Tirana Observer: “Rama e thotë troç: Nëse BE na largohet, ne do shohim për alternativa të tjera” plus 9 more |
- Rama e thotë troç: Nëse BE na largohet, ne do shohim për alternativa të tjera
- Kate Middleton: Nëse nuk do isha bërë Princeshë, do isha bërë një teniste
- Andrra dhe Sinani ‘hapin dyert e shtëpisë’, ja çfarë ndodh brenda mureve të familjes së re
- Qyteti që ndau botën më dysh: Pse vetëm Brazili flet portugalisht në kontinentin amerikan
- Ushqimet kundër aciditetit në stomak dhe gastritit
- Misteri i ekzistencës së grupeve të ndryshme të gjakut
- Rama për France 24: Shqipëria, vend i varfër por nuk po vdesim urie
- Video/ Stjuardesa “i këndon” “Waka Waka” Piqué-s në sy të Shakira-s
- Nga dasma në Maldive, çifti i famshëm turk postojnë fotot e para nga muaji i mjaltit
- ”Shades of Blue”, Jennifer Lopez nën petkun e një policije të korruptuar në New York
| Rama e thotë troç: Nëse BE na largohet, ne do shohim për alternativa të tjera Posted: 02 Jul 2017 09:23 AM PDT Kryeministri Edi Rama në një intervistë në 'France 24' foli edhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse projekti i BE-së do t'i largohet Shqipërisë, Tiranës do t'i duhet të shohë për alternativa të tjera. Rama tha se këtë vit pret që të çelen negociatat me BE-në, pasi Shqipëria i ka bërë detyrat e saj por shtoi se nuk është i çuditur edhe nëse negociatat nuk do të hapen. "Ne nuk kemi alternativë tjetër. Ne presim që bisedat me BE-në të nisin këtë vit. Nuk do çuditesha edhe po të mos fillonin. Jo sepse nuk i bëmë ne detyrat e shtëpisë, por sepse nuk mund të mbështetesh shumë te BE përsa i përket angazhimeve me vendet si Shqipëria. Megjithatë, në fund të fundit ajo që mendoj unë që është e rëndësishme: është që ne të vazhdojmë në këtë drejtim dhe me këtë vizion drejt BE-së. Pasi ne jemi edhe shteti më eurocentrik në rajon," tha kryeministri. Për ndarjen e Europës vitet e fundit, Rama u shpreh se për disa Europa është thjeshtë financa, ndërsa për Shqipërinë është projekti më i qëndrueshëm i paqes. "BE është në fakt ai që na mban ne përsa i përket frymëzimit tonë. Nëse BE do të largohet nga ëndrra që ne kemi sigurisht që do të shohim alternativa të tjera, çfarë do të dalin. Mund të ndodhe nëse BE është thjesht taktikë" tha Rama.
|
| Kate Middleton: Nëse nuk do isha bërë Princeshë, do isha bërë një teniste Posted: 02 Jul 2017 09:21 AM PDT Kate Middleton, dhe gjithë familja mbretërore në përgjithësi, zakonisht janë shumë të mbyllur për sa i përket jetës së tyre private. Por Dukesha, ashtu si dhe bashkëshorti i saj Princ William, nuk e respektojnë me përpikmëri protokollin, duke ia lejuar vetes që të mos i përmbahen në disa raste të veçanta. Së fundmi, gjatë një interviste për BBC, Kate ka treguar "më shumë seç duhet" nga jeta e saj private, për të cilën jemi shumë kurioz. Ajo ka folur për "dashurinë" e madhe të nënës së saj, tenistin Roger Federer, një moment nga muajt e fundit të shtatëzanisë me princin George por edhe për dëshirën e saj të madhe për të luajtur tenis. Kate tregon se mamaja e saj e adhuron tenistin Roger Federer. "Roger Federer, është zemra e nënës sime. Nuk mendoj se nëna ime mund ta mendonte që unë do e thoja këtë gjë. Por besoj se dhe Roger e di këtë gjë", tregon Dukesha. Gjithashtu Kate është kthyer pas në kohë kur ishte shtatzënë me princ George. Të gjithë ne mendojmë që Princi dhe Princesha janë ato që urdhërojnë, e të tjerët i binden, por nuk qënka kështu. Dukesha shprehet se në muajin e 8 të shtatëzanisë kishte shumë dëshirë që të ndiqte finalen e tenisit në 2013, por doktori i saj e ka urdhëruar që të mos lëviste nga shtëpia. E ndërsa shumë e sinqertë është treguar për dëshirën e saj të madhe për tenisin. Ajo tha gjatë intervistës se do kishte dashur shumë që të bënte karrierë si një teniste, por gjërat nuk i shkuan ashtu siç ajo e kishte planifikuar, edhe pse duhet thënë i dolën më mirë. Ndoshta për ju këto gjëra nuk janë dhe shumë të rëndësishme, por familjet mbretërore e kanë të ndaluar të flasin për jetën e tyre private. Ja pse Dukesha Kate Middleton është një personazh aq i dashur për të gjithë, pasi nuk ka një diferencë shumë të madhe nga njerëzit e thjeshtë. |
| Andrra dhe Sinani ‘hapin dyert e shtëpisë’, ja çfarë ndodh brenda mureve të familjes së re Posted: 02 Jul 2017 09:13 AM PDT Që kur ka ardhur në jetë Ansi, jeta e Sinanit dhe Andrrës është fokusuar vetëm tek ai. Gjithçka në shtëpi rrotullohet rreth Ansit, ai është qendra e shtëpisë, buzëqeshja e mëngjesit dhe e darkës dhe çdo gjë tjetër kalon në plan të dytë.
Këtë herë, Sinani dhe Andrra kanë folur për jetën e tyre të re brenda mureve të shtëpisë. Për programin "Pasditja ime", në RTSH, çifti i njohur i showbiz-it kanë rrëfyer edhe për planet që kanë në të ardhmen për ta bërë Ansin me një motër apo një vëlla. |
| Qyteti që ndau botën më dysh: Pse vetëm Brazili flet portugalisht në kontinentin amerikan Posted: 02 Jul 2017 09:10 AM PDT Këtu u caktuan rrethanat që e bënë Brazilin vendin e vetëm që flet portugalisht në Amerikë. Në pamje të parë, Tordesillas, një qytet i vogël në lumin Duero në provincën Valladolid në Spanjë, duket përsosmërisht i zakonshëm. Në të ndodhet një lagje e vjetër me një shesh Plaza të mirëruajtur dhe kisha që datojnë në kohët mesjetare. Por, nëse e përmend emrin e këtij qyteti në Sao Paolo, Kartagjenë apo në ndonjë qytet tjetër të Amerikës Qendrore dhe Jugore, shihet qartë se shumë njerëz e njohin menjëherë këtë atë. Ndodhi këtu në vitin 1494 që Spanja, në atë kohë Mbretëria e Kastijës, dhe Portugalia ndanë tokat që ende duhej të zbuloheshin – dhe kështu përgatitën rrethanat që Brazili të shndërrohej në të vetmin vend të Amerikave që flet portugalisht. Vendndodhja e qytetit ishte ndodhsta ajo që e bëri lokacionin e përsosur për negocitat e traktatit historik të Tordesillas. "Ishte në kryqëzimin e një sërë rrugësh shumë të rëndësishme", thotë Miguel Angel Zalama, profesor i historisë së artit në Universitetin e Valladolidit. "Kishte po ashtu një pallat dhe çdo gjë tregon se traktakti u nënshkrua aty.
Por, prania e selisë mbretërore dhe avantazhi gjeografik i vendit mund të mos kenë qenë arsyet e vetme përse monarkët katolikë, Isabella e Kastijës dhe Ferdinandi i Aragonit e zgjodhën atë. "Me titullin e qytetit të lavidshëm, të lashtë e mbretëror që e kishte marrë në periudhën mesjetare, ky qytet kastijian kishte lidhje traditash historike me Portugalinë", shpjegon Ricardo Piqueras Céspedes, profesor i historisë në universitetin e Barcelonës. "Në shekullin e 14-të, mbretëresha Meri e Portugalisë dhe në atë kohë fëmijë, Beatrizi i Portugalisë jetonin aty. Eshtë e mundur që ky ishte një gjest politik për të bërë të mundur që portugezët të ishin më të rehatuar me një lloj terreni neutral si ky qytet". Izabela dhe Ferdinandi kishin arsye të mira për të marrë me të mirë Portugalinë. Edhe pse u nënshkrua gjatë majit dhe qershorit të vitit 1494, traktati i Tordesillas u parapri nga një vit pasigurie, me potencialin e lartë të luftës midis dy vendeve dhe duke e lënë Spanjën në ankth në lidhje me rolin e saj në pushtimet atlantike. Rruga e negociimit të traktatit nisi kur, në këmbim të një udhëtimi që ai mendoi se ishte në Indi, eksploratori spanjoll Cristóbal Colón u ndesh me një stuhi. Ai u detyrua të ankoronte në afërsi të Lisbonës dhe më pas u detyrua po ashtu të ndante zbulimet e tij së pari me mbretin e Portugalisë, Xhonin e Dytë. I bindur se ishulli i ri përcaktohej nga traktati i Toledos, që ia jepte Portugalisë tokat në jug të ishujve Kanarie, ai i deklaroi ato pronë të vetën.
Pas shumë negociatash, u hartua një linjë vertikale demarkacioni nga njëri pol në tjetrin, duke e ndarë botën midis Spanjës dhe Portugalisë. Shkëmbime të ethshme diplomatike pasuan midis Portugalisë dhe Spanjës. Asnjëra palë nuk dëshironte luftë, e megjithatë të dyja mobilizuan dhe ngritën armata gjatë bisedimeve. Në mes të diskutimeve, Colón u nis në udhëtimin e tij të dytë duke u premtuar sovranëve informacion në ndihmë të negociatave. Ai e mbajti premtimin në prill 1494 kur dërgoi një hartë të zbulimeve të tij. Por, për shkak se ai nuk e dinte se Xhoni i Dytë kishte rënë dakord të hiqte dorë nga ndarja horizontale, ai e meremetoi hartën: rriti gjatësinë e Hispaniola (tashmë Haiti/Republika Domenikane) ishullin që zbuloi në udhëtimin e parë me disa gradë më në veri – duke e vendosur në të njëjtën paralele me ishujt Kanarie dhe si rrjedhim duke siguruar dominimin spanjoll sipas marrëveshjes. Por, në kohën që arriti harta e Colón, portugezët tashmë kishin rënë dakord për ndarjen vertikale. Të shqetësuar kryesisht për të qenë në gjendje të lundronin drejt Afrikës, portugezët e Xhonit të Dytë kërkuan që ndarja të lëvizte në perëndim të Kepit të Verdhë. Sipas kësaj marrëveshje, Portugalia do të merrte çdo gjë në lindje të vijës, ndërsa territoret e Spanjës do të shtriheshin në perëndim të saj dhe përfshinin dhe zbulimet e fundit të Colón. Për shkak se harta e re e Colón, nuk tregonte toka të reja në anën portugeze të demarkacionit, Izabella dhe Ferdinandi ranë dakord.
Asnjë prej tyre nuk e dinte ende se linja e re kalonte në cep të Brazilit dhe e vendoste për rrjedhim bregun lindor të atij vendi brenda dominimit portugez. Në vitin 1500, lundruesi portugez Pedro Álvares Cabral e ndeshi në rrugëtimin e tij dhe e pretendoi për mbretin e vet. Në shekujt që pasuan, Portugalia e zgjeroi ndikimin e saj edhe në brendësi të territorit dhe Brazili u bë kombi i vetëm portugalisht-folës në kontinentin amerikan. "Për pjesën më të madhe të popullit brazilian sot, traktati i Tordesillas ka domethënien që kurora portugeze mund të merrte zotërimin e tokave 'të panjohura' perëndimore", thotë Ana Paula Torres Megiani, profesore e historisë Iberike në universitetin e Sao Paolos. "Por, po ashtu, përbën një moment historik për të kuptuar marrëdhëniet e dominimit dhe hegjemonisë midis Europës dhe botës". Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/ |
| Ushqimet kundër aciditetit në stomak dhe gastritit Posted: 02 Jul 2017 08:49 AM PDT Nëse vuani nga aciditeti në stomak dhe gastriti, artikulli më poshtë ju njeh me ushqimet më të mira kundër tyre… Gastriti është një inflamacion i bezdisshëm i mukozës së stomakut që manifestohet me djegie, dhembje në stomak, përzierje dhe në rastet më të rënda, me të vjella dhe diarre. Shkaqet e gastritit mund të jenë nga më të ndryshmet, por në pjesën më të madhe të rasteve, ai shkaktohet nga një intolerancë ushqyerje, zakone të këqija në tavolinë dhe nga stresi. Megjithatë, mbajtja nën kontroll e gastritit pa marrë ilaçe, është e mundur: është e mjaftueshme që t'i kushtoni vëmendje ushqimeve që hani gjatë ditës. Nëse dieta nuk do të rezultojë pozitive, drejtohuni mjekut specialist. Në vijim ju paraqesim ushqimet kryesore kundër gastritit: -Pirja e ujit është e rëndësishme për të ndihmuar stomakun që të mbajë nën kontroll prodhimin e lëngjeve gastrike. Në rastin e gastritit, është e këshillueshme që të pini një gotë ujë me temperaturën e ambientit çdo 30 minuta. Asnjëherë mos pini ujë të ftohtë. -Lëngjet e frutave të tilla si banane, dardhë dhe mollë, mund të konsumohen si një lloj vakti i lehtë gjatë pasdites. Lëngu i tyre jep një efekt qetësues te mukoza gastrite. Gjithsesi, nuk duhet ta ekzagjeroni me pirjen e lëngut të këtyre frutave. -"Ilaçi" më i mirë kundër gastritit është lëngu i karotës. Mund ta gjeni në dyqanet të cilat tregtojnë prodhime bio, ose mund ta përgatisni vetë në shtëpi me një pajisje të posaçme. -Mbi efektet pozitive të qumështit te gastriti, debati është ende i hapur. Megjithatë, është mirë që të pini një sasi të vogël qumështi lope në temperaturë ambienti. -Në rast se vuani nga gastriti pini dhallë. Bakteret e acidit laktik në përmbajtjen e tij ndihmojnë në procesin tretës dhe formojnë një shtresë të hollë në muret e stomakut dhe ezofagut, duke i mbrojtur nga veprimi gërryes i lëngjeve të stomakut. -Makaronat integrale mund të konsumohen pa problem kur vuani nga gastriti. Makaronat, sidomos të gatuara aldente, janë shumë të mira për të thithur një sasi të madhe të lëngjeve gastrike, duke i lejuar stomakut që të shfryhet. -Orizi i bardhë mbetet ende "ilaçi i gjyshes" kur ju dhemb stomaku. Orizi lufton gastritin, falë përbërjes së lehtë dhe aftësisë për të thithur lëngjet gastrike. Është e rëndësishme që ai të gatuhet në mënyrë të shëndetshme: i zierë ose i përgatitur në avull. -Buka, si të gjitha produktet që bëhen nga gruri, në teori mund të ndihmojnë tretjen. Por ajo duhet të jetë pa maja, pasi përndryshe mund të rrisë prodhimin e lëngjeve gastrike dhe fryrjen. -I vetmi lloj mishi i lejuar në rastin e gastritit, është mishi i bardhë, gjithmonë i freskët dhe jo i ngrirë para gatimit. Por ju lejohet që të hani edhe atë pjesë të mishit të derrit pa dhjamë dhe yndyrë. -Peshku i freskët është një aleat i mirë në luftën kundër gastritit pasi nuk ka yndyrë dhe tretet lehtë. Është e nevojshme që të zgjidhni gjithmonë peshk të freskët dhe ta gatuani atë në avull. -Patatet mund t'ju ndihmojë që të mbani nën kontroll gastritin dhe prodhimin në vazhdimësi të lëngjeve gastrike. Konsumojini ato duke i bërë pure, por pa i hedhur erëza. -Të gjitha llojet e lulelakrës ju ndihmojnë kur vuani nga gastriti. Është mirë që edhe këto të përgatiten në avull, në mënyrë që vlerat e tyre të ruhen sa më shumë. Edhe spinaqi ndihmon për të ulur aciditetin në stomak. |
| Misteri i ekzistencës së grupeve të ndryshme të gjakut Posted: 02 Jul 2017 08:31 AM PDT Më shumë se pas një shekulli pas zbulimit të tyre, ne akoma nuk e dimë se për çfarë na duhen grupet e gjakut si 0, A dhe B. Kanë vërtet rëndësi. Carl Zimmer ka hetuar për këtë çështje.
Gjithçka dija si i rritur ishte se nëse një ditë do të shkoja në spital, do të më duhej të merrja një grup gjaku që mund të ma pranonte trupi. Por më mundonin ende disa pyetje ngacmuese. Përse 40% e kaukazianëve kanë grupin A të gjakut, kurse aziatikët vetëm 27% të këtij lloji gjaku. Nga vijnë llojet e ndryshme të gjakut dhe për çfarë shërbejnë? Për të marrë përgjigje, iu drejtova ekspertëve. Në vitin 1900, fizikani austriak, Karl Landsteiner, zbuloi për herë të parë llojet e gjakut dhe fitoi çmimin "Nobel" për zbulimin e tij. Që atëherë, shkencëtarët kanë zhvilluar mjete më të fuqishme për të dalluar biologjikisht llojet e gjakut. Pavarësisht zbulimeve, grupet e gjakut vazhdojnë të mbeten misterioze. Shkencëtarët kanë dalë me shpjegime të mira për ekzistencën e llojeve të ndryshme të gjakut. Konfuzioni i transfuzionit
Doktorët e Rilindjes pyesnin veten se çfarë mund të ndodhte nëse fusnin gjak në venat e pacientëve. Disa mendonin se kjo mund të ishte kura për të gjitha llojet e sëmundjeve. Më në fund, në vitet 1600, disa doktorë e provuan idenë me rezultate të dështuara. Incidentet e ndodhura gjatë provave, i dhanë transfuzionit një reputacion të keq për 150 vjet. Ende në shekullin e 19, doktorët nuk guxonin të provonin procedurën. Njëri prej tyre, fizikani britanik James Blundell, si të gjithë kolegët e tij, shihte shumë femra të vdisnin nga hemorragjia gjatë lindjes. Pas vdekjes së një pacienteje në vitin 1817, ai kuptoi se nuk mund t'i dorëzohej një fenomeni të tillë. Blundell u bind se fatkeqësitë e para të ndodhura gjatë transfuzionit të gjakut kishin ardhur nga një gabim elementar: gjaku i marrë nga shtazët. Doktorët nuk duhet të bënin transfuzion gjaku ndërmjet qenieve, pasi ata ishin shumë të ndryshëm. Ai vendosi se pacientët duhej të pranonin vetëm gjakun e njëri-tjetrit. Por askush nuk e kishte kryer më parë një transfuzion të tillë. Doktori ndërtoi një mekanizëm për transfuzionin e gjakut, të cilin e provoi fillimisht te qentë. Ai duhej të ndihmonte një pacient, jeta e të cilit ishte në fije të perit. Disa dhurues gjaku i siguruan atij 0.4 kg gjak që ai ia injektoi pacientit në krah. Megjithëse u duk se u përmirësua, burri vdiq pas dy ditësh. Doktori vazhdoi dëshpërimisht t'u bënte transfuzione gjaku pacientëve. Ai kreu dhjetë të tillë, por vetëm katër mbijetuan. Zbulim i çmuar
Landsteiner mblodhi lloje të ndryshme gjaku dhe i ndau në rruaza të kuqe dhe plazmë. Ai zbuloi se grumbullimi i qelizave ndodhte vetëm kur bashkoheshin disa grupe të caktuara gjaku. Ai i ndau subjektet në tri grupe që i emërtoi A, B dhe C (ky i fundit u quajt më vonë 0 dhe jo shumë kohë më pas, shkencëtarët zbuluan grupin AB). Gjenerata të mëvonshme kërkuesish zbuluan se qelizat e kuqe të gjakut në secilin lloj kanë forma të ndryshme të molekulave në sipërfaqe. Në grupin A, për shembull, qelizat i ndërtonin këto molekula në dy stade, si katet e një shtëpie. Në katin e parë ndodhej antigjeni H. Në pjesën e sipërme të katit të parë ndodhej antigjeni A. Njerëzit me grup gjaku B e ndërtojnë ndryshe katin e dytë të shtëpisë së tyre. Njerëzit me grup gjaku 0 ndërtojnë antigjenin H dhe nuk vazhdojnë më tej. Sistemi imunitar i çdo njeriu është familjar me llojin e vet të gjakut. Nëse dikush merr një transfuzion të gabuar, sistemi i tyre imunitar i përgjigjet menjëherë me një sulm të befasishëm, sikur gjaku të ishte pushtues. Përjashtim bën vetëm grupi 0. Ai ka vetëm antigjene H që janë të