“Reforma në drejtësi, nesër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale” plus 9 more 24 ore lajme

“Reforma në drejtësi, nesër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale” plus 9 more 24 ore lajme


Reforma në drejtësi, nesër ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

Posted: 31 Jul 2017 08:04 AM PDT

Nga data 1 gusht hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale sa i takon organizimit të punës së prokurorisë dhe gjykatës në lidhje me hetimin dhe gjykimin e çështjeve. Sipas këtyre ndryshimve, të gjitha veprimet hetimore që do të kryhen nga prokuroria duhet të marrin edhe miratimin e gjykatës. Thënë më thjeshtë, vendimet ...

Krijuesit e VPN-ve, kundër Apple

Posted: 31 Jul 2017 07:57 AM PDT

Krijuesit e disa rrjeteve virtuale private, të njohura si VPN, kanë kritikuar vendimin e "Apple"-it për të hequr produktet e tyre nga "App Store" i saj në Kinë. Sipas BBC-së, gjatë fundjavës janë hequr rreth 60 të tilla. "Apple" shpjegon se i është kërkuar ligjërisht ta hidhte një hap të tillë, për shkak të mospërputhjes ...

Lufta në Irak, gjykata refuzon hetimin e Tony Blair

Posted: 31 Jul 2017 07:45 AM PDT

Gjykata e Lartë britanike ka bllokuar përpjekjen për të hetuar privatisht ish-kryeministrin Tony Blair mbi luftën e Irakut. Ish-gjenerali irakian, Abdul Wahed Shannan Al Rabbat e kishte akuzuar ish-kreun e ekzekutivit britanik për kryerjen e "krimit të agresionit" duke pushtuar Irakun në vitin 2003. Megjithatë, një krim i tillë nuk ekziston në Angli apo Uells, ...

Rama bën një tjetër hap: Largim drejtorëve të spitaleve dhe Shëndetit Publik

Posted: 31 Jul 2017 07:35 AM PDT

Kryeministri i vendit Edi Rama pas largimit të drejtuesve të Hipotekave bën një tjetër hap. Sot në kryeministri ai ka ftuar drejtorët e spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik dhe ka kërkuar dorëheqjen e tyre me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor. "Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të ...

Thaçi priti kongresmenin Devin Nunes: Prezenca e SHBA-së në Ballkan qenësore për paqen

Posted: 31 Jul 2017 07:29 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim kongresmenin Devin Nunes, kryesues i Komitetit të Inteligjencës në Kongresin amerikan dhe George Pappas, këshilltar i lartë në Komitetin e Inteligjencës, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Greg Delawie.  Presidenti Thaçi ka falënderuar kongresmenin Nunes për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën. "Jemi ...

1,5 milion dollarë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Posted: 31 Jul 2017 07:24 AM PDT

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF) ka shpallur thirrjen për aplikim për organizata joqeveritare me përvojë në Kosovë, për të përfituar/menaxhuar me grante në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në pesë komuna të Kosovës: Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Prishtinë dhe Prizren. Sipas një njoftimi, GCERF do të ndajë ...

Emërohen 53 gjyqtarë të rinj

Posted: 31 Jul 2017 07:17 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar sot emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës. Pesëdhjetetre gjyqtarët e rinj kanë bërë betimin dhe janë zotuar që do t'i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së  Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij, ...

Kurti: Pushteti në Kosovë ka përçarë popullin, kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët

Posted: 31 Jul 2017 06:49 AM PDT

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se pushteti në Kosovë ka ndarë e përçarë popullin kurse i ka bashkuar të korruptuarit e kriminelët. "Ne do t'ia shërojmë plagët popullit, që ia kanë shkaktuar qeveritë njëra pas tjetrës. Për këtë gjë kemi edhe vullnet edhe program, edhe guxim edhe dije. Qeveria e ...

Dita e 193-të, Trump “rifillon” presidencën e tij

Posted: 31 Jul 2017 06:40 AM PDT

Pas 193 ditëve në detyrë, Donald Trump po shtyp butonin e nisjes nga e para. Java e kaluar përshkruhet nga CNN si më e keqja e të gjithë presidencës së tij. Betejat e brendshme të stafit shpërthyen në publik; përpjekja e Senatit për të rrëzuar "Obamacare" dështoi; Trump vet u hodh në sulm kundër prokurorit ...

Rreziku koreano-verior, SHBA: Mbaroi koha e bisedimeve

Posted: 31 Jul 2017 06:19 AM PDT

Testi i fundit i raketës koreano-veriore, që mund të godasë qytetet amerikane, ka bërë që të dëgjohen dënime të ashpra nga SHBA, Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut, ndërkohë që ka edhe apele për rimendim të taktikave kundrejt Penianit. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha të dielën vonë se, Uashingtoni nuk po ...