RTSH: “Takimi Trump- Putin, prodhon armëpushimin në Siri” plus 9 more |
- Takimi Trump- Putin, prodhon armëpushimin në Siri
- BERZH shprehet për axhendë të gjerë mbështetjeje në Ballkanin Perëndimor
- Basha: Kavaja, shenjë se PD mund të kthehet forcë e parë
- Tiranë, vazhdon aksioni ndaj abuzimit me ujin e pijshëm
- Rama: Ndëshkim për këdo që hesht për kultivimin e kanabisit
- Një shkrimtare angleze në gjurmët e “Fijes së Argjendtë”
- Hamburg, nis Samiti i G-20-ës
- Mungesa e ujit, shkencëtarët sugjerojnë trajtimin e ujrave të përdorur
- OSHEE, shkurton investimet për të rritur importet
- “Vox Baroque” në Shqipëri
| Takimi Trump- Putin, prodhon armëpushimin në Siri Posted: 07 Jul 2017 12:35 PM PDT Samiti i G20 arrin suksesin e parë. ShBA dhe Rusia kanë arritur marrëveshjen për armëpushimin në Siri. Lajmi u bë me dije nga sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson dhe vjen menjëherë pas takimit të parë mes presidentit amerikan Trump dhe homologut rus, Putin. "Armëpushimi do të hyjnë në fuqi të dielën në mesditë (9 korrik 2017)," – njoftoi AP. Izraeli dhe Jordania raportuan se do ti bashkangjiten marrëveshjes. |
| BERZH shprehet për axhendë të gjerë mbështetjeje në Ballkanin Perëndimor Posted: 07 Jul 2017 08:03 AM PDT Edhe pse nuk është deklaruar me pritmëritë e takimeve të tjera, Samiti i Triestes i cili nis pas pak ditësh, ka projektuar të vendose disa struktura të konsideruara të nevojshme për procedimin e ndërlidhjes dhe investimeve mes vendeve në rajonin e Ballkanit. Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim duke bërë të ditur mbështetjen e saj për Samitin e katërt të nismës së Berlinit, eshtë deklaruar e vendosur të shkojë përtej këtij zhvillimi të infrastrukturës fizike me mbështetjen për integrimin në fusha më të gjera të aktivitetit ekonomik. |
| Basha: Kavaja, shenjë se PD mund të kthehet forcë e parë Posted: 07 Jul 2017 06:47 AM PDT Ish kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha, i cili po kërkon të rikthehet në krye të PD, vazhdon të këmbënguli se gjatë zgjedhjeve të 25 qershorit, kasta në pushtet arriti të triumfonte për shkak të shitblerjes së votës. “Milionat ishin derdhur tashmë. Qindra mijëra votues ishin kapur jo prej një jave, por prej muajsh të tërë. Varfëria e tyre ishte blerë, integriteti i tyre ishte përdhosur. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në shitblerje votash është Partia Demokratike. E vetmja forcë politike që nuk u angazhua në joshje, shantazhe, terror dhe presion ndaj votuesve, është Partia Demokratike” tha zoti Basha gjatë një takimi në Lezhë pjesë e turneut në të gjithë vendin para zgjedhjeve për kreun e PD më 22 korrik. |
| Tiranë, vazhdon aksioni ndaj abuzimit me ujin e pijshëm Posted: 07 Jul 2017 06:32 AM PDT Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellësi vijojnë aksionin ndaj abuzimeve me ujin e pijshëm. Në një njoftimin për shtyp të Bashkisë bëhet me dije se grupet e punës kanë bërë verifikimin e 602 rasteve, duke prerë 74 lidhje të paligjshme të ujit të pijshëm, kryesisht në zonat e periferisë së Tiranës. Gjatë verifikimeve në terren, 16 subjekte janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncim në organet e drejtësisë. Po ashtu janë nënshkruar edhe 78 kontrata të reja me konsumatorët. Vijon të jetë në dispozicion edhe numri i gjelbër për të raportuar problemet e furnizimit me ujë dhe për të denoncuar rastet e abuzimit. |
| Rama: Ndëshkim për këdo që hesht për kultivimin e kanabisit Posted: 07 Jul 2017 06:24 AM PDT Kryeministri Edi Rama garanton se Shqipëria do të përmbyllë deri në fund të vitit problematikën me kultivimin e bimëve narkotike. Në një tryezë të posaçme të thirrur në kryeministri, shefi i qeverisë kërkoi nga drejtori i policisë dhe drejtuesit në qarqe, që të ndëshkojnë çdo rast të neglizhencës për kultivuesit e kanabisit. “Në fund të sezonit ne do te mund te themi me plot gojën që ja dolëm ta përmbysnim tërësisht situatën dhe vendosëm ti japim fund historisë së kultivimit të kanabisit. Të jenë të pamëshirshëm ndaj çdo elementi që shfaqet pasiv, e jo më të jetë i përfshirë në mosnjoftimin e menjëhershëm të fenomenit” tha zoti Rama. |
| Një shkrimtare angleze në gjurmët e “Fijes së Argjendtë” Posted: 07 Jul 2017 05:09 AM PDT “Fija e argjendtë”(The Silver Thread”), një rrugëtim në zejtarinë ballkanike, është libri i shkrimtares angleze Elizabeth Gowing i paraqitur në COD. Në mjediset e bibliotekës, mes artistëve e mjeshtrave të fushës, përfaqësuesve të trupit diplomatik, autorja ndau përvojën e saj në kërkim të gjurmëve të filigranistëve shqiptarë dhe ballkanas. “Roberti, bashkëshorti im më dhuroi këtë varëse argjendi dhe kurioziteti se nga vinte më shtyu më tej, të takoja njerëzit që punonin argjendin, njerëzit që e koleksiononin argjendin dhe jam shumë krenare që sot kemi mes nesh Linda Spahiun një prej koleksionisteve e cila ka qenë frymëzim i madh në rrugëtimin tim” thotë zonja Gowing. “Por argjendi ishte edhe një mënyrë për mua të njihja Shqipërinë dhe Kosovën” shton ajo. |
| Posted: 07 Jul 2017 04:53 AM PDT Në Hamburg nisi të premten punimet samiti dy ditor i 20 shteteve më të zhvilluara të botës. Për kancelaren gjermane, Angela Merkel, mikrpritësen e samitit, takimi përbën një sfidë të madhe. Kj pasi shumica e vendeve pjesëmarrëse kanë qëndrime të kundërta me Shtetet e Bashkuara lidhur me ndryshimet klimatike dhe politikat tregtare, ndërsa me Rusinë lidhur me çështjen e Sirisë dhe ndërhyrjen në Ukrainë. |
| Mungesa e ujit, shkencëtarët sugjerojnë trajtimin e ujrave të përdorur Posted: 07 Jul 2017 04:37 AM PDT Megjithëse uji mbulon mbi 70 përqind të sipërfaqes së planetit tokë, vetëm tre përqind i tij është i pijshëm dhe dy të tretat e kësaj përqindjeje ndodhet në akullnaja, apo i padisponueshëm për përdorim. Si pasojë, 1.1 miliardë njerëz në botë nuk kanë akses të mjaftueshëm në ujë, dhe 2.7 miliardë përballen me mungesë uji të paktën një muaj në vit. Ndryshimet klimatike, rritja e popullatës së ujit, niveli i lartë i përdorimit të ujit në bujqësi, dhe rritja e ndotjes janë katër elementët, të shkaktuara nga faktori njeri, që po ndikojnë në tharjen e rezervave natyrore, çka pritet që në vitin 2025, ta cojë 2/3 e popullsisë së botës të vuajë nga mungesa e ujit. |
| OSHEE, shkurton investimet për të rritur importet Posted: 07 Jul 2017 04:28 AM PDT Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të shkurtojë me 13 milionë euro investimet në rrjet, për t’i përdorur për importin e energjisë. Shkak është bërë thatësira e tejzgjatur e cila ka çuar në uljen e prodhimit të energjisë, më i ulti në 10 vitet e fundit. Në një intervistë për RTSH kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se kostot e importit nuk e cënojnë buxhetin e shtetit. Sips zotit Ahmeti aktualisht çmimet e energjisë në treg janë të larta, ndaj ai vlerëson se mund të ishte importuar edhe më parë. Aktualisht 55 përqind e energjisë që përdoret në Shqipëri importohet. |
| Posted: 07 Jul 2017 03:32 AM PDT Netët e verës marrin një tjetër magji nën tingujt e muzikës së vjetër baroke. Kjo muzikë e luajtur me instrumente origjinale, mbart emocione dhe esencën e së bukurës. Në Shqipëri për të 4-in vit "Vox Baroque" vjen si një festival ndërkombëtar. Një prej qyteteve ku u shijua kjo muzikë, ishte Korça. Jusuf Beshiri themelues i Festivalit Ndërkombëtar "Vox Baroque", thotë se pjesët e zgjedhura janë përqëndruar më shumë tek muzika napolitane. “Napoli ka qenë një qytet tepër i rëndësishëm në vitet 1600-1700, ku muzika ishte tepër e zhvilluar. Jo më kot kishte katër konservatorë në qytet” spjegon ai. Muzikanti Beshiri thotë se “Këtë vit kemi sjellur dy grupe që do të interpretojnë këtë muzikë instrumentale, vokale, popullore apo qytetare”. |
| You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





