“Trump: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin me Putinin” plus 13 more Radio Evropa e Lirë

“Trump: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin me Putinin” plus 13 more Radio Evropa e Lirë


Trump: Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin me Putinin

Posted: 09 Jul 2017 09:39 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thotë se në takimin e tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjatë samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, më herët këtë javë, nuk është diskutuar për sanksione. "Sanksionet nuk janë diskutuar në takimin tim me presidentin Putin", ka shkruar sot Trump në rrjetin Twitter. "Asgjë nuk do të bëhet derisa problemet në Ukainë dhe Siri të zgjidhen", thotë Trump. Putin dhe Trump janë takuar për të parën herë ballë për ballë gjatë samitit G20 në Hamburg. Derisa Trump disa herë ka bërë thirrje për përmirësim të raporteve me Moskën, administrata e tij ka vazhduar që publikisht të mbajë presion ndaj Rusisë, përfshirë edhe sanksionet, për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës dhe mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të këtij vendi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri i Irakut ka shpallur fitore kundër IS-it dhe çlirimin e Mosulit

Posted: 09 Jul 2017 08:11 AM PDT

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, i ka uruar forcat e armatosura të vendit të tij për betejën triumfuese tetëmujore për çlirimin e qytetit Mosul nga okupimi trevjeçar i militantëve të Shtetit Islamik (IS). "Komandanti i forcave të armatosura, Haider al-Abadi, ka arritur në qytetin e çliruar në Mosul dhe i ka uruar luftëtarët heroikë dhe popullin e Irakut për fitoren e madhe", ka njoftuar sot kryeministria e Irakut. Në një fotografi të publikuar në rrjetin Twitter shihet kryeministri Abadi i veshur në uniformë të zezë ushtarake dhe me kapelë, derisa arriti në Mosul për ta shpallur rimarrjen e kontrollit në këtë qytet. Operacioni për Mosulin ishte lansuar në muajin tetor të vitit të kaluar nga forcat ushtarake irakiane, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Sipas Kombeve të Bashkuara, gjatë betejës për Mosul, që është qyteti më i madh të cilin e kanë kontrolluar militantët, janë vrarë mijëra civilë dhe afro një milion njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se derisa beteja kryesore për Mosulin ka përfunduar, militantët ende mund të ndërmarrin sulme sporadike nga afërsia e qytetit, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, ende ka hapësira që i kontrollon. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon beteja për koalicione - Kush do ta formojë Qeverinë?

Posted: 09 Jul 2017 05:45 AM PDT

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, ka hapur mundësinë që brenda një muaji, të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko: Vizita e Tillersonit – sinjal i fuqishëm i mbështetjes amerikane

Posted: 09 Jul 2017 05:42 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Porshenko, tha sot se vizita në Kiev e sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, është sinjal "i fuqishëm" për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për vendin e tij.   Në konferencën e përbashkët për gazetarë në Kiev, pas bisedimeve të zhvilluara, të dy zyrtarët e lartë shpallën se i dërguari i ri amerikan për luftën në pjesën lindore të Ukrainës, Kurt Volker, do të qëndroj në Kiev për disa ditë, për shtytje të implementimit të Marrëveshjeve të Minskut për përfundimin e konfliktit. Sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me mungesën e progresit në implementimin e këtyre marrëveshjeve, që janë arritur para dy vitesh. Ai, po ashtu, e ka riafirmuar qëndrimin se Uashingtoni nuk do t'i tërheq sanksionet kundër Rusisë, derisa të ripëtrihet integriteti territorial i Ukrainës. Tillerson tha se ripërtritja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës është "qëllim primar i Shteteve të Bashkuara". Ai ka kërkuar që Kievi t'i vazhdoj "reformat ekonomike dhe ato kundër korrupsionit". Prej vitit 2014, nga lufta në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 10 mijë vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Steinmeier: Pamje shokuese në Hamburg

Posted: 09 Jul 2017 04:53 AM PDT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka mbrojtur vendimin e saj që samiti i grupit G20 të mbahet në Hamburg, që është një qytet i banuar me popullatë të dendur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson: Ukraina të bëhet vend atraktiv për investitorët

