Tirana Observer: “Artan Lame rikthehet në krye të ALUIZN-t” plus 9 more |
- Artan Lame rikthehet në krye të ALUIZN-t
- Identikiti i shkencëtarëve në botë: Nga Shqipëria janë 4, njëri është 22 vjeç
- Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme të ujit të detit
- Gjermania, një perandori me 5 kombëtare dhe një brez të artë
- VIDEO/ Turistët e huaj në Tiranën e para viteve ‘90, si akomodoheshin në hotel Dajti
- Eh more Justin Bieber çfarë ke humbur!
- Shpërthen Juncker: Parlamenti Europian është qesharak!
- Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të PD
- Provon Coca Cola-n për herë të parë, reagimi i vogëlushes bën xhiron e botës
- Nga Anisa Markarian /Në arenën e mërgimit
| Artan Lame rikthehet në krye të ALUIZN-t Posted: 04 Jul 2017 09:50 AM PDT Artan Lame është rikthyer sërish në krye të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Ai rikthehet në detyrë pas largimit të drejtorit teknik Ibrahim Morina, i cili u emërua në këtë detyrë pas marrëveshjes së 18 majit midis kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Morina është larguar nga detyra më 30 qershor, duke qëndruar në krye të ALUIZN-t pak më shumë se një muaj. |
| Identikiti i shkencëtarëve në botë: Nga Shqipëria janë 4, njëri është 22 vjeç Posted: 04 Jul 2017 09:00 AM PDT Ata janë kryesisht meshkuj, të lindur në gjysmën e parë të viteve gjashtëdhjetë. Ata fitojnë rreth 30 – 49 mijë dollarë në vit. Dhe, me profesion, janë shkencëtarë. Realizimi i identikitit të atyre që janë inovatorë të dijeve njerëzore është bërë i mundur në sajë të të dhënave të Anketës Ndërkombëtare të Autorëve Shkencorë (ISSA), një studimi të kryer për OECD-së nga Brunella Boselli dhe Fernando Galindo-Rueda, raporton Monitor. Dy studiuesit kanë dërguar me email një sërë pyetjesh për më shumë se 60 mijë shkencëtarë në mbarë botën. Rreth një në dhjetë u përgjigj, jo gjithmonë plotësisht. Por, bazuar në të dhënat e mbledhura OECD, 'Il Sole' ka ndërtuar identikitin e tyre sipas kombësisë. Me origjinë nga Shqipëria rezultojnë 4 shkencëtarë. Maqedonia, me një popullsi më të vogël sesa ne ka 6 shkencëtarë. Mali i Zi ka vetëm një shkencëtar të identifikuar nga studimi, po ashtu dhe Kosova. Rekordin e mban Serbia me 32. Nga Bosnja ka 11 shkencëtarë. Nga 4 shkencëtarët shqiptarë, 2 kanë lindur në vitin 1996, njëri në vitin 1992 dhe një tjetër është tepër i ri, me ditëlindje në vitin 1995 (22 vjeç). Një prej shkencëtarëve shqiptarë fiton mbi 105 mijë dollarë në vit, një tjetër 15-30 mijë dollarë në vit dhe dy të tjerët nën 15 mijë dollarë në vit. Në botë, numri më i madh i shkencëtarëve është me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, një vend që është lider në inovacion, me 612 të tillë. Në Europë kryeson Gjermania, ekonomia më e fuqishme e Europës, me 429 shkencëtarë. Në Azi kryeson Japonia, me 260. |
| Njihuni me vlerat e jashtëzakonshme të ujit të detit Posted: 04 Jul 2017 08:30 AM PDT Temperaturat e larta, prej disa ditësh janë prezente në vendin tonë. Të shumta janë mënyrat për t'u freskuar në një kohë kur termometri ka shkuar rreth 40 gradë, por, më e mira është që të shkoni në det, jo vetëm për t'u freskuar, por edh për të marrë vlerat e jashtëzakonshme të ujit. Njihuni me ato çka sjell uji i detit për trupin tuaj. Për forcim të organizmit Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe u kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon pozitivisht për hundën dhe fytin. Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit. Në ajrin që thithni, gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat pastrojnë rrugët e frymëmarrjes. Mos bëni dush menjëherë pas plazhit Nëse keni fat që pushimet t'i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi që të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni nën dush me ujë të ëmbël. Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken. Ushtrimet në ujë Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon në të njëjtën mënyrë si të jeni në palestër, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt. Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje), do të ishte ideale. |
| Gjermania, një perandori me 5 kombëtare dhe një brez të artë Posted: 04 Jul 2017 08:18 AM PDT "Futbolli është një lojë e thjeshtë: 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund fiton Gjermania". Me këtë frazë të famshme, Gary Lineker, sulmues anglez në vitet '80-'90, ka përshkruar në mënyrën më perfekte futbollin gjerman. Një shprehje që është e vlefshme për të kaluarën, por edhe për shekujt e ardhshëm. Në të vërtetë, ndërsa Gary analizonte në rolin e komentatorit sportiv të gjitha evenimentet ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë gjermanët, atij i ka shpëtuar një detaj i veçantë: gjermanët, deri në 2010-ën, mund të përshkruheshin si humbës të suksesshëm, duke parë se në shtatë finale të luajtura në Botëror kishin arritur të fitonin vetëm 3, ashtu siç kanë qenë tri humbjet e pësuara në gjashtë finale të Europianit. Me pak fjalë, nëse Juventus do të ishte një kombëtare, do të ishte Gjermania. Por Lineker ka bërë një parashikim të madh me atë shprehje: nga 2006, viti i eliminimit djegës të pësuar në gjysmëfinalet e Botërorit të luajtur në shtëpi kundër Italisë, diçka ka ndryshuar në mentalitetin e Federatës Gjermanë të Futbollit dhe, pas disa vitesh punë të pandalshme, "Die Mannschaft" është kthyer të jetë një armatë e pandalshme. Në 2014-ën ka ardhur fitorja legjendare 7-1 e arritur në Botërorin e 2014-ës kundër Brazilit, e pasuar nga triumfi në finale kundër Argjentinës. Në Euro 2016-të është bërë një hap mbrapa me humbjen e pësuar në gjysmëfinale kundër Francës, por tani ka ardhur "dopieta" e mrekullueshme, me kombëtaren Under 21 që ka fituar Europianin e kësaj kategorie, duke mundur në finale pikërisht Spanjën, rivalja numër një e gjermanëve për sa i takon dominimit në futbollin europian, ndërsa kombëtarja e Low (mund të konsiderohet kombëtarja U-22) ka fituar edicionin e dhjetë të Kupës së Konfederatave, duke mundur në finale Kilin e Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal. Cilësia e Gjermanisë, ndryshe nga Spanja që bazohet më shumë te teknika e lojtarëve, është shpirti i grupit: shumë lojtarë, ndoshta më pak të aftë teknikisht se kolegët spanjollë, por gjithsesi me cilësi të tjera, të cilët integrohen në mënyrë perfekte brenda një projekti që favorizon grupin para individit. Pikërisht për këtë arsye ata shihen gjithmonë si skuadra favorite për të fituar çdo kompeticion në të cilin marrin pjesë. Nëse futbolli kthehet në një industri ose në një çështje biznesi, atëherë Gjermania bëhet e pathyeshme: këto janë bazat e Rajhut të katërt, një fjalë që do të thotë "mbretëri', por që përdoret më shpesh me kuptimin "perandori". Low i ka lënë Kuntz një pjesë të kombëtares Under 21, sepse disa lojtarë e kishin të domosdoshme të shijonin ajrin e Rusisë dhe të atij Botërori që do të zhvillohet pas një viti në ish-tokën sovjetike.
Trajneri i të rinjve ka arritur gjithsesi të fitojë Europianin Under 21, ndoshta duke mos bindur kundër Çekisë, Italisë dhe Anglisë, por duke arritur të përmbajë Spanjën, e cila shikohej nga të gjithë si modeli që duhej ndjekur për t'u kthyer te suksesi në futbollin ndërkombëtar. Më pas Low ka kompletuar kryeveprën, duke pasur në dispozicion një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj dhe futbollistë që duhej të tregonin se ishin në gjendje të fitonin në trofe jo shumë prestigjioz, por gjithsesi të rëndësishëm për shkak të kundërshtarëve që kanë lënë mbrapa, si Meksika, Portugalia dhe Kili. Botërori po afron dhe Gjermania do të jetë, si gjithmonë, favorite për të mbrojtur titullin e kampiones së botës. Trajneri do të duhet të tregohet i aftë në përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë dhe t'i udhëheqë ata drejt triumfit, edhe pse të pasurit e shumë alternativave në dispozicion mund të jetë një avantazh, por edhe një rrezik. Megjithatë, siç e di gjithë bota, gjermanët nuk i lënë kurrë asgjë rastësisë. Ata janë gjithmonë të organizuar dhe gati për sfidën e radhës. Në 20 vite kanë arritur të reformojnë një sistem të sëmurë si ai i Bundesliga-s, duke rigjallëruar ekipet e moshave duke kuptuar se rinia dhe kultura e shumëllojshme janë faktorë thelbësor në prodhimin e një futbollisti të shkëlqyer. Rezultatet? Pesë kombëtare, gati që tani. Ja cilat janë, të rreshtuara nga portieri te sulmuesi, me skemën 4-2-3-1: Neuer, Kimmich, Hummels, Boateng, Hector, Kroos, Khedira, Muller, Ozil, Reus, Gomez. Ter Stegen, Schmelzer, Mustafi, Rudiger, Henrichs, Weigl, Gundogan, Draxler, Gotze, Sane, Werner. Trapp, Plattenhardt, Sule, Howedes, Toljan, Can, Dahoud, Gnabry, Goretzka, Brandt, Stindl. Leno, Halstenburg, Tah, Ginter, Weiser, Demme, Rudy, Volland, Meyer, Schurrl, Wagner. Pollersbeck, Gerhardt, Kempf, Stark, Passlack, Arnold, Demirbay, Amiri, Havertz, Philipp, Selke. Nuk ka shumë për të thënë: futbolli gjerman është gjithmonë më i miri, i aftë të kombinojë teknikë, taktikë dhe cinizëm. Spanja duhet të presë./Telesport.al |
| VIDEO/ Turistët e huaj në Tiranën e para viteve ‘90, si akomodoheshin në hotel Dajti Posted: 04 Jul 2017 08:00 AM PDT Gjatë periudhës së regjimit komunist, edhe pse turizmi nuk konsiderohej degë prioritare e ekonomisë, sërish nuk kanë munguar turistët e huaj. Në vitet '50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit e cila do të organizonte pritjen e turistëve. Gjatë periudhës së regjimit komunist, edhe pse turizmi nuk konsiderohej degë prioritare e ekonomisë, sërish nuk kanë munguar turistët e huaj. Në vitet '50 do të krijohej ndërmarrja shtetërore e turizmit e cila do të organizonte pritjen e turistëve. Krahas dokumentarëve promovues të Shqipërisë, nuk do të mungonin as guidat përkatëse që informonin për mënyrën e sjelljes dhe të manaxhimit të grupeve të vizitorëve. Nga ana tjetër, edhe vizitorët e huaj duhej të respektonin disa rregulla. Turistët vinin kryesisht nga vende komuniste me të cilat Shqipëri kishte shkëmbime politike dhe ekonomike. Për të vizituar Shqipërinë, turistët e huaj duhej të pajiseshin me vizë, kohëzgjatja e së cilës ishte 1 muaj. Sa i përket bagazheve, turistët e huaj lejoheshin të merrnin me vete aparate fotografike, radio e sende të tjera me kushtin që t'i deklaronin në doganën shqiptare. Sa i përket sjelljes dhe veshjes, turistët e tuaj në guidë instruktoheshin që të tregonin kujdes që të mos ecnin në rrugë me rroba banjo pasi ishte e ndalur. Po ashtu, turistet femra paralajmëroheshin që të mos visheshin me minifunde apo me dekolte të ekzagjeruara kur dilnin në qytet pasi kjo ishte e ndaluar. Pamjet e kësaj videoje që sjell portali "SCAN" i përkasin një dokumentari të vitit 1963 të Kinostudios, që është përpunuar në laboratorin e Hungarisë duke u sjellë me ngjyra. Ato tregojnë procesin e pritjes së turistëve të huaj në portin e Durrësit, transportin e tyre me automjetet e "Albturist" e akomodimin e tyre në Hotel Dajti në Tiranë, që ishte hoteli me modern i asaj periudhe./SCAN Krahas dokumentarëve promovues të Shqipërisë, nuk do të mungonin as guidat përkatëse që informonin për mënyrën e sjelljes dhe të manaxhimit të grupeve të vizitorëve. Nga ana tjetër, edhe vizitorët e huaj duhej të respektonin disa rregulla. Turistët vinin kryesisht nga vende komuniste me të cilat Shqipëri kishte shkëmbime politike dhe ekonomike. Për të vizituar Shqipërinë, turistët e huaj duhej të pajiseshin me vizë, kohëzgjatja e së cilës ishte 1 muaj. Sa i përket bagazheve, turistët e huaj lejoheshin të merrnin me vete aparate fotografike, radio e sende të tjera me kushtin që t'i deklaronin në doganën shqiptare. Sa i përket sjelljes dhe veshjes, turistët e tuaj në guidë instruktoheshin që të tregonin kujdes që të mos ecnin në rrugë me rroba banjo pasi ishte e ndalur. Po ashtu, turistet femra paralajmëroheshin që të mos visheshin me minifunde apo me dekolte të ekzagjeruara kur dilnin në qytet pasi kjo ishte e ndaluar. Pamjet e kësaj videoje që sjell portali "SCAN" i përkasin një dokumentari të vitit 1963 të Kinostudios, që është përpunuar në laboratorin e Hungarisë duke u sjellë me ngjyra. Ato tregojnë procesin e pritjes së turistëve të huaj në portin e Durrësit, transportin e tyre me automjetet e "Albturist" e akomodimin e tyre në Hotel Dajti në Tiranë, që ishte hoteli me modern i asaj periudhe./SCAN |
| Eh more Justin Bieber çfarë ke humbur! Posted: 04 Jul 2017 07:46 AM PDT Modelja australiane, Sahara Ray i ka treguar edhe njëherë Justin Bieberit se çfarë ka humbur. Bukuroshja pati një lidhje të shkurtër me këngëtarin kanadez, vitin e kaluar. 24-vjeçarja postoi disa foto provokuese në rrjetin social Instagram, duke bërë që të flitet përsëri për të. Në përshkrimin e fotografive, Ray shkruan se nuk ka përdoruar asnjë filter në rregullimin e imazhit. |
| Shpërthen Juncker: Parlamenti Europian është qesharak! Posted: 04 Jul 2017 07:01 AM PDT Vendet bosh në selinë e Parlamentit Europian në Strasburg e kanë detyruar kreun e KE, Jean-Claude Juncker ta lerë menjanë diplomacinë. Kur e ka parë sallën thuajse bosh, Juncker shpërtheu duke e cilësuar institucionin si joserioz e vërtetuar kjo, sipas tij, nga prania e vetëm 30 eurodeputetëve në një Parlament që ka 751 të tillë. "Parlamenti Europian është qesharak! Është totalisht qesharak! I përgëzoj ata që e morën mundimin të vinin deri këtu, por fakti që në këtë debat nuk po marrin pjesë veçse 30 deputetë tregon se çfarë serioziteti ka ky Parlament", tha Juncker. Presidenti i PE-së, Antonio Tajani u përgjigj me jo më pak tërbim. "Mund ta kritikoni Parlamentin, por nuk është detyra e Komisionit të kontrollojë këtë institucion, është Parlamenti ai që kontrollon Komisionin", u përgjigj ai. Rrallë ndodh që kreu i një institucioni të Bashkimit Europian t'i japë një fshikullimë të tillë publike legjitimitetit të një institucioni tjetër. Por në Strasburg, seancat parlamentare kanë qenë shumë të zbrazëta tani përpara pushimeve të verës. "As nuk lodhen fare që të duken këtej", i tha BBC-se një eurodeputet britanik. Disa prej ligjvënësve europianë, nga sa pohon ai, i kanë nisur që tani shtatë javët e paguara të pushimeve. Në seancën që solli zemërimin e Juncker do të kalohej në revistë presidenca gjashtëmujore e Maltës, vendi më i vogël anëtar i bllokut. |
| Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të PD Posted: 04 Jul 2017 06:53 AM PDT Nisin largimet e para nga kabinetet e ministrave të Partisë Demokratike në qeverinë "Rama". Dy këshilltarë të ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj, kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ata janë Muhamet Rrumbullaku dhe Aleks Hajdari. Motivet e dorëheqjes së dy këshilltarëve të ministrit të Brendshëm lidhen pikërisht me faktin se tashmë detyra e tyre "de facto" ka përfunduar dhe se për këtë arsye kanë vendosur të angazhohen në aktivitetet e tyre personale. Këto janë largimet e para nga institucionet e drejtuara nga ministrat e PD, pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. |
| Provon Coca Cola-n për herë të parë, reagimi i vogëlushes bën xhiron e botës Posted: 04 Jul 2017 06:49 AM PDT Vajza e vogë, Evie, u filmua nga babai i saj në një fast food kur po pinte në një gotë pijen e gazuar dhe mimika e saj pasi provoi Coca Cola-n po bën xhiron e botës. |
| Nga Anisa Markarian /Në arenën e mërgimit Posted: 04 Jul 2017 06:30 AM PDT Nga Anisa Markarian /Nganjëherë, i bëj vetes ca pyetje-gjëegjëza. Drejtpërdrejt, pa asnjë njoftim paraprak. Pa humbur kohë për t'i kërkuar leje (as edhe për edukatë): a më lejon ti, vetja ime, të të bëj ca pyetje «me spec»? Jo, jo! Zelltare për ta vënë në vështirësi, ia lëshoj pyetjet «në derë» befasisht. – Ç'bëre me jetën që t'u dha? – Ç'jetë do të kishe jetuar, po të mos kishe qenë një «e mërguar»? – Ç'kuptove nga jeta gjer këtu? Oh, sa zbavitem kur ia shoh faqet t'i përskuqen, vetësigurinë t'i lëkundet! Truri i kridhet në hamendje filozofike; buzët vonojnë të formulojnë përgjigjen. I peshon mirë fjalët, i përzgjedh me shumë kujdes, sepse e di që s'do ta ketë të lehtë të më bindë, sado i thellë të jetë argumentimi. Unë dhe vetja ime? Një duel pambarim! Një «më do – s'të dua» i pamëshirë. Një marrje në pyetje pa të drejtë replike. Nuk paska gjyqtar më të rreptë se vetja! Sidomos, kur duhet hartuar bilanci i jetës. – I cilës jetë, saktësisht? – I jetës së ëndërruar, apo i jetës së merituar? – I jetës që ndërtove, apo i jetës që pësove? * * * Me një valixhe nën krah (në mos, veç me të linjtat e trupit për katandi), zbarkon një ditë në një tokë ku s'të pret kush. Ku kurrkush s'të pyet: si ndihesh sot? Sepse nuk mund ta dinë (madje, as duan ta dinë), që dje mund të kesh qenë pak paqejf. Dje, për ata, ti nuk ekzistoje. (Ç'pret, atëherë?! Shpejto të vish në jetë!) Detyra fillestare është të çlirohesh sa më parë e pa keqardhje nga zinxhirët e së kaluarës, nga robërimi vetëmburrës se, dikur, paske qënë «dikush»-i! (Nuk më njihni ju mua?! Nuk më keni parë në ekran?!) Në tokën «e premtuar» luhet një muzikë e shfrenuar. Për të qëndruar në pistë, duhen përveshur llërët e nxituar këmbët. Sidomos, kur je një e mërguar pa rekomandim. Një profesioniste e pabarasvlerësuar, si një pasaportë pa vizë. Mund të të bllokojnë tek pragu, pa hedhur dot as edhe hapin e parë. Eh, hapat e parë në tokën e huaj… Të brishtë, të pasigurt, ngurrues, si hapat e një çilimiu që ka nisur të çapitet. Vetëm se, në ndryshim me të, ty të kërkohet të vraposh. Madje, edhe më tepër. Maratonën të fitosh! Jeta në mërgim është një luftë e përminutshme për t'i bërë një vend vetes atje ku nuk është vendlindja jote; për t'u qëndruar besnike idealeve atje ku vlerat t'i masin me okje kandari; për të ruajtur të pacënuar veten e dëlirë atje ku maskat ndërrohen disa herë në ditë. (Maskat e çastit, maskat e rastit…) Sa e mundimshme është të mbetesh vetvetja në mërgim! Të mos nxjerrësh shpirtin në ankand, të mos humbasësh fytyrën. Ndonëse, bixhozi i kohës të kërkon t'i hedhësh në tryezën e lojës: fytyrën të luash kundër një maske, shpirtin të lësh peng për një pakt me djallin. Mbijetesa në xhunglën metropolitane s'është veçse një ballo e përhershme maskash. Je edhe ti e detyruar të ngjeshësh një «maskë». Maskën-parzmore të gladiatorit zgjedh, sepse ballo e jetës luhet në arenë. Për të fshehur pezmin që të ther përbrenda, ndonjëherë edhe maskën e klounit gaztor vesh. Paksa për krenari femërore, ca për edukatë familjare, e shumë për traditë dykombëtare, nuk mund t'ia lejosh vetes të të shohin të trishtuar, të drobitur, ndoshta… të penduar. * * * Në pistën e mërgimit me dredha e kthesa, vrapohet një garë e ashpër olimpike: maratona me pengesa. S'janë gardhe, sfrate, hullì, a mezhda, por mure të trashë betonarmeje, fortifikuar me llogore e bunkerë. Për t'i kapërcyer e prekur vijën e finishit, tjetër rrugë s'ka maratonisti i mërguar, veçse ta kapë jetën për brirësh. – Ejjj, ti, jeta ime! Jepu duarve! S'është vakti për t'u shullëhur në diell. Duhet t'ia dalim në krye sëbashku. Ta shembim murin që na ndan nga «lëndina e fatit»! Me djersë e me gjak, dhëmbët shtrënguar për të mos qarë, gjunjët të ënjtur, shputat të bëra plagë, pengesave shkëmbore u turresh me gjoks, i mësyn me grushta, i godet me kokë! Brenda teje, një zë i njohur shpresëdhënës të murmurit: mos u dorëzo, akçigës, kam besim tek ty! Nëpër krisjen (mikroskopike) që i shkaktove murit, më në fund, përbirohet fitorja. Fillimisht, nën trajtat e një fijeje bari të hollë. Më pas, si një luleshqerrë që bulëzon gonxhen e parë… me forceps. Pak e nga pak, me mundim, (me stërmundim!), arrin të kalosh njërën shpatull nëpër të çarën e ngushtë. Ndalesh një çast. Mbushesh me frymë. Pastaj shtyn tjetrën. Më pas bustin, në vijim belin e, fundazi, të gjithë trupin. Dhe i shpalos diellit lulen e parë! (Të zbehtë, të ndrojtur, po ç'rëndësi ka?!) Më vonë vjen e dyta, që hap kalimin për simotrën. Ja edhe e treta, …e katërta, …e pesta lule, …e të tjerat me rradhë. Rrezja e diellit që të ngroh fytyrën, të përgëzon: të lumtë, mërgimtare, ia dole mbanë! Ëndrrat për të cilat luftove, u realizuan. Ç'mrekulli! Për më tepër, pa asnjë ndërhyrje hyjnore. Është kryekëput merita e mosmposhtjes dhe e vullnetit tënd buldozer. Çdo herë që jeta të thërriti në arenë, iu përgjigje: jam gati! Ja përse, nën maskën, munde të ruash të pafëlliqur fytyrën tënde të vërtetë, që ia shpërfaq botës me një krenari shpagimtare. – Tungjatjeta! Jam njëra nga të paepurat! *** – Mjeshtre e Madhe, ju takon kolltuku i nderit në zemër të tribunës. Uluni të shijoni spektaklin! – Jo, ju falemnderit. – Vendi më i lakmuar, zonjë e nderuar. Ju jep të drejtën e vetos mbi jetën e gladiatorëve. – Kurrësesi! – përgjigjesh me neveri dhe ringjesh parzmoren. – Zonjë! Ku po shkoni?! … Nuk i dëgjoni si ulërijnë bishat brenda kafazëve?! Mezi presin të ngrihen kangjellat. … Është shumë e rrezikshme, zonjë! Ju s'keni më nevojë të sakrifikoheni! Por nuk ia vë veshin. Heshtën rrëmben dhe zbret në arenë, të përfytesh me shtazët; hienat t'i bësh sus, gojëzat t'u vësh grabitqarëve… Sepse, kjo, është jeta që zgjodhe. A.M. © 4 korrik 2017 |
| You are subscribed to email updates from Tirana Observer. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











