Tirana Observer: “Si është investuar BE-ja dhe Gjermania tek dyshja Vuçiç-Rama” plus 9 more

Tirana Observer: “Si është investuar BE-ja dhe Gjermania tek dyshja Vuçiç-Rama” plus 9 more


Si është investuar BE-ja dhe Gjermania tek dyshja Vuçiç-Rama

Posted: 07 Jul 2017 09:48 AM PDT

Nga Oliver Schmitt*

Në një samit në Selanik në vitin 2003 BE u kishte premtuar të ashtuquajturave shtete të Ballkanit perëndimor anëtarësim në aleancën europiane të shteteve. Si cak kohor përmendej viti shumë i diskutueshëm 2014. 100 vjet pas atentatit serb ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez, i cili ndezi Luftën e Parë Botërore, rajoni pritej të paqësohej përfundimisht. Por, shumë kriza të tjera larguan vëmendjen nga Ballkani perëndimor, i cili përfshinë ato pjesë të ish-Jugosllavisë, të cilat nuk janë pranuar në BE, si dhe Shqipërinë, e cila, me sa duket, për arsye më shumë praktike është përfshirë në këtë nocion.

Ndërkohë një kurorë e shteteve të Ballkanit anëtare të BE-së përthekon rajonin: Sllovenia dhe Kroacia (anëtare të BE-së nga viti 2004 përkatësisht 2013), Rumania dhe Bullgaria (nga viti 2007) dhe Greqia (nga viti 1981). Elementi i dytë kryesor i sistemit euroatlantik, NATO-ja, e ka zgjeruar madje ndikimin e vet duke pranuar Shqipërinë (2009) dhe Malin e Zi (2017), përkundër rezistencës së ashpër ruse.

Megjithatë, nëse shikojmë hartën, Ballkani perëndimor duket si një zonë e errët në mes të territorit të BE-së dhe NATO-s. Dezinteresimi i BE-së e ka hapur këtë rajon për ndikime të tjera. Rusia, Turqia, Arabia Saudite dhe shtete të tjera islamike, kohëve të fundit edhe Kina, por përpiqen ta plotësojnë boshllëkun strategjik. Ndërsa Rusia dhe Turqia instrumentalizojnë traditën imperiale dhe solidaritetin religjioz me ortodoksët e Ballkanit përkatësisht myslimanët e Ballkanit, Kina në këtë zonë ekonomikisht të dobët sheh pikën fundore të strategjisë së saj të Rrugës së Mëndafshit, e cila përfshinë edhe Greqinë me ekonomi të rrënuar.

Ky ndikim para portave të saj duhet ta shqetësojë BE-në; po ashtu Ballkani është bërë veçanërisht i rëndësishëm në kuptimin strategjik si zonë transitore për migrantë dhe refugjatë para së gjithash në vitin 2015. BE e di se ajo nuk është e vetmja që i cakton rregullat në Ballkan, se shumë politikanë që sundojnë në mënyrë autoritare në rajon me shkathtësi po e manipulojnë Brukselin në raport me Moskën, Ankaranë dhe akterë të tjerë dhe kështu ata po krijojnë hapësirë manovruese për vete.

Për këtë shkak qeveria gjermane më 2014 ka nisur të ashtuquajturin Proces i Berlinit, i cili bartet nga Austria, Franca dhe Italia. Synohet që të nxitet zhvillimi i Ballkanit Perëndimor në fushat e ekonomisë, infrastrukturës, shkencës dhe arsimit dhe rajoni të stabilizohet me synimim zyrtar të anëtarësimit të plotë në BE. Faktikisht të gjithë pjesëmarrësit janë të vetëdijshëm se shtetet përkatëse për një kohë të gjatë nuk do të jetë në gjendje për një hap të tillë. BE mbase nuk do ta përsëris gabimin si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë dhe premtimet e thjeshta për reforma t'i marrë si të mirëqena.

E qartë është po ashtu se ndërkohë po dominon pragmatizmi. Duke i pasur parasysh edhe çështjet e migracionit, stabiliteti konsiderohet më i rëndësishëm se më herët dhe çështjet klasike si sundimi i ligjit, liria e mediave dhe të drejtat civile kanë humbur rëndësinë. Të mbështetësh politikanë të pushtetshëm, të cilët shërbejnë si garant të stabilitetit, por në brendi mund të qeverisin të papenguar dhe në mënyrë autoritare, nuk është strategji e re e akterëve euroatlantikë. Kështu ka funksionuar gjatë politika e tyre në Kosovë. Duket se tani ky model po zgjerohet në mbarë rajonin.

Kjo nxit shumë pyetje. Sepse Aleksandër Vuçiqi, njeriu i pushtetshëm i Serbisë, nuk është vetëm në krye të një regjimi autoritar; edhe në kryeqytetet perëndimore me qejf harrohet se ai në vitet '90 ka qenë njëri nga propagandistët më të rëndësishëm të ultranacionalizmit serb. Ai tani bëhet sikur është penduar dhe meqë kanë nevojë për të, kjo bën jehonë edhe në diplomacinë perëndimore dhe në botën mediale perëndimore.

Sidomos Gjermania po llogarit në Serbinë dhe po e shpërblen bash atë shtet, i cili nga fundi i shekullit '20 i ka mbuluar shumicën e atyre shteteve me luftëra, të cilat në procesin e Berlinit pritet të shtyhen të bashkëpunojnë ngushtë me Serbinë.

Për të kompensuar këtë dhe për ta qetësuar elementin shqiptar, i cili është më dinamiku në një rajon që po plaket, kryeqytetet perëndimore po përpiqen ta afrojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili së fundi u rizgjodh me një shumicë të madhe. Nga Rama pritet që si udhëheqës i «shtetit amë» të mbrojë interesat e shqiptarëve të shpërndarë në shtetet e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Por, si Vuçiqi edhe Rama nuk është demokrat i pastër. Ai po ashtu vazhdimisht duhet të arsyetohet kundër supozimeve se nuk po vepron në mënyrë energjike kundër mbjelljes dhe shitjes së drogës, një biznes që po lulëzon.

