“Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni” plus 9 more Ferizaj Press |
- Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni
- Çfarë pret BE e çfarë Ballkani Perëndimor nga Samiti i Triestes?
- Kujdes kur vizitoni Kroacinë këtë verë, ju dënon me gjobë nëse bëni këto dy veprime
- Deputetët e komunitetit RAE: Kemi kushte për Qeverinë, por e votojmë Ramushin
- Kaliumi stabilizon shtypjen e gjakut
- Ka ndërruar jetë i aksidentuari në mëngjesin e sotëm në Ferizaj
- UShAF shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore (bachelor)
- Fillon fushata e korrje-shirjeve në Ferizaj
- Semaforët jo funksional
- Shkolla për Agrobiznes “Zenel Hajdini” i dhuron 100 kg tranguj Institucionit parashkollor “Ardhmëria e jonë”
| Rreziku nga gjarpërinjtë rritet verës, ja si të ruheni Posted: 10 Jul 2017 09:44 AM PDT Por, si të evitojmë kafshimin nga gjarpinjtë në natyrë? Gazeta Metro ua sjell disa këshilla… Shmanguni barit të gjatë Shumë gjarpinj fshehën nëpër zona me bari ku janë të padukshëm. Andaj më së miri është që t'i përmbaheni rrugëve të shkelura në mënyrë që të shihet se ku po shkelni. Kjo, natyrisht, nuk do të thotë që gjarpinjtë nuk mund të dalin nga zonat me bari, prandaj duhet pasur kujdes. Informohuni mbi lokacionin Kur vini në zonën e re, pyetni për gjarpinjtë lokal, a ka, çfarë janë, sa janë të rrezikshëm, ku gjenden? Shmanguni vrimave Vrimat e ndryshme janë lokacionet më të preferuara për gjarpinj, pra, vende ku nuk duhet t'i fusni këmbët, për shembull gjatë ngjitjes nëpër shkëmbinj. Gjarpinjtë edhe mund të ngjiten Mos harroni se gjarpinjtë nuk janë të lidhur për toke, ata mund edhe të ngjiten. Nuk janë të aftë si për shembull ketrat, por mund të ngjiten nëpër drunj apo vende të ngjashme. Andaj nuk është e pamundur të gjendeni me gjarprin sy për sy. Edhe gjarpinjtë e cofur mund të kafshojnë Nëse keni gjetur ndonjë gjarpër të cofur dhe dëshironi ta merrni për ndonjë arsye (ndoshta dëshironi ta keni si suvenir apo kujtim), keni kujdes. Gjarpinjtë të cilët sapo kanë cofur edhe më tutje kanë reflekse, prandaj edhe të cofur mund t'ju kafshojnë. Përveç kësaj, gjarpinjtë e gjallë janë mjaftë të mirë në shndërrimin sikur të jenë të cofur, prandaj është mirë që të lihen të qetë. Kujdes ku fushoni Gjarpinjtë janë kafshë të natës prandaj kujdes se ku e vendosni tendën. Shmanguni "territoreve të gjarpinjve", siç është bari i gjatë, zonat shkëmbore, pema apo dega e madhe… Gjatë kohës së gjumit mbylleni tendën dhe çizmet merrni brenda, mos i lini jashtë. Kur i mbathni, për çdo eventualitet i shkundni më parë për të kontrolluar mos ka hyrë ndonjë gjarpër brenda. Veshmbathja e përshtatshme Mbani këpucë të fortë dhe pantallona të gjatë. Gjarpinjtë me dhëmbët e vetë mund të shpërthejnë materialet e holla. Mos ecni nëpër zona të rrezikshme zbathur apo me pantallona të shkurtra./gazetametro.net. |
| Çfarë pret BE e çfarë Ballkani Perëndimor nga Samiti i Triestes? Posted: 10 Jul 2017 09:44 AM PDT Samiti i katërt i Procesit të Berlinit, i nisur në vitin 2014, do të jetë një shans i mirë që kryeministrat dhe ministrat e punëve të Jashtme, Ekonomisë dhe Transportit të vazhdojnë bisedimet për forcimin e bashkëpunimit, zhvillimin ekonomik dhe integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Në samitin e Triestes do të marrin pjesë edhe e ngarkuara e BE për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini, komisioneri për zgjerimin e BE, Johannes Hahn dhe komisionerja për transportin, Violeta Bulc. |
| Kujdes kur vizitoni Kroacinë këtë verë, ju dënon me gjobë nëse bëni këto dy veprime Posted: 10 Jul 2017 09:42 AM PDT Kryetari i komunës, Rikardo Novak, shumë më herët pati premtuar, mirëpo tani ka vendosur disa rregulla për t'i dhënë fund daljes me bikini në qytet, transmeton RTL. Ata të cilët nëpër rrugët e qytetit dalin për të shëtitur me bikini, u pason dënim prej 600 eurove, femrat të cilat në pjesën e lartme janë me bikini dhe meshkujt në pjesën e sipërme janë të zhveshur, janë të detyruar të paguajnë dënim prej 500 eurosh, ndërsa ata të cilët të pirë ecin ose janë të shtrirë rrugës dënohen më 700 euro. "Po vjellin në qytet, po urinojnë në çdo kënd, shëtitën pa maica, po flenë nëpër rrugët e qytetit, po sillen dhe nuk po dinë as për veten", ka thënë Novak kryesisht për vizituesin britanikë. |
| Deputetët e komunitetit RAE: Kemi kushte për Qeverinë, por e votojmë Ramushin Posted: 10 Jul 2017 09:42 AM PDT Ata thonë se do ta mbështesin cilën do subjekt politik për formimin e Qeverisë së re, por duke u kërkuar plotësimin e disa kushteve. Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës, Danush Ademi, i cili do të përfaqësoj zërin e komuniteti të tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë legjislaturës së re, ka thënë se do të votojë Ramush Haradinajn për kryeministër, duke përmendur edhe kërkesat e komunitetit të tij. "Besoj që do ta votoj Ramush Haradinajn. Sikur të gjitha grupet parlamentare edhe ne do të kemi kushte. Kemi pasur takime më herët me Haradinaj. Kërkesat tona do të jenë si të gjitha komuniteteve tjera. Do të kërkojmë të mos jemi të diskriminuar", ka deklaruar Ademi për ‘Gazetën Observer’. Ademi thotë se do të përkrahin cilindo kandidat për kryeministër, sepse sipas tij, partia që ai udhëheq nuk ka kapacitet që të mbijetoj në opozitë. Edhe kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha thotë se ata që sigurojnë mirëqenie për komunitetin që përfaqëson, do të kenë votën e partisë së tij. "Ne presim që marrëveshja për qeverisje të ndryshoj gjendjen e komunitetit tonë, pra ne synojmë të hyjmë në një Qeveri e cila na mundëson me marrë përgjegjësi. Vota jonë është e lidhur kryekëput me programin e Qeverisë që do ta ketë ndaj neve, si komunitet. Ne ende nuk kemi pa asnjë program", ka thënë Berisha. Ai ka thënë se deri në këto momente ende nuk ka një vendim për kënd të votoj, por pret që nesër të zhvilloj një takim me Haradinajn e të dëgjoj ofertën nga ai. "Deri në këtë moment vota jonë nuk është e konfirmuar", ka theksuar Berisha. Berisha ka thënë se prej mandatarit për qeveri presin poste ministrore dhe realizim të premtimerve ndaj këtij komuniteti. "Cilado Qeveri që na garanton mirëqenien e komuniteteve mbi bazën tre mujore ose gjatë mujore, ne do të bashkëpunojmë me te. Ne kemi qenë në disa grupe parlamentare dhe të gjitha që janë premtuar në të kaluarën për ne si komunitet nuk janë përmbushur asnjëherë" përfundoi ai. /observer/. |
| Kaliumi stabilizon shtypjen e gjakut Posted: 10 Jul 2017 08:10 AM PDT Kaliumi është një element kimik i cili në masën e trupit të njeriut merr pjesë me 0.35% dhe me këtë sasi arrihet mbajtja në barazpeshë kimike të lëngjeve në trupin e njeriut. Kaliumi ka aftësi për zgjerimin e arterieve dhe stabilizimin e tensionit arterial (shtypjes së gjakut) shkruan Dr. Agon F. Bislimi. Në mesin e artikujve më të pasur me kalium janë: lëngu prej kumbullave, bananeve, dredhëzave, patates, majdanozi dhe domatja. /Dr. Agon F. Bislimi |
| Ka ndërruar jetë i aksidentuari në mëngjesin e sotëm në Ferizaj Posted: 10 Jul 2017 07:32 AM PDT Ferizaj.10.07.2017. Në një aksident trafiku, të ndodhur sot rreth orës 04:50 ,në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te rrethrrotullimi në Ferizaj ka humbur jetën një person. Sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës BMW me targa të Norvegjisë (F.S., 26 vjeç), duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, me pjesën e përparme të automjetit godet rrethin dhe pastaj rrotullohet, me ç'rast pëson lëndime të rënda trupore. lënduarit, fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, e pastaj është dërguar në QKUK Prishtinë, ku pas një kohe kemi pranuar informatën se i njëjti ka ndërruar jetë, njofton Policia. Drejtues i automjetit ka qenë i riu F.S nga fshati Gllogjë. Tetovë. Ndryshe i riu Fitim.S jeton dhe punon në Norvegji bashk me Familjen. |
| UShAF shpallë konkursin për pranimin e studentëve të rinj në studimet themelore (bachelor) Posted: 10 Jul 2017 06:58 AM PDT Ferizaj.10.07.2017. Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka shpallur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në programet, me të cilat funksionon aktualisht. Në afatin e parë të pranimit të studentëve të rinj, Universiteti i vetëm publik i shkencave të aplikuara, ka hapur konkurs për pranimin e 410 studentëve të rregullt, numër ky të cilit i shtohen edhe deri në 8 studentë të rregullt të familjeve të ngushta të dëshmorëve, deri në 49 studentë nga komunitetet joshumicë, ndërsa deri në 21 vende janë të rezervuara për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanoci, Medvegja Maqedonia dhe Shqipëria. Fakultetet dhe programet që ofron UShAF:
Programi: Arkitekturë e Interierit dhe Dizajni i Mobileve
Programi: Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri
Programi: Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë
Programi: Inxhinieri Industriale me Informatikë
Sipas konkursit të shpallur, paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 10.07.2017 deri më 17.07.2017 në ora 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, me përjashtim të dielave). Gjatë kësaj kohe, Universiteti ka mundësuar aplikimin online në faqen e internetit www.ushaf.net/apliko nga ora 08.00, ndërsa pranimi i dokumentacionit do të fillojë nga ora 10.00. Për të gjitha detajet, të interesuarit do të mund të njoftohen nga konkursi i shpallur në të gjitha gazetat ditore të datës 10 korrik 2017, si dhe në faqen e internetit www.ushaf.net. Po ashtu, punonjësit e Administratës Qendrore të Universitetit do të jenë në dispozion për të gjithë kandidatët që kanë paqartësi rreth aplikimit. Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, në emër të UShAF iu uron sukses të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. |
| Fillon fushata e korrje-shirjeve në Ferizaj Posted: 10 Jul 2017 05:56 AM PDT Ferizaj. 10.07.2017. Në arat e fshatit Sazli të komunës së Ferizajt sot ka filluar edhe zyrtarisht fushata e korrjeve -shirjeve. Drejtori komunal për Bujqësi dhe Pylltari në komunën e Ferizajt, Ismet Vranovci bashkë me zyrtarët nga kjo drejtori kanë ndjekur nga afër këtë aktivitet , ndërsa kanë shpjeguar se rendimentet e grurit sivjet pritet të jenë të kënaqshme. "Para dy ditësh vende -vende kanë filluar të korrin grurin fermerët tanë aty ku është parë se është pjekur më herët gruri , ndërsa nga sot edhe zyrtarisht fillon fushata e korrje-shirjeve në të gjitha arat e komunës së Ferizajt. Në bazë të planifikimeve dhe shënimeve që kemi janë të mbjellura mbi 4 mijë e 100 hektarë me kultura të grurit në komunën e Ferizajt, ndërsa në bazë të opinioneve të fermerëve, rendimentet pritet të jenë të kënaqshme edhe sivjet ku mesatarja duhet të jetë mbi 4 mijë kilogram për një hektar. Ai sqaroi se fermerët e komunës së Ferizajt edhe këtë vit janë mbështetur dhe janë këshilluar për të përfituar mga subvencionet për grurin që jep çdo vit Ministria e Bujqësisë pra nga 150 euro për secilin hektarë. Ndërkaq komuna këtyre fermerëve u ka dhënë si subvencion preparatin për mbrojtjen e bimës respektivisht për heqjen e barojave të këqija në bazë të një praktike që ka drejtoria e bujqësisë që një vit të subvencionohet kultura e grurit dhe vitin tjetër kulturat lavërtarë. Edhe fermerët ferizajas që po korrin grurin në arat e tyre duken të kënaqur me rendimentin ,por çmimi i ulët për një kilogram gurë mbetet mjaft brengosës për ta. "Varësisht prej mbikëqyrjes që është bërë bimëve vjen edhe rendimenti ku mesatarja e është mjaft e kënaqshme. Unë e përgatis gjithë grurin tim nga tre hektarët e mbjellur, për ushqim të kafshëve sepse nuk llogari të përgatitet për shitje. Çmimi tani është gati 16 cent për kilogram dhe kjo është shumë pak krahas mundit që bëjnë fermerët deri në korrje" u shpreh Xhemajl Reçica fermer nga fshati Sazli. U bë e ditur de në komunën e Ferizajt sivjet kanë qenë të mbjellur gati 500 hektarë më pak me grurë nga fermerët e këtushëm pikërisht për shkak të çmimit të ulët me të cilin po shitet kjo kulturë.
|
| Posted: 10 Jul 2017 04:42 AM PDT Në rrugën "Ahmet Kaçiku" nuk funksionojnë semaforët tash e disa ditë e që ende nuk ka ndonjë intervenim për rregullimin e tyre. |
| Posted: 10 Jul 2017 03:44 AM PDT
Kanë punuar me përkushtim disamujor nëpër serrat e shkollës.Punën e tyre e kanë finalizuar sot. Nxënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes "Zenel Hajdini", i kanë dhuruar sot Çerdhes së Fëmijëve "Ardhmëria e jonë" 100 kg tranguj.Në katin e dorëzimit është thënë se ky donacion e ka të veçantën e saj kur dihet se është arritur falë punës praktike të këtyre nxënësve. Vlerësime punës së nxënësve të kësaj shkolle i ka bërë edhe drejtori i kësaj shkolle, Abdullah Imeri, duke thënë se akti në vetvete është simbolik, por tregon më së miri përkushtimin e nxënësve për të bërë diçka të mirë për qytetin "Kjo është arritur gjatë aktivitetit të punës praktike të nxënësve të shkollës.Ishte ideja që këto t'i ekspozojnë dikund.Kjo përbënë një akt simbolik që t'u jepet fëmijëve të çerdhes në njëren anë, por edhe një lehtësim për nxënësit që ma në fund po gëzojnë dikënd me produktet e tyre" tha drejtori i SHMA"Zenel Hajdini, Abdulla Imeri. Këto dy institucione, janë dakorduar që në të ardhmen ta shtrijnë bashkëpunimin edhe me projekte tjera..Me këtë rast drejtoresha e çerdhes Zuhal Avdullahu, ka përmendur edhe vizitat që fëmijët do t'i bëjnë në këtë shkollë. "Kjo duhet vlerësuar se është bërë nga mundi i nxënësve , janë të freskëta dhe pa kemikalie. Kjo shkollë krahas kësaj, na ka ofruar edhe bashkëpunim në fusha tjera përfshirë edhe vizitat e fëmijëve në këtë institucion shkollor" ka thënë Zuhal Avdullahu , drejtoreshë e Institucionit Parashkollor " Ardhmëria e jonë "Kemi punuar afërsisht një javë me përkushtim.Shkolla kështu po e përmbush edhe misionin që e ka në përgatitjen e kuadrove për drejtimet që ofron" ka thënë Mexhid Azemi, mësimdhënës i kësaj shkolle. |
| You are subscribed to email updates from FerizajPress. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |











