“Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet” plus 1 more Gazeta Tribuna |
| Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet Posted: 02 Jul 2017 02:43 AM PDT Policët e larguar janë pjesë e 59 policëve të arrestuar më 19 dhjetor të viti të kaluar të cilët dyshohen për marrje të ryshfetit. "Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë së Kosovës ka pranuar nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, 52 lëndë me rekomandim për ndërprerje te marrëdhënies se punës, me dyshim për shkelje disiplinore", thuhet në përgjigjen e zyrës. Kjo zyrë ka treguar se edhe rastet e tjera janë në trajtim dhe vendimi për to pritet në ditët e ardhshme. "Deri me tani ka mbajtur seancat dëgjimore në të cilat janë trajtuar 25 raste, nga te cilat në 24 raste në Komisionin e Brendshëm Disiplinor janë dëshmuar akuzat dhe paneli i KBD-së i PK-së ka shqiptuar masën disiplinore 'Ndërprerje e marrëdhënies se punës', ndërsa ne 1 rast ka kërkuar hetime shtese", thuhet në përgjigjen e policisë për KALLXO.com. 59 policët ishin arrestuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa më pas ishin ngritur aktakuza ndaj tyre. The post Përjashtohen nga puna 24 policë të akuzuar për ryshfet appeared first on Gazeta Tribuna. |
| Këto janë dallaveret e Komunës së Lipjanit Posted: 02 Jul 2017 01:24 AM PDT Komuna e Lipjanit ka borxhe të papaguara 637,993 euro, por ka shumë raste që obliguesit e qerasë nuk paguajnë, siç ka shumë raste që nuk paguhet tatimi mbi pronë, kurse, për leje ndërtimi nënvlerëson të hyrat duke humbur mbi 14 mijë euro. Këto janë parregullsitë e gjetura nga Zyra Kombëtare e Auditorit, të cilat i ka pasqyruar në detaje në raportin për vitin 2016. Auditori në raportin e publikuar thotë se pasqyra e shpenzimeve të fondeve, krahasuar me kategoritë tjera, nxjerrë në pah një nivel pak më të ultë të ekzekutimit të buxhetit tek investimet kapitale 86%, kjo për shkak të dështimeve në realizimin e projekteve kapitale sipas planeve dinamike. Komuna sipas Auditorit nuk ka arrit të i kryej verifikimit të 1/3 së pronave të paluajtshme, siç kërkohet me Ligjin për tatimin në pronën të paluajtshme dhe udhëzimin administrativ në fuqi. Auditori sqaron se sipas zyrtarëve komunal, mos verifikimi i pronës ka ndodhur për shkak të mungesës të anketuesve në terren për verifikim të pronave. "Nga gjashtë mostrat e testuara për pronat e dhëna me qira kemi vërejtur se katër obligues nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës për pronën që shfrytëzojnë sipas kontratës. Obligimi për këta shfrytëzues ishte 38,168€. Menaxhmentit nuk kishte ndërmarr veprimet e duhura për t'i obliguar këta obligues që t'ju përmbahen kontratave të qirasë të lidhura me komunën. Edhe pse në dy raste komuna ju kishte shkëput kontratat qiramarrësit ata akoma shfrytëzojnë lokalet e komunës. Komuna me 11.12.2014 kishte kërkuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për shqyrtimin lidhur me caktimin e taksës administrative për leje ndërtimore dhe tarifës së densitetit prej 2.77€ për m², për lejet e reja. MMPH iu kishte përgjigjur pozitivisht komunës për taksën administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit. Ne kemi testuar gjashtë mostra nga të hyrat e lejeve ndërtimore dhe kemi identifikuar se në gjashtë ras te është lëshuar leja e ndërtimit nga drejtoria e urbanizmit, duke faturuar 2.30€/m², sipas rregullores së vjetër. Në procesin e auditimit kemi rishikuar gjashtë mostra lidhur me përllogaritjen e taksës komunale për leje të ndërtimit. Në një mostër identifikuam se përllogaritja e taksës administrative për lëshimin e lejes së ndërtimit ishte bërë më tepër për shumën prej 1,188 euro", thuhet në raport. Lista e debitorëve ndaj komunës, sipas të dhënave në PFV është 3,318,916 euro, ku pjesa më e madhe e këtyre llogarive kanë të bëjnë me tatimin në pronë 2,637,029 euro, taksa në ushtrimin e veprimtarisë në biznes 578,359 euro, dhe qiraja komunale 103,528 euro, por nga 15 mostrat e testuara për tatimin në pronë, Auditori ka vërejtur se 12 obligues tatimor nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës. "Obligimi për shfrytëzuesit në total ishte 238,118€. Nga 6 mostrat e testuara për qiratë komunale të LL/A, kemi vërejtur se 4 obligues nuk i kishin kryer obligimet ndaj komunës. Obligimi për shfrytëzuesit ishte 38,168€. Ne nuk kemi vërejtur nëse komuna ka marr ndonjë veprim në lidhje me inkasimin e këtyre borxheve", thuhet në raport. Sipas Auditorit, është e pakuptimtë ekzistenca e borxheve të konsiderueshme të pa paguara, përderisa 757,608 euro janë bartur si të hyra të pa shpenzuara në vitin 2017. The post Këto janë dallaveret e Komunës së Lipjanit appeared first on Gazeta Tribuna. |
| You are subscribed to email updates from Gazeta Tribuna. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |





