RTSH: “Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pret çeljen e negociatave” plus 9 more

RTSH: “Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pret çeljen e negociatave” plus 9 more


Rama: Shqipëria i ka përmbushur kushtet, pret çeljen e negociatave

Posted: 14 Jul 2017 07:24 AM PDT

Shqipëria nga Samiti i Triestes vjen me 5 projekte të fituara në instrumentin financues të BE, në vlerën e mbi 3 mln eurove, të cilat priten të nisin e zbatohen në harkun kohor të 2-7 viteve, e që sipas Drejtoreshës Majlinda Dhuka e kanë pozicionuar vendin tonë në pozicionin e parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama duke hedhur poshtë absolutisht idenë e krijimit të ish Jugosllavisë: “Projekti është thellësisht një projekt europian. Mbështetet thellësisht dhe plotësisht në frymën europiane të bashkëpunimit dhe ndërveprimit. Përbën një përpjekje komplementare me atë të integrimit me atë të vendeve tona dhe të rajonit në bashkimin europian dhe nuk ka broçkull më të madhe për tu evidentuar, kulmi i marrëzisë në interpretimin e këtij projekti sesa broçkulla e rikrijimit të ish Jugosllavisë”. Sa i takon hapit të rradhës së Shqipërisë drejt integrimit, çeljes së negociatave, Rama deklaroi se ne i kemi përmbushur kushtet, e zhvillimi ekonomik i vendit është në fokusin primar të kësaj qeverie: “Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato që i janë kërkuar, komisioni e ka bërë rekomandimin. Ka kërkuar çeljen e negociatave me mirkuptimin që proçesi i vetingut do të nisë. Proçesi i vetingut ka nisur siç e dini kështu që përsa na takon ne i kemi kryer detyrat tona dhe nëse BE do ti shtyje përsëri kjo nuk do të na pengoje që ne të vazhdojmë me këmbëngulje procesin sepse unë e kam nënvizuar vazhdimisht që për ne procesi i integrimit nuk është një udhëtim për të shkuar në Bruksel. Është një udhëtim për të ndërtuar shqipërinë europiane ktu në atdheun tonë”. Interesimit të gazetarëve për largimin e ministrave teknike, Rama i është përgjigjur, që nuk do t`i shkarkoje po pret që ata të largohen vetë nga pozicionet e tyre, ndërsa lidhur me Listën e zezë të shumëpërfolur këto ditë në media, nga Rama është shprehur që nuk është lista e tij, por për këdo të paaftë në administratë, nuk kanë parë asgjë akoma: “Unë nuk kam bërë asnjë përmbledhje. Është rapori i bërë nga skuadra e shënimeve të cilin unë e kam lexuar njësoj siç e keni lexuar ju kur është publikuar. Për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqptarëve, në vend që ti shërbejnë shqiptarëve i grabisin ose i poshtërojnë me sjellje të padenjë dhe “lulet mos më prek” nuk duhet të preken fare se nuk kanë parë gjë akoma” e mbyll fjalën e tij kryeministri Rama.

Dilemat e anëtarësimit të Ballkanit në BE

Posted: 14 Jul 2017 07:00 AM PDT

Një varke u vendos si instalacion në mesin e kësaj salle në Trieste të Italisë, si simbol i përpjekjes së vendeve të ballkanit perëndimor për të lundruar drejt Bashkimit Evropian. A do të jetë një anëtarësim në bllok apo për çdo vend do të shihet performanca individuale. Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga të gjitha vendet e pellgut ballkanik ndajnë mendime të ndryshme për proçesin e integrimit evropian, por ata mendojnë njësoj se megjithëse procesi është i gjatë, i vështirë, ka një dritë shprese se zgjerimi i BE do të vijoje. Forumi i shoqërisë civile përgatiti rekomandime për kryetaret e qeverive dhe përfaqësuesit e bashkimit evropian. Dokumenti u përgatit në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Italisë, si vendi mikprites i Samitit të Triestes. Sigurisht kur flitet për ballkanin ndjeshmëria është e lartë, ajo u duk qartë edhe në interesimin që treguan mediat që ndoqen forumin civil në kohën kur kryeministri shqiptar Rama, kryeministri maqedonas Zaev dhe Ministri i jashtëm serb Dacic u ulën në të njëjtën tryezë debati televiziv. Shqiptarët, serbët, maedonasit, malazezët, kosovarët, boshnjakët mendojnë se 6 janë çështjet kryesore ku duhet të fokusohet bashkëpunimi rajonal që të mund të përparoje proçesi i integrimit. Zhvillimi i Biznesit, Shteti Ligjor, Bashkëpunimi i rrjeteve rinore, Bashkëpunimi rajonal për çështje të përbashkëta, Energjia dhe mbrotja e mjedisit.

Hidhet shorti i Europa League dhe Champions League

Posted: 14 Jul 2017 06:29 AM PDT

Kukësi mund të ndeshet me Karabagun e Ansi Agollit nëse kualifikohet në turin e tretë eleminator të Uefa Champions Lige. Kjo për vetë faktin se skuadra azere ka fituar takimin e parë me shifrat e thella 5-0 ndaj gjeorgjianëve të Samtredias. Ky ka qënë verdikti i Shortit të turit të tretë eleminator të hedhur mesditen e të premtes në Nyon të Zvicrës. Shorti në një farë mënyre i ka buzëqeshur verilindorëve që mund të kishin peshkuar skuadra që kanë lënë gjurmë në arenën ndërkombëtare si Ajaxi Amsterdamit, Celtic apo Olympiakos. Gjithsesi skaudra kukësiane sigurisht që nuk është e përqëndruar tek shorti i hedhur sepse përpara ka një mision të vështirë, fitoren në shtëpi ndaj Sherif Tiraspol për të përmbysur humbjen 1-0 në ndeshjen e parë. Ndërkohë shorti i hedhur ka dhuruar sfida interesante teksa spikat sfida mes francezëve të Nises dhe Ajaxit apo AEK Athinë-CSKA Moskes. Ndërkohë po të premten është hedhur dhe shorti për turin e tretë eleminator të Uefa Europa Lige i cili ka qënë mjaft i favorshëm për skuadrën e Skënderbeut. Korçarët kanë arritur të evitojnë "superfuqitë" si Atletik Bilbao e Dinamo Zagreb, ndaj nëse kalojnë turin, do të përballen me fituesen e çiftit Mllada Boleslav-Shemrok Rovers. Skuadra e Republikës Çeke, e cila mbylli kampionatin e kaluar në vendin e katërt, është favorite për të kaluar turin, pasi  fitoi dje 3-2 në fushën e irlandezeve të cilët gjithashtu mbyllën kampionatin e tyre në vendin e katërt.Për Shkëndijën e Tetovës, shorti i Ligës së Europës mund të rezervojë një skuadër të denjë për "hakmarrje" shqiptare. Nëse kalojnë HJK Helsinkin,  kuqezinjtë do të përballen me fituesen e çiftit Norrkoping-Trakai. Skuadra suedeze ishte ajo që eliminoi Prishtinën në turin e parë, ndërsa në duelin në shtëpi në turin e dytë, ka fituar 2-1 përballë lituanezëve.Persa i perket skuadrave te tjera Milani do te perballet me rumunet e CSU Craiovas,Dinamo Bukuresht me Atletico Bilbao dhe Olimpiku Marsejes me belget e Ostendes.

Basha dhe Selami vijojnë fushatën për kreun e PD-së në veri të vendit

Posted: 14 Jul 2017 06:00 AM PDT

Në takimet me demokratët e Kukësit, Hasit, Tropojes dhe Njesisë 7 në Tiranë, Lulzim Basha tha se nga zgjedhjet e 25 qershorit, partia Demokratike doli si e vetmja forcë që nuk u përlye në shit-blerjen e votës, dhe që i ofroi Shqipërisë rrugën e daljes. "Qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të " tha kreu demokrat Lulzim Basha. Ndërsa kandidati tjetër për kreun e PD-së, Eduard Selami, gjatë takimeve po në Kukës, Has dhe Tropojë, tha se Partia Demokratike ka emergjencë rikthimin e besimit tek ndërkombëtarët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë. "Hajde të hapim një dialog vlerash me gjithë shtresat dhe qytetarët, ta kthejmë PD në një parti popullore jo thjesht të qendrës së djathtë por dhe me gjërë.Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombëtarë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Na dolën kundër në mnyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona", tha Selami.

Rama: Qytetari në bashkëqeverisje, synimi ynë

Posted: 14 Jul 2017 05:51 AM PDT

Turin e dëgjesave me qytetarët e vendit, kryeministri Edi Rama e ka vijuar në Librazhd, ku komentoi sërish listën e shumëpërforlur me emrat e 101 zyrtarëve, publikuar në faqen e tij në facebook, ndërsa sqaroi se platforma online për bashkëqeverisjen me qytetarët do të funksionojë ndryshe. "U bë nami për listën, ne sflasim për gjueti shtrigash. Po flasin për një listë. Ajo listë është përmbledhje, as për ti ndjekur administrativisht, por një përmbledhje e njerëzve që kanë komentuar që mund të jenë real, fshihen pas identiteve etj. Mekanizmi sdo jetë ky, por secili që do paraqitet me identitetin e vet. Do thotë jam unë, me këtë emër, ID etj. Kur unë i dal për zot emrit tim, qeveria duhet të vije dhe të më ndihmoje. Se kjo nuk vazhdon dot më kështu". Ndërsa njoftoi shkurtime drastike të strukturave te panevojshme dhe joefektive në administratën shtetërore, kryeministri tha se tashmë ka filluar një luftë për të nxjerrë nga zyrat e shtetit personat që nuk e trajtojnë qytetarin me dinjitet dhe respekt. "Ne do bëjmë që zyrat të thonë mirëmëngjes, mirëseerdhe, faleminderit e ti trajtojnë me dinjitet ata që u vijnë te dera. E luftën e kemi me çdo parazit që i trajton njerëzit e zakonshëm që i vijnë te dera si pre të gjuetisë të tij. Do i nxjerrim nga zyrat e shtetit me çdo çmim. Çdo gjë do të jetë e verifikuar. Dhe çdo anëtar i koalicionit që shpif sdo jetë më anëtar i koalicionit, por do çrregjistrohet". Kryeministri Rama bëri të ditur se po punohet për të parë mundësitë e shkurtimit të burokracive, ku shteti të sigurojë vetë dokumentet që kërkohen nga qytetari për përfitimin e një shërbimi.

Forcat e armatosura pastrojnë akset rrugore

Posted: 14 Jul 2017 05:37 AM PDT

Prej më shumë se një javë forcat e armatosura kanë nisur një aksion për pastrimin e akseve rrugore që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje. Dhjetëra forca të armatosura janë angazhuar për pastrimin e akseve Shkodër-Murriqan, Kukës-Morin, Gjirokastër-Kakavijë, Korçë-Kapshticë, Pogradec-Qafë Thanë.Veç pastrimit, ky aksion ka për qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit si dhe i shërben misionit të FA për t'u lidhur edhe më fort me komunitetin dhe për t'i shërbyer atij: "Kemi dhënë shembullin personal si Forcë e Armatosur si Ministri e Mbrojtjes duke qënë prezent në të gjitha akset kryesore dhe në të gjithë rrugët kryesore të shqipërisë për ti pastruar ato e për ti pasur të rregullta për çdo turist që vjen nga jashtë apo që nga ktu largohet për jashtë" tha ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në ditët në vijim aksioni i Forcave të Armatosura, nga akset rrugore të pikave kufitare, do të shtrihet në ato bregdetare.

Elbasan: Sekuestrohen 3 mina me telekomandë

Posted: 14 Jul 2017 04:01 AM PDT

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin "Specialisti", në kuadër të të cilit janë sekuestruar 3 mina me telekomandë dhe janë arrestuar 2 persona, ndërkohë që një shtetase është proçeduar në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë Maksim Hekurani 26 vjeç dhe Nikolla Roxhe 21 vjeç, të dy banues në Vlorë. Gjithashtu, ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K., 42 vjeç, banuese në Tiranë.

Situata e zjarreve në vend

Posted: 14 Jul 2017 03:56 AM PDT

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile njoftoi se vijon të mbajë nën vëzhgim nga afër përmes specialistëve të saj në qarqe situatën e zjarreve. Gjatë 24 orëve të fundit u evidentuan 10 vatra zjarri në qarkun e Beratit, Vlorës, Gjirokastrës, Dibrës, Shkodrës, Lezhës, Elbasanit dhe Korçës. Forcat zjarrfikëse së bashku me ato të ushtrisë, pyjores dhe pushtetin vendor kanë ndërhyrë për të vendosur nën kontroll flakët. Në operacione janë angazhuar 102 zjarrfikës me 21 mjete, 60 ushtarë, 32 forca vullnetare si dhe helikopterë. Në malin "Partizani", Berat, ranë disa vatra zjarri të cilat u përhapën me shpejtësi edhe nga era e fortë. Zjarret përfshinë një sipërfaqe të konsiderueshme e si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 40 ha me shkurre e pisha. Zjarri i nisur para tre ditësh në malin Mile në Konispol ka vazhduar edhe gjatë natës dhe vetëm sot në mëngjes vatrat janë shtuar. Forcat dhe mjetet nuk kanë mund të ndërhyjnë nga toka sepse terreni ishte tepër i thyer. Zjarri ka rrezikuar disa banesa. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopter zjarri është shuar. Probleme pati ditën e djeshme në fshatin Asim Zeneli, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra pranë zonës së banuar. Zjarrfikëset e Gjirokastrës kanë ndërhyrë dhe pas një pune të vështirë kanë shuar plotësisht zjarrin. Si pasojë u dogjën 40 ha shkurre. Edhe në Bulqizë vazhdon operacioni për shuarjen e zjarrit , në vendin e quajtur "Liqeni i Zi". Me gjithë punën intensive nuk është arritur që zjarri të shuhet plotësisht. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha më shkurre dhe pemë ahu dhe pishe.

Kreditë nën standard “përplasin” institucionet

Posted: 14 Jul 2017 03:45 AM PDT

Kreditë shqiptare me probleme kanë përbërë problem edhe për raportimet e institucioneve prestigjoze ndërkombëtare. Emërues i përbashkët i raportimeve të tyre është fakti se huatë me probleme janë ulur ndjeshëm nga niveli i tyre më i lartë prej gati 25%, që arritën në tremujorin e tretë të vitit 2014. Por institucionet raportojnë tregues të ndryshëm për periudhën korrente. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë,"kushtet monetare lehtësuese kanë kontribuar në rritjen e portofolit të kredisë në lekë. Vëllimi i kredisë në lekë u rrit me 9% në terma vjetorë, duke kompensuar tkurrjen e kredisë në valutë. Kushtet e ofertës bankare për kredi priten të lehtësohen, të ndihmuara nga masat e marra për reduktimin e kredive me probleme dhe për nxitjen e kredisë së shëndetshme. Raporti i kredive me probleme ka zbritur në nivelin 15.9% në muajin maj, nga 18.2% në dhjetor të vitit të kaluar" theksoi Guvernatori Gent Sejko. Në analizën e posaçme për Shqipërinë, Agjencia e Vlerësimit të Riskut të borxhit, Moody's vë në dukje se, kreditë me probleme pësuan rritje vjetore me 1.17 pikë përqindje. Ky nivel i kredive me probleme e bën Shqipërinë vendin me renditjen me te keqe në Rajon për NPL-të, shprehet Moody's. Raporti i fundit rajonal i Fondit Monetar Ndërkombëtar e rendit Shqipërinë të dytën në Europën Qendrore Lindore dhe Juglindore, për nivelin e lartë të kredive nën standard, ku na e kalon vetëm Ukraina, që e ka këtë tregues gati 30%. Ndërsa mesatarja e Europës Qendrore, Lindore e Juglindore është rreth 5-6%. Raporti i dy ditëve më parë i Komisionit Europian thekson se "në mënyrë specifike, Shqipëria dhe Serbia po regjistrojnë ende normat më të larta të kredive të këqija në rajon, në 17.4% dhe 16.8% përkatësisht, të ndjekura nga Bosnja dhe Hercegovina (11.5%) dhe Mali i Zi (9.9%). Pavarësisht këtyre raportimeve, në Shqipëri, në total, në fillim të vitit 2017 ishin rreth 99 miliardë lekë, apo rreth 720 milionë euro, për të cilat bizneset apo individët i kanë vonuar pagesat e kësteve në banka për më shumë se tre muaj (periudha kur një hua fillon e klasifikohet si e keqe). Kjo shumë ka mbetur pothuajse e pandryshuar nga janari i një viti më parë, çka tregon se pavarësisht fshirjes, hua të tjera problematike i janë shtuar sistemin përgjatë 2016-s. Reduktimi i huave me probleme lidhet me proçesin i ristrukturimit të 35 kompanive të mëdha, që deri pak kohë më parë zotëronin 60% të kredive me probleme. Aktualisht, sipas burimeve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, nga 35 kompani janë ristrukturuar 21 prej tyre. Nga 21 kompanitë e ristrukturuara, 10 prej tyre nuk janë më në vonesë, duke bërë që ato të dalin përfundimisht nga lista e sipërmarrjeve problematike. Ndërsa për 11 të tjera procesi i ristrukturimit ka ecur, por do të duhet të kalojnë edhe pak muaj derisa ato të dalin nga lista e të këqijve. Nga këto 35 kompani, 7 janë në proces falimenti.

Lonely Planet: Është koha për në Shqipëri

Posted: 14 Jul 2017 03:29 AM PDT

Lonely Planet nuk e harron asnjë vit Shqipërinë. Këtë herë ka publikuar një video, kushtuar plazheve të Rivierës shqiptare, me diçiturën: "Shqipëria krenohet me çdo centimetër të bregdetit të saj me diellin shkëlqyes e ngjyrat shumë të bukura, të ngjashme me fqinjin e saj Grek". E më tej Lonely Planet fton ndjekësit e saj të zbulojnë plazhet e fshehur të Shqipërisë. Vendit që ka qindra kilometra bregdetare të thepisura e të lë pa frymë me gjire të izoluara e plazhe të arta të mbuluara nga ujërat në ngjyrë turkeze. Ka ndryshuar shumë që kur turistët e zbuluan atë një dekadë më parë. Por është ende plot me vende idilike për t’u zbuluar. Një nga më të famshmit është Dhërmiu, një rrip shkëmbor i bardhë që zbukuron në sfond ujin në blu të thellë. Dhërmiu është plot e përplot në stinën e verës. Por plazhi është aq i gjatë sa ju mund të gjeni një cep të qetë. Një liman të bukur me një plazh të bardhë. Buneci i qetë dhe i paprishur. Ejani këtu për të dëgjuar asgjë përveç valëve e për të kapur një muzg të bukur. Ksamili është një kryqëzim për në Korfuz e ka tre ishuj të tij në një gji në ngjyrë turkeze. E afër tij gjendet qyteti i lashtë i Butrintit. Ju mund të kombinoni kohën e plazhit me kulturën, këshillon Loney Planet. Por edhe plazhi më i madh i pandërprerë i Shqipërisë, Borshi, 7 km i gjatë, përbën një pamje mjaft të bukur. Bie në sy që ka mbetur ende i paprekur, me vetëm disa restorante dhe bare. Riviera Shqiptare ka mijëra bukuri dhe po rrit popullaritetin çdo ditë. Pra, tani është koha për të marrë thesarin e saj të fshehur, stimulon turistët në gjithë botën gjigandja amerikane e turizmit Lonely Planet.

Related Posts: