RTSH: “Trieste: Gjashtë liderët e Ballkanit miratojnë Zonën Ekonomike Rajonale” plus 9 more |
- Trieste: Gjashtë liderët e Ballkanit miratojnë Zonën Ekonomike Rajonale
- Patozi nis takimet me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin
- Samitit i Triestes, Rama takohet me homologun e tij maqedonas Zaev
- Shtyhet gjyqi për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, mungojnë 7 efektivët e RENEAS
- Samiti i Triestes, prezantohet axhenda për thellimin e integrimit rajonal
- Bushati: Dy nismat ndihmojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
- Privatët duhet të punësojnë “spiunë” që denoncojnë korrupsionin
- SHBA kryen me sukses testimin e sistemit kundër raketave balistike
- Erdogan hedh akuza ndaj BE-së
- Flamurtari mund të dënohet me -6 pikë
Trieste: Gjashtë liderët e Ballkanit miratojnë Zonën Ekonomike Rajonale Posted: 12 Jul 2017 12:17 PM PDT Gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor miratuan, sot në Trieste, planin shumëvjeçar të veprimit për një zonë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Zona krijon mundësi për qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe punësimit me kualifikim të lartë, duke e bërë rajonin më tërheqës për investime dhe tregti, përshpejtimin e përshtatjes me BE-në, duke sjellë kështu prosperitet për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. |
Patozi nis takimet me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin Posted: 12 Jul 2017 06:34 AM PDT Kundërshtarët e Lulzim Bashës do të nisin një tur takimesh me antarësinë e demokratëve në mbarë vendin. Sot pasdite në Durrës ish nën kryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi do të zhvilloje bashkëbisedim me bazën e PD-së, për të kuptuar sikundër shprehet ai se çfarë po ndodh me këtë forcë politike, pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të përgjegjësisë së Bashës. Sipas Patozit duhen gjetur të gjitha mekanizmat për bashkimin dhe ringritjen e Partisë Demokratike dhe për këtë qëllim, sipas tij, nevojitet kontributi i gjithsecilit. Patozi dhe të tjerë ish funksionarë demokratë kanë kërkuar dorëheqjen e Bashës,për ti hapur rrugë sipas tyre një gare të ndershme për postin e kreut të PD-së. Gjithashtu ata akuzojnë Bashën për dhunim të statutit , si edhe marrje peng të Partisë Demokratike për qëllime klienteliste . |
Samitit i Triestes, Rama takohet me homologun e tij maqedonas Zaev Posted: 12 Jul 2017 05:59 AM PDT Gjatë qëndrimit në Trieste të Italisë ku kryeson delegacionin shqiptar që merr pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor, kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij maqedonas Zoran Zaev, me të cilin diskutoi forcimin e miqësisë dhe intensifikimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Siç shkruan në faqen e tij në rrjetin social facebook, ku ka postuar edhe videon e takimit dypalësh, kryeministri Rama uron që faqja e re e premtuar nga kryeministri Zaev në marrëdheniet ndëretnike mes dy popujve që formësojnë Maqedoninë mike, të shkruhet me vepra të prekshme për gjithë shqiptarët, të cilët jetojnë në shtetin fqinj. |
Shtyhet gjyqi për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat, mungojnë 7 efektivët e RENEAS Posted: 12 Jul 2017 05:53 AM PDT Në gjykatën e krimeve të renda duhej të zhvillohej sot seanca e rradhës për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha në Lazarat por mungesa e 7 efektivëve të Reneas ka sjellë shtyrjen e saj. Efektivët do të dëshmonin për Lazaratin se si 11 të rinj, më i vogli i tyre 16 vjeç, u organizuan kundër policisë duke vrarë efektivin Basha. Vetë RENEA kërkoi njoftimin në një kohë të arsyeshme për të planifikuar dëshminë e oficerëve në gjykatë, pasi janë të angazhuar në detyrë. Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, nëpërmjet një letre i ka kërkuar trupit gjykues që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi kërkon të ruhen të dhënat e oficerëve që do të dëshmojnë. "Të ruhet identiteti i efektivëve të RENEA-s në që morën pjesë në operacion", thuhet në letrën e Çakos, në seancën ku 11 të rinj akuzohen për vrasjen e efektiviti Ibrahim Basha. Me këtë kërkesë ra dakord edhe prokurori i çështjes Edvin Kondili i cili i tha gjykatës që gjyqi i radhës të zhvillohet me dyer të mbyllura. Në seancën e kaluar dy dëshmitarët e drejtësisë, Elvis Kaça dhe Klodian Selimi, u tërhoqën nga bashkëpunimi për të rëfyer ngjarjen. Të dy dëshmitarët e mbrojtur kanë pohuar se i kishin dhënë dëshmitë për shkak të dhunës duke treguar edhe emrat e shokëve. Por megjithë këtë fakt, 10 të pandehurit insistuan sërish gjykimin e shkurtuar. I vetmi që këmbëngul në gjykim të zakonshëm është Elvis Bocia, i cili pretendon se nuk ka qenë në vendngjarje, pasi siç thotë, në çastet kur u organizua sulmi i armatosur ndaj policisë, ai ndodhej në banesë. |
Samiti i Triestes, prezantohet axhenda për thellimin e integrimit rajonal Posted: 12 Jul 2017 05:45 AM PDT Zhvillimet ekonomike të secilit vend, të lidhura me axhendën e konektivitetit dhe zonës ekonomike rajonale, kanë qënë pjesë e fjalës së znj Ekonomi, në Samitin e Triestes. Duke folur për ekonominë shqiptare, ministrja ka theksuar se kemi punuar për të nxitur progresin brenda vendit, dhe se shqiptarët kanë qënë me fat që kanë patur një eksperiencë më përpara, e cila është e lidhur me CEFTA-n, marrëveshjen rajonale të tregtisë së lirë. "Kemi kuptuar se të bëjmë tregti mes nesh, pra me njëri tjetrin, është shumë e rëndësishme. Por tregtia duhet të ketë një lloj mbështetjeje që lidhet me rrjetin e rrugëve dhe energjinë, në mënyrë që njerëzit të tregtojnë më mirë mes tyre. Të dhënat që u paraqiten dhe sot këtu, tregojnë se ne kemi qenë shumë mirë në treguesit në tregti, por s'kemi rritur shifrat në tregtinë mes vetë vendeve të CEFTA. Gjatë dhjetë vetëve të fundit kemi patur një moment kur këto marrëdhënie mes vendeve të CEFTA kanë qënë shumë të forta, por periudhën e fundit këto marrëdhënie tregtare kanë mbetur në stanjacion" theksoj ministrja Ekonomi. Duke folur për të dhënat ekonomike shqiptare, Ekonomi nënvizoi se ka një parashikim shumë optimist nga FMN dhe Banka botërore për të dhënat ekonomike në të ardhmen e afërt. Por Shqipëria ka ende nevojë për më shumë mbështetje-tha ministrija shqiptare, duke nënvizuar se ideja për të ardhur së bashku në këtë zonë rajonale ekonomike është shumë e rëndësishme se Shqipëria ka punuar kanë punuar shumë për të përgatitur dokumentin për këtë zonë ekonomike rajonale. |
Bushati: Dy nismat ndihmojnë integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE Posted: 12 Jul 2017 05:35 AM PDT Ndërsa Samiti i Triestes do të finalizoje dy nisma të reja për vendet e Ballkanit Perëndimor, komitetin e transportit dhe zonën ekonomike rajonale, ministri i jashtëm Ditmir Bushati, kërkon mbështetje më të madhe dhe financiare nga BE për zbatimin e projekteve. "Komisioni Europian është pjesë e këtij procesi, e mbështet procesin e Berlinit, është armata teknike e BE-së por vlen të theksohet dhe të ribëhet apeli që kjo mbështetje financiare është e pamjaftueshme për të ushqyer ambiciet e vendeve të ballkanit perëndimor" tha Bushati. Ministri i jashtëm shqiptar, thotë se pas 3 viteve nga nisma e Berlinit, takimet e përvitshme të vendeve të ballkanit perëndimor kanë prodhuar efekte pozitive politike, por mbetet ende shumë punë për rrugën europiane. Sipas tij, kjo nismë e vendeve të ballkanit perëndimor nuk rivalizon projektin europian të ballkanit perëndimor. "Në planin politik vet ballkani perëndimor është në kushte më të mira seç ishte para 3 apo 4 viteve. Aq më tepër 3 apo 4 vitet e shkuara me mandatin e komisionit Junker kishte një lloj pesimizmi përsa i përket të ardhmes së procesit të zgjerimit. Sot nuk është momenti për të marrë në shqyrtim procesin e Berlinit dhe efektivitetin e procesit të Berlinit por për të punuar sëbashku me institucionet e bashkimit europian për të zbatuar ato projekte për të cilat ne kemi rënë dakort në letër, ato projekte të cilat do të sillnin një ndryshim pozitiv dhe një përspektivë edhe më të prekshme politike-ekonomike për qytetarët tanë". Për Shqipërinë e rëndësishme mbetet shpërndarja e selive të organizmave që do të prodhoje nisma e Samitit të Ballkanit Perëndimor. "Do të ketë disa seli dhe disa nisma dhe është krejt normale që të ketë një shpërndarje gjeografike sa më të balancuar" theksoj më tej ministri Bushati. Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor shërben si një tjetër mundësi për takime dhe shtim të bashkëpunimit mes vendimarrësve, duke krijuar një frymë më të mirë bashkëpunimi dhe një frymëmarrje të re ekonomike. |
Privatët duhet të punësojnë “spiunë” që denoncojnë korrupsionin Posted: 12 Jul 2017 05:11 AM PDT Rregullorja e cila përcakton mbrojtjen e sinjalizuesit brenda një koorporate, biznesi apo institucioni është e gatshme që në shtatorin e vitit 2016 por tashmë me detyrim të gjitha bizneset që kanë mbi 100 të punësuar duhet që të kenë ngritur strukturën që do të jetë përgjegjëse për përmbushjen e detyrimeve që vijnë nga ky ligj deri me datën 15 korrik. E thënë ndryshe çdo kompani me mbi 100 punonjës duket të ketë një sinjalizues i cili ka për detyrë të sinjalizoje një veprim ose praktikë të dyshuar korrupsioni, dhe mbrohet ndaj çdo masë hakmarrëse të marrë ndaj tij nga organizata. Në një shkresë që Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ka dërguar pranë kompanive që plotësojnë kriterin e numrit të të punësuarve vihet theksi tek zbatimi i kërkesave ligjore dhe ngarkimi me përgjegjësi administrative dhe penale në rast neglizhimi. Ngritja e kesaj stukture sipas ligjit shërben për marrjen e informacioneve nga sinjalizuesit të njohur në gjuhën popullore me emërtesën spiunë . Sinjalizuesit kanë për detyrë të raportojnë për rastet e korrupsionit, shpërdorimin e detyrës, ushtrimit të ndikimeve të paligjshme në kryerjen e detyrave ose marrjen e vendimeve apo shpërdorimin e të ardhurave të buxhetit. Sinjalizuesit do të jenë punonjës të institucionit publik por edhe atij privat. Edhe këta të fundit gëzojnë status dhe mbrojtje të veçantë me ligj shkruhet në shkresën e dërguar nga kryeinspektori Shkëlqim Ganaj . |
SHBA kryen me sukses testimin e sistemit kundër raketave balistike Posted: 12 Jul 2017 04:44 AM PDT Agjencia e mbrojtjes raketore në SHBA, ka thënë se ka kryer me sukses testimin e sistemit raketor THAAD, nga Alaska. Ky sistem raketor është pjesë e sistemit kombëtar të mbrojtjes ndaj raketave balistike. Objektivi në formën e një raketë balistike me rreze të mesme u lëshua mbi Oqeanin Paqësor në veri të Havait. Agjencia njoftoi se sistemi i mbrojtjes kundër raketave balistike THAAD, nga Alaska, ka zbuluar dhe ndaluar objektivin. Objektivi ishte i ngjashëm me raketat e testuara së fundmi nga Koreja e Veriut. Ky testim është bërë pasi Koreja e Veriut ka deklaruar se me 4 korrik ka bërë testimin e një rakete balistike ndërkontinentale. Testimi i raketës ngriti shqetësimet për kërcënimin që vjen nga Penjani. Sistemi THAAD është i dizajnuar për ndalimin e raketave balistike brenda dhe jashtë atmosferës në fazën e tyre të fundit të fluturimit. |
Posted: 12 Jul 2017 04:28 AM PDT Presidenti turk Erdogan hodhi akuza mbi Bashkimin Europian, në një intervistë të dhënë për BBC-në. Ai tha se Turqia po humb kohën e saj, duke pritur që BE ta pranoje, ndaj këta të fundit duhet ta ndajnë mendjen. “Ne jemi ende në pritje për të parë se çdo të bëhet, në lidhje me antarësimin tonë në BE. Kjo pritje po na humb kohën, ndaj do të ngushëlloheshim edhe sikur të na thonin se nuk janë në gjendje të pranojnë Turqinë në Bashkimin Europian. Pastaj, ne do të fillojmë me planin tonë B dhe C”, u shpreh presidenti turk. Erdogan theksoi se tani shumica e turqve nuk e duan më BE-në, pasi kanë parë qasjen e saj ndaj vendit të tyre. Presidenti turk mohoi edhe akuzat se ka burgosur 150 gazetarë, duke thënë se vetëm dy njerëz me kartëvizita shtypi, janë në burg. |
Flamurtari mund të dënohet me -6 pikë Posted: 12 Jul 2017 04:21 AM PDT Flamurtari do ta nisë me minus gjashtë pikë sezonin e ardhshëm futbollistik. Gjithçka referuar çështjes së trajnerit Ernest Gjoka, të cilit vlonjatët i detyrohen një shumë prej 45 mijë euro, në kohën kur ky I fundit drejtonte Flamurtarin. Një kalvar i gjatë i përfunduar në KAS, aty ku Flamurtari humbi edhe të drejtën e apelimit, i detyruar tashmë të paguajë Gjokën, por edhe me shumë mundësi të dënohet sërish me minus gjashtë pikë. Sezonin e kaluar vlonjatët për çështjen e ish-lojtarëve Sakaj, Arberi por dhe Veliu u penalizuan me minus 6 pikë, vendim i cili pritet të zbatohet edhe për sezonin e ardhshëm. Edhe pse u fol, deri edhe për një penalizim për sezonin e kaluar, çka do të thoshte se Flamurtari të renditej poshtë Tiranës në renditje dhe matematikisht të zbriste një kategori më poshtë, në klubin vlonjat, konfirmojnë me siguri se diçka e tillç nuk ka mundçsi ligjore të ndodhë. Kjo për faktin se vendimi i KAS ka ardhur pikerisht ne kohen kur ka perfunduar sezoni i kaluar dhe vendimi per minus gjashte pike nuk eshte marre ende nga komisioni i disiplines ne FSHF, cka e hedh poshte mundesine qe te perfitoje Tirana apo ndonje klub tjeter. Nderkohe burime nga klubi vlonjat kane saktesuar per RTSH sport se administratori Idrizi pritet te derdhe gjate ketyre diteve edhe shumen prej 45 mije euro ne llogarine e Gjokes. Nëse ndodh kjo gjë, vlonjatet mund ti shpetojne edhe nisejs se kampionatit të ri me minus 6 pikë. Megjithate gjithcka varet ne menyren e interpretimit te komisionit te displines, por vetem per piket minus, per sezonin e ri qe starton ne shtator. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |