Tirana Observer: “Rritja e çmimit të ujit, PD sulmon LSI: Pazar me Veliaj në emër të opozitës” plus 9 more |
- Rritja e çmimit të ujit, PD sulmon LSI: Pazar me Veliaj në emër të opozitës
- Misteret e trurit të gjeniut Leonardo da Vinçit
- Një mami elegante si Sara Hoxha
- Ish- banorja e Big Brother në pritje të binjakëve?
- Zbulohen destinacionet e muajtit të mjaltit të Orindës dhe Turit
- Veshjet e William nuk bien në sy kur është me Kate, por kanë një detaj aq romatik që s’e kishim vënë re
- Vendimi drastik i Kate Hudson, rruan tërësisht kokën
- Vasili thirrje qeverisë: Hiq dorë nga shpenzimet për fasadë, investo tek uji i pijshëm
- Samanta sensuale dhe e bukur në setin e fundit fotografik
- LISTA/ Dalin emrat, ja kush janë 977 fituesit e kredive të buta në Tiranë
Rritja e çmimit të ujit, PD sulmon LSI: Pazar me Veliaj në emër të opozitës Posted: 26 Jul 2017 09:33 AM PDT Pas deklaratës së kryebashkiakut Erjon Veliaj se kishte pranuar propozimet e LSI-së për ujin e pijshëm, anëtarët e PD-së deklaruan se po bëhen pazare në emër të opozitës. Me anë të një deklaratë para mediave, këshilltari i PD-së, Leonard Olli pohoi se opozita po kërkon ndalimin e aktit të turpshëm, siç është rritja e çmimit të ujit të pijshëm. "Po kerkojme ndalimin e ketij akti te turpshëm. PS-LSI, pazar ne emer te opozitës. Do marrim pjese ne mbledhjen e Këshillit. PD do japë vote kunder rritjes se çmimit te ujit. Po diskutohen pazaret e fundit para mbledhjes. Rritja e çmimit te ujit është vjedhje e pastër. Kjo ngritje nuk mund të bëhet pasi është vjedhje e pastër. Nuk mudn të ngresh vlerën e tarifës së shërbimit kur nuk ofron shërbim minimal qytetarëve.", tha Olli. |
Misteret e trurit të gjeniut Leonardo da Vinçit Posted: 26 Jul 2017 08:42 AM PDT Si funksionon vërtetë truri i njeriut? Si i përpunon informacionet nga mjedisi rrethues? Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve, shkencëtari amerikan Leonard Shlain, kirurg, shkrimtar dhe shpikës, ka shfrytëzuar përvojën e tij si specialist në kirurgjinë e përgjithshme dhe të enëve të gjakut, duke marrë si model referimi mendjen e një prej figurave më të jashtëzakonshme të të gjitha kohërave: atë të Leonardo da Vinçit, interesat e të cilit shtriheshin, nga bota e artit tek ajo e shkencës. Ky simbol i gjenialitetit shkëlqeu si piktor, inxhinier, gjeolog, filozof, dijetar i anatomisë, shkrimtar, por ai ishte gjithashtu një këngëtar i realizuar, balerin i mirë dhe kuzhinier me përvojë. Shpikjet e tij u bënë realitet, disa shekuj pas vdekjes së tij: aeroplani, helikopteri, makina llogaritëse, mitralozi, tanku janë të gjitha të pranishme në faqet e fletoreve të tij. Këto rezultate janë me të vërtetë të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh se Leonardo e kishte të kufizuar arsimin bazë, dhe, siç tregohet nga listat e fjalëve në fletoret e tij të shënimeve, ai e mësoi latinishten si autodidakt, rreth moshës 40 vjeç. I magjepsur nga misteri i këtyre aftësive të larmishme, Shlain i ka analizuar ato për të hedhur hipoteza interesante, si për potencialin e mendjes tonë, ashtu edhe mbi të ardhmen e specieve njerëzore. Një mënyrë unike e të menduarit Shkencëtari e ka orientuar interesin e tij, në një tipar të veçantë të trurit tonë: ndarjen e funksioneve mes dy hemisferat cerebrale. Sipas Shlain, shumë mistere të njeriut e kanë origjinën tek ky dualitet, i cili duket se ka gjetur shprehjen më të lartë tek gjeniu toskan. Mënyra e tij unike për të marrë shënime, një përzierje reflektimesh, skicash, mesazhesh të fshehura, listash me gjëra që duhen bërë, tregon se me mënyrën e tij të të menduarit, Leonardo përdorte njëkohësisht të dy zonat e trurit. "Çuditë e dorëshkrimit të tij", thotë Shlain "na bëjnë të besojmë se në trurin e tij, nuk ishte funksional modeli tradicional i dominimit të një hemisferë cerebrale mbi tjetrën". Sipas studimeve të shkencëtarit, kjo tregon se Leonardo zotëronte aftësi tepër të rralla njohëse, që e lejonin atë të shihte, mendonte, shkruante dhe përfytyronte, në mënyra që nuk ishin parë, as më herët, as më pas. E dëshmojnë fletoret e tij të shënimeve, në të cilat skicimi dhe shkrimi bashkëjetojnë, për të përforcuar mënyrën e tij të të menduarit në terma universale, si një përzierje e artit dhe shkencës. "Kishte aftësinë për të vënë në veprim mënyra të ndryshme të të menduarit. Ky tipar e ka bërë Leonardon, individin më krijues të historisë". Super ndërlidhje mes hemisferave
Hemisfera dominuese, e cila kontrollon gjuhën dhe operacionet logjike, është e majta: e aftë për të na bërë të flasim, të abstragojmë dhe të kryejmë veprime aritmetike. Shkurt, ajo që na bën të ndryshëm nga kafshët. Një sasi e konsiderueshme studimesh, megjithatë, tregon se më e rëndësishme për krijimtarinë e vërtetë është hemisfera e dytë, pra e djathta. Eshtë kjo hemisferë që na bën me të vërtetë njerëzorë, të aftë për të bërë abstraksione, për të krijuar art dhe muzikë, fantazuar për të ardhmen dhe për të pasur një vizion global të asaj që na rrethon". Hapi i parë i një procesi krijues ndodh kur hemisfera e djathtë vihet në alarm nga një ngjarje e pazakontë, një gjë e çuditshme. Sipas një "procedure" misterioze, hemisfera e majtë nis që të bëjë pyetje. "Pyetjet", thotë Shlain "janë forca e Homo sapiens, specia e vetme që ngre pyetje dhe, akoma më e mahnitshme, e vetmja që diskuton përgjigjet". Si një urë mbi një lumë, e cila lidh dy qytete të mëdha, është corpus callosum që vendos këto lloje lidhjesh. Për Shlain kjo strukturë e fuqishme është çelësi për shpjegimin e eklektizmit të jashtëzakonshëm artist-shkencëtar të Leonardos. Gjithë sa dimë për Leonardon, duke filluar nga fakti që shkruante dhe punonte me të dyja duart, që kishte një aftësi të mahnitshme për të krijuar harta të vendeve që s'ishin parë kurrë, që ishte njëkohësisht shkencëtar, artist dhe muzikant, sugjeron se truri i tij kishte një anatomi të veçantë. Corpus callosum i tij, në mënyrë të veçantë, duhej të ishte aq i zhvilluar, sa të krijonte super lidhje mes dy hemisferave. "Është e mundur," thotë Shlain, "që Leonardo të ketë patur qasje në një gjendje të vetëdijes, cilësisht të ndryshme nga ajo e të gjitha qenieve të tjera njerëzore. Kjo shpjegon pjesërisht njohuritë dhe qëndrimet e tij shpirtërore: si për shembull kundërvënia filozofike ndaj ngrënies së mishit, apo konceptimi i Tokës si një organizëm i gjallë gjigand". Veçantia e trurit të tij, e cila ende magjeps komunitetin shkencor, shtyn gjithashtu për të reflektuar mbi domethënien e vetë evolucionit njerëzor si specie e ndërgjegjshme. E ardhmja e species njerëzore Pse, pyeti Shlain, jetojmë në një univers që e bën të mundur për ne të ngremë pyetjen: Pse jemi këtu? Pse kemi një tru që duket kaq jashtëzakonisht kompleks, dhe shumë më i zhvilluar, se sa na nevojitej për të jetuar në savanë? Një teori, e quajtur parimi antropik thotë se ne jetojmë në një univers i cili në fakt lejon jetën ashtu siç ne e njohim. Po çfarë e ardhmeje na pret? Duke pasur parasysh veçantinë e çdo hapi të evolucionit, është e vështirë për mendjen e njeriut që të imagjinojë se cili do të jetë hapi i ardhshëm. Është vlerësuar se ekzistenca në jetë e një specie superiore varion nga një milion në 1.2 milion vjet, përpara se të zhduket, ose të mbërrijë në tranzicionin drejt një specie të re. Homo sapiens ka një moshë midis 200 mijë e 150 mijë vjet, që do të thotë se është ende në "adoleshencë", një periudhë në të cilën fiziologjia mund të përjetojë ndryshime më të shpejta. "Përveç kësaj," thotë Shlain "ndërsa në të gjitha fushat rritet përdorimi i makinave të llojeve të ndryshme, është e mundur që teoria e seleksionimit natyror si e përshkruan Darvini, të rishikohet. Shpejtësia me të cilën ndodh progresi të lë pa frymë. Ndoshta nuk është larg dita kur njeriu do të transformohet në një cyborg". / Airone –Bota.al |
Një mami elegante si Sara Hoxha Posted: 26 Jul 2017 08:10 AM PDT
Trashëgimtarja e njohur e Top Channel Sara Hoxha, mesa duket pas lindjes së djalit ka arritur të rikthejë edhe një herë format truprore të mëparshme. Ajo herë pas here na tregon foto nga palestra, çfarë do të thotë se po përpiqet vërtet që të rikthehet në formë. Ne pa frikë mund të themi se ajo ia ka dalë. Sot ajo ka postuar një foto në Instastory ku tregon trupin dhe ngjan vërtet shumë elegante. Gjithë ato orë në palestër ia kanë vlejtur…bravo Sara. |
Ish- banorja e Big Brother në pritje të binjakëve? Posted: 26 Jul 2017 07:50 AM PDT Pak javë më parë ish- banorja e Big Brother Jona Kalemaj dha lajmin e mirë se do të bëhet nënë për herë të dytë. Por duket se dëshira e saj është të sjellë në jetë binjakë. Të paktën këshu na la të nënkuptonin në foton e postuar nga vetë ajo në Instagram. Teksa ishte duke skuqur vezë për mëngjes i kanë rënë dy të verdha, të cilën ish- banorja e ka marrë si një "shenjë" se pret të lind binjakë. "Ç'do të thotë kjo? Ishalla binjakë", shkruan Jona mbi foton. Jona është nënë e një vajze shumë të bukur e cila quhet Ejsi. Pas pak kohësh Ejsi nuk do jetë një vajzë e vetme, dhe nëse plotësohet dëshira e nënës së saj, mund të bëhet me 2 motra ose vëllezër. |
Zbulohen destinacionet e muajtit të mjaltit të Orindës dhe Turit Posted: 26 Jul 2017 07:35 AM PDT Këngëtarja e njohur Orinda Huta dhe modetaratori Turjan Hyska do i japin fund beqarisë më 27 korrik. Çifti simpatik do e organizojë dasmën në një ambient të hapur në periferi të Tiranës. Ftesat e dasmës kanë bërë jo pak bujë në media, pasi vetëm nëse i skanoje mund të lexoje përmbajtjen e tyre. Por për dasmës, edhe muaji i mjaltit ka rëndësinë e tij. Dyshja e njohur kanë vendosur që muaji i tyre i mjaltit të zgjasë plot 25 ditë. Për Living, Turi është shprehur se pikënisja e tyre do të jetë Amsterdami, për të shkuar më pas drejt aventurave që Tajlanda sjell. Përpara se të kthehen në Shqipëri, çifti do e bëjë ndalesën e fundit në Turqi. Bukur apo jo? |
Posted: 26 Jul 2017 07:25 AM PDT