Me qasjen etnizuese rreth dyshes Vuçiq-Rama BE ka krijuar grupe klienteliste. Kjo është problematike sidomos në rastin e shqiptarëve. Në Prishtinë janë të shqetësuar dhe të zemëruar që Serbia dhe Shqipëria po i rregullojnë çështjet e Kosovës, pa e konsultuar Kosovën. Edhe ndërhyrja e Ramës në politikën e brendshme të Maqedonisë, ku i bashkoi partitë shqiptare në një aleancë, nuk është joproblematike. Si Vuçiqi ashtu edhe Rama nuk ngurrojnë të lëshohen në parulla dhe aksione nacionaliste. Kush i mbështet ata në mënyrë të njëanshme, mund të blejë stabilitet, por me çmim të lartë.

Sepse kështu as Serbia, as Shqipëria nuk do të zhvillohen si shoqëri të lira e demokratike, të cilat me ndërgjegje të pastër mund të pranohen në BE. Nëse vazhdohet me mbështetjen e njëanshme të modeleve autoritare politike, atëherë Serbia dhe Shqipëria dhe shtetet e tjera do të shndërrohen në rezervate politike të shpopulluara para portave të BE-së. Ikja sidomos e personave të kualifikuar është që tani tepër e lartë.

Pragmatizmi i BE-së është deri diku pasojë e dëshpërimit që edhe pas një çerek shekulli të diplomacisë intensive, ndërmjetësimit ndërkombëtar në Bosnjë dhe Kosovë dhe donacioneve jashtëzakonisht të mëdha rajoni është në një gjendje të nderë në aspektin politik dhe ekonomik. Përballë këtij sfondi të zymtë duhet të përmendet një shembull, i cili, përkundër të gjitha vështirësve, shquhet pozitivisht.

Maqedonia, një vend me dy milionë banorë dhe me një popullsi etnikisht mjaft të përzier, qëmoti konsiderohet si shtet kyç i Ballkanit, më pak për shkak të fuqisë ekonomike dhe më shumë për shkak të pozitës gjeostrategjike. Pas konfliktit disamujor partia nacionaliste VMRO e ish-kryeministrit autoritar dhe të përkrahur nga Rusia, Nikolla Gruevski, ia ka dorëzuar pushtetin një koalicioni të përbërë nga socialistët dhe partitë shqiptare. Kësisoj pas zgjedhjeve demokratike u arrit ndërrimi i pushtetit.

BE kishte punuar në këtë drejtim; por vendimtar ishte ndikimi i SHBA-së, ndërsa Rusia mbeti duarthatë. Gruevski është përpjekur së paku dy herë të provokojë konflikte ndëretnike, së fundi me rastin e sulmit të përkrahësve të tij ndaj parlamentit në fund të prillit 2017. Por, qytetarët, maqedonas dhe shqiptarë, qëndruan të qetë dhe nuk pranuan të urrejnë të tjerët. Më parë kundër qeverisë së Gruevskit ishte krijuar një levizje masive paqësore e qytetarëve, të cilët në tubime i lidhnin flamujt maqedonas dhe shqiptar. Ndonëse ende ekzistojnë forca nacionaliste, dëshira e njerëzve në Maqedoni për të jetuar në qetësi me gjasë është më e madhe.

Zhvillimi i Maqedonisë nuk varet vetëm nga harmonia e brendshme ndëretnike, të cilën qeveria e re e përfaqëson më fuqishëm se ajo e mëparshmja. Shtetet fqinje, para së gjithash anëtaret e BE-së Greqia dhe Bullgaria, kanë ndikim të madh. Greqia për shkak se qe më shumë se 25 vjet bllokon pranimin e Maqedonisë në NATO dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE për shkak të konfliktit mbi emrin e shtetit. Bullgaria, ndërkaq, e pranon Maqedoninë si shtet, por shumë bullgarë i shohin maqedonasit si pjesë të kombit bullgar.

Qeveria e Zaevit po përpiqet të ulë tensionet, siç sinjalizojnë vizitat në Athinë dhe Sofje. Sidomos Greqia do të duhej të çlirohej nga ngurtësia e saj në politikën rajonale dhe të bëhet akter konstruktiv. BE do të duhej ta përkrahte dukshëm këtë shtendosje në Ballkanin jugor dhe shoqërinë civile maqedonase. Kështu ajo do t'i jepte fund edhe lojërave për ndryshimin e kufijve. Maqedonia tregon se Ballkani nuk duhet t'u dorëzohet njerëzve të pushtetshëm, nëse synohet të zhvillohet demokracia.

*Oliver Jens Schmitt është profesor i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Ky tekst u botua në gazetën Neue Zürcher Zeitung

Rama do takohet me zëvendësin e Trump-it?

Posted: 07 Jul 2017 09:13 AM PDT

Vizita e zv/presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Majk Pens, i cili më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut, me të cilën do të kryesojë Republika e Maqedonisë, është konfirmim për përkushtimin e Uashingtonit në rajon, deklaroi ambasadori amerikan Xhes Bejli.

"Vizita e zv/presidentit Pens është para së gjithash me qëllim që të flasë me partnerët dhe aleatët nga rajoni për përkushtimin e SHBA-së në këtë rajon. Mendoj se do të dëgjojmë porosi në atë temë. Ky është qëllimi esencial i vizitës. Karta e Adriatikut në të cilin SHBA-ja është pjesë përmes Republikës së Maqedonisë dhe anëtareve tjera rajonale është forum i shkëlqyer në të cilin ai do të mund të flasë dhe të njihet me liderët e rajonit", tha Bejli në pyetjen e gazetarëve pas dërgimit të kontingjentit të ARM-së në stërvitjen ndërkombëtare "Sajber Gardian 2017".

Diplomati amerikan vlerësoi se Karta e Adriatikut funksionon si një forum i rëndësishëm i cili punon në anëtarësimin në NATO të anëtareve të Kartës, por edhe si forum për siguri rajonale.

"Këtë pyetje para së gjithash do ta kisha shtruar deri te anëtarët e tjerë të Kartës, por është e qartë se kjo është një organizatë e rëndësishme. Tre nga anëtarët e Kartës së Adriatikut tani janë anëtarë të NATO-s dhe shpresoj se edhe të tjerët do të shkojnë në drejtimin e njëjtë. Kjo nuk ka ndodhur çdoherë me shpejtësinë të cilën të gjithë do të donim ta shihnim, por Karta mbetet jo çdoherë si forum i cili punon  në anëtarësimin në NATO, por edhe forum për siguri rajonale. Ka vende vëzhguese, vende anëtare dhe Karta është forum i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe bashkëpunim", tha Bejli.

Zv/presidenti i SHBA-së, Majk Pens, më 2 gusht në Podgoricë do të marrë pjesë në takimin e përfaqësuesve të lartë të vendeve-anëtare dhe të vendeve vëzhguese të Kartës së Adriatikut, kryesues i të cilit këtë vit është Republika e Maqedonisë.

Maqedonia, së bashku me Shqipërinë, Kroacinë, Malin e Zi është anëtare e Kartës së Adriatikut, ndërsa Serbia, Kosova dhe Sllovenia kanë status të vendeve vëzhguese në grup.

Grupi i Kartës së Adriatikut është formuar nën mbështetje të SHBA-së në vitin 2003 dhe ka për qëllim t'i koordinojë aktivitetet për mbështetjen e vendeve aspirante për anëtarësim në NATO.

Pas Joe Biden ish-zv/president në kohën e Obamës , Mike Pence është i dyti zyrtar i lartë, por i qeverisë Trump që zbret në Ballkan.

Afërmendsh që kjo tregon rëndësinë e Ballkanit në strategjinë e SHBA-ve, dhe ballafaqimeve të saj me Rusinë në glob. Parashikohen takime të tij  me krerët e shteteve dhe qeverive të rajonit. Me siguri Shqipërinë do e përfaqësoj kryeministri Rama, i konfirmuar në zgjedhjet e 25 qershorit, dhe as presidenti Nishani që ka ditët e fundit të mandatit.

10 gjërat që meshkujt simpatizojnë fshehurazi te femrat dhe 10 gjërat urrejnë

Posted: 07 Jul 2017 09:00 AM PDT

Ndonëse meshkujt nuk mund të jenë gjithnjë romantikë, ata kanë disa gjëra të cilat i bëjnë, por që femrat nuk kanë dijeni. Për shkak se meshkujt duan të duket gjithnjë si gjinia e fortë dhe që nuk u bëjnë përshtypje shumë gjëra, ata preferojnë ta mbajnë të fshehtë vëmendjen që u kushtojnë disa gjërave të vogla te femrat.

1. Aroma. Çdo njeri ka aromën e tij karakteristike që është e pavarur nga parfumet, era e shampos apo solucioneve të tjera. Te femrat kjo aromë është një nga elementët që tërheq më tepër meshkujt dhe që i bën për vete.

2. Flokët e lagura. Ndonësepër vajzat flokët e lagura janë një problem për të cilin duhet të kujdesen, për meshkujt ato janë një aspekt që i bën për vete dhe i nxit fantazi të shumta. Për më tepër lidhen me freskinë dhe gjërat e bukura që vijnë pas dushit.

3. Bluzat e gjera. Meshkujt i adhurojnë vajzat që veshin bluzat apo këmishat e tyre gjatë natës që kalojnë te ta. Është një ndjesi intimiteti që i bën të ndihen të sigurt për lidhjen me vajzën në fjalë.

4. Qukat. E çuditshme, por e vërtetë, meshkujt i preferojnë shumë femrat që kanë quka, pasi mendojnë se ato janë shumë të adhurueshme. Ndonëse femrat përpiqen t'i fshehin qukat, meshkujt po rebelohen dhe kërkojnë t'i shohin ato më shumë te partneret e tyre.

5. Frymëmarrja e afërt. Meshkujt çmenden kur femrat marrin frymë pranë qafës së tyre. Disa njerëz mund ta cilësojnë këtë si 'të bezdisshme' dhe si 'të pamundur për të fjetur', por shumica e djemve mendojnë se kjo është diçka shumë e bukur dhe pse jo tërheqëse.

6. Përqafimet. Njëfenomen shumë i përhapur së fundmi, bëhet fjalë më tepër për përqafimet në shtrat dhe për afërsinë e intimitetin e krijuar në çift sesa për përqafimet në përgjithësi. Megjithëse pretendohet se femrat i pëlqejnë më shumë 'përkëdheljet' në shtrat, meshkujt nuk mbeten më pas.

7. Gjërat që bëhen në shtrat, mbeten në shtrat. Shumë femra ndrydhen me idenë se nëse veprojnë në një farë mënyre në shtrat, atëherë ato do të paragjykohen. Por rezulton e kundërta, meshkujt i pëlqejnë shumë femrat aktive në shtrat dhe nuk e kanë aspak kompleksin e gjërave të çuditshme.

8. Të qeshurën e përmbajtur. Meshkujt mendojnë se është shumë bukur kur vajzat qeshin në një mënyrë të veçantë, për më tepër kur janë vetë djemtë atë që kanë shkaktuar buzëqeshjen apo kanë thënë batutën.

9. Kur flirtojnë. Nuk është diçka që ndodh zakonisht, por meshkujve u pëlqen shumë kur femrat flirtojnë me ta ose kur i shohin në një mënyrë që i tregon se i dëshirojnë ata. Nga kjo kuptohet se edhe meshkujt kujdesen për veten që të jenë të pëlqyeshëm dhe për femrat që i shohin rastësisht.

10. Kafshimi i buzës. Nëse ju duhet të bindni ndonjë djalë për çdo gjë, mjafton të kafshoni paksa buzën tuaj të poshtme dhe ai do të jetë i gatshëm të bëjë çdo gjë. Meshkujt e shohin këtë si shumë tërheqëse dhe u pëlqen pa masë.

10 gjërat që meshkujt urrejnë te të dashurat e tyre

1. Kur i pyesin 'çfarë po mendon?'. Meshkujt pëlqejnë të jenë shumë privatë, atyre nuk u vjen mirë kur të dashurat përpiqen t'i hyjnë në mendje duke ditur çdo gjë që ata mendojnë. Por mund të vijë edhe prej faktit që meshkujt mendojnë gjëra të cilat mund t'u duken vajzave jo tërheqëse.

2. Shoqet që i kanë inat. Meshkujt absolutisht nuk e kuptojnë përse vajzat mbajnë shoqe të cilat nuk i pëlqejnë dhe vazhdojnë t'i shajnë apo të ankohen pas krahëve për to.

3. Kur gënjejnë për 'numrin'. Djemtë duan që të dashurat e tyre të jenë të sinqerta për numrin e ishëve që kanë pasur, megjithatë asnjë vajzë nuk e bën këtë, e për më tepër edhe djemtë vetë nuk janë të sinqertë për ish-et e tyre. Studimet kanë zbuluar se vajzat e pakësojnë numrin, ndërsa djemtë e rrisin atë.

4. Kur nuk marrin iniciativën. A jemi ne të vetmit që fillojnë shenjat e një dëshire seksuale? – pyesin meshkujt. Është e qartë se dëshira është e përbashkët, por të dashurit ankohen për femrat që nuk e nisin të parat lojën e dashurisë në shtrat.

5. Jam e shëndoshë. Ankimi i përhershëm që meshkujve u ka ardhur në majë të hundës prej të dashurave të tyre. Ata do të preferonin më shumë dikë që e pranon veten dhe që nuk ka nevojë për konfirmim të përhershëm të trupit.

6. Sjellja e keqe ndaj vajzave të tjera. Meshkujve nuk u pëlqen kur vajzat shajnë njëra-tjetrën, kjo sepse ata pëlqejnë çdo vajzë. Është e njëjta gjë me meshkujt që përpiqen të ulin njëri-tjetrin, thjesht nuk funksionon, ndaj kursejeni.

7. Emocionet e tepërta. Një djalë e pëlqen një vajzë që emocionohet, por jo një të dashur që bën 'mbretëreshën e dramës'. Kjo është një nga gjërat që djemtë do të donin të shmangnin nga të dashurat e tyre.

8. Shpërfillja. Një gjë është e padurueshme për një djalë, dhe kjo është shpërfillja që ndonjëherë vajzat tregojnë ndaj personit që kanë përballë. Nëse jeni në takim me një të dashur të ardhshëm, lëreni mënjanë telefonin.

9. Harresa. Të dashurit e urrejnë kur të dashurat e tyre nuk i kujtojnë ata kur janë larg. Një harresë e tillë konsiderohet si gjëja më e keqe që mund t'ju ndodhë djemve në një lidhje.

10. Orët e tepërta para pasqyrës. Është e qartë se djemtë i duan vajzat e bukura, por do të donin t'i shmangnin orët e gjata para pasqyrës.

10 gjërat që nuk bëjnë njerëzit e shëndetshëm mendërisht

Posted: 07 Jul 2017 08:45 AM PDT

Shpesh dëgjojmë këshillën 'mendo pozitivisht dhe gjëra të mira do të ndodhin', fjalë të tilla supozohet ta bëjnë një person të ndihet më mirë për veten e tij dhe ta bëjnë atë të harrojë mendimet e këqija e të jetë i fortë mendërisht.

Shëndeti mendor mund të krahasohet me atë fizik, si për shembull një person që shkon çdo ditë në palestër dhe ha mirë, ka një trup të mirë ose në rastin e shëndetit mendor, një mendje të qetë. Përkundrazi, një person që nuk bën asnjë aktivitet fizik dhe që ha keq, do të ketë trup jo të mirë dhe në rastin e shëndetit mendor ai do të jetë i dobët mendërisht.

Ja 10 gjërat që nuk bëjnë njerëzit e shëndetshëm mendërisht.

1. Nuk ndiejnë keqardhje për veten. Shumë nga problemet e jetës janë të pashmangshme, por të ndiesh keqardhje për veten, kjo është një zgjedhje që mund ta bëjë çdokush. Njerëzit që kanë besim te vetja, nuk ndiejnë keqardhje, por hartojnë plane që të luftojnë problemet dhe t'i zgjidhin ato.

2. Nuk dorëzojnë pushtetin. Fjalë si 'vjehrra ime më mërzit' apo 'shefi im më bën të ndihem keq për veten' janë tipike të njerëzve që vendosin ta dorëzojnë fuqinë e tyre te të tjerët. Nëse dëshironi të zgjidhni diçka që ju shqetëson, atëherë merrni përgjegjësi të plotë dhe jepini vetes fuqinë për ta zgjidhur problemin.

3. Nuk i tremben ndryshimit. Ndonëse ndihemi më të sigurt të bëjmë gjërat që i njohim më mirë dhe që na bëjnë të ndihemi rehat, njerëzit e shëndetshëm nga aspekti mendor provojnë vazhdimisht gjëra të reja, sepse ata duan të provojnë mundësi të ndryshme për të arritur lumturinë.

4. Nuk humbin energji mbi gjërat që nuk i kontrollojnë dot. Ne shpesh shqetësohemi për shumë gjëra, por një person që është mendërisht i fuqishëm, nuk e humbet energjinë e tij duke pranuar gjëra që janë jashtë kontrollit të tij. Të tillë njerëz të fortë pranojnë atë që nuk e ndryshojnë dot, dhe përpiqen të bëjnë më të mirën për të ndryshuar veten, atëherë kur duhet. Përqendrojeni edhe ju energjinë tuaj te gjërat që ju japin më tepër kënaqësi, në vend të atyre që ju mërzisin.

5. Nuk shqetësohen për të kënaqur të tjerët. Njerëzit e mirë duan t'i kënaqin të gjithë, por kjo është e pamundur. Ata që janë të fortë mendërisht përqendrohen të kënaqin veten dhe të lënë mënjanë dëshirat në ndryshim të të tjerëve. Ata që bëjnë veprime duke u nisur nga ideja e të tjerëve, nuk janë në rregull me sigurinë te vetja.

6. Nuk e kanë problem të marrin rreziqe. Çdo ditë njerëzit bëjnë shumë zgjedhje, por të bësh një zgjedhje që nuk është e sigurt, kjo do guxim të madh, si dhe shumë siguri te vetja. Njerëzit të cilët janë të qetë në mendjen e tyre dhe që ndërmarrin rreziqe me vetëdije, duan të ecin përpara dhe kjo është e vetmja mënyrë. Ata që nuk rrezikojnë dhe tremben, janë tipikë për njerëz të cilët duan të mbeten në 'shpellën' e tyre të frikësuar nga çdo gjë.

7. Nuk kapen pas së shkuarës. Çfarë iku, nuk kthehet më. Kjo është diçka që e kanë kuptuar shumë mirë ata që kanë një shëndet të mirë mendor. Të kapesh pas së shkuarës nuk do të thotë se mund ta ndryshosh atë, ndaj bëhuni të fuqishëm dhe ecni përpara drejt së ardhmes.

8. Nuk përsërisin gabimet. Çdokush mëson nga gabimet e tij, por ata që janë të fortë në personalitet dhe në njohjen e vetes, e kuptojnë që gjërat nuk mund të vazhdojnë gjithnjë në të njëjtën mënyrë, ndaj gjejnë rrugë të ndryshme për të arritur aty ku duan.

9. Nuk heqin dorë kur dështojnë. Nëse diçka është e vështirë, atëherë kjo është rruga e duhur. Ata që i kanë ndërtuar 'muskujt' e tyre mendorë ashtu si të tjerët në palestër nuk tremben nga vetja dhe nga të tjerët, por ecin përpara me vendosmëri duke parë qëllimin dhe jo rrugën.

10. Frika nga vetmia. Për sa kohë keni veten, keni të gjithë botën. Shpesh njerëzit bëjnë një pakt me djallin dhe e shesin veten e tyre për të qenë të pëlqyeshëm nga të tjerët. Nëse e bëni këtë, kjo do të thotë se jeni të paqëndrueshëm dhe keni nevojë për këshillim. Pranojeni veten dhe mos u trembni nga vetmia.

Disa mënyra për të bërë për vete “fqinjin e çadrës” në plazh

Posted: 07 Jul 2017 08:30 AM PDT

Shikimet, buzëqeshjet, lëvizjet sensuale, kostumet që vënë në dukje trupin e nxirë…vera është koha e flirteve dhe e dashurive, sidomos në plazh. Kjo për shkak të "klimës" së nxehtë, të lumtur dhe të papërmbajtshme e cila çon medoemos në joshje. Por cilat janë teknikat që duhen ndjekur nëse fqinji juaj i çadrës ju ka bërë që të "humbni" kokën pas tij, duke shkaktuar te ju një nevojë të pashmangshme për ta bërë për vete? Ja atëherë shtatë këshillat e ekspertëve dhe psikologëve:

Luani me shikimin

Që ai t'ju vërë re, rregulli i parë është që të mos jeni shumë agresive, duke mbajtur një distancë "elegante", pra të respektoni hapësirën personale të tjetrit. Më pas për të përgatitur terrenin, mund të vazhdoni me lojën e shikimeve, duke hequr syzet e diellit dhe duke e shikuar atë drejt në sy, ndoshta edhe duke i buzëqeshur. Por psikologët theksojnë se ju nuk duhet ta fiksoni mashkullin që ju pëlqen me këmbëngulje të madhe, sepse mund ta vini në siklet.

Shëtisni buzë detit

Një tjetër këshillë për të arritur qëllimin është që të ecni përgjatë bregut të detit, për të nxjerrë në pah figurën tuaj, ndoshta e shoqëruar nga një shoqe. Ndërkohë, monitoroni situatën duke u kthyer herë pas here për të hedhur shikimin nga ai. Kuptoni nëse nga ana tjetër ka interes. Përpara se të kaloni në fazën e afrimit, shumë e rëndësishme është që të kuptoni idenë e mundësisë së suksesit tuaj. Nëse personi "objekt" i qëllimeve tuaja për shembull ju vëzhgon, kjo mund të jenë një shenjë interesi ndaj jush. Ndërkaq, për të testuar terrenin, për shembull pranë çadrës së tij mund të lini një shënim për të parë reagimin e personit dhe për të kuptuar nëse ai vërtet ka ndonjë interes ndaj jush ore jo.

Jini vetvetja

Një aspekt i rëndësishëm në këtë situatë është që të lini në shtëpi "shtirjen". Për të bërë për vete një mashkull nuk është aspak e nevojshme që të ndryshoni personalitetin tuaj; përndryshe rreziku është që të dështoni në qëllimin që do të ndërmerrni. Për shembull, ekspertët këshillojnë që është e nevojshme të visheni në mënyrën që ju ndiheni sa më mirë dhe të sigurta, kështu do të shmangni sjellje që mund t'ju vënë në siklet. Pra nëse dëshironi të visheni bukur dhe seksi, bëjeni pa asnjë mëdyshje. Në këtë mënyrë ju do të ndiheni më femër ndërsa besimi në vetvete do t'ju rritet më shumë.

Gjeni një justifikim për t'iu afruar

Nëse djali që ju pëlqen duket se po i përgjigjet interesit tuaj, atëherë ju mund të kaloni në hapin tjetër, ose në fazën e afrimit të vërtetë. Këtë mund ta bëni duke përdorur pretekste të ndryshme. Për shembull mund t'i kërkoni për pak topin, apo raketat për të luajtur me to. Ky është një hap i mirë i cili do ta "detyrojë" atë që t'ju ftojë për të luajtur bashkë. Ose mbështetuni te humori juaj, hidhni një batutë për të "shkrirë akujt".

Jini diskrete

Nëse më në fund ia arrini të "qëlloni në shenjë", për të qenë sa më tërheqëse është mirë që të mos bisedoni menjëherë për gjithçka, mos tregoni shumë detaje për veten. "Këtë gjë mund ta bëni me kalimin e kohës nëse ai do t'ju pëlqejë me të vërtetë", thonë psikologët. Shmangni për shembull aluzionet dhe historitë me ish të dashur apo të fejuar të përfunduara keq ose pyetjet shumë direkte dhe invazive.

Mos këmbëngulni dhe mos u "hakmerrni"

Në fund, nëse djali i dëshirave tuaja nuk duket edhe aq shumë i interesuar për të vazhduar më tej një histori apo lidhje dashurie, është mirë që ju mos të këmbëngulni me të keq, sepse përndryshe do të dukeni "mbytëse" dhe shumë të paturpshme. Në fund të fundit asgjë nuk arrihet me zor!

E keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin? Ja çfarë kuptimi ka

Posted: 07 Jul 2017 08:20 AM PDT

Nëse gjithmonë keni menduar çfarë do të thotë te kesh gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, atëherë ky artikull është për ju. Ka disa njerëz të cilët mendojnë se është defekt. Por ne ju bëjmë me dije se nuk është kështu.

Një nga këmbët më të famshme në historinë e artit është ajo e Venerës së Botiçellit.

Perëndesha, simbol i bukurisë, u pikturua nga artisti i famshëm pikërisht me gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se i pari, një trend tipik i artit klasik grek.

Gishti i dytë më i gjatë e bënte figurën më harmonike, ishte simbol perfeksioni, sipas kritikëve të estetikës të asaj kohe.

Prandaj të gjithë ju që e keni gishtin e dytë të këmbës më të gjatë se të parin, mos u shqetësoni.

Ju jeni thjesht perfektë…

10 fakte të pabesueshme rreth trurit

Posted: 07 Jul 2017 08:05 AM PDT

– Impulset nervore nga dhe drejt trurit lëvizin me një shpejtësi prej 274 km/orë. E keni pyetur ndonjëherë vetën se si mundeni të reagoni kaq shpejt ndaj ngacmimeve rreth jush? E gjithë kjo realizohet falë super-shpejtësisë së impulseve nervore që kalojnë nga truri te pjesa tjetër e trupit dhe anasjelltas. Këto reagime janë po aq të shpejta sa një makinë luksoze sportive.

– Truri funksionon me të njëjtën sasi energjie sa një llambë 10 vat. Madje edhe kur jeni në gjumë.

– Qeliza e trurit të njeriut mund të mbajnë 5 herë më shumë informacion sesa "Encyclopedia Britannica". Shkencëtarët ende nuk e kanë përcaktuar përfundimisht, por mendohet se kapaciteti i magazinimit të trurit në terma elektronikë mendohet të jetë mes 3 dhe 1000 terabajt. Arkivat Kombëtare të Britanisë, të cilat mbajnë mbi 900 vjet histori, zënë vetëm 70 terabajt, çka tregon fuqinë mbresëlënëse të trurit tuaj.

– Truri përdor 20% të oksigjenit që hyn në gjak. Truri përbën vetëm rreth 2% të masës sonë trupore, por konsumon oksigjen më shumë se çdo organ tjetër, çka e bën jashtëzakonisht të ndjeshëm ndaj mungesës së oksigjenit. Ndaj merrni frymë thellë për ta mbajtur trurin "të lumtur" e duke "notuar" në qeliza të oksigjenuara.

– Truri është shumë më aktiv gjatë natës sesa ditën. Logjikisht mund të mendoni se hallakatja, llogaritë e vështira dhe marrëdhëniet e ngarkuara çdo ditë gjatë orëve të punës duan më shumë energji se, fjala vjen, të shtrirët në krevat. Megjithatë, e kundërta është e vërtetë. Kur ju pushoni, truri "ndizet". Shkencëtarët ende nuk dinë ta shpjegojnë këtë, por mund t'i faleni punës së palodhur të trurit tuaj gjatë gjumit, për ato ëndrrat e këndshme që shikoni.

– Sa më të lartë ta keni koeficientin e inteligjencës, aq më shumë ëndërroni. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, mos e merrni si mungesë inteligjence faktin që ndonjëherë nuk arrini t'i kujtoni ëndrrat. Shumica prej nesh nuk i mban mend, pasi kohëzgjatja mesatare e një ëndrre është 2-3 sekonda, e pamjaftueshme për t'u regjistruar në tru.

– Neuronet vazhdojnë të rriten përgjatë jetës. Për vite me radhë shkencëtarët dhe mjekët mendonin se truri dhe indet nervore nuk mund të rriteshin apo përtëriheshin. Ndryshe nga indet e shumë prej organeve të tjera të trupit, neuronet rriten përgjatë gjithë jetës suaj. Ky zbulim hap një dritare të re në studimin e trurit dhe sëmundjeve që e prekin atë.

– Informacioni lëviz me shpejtësi të ndryshme në lloje të ndryshme neuronesh. Jo të gjithë neuronet janë njëlloj. Disa mund të transmetojnë impulset me rreth 0.5 metra/sekondë, disa të tjerë me 120 metra/sekondë.

– Truri në vetvete nuk mund të ndiejë dhimbje. Ndërsa truri mund të jetë qendra e dhimbjes kur prisni gishtin apo digjeni, në vetvete ai nuk ka receptorë dhimbjeje dhe nuk mund ta ndiejë atë. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund t'ju dhembë koka. Truri është i mbështjellë nga shumë inde, nerva dhe enë gjaku, shumë të ndjeshme ndaj dhimbjes e që mund t'ju bëjnë t'ju buçasë koka nga dhimbja.

– 80% e trurit është ujë. Truri nuk është ajo masa e ngurtë gri që keni parë në televizor. Indi i gjallë nervor është një organ i squllët, si xhel ngjyrë rozë, falë përqendrimit të madh të gjakut dhe ujit. Ndaj, herën tjetër kur ndiheni të dehidratuar, pini diçka që ta ndihmoni trurin.

Deputeti i PD shton akuzat ndaj Xhelal Mziut: Si pagoi 800 mijë euro për të kandiduar në Kamëz

Posted: 07 Jul 2017 07:43 AM PDT

Pasi sulmoi fillimisht Xhelal Mziun se është përgjegjës për tkurrjen e PD në Kamëz dhe Paskuqan në zgjedhjet 25 qershorit, si dhe përgjigjes së ashpër të kryebashkiakut Mziu që e cilësoi si gjysmë deputet të blerë me klering nga PS, deputeti i PD, Asllan Dogjani ka reaguar sërish.

Përmes një statusi në 'Facebook' ai ka shtuar akuzat teksa thotë se Xhelal Mziu ka paguar 800 mijë euro për të kandiduar në Kamëz.

Statusi i Asllan Dogjanit:

Po e bej kete sqarim per ata qe kane ndonje iluzion lidhje me qendrimin tim ndaj kryetarit te bashkise Kamez.

Une jam banor i kesaj Bashkie ( me gjend. civile)nga viti 1995, pavaresisht se nuk kam jetuar aty deri ne vitin 2014 edhe pse kam hedhur themelet per te jetuar. Ajo qe me ka frenuar per te jetuar aty eshte pikerisht infrastruktura skandaloze me te cilen mburret ky njeri, dhe mburret me shumat e parave qe jane akorduar, Jo me cilesin e ketyre investimeve.

Xh.Mziun e kam mbeshtetur dhe e kam votuar familjarisht dhe rrethin tim familjar ne çdo proçes zgjedhor, eshte mosmirenjohes dhe intrigant i pashoq! dhe po j'ua them;

– ne 2011 dikush nga seksionet e PD, kishin propozuar emrin tim per Kr.Bashkie (pa dienin time) dhe emri im kishte shkuar ne Kryesin e PD-s, disa dit para votimeve me ben telefon ne cilesin e kryetarit te partise dhe me thote; paraqitja e dosjes ka afat deri neser ne oren 12:00,

e sqarova qe as nuk kam shpall kandidaturen dhe as nuk kam qellim kandidimi,,gjithçka eshte bere pa i thene njeriu dhe pa dienin time.

Ajo çfar me beri pershtypje ne kete bisede telefoni, ishte e folura e tij me mllefin ndaj rivalit.

Kam shkuar nga Dibra per te votuar se pari; ne rrespekt te ndieshmeris time per voten, se dyti; mos te thote qe une kisha vertet qellim sfidues per te.

Pasi mori mandatin kisha per te hedhur nje solet betoni aty ku kam menduar per te jetuar, me dergon policet e Bashise per te nderpre punimet dhe per te prishur soleten! porosin e kishte dhene duke qene i mire informuar se ishte banesa ime dhe urdheri ishte i prere!

Nderhyri nje mik i perbashket (pasi me mua refuzoi te takohej), dhe pasi e takon dhe e pyet se pse po vepronte ne kete menyr me mua? pergjigja e tij prej intriganti dhe mosmirenjohsi, "ka votuar per Rakip Sulin"!

Ne zgjedhjet e 2015 e rikandidoi PD perseri edhe pse ne kundershtim me udhezimet "kush ka konsumuar 2 mandate, nuk do kandidoj per mandat tjeter", per kete u shkel statuti dhe udhezimi i PD nga vete PD-ja, arsyeja nuk ishte se e akuzouan dhe e sulmuan politikisht, edhe une u sulmova dhe u akuzova politikisht, por per mua nuk i ra ndermend njeriu nga PD-ja, per Xhelalin PO, te gjith ne konferenca shtypi, vizita ne burg etj, arsyeja e vertete lidhet me interesat ekonomike, jo morale.

Per t'ia pranuar kandidimin ne 2011 (sipas nje burimi te besueshem) ka paguar 800 000 €! Per kandidimet tjera nuk kam inf.Nuk kam dieni as sa ka paguar per te mbyllur akuzen politike, por kam bindjen se ka paguar shum… pasi Ai mori pafajesi, ndersa une qe nuk kisha per te paguar jam nen akuz akoma.!

Edhe ne fushaten e 2015 ne rrespekt te parimeve te mia per PD-n (prej budallai!) e mbeshteta duke i lene punet e mia dhe duke e ndjekur ne fushat, Qendra e votimit ku une votoj , -per here te pare ne te gjitha zgjedhjet doli me 115 vota +, perveç lidhjeve miqesore, shoqerore ne qendrat tjera si ne Bathore e Paskuçan.

Perseri mosmirenjohsi dhe intriganti te vetmin njeri qe kisha ne marrdhenie pune ne ujesjelles,( mikun) i cili eshte me arsim te larte Ekonomist, me ate rrog mbante familjen,e largon nga puna!

I kerkoj takim dhe per here te pare pi kafe me te, ia shpreh kete shqetesim, dhe me thote qe; nuk e kam ditur, do e rregullojm.

Sot e asaj dite nuk e rimori ne pune edhe pse gjykata eshte shprehur me vendim te formes se prere per largim te paligjshem dhe rikthim ne pune.!

Kete mandat prej fitimtari e filloi me te njejtin stil si te Edi Rames, duke hedhur ne veprim ne terren te gjith taksa'mbledhesit, une kisha filluar aktivitet me nje kafe ne bathore dhe ma bene te neveritshme duke me ardh çdo dite (paradite vinin te Edi Rames, pasdite ose anasjelltas te Xhelalit) nga menyra dhe veprimet te njejt ishin, i vetmi dallim ishte se te Edi Rames ishin me kostum dhe kollare, te Xhelalit si sharlatan.

-Taksa gjelbrimi edhe pse nuk ka asnje peme apo lulishte ne ate periferi qe e miremban Bashkia!

-Taks ndriçimi edhe pse nuk ka asnje shtyll, asnje llamp ne rruget e bathores (perveç para shtepis se xhelalit)!

-Taks pastrimi edhe pse nuk ka asnje kosh plehrash ! + taksa taksa pa asnje sherbim te ofruar nga Bashkia.

Tarifa mujore e ujit afrofe edhe pse furnizimi me uje ishte 1-2 ore ne 24 -ore dhe ajo ore furnizimi ishte ne oren 01-03! qe nje person nga familja duhet te rri zgjuar per te mbushur bidonat me uje!!!

Te gjitha keto taksa i kerkon dhe i mbledh me forma shternguese dhe arbitrare ndaj Qytetarve deri te kushtezimi i leshimit te çertefikatave nga Gjendja Civile!, (ne kundershtim te hapur me ligjet dhe kushtetuten).

Paisja me dok. identifikimi eshte e drejte kushtetuese e Qytetarit dhe nuk mund te kushtezohet me pagimin ose jo te taksave te xhelalit.

Per mos pagim taksash bashkia te perjashton nga sherbimet qe ofron, JO nga e drejta e paisjes me Çertefikat! (alla xhelal, dhe alla Shqiperi!!!!).

Qe mos te zgjatem më ,se kam shum per xhelalin por qe mos t'ju humb durimi po e mbyll duke ju thene te gjithve atyre qe mendojne se xhelali eshte çelsi i suksesit te PD ne Kamez, nuk eshte e vertete aspak.

Ai popull ka mbeshtetur historikisht PD por eshte pikerisht xhelali qe i ka larguar dhe zhgenjyer dhe eshte ky rezultat i votave; nga 9000 e ne shume vota avantazh PD-ja ne zgjedhjet e meparshme jo shum te largeta, ka zbrit ne 1000 apo me pak ne zgjedhjet e fundit.

Ky njeri nuk ju duhet demokratve te Kamzes e Paskuçanit, nuk i duhet as PD-s ne aspektin e moralit qe perfaqeson, por fatkeqesisht PD-ja vazhdon te jete ne "simbioz" me keto specie per interesa ekonomike dhe perfitime personale, ne momentin qe ky raport prishet ose te largojn ose largohen.

Une e kam shprehur dhe po e them edhe publikisht se ne momentin qe ktij njeriu do i cenohet ky interes perfitimi material do largohet ne origjinen e vet pasi nuk e lidh morali me kete forc politike.

(mbajeni shenim kete te fundit)!

Reagimi publik i Ylber Zyberit banore i Kamzes bere ne faqen time ne fcb. Fillimisht do te publikoj reagimet publike dhe me pas reagimet qe me kane ardhur ne inbox.

Reagimi im dhe publikimi i reagimeve te qytetareve nuk ka asnje qellim per te sulmuar kryetarin e bashkise se ne te vertet ne Kamez jane bere dhe pune shume te mira por dhe keto probleme e ankesa te qytetareve qendrojne dhe nuk i them une por i thone vete qytetaret.

Ne lidhje me keqqeverisjen kam qene shume aktiv ne parlament dhe kam reaguar per papunesine varferine, per arrestimet per energjine elektrike etj dhe do vazhdoj te reagoj deri ne largimin e kesaj qeverie

Reagimi im nuk eshte dashakeqes as personal por vetem qellim mire per te permisuar punen e sherbyer qytetareve.

Here pase here do publikoj pa koment vetem mesazhet qe me vijne nga demokratet dhe ju bej thirrje te gjithe demokrateve te reagojne tani pas zgjedhjeve se vetem ne kete menyre do i sherbejme partise demokratike dhe Lulzim Bashes.

Nga e verteta nuk vjen e keqja por vjen nga servilizmi e heshtja.

Mos keni frike te flisni se po ju akuzojne per komonista siq ndodh rendome sa here ankoheni se nuk u jepet nje certifikate dhe jam i bindur se ne te gjithe bashke do punojme per partine demokratike se punojme per veten tone, punojme per te ardhmen e femijeve tane

 

Rikthehet i nxehti saharian, ja qytetet që do të kenë temperatura mbi 40 gradë

Posted: 07 Jul 2017 06:49 AM PDT

Javën që vjen rikthehet i nxehti saharian në vendin tonë, ku termometri do të shënojë temperatura mbi 40 gradë Celcius.

Sipas redaktores së motit në Top Channel, Rezarta Xhakollari, temperaturat pritet të bien në javën e tretë të korrikut.

"Duke nisur nga dita e premte dhe gjatë fundjavës sërish gadishulli i Ballkanit dhe vendi ynë do të dominohet nga një tjetër valë e të nxehtit.

Të shtunën dhe të dielën do të mbizotërojë mot me diell ku temperaturat pritet të shënojnë vlerat 30-35 gradë në zonat malore.

Ndërsa bregdeti dhe zonat e ulëta, temperaturat do të luhaten nga 33-38 gradë Celcius. Në fillimin e javës tjetër pritet të avancojë dhe më tej masa e të nxehtës sahariane duke bërë të mundur që kollona e mërkurit të termometrit maksimal të kalojë sërish vlerat mbi 40 gradë.

Qytete të cilat do të përjetojnë më tepër të nxehtin, me temperatura mbi 40 gradë, do të jenë Kukësi, Shkodra, Elbasani, Kuçova dhe skaji jugor i Gjirokastrës.

Në javën e tretë të muajit korrik parashikohet të ketë një rënie e temperaturave", bën të ditur Rezarta Xhakollari, redaktore e motit në Top Channel./TCH

Artur Zheji: Shenjat që tregojnë se PD e ka zgjedhur Ramën kryemenaxher të saj

Posted: 07 Jul 2017 06:35 AM PDT

 Artur Zheji ka bërë sot një analizë për situatën paszgjedhore si dhe humbjen e Partisë Demokratike. Zheji shkruan se ka shenja që tregojnë se PD e ka zgjedhur Edi Ramën si kryemenaxher të saj. Gjithashtu në shkrimin e tij të publikuar në "360gradë.al" Zheji përmend edhe rolin e ish- kryeministrit Sali Berisha si dhe nëse është ai 'kumbari' i marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha. 


Nga Artur ZHEJI
Të gjithë kanë gabuar diçka në përllogaritjet e tyre. Dhe kjo nuk është çështje fati, është padyshim çështje zotësie, të cilën kryetepsixhiu, në artin e gatimit politik, është sot për sot më i miri.

Për ti dhënë "Çezarit çfarë është e Çezarit", nëse situata vijon kështu, nuk se diskutohet më mandati i dytë i Ramës, por ka filluar puna për të tretin, që domëthënë 2021-2025.

Aleati kryesor i kryeministrit aktual, pra të kryetepsixhiut të përgjithshëm, është sot për sot Partia Demokratike, që po shkërmoqet ditë pas dite, nën trysninë e panjohur të diçkaje.

Është akoma Sali Berisha, qëndra e vërtetë e pushtetit të vërtetë në PD?

Është Berisha i kërcënuar, apo është aktor dhe pjesë e një marrëveshjeje sekrete me Ramën, në këmbim të imunitetit të tij personal dhe familjar të plotë, nga ndërkombëtarët dhe Vettingu?

Asgjë nga këto që po bën dhe s'po bën Doktori, që në të vërtetë është një asgjëbërje perfekte, një heshtje ogurzezë për standartin e zgjedhjeve, një heshtje me të cilën pra askush nuk është mësuar prej tij, duket se fshihet patjetër diçka, një kërcënim ndoshta.

Doktori që u ngujua pothuajse i vetëm në Presidencë në vitin '97, kur Shqipëria ishte në flakë dhe gëlonte nga banditë dhe kur kërkohej koka e tij, hapur dhe kërcënueshëm, nuk është aspak Doktori i 20 viteve më pas.

Sigurisht mosha bën të vetën dhe kjo është njerëzore, por edhe kjo arësye nuk mjafton për të shpjeguar mosqëndrimin e tij të këtyre kohëve që po rrjedhin pas marrëveshjes së mesnatës së 17 Majit, Rama-Basha, që ndoshta ka qenë në të vërtetë një Marrëveshje Berisha-Rama.

Humbja e pothuajse 200.000 votave nga PD, ishte një dhuratë e papritur, por dukshëm e merituar dhe e djersitur shtrenjtë nga Rama dhe bie erë.

Të gjithë e nuhasin këtë erë të keqe, të gjithë e vërejnë dhe e thonë dhe e bërtasin dhe në të njëjtën kohë asgjë nuk ndodh.

Sepse me sa duket pritet realizimi pjesë pjesë i marrëveshjes. Duket pra se Berisha dhe Basha, presin fjalëmbajtjen e Ramës, sipas neneve të marrëveshjes së 17 Majit, ku një nga pikat e saj, duket se është edhe "Heshtja" paszgjedhore dhe pranimi i faktit të kryer të deformimit të tyre.

Kjo do të thotë që Shtatori do të sjellë një faqe të re në historinë tonë politike të përçudnuar. Partitë politike do të luajnë në mënyrë pozicionale dhe sipas përllogaritjeve.

Mos ndoshta edhe PD e ka zgjedhur tashme Ramën, si kryemenaxher edhe të interesave të saja?

Shenjat e para tregojnë se po.

Pyetja shtrohet: Për çfarë interesash bëhet fjalë?

Përgjigja sot për sot është e pamundur, por një gjë është e qartë: "Sigurisht që nuk janë interesa politike…