RTSH: “Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore” plus 9 more |
- Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore
- Vazhdon festivali i Pamplonas
- 122 shtete të botës kërkojnë ndalimin e armatimit bërthamor
- G 20 : “Formësimi i një botë të ndërlidhur”
- Franca synon të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë
- Qeveria Zaev shkurton shpenzimet dhe rrit pagat
- G 20 shoqërohet me përleshje mes protestuesve dhe policisë
- “PËRBALLË” – debat për të ardhmen e PD
- Festivali i Jazzit dhe i Verës në Porto Palermo
- Gara për kreun e PD zbret në bazë Bashën dhe Selamin
Orkestra Simfonike e RTSH mbyll stinën koncertore Posted: 08 Jul 2017 06:17 AM PDT “In grande bellezza” siç thonë italianët, është përmbyllur stina koncertore e Orkestrës Simfonike të RTSH. Me simfoni nga kompozitorët Bach dhe Bizet, orkestrantët sollën një atmosferë magjike në koncertin që u mbajt në hollin "Gjon Simoni" të RTSH dhe që sjell tingujt e një repertori të përzgjedhur me kujdes nga dirigjenti Oleg Arapi i cili drejtoi këtë koncert. Në përzgjedhjen e repertorit të koncertit, evidentoheshin pjesë që nuk janë luajtur në Shqipëri, ose janë luajtur shumë rrallë. |
Posted: 08 Jul 2017 06:10 AM PDT Të paktën dy persona u plagosën nga brirët e demave dhe disa të tjerë nga rrëzimet e përplasjet gjatë ditës së dytë të vrapimit me dema nëpër rrugë në Festivalin e San Ferminit në Pamplona të Spanjës. Demat nga ferma Hoze Eskolar vrapojnë për 3 apo 4 minuta për 850 metra deri në arenën ku zhvillohen më pas ndeshjet. Edhe në ditën e parë të vrapimit, të premten, u plagosën 2 amerikanë dhe një spanjoll të cilet po trajtohen në spital me plage jo të rrezikshme për jetën. Kremtimin nëntë-ditor të San Ferminit e popullarizoi Ernest Heminguei, fituesi i çmimit Nobel për letërsi, në romanin e tij “Dhe lind dielli”në vitin 1926. Festa sot tërheq mijëra turistë të huaj, përveç atyre të ardhur nga mbarë Spanja. |
122 shtete të botës kërkojnë ndalimin e armatimit bërthamor Posted: 08 Jul 2017 06:03 AM PDT 122 shtete të botës miratuan marrëveshjen e parë në historinë botërore, me të cilën ndalohet armatimi bërthamor, pavarësisht bojkotit të të gjitha fuqive aktuale bërthamore. Votimi u shpall nga presidentja e konferencës së Kombeve të Bashkuara, Elein Uajt Gomez, e cila ka drejtuar negociatat e gjata për këtë marrëveshje. Shpallja e votimit u pasua me duartrokitje. “Ia dolëm të mbjellim farat e para të botës së lirë nga armatimi berthamor”, tha zonja Gomez. “Bota ka pritur 70 vjet për këtë normë juridike që kur u përdorën për herë të parë këto armë në Hiroshima dhe Nagasaki”, tha ajo. Mirëpo asnjë nga nëntë vendet me armatim berthamor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Britania, Kina, Franca, India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, nuk e kanë mbështetur këtë marrrveshje. Në një deklaratë të përbashkët, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në Kombet e Bashkuara, thanë se marrëveshje nuk i merr parasysh realitetet në mjedisin ndërkombëtar të sigurisë. |
G 20 : “Formësimi i një botë të ndërlidhur” Posted: 08 Jul 2017 05:58 AM PDT Udhëheqësve të 20 vëndeve më të zhvilluara në Hamburg iu bashkuan sot krerët e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe OKB-së në samitin e zgjeruar, temat e diskutimeve te te cilit perputhen me moton e kryesise gjermane: "Formësimi i një botë të ndërlidhur". Qellimi eshte perparimi ne agjenden 2030 per zhvillimin e qendrueshem dhe marreveshjen e Parisit per klimen. Dy nga sesionet e samitit iu kushtuan temave si partneriteti me Afriken, emigracioni, punesimi dhe digjitalizimi. Ne bisedimet politike te se premtes, udheheqësit e 20 shteteve pjesemarrese rane dakord te rritin perpjekjet ne luften kunder terrorizmit, permes bashkepunimit mes tyre. Ky bashkëpunim do të përqendrohet në luftimin e financimit, rekrutimit dhe burimeve ideologjike të terrorizmit. Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit, liderët e G 20-ës zotohen se nuk do te lene hapësira të sigurta për financimin e terrorizmit kudo në botë. Nderkaq, takimet dy apo tri paleshe jane shfrytezuar per zgjidhjen e çeshtjeve me interes te perbashket mes shteteve. Shumë aktiv ne samit ka qene presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministrja britanike Tereza Mei, e cila ka kerkuar neper takime te arrihej marreveshje tregtare te favorshme me disa shtete, pasi Britania te dale nga BE-ja. |
Franca synon të ndalojë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë Posted: 08 Jul 2017 05:53 AM PDT Ministri francez i Mjedisit, Nikolas Hylot, deklaroi një synim tepër ambicioz dhe ndoshta të parin në botë për mbrojtjen e mjedisit. “Qëllimi ynë është që deri në vitin 2040 prodhuesit e automjeteve të ndalojnë shitjen e makinave me naftë dhe benzinë”, deklaroi ai. Duke njoftuar planin pesëvjeçar për nxitjen e përdorimit të energjisë së pastër, ministri tha se prodhuesit e makinave franceze kanë projekte që mund ta përmbushin këtë premtim. Njoftimi i tij vjen një ditë pasi prodhuesi suedez i automobilave "Volvo" u bë kompania e parë e madhe e makinave, e cila premtoi se do t'i braktisë makinat me motor me djegie të brendshme. Ministri tha se Franca do të ndalojë në vitin 2022 edhe prodhimin e energjisë nga termocentralet, të cilat aktualisht japin 5 për qind të energjise së përgjithshme. |
Qeveria Zaev shkurton shpenzimet dhe rrit pagat Posted: 08 Jul 2017 05:49 AM PDT Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se qeveria miratoi ribalancin e buxhetit për vitin 2017, duke parashikuar shkurtim të shpenzimeve me 3 miliardë denarë dhe po kaq të investimeve kapitale. Një pjesë e madhe e shkurtimeve prek buxhetin e kryeministrisë për reklama, promovime, fushata qeveritare në vend dhe jashtë. Sipas kryeministrit, paratë e kursyera do të shkojnë për rritjen e rrogave dhe efekti do të jetë i menjehershëm. Nga 1 shtatori, paga minimale në Maqedoni do të jetë 12 mijë denarë apo 200 Euro. Mes masave të lajmëruara është edhe subvencionit për pushime vjetore për të punësuarit me të ardhura të ulëta, një masë që do të nxisë edhe kapacitetet turistike në Maqedoni. |
G 20 shoqërohet me përleshje mes protestuesve dhe policisë Posted: 08 Jul 2017 05:45 AM PDT Në qytetin gjerman Hamburg vazhduan gjatë gjithë natës dhe sot përleshjet mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë ngritur barrikada dhe kanë përdorur gurë dhe sende të forta ndaj forcave të rendit, që janë kunderpergjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës. Mes 100 mijë protestuesve ka pasur mbajt grupe anarkiste, të ekstremit të djathtë dhe të majtë që u kanë vënë zjarrin makinave e dyqaneve. Përplasjet kanë shkaktuar të plagosur nga të dyja krahët. Rreth 200 prej 20 mijë policëve në rrugët e qytetit pësuan dëmtime, ndërsa policia ka arrestuar 19 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë paraburgosur. Dhjetëra protestues, po ashtu, janë plagosur. Kancelarja Merkel ka vlerësuar se dhuna është e papranueshme. |
“PËRBALLË” – debat për të ardhmen e PD Posted: 08 Jul 2017 05:31 AM PDT E ardhmja e PD-se pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe në prag të zgjedhjeve për kryetar partie u diskutua në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH. Një nga figurat më të njohura të PD, deputeti demokrat Genc Ruli, i cili u tërhoq nga politika një ditë përpara së PD të shpallte listën e kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit, e sheh zanafillën e rezultatit të arritur nga demokratët në këto zgjedhje tek marrëveshja mes kreu të PD Basha dhe atij të PS Rama. Zoti Ruli e quaji marrëveshjen e 18 majit “erotiko-poltike”. “Befas një marrëveshje “erotiko-politike” që bërë një natë me kundërshtarin e tij, një marrëveshje që asnjë nga ne nuk e kuptoi” tha zoti Ruli. Sipas tij “I pari që nuk e kuptoi ishte vetë Rama. Nuk dilet befas brenda një nate me marrëveshje radikale që kundrapozicionin gjithë qëndrimin e PD deri atëhere dhe pa dhënë një spjegim” tha zoti Ruli. |
Festivali i Jazzit dhe i Verës në Porto Palermo Posted: 08 Jul 2017 04:51 AM PDT Kalaja e Ali Pashë Tepelenës në Porto Palermo të Himarës, për dy netë është kthyer në skenën e Festivalit Ndërkombëtar të Jazzit e Verës. Mbrëmja e së premtes ishte një bashkëbisedim i isopolifonisë, sjellë nga grupi i Lunxhërisë dhe muzikës jazz, interpretuar nga artistë shqiptarë e ata të skenave ndërkombëtare. |
Gara për kreun e PD zbret në bazë Bashën dhe Selamin Posted: 08 Jul 2017 04:23 AM PDT Gara për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka zbritur në takime me demokratët, dy garuesit Lulzim Basha dhe Eduart Selami. Fushatën për postin e kryetarit të PD, kandidati Eduard Selami e vijoi në Patos, Mallkastër, Roskovec dhe Lushnje. Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 Qershorit, zoti Selami tha se humbja e ka zanafillën më të hershme dhe së fundmi pati shmangie të konsiderueshme nga sistemi i vlerave, meritokracisë, konkurencës dhe rregullave brenda partisë. |
You are subscribed to email updates from RTSH-Radio Televizioni Shqiptar. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |