“Stacioni i Autobusëve në Ferizaj zhvendoset në lokacion tjetër” plus 6 more Ferizaj Press |
- Stacioni i Autobusëve në Ferizaj zhvendoset në lokacion tjetër
- Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
- Dënohet me dy vite e gjysmë burg për tentim vrasje
- Kryetari Svarqa priti në takim futbollistët e rijnë të shkollës së futbollit “Dinamo”
- Gjuriq, Listës Serbe: Lërini shqiptarët ta formojnë Qeverinë nëse munden
- Kështu dukej Ferizaj në vitin 1903 (Foto)
- A është Dardan Sejdiu kandidati për Ferizajn?
| Stacioni i Autobusëve në Ferizaj zhvendoset në lokacion tjetër Posted: 13 Jul 2017 05:10 AM PDT Menaxhmenti i stacionit të autobusëve në Ferizaj vazhdon të përballet me mungesë të hapësirës, derisa kërkesat e kompanive të ndryshme regjionale për të hyrë brenda tij vazhdojnë të jenë të mëdha. Ky stacion është i frekuentuar vazhdimisht gjatë 24-orëve edhe nga linjat e autobusëve nga Maqedonia, Turqia, Shqipëria etj, e sidomos gjatë sezonit veror. Ekzekutivi i komunës prej më shumë se 3 vjet ka dështuar ta zhvendosë këtë stacion në një hapësirë më të madhe, megjithëse rreth kësaj çështjeje është debatuar disa herë. Në Komunën e Ferizajt kanë thënë se procedurat për dislokimin e stacionit do të nisin brenda këtij viti, derisa parcela e re do të planifikohet në draft-Planin Zhvillimor Komunal, i cili dokument pritet të miratohet në mbledhjet e radhës në KK… (më gjerësisht në "Koha Ditore") |
| Marrëveshje Bashkëpunimi mes UShAF dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup Posted: 13 Jul 2017 04:59 AM PDT Një delegacion i përbërë nga rektorë të katër universiteteve publike të Kosovës ka qëndruar për vizitë në Universitetin "Nënë Tereza" në Shkup, me ç'rast Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Universiteti i Prizrenit "Ukshin Hoti", kanë lidhur Marrëveshje Bashkëpunimi me këtë Universitet. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, rektori i Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti", Ramë Vataj, rektori i Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", Shaban Buza dhe rektori i Universitetit të Mitrovicës "Isa Boletini", Alush Musaj, fillimisht janë pritur nga rektori i Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup, Aziz Pollozhani. Në këtë takim, ndër të tjera është biseduar edhe për organizimin e dy konferencave të përbashkëta shkencore, të cilat do të organizohen në muajt tetor dhe nëntor në Shkup. Rektori Pollozhani falënderoi rektorët nga Kosova për mbështetjen që i kanë dhënë deri tani Universitetit "Nënë Tereza" si universitet i ri, sidomos me staf akademik, por edhe për vullnetin që po tregojnë për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Ndërsa, rektori Bajraktari, theksoi se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje vendosen në kuadër ligjor të gjitha mundësitë e mobilitetit mes dy Universiteteve, ndërkaq si përparësi përmendi edhe distancën e afërt gjeografike mes Ferizajt dhe Shkupit. Rektori i UShAF theksoi po ashtu se, bashkëpunimi do të mbështetet në realizmin e projekteve të përbashkëta kombëtare dhe ndërkombëtare, organizimin e konferencave shkencore dhe në të gjitha sferat për të cilat do të kemi nevojë në të ardhmen. Duke qenë se Universiteti "Nënë Tereza" është themeluar në dhjetor të vitit 2015, rektori Bajraktari shprehu gatishmërinë që UShAF të ndihmojë këtë universitet me profesorë, të cilët janë të nevojshëm për realizimin e studimeve të akredituara, ndërsa theksoi se si universitet i themeluar vetëm dy vite më parë, UShAF e di se çfarë do të thotë "një dorë e shtrirë ndihme". Me dy universitetet tjera: Universitetin "Femi Agani" në Gjakovë dhe Universitetin "Isa Boletini" në Mitrovicë, Universiteti "Nënë Tereza" ka nënshkruar marrëveshje të tilla pak kohë më parë.
|
| Dënohet me dy vite e gjysmë burg për tentim vrasje Posted: 13 Jul 2017 03:10 AM PDT Ferizaj.13.07.2017. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 13 korrik 2017, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit G.P, i cila në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 dhe veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, aktakuzës së prokurorisë për veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë ne tejkalim të mbrojtjes së nevojshme nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 12 për të cilën është gjykuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet,e katër (4) muaj, ndërsa veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së, të pandehurin G.P e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) muaj. Konform nenit 80 paragrafi 1 të KPRK-së i pandehuri është gjykuar me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet e gjashtë (6) muaj. I pandehuri G.P, akuzohet se më 6 korrik 2013, në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarit E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë mes E.K me shokët e të pandehurit dhe I.P e Xh.D në të cilën rrahje ishte përfshirë edhe i pandehuri G.P. |
| Kryetari Svarqa priti në takim futbollistët e rijnë të shkollës së futbollit “Dinamo” Posted: 13 Jul 2017 02:59 AM PDT Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa pati kënaqësinë të pres sot përfaqësuesit e shkollës së futbollit "Dinamo" nga Ferizaj dhe futbollistët e rinjë të këtij klubi të cilët u treguan mjaft të suksesshëm në një turne ndërkombëtar të mbajtur së fundi në Poloni. Kryetari Svarqa shprehu gëzimin e tij me sukseset e arritura nga gjeneratat e reja, ndërsa u zotua se komuna në vazhdimësi do të përkrah iniciativat dhe projektet e sportistëve të rinjë. "Pjesëmarrja e futbollisteve tanë në arenën ndërkombëtare ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse shpeshherë sportet po shënojnë rezultatet më të mira në raport me pjesëmarrjen e të tjerëve nga fusha të ndryshme duke i bërë nder përfaqësimit të sportit në përgjithësi. Ne do të bëjmë gjithçka në përkrahje të talenteve të rinjë ashtu siç kemi bërë deri më tani duke i ndihmuar me të gjitha mundësitë përkundër limiteve të caktuara buxhetore , por falë mundësisë për përkrahje përmes disa shërbimeve ia kemi dalë dhe do ta vazhdojmë edhe më tutje këtë përkrahje për talentet e rinjë" tha kryetari Svarqa në këtë takim. Edhe përfaqësuesit e shkollës së futbollit "Dinamo" u shprehën të lumtur për rezultatet e arritura dhe falënderuan kryetarin e komunës për mbështetjen e dhënë. Bënë të ditur se djelmoshat e rinjë të kësaj skuadre po kërkohen nga klubet e huaja. "Ne jemi të kënaqur që po u sjellim rezultatet të lakmueshme nga pjesëmarrjet tona jashtë Kosovës dhe kjo tregon se Ferizaj duhet të pres shumë nga gjeneratat e reja me një fjalë e ka një futboll të sigurt në të ardhmen. Po punojmë shumë e do të vazhdojmë të punojmë që talentët tanë të jenë gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe të gëzojnë përkrahjen e nevojshme brenda dhe jashtë Kosovës" u shpreh Fatos Ademi udhëheqës i shkollës së futbollit për gjeneratat e reja "Dinamo". Lojtarët e rinjë të klubit të futbollit "Dinamo" nga Ferizaj janë kthyer para pak ditësh nga një turne i mbajtur në Poloni ku kanë zënë vendin e dytë në mesin e një konkurrencë të ashpër nga vendet e rajonit. Ndërkaq Driton Bekteshi nga ky klub është shpallur portieri më i mirë i këtij turneu madhështor dhe për angazhimin e tij ai është kërkuar edhe nga klubet polake pas kthimit në Kosovë, por ende nuk është vendosur se ku do të vazhdojë karriera e tij futbollisitike.
|
| Gjuriq, Listës Serbe: Lërini shqiptarët ta formojnë Qeverinë nëse munden Posted: 13 Jul 2017 12:46 AM PDT "Këshilla ime për përfaqësuesit politikë do të jetë: Ngadalë. Mos nxitoni, mos u përshpejtoni, lërini shqiptarët t'i bëjnë hesapet ndërmjet vetes dhe të merren vesh e pastaj të shohim që përmes bisedave me Listën serbe të përcaktojmë cili është interesi ynë në atë tregim dha a do të ekzistojë fare ky tregim", citon televizioni BK të ketë thënë Gjuriq në Banjskë të Kosovës, ku ka qëndruar sot. Ai ka sqaruar se në situatën Lista serbe duhet të veprojë pa nguti, me harmoni e durim në mënyrë që, siç tha,"populli në Kosovë të mos gjendet ndërmjet kudhrës e çekanit".Lista serbe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë ka fituar 9 vende. |
| Kështu dukej Ferizaj në vitin 1903 (Foto) Posted: 12 Jul 2017 12:58 PM PDT Këtu ju kemi sjellë disa fotografi të qytetit të Ferizajt nga më larg se një shekull, janë foto të realizuar në vitin 1903 nga albanologu hungarez, Baroni Franc Nopça, i cili fatmirësisht kishe marrë edhe një 'kodak' me vete, shkruan Gazeta Metro. Shkencëtari dhe albanologu hungarez, Baroni Franc Nopça, udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. Vendi afër kishës në Ferizaj, 1903
Gjatë udhëtimeve të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut mori me vete jo vetëm një pushkë por edhe një "Kodak" dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepëse të rajonit. Fshati Budakovë, në mes të Prizrenit dhe Ferizajt, 1903 Origjinalët e fotografive prej xhamit ndodhen në Muzeumin Hungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapest. Kisha në Ferizaj, 1903 Një kish katolike dhe një prift në Ferizaj, 1903 Fotografitë janë bërë publike falë albanologut të famshëm Robert Elsie, ku falë tij edhe mund ti shohim./gazetametro.net Fotografit janë marrë nga faqja e albanologut Robert Elsie. |
| A është Dardan Sejdiu kandidati për Ferizajn? Posted: 12 Jul 2017 11:20 AM PDT Dardan Sejdiu, nga Vetëvendosja, ka treguar nëse ai do të jetë kandidati për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor 2017. "Unë jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Kosovës – deri sa të fillojmë punën do ta ushtrojë pozitën e nënkryetarit të Prishtinës". "Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes vendos për kandidatin, unë nuk e di nëse do të mund të kandidojë edhe ligjërisht". "Por nëse këshilli vlerëson, unë nuk i them jo kërkesave të subjektit". "Nëse do të angazhohem për të ndihmuar diku, Ferizaj do të jetë vendi ku do të stacionohem"- ka deklaruar Sejdiu |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |










