Tirana Observer: “Emrat/ Ja kush janë dy vajzat nga Tirana e Vlora si dhe djali nga Tetova që u mbytën sot në Zvërnec” plus 9 more |
- Emrat/ Ja kush janë dy vajzat nga Tirana e Vlora si dhe djali nga Tetova që u mbytën sot në Zvërnec
- Reportazh / Davidi, Robinsoni i maleve të Munellës, që pret turistët aventurierë në bujtinën e tij çadër
- Mungon roja bregdetare, 3 kilometra plazh në Durrës pa asnjë masë sigurie
- Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj
- Ish-drejtoresha e Tatimeve “i rikthehet” pasionit për modelingun
- Thatësira prek buxhetin e shtetit, duhen 50 milionë euro për energjinë
- Nga Baggio e Pirlo e deri te Bonucci: Futbollistët që kanë veshur fanellat e Juves, Milanit dhe Interit
- Flokët/ Si t’i mbani të shëndetshëm gjatë verës
- Fustani transparent në festival, Ledina Çelo: Mbase e teprova pak
- Atentati i trefishtë në Shkodër, policia jep detajet: Për çfarë dyshojmë
| Emrat/ Ja kush janë dy vajzat nga Tirana e Vlora si dhe djali nga Tetova që u mbytën sot në Zvërnec Posted: 15 Jul 2017 09:35 AM PDT Policia ka bërë publik emrat e tre të rinjve që humbën jetën ditën e sotme në plazhin e Zvërnecit. Dy vajzat ishin nga Tirana, ndërsa 24-vjeçari ishte nga Tetova.
Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit për veprime të mëtejshme dhe ekspertizën mjeko-ligjore.
|
| Posted: 15 Jul 2017 08:36 AM PDT Nikolla Lena Kisha dëgjuar për këtë mal dhe shtrirjen e tij gjeografike në katër krahina: të Pukës, Mirditës, Tropojës dhe të Kukesit. Kisha dëgjuar për kafshën e rrallë që rritet në pyjet e këtij mali, Rrëqebullin e Ballkanit, për Ariun e Murrmë, për florën e faunën e tij të pasur, për historinë dhe natyrën e veçantë e mjaft të bukur, por nuk e kisha shkelur me këmbët e mia. Një ekspeditë mjedisore që kujdeset për ruajtjen e natyrës dhe të faunës së rrezikuar (PPNEA), më bëri ftesë për në pyjet e Munellës. Ata do merrnin informacion mbi mjedisin atje dhe specien e rrallë të Rrëqebullit, ndërsa mua më interesonte më tepër aspekti turistik i kësaj zone. Interesat përputheshin, Ata do bënin punën e tyre në investigim të florës dhe faunës së rrallë në këto lartësi, ndërsa unë do merrja informacion se ç'mund të bëhej për turizmin malor në këtë zonë. Natyra me turizmin shkojnë me njëra tjetrën. Pasi u nisëm nga Tirana me një makinë të fuqishme 4X4, ndalesën e parë e bëmë në Blinisht. Aty pimë një kafe në një Autogrilë në anë të Një godinë e ngrënë dhëmb-dhëmb po ngjyre hiri na u shfaq përballe si Minotaur.- Ky është burgu i Spaçit- tha Iliri. M'u duk sikur më hodhën një kovë me ujë të ftohtë kur e dëgjova qtë emër. E shikoja dhe çuditesha me peisazhin e tij aq gri. Ferri i fjalës së lirë rrinte memec përball meje, i kishte thënë të gjitha. Tani shikonte vështrimet blasfemuese të vizitorëve që shkelnin mbi dheun e hirtë të hedhur rreth e qark si mbeturine e barkut të çarë. Kur thua Spaç ke thënë një epokë. U larguam nga përbindëshi të heshtur, nga simboli i poshtërimit njerezor dhe vazhduam drejt malit të Munellës.
Çunat në makinë komunikonin me njëri-tjetrin duke i cilësuar në latinisht bimët dhe pemët që ndeshnim gjatë ecjes. Ishin specialiste të natyrës dhe mjedisit. Iliri ishte inxhinier pyjesh dhe ishte lindur e rritur në këto anë, ndërsa Xhemali ose Xherri, si i thërrisnin shkurt, kishte detyrën e Oficerit të komunikimit dhe informimit me publikun në ruajtje të natyrës dhe në veçanti të faunës së zonës të rrezikuar nga gjuetia e paligjshme, siç është Rrëqebulli I Ballkanit, që gjendet në malin e Munellës. Fshatrat e luginës dhe shpateve të malit si dhe shtëpitë e tyre ishin të fshehura në lugina të thella dhe mezi dukeshin. Peisazhi ishte mjaft i bukur, por jeta në këto thellësi malore dukej tepër e vështirë. Pa rrugë e mjete komunikimi, pa objekte sociale e Një burim i ftohtë malor na preu rrugën në fshatin Mesul të Pukës dhe më shkëputi nga meditimi. Kishim dalë nga kufiri me Mirditën dhe vazhdonim drejt pyjeve të Pukës. Uji ishte i ftohtë dhe ne ishim të lodhur. U shlodhëm pak dhe u nisëm për në Qafe-Lis. Një pllajë e gjelbërt me bar e pisha të larta na u shfaq kur iu afruam vendit që quhej kështu. Ishte një mrekulli natyrore dhe nuk ngopeshe me gjelbërimin, freskinë dhe hijen e rëndë të malit që na qëndronte mbi kokë.
U bëra kurioz, ndaluam dhe i u afrova tendës. Më priti një burre trup vogël me ca sy të vegjël që i nxirrnin zjarr. Ishin sy tepër shprehës që shkëlqenin vazhdimisht. U përshëndetëm në stilin vendas duke përplasur kokat me –aje burre i fortë e të qoftë e lehtë rruga- dhe më ftoi të ulesha në një stol druri të vendosur në një tavolinë të improvizuar në hyrje të tendës së tij. Ishte një tendë e rregulluar mirë, e shtruar me qilima me motive malësie dhe ajo që më bëri përshtypje, ishte tepër e pastër. Aty çdo gjë ishte e pastër dhe në vendin e vet sikur një dorë amviseje të kujdesej për të. Nisëm muhabetin dhe sa herë unë flisja, Davidi ose Nduja, se kështu e kishte emrin e vërtet, mi ngulte sytë dhe diç kërkonte brenda mendjes vet. Më shikonte, vinte gishtin në tëmtha, çohej nga stoli i tij i drunjtë e vinte rrotull, i bërrtiste një dhije të bardhë që kërkonte të kapte me dhëmbë Mbi tavolinë ishte një radio e vogël me bateri, një shishe me raki, ca gota dhe një pagure me mjalt. Davidi ishte në siklet, diç e mundonte.- Ça ke që sillesh si thiu në gjerdhek?- e ngacmova – a mos jam mik i tepërt ktu në ksollen tane? – U hodh përpjet sikur ta kishte kafshuar gjarpri dhe mu drejtua që ti merrja mbrasht fjalët që thash se me David Gjonin nuk përdoren këto fjalë. –Po ça ke at'herë?, e pyeta. U rrotullua me gishtin në tëmtha dhe më tha: -Unë ty se ku të kam parë. -Më ke parë apo dëgjuar- i thash . –Edhe pare edhe dëgjuar- ma preu Davidi. Unë kam punuar gazetar në Radio Tirana që prej vitit '91 dhe kam drejtuar shumë emisione radiofonke. Kam dubluar filma e dekumentare që transmetohen nga disa televizione. Davidi nuk bënte dot dallimin midis figurës dhe zërit tim që mund të më kishte ndjekur në radio. Ti dëgjon Radi Tiranën -i tha Iliri-më thuaj një gazetar të Radio Tiranës nga ata që të kanë pëlqyer, e pyeti Davidin. Nuja, u mendua një cop herë dhe tha:
Iliri e zgjidhi enigmën e Davidit duke më prezantuar me emër. Ai shtangu për pak, pastaj më përqafoi si një mik të vjetër dhe më pyeti:- Ç'do ti në këto male arinjsh? Dhe më shtërngonte dorën. –Dola me kërku do shejtana dhe shejtanin ma t'madh prej krejtve e gjeta këtu në maj të Munellës- ia ktheva pyetjen. Qeshëm të dy e më tha – mos shko më lart se nuk ka shejtan tjetër veç ariut atje sipër. Mbushi gotat e rakisë dhe nga një ene e pastër na nxori djath dhije, buke vatre, qepe, arra e mjalt të freskët prej bletëve që zugasnin rreth nesh. E bëmë-Gëzuar – dhe i shpjegova Davidit arsyen e ngjitjes sime në ato lartësi. Djemte i shpjeguan për punën e tyre në ruajtje të pyjeve dhe kafshëve të rralla që rriten në to. Davidi më shpjegoj për jetën e tij dhe përse i ngjiste bletët e tija kaq lart.- Këtu lulja dhe ushqimi për bletët është i veçantë kështu që dhe E pyeta për jetën aty dhe për Çadër-Bujtinën që kujdesej aq mirë për të. Më tha se: këtej, rrallë kalojnë vizitore malesh aventuriere, kanë ardhur edhe të huaj, djem dhe vajza të reja nga Çekia, Gjermania,Anglia..me motorra dhe makina të larta…i kam pritur, i kam dhënë ujë dhe bukë me ç'më është ndodhur…edhe mjalt… Disa herë i kam strehuar të kalonin natën në çadrën time…Kanë ngelur të kënaqur dhe janë larguar duke më përshëndetur.- Kështu që unë nuk kam miq vetëm në Tiranë e Shqipëri, por edhe në Gjermani e Çeki, përfundoj shakanë duke qeshur sinqerisht. Çdo gjë rretheqark banesës së tij prej çadre, ishte e sistemuar mirë dhe mjaft e paqme. Dhoma e pritjes së miqve, ajo e ndenjes së Ndues, si vendi i zjarrit që përdorte për gatim, ishin të rregullta e të pastra. Pasi bëmë muhabet e pimë raki me U laruam nga kjo parajsë natyrore, duke më mbetur në mëndje shprehja e tij e fundit, që s'do ta takoja më. Davidi ishte rreth 70 vjeç. I trembej moshës, ariut apo njeriut?! Nuk di vërtet nëse do ta takoj më njeriun që ngriti bujtinën e parë nën këmbët e Munellës për të pritur turistët aventuriere të maleve dhe për ta prezantuar këtë vend me bukuri të rrallë natyrore dhe historike, si destinacionin e ardhshëm turistik. /ATSH
|
| Mungon roja bregdetare, 3 kilometra plazh në Durrës pa asnjë masë sigurie Posted: 15 Jul 2017 08:15 AM PDT Tre kilometra vijë bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa, tepër e frekuentuar nga pushuesit, nuk ka asnjë kullë vrojtimi apo roje bregdetare. Mungesa e sigurisë po shndërrohet në problem serioz kur nuk mungojnë ngjarjet e rënda. Edhe plazhet private nuk kanë siguruar roje bregdetare për t'u ardhur në ndihmë pushuesve në det. Vetëm një ditë më parë në plazhin e Durrësit humbi jetën në det një pushues nga Kosova, ndërsa më herët janë regjistruar edhe dy viktima të tjera. Autoritetet vendore nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për të vendosur roje bregdetare apo për të detyruar privatët të pajisin hapësirën që menaxhojnë me masa sigurie. Edhe pushuesit thonë se ndjejnë mungesën e sigurisë. Tre vite më parë dhjetëra te rinj që u trajnuan në Mal të Zi, u punësuan si roje bregdetare në ndihmë të pushuesve gjatë sezonit turistik. Por, sot tre vite më pas rojet bregdetare mungojnë në plazhin e Durrësit, ndërsa kullat e vrojtimit u hoqën. Në bashkinë e Durrësit nuk ka asnjë koment për këtë situatë. |
| Tragjedi në plazhin e Zvërnecit, mbyten tre të rinj Posted: 15 Jul 2017 08:01 AM PDT Tre persona kanë gjetur vdekjen në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Viktimat janë të moshës nga 23 deri në 30 vjeç. Fillimisht, njëra prej viktimave, një 23-vjeçare është mbytur dhe dy të tjerët kanë shkuar për ta ndihmuar e për pasojë kanë humbur jetën edhe vetë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në vendin e quajtur plazhi i Portonovës. Viktimat janë të moshës nga 20 deri në 30 vjeç. Bëhet fjalë për dy viktima të seksit femër dhe një mashkull, përkatësisht 23, 35 dhe një 30 vjeçare. Djali 27-vjeçar është nga Tetova, ndërsa vajzat janë nga Vlora. Trupat e tre personave të pajetë janë nxjerrë nga uji. Viktimat janë transportuar për në morgun e Vlorës për të kryer procedurat ligjore. Më herët gjatë ditës, një fëmijë 14 vjeçar është mbytur në det. Ngjarja ndodhi pranë vendit të quajtur Shkolla e Marinës në Vlorë. Ka arritur në 6 numri i viktimave në Vlorë përgjatë këtij sezoni turistik. |
| Ish-drejtoresha e Tatimeve “i rikthehet” pasionit për modelingun Posted: 15 Jul 2017 07:32 AM PDT Ish-drejtoresha e Tatimeve është ndër emrat më të lakuar në vendin tonë, edhe pse prej kohësh është larguar nga funksionet e saj politike. Briseida Shehaj është vajza që do të mbahet mend gjatë, pasi nga dashuria për modelingun dhe pasarelat u vu në krye të Drejtorisë së Tatimeve. Por duket se tanimë që nuk mban asnjë post, Shehaj gjen kohë për t'u rikthyer tek pasioni vjetër. Në foton që shihni, Briseida është duke pozuar për një sallon bukurie në Tiranë, shkruan Gsh.al. Natyrisht që këtë herë nuk është një set profesional, por një foto për të ekspozuar make-up-in që salloni i ka bërë. Duhet thënë që ish-drejtoresha gëzon ende sharmin që ka patur.
|
| Thatësira prek buxhetin e shtetit, duhen 50 milionë euro për energjinë Posted: 15 Jul 2017 07:15 AM PDT Shqipërisë do t'i duhet të shpenzojë të paktën 50 milionë euro të tjera për të blerë energji elektrike nga importi gjatë dy muajve të ardhshëm. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe Operatori i Shpërndarjes kanë bërë bilancin e situatës energjetike në vend, duke listuar dhe skenarët për muajt në vijim. Sipas tyre, vendi është i detyruar të ruajë importet masive të energjisë, të paktën edhe për periudhën gusht-shtator, pasi rezerva hidrike është në nivele minimale. Por edhe shifra prej 50 milionë euro mund të mos jetë e mjaftueshme. Nëse situata hidrike nuk përmirësohet, atëherë importet e mëdha do të vazhdojnë edhe për tetorin e ndoshta edhe më mbrapa. Kjo do të ketë pasoja direkte për buxhetin. OSHE ka shpenzuar sakaq 18 milionë euro për të blerë energji në korrik. Fatura prej 50 milionë eurosh që duhet të shpenzojë për dy muajt e ardhshëm do të thante plotësisht buxhetin e saj, përfshirë atë të KESH. Kjo do të thotë se dy kompanitë publike mund të sigurojnë energjinë elektrike me fondet e tyre deri në fund të shtatorit. Për çdo sasi që do të nevojitet pas kësaj periudhe kostoja do të paguhet nga buxheti i shtetit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në 6 muajt e parë të vitit prurjet energjetike kanë qenë 40 për qind më të ulëta se sa mesatarja 10-vjeçare. Si rezultat, niveli i Fierzës gjendet aktualisht në kuotën 270 metra, ose mbi 15 metra më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. |
| Posted: 15 Jul 2017 07:00 AM PDT Transferimi i Leonardo Bonucci-t te Milani, e fut atë në listën e lojtarëve që në karrierën e tyre, kanë veshur fanellën e Juventusit, Interit dhe Milanit. I fundit që kishte plotësuar këtë tripletë ekipesh ishte Andrea Pirlo, i cili pas përvojës së tij me zikaltrit dhe kuqezinjtë, zbarkoi në Torino në vitin 2011. Përpara tij ishte Zlatan Ibrahimovic-i, i cili luajti një rol vendimtar tek të trija ekipet. Bonucci është rritur tek të rinjtë e Inter-it, e më pas mbërriti te Juve, pas eksperiencës me Treviso-n, Pisa-n dhe Bari-n. Tani, në moshën 30 vjeçare, në karrierën e tij i erdhi mundësia për të kontribuar për Milan-in e ri me "ambicje kineze", e për ta ndihmuar ekipin të kthehet sërish në majë. Veç Ibrahimovic-it dhe Pirlos, Bonucci do të bëhet pjesë e lojtarëve që kanë veshur fanellën e tri klubeve më të suksesshme të Italisë. Por ta nisim që nga fillimi. I pari ishte Luigi Cevenini, i njohur si Cevenini III, i cili e nisi me Milan-in në vitin 1912-ën, më pas shkoi te Inter-i, dhe në fund rreth viteve 1940, ai plotësoi treshen. Giuseppe Meazza po ashtu përfshihet në këtë listë. Ai debutoi me Inter-in, më pas shkoi drejt Milan-it duke e mbyllur më pas me Juve-n rreth viteve 1942-1943. Në vitet e fundit është e pamundur të harrosh edhe Aldo Serena-n, i cili fitoi kampionatin me të treja ekipet mes viteve 80-90. Gjithashtu nuk duhen lënë pa përmendur Edgar Davids-i dhe Patrick Viera. I pari përfundoi "treshen" në vitin 2006, duke rënë dakord me Interin, ndërsa Bobo Vieri "tradhtoi" Interin në vitin 2005, duke nënshkruar për kushërinjtë e tyre. Ai që shijoi tifozërinë e të treja skuadrave ishte edhe Roberto Baggio në vitet 90′, një super talent i aftë për të rënë në dashuri me çdo fanellë të çdo lloj ngjyre. |
| Flokët/ Si t’i mbani të shëndetshëm gjatë verës Posted: 15 Jul 2017 06:45 AM PDT Pushimet janë të domosdoshme; ka diell, det, plazh dhe erë. Truri dhe trupi qetësohen, e ju mblidhni forcat për t'u rikthyer më energjikë se kurrë në aktivitetet tuaja të përditshme. Por gjatë kësaj periudhe duhet shumë kujdes për flokët. Ekspozimi i gjatë në rrezet e diellit i bën të ashpër dhe të djegur, era dhe kripërat e dehidratojnë dhe e bëjnë të vështirë për tu krehur. Por si duhet të kujdesemi për të shmangur dëmet. Produktet Gjatë verës janë tre produkte që nuk duhet të mungojnë, balsami, filtri anti UV dhe uji termal. Balsami dhe filtri solar përdoren çdo ditë, ndërsa uji termal, i njëjti me të cilin bëjmë fytyrën, bëhet edhe tek flokët shumë herë në ditë. Ideale është përdorimi sa herë që kemi nevojë për të freskuar lëkurën. Shampo Ndryshe nga balsami, shampoja përdoret me masë. Në det flokët janë gjithmonë në ujë, kështu që është e pamundur të mos jenë të pisët. Në mbrëmje është e mjaftueshme t'i shpëlani bollshëm me ujë të ëmbël dhe ti rehidratoni me balsam. Ndërsa larja me shampo mund të kryhet në ditë të alternuara. Bishti dhe gërsheti Janë një tendencë që nuk mund t'i rezistojmë sidomos pasi kemi bërë banjë. Në fakt nuk ka asgjë të keqe, por kujdes, të përdorni llastikun e duhur, që të mos i këpusë flokët. Ideale janë ato të mbuluara me sfungjer, apo plastike me spirale, që nuk ka probleme edhe nëse lagen. Ti mbajmë në…hije Shumë diell u bën keq. Duhet të mbajmë një shami apo akoma më mirë, një kapele në kokë. Përveçse do i mbajë mirë flokët, do i bëjë hije edhe fytyrës, duke mbrojtur sytë dhe lëkurën në vendet delikate. Jo tharëse flokësh Është vapë dhe flokët thahen vetë në ajër. Nëse kanë tendencën të ngecen, i krehim më shumë herë gjatë tharjes. |
| Fustani transparent në festival, Ledina Çelo: Mbase e teprova pak Posted: 15 Jul 2017 06:30 AM PDT Zhurma e fustanit transparent të Ledina Çelos në Festivalin e 55 të Këngës në RTSH, nuk është harruar edhe pse kanë kaluar 7 muaj. Këngëtarja e njohur, që ishte prezantuse e këtij festivali, asokohe nuk dha asnjë deklaratë për gjithë "skandalin" që prodhoi fustani i saj. Por në një intervistë për Eni Shehun në ABC News, ajo është shprehur se gjithë ajo transparencë, mbase ishte e tepruar. "S'e bëra qëllimisht për të krijuar zhurmë. Edhe unë kur e pashë e vura re që ishte e tejdukshme, mbase pak e tepruar. Por nuk ishte qëllimi im. Unë e vlerësoj shumë atë festival",-është shprehur Ledina. Ajo shtoi gjithashtu se nuk ka qenë dëshira e saj, që fustani të ishte aq transparent. "Fustani u nis për të qenë ashtu. Por ishte dhe kërkesë dhe dëshirë e imja. Ata donin që unë të vishja boksera, por dukej skandal si pantallona. Prova u bë në momentin që do dilja në skenë dhe dukej shumë shëmtuar",-ka vazhduar më tej Ledina. Këngëtarja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Gjermani, është shprehur se pavarësisht se gëzon respekt për aktorin Kasem Hoxhën, me të cilin bashkëprezantoi festivalin, si çift në skenë nuk funksionuan pasi asnjëri prej tyre nuk kishte eksperiencë në prezantim. |
| Atentati i trefishtë në Shkodër, policia jep detajet: Për çfarë dyshojmë Posted: 15 Jul 2017 06:13 AM PDT Policia e Shkodrës ka dhënë informacione zyrtare mbi atentatin që ndodhi sot në mesditë në qendër të qytetit, ku u plagosën 3 persona. Nga sulmi me armë zjarri mbetën të plagosur Doni Lisi, Enrik Prenushi si dhe Elona Çurku. Burime zyrtare nga policia dyshojnë se dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi. Raportohet se Enrik Prenushi ka mbetur i plagosur aksidentalisht, pasi objektiv ka qenë Lisi dhe vajza me të cilën ishte shoqëruar. Nga burime pranë spitalit të Shkodrës, Doni Lisi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohet se ka marrë plumba në pjesën e gjoksit. Vajza, e cila ka marrë plagë në këmbë dhe kalimtari fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën për jetën. Informacioni i policisë Me datë 15.07.2017, rreth orës 13;00, kemi marr njoftim se ka të shtëna me armë, përballë Teatrit Migjeni. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku dhe kanë konstatuar se janë plagosur me armë zjarri shtetasit: D. L. 32 vjeç, i cili ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën dhe dyshohet të ketë qenë edhe objekti i këtij sulmi. L. T. 25 vjeçe jashtë rrezikut për jetën, E. P. 59 vjeç, jashtë rrezikut për jetën të cilët kanë qënë kalimtare te rastit. Autori/ët janë larguar me shpejtësi me një automjet në drejtim të Shirokës. Nga policia e Shkodrës eshte bere e mundur gjetja e armes se zjarrit dhe automjeti i autorit/eve. Janë ngritur pika te shumta kontrolli dhe po behet krehja e zones per identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave te ngjarjes. Po bashkëpunohet me Policinë Kufitare pasi dyshohet se autori/ët mund të largohen në drejtim të Malit të Zi.
|
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






rrugës së madhe dhe u nisëm për në Spaç. Një rrugë malore e vështirë na ngjiti në një luginë boje hiri.
Një rrugë e vështire malore përmes një peisazhi natyror të mahnitshëm ku gëlonin gjithfarë bimësh e shkurresh të dominuara nga pisha e zezë me shtatin e drejtë e të zhdërvjellët, na shoqëronte në ngjitjen e fortë malore.
shërbim mjeksor, me shkolla tepër larg e vështire për fëmijët e vegjël, vërtet është vështirë.
Një tendë disi moderne për vendin ku ndodheshim, më tërhoqi vëmëndjen. E pyeta Ilirin se ç'ishte ajo?! Iliri më tha se aty jetonte me bletët e tij Davidi, Robinsoni i maleve të Munellës.
xhepin e tij të pantallonave, ulej prap e prap mi ngulte sytë si thënjinj të ndezur që sapo janë zbuluar nga hiri.
-Nikolla Lena ka qenë një gazetar që më ka pëlqyer se bënte ca emisione që mua më pëlqenin. – A e njeh ti Nikolla Lenën- e pyeti Xherri.- Jo, u përgjigj Davidi- nuk e njoh.
mjalti del më i mirë, tha ai.
djath dhije e mjalt mali, e pyeta Davidin në se kishte frike që jetonte vetëm mes malesh?!- M'u përgjigj me humor e kulturë për emrin që mbante. – Davidi i vogël vrau Goliathin e madh dhe nuk pati frike, ndërsa në strehën time më shpesh më vjen ariu se njeriu. Prej ariut nuk frigohem se e di që ai ka më shumë frike prej njeriut se njeriu prej ariut. Edhe unë më shumë frigohem prej njeriut se prej ariut. –Pse?, e pyeta. Sepse ariu trembet me një urë zjarri e një ulurime, ndërsa njeriu i keq, që njitet në male për të bërë gjëra të ndaluara nga ligji, bëhet i keq dhe i rrezikshëm. Nënteksti i Davidit ishte domethënës dhe s'kishte nevoje për koment. Koha rrodhi shpejt dhe duhet te niseshim. Këtë e kuptova edhe prej padurimit të Ilirit dhe Xherrit. U çuam duke u përqafuar me Davidin e maleve, sigurisht dhe me premtimin se do të kthehesha prap ta vizitoja, por qeshja e tij ironike ma ndërpreu ligjëratën…- Ti mund të vish përsëri, por s'e besoj se e gjen më Davidin, m'u përgjegj.


