Tirana Observer: “Le Matin (1939): Kur SHBA përgatitej për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë” plus 9 more |
- Le Matin (1939): Kur SHBA përgatitej për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë
- Mashtrimi me foton e Enverit në Korenë e Veriut me Kim Il Sung
- Klori i pishinave dhe problemet që shfaqen në lëkurë
- “Rusi 2018”, Maqedonia pret Shqipërinë në Strumicë
- Patozi shpall kandidaturën për kreun e PD dhe i vë këto kushte Lulzim Bashës
- Plazhi: Ja se si t’i mbroni flokët nga dielli
- Mustafaj: Basha po përdor partinë për të ushtruar ndikim në garën për kreun e PD
- Zhvlerësimi i euros, humbin kursimtarët, fitojnë kredimarrësit
- Kundërshtarët e Bashës dalin me 5 kushte: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD
- Duka: Trajneri i ri ka kusht kualifikimin për në Euro 2020
| Le Matin (1939): Kur SHBA përgatitej për të ndëshkuar Italinë për shkak të pushtimit të Shqipërisë Posted: 01 Jul 2017 10:15 AM PDT Nga Aurenc Bebja*, Francë Gazeta franceze, "Le Matin", ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n° 3, deklaratën e Sekretarit të Shtetit Amerikan, Z. Cordell Hull, në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Z. Hull, i mbështetur plotësisht nga presidenti Roosevelt, e shihte këtë pushtim si një rrezik tepër të madh për paqen botërore. Prandaj, qeveritarët e lartë amerikanë janë mbledhur asokohe për hartuar një plan me qëllim për të ndëshkuar Italinë fashiste. Cili ka qenë ky plan ? Çfarë përmban deklarata e Sekretarit të Shtetit Amerikan ? Në vijim do të gjeni shkrimin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu "Dars (Klos), Mat – Albania": "Washington, 8 prill. (Dép. Havas). Z. Cordell Hull, pas një bisede telefonike me presidentin Roosevelt, ka dhënë këtë deklaratë për shtyp: "Pushtimi i dhunshëm i Shqipërisë është padyshim një kërcënim shtesë për paqen në botë. Pushtimi bie në kundërshtim me vullnetin e të gjithë popujve për të parë qeveritë e tyre t'i udhëheqin në udhën e paqes dhe jo atë të luftës. Është e panevojshme të shtojmë se efekti i pashmangshëm i kësaj ngjarjeje, që vjen pas disa të ngjashmëve, ka për qëllim të shkatërrojë besimin dhe të minojë stabilitetin botëror. Kjo do të ndikojë edhe në vetë mirëqenien tonë." Z. Hull shprehu mendimin se Italia ka shkelur Paktin Kellogg. Ai, ndër të tjera, tha se embargoja e armëve kundër Italisë në bazë të aktit të neutralitetit po diskutohej nga zyrtarë të lartë qeveritarë. Presidenti Roosevelt, gjatë një konference për shtyp në Warm Springs tha se ai mbështet plotësisht deklaratën e Sekretarit të Shtetit." |
| Mashtrimi me foton e Enverit në Korenë e Veriut me Kim Il Sung Posted: 01 Jul 2017 09:54 AM PDT Nga Giovanni Armillotta Mund t'i siguroj lexuesit se fotoja që po qarkullon në internet ku shfaqet Enver Hoxha, para se gjithash është shkrepur në Shqipëri, e jo në një vend aziatik. Një delegacion kaq i madh në numër personash do të ishte i pamundur të mendohej asokohe. Pastaj, çudia më e madhe është se po të ishte shkrepur në tokë koreane, atëherë ai vend do të ketë patur më shumë sesa një banor të vetëm! Tjetër gjë që vihet re është se i vetmi aziatik i shfaqur në foto në mënyrë absolute ska sesi të jetë Kim Il Sung, por – me shumë gjasa – Ambasadori i Republikës Popullore të Koresë (veriut) në Tiranë: Pak Chan Che? Kim Sok Ki? Ose ndonjë tjetër i mëparshëm ndërmjet viteve gjashtëdhjetë shtatëdhjetë? Po ta vëreni, Hoxha mund të ketë qënë këtu 53-57 vjeç, kështuqë jemi në periudhën midis 1961 dhe 1965-ës; duke pranuar se mund të ketë qënë 60 vjeç, atëherë i bie të ketë qënë viti 1968; bëhet fjalë për një fotografi në pranverë-verë, kështu që Hoxha, në këtë rast, nuk i ka kapur ende të 60-at. Mund të ketë gjasa që aziatiku të ketë qënë shefi i ndonjë delegacioni zyrtar i qeverisë së Koresë Veriut të ardhur në Shqipëri për ndonjë udhëtim miqësie. Në të majtë të koreanit është një shqiptar që po ha një ëmbëlsirë dhe një frut: nuk dua të gaboj, por më duket se është Mehmet Shehu. Për t'u rikthyer tek aziatiku, tiparet e fizionomisë të tij nuk janë aspak ato të një kinezi, turku apo vietnamezi. Në këtë pikë duhet të risjellim në vëmendje se ambasadat e vetme aziatike në Tiranë asokohe kanë qënë ajo e Kinës e RDP-së së Koresë, e Republikës Turke dhe e Vietnamit. Sa u takon takimeve personale që Hoxha mund të ketë patur me Kim Il Sung do t'i shtrij edhe më tej kërkimet. Por edhe nëse vërtet ka patur takime personale të tyre atëherë ato do të ishin reflektuar nëpër tryeza, takime, konferenca institucionale ndërkombëtare të partive komuniste. Një e dhënë është e sigurtë: Hoxha dhe Kim nuk janë takuar kurrë në Shqipëri e as në Kore, pasi asnjëri e as tjetri nuk ka shkelur në vendin e tjetrit. U bëj apel, ndër të tjera, studiuesve shqiptarë që do ta lexojnë këtë ndërhyrje timen. Do të ishte me të vërtetë interesante, sidoqoftë, ta dinim kush ka qënë ai që ka shkrepur foton, dhe personat në të. Burimi: https://www.albanianews.it/uncategorized/960-la-bufala-della-foto-di-enver-hoxha-con-kim-il-sung-in-corea-del-nord |
| Klori i pishinave dhe problemet që shfaqen në lëkurë Posted: 01 Jul 2017 09:50 AM PDT Shumë njerëz, si alternativë për t'iu larguar të nxehtit të verës, zgjedhin pishinat më të afërta për t'u freskuar sadopak. Por, uji i tyre në të vërtetë përbën një rrezik për lëkurën. Ja se çfarë duhet të keni parasysh në këtë rast Siç të gjithë e dimë, klori është dezinfektuesi kryesor i ujit të pishinave. Por, përveç veprimit të tij mbrojtës, kjo substancë mund të provokojë shqetësime të ndryshme në lëkurë. Sytë dhe buzët janë zonat më të ndjeshme të fytyrës dhe për këtë duhet të mbrohen me kujdesin më të madh nga efektet e substancave që gjenden në ujin e pishinave. Irritimet në sy janë një shqetësim mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga kontakti me klorin, ku simptomat kryesore janë djegia dhe skuqja. Fëmijët, si për ndjeshmërinë e madhe ashtu edhe për kohën e kaluar në ujë, janë më të rrezikuarit. Por edhe të rriturit, nëse qëndrojnë shumë gjatë në ujë, mund të pësojnë pezmatim të lëkurës, sidomos nëse kanë një lëkurë të thatë dhe veçanërisht delikate. Këshilla është që të përdorni produkte specifike, që gjenden në farmaci. Por, në rast se vini re shqetësime më të mëdha të lëkurës, atëherë drejtojuni mjekut specialist. Larja në pishinë: si të mbroheni nga rreziqet për shëndetin Për ata që nuk kanë fatin të jetojnë në një qytet bregdetar, pishinat gjatë verës paraqesin shpëtimin e vetëm nga vapa e padurueshme. Por, nga ana tjetër, uji i pishinave në vetvete përmban substanca të rrezikshme për shëndetin. Këtë fakt e pohon një numër i madh specialistësh të higjienës. Sipas tyre, nëse nuk ndiqen një sërë rregullash nga pronarët dhe klientët e pishinave, rreziku për të marrë infeksione të llojeve të ndryshme është shumë i lartë. Para së gjithash, nga uji i pishinave mund të shkaktohen probleme me veshët dhe shqetësime të ndryshme dermatologjike, si pasojë e baktereve që gjenden në ambiente johigjienike. Por në pishina jetojnë edhe mikroorganizma të tjerë, veçanërisht nëse uji është i vaktë. Një tjetër burim i përhapjes së këtyre mikroorganizmave janë edhe plagët. Ndaj ju nuk duhet të laheni asnjëherë në pishinë kur keni një plagë të hapur, sepse mund të infektoni ambientin, por edhe të përkeqësoni gjendjen tuaj. Për të kapërcyer këto rreziqe, mjafton të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Pikë së pari, kujdestarët e pishinave duhet të merren çdo ditë me pastrim e tyre, pa abuzuar me klorin, pasi siç e përmendëm më sipër ai është i dëmshëm për shëndetin. Pushuesit, nga ana e tyre, duhet të bëjnë gjithmonë dush përpara dhe pasi të futen në ujin e pishinave, sepse në vetvete, ky veprim heq 80% të florës bakteriale të përkohshme. Domosdoshmëria e kapelës dhe e maskës së flokëve Flokëve nuk u bën aspak mirë larja gjatë gjithë ditës në pishinë, sepse rrezet e diellit dhe klori i thajnë dhe u zbeh pigmentin, ndërkohë më të rrezikuar janë flokët e lyer. Përveç kësaj, klori (i cili është i domosdoshëm në ujin e pishinës për dezinfektim dhe mbrojtje nga sëmundjet e lëkurës) e dëmton në thellësi strukturën e flokëve. Nëse nuk dëshironi të mbani kapelë për larje, para se të hyni në pishinë, në flokët tuaj vendosni pak vaj për mbrojtje që bllokon veprimin e dëmshëm të diellit dhe klorit. Mund të vendosni edhe maskë mbrojtëse, pasi jeni larë. Më të zbehtë, për shkak të klorit Klori nuk u bën dëm vetëm flokëve, por ai than edhe lëkurën e trupit. Prandaj, pasi të keni kaluar një ditë të tërë në pishinë, pas banjës që do të bëni në shtëpi, lyeni trupin tuaj me qumësht hidratues për lëkurë. Ndoshta nuk e dini, por klori është i rrezikshëm edhe për tonin tuaj të nxirë, sepse mund ta zbehë ngjyrën e errët, të cilën e keni fituar nga ekspozimi në plazh. Ilaçi i vetëm është që pas çdo larjeje në pishinë, menjëherë të hyni në dush dhe gjatë ditës të përdorni preparate ujë-rezistuese për ekspozim. Çfarë ndodh me melaninën kur shkoni në pishinë? Nëse shkuarja në pishinë do të jetë ekspozimi juaj i parë i verës në diell, mos pritni shumë. Lëkura nën veprimin e rrezeve ultravjollcë prodhon melaninën, e cila është përgjegjëse për nxirjen e lëkurës, por prodhimi i saj fillon pas 48 ose 72 orësh që nga ekspozimi i parë në diell. Prandaj, që të mos digjeni, vendosni preparat për nxirje me faktor mbrojtës. Pas ekspozimit, lyejeni trupin me qumësht hidratues për trupin, me ekstrakt të aloe verës. Ai do të qetësojë skuqjen eventuale. Ndiqini këto këshilla për t'u mbrojtur sa më mirë nga agjentët e rrezikshëm të ujit të pishinave dhe gjithashtu shijoni freskinë e ujit në këto ditë të nxehta. |
| “Rusi 2018”, Maqedonia pret Shqipërinë në Strumicë Posted: 01 Jul 2017 09:41 AM PDT Ndeshja kualifikuese për Botërorin "Rusi 2018", ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, që është programuar më 5 shtator, do të luhet në Strumicë. Ndërsa lajmi pritet të zyrtarizohet nga Federata Maqedonase e Futbollit, ai është konfirmuar paraprakisht nga disa zyrtarë të vendit pritës të kësaj sfide. UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM-ja, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në stadiumin e Strumicës me 6.500 vende, në qytetin më të largët lindor nga Shqipëria, e që ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë. Ky është qyteti ku ka lindur kapiteni i maqedonasve, Goran Pandev, ndërsa të enjten që kaloi, në stadiumin "Mladost" luajti edhe Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Dacia Chisinau në turin e parë kualifikues të Europa League. Në këtë mënyrë, realizohet ideja dyvjeçare e maqedonasve, që prej hedhjes së shortit dhe pozicionimit në grupin G kualifikues përkrah Shqipërisë, kur mundën të spostonin duelin me kuqezinjtë jashtë Shkupit. Edhe pse maqedonasit fshihen pas argumentit se, kështu po promovojnë futbollin dhe ekipin përfaqësues edhe në zonat e largëta, vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë. Nëse ndeshja do të luhej normalisht në Shkup, nuk do të kishte dyshime që stadiumi do të mbushej me ngjyrat kuqezi. Por, me spostimin në Strumicë, në një krahinë sllave dhe ku nuk ka shqiptarë, maqedonasit synojnë të kufizojnë sa më tepër që të jetë e mundur numrin e mbështetësve për ekipin mik. |
| Patozi shpall kandidaturën për kreun e PD dhe i vë këto kushte Lulzim Bashës Posted: 01 Jul 2017 09:20 AM PDT Me anë të një deklarate për shtyp Astrit Patozi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij, deputeti ka vënë disa kushte për këtë garë. Fjala e Patozit I shqetësuar për rezultanin dhe i bindur se ringritja do të ndodhë veç pas një gare të drejtë. I mbështetur nga një numër i madh antarëve dhe i vendosur që në kushtet e një kandidature të vërtetë dhe serioze jam i gatshmë të garoj për postin e kryetarit, në rast se do të ketë garë të pastër dhe do të plotësohen këto kushte
Këto kërkesa janë garancitë minimal që të shkohet në një proces të drejtë. Pas këtij parashtrimi ftoj Bashën të dalë nga ambiciet personale. Jam gati të punoj me të për një garë reale. Por në rast se kërkesat tona nuk do të plotësohen ai do të marrë të gjitha mundësitë të hedhjes në erë të daljes së PD-së nga gjendja aktuale. Pas kësaj çdo anëtari i lind e drejta të refuzojë këtë farsë elektorale. |
| Plazhi: Ja se si t’i mbroni flokët nga dielli Posted: 01 Jul 2017 07:19 AM PDT Pushimet në det janë një "ilaç" i vërtetë për mendjen dhe trupin tonë, deri në momentin kur nuk flitet për flokët! Pikërisht kështu, sepse flokët janë pjesë e trupit tonë, të cilët e "vuajnë" shumë ekspozimin në diell nga substancat tipike të verës, si kripa dhe klori. Ndaj, nëse nuk kurohen ashtu siç duhen, pas kthimit nga pushimet zgjidhja është një dhe e vetme: prerja! Megjithatë, për ata që duan medoemos të ruajnë gjatësinë e flokëve dhe për pasojë shmangien e prerjes së tyre, është e nevojshme që të dinë t'i mbrojnë flokët nga dielli dhe nga gjithçka që i dëmton gjatë verës. Kështu, për të mbrojtur flokët nga dielli është e nevojshme të ndiqni disa rregulla të shkurtra, por efikase, të cilat mund t'i zbatoni jo vetëm gjatë ditëve të pushimeve, por gjatë gjithë periudhës së verës. Atëherë rregullat janë këto: Lahuni me shampo gjithmonë pas përfundimit të një dite plazhi Nëse mendoni se larja e tyre për çdo ditë gjatë pushimeve mund të jetë e dëmshme, duhet të dini se është akoma më keq nëse e lini lëkurën e kokës dhe flokët tuaj me kripë deti, rërë apo pluhur. Pra, larja e flokëve me shampo pas detit është më se e nevojshme, ndërsa produktin duhet ta zgjidhni delikat. Mbrojini flokët në plazh Përpara se të dilni në diell është e nevojshme që mbi flokët tuaj (sidomos te majat) të aplikoni një produkt mbrojtës. Në treg janë të pranishëm vajra të dobishëm nga më të ndryshmit, por alternativa e duhur pa dyshim është Shea Butter (gjalpë), i cili ka mjaft veti të mira zbutjeje, antioksidante dhe hidratuese. Uji i ftohtë Për t'u rivendosur flokëve aciditetin natyral, në shpëlarjen e fundit të tyre ju mund të përdorni ujë të ftohtë ose uthull molle. Maska e vajit Dy herë në javë, përpara se t'i lani me shampo, flokët mund t'i ushqeni me një maskë vaji bajamesh të ëmbla ose vaj prej embrioni të grurit. Shtojca Nëse e dini se pushimet tuaja do t'i kaloni në det, situatës së dobësimit të flokëve tuaj mund t'i paraprini që një muaj më parë me disa përbërës të tjerë shtesë duke i forcuar ata. Të duhurit janë ata me bazë qumështi ose embrion gruri. Balsami Pas larjes së flokëve tuaj me shampo, nuk duhet të harroni asnjëherë përdorimin e një balsami regjenerues. Lidhja bisht Është një mënyrë praktike, por edhe në modë, e cila i mbron flokët nga dielli dhe era. Kështu, shmangni mundësinë që në përfundim të ditës ta gjeni kokën gjithë nyja. Thajini si të ishin prej kristali Thajini flokët me ngadalë dhe pa i shtrënguar fort me peshqir, si dhe pa abuzuar me tharësen. Vendosni kapele Zgjidhni një kapele që ju përshtatet dhe kështu i mbroni më së miri flokët, por edhe fytyrën. Mos i thani me peshqir flokët pas daljes nga deti, kjo i dëmton dyfish. |
| Mustafaj: Basha po përdor partinë për të ushtruar ndikim në garën për kreun e PD Posted: 01 Jul 2017 06:49 AM PDT Besnik Mustafaj, thotë se është koha për ulje tensionesh brenda demokratëve dhe të kuptohet që grupi kritik kundër Bashës është faktor brenda Partisë Demokratike. "Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni", thotë ai për Tv Klan. Për thellimin e klimës së tensionuar Mustafaj bën përgjegjës Bashën, pasi sipas tij, ka një seri veprimesh që tregojnë se kryetari nuk është ngrirë, por se është shumë aktiv. "Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme", theksoi në një intervistë për Klan Mustafaji. Mustafaj thotë se grupimi kundër Bashës duhet të dalë me një kandidat që të mishërojë edhe alternativën e tyre. Atëherë dhe kushtet që ka për të zbatuar në mënyrë të detyrueshme Basha, sipas tij bëhen dhe më konkrete. |
| Zhvlerësimi i euros, humbin kursimtarët, fitojnë kredimarrësit Posted: 01 Jul 2017 06:36 AM PDT Zhvlerësimi i euros ndaj lekut nuk ka goditur vetëm eksportet, por edhe një pjesë të kursimeve të qytetarëve. Familjet shqiptare mbajnë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë në asete financiare në valutë, ku instrumenti më i preferuar është ai i depozitave në euro. Sipas të dhënave zyrtare nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit janar, depozitat e familjeve shqiptare në euro llogariteshin në 497 miliardë lekë. Por në fund të majit shifra zbriti në 483 miliardë lekë. Rënia me 14 miliardë lekë nuk ka ardhur se individët kanë tërhequr depozitat nga bankat, por në pjesën më të madhe ajo është pasojë e zhvlerësimit të euros. Sipas bankës së Shqipërisë, për periudhën janar qershor euro është zhvlerësuar me 2.4 për qind ndaj lekut. Më saktësisht nëse në muajin janar një euro u këmbye mesatarisht me 136.57 lekë, në qershor monedha europiane është konvertuar me 133.2 lekë. Kjo bën që vlera e depozitave në euro të ulet duke gërryer pasurinë që familjet kanë ruajtur në monedhën europiane. Por nga lëvizjet në kursin e këmbimit nuk ka vetëm të humbur. Një kategori tjetër po kaq e madhe individësh kanë përfituar nga zhvlerësimi i euros. Këtu bëhet fjalë kryesisht për ata që kanë detyrime në euro, veçanërisht kredi, pasi për të paguar këstet e tyre tani u duhet të këmbejnë më pak lekë se më parë. |
| Kundërshtarët e Bashës dalin me 5 kushte: Të shtyhen zgjedhjet për kreun e PD Posted: 01 Jul 2017 06:24 AM PDT Kritikët e kryedemokratit Lulzim Basha, anëtarë të Kryesisë së partisë janë bërë bashke për të dhënë një deklaratë për mediat, duke dalë në një qëndrim të përbashkët për rezultatin e qershorit. Në deklaratë theksohet se këto zgjedhje shënuan rezultatin më të rëndë të PD-së në historinë e saj partiake. Në deklaratë shprehet se do të garantohet një proces i barabartë dhe me rregulla të ndershme, sipas statusit të kësaj partie. Deklarata e plotë: Në emër të gjithe aktivisteve, anetareve te forumeve, deputeteve, personaliteteve dhe figurave publike qe jane bere bashke ne mbrojtje te statutit dhe Partisë Demokratike, e cila bëhet sot publike si qëndrim i përbashkët. Zgjedhjet e 25 qershorit shenuan disfaten me te rende zgjedhore ne historine e Partise Demokratike. Kundershtari politik u fut ne garen zgjedhore me nje bilanc te turpshem qeverises, me deshtime dhe paudhesi, te cilat jane mbajtur shenim jo vetem nga shqiptaret, por jane evidentuar edhe nderkombetarisht. Partia Demokratike ka meriten e pamohueshme te denoncimit publik te tyre. Rezultati i zgjedhjeve ne favor te qarte te mazhorances dhe ne ndeshkim te forte te opozites ishin rezultat i blerjeve masive te votave me parate e droges dhe perfshirjes se krimit ne proces zgjedhor, por edhe pasoje e gabimeve te renda te PD. PD duhet t'u ktheje me urgjence shpresen shiptareve, duhet t'u ringjalle besimin, duhet te shpetoje demokracine ne kete vend. Prandaj nje garë e hapur, me rregulla te drejta e te paanshme, me analizë dhe debat alternativash, me konkurrim real dhe respekt e gjithë-përfshirje për sfidantët perben kushtin themelor per rimekembjen e PD-se. Kryesia e PD-se duhet te garantoje gare te barabarte, rregulla te ndershme e te paanshme, proces te hapur e transparent, konkurence te vertete, ballafaqim e debat, sipas statutit dhe rregollores per zgjedhjet, te cilat duhet te miratohen perpara fillimit te procesit. Bazuar ne sa me siper, Kryesia e PD-se duhet te mblidhet me urgjence dhe te marre masat e nevojshme perfshi: 1- anullimin e procedures se nisur pa miratimin e kryesise se PD-se; 2- ngritjen e nje grupi gjithperfshires pune per hartimin e rregullores per zgjedhjet dhe te kalendarit te procesit zgjedhor; 3- te miratohen rregullorja dhe kalendari, sipas statutit; 4- me hyrjen ne fuqi te ketyre akteve, Kryesia te shpalle zgjedhjet ne nje date te pershtatshme dhe te pranueshme per te gjithe; 5- Pas zgjedhjes se kryetarit te ri te filloje menjehere procesi per organizimin e kongresit te jashtezakonshem te Partise, ku te paraqitet platforma politike per rimekembjen e PD-se dhe per ringjalljen e opozitarizmit ne Shqiperi. Menjehere pas plotesimit te kerkesave statutore secili nga demokratet ka kushtet per te hyre ne gare me synim bashkimin e Partise. |
| Duka: Trajneri i ri ka kusht kualifikimin për në Euro 2020 Posted: 01 Jul 2017 06:21 AM PDT Ka hyrë në fazën e nxehtë përzgjedhja e pasuesit të Gianni De Biasit dhe stafit të ekipit kombëtar. Janë disa alternativat që ka takuar presidenti Duka në Tiranë, nga Walter Zenga tek Clarence Seedorf sa i përket postit të trajnerit, pa përfshirë edhe alternativat e tjera që përfliten për drejtor teknik të kombëtares. Por duket që për një gjë presidenti i FSHF-së është i sigurt, ai po kërkon një trajner me eksperiencë dhe ndoshta me një emër të madh. "E sigurtë është që nuk do të marrim një trajner që do të drejtojë për herë të parë Shqipërinë. Po kërkojmë dikë me eksperiencë, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë edhe emrin e madh, padyshim që ky është një bonus", ka thënë Duka. Muaji gusht është limiti që Duka dhe stafi teknik që po intervistojnë kandidaturat i kanë vënë vetes për të gjetur një trajner, i cili veç kushtit financiar, duhet të pranojë edhe kushtin sportiv, të mbyllë në vendin e 3-të këto eliminatore dhe të na kualifikojë për në europianin e 2020-s. "Kandidati duhet të bindë se mund ta bëjë shumë mirë këtë punë. Duhet të pranojë veç kriterit financiar tonit edhe objektivat që kemi. Vërtet jemi matematikisht jashtë eliminatoreve të Botërorit 2018, por duhet t'i mbyllim mirë këto 4 ndeshje të mbetura dhe të na kualifikojë në Europianin e 2020-s", ka nënvizuar Duka. |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





