 policë për të ofruar siguri. Bisedimet e planifikuara midis Trumpit dhe Putinit janë të parat sy më sy prejse presidenti amerikan ka marrë detyrën në muajin janar. Dy liderët do të përpiqen të qetësojnë raportet e tensionuara dypalëshe për shkak të konflikteve në Siri dhe Ukrainë, si dhe ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Trump, vazhdimisht, ka bërë thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën, edhe pse administrata e tij, publikisht, ka vazhduar presionin mbi Rusinë, për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes për separatistët në lindje të Ukrainës. Të enjten, në një fjalim në Varshavë, Trump i ka bërë thirrje Rusisë "të ndalojë aktivitetet destabilizuese në Ukrainë dhe gjetkë", si dhe ka theksuar përkushtimin e Uashingtonit ndaj NATO-s, të cilën Putin, prej kohësh, e akuzon për rritje të tensioneve në lindje të Evropës. Trump, më herët, e ka vënë në pikëpyetje rëndësinë e NATO-s dhe përkushtimin e Uashingtonit ndaj kësaj aleance. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, u tha gazetarëve në Hamburg se fjalët e presidentit amerikan në Varshavë kanë qenë "çuditërisht premtuese". "Kemi pritur kohë të gjatë t'i dëgjojmë këto fjalë nga presidenti Trump. Por, shtrohet pyetja nëse ato kanë qenë incident apo politikë e re", tha Tusk. Trump, të enjten, ka takuar edhe kancelaren gjermane, Merkel, me të cilën ka diskutuar për Korenë e Veriut, Ukrainën, Lindjen e Mesme dhe ndryshimet klimatike. Përgatiti: Valona Tela

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Ushtria e Kosovës, parakusht për integrimet euroatlantike

Posted: 07 Jul 2017 02:56 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ceremoninë e diplomimit të 61 rekrutëve të FSK-së nga komunitetet joshumicë, tha se po punohet intensivisht për ta përfunduar procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës. "Në përputhje me rekomandimet e rishikimit të sektorit të sigurisë, në koordinim të plotë me partnerët tanë strategjikë, po punojmë për ta përfunduar transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovë, që nënkupton ndryshime të rëndësishme në mandatin, misioni dhe madhësinë e FSK-së", theksoi Thaçi. "Askush në Kosovë, në rajon apo edhe më gjerë, nuk duhet të shqetësohet për këtë proces të natyrshëm dhe të domosdoshëm. E them me bindje këtë gjë, sepse FSK-ja edhe sot nuk dallon shumë nga ushtritë e tjera", deklaroi ai. "Jam i sigurt se pas transformimit, ju pjesëtarë të të gjitha komuniteteve do të vazhdoni të shërbeni me dinjitet në interes të mbrojtjes së sovranitetit të Kosovës, të mbrojtjes së pronës dhe trashëgimisë suaj. Ju edhe sot po kontribuoni për ndërtimin dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe atij global", u shpreh presidenti Thaçi. Edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me këtë rast tha se diplomimi i 61 rekrutëve të rinj të FSK-së nga komunitetet joshuimicë është një hap shumë i rëndësishëm drejt realizimit të objektivave të FSK-së. Mbi 10 për qind e përbërjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nga komunitetet pakicë, përfshi pjesëtarë të komunitetit serb, boshnjak, rom, kroat e të tjerë. FSK-ja është forcë shumë-etnike dhe aktualisht ka këtë përbërje të komuniteteve: Komuniteti ashkali: 29 pjesëtarë ose 1.21% Komuniteti boshnjak: 43 pjesëtarë ose 1.79% Komuniteti kroat: 3 pjesëtarë ose 0.13% Komuniteti egjiptian: 13 pjesëtarë ose 54% Komuniteti goran: 2 pjesëtarë ose 0.08% Komuniteti rom: 2 pjesëtarë ose 0.08% Komuniteti serb: 45 pjesëtarë ose 1.88 % Komuniteti turk: 49 pjesëtarë ose 2.04 % Komuniteti maqedonas: 1 pjesëtar ose 0.04%

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lavrov: Propozimi i SHBA-së për bashkëpunim në Siri, "hap në drejtimin e duhur"

Posted: 07 Jul 2017 02:35 AM PDT

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavror, ka thënë se propozimi i Uashingtonit për bashkëpunim në Siri është "hap në drejtimin e duhur", duke shtuar se duhen informacione shtesë rreth propozimit të SHBA-së "për krijimin e zonave të ndalim - fluturimit". "Ndonëse ne kemi shtruar pyetje, nuk kemi marrë ndonjë përgjigje se çka është parashikuar me "krijimin e zonave të ndalim - fluturimit", pasi ne nuk kemi biseduar për këtë çështje më parë", ka thënë Lavrov gjatë një vizite në Paris. Rusia është duke shtyrë përpara një plan me Iranin dhe Turqinë për krijimin e katër "zonave të sigurta", në të cilat janë të ndaluara sulmet ajrore. Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson ka thënë se Amerika "është e gatshme për mundësinë e krjimit të ndonjë marrëveshje me Rusinë për të siguruar stabilitet, duke përfshirë zonat e ndalim - fluturimit". Tillerson i ka bërë këto deklarata para takimit të parë mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, i cili do të zhvillohet sot, në margjina të samitit G20 në Hamburg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Iran: Arrestohen 21 persona të dyshuar për terrorizëm

Posted: 07 Jul 2017 01:59 AM PDT

Autoritetet zyrtare të Iranit kanë thënë se forcat e sigurisë kanë arrestuar 21 persona të dyshuar si ekstremistë të Shtetit Islamik, në verilindje të qytetit Mashhad. Zëvendës prokurori i përgjithshëm i Mashhadit, Hassan Heidari, ka thënë se disa nga të arrestuarit janë iranianë, ndërsa të tjerët janë afganë që kanë hyrë në Iran me "dokumente false". Heidari është cituar nga mediat iraniane të ketë thënë se disa nga të arrestuarit kanë qenë pjesëmarrës në "aksione terroriste" jashtë Iranit. Arrestimet kanë ndodhur pas sulmeve në parlamentin e Iranit dhe tempullin e Ayatollah Khomeinit, më 7 qershor. Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme. Në kohën e fundit, autoritetet iraniane kanë thënë të kenë arrestuar qindra "terroristë" të lidhur me Shtetin Islamik dhe grupe të tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nisin protesta të reja në Hamburg

Posted: 07 Jul 2017 01:22 AM PDT

Kanë nisur përplasje të reja në Hamburg gjatë ditës së sotme, kur fillon samiti G20. Përplasjet e dhunshme vazhduan edhe sot në mes të policëve dhe protestuesve antikapitalistë, pasi sipas autoriteteve, protestuesit kanë sulmuar një stacion policor dhe kanë djegur disa vetura të policisë. Policia ka tentuar që të shpërndajë protestuesit duke hedhur topa uji derisa disa persona që protestonin kanë thyer gjëra, dhe kanë djegur vetura të policisë. Qindra persona janë lënduar nga të dyja anët, prej fillimit të protestave më 6 korrik. Disa protestues kanë bërtitur "Ne jemi paqësorë. Kush jeni ju?", derisa policia i ka tërhequr me forcë disa persona nga protesta. Policia federale e Gjermanisë ka njoftuar përmes Twitterit se "kanë planfikuar operacione kundër protestuesve të dhunshëm". Përleshjet shpërthyen derisa liderët e vendeve më të industrializuara në botë, u mblodhën në samit do të diskutojnë më 7-8 korrik për çëshje të ndryshme, përfshirë tregtinë dhe ndryshimet klimatike. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean - Claude Juncker u ka thënë gazetarëve, se liderët botërorë nuk kanë qenë "të verbër apo të shurdhër" për të mos kuptuar se çka po ndodh në rrugët e Hamburgut. Gjatë ditës së sotme do të takohen për herë të parë presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jae-in i gatshëm të takohet me Kim Jong Un

Posted: 07 Jul 2017 12:50 AM PDT

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in, ka thënë se ai është i gatshëm të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, duke tentuar të ulin tensionet pas testimit të suksesshëm të një rakete balistike interkontinentale nga Koreja Veriore. Gjatë një fjalimi para nisjes së samitit G20, presidenti jugkorean ka propozuar që të bashkohen familjet e ndara gjatë luftës nga dy pjesët e Koresë, të ndalohen veprimet armiqësore në kufirin mes dy vendeve, si dhe të bashkëpunojnë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2018 që mbahen në Korenë Jugore. Koreja Jugore është duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera rreth ndëshkimit të Koresë Veriore për testimin e raketes balistike interkontinentale më 4 korrik, e cila ka shkelur rezolutën e OKB-së. Nuk është bërë e ditur nëse Koreja Veriore do të pranojë propozimin e Moon-it. Pas testimit të raketës, Kim ka thënë se ai nuk do të negociojë kurrë për programin e armëve bërthamore të Koresë Veriore, derisa SHBA të heqë dorë nga politikat e saj armiqësore ndaj vendit të tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rreth 2 miliardë euro jashtë sistemit bankar të Kosovës

Posted: 07 Jul 2017 12:36 AM PDT

Shuma e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar të Kosovës, nga njohës të çështjeve bankare, konsiderohet të jetë mjaftë e lartë. Sipas përllogaritjeve të tyre dhe hulumtimeve të bëra nga mekanizmat financiarë vendorë dhe ndërkombëtarë, këto mjete mund ta arrijnë shifrën e rreth 2 miliardë euro. Ekonomia joformale, sipas Qeverisë së Kosovës, por edhe institucioneve financiare ndërkombëtare, është thënë të jetë deri në 35 për qind.  Ata patën deklaruar se 400 deri në 500 milionë euro nuk arkëtohen gjatë vitit nga arka e shtetit. Profesori i lëndës Analiza Ekonomike e së Drejtës, në Fakultetin Juridik, Mejdi Bektashi, thotë për Radion Evropa e Lirë se pasojat e mbajtjes së parave jashtë sistemit bankar janë të mëdha. "Qarkullimi i parave të gatshme që nuk kalojnë nëpër kanalet legale në Kosovë është mjaft i lartë. Në radhë të parë kjo ndodh për shkak të ekzistimit të ekonomisë në të zezë, e cila tek ne është mjaft e lartë dhe sipas disa studimeve ndërkombëtare llogaritet të jetë diku rreth 30 deri në 35 për qind të vlerës së bruto produktit vendor ose shndërruar në vlera absolute llogaritet të jetë diku rreth 2 miliardë". "Pasojat janë të larta duke filluar nga zvogëlimi i buxhetit, sepse kur paraja nuk kalon në sistemin e fiskalizimit nuk paguhet tatimi mbi vlerën e shtuar si dhe të gjitha taksat tjera", thekson Bektashi. Shumë biznese në Kosovë vazhdojnë t'iu shmangen obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, njëherësh çrregullim të tregut të lirë kosovar, thonë ekspertë të fushës. Në këtë rast përmes ekonomisë informale, thekson Bektashi, po goditet edhe buxheti i vendit edhe standardin jetësor i çdo qytetari të Kosovës. "Arsyet për ekzistimin e kësaj ekonomie që ndërlidhet me përdorimin e parave të gatshme janë të ndryshme, duke filluar nga mosfunksionimi efikas i sistemit tatimor, që nënkupton mosfiskalizimin e plotë të sistemit të pagesave, pastaj traditës për të pagur me para me 'cash' dhe zhvillimit jo të mjaftueshëm të sistemit elektronik të pagesave, që viteve të fundit ka një zhvillim, por që në raport me vendet e zhvilluara është larg dëshirave", thotë Bektashi. Në anën tjetër, Milazim Abazi, njohës i sistemit bankar, thotë se krahasuar me vitet e kaluara Kosova ka arritur të disiplinojë qarkullimin e parasë, por ende ka raste të qarkullimit të parasë jashtë sistemit bankar. Ai shton se qarkullimi i parave jashtë sistemit bankar është i dëmshëm për ekonominë në përgjithësi. "Vet qytetarët duhet të vetëdijesohen që përdorimi i parasë 'cash' është i rrezikshëm edhe për atë që i pranon edhe ai që paguan, pasi që përballohet me rreziqe të shumta, siç janë para të dyshimta, para false dhe para nga krimi i organizuar", thotë Abazi. Ndërkohë, brenda sistemit bankar, sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore thuhet se asetet e sektorit bankar në mars të këtij viti kanë shënuar rritje vjetore prej 8.0 për qind, duke arritur në 3.67 miliardë euro. Rreth dy milionë llogaritet të jetë numri i klientëve në dhjetë bankat komerciale në Kosovë. Sektori financiar dhe bankar në Kosovë, pothuajse është sektori i vetëm që për çdo vit rezulton me performancë të qëndrueshme dhe stabile. Aktiviteti i bankave komerciale, si një nga sektorët më profitabil në Kosovë, dominohet nga kreditë, afati i maturimit të të cilave mund të jetë deri në 15 vjet, varësisht nga lloji i kredisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now