Posted: 09 Jul 2017 03:57 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka arritur sot në Kiev të Ukrainës, për takime me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë. Kjo është vizita e tij e parë në Ukrainë prej se është në postin e sekretarit amerikan të shtetit. "Ukraina ka kaluar rrugë të gjatë", tha Tillerson me të arritur në Kiev dhe ka shtuar se "por ende duhet të bëjë më tepër". Në këtë kuadër ai theksoi se "e gjithë kjo është për ta siguruar të ardhmen e Ukrainës, duke e bërë atë vend atraktiv për investitorë, dhe për të qenë atraktiv për fqinjët evropianë". Në vizitën e tij në Ukrainë, zoti Tillerson shoqërohet nga Kurt Volker, ish-ambasador amerikan në NATO, i cili është emëruar si i dërguar special për negociata për implementimin e Marrëveshjeve të Minskut, lidhur me konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës. Presidenti Poroshenko e ka përshëndetur emërimin e zotit Volker duke e cilësuar si "të rëndësishëm dhe lëvizje në kohë të duhur në interes të përfundimit të agresionit rus dhe ripërtritjen e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gratë nga viset rurale, të "diskriminuara" në punësim

Posted: 09 Jul 2017 03:43 AM PDT

Mungesa e kopshteve për fëmijë në viset rurale në Maqedoni, bën që gratë ta kenë të vështirë gjetjen e një pune afatgjatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gazeta ruse raporton për ekzekutimin e 27-të vetëve në Çeçeni

Posted: 09 Jul 2017 02:18 AM PDT

E përditshmja ruse, Novaya Gazeta, duke i cituar dy burime të paidentifikuara, ka raportuar sot se forcat e sigurisë në Çeçeni, i kanë ekzekutuar 27 vetë në natën e 26 janarit. Sipas gazetës, viktimat ishin arrestuar në Çeçeni gjatë një serie të bastisjeve, që kishin filluar në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar. Mëtutje, në raport shkruan se këta persona kurrë nuk ishin burgosur dhe nuk kishte dokumente me shkrim për ta, por menjëherë ishin ekzekutuar. Një burim në Ministrinë e brendshme ia kishte dhënë gazetës emrat e viktimave, ndërsa gazetarët nuk ishin në gjendje ta gjejnë asnjerin prej tyre. "Të gjitha përpjekjet për të mësuar diçka lidhur me këta njerëz hasën në frikë të jashtëzakonshme nga ata që ne i pyetëm", ka shkruar gazeta. Në muajin prill, Novaya Gazeta, ka raportuar se dhjetëra homoseksualë ishin burgosur dhe keqtrajtuar në Çeçeni. Forcat e sigurisë në Çeçeni, të kontrolluara nga lideri, Ramzan Kadyrov, që ishte instaluar nga Rusia, janë akuzuar për shkelje të mëdha të të drejtave të njeriut për shumë vite, përfshirë rrëmbime, torturime dhe vrasje. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson për të parën herë zyrtarisht e viziton Ukrainën

Posted: 09 Jul 2017 02:00 AM PDT

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, sot pritet të arrijë në Kiev të Ukrainës, për të biseduar me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko. Kjo është vizita e parë zyrtare e zotit Tillerson në Ukrainë. Ky udhëtim i planifikuar po bëhet një ditë pas përfundimit të samitit të grupit G20 në Hamburg të Gjermanisë, ku Tillerson mori pjesë në takimin e parë ndërmjet presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin. Derisa presidenti Trump vlerësoi se ky takim ishte "i jashtëzakonshëm" dhe është shprehur në favor të lidhjeve më të mira me Moskën, administrata e tij i ka mbajtur sanksionet kundër Rusisë për shkak të anaksimit të Krimesë së Ukrainës në vitin 2014 dhe mbështetjes së separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, më herët ka thënë se gjatë qëndrimit në Kiev, zoti Tillerson do ta "riafirmoj përkushtimin e Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" dhe do ta inkurajoj Kievin për vazhdimin e implementimit të reformave për forcimin e "ripërtritjes ekonomike, politike dhe ushtarake".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja Veriore: I tërhiqet vërejtja SHBA-ve që të mos “provokojnë”

Posted: 09 Jul 2017 01:43 AM PDT

Mediat shtetërore të Koresë Veriore u kanë tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara kundër "provokimeve të pamatura ushtarake" lidhur me tensionet për programet e armatimit atomik dhe raketave balistike të Phenianit. Gazeta e partisë në pushtet, Rodong Sinmun, sot e ka publikuar një koment ku thotë se Shtetet e Bashkuara "po vazhdojnë me rrezik të luftës atomike në gadishull në pikën kulmore". Ky koment u bë një ditë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore kanë ndërmarrë ushtrime të rralla të sulmeve të simuluara me zjarr të vërtetë kundër baterive raketore të "armikut". Gjatë këtij ushtrimi ushtarak, bombarduesit amerikanë të tipit B-1B fluturuan afër kufirit të fortifikuar ndërmjet Koresë Jugore dhe asaj Veriore, dhe kanë hedhur bomba prej 900 kilogramësh. Gazeta e përmendur verikoreane ka komentuar se ushtrimi ishte "gambit i rrezikshëm ushtarak luftënxitës, që përpiqet ta ndezë fitilin e luftës atomike në gadishull".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Havai: Përsëritet kërkesa për kufizimin e ndalesës së udhëtimit

Posted: 09 Jul 2017 01:24 AM PDT

Shteti amerikan, Havai, e ka bërë edhe një kërkesë tjetër për ta kufizua ndalesën e përkohshme të presidentit, Donald Trump, pasi një gjykatë ka vendosur se ky shtet ka ndërmarrë qasje të gabuar procedurale në kundërshtimin e politikës së administratës më herët këtë javë. Prokurori i përgjithshëm i Havait ka kërkuar nga një gjyqtar në Honolulu të premten vonë, që ta publikojë një urdhër gjyqësor me të cilin lejohen gjyshërit dhe anëtarët e tjerë të familjeve, të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara. Muajin e kaluar, Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka lejuar që të vazhdoj ndalesa e udhëtimit me një përfshirje të kufizuar, duke thënë se nuk do të zbatohet te ndokush që ka marrëdhëne të vërteta me një person ose entitet në Shtetet e Bashkuara. Administrata Trump këtë vendim e ka interpretuar në mënyrë të kufizuar dhe ka lejuar vetëm udhëtimin e farefisit më të afërt nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, siç janë prindërit, bashkëshortja ose bashkëshorti, dhe fëmijët, ndërsa nuk ka lejuar hyrjen e atyre që kanë farefis më të largët në Amerikë, siç janë gjyshërit apo gjyshet dhe kushërinjtë. Më herët këtë javë, Havai ka kërkuar nga një gjyqtar në Honolulu për urdhër gjyqësor me të cilin do të qartësohej vendimi i Gjykatës Supreme për lejimin e gjyshërve apo gjysheve në Shtetet e Bashkuara. Por, kjo gjykatë tha se gjykatat më të ulëta nuk kanë autoritet për ta qartësuar opinionin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Pardje, një gjykatë e apelit tha se kjo gjykatë mund ta publikoj një direktivë kundër politikës së Trumpit në të ardhmen, nëse qeveria amerikane e zbaton gabimisht vendimin e Gjykatës Supreme, për ndonjë person ose entitet të caktuar, që është prekur nga ndalesa e përkohshme e udhëtimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Miliona dollarë ndihma për katër shtete

Posted: 09 Jul 2017 01:02 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë shpallur një ndihmë prej 630 milionë dollarësh për Jemenin, Somalinë, Sudanin Jugor dhe Nigerinë. Kjo shpallje u bë dje derisa presidenti amerikan, Donald Trump, mori pjesë në samitin G20 në Hamburg të Gjermanisë. Derisa Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh botëror humanitar, propozimi i zotit Trump për shkurtimin e ndihmës së jashtme për më tepër se 30%, ka shkaktuar shqetësim të gjërë. Ndihma totale humanitare amerikane për këto katër vende, ku Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më tepër se 30 milionë njerëzve urgjentisht u duhet ushqimi, tash është më tepër se 1.8 miliardë dollarë këtë vit fiskal, ka njoftuar Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Dhjetëra milionë njerëz në Jemen, Somali, Sudanin Jugor dhe Nigeri, ballafaqohen me uri për shkak të konflikteve të atjeshme. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografitë e javës

Posted: 09 Jul 2017 12:50 AM PDT

Radio Evropa e Lirë sjell Fotogalerinë e javës me imazhet më të veçanta nga ngjarjet e javës që po lëmë pas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Cilat profile po i kërkon tregu i punës në Kosovë?

Posted: 08 Jul 2017 11:42 PM PDT

Fakulteti i Edukimit, pasuar nga Fakulteti Ekonomik, Juridik dhe Fakulteti i Mjekësisë, vazhdojnë të jenë profilet më të preferuarat për të rinjtë në Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now