pranishëm në çdo grup tjetër gjaku. Për këtë arsye, ato i duken të njohura grupeve A dhe B. Kjo gjë e bën grupin 0 dhurues universal. Landsteiner e raportoi eksperimentin e tij në një gazetë në vitin 1900. Teksa i dha përgjigje një pyetjeje të vjetër, ai ngriti një të re. "Për çfarë na duhen grupet e gjakut? Përse duhet qelizat e kuqe të ndërtojnë shtëpitë e tyre molekulare? Përse njerëzit kanë lloje të ndryshme shtëpish? Përgjigjet ishin të vështira, por u dhanë popullaritet atyre që u përpoqën t'i shpjegojnë. Në vitin 1996, Peter D'Adamo botoi një libër të titulluar "Ha sipas llojit të gjakut". Libri u botua në 60 gjuhë dhe shiti 7 milionë kopje. Ideja se grupet e gjakut kërkojnë ushqime të caktuara, u refuzua nga shkencëtarët. Megjithatë, disa e provuan dhe nuk u doli keq. Mbi të gjitha, dietat në vetvete janë të mira. Viruset dhe gjaku Lidhjet midis grupeve të gjakut dhe sëmundjeve kanë arsye misterioze dhe shkencëtarët kanë arritur të zgjidhin vetëm disa prej tyre. Për shembull, Kevin Kain nga Universiteti i Torontos dhe kolegët e tij kanë investiguar përse njerëzit me grup gjaku 0 janë më të mbrojtur nga malaria sesa llojet e tjera të gjakut. Studimet e tij pretendojnë se qelizat e sistemit imunitar kanë një punë më të thjeshtë në identifikimin e qelizave të infektuara të gjakut nëse janë grupi 0 i gjakut. Akoma më të ngatërruara janë lidhjet midis grupeve të gjakut dhe sëmundjeve që nuk kanë lidhje me të. Pavarësisht të gjithave, grupi i gjakut të njerëzve ndikon në rrezikun që ata mund të infektohen nga një bakter i veçantë. Zgjidhja qëndron në faktin se qelizat e gjakut nuk janë të vetmet qeliza që prodhojnë antigjenë që lidhen me grupin e gjakut. Këto prodhohen edhe nga qelizat në muret e venave, rrugët e frymëmarrjes, lëkura dhe flokët. Në fund të fundit, kuptova se grupi i gjakut tim, nuk ka asnjë lidhje me gjakun në përgjithësi. |
| Rama për France 24: Shqipëria, vend i varfër por nuk po vdesim urie Posted: 02 Jul 2017 08:24 AM PDT Nga zyra e tij, kryeministri Edi Rama ka folur për televizionin France24 për situatën ekonomike në vend, kultivimin e kanabisit, reformën në drejtësi dhe integrimin e vendit në BE. Lidhur me situatën e kanabisit dhe zëvendësimin e këtij aktiviteti të paligjshëm në ekonomi Rama tha se Shqipëria është një vend i varfër por jo aq sa thuhet në shifra, pasi ka të ardhura nga emigrantët dhe ekonomia informale. "Këtë vit kemi patur një kthesë të fortë për kultivimin e kanabisit. Ne kemi pasur një ulje dramatike. Kam besim të plotë që në fund të vitit kultivimi i kanabisit ka për të qenë histori. Mund të jemi të dobët ekonomikisht por nuk po vdesim urie. Jemi të varfër si vendet e rajonit. Kemi pasur rritje 3%. Kemi besim se do shkojë 5 %. Kemi pasur mbështetje nga emigrantët. Le të themi që shteti shqiptar nuk është i pasur, shqiptarët janë të varfër por jo aq sa mund të thonë shifrat, pasi ka para që vijnë nga emigracioni dhe është edhe ekonomia informale", tha Rama. |
| Video/ Stjuardesa “i këndon” “Waka Waka” Piqué-s në sy të Shakira-s Posted: 02 Jul 2017 08:15 AM PDT Fluturimi i gjatë drejt Argjentinës i ka rezervuar një moment shumë të këndshëm bashkëshortes së Gerard Pique, Shakira. Një nga stjuardesat i ka kënduar këngëtares së famshme kolumbiane "Waka Waka"-n hitin e Botërorit "Afrika 2010". Një këngë e cila jo vetëm ishte fatsjellëse për Spanjën e Piqué-s që ngriti trofeun më të rëndësishëm futbollistik në botë, por bëri të lindë edhe dashuria mes tyre. Çifti i famshëm i Barcelona-s ishte duke udhëtuar drejt Argjentinës për të marrë pjesë në dasmën e Lionel Messi-t. |
| Nga dasma në Maldive, çifti i famshëm turk postojnë fotot e para nga muaji i mjaltit Posted: 02 Jul 2017 08:12 AM PDT Aktori i njohur turk, Burak Özçivi, i njohur në Shqipëri për shumë role të tij në seriale të suksesshme, ka kurorëzuar në martesë dashurinë disavjeçare me aktoren Fahriye Evcen. Fotot e ceremonisë që u mbajt më 29 qershor u shpërndanë në të gjitha mediat turke, por edhe në vendet ku janë transmetuar serialet e aktorit të njohur. Pas dasmës përrallore, e cila pati të ftuar me qindra personazhe të njohur në Turqi, Fahriye Evcen ndau me miqtë e Instagramit një foto të adhurueshme nga ceremonia bashkë me shënimin: “Plotësisht heroi im, bota ime… Duke u rritur me ty, thashë PO përgjithmonë… Tani, gjithçka është OK." Të njëjtën foto postoi edhe vetë Burak duke e shoqëruar me zemrën simbolike. Menjëherë pas dasmës, vjen edhe fotoja e parë nga Maldivet, atje ku çifti po kalon muajin e mjaltit. Fahriye Evcen postoi foton e parë nga një pishinë përrallore nga hoteli në Maldive. |
| ”Shades of Blue”, Jennifer Lopez nën petkun e një policije të korruptuar në New York Posted: 02 Jul 2017 08:03 AM PDT Nisin së shpejti në Canale 5, seritë televizive 'Shades of Blue', ku protagoniste është Jennifer Lopez. J.Lo vishet nën petkun e një detektiveje të korruptuar në New York, e detyruar të bashkëpunojë me një skuadër anti-korrupsioni të FBI dhe të tradhtojë kolegët e saj, mes tyre edhe tenentin Bill Wozniak, i interpretuar nga Ray Liotta. Artistja portorikane është edhe producente e serive, e cila ka rinovuar për herë të dytë kontratën pas boom-it që filmi pati. Së bashku me të, në cilësinë e producentit ekzekutiv, aktori i çmimit Oscar, Barry Levinson, që ka drejtuar edhe në episodin e dytë. Historia është shkëputur nga romanca e Michael Rudolph 'Shades of Blues 30 Years of (Un)ethical Policing" dhe është përshtatur për televizion me skenografi të Adi Hasak. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










Kur prindërit e mi më treguan se grupi im i gjakut ishte A+, pata një ndjesi të çuditshme krenarie. Meqenëse A+ ishte nota më e lartë në shkollë, atëherë me siguri A+ ishte lloji më i mirë i gjakut – një shenjë dalluese biologjike. Nuk kaloi shumë dhe e kuptova se isha treguar naiv.
Falë dijenisë për ekzistencën e grupeve të gjakut, njerëzit mund të jetojnë duke i dhuruar gjak njëri-tjetrit. Por për shumë kohë, kalimi i gjakut nga një person te tjetri ishte ëndërr e parealizueshme.
Blundell ishte i saktë në hamendësimin që njerëzit duhej të pranonin vetëm gjak njerëzor. Por atij nuk i shkoi mendja se ata duhej të merrnin gjak vetëm nga disa persona të caktuar. Me shumë gjasa padija e doktorit bëri që shumë pacientë të humbnin jetën. Çfarë e bën më tragjike vdekjen e tyre është se zbulimi i grupeve të gjakut disa dekada më pas, erdhi si rezultat i një procedure tepër të thjeshtë. Kur shkencëtarët kryen transfuzionet e para në fund të shekullit 19, vunë re se nga bashkimi i grupeve të ndryshme të gjakut disa qeliza të kuqe ngecnin me njëra-tjetrën. Por kjo ndodhte zakonisht te pacientët e sëmurë, ndaj ata nuk i kushtuan rëndësi. Derisa Karl Landsteiner pyeti veten se çfarë mund të ndodhte tek ata që ishin të shëndetshëm. Zbulimi nxori që edhe te pacientët e shëndetshëm kishte ndonjëherë grumbullim të qelizave të gjakut.