Si çdo burrë në botë edhe Princi William duhet ta pranojë faktin se kur shfaqet me gruan e tij në krah, gjithë vëmendja është e përqëndruar tek partnerja. Duke qenë se femrat i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes, sidomos Kate që vishet gjithmonë aq thjeshtë dhe aq bukur, e ka të merituar gjithë vëmendjen. Por edhe William, mesa duket përpiqet që të kontribuojë që ai dhe Kate të ngjajnë sa më bukur si çift. Ndoshta nuk e kishit vënë re, por Princi në shumicën e rasteve kombinohet me Dukeshën. Një krevatë, apo këmishë me po të njejtën ngjyrë apo më e mbyllur se veshja e Kate, është pothuajse gjithmonë zgjedhja e Princit. |
Vendimi drastik i Kate Hudson, rruan tërësisht kokën Posted: 26 Jul 2017 07:10 AM PDT Të shumta janë aktoret të cilat për hir të një roli në film kanë bërë ndryshime të mëdha në trupin e tyre. E radhës është aktorja e njohur Kate Hudson, e cila për shkak të projektit të saj më të ri, ka vendosur të rruajë plotësisht kokën. Kate nuk është më aktorja me flokët e gjata bionde. Filmi muzikal i drejtuar nga Sia mësohet se ende nuk i ka përfunduar xhirimet. Hudson është e fundit në një linjë të gjatë aktorësh që kanë zgjedhur të rruajnë kokën e tyre për rolet e filmit. Kohët e fundit, Cara Delevingne veproi në të njëjtën mënyrë për të luajtur rolin e një paciente me sëmundje kanceroze. Ajo pranoi gjithashtu se e bëri për të sfiduar nocionin e bukurisë. |
Vasili thirrje qeverisë: Hiq dorë nga shpenzimet për fasadë, investo tek uji i pijshëm Posted: 26 Jul 2017 06:50 AM PDT Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka prekur çështjen e ujit të pijshëm në Tiranë, problematikë e cila po diskutohet shumë së fundmi edhe pas vendimit të Bashkisë së Tiranës për të rritur çmimin e tij. Në një status në Facebook, ish-kreu i LSI-së, kërkoi që projekti i Veliajt të bëhej transparent për të gjithë qytetarët. Gjithashtu ai i bëri thirrje qeverisë që të heqë dorë nga shpenzimet, që sipas të cilit janë për fasada, dhe të investojë për ujin e pijshëm. Statusi i plotë Qytetarët kërkojnë zgjidhje për ujin e pijshëm, që mungon edhe në qendër të Tiranës. Projekti i plotë i bashkisë për ujin e pijshëm të bëhet transparent dhe publik për të gjithë qytetarët. Kushdo ka të drejtë të dijë deri në një ç'do të bëhet me ujin dhe paratë që paguajnë qytetarët për të. Qeveria shqiptare të heqë dorë nga shpenzimet për fasada dhe të investojë për ujin e pijshëm, që është minimumi i normalitetit për jetën e njerëzve. Këshilltarët bashkiakë të LSI-së, shumë të qartë në krah të shtresave në nevojë.
|
Samanta sensuale dhe e bukur në setin e fundit fotografik Posted: 26 Jul 2017 06:34 AM PDT TIRANE -, Samanta Karavella, ka realizuar së fundmi një set të të ri fotografik.Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur fotografin, Norik Ukën për të bërë sesionin në fjalë, ku ajo shfaqet tejet bukur.
|
LISTA/ Dalin emrat, ja kush janë 977 fituesit e kredive të buta në Tiranë Posted: 26 Jul 2017 06:20 AM PDT TIRANE-Komisioni i Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës ka caktuar më në fund emrat e familjarëve që përfitojnë kredi të butë. Bëhet fjalë për 977 banorë të Tiranës, të cilët kanë plotësuar të gjitha kushtet për t'u përzgjedhur nga lista me 2257 aplikantë. Por në relacionin shoqërues, vetëm gjysma prej tyre, 1165, thuhet të kenë dorëzuar dokumentacionin e plotë, ndonëse jo plotësisht të saktë. EMRAT E FITUESVE: 1 Kleorent Qemal Agalliu (Panorama/BalkanWeb)
|
You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |