““Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”” plus 9 more 24 ore lajme

““Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”” plus 9 more 24 ore lajme


“Thor: Ragnarok” dhe “Pantera e zezë”

Posted: 24 Jul 2017 07:47 AM PDT

Thor e ka humbur çekiçin e tij të pathyeshëm dhe Black Panther mban mbi shpatulla përgjegjësinë e të qënit një mbret i ri në skenat ekskluzive të Marvel-it,  të shfaqura në Comic Con të San Diegos. Këta janë dy prej personazheve më të lakuar në konventën e përvitshme të apasionuarve pas librave me ilustrime. “Thor: ...

Pas skandalit, Blac Chyna prezanton të dashurin e ri

Posted: 24 Jul 2017 07:41 AM PDT

Blac Chyna ka një të dashur të ri dhe dëshiron që e gjithë bota ta njohë. Ish e dashura e Rob Kardashian ka publikuar një video në llogarinë e saj të "Instagram"-it ku shihej duke u puthur me këngëtarin e R&B, Mechie 24-vjeç. Po në të njëjtën ditë, 29-vjeçarja është parë teksa është larguar nga ...

E quajtën ‘balenë”, përgjigje e zgjuar e Mariah Carey

Posted: 24 Jul 2017 07:34 AM PDT

Performanca e Mariah Carey në Las Vegas nuk ka kaluar pa u vënë re. Këngëtarja pushtoi skenën e Ceasar's Palace, por popstari përfundoi në vëzhgimin e rrjeteve sociale, më shumë se për zërin, për trupin e saj. Edhe pse kishte disa kile më shumë ajo nuk nguroi të vishte trupore të mbuluar me kristale, dhe ...

Thatësira/ Ulen rezervat ujore, më pak energji

Posted: 24 Jul 2017 07:25 AM PDT

Thatësira që ka përfshirë vendin ka goditur rëndë sistemin energjetik, i cili bazohet tërësisht në burimet hidrike. Korporata Elektroenergjetike Shqiptare raportoi se prodhimi vendas i energjisë u ul me 26.3 për qind në gjysmën e parë të vitit. Sipas KESH, për periudhën janar-qershor të këtij viti, kaskada e Drinit prodhoi vetëm 2050 giga vat energji ...

Dobitë e ujit të detit, ja disa këshilla si të merrni përfitime shëndetësore

Posted: 24 Jul 2017 07:21 AM PDT

Mos bëni dush menjëherë pas plazhit! Të shumta janë mënyrat për t'u freskuar në një kohë kur termometri ka shkuar rreth 40 gradë. Por, më e mira është që të shkoni në det, jo vetëm për t'u freskuar, por edhe për të marrë vlerat e jashtëzakonshme të ujit. Njihuni me ato çka sjell uji i ...

Si përfiton organizmi nga konsumimi i birrës, ja sëmundjet që mban nën kontroll

Posted: 24 Jul 2017 07:11 AM PDT

Jemi të sigurt se, njësoj si ne, edhe ju që po lexoni këtë artikull do të befasoheni! Alkooli "akuzohet" si shkaktar i disa sëmundjeve e këshillohet të mos teprohet me të, një "urdhëresë" nga e cila nuk shpëton dot as birra. Por studimet e fundit thonë se po të konsumohet me masë, kjo e fundit ...

9 vjeçari me HIV që ia doli të shërohet!

Posted: 24 Jul 2017 07:03 AM PDT

Ka bërë menjëherë bujë lajmi i djalit 9-vjeçar që ishte i infektuar me HIV që nga lindja, sepse gjatë jetës në vazhdim ai nuk do të ketë gjithmonë nevojë për mjekime. Kjo ka ndodhur sepse i vogli ka marrë mjekime të forta menjëherë pas diagnozës dhe prej tetë vitesh nuk ka pasur më shenja të ...

Zaev thyen akullin me Ramën, nesër ministri i Maqedonisë vjen në Tiranë

Posted: 24 Jul 2017 06:44 AM PDT

Pas një kohe të gjatë raportesh të ngurta mes qeverisë së kaluar të Maqedonisë dhe qeverisë shqiptare, thyhet akulli. Siç njofton agjencia e lajmeve INA, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të homologut të tij Ditmir Bushati, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë. ...

Vdekja e turistes ruse/ Arrest me burg për skafistin: Nëse unë jam fajtor…

Posted: 24 Jul 2017 06:29 AM PDT

Gjykata e Sarandës ka caktuar sipas kërkesës së Prokurorisë së këtij rrethi masën arrest me burg me afat 45 ditë, për skafistin Ermal Fataj, i cili dyshohet se ka goditur me mjet lundrues "skaf", shtetasen ruse, 15 vjeç, pak dite me pare ne Ksamil. Ndërsa para trupit gjykues i dyshuari nuk e ka pranuar akuzën ...

I armatosur me sharrë elektrike, plagos pesë persona

Posted: 24 Jul 2017 06:13 AM PDT

Pesë persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve rëndë, nga sulmi i një burri të armatosur me sharrë elektrike në Schaffhausen të Zvicrës. Zona qëndrore e qytetit të ndodhur shumë pranë kufirit me Gjermaninë, është rrethuar nga policia që po kërkon intensivisht agresorin e larguar nga vendi i ngjarjes. Autoambulancat mbërritën me urgjencë ...