Pa rrotlla: “‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’” plus 9 more

Pa rrotlla: “‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’” plus 9 more


‘Uji i Kosovës është i pijshëm dhe i sigurt’

Posted: 08 Jul 2017 01:57 PM PDT

Uji që prodhohet në Kosovë është i pijshëm dhe i sigurt. Pronarë të kompanive të ndryshme kanë sqaruar se prodhimet e tyre janë të certifikuara me ISO standarde dhe kryejnë kontrolle të rregullta vendore dhe ndërkombëtare. Ata tregojnë se produktin e tyre e shesin edhe tek organizmat ndërkombëtarë në Kosovë dhe e eksportojnë në rajon […]

Shqiptarët e Luginës ndihen të diskriminuar, kërkojnë mbështetjen e dy shteteve shqiptare

Posted: 08 Jul 2017 01:49 PM PDT

Shqiptarët në Luginën e Preshevës sipas deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Fatmir Hasani, janë pjesa më e diskriminuar e kombit, ndaj kërkohet një përkujdesje e dy shteteve shqiptare. Problemet dhe zvarritjet institucionale në dy shtetet shqiptare, qoftë në Republikën e Shqipërisë por edhe në atë të Kosovës, sipas deputetit të vetëm shqiptar, […]

Gjëja e fundit që duhet të bëjnë amviset në kuzhinë para se të flenë

Posted: 08 Jul 2017 01:42 PM PDT

Një amvisë e mirë ka një ritual të sajin në kuzhinë përpara se të fle. Ndoshta ju nuk e kishit menduar, por ka disa gjëra të cilat duhet t’i bëni rregullisht përpara se të shtriheni për të fjetur. Sipas 'Thekitchn' ka disa ushqime që duhet t'i bëni gati që në mbrëmje në mënyrë që të […]

Mjeku shqiptaro-amerikan ofron vizita falas për pacientët shqiptarë

Posted: 08 Jul 2017 01:33 PM PDT

Mario Ademaj është mjek shqiptar në Amerikë. Ai mendon se ka ardhur momenti të bëjmë për njëri – tjetrin më shumë se kurrë. Shqiptari për shqiptarin. Çdo vit shkon në atdhe, Shqipëri, dhe viziton njerëzit falas duke u bërë një shembull konkret i asaj që thotë. Kjo kronikë vjen si pjesë e bashkëpunimit mes Zërit […]

Mbyllet takimi i G20-ës në Hamburg

Posted: 08 Jul 2017 01:29 PM PDT

Takimi i 20 vendeve më të zhvilluara të botës u mbyll të shtunën në një atmosferë protestash të dhunshme dhe me Presidentin Donald Trump në qendër të vëmendjes. Mes arritjeve të zotit Trump, ishin një takim i ngrohtë me presidentin rus, Vladimir Putin, një marrëveshje për armëpushim të pjesshëm për Sirinë dhe një premtim për […]

Ushtria irakiane thotë se është para triumfit në Mosul

Posted: 08 Jul 2017 01:21 PM PDT

Komandantët ushtarakë irakianë thanë sot se në çdo moment mund ta marrin kontrollin ndaj Mosulit, i cili aktualisht është i okupuar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik , derisa militantët e tij kanë shprehur përkushtim "për të luftuar deri në vdekje" në këtë qytet. Më herët gjatë ditës, një zëdhënës ushtarak irakian tha se forcat qeveritare […]

Gjenden dy trupa të pajetë në Durrës

Posted: 08 Jul 2017 01:20 PM PDT

Policia e Durrësit njoftoi gjetjen në dy lagje të ndryshme të qytetit bregdetar të trupave të pajetë të dy personave. Trupi i parë u gjet në gjendje të dekompozuar në lagjen numër 7 të qytetit. Policia njofton se nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk ka shenja dhune në trup, ndërkohë që po punohet për identifikimin […]

Një autobus me legjenda (FOTO)

Posted: 08 Jul 2017 01:17 PM PDT

Legjenda të futbollit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në kuadër të një organizimi nga FIFA. Lojtarë si Ronaldo, Del Piero, Vieri, Salgado, Gattusso e të tjerë, kanë qenë pjesëmarrës në këtë ndeshje.

Përgënjeshtrohet Serbia: Kosova mbetet anëtare në Organizatën Botërore të Doganave

Posted: 08 Jul 2017 01:13 PM PDT

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës informon qytetarët e Kosovës se Serbia me mbështetje të Rusisë ka dështuar për të kontestuar anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave (WCO) dhe se Kosova do të jetë përherë aty me të drejta dhe obligime të barabarta si shtet anëtar qysh prej anëtarësimit në […]

Në këtë foto Dhurata Dora duket e “tronditur” (Foto)

Posted: 08 Jul 2017 01:01 PM PDT

Ajo është një këngëtare me një vokal të fortë, e cila edhe ka arritur shumë në karrierën e saj Ndryshe nga këngëtaret të cilat famën e tyre e arritën me skandale, Dhurata i qëndroi besnike zërit. Por, a keni pasur rast ta shihni atë ndonjëherë nervoz, deri në atë gjendje sa t'i shkulë flokët ? […]