Tirana Observer: “Bella “çmend” fansat! Bën dush me të brendshme (FOTO)” plus 9 more

Tirana Observer: “Bella “çmend” fansat! Bën dush me të brendshme (FOTO)” plus 9 more


Bella “çmend” fansat! Bën dush me të brendshme (FOTO)

Posted: 13 Jul 2017 09:10 AM PDT

Ajo ka më shumë se 14 milionë ndjekës në "Istagram dhe ata janë shtuar me shpejtësi kohët e fundit dhe jo më kot.

Bella Hadid çdo ditë e më shumë po kthehet në një nga ikonat e modës, e cila menaxhon mirë edhe rrjetet sociale duke i bërë shpesh "dhurata" ndjekësve të saj në "Instagram".

Ajo së fundmi ka postuar një foto teksa është duke bërë dush me të brendshme dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Fotoja ka marrë më shumë se 700 mijë pëlqime e shumë komente.

Vetingu/ Gjyqtarë dhe prokurorë tentojnë largimin e parave jashtë vendi

Posted: 13 Jul 2017 08:54 AM PDT

Teksa laku i Vetingut po ngushtohet, institucionet ligjzbatuese shqiptare kanë shtuar vigjilencën dhe kontrollet pas sinjalizimeve se disa gjyqtarë dhe prokurorë po tentojnë të nxjerrin jashtë Shqipërisë parë e pajustifikuara, me qëllim për t'i shpëtuar skanerit të trefishtë të kontrollit.

Shqiptarja.com ka mësuar se Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, struktura të posaçme të Policisë së Shtetit dhe segmente të shërbimeve informative po vëzhgojnë gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të dyshuar si të përfshirë në praktika korruptive ndër vite, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme, për fshehjen e parave të korrupsionit jashtë vendit.

Gatishmëria e institucioneve në fjalë mësohet se ka ardhur pas sinjalizimeve për disa lëvizje të dyshimta të njerëzve të drejtësisë, të cilët po lëvizin çdo gurë në prapaskenë për shpëtuar paratë e paligjshme nga lupa e Vetingut dhe sekuestrimi.

Informacionet kanë ardhur nga faktorë të brendshëm, por edhe nga shërbimet partnere të vendeve që janë investuar si asnjëherë më parë për shembjen e sistemit aktual të drejtësisë, përmes zbatimit të ligjit të Vetingut, duket larguar prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Sipas burimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave është fokusuar tek transaksionet bankare të subjekteve nën vëzhgim, ndërsa policia dhe shërbimet inteligjente, po vëzhgojnë lëvizjet e tyre në terren, për të parandaluar largimin e parave nga Shqipëria në rrugë jo bankare, pra me çanta, me anë të njerëzve të besuar.

Në të njëjtën kohë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka nisur verifikimin e ligjshmërisë së pasurive për njerëzit më të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë, me të cilët do ta startojë procesi i Vetingut.

Në bazë të konstatimeve, ILDKP do të hartojë një raport për secilin gjyqtar dhe prokuror. Raporti do të vihet në dispozicion të organeve të Vetingut, por edhe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët kanë kompetenca për të mbledhur fakte dhe prova. Faktori ndërkombëtar ka pritshmëri të mëdha sa i takon efekteve të zbatimit të ligjit të Vetingut në sistemin gjyqësor.

Ndërkombëtarët presin që rreth 400 gjyqtarë dhe prokurorë të mos i shpëtojnë skanerit të trefishtë të Vetingut për ligjshmërinë e pasurive, lidhjet me krimin dhe aftësisë profesionale.

Nga bashkëshortja e Çanit tek e Adi Krastës, zbuloni kush janë gratë e moderatorëve të njohur (FOTO)

Posted: 13 Jul 2017 08:30 AM PDT

Ata janë ndër personazhet më të përfolur në mediat shqiptare por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për partneret e tyre.

Të gjithë e dinë se Arian Çani, Blendi Fevziu, Adi Krasta, Ardit Gjebrea, Agron Llakaj kanë përkrah të njëjtin partnere prej vitesh tashmë, por pak e dinë cilat janë ato: si quhen, si duken apo çfarë profesioni kanë.

Emisioni Fun Day në INTv ju prezanton me parteneret e moderatorëve më të njohur shqiptarë.

Brikena Krasta/ Bashkëshortja e moderatorit të njohur Adi Krasta, deri pak vite më parë, ka qenë drejtoreshë në Ministrinë e Kulturës. Ajo është mbështetësja e tij më e madhe ne karrierë.

 

Anila Gjebrea/ Bashkëshortja e producentit dhe moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, përmendet shpesh, por nuk shfaqet pothuajse kurrë me imazh. Ajo punon pranë Arditit. Bashkë janë prindër të dy fëmijëve.

 

Ines Fevziu (Ajdini)/ Ai është një nga moderatorët më të njohur të televizioneve shqiptare, Blendi Fevziut por të paktë janë ata që e njohin partneren e tij dhe nënën e dy fëmijëve, Ines Ajdini. Ajo shfaqet rrallë, vetëm në evente. Ka një agjensi udhëtimi.

 

Kostandina Llakaj/ Agron Llakaj ka folur shpesh për gruan e tij. Ai e përmend thuajse në çdo intervistë dhe ajo shkon çdo javë dhe si publik shijon shfaqjen e bashkëshortit. Kostandina është një mbështetëse e fuqishme e punës së tij dhe karrierës. Pavarësisht të gjithave shumë pak mund ta njohin atë.

 

Enida Petro/ Enida Petro eshte bashkëshortja e moderatorit Arjan Çanit, dhe ai e thërret “Pufi”. Ajo ka mbaruar studimet për Stomatologji dhe sot punoni si stomatologe.Dhe me Canin janë njohur në Klanin e natës dhe ajo e mbeshtet gjithmonë për çdo gjë.

“Nevada ka një problem me hashashin. Nuk ka mjaftueshëm!”

Posted: 13 Jul 2017 08:15 AM PDT

Duke qenë se ka mungesë të marijuanës në tregje, autoritetet në Nevada po e mendojnë seriozisht marrjen e masave emergjente!

Kërkesa për kanabis ka qenë shumë e lartë në shtetin amerikan që prej 1 korrikut, kur u legalizua përdorimi personal i tij.

Ligji i ri i jep grosistëve të pijeve alkoolike të drejtën e shpërndarjes, por "shumica e tyre nuk i përmbushin kriteret e licencimit", sqarojnë burime të Departamentit të Taksave në Nevada, i njëjti organizëm që doli me deklaratën e situatës së jashtëzakonshme, gjë që lejon aprovimin e masave shtesë për të përballuar mungesën e lëndës narkotike në treg.

Një pjesë e medieve vendase e kanë trajtuar problemin me humor. "Nevada ka një problem me drogën, – shkruan "Los Angeles Times". – Nuk ka mjaftueshëm!"

Zyrtarët e pranojnë se nuk ua ka marë mendja, që kërkesa do të ishte në nivele të tilla.

"Papritur gjen përpara derës 1.000 vetë dhe nuk di çfarë të bësh", thotë një prej të licencuarve, Al Fasano, bashkëthemelues i "Las Vegas ReLeaf". "Jemi detyruar t'u themi njerëzve se produkti që disponojmë është i limituar në sasi", shton ai.

Shoqata "Nevada Dispensary Association" llogarit se, vetëm në 4 ditët e para pas legalizimit, shitjet e marijuanës mbërritën në nivelin e 3 milionë dollarëve, e të ardhurat nga taksat ishin një milion dollarë.

Duke ndjekur shembullin e Kolorados, Oregonit, Uashingtonit dhe Alaskës, Nevada votoi në favor të përdorimit vetjak të marijuanës në muajin nëntor.

Përdorimi mjekësor i kësaj bime lejohet në 25 shtete amerikane.

A janë femrat shqiptare xheloze? Ja si reagojnë kur partneri i tregon për ish të dashurën (VIDEO)

Posted: 13 Jul 2017 08:00 AM PDT

A janë femrat shqiptare xheloze? Ky është një eksperiment social i "Wake Up" i realizuar në rrugët e Tiranës.

Në këtë rast situata ishte: 'Ish- e dashura më ka kërkuar të takohemi. A mundem?' Kalimtarë rastësorë në rrugë kanë telefonuar të dashurat duke i pyetur nëse munden ose jo të takojnë ish-in dhe përgjigjet e tyre ishin sa surprizuese aq edhe argëtuese.

Nga 5 vajza, vetëm njëra ishte më moskokëçarëse. Përgjigja e saj ishte e shpejtë dhe nuk dukej aspak e shqetësuar për faktin se i dashuri do takonte "atë mizën që ka patur", siç iu referua ai.

"Po pije re pije, të marrtë dreqi ty. Pse duhet të më pyesësh mua…".

Mbase vajza në fjalë nuk e sheh 'mizën' si konkurrente potenciale, ose ka besim të plotë tek partneri.

Një tjetër e dashur ishte e vendosur. S'ka shokë dhe pikë.

"Jo, ç'kuptim ka kjo? Seriozisht e ke? Mos ia fut kot. Harroje! Ç'është kjo shokë, ku ka shokë?"

Dikush tjetër nuk ka kohë për gjepura të tilla. Jo-ja është jo dhe s'e luan topi. "Edhe më pyet? Seriozisht e ke? Normalisht që jo," përgjigjet ajo dhe i mbyll telefonin.

Ka dhe nga ato që s'preferojnë t'i sqarojnë gjërat nëpër telefona.

"Si? As që bëhet fjalë. Për gjysmë ore dal nga puna, takohemi këtej…(ai i thotë se ish-i po e pret)…Gjysmë ore dal!"

"Anuloje tani dhe më ço mesazhin 'screenshot' ta shikoj!".

Guxo të thuash jo po të duash. Ligjin e bëjnë vajzat!

“Lista e zezë”, Helsinki dhe juristët: E paligjshme. Të dhënat duhet të verifikoheshin

Posted: 13 Jul 2017 07:45 AM PDT

Juristët denoncojnë se po shkelen të drejtat e njeriut në publikimin e listës 100-emërore të lakuar në rrjetin social si të korruptuar.

"Vendosja e burimeve të informacionit nga rrjetet sociale si provë e fajësisë bie jo vetëm në kundërshtim me të drejtën themelore të të drejtave të njeriut dhe me konventën evropiane për të drejtat e njeriut për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor që ka të bëjë me fajësinë dhe pafajësinë, por bie në kundërshtim edhe me terrenin human ku jeton njeriu. Që do të thotë se, njeriu në mënyrë proceduriale dhe literale duhet vendosur para faktit. A është thënia në rrjetet sociale fakt? Mund të jetë indicje, por jo fakt", thotë avokati Sokol Hazizaj.

"Publikimi i të dhënave në faqet e internetit apo në çdo lloj forme tjetër publike i të dhënave ndaj këtyre personave, të cilët mund të jenë nënpunës të administratës, specialistë të thjeshtë apo funksionarë në këto institucione, jo vetëm është e paligjshme por mund të krijojë shqetësime të panevojshme", thotë Erida Skëndaj, drejtoreshë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Por avokati Hazizaj e sheh këtë çështje si një anti-reformë në drejtësi përsa kohë po ndërhyhet në kompetencat e institucioneve të drejtësisë që akuzon dhe gjykon shtetasit e dyshuar.

"Kur në emër të reformës përdoren nuk do të thosha shpifje, por deklarime të paprovuara, atëherë mendoj se përdorimi i tyre është anti-reformë. Sepse nga njëra anë ne përpiqemi të forcojmë institucionet e drejtësisë, nga ana tjetër u japim goditje të madhe institucioneve, sepse nuk u lëmë atyre mundësi të krijohen, formatohen, zhvillohen dhe zbatohen", thotë Hazizaj.

Hazizaj shprehet se kjo nuk është mënyra e përshtatshme për të luftuar korrupsionin.

"Në një sistem ligjor adekuat e korrekt, çdo njeri që i përmendet emri për çdo lloj arsye, veçanërisht për korrupsion të mbetur në tentativë apo veprime korruptive, do t'i drejtohej gjykatës. Por kur gjykata dhe vetë institucioni i akuzës përmendet si institucion i korruptuar, atëherë më thoni kush ka ngelur për t'iu drejtuar", nënvizon Hazizaj.

Megjithatë, sipas shefes së Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në një situatë të tillë komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale siç parashikon ligji mund të japë rekomandime, por edhe gjoba administrative për shkeljen e kryer./TCH

Ilva Tare sërish shtatëzanë, largohet nga Ora News

Posted: 13 Jul 2017 07:31 AM PDT

Ilva Tare gazetarja dhe njëkohësisht bashkëshortja e politikanit Eduart Selami mësohet se nuk do të jetë më Drejtoreshë e Përgjithshme e Radio Televizionit Ora Neës.

Njëkohësisht Ilva është edhe drejtuese e emisionit "Tonight" po në këtë televizion por që do të shkëputet pasi mësohet se ka marë lejen e lindjes dhe gjithë koha do ti përkushtohet fëmijës që po vjen në jetë.

Çifti me siguri që do të jenë të lumtur pasi Melody do të bëhet me një vëlla të vogël.

Për Ilvën këto do të jenë pushime relaksuese por nuk mund të themi të njëjtën për bashkëshortin pasi këto ditë do të vijojnë të jetë të ngarkuara i cili është në fushatë brenda PD-së për zgjedhjet e datës 22 korrik për kryetarin e kësaj force politike.

Shi dhe stuhi në fundjavë. Të dielën mos shkoni në plazh

Posted: 13 Jul 2017 06:42 AM PDT

Pas një jave me temperatura ekstremisht të larta si pasojë e masave ajrore tepër të nxehta sahariane, në këtë fundjavë priten ndryshime të kushteve atmosferike.

Duke nisur nga dita e shtunë, gradualisht do të kemi tërheqjen e masave ajrore të nxehta, ndërsa të dielën nga Ballkani verior do të afrohet një front i ftohtë, i cili do të sjellë një sistem me vranësira të shoqëruara me reshje shiu në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive të izoluara.

Në bregdet, në jug të vendit, do ketë reshje shiu dhe rrebeshe të forta.

Nga reshjet e shiut do preken edhe zonat e bregdetit të Durrësit.

Ndërsa zona e plazhit të Velipojës dhe Shëngjinit ditën e diel pritet që të mos preken nga moti i keq.

Megjithatë, temperaturat do të pësojnë rënie të ndjeshme në të gjithë vendin, duke u luhatur nga 22 gradë Celsius në zonat malore deri në 32 grade në zonat e ulëta dhe bregdet.

Por në mesjavën tjetër pritet të afrohen sërish erërat e nxehta sahariane, me temperaturat që do të pësojnë rritje duke iu afruar vlerave deri në 37 gradë Celsius, duke zgjatur edhe përtej fundjavës./tch

Korçë, hidhet nga dera e autobusit dhe përplaset me makinën, 42-vjeçari në gjendje të rëndë

Posted: 13 Jul 2017 06:24 AM PDT

KORCE – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit, e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Shtetasi Sh.G, rreth 42 vjeç, u transportua menjëherë në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas dëshmitarëve, ambulanca ka shkuar në vendngjarje me 15 minuta vonesë, edhe pse vendi ku ndodhi incidenti në lagjen nr.14, ka qenë fare pranë spitalit.

Policia raporton se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë 
Korçë

Më datë 13.07.2017, jemi  njoftuar se në lagjen nr 14 në Korçë, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se është hedhur nga dera e autobusit (urban qyteti) e cila ka qenë e hapur dhe për pasojë është përplasur me një mjet tip furgon të parkuar në rrugë.

Të dy drejtuesit e mjeteve, ndodhen në vendngjarje. Shtetasi i dëmtuar u transportua në Spital, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

RENDITJA/ Vetëm 7 ekipe futbolli në 50 skuadrat më me vlerë në botë

Posted: 13 Jul 2017 06:21 AM PDT

Manchester United ka parakaluar Barcelonën dhe Real Madrid, për tu bërë ekipi i futbollit më i çmuar bë botë dhe i treti më i vlefshëm në botë në të gjitha sportet.

Vetëm ekipi i NFL Dallas Cowboys (£3.25 bilionë) dhe ekipi i Ligës Madhore të Bejsboll, New York Yankees (£2.86 bilionë) vlejnë më shumë se skuadra e Premier League.

Është ky rezultati i publikuar pas llogaritjeve të bëra nga "Forbes".

United çmohet £2.85 bilionë, me një rritje prej 11% nga viti 2016 kur vlerësohej £2.57 bn, kjo pavarësisht se nuk fiton kampionatin, apo Champions League që nga viti 2013. Manchester United është ngjitur nga vendi i pestë, në të tretin në klasifikimin e përgjithshëm top 50, të ekipeve të të gjitha sporteve në botë.

United është një nga tre ekipet e futbollit të përfshira në top 10, përkrah Barcelonës (£2.81 bn) në vend të katërt dhe Real Madrid (£2.77bn) në të pestin.

Los Blancos ka kaluar dy vite të vështira jashtë fushe, pasi ata kryesonin listën në vitin 2015, ndërsa vitin e kaluar ishin ekipi i futbollit më i çmuar në botë.

Në total vetëm shtatë ekipe futbolli arritën të përfshihen në Top 50.

Manchester City (35-ti, £1.61 bn), Arsenal (43-ti, £1.49bn) dhe Chelsea (46-ti, £1.43) janë ekipet e tjera të Premier League pjesë e listës. Përfaqësuesi i vetëm gjerman në listë është Bayern Munich (15-ti, £2.09bn).

Renditja

  1. Dallas Cowboys, $4.2 bilion, 5% (NFL)
  1. New York Yankees, $3.7 bilion, 9% (MLB)
  1. Manchester United, $3.69 bilion, 11% (Futboll)
  1. Barcelona, $3.64 bilion, 2% (Futboll)
  1. Real Madrid, $3.58 bilion, -2% (Futboll)
  1. New England Patriots, $3.4 bilion, 6% (NFL)
  1. New York Knicks, $3.3 bilion, 10% (NBA)
  1. New York Giants, $3.1 bilion, 11% (NFL)
  1. San Francisco 49ers, $3 bilion, 11% (NFL)
  1. Los Angeles Lakers, $3 bilion, 11% (NBA)
  1. Washington Redskins, $2.95 bilion, 4% (NFL)
  1. Los Angeles Rams, $2.9 bilion, 100% (NFL)
  1. New York Jets, $2.75 bilion, 6% (NFL)
  1. Los Angeles Dodgers, $2.75 bilion, 10% (MLB)
  1. Bayern Munich, $2.71 bilion, 1% (Futboll)
  1. Chicago Bears, $2.7 bilion, 10% (NFL)
  1. Boston Red Sox, $2.7 bilion, 17% (MLB)
  1. Chicago Cubs, $2.68 bilion, 22% (MLB)
  1. San Francisco Giants, $2.65 bilion, 18% (MLB)
  1. Houston Texans, $2.6 bilion, 4% (NFL)
  1. Golden State Warriors, $2.6 bilion, 37% (NBA)
  1. Philadelphia Eagles, $2.5 bilion, 4% (NFL)
  1. Chicago Bulls, $2.5 bilion, 9% (NBA)
  1. Denver Broncos, $2.4 bilion, 24% (NFL)
  1. Miami Dolphins, $2.38 bilion, 28% (NFL)
  1. Green Bay Packers, $2.35 bilion, 21% (NFL)
  1. Baltimore Ravens, $2.3 bilion, 19% (NFL)
  1. Pittsburgh Steelers, $2.25 bilion, 18% (NFL)
  1. Seattle Seahawks, $2.25 bilion, 19% (NFL)
  1. Minnesota Vikings, $2.2 bilion, 38% (NFL)
  1. Boston Celtics, $2.2 bilion, 5% (NBA)
  1. Indianapolis Colts, $2.18 bilion, 16% (NFL)
  1. Atlanta Falcons, $2.13 bilion, 27% (NFL)
  1. Oakland Raiders, $2.1 bilion, 47% (NFL)
  1. Manchester City, $2.083 bilion, 8% (Futboll)
  1. Los Angeles Chargers, $2.08 bilion, 36% (NFL)
  1. Carolina Panthers, $2.075 bilion, 33% (NFL)
  1. Arizona Cardinals, $2.025 bilion, 31% (NFL)
  1. Tennessee Titans, $2 bilion, 34% (NFL)
  1. Los Angeles Clippers, $2 bilion, 0% (NBA)
  1. New York Mets, $2 bilion, 21% (MLB)
  1. Jacksonville Jaguars, $1.95 bilion, 32% (NFL)
  1. Arsenal, $1.93 bilion, -4% (Futboll)
  1. Kansas City Chiefs, $1.88 bilion, 23% (NFL)
  1. Cleveland Browns, $1.85 bilion, 23% (NFL)
  1. Chelsea, $1.845 bilion, 11% (Futboll)
  1. Tampa Bay Buccaneers, $1.8 bilion, 19% (NFL)
  1. Brooklyn Nets, $1.8 bilion, 6% (NBA)
  1. St Louis Cardinals, $1.8 bilion, 12% (MLB)
  1. New Orleans Saints, $1.75 bilion, 16% (NFL)
  1. Los Angeles Angels of Anaheim, $1.75 bilion, 31% (MLB)