Ora News: ““Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua” plus 9 more |
- “Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua
- Studenti godet me grusht pedagogun në mes të Bulevardit “Bajram Curri”
- LDK-ja në pozitë të pafavorshme
- Ylli i tenisit përfshihet në aksident me makinë, lë një person të vdekur
- Arrestohet “mbreti” i kokainës, i kërkuar prej 30 vitesh
- Ushtarët rusë torturë me varre pengut sirian
- PD si autobuzi i Kuҫit
- NASA flet për konspiracionin e “fëmijëve-skllevër” në planetin Mars
- SHBA-të do të armatosin Ukrainën
- Zënka qesharake në mes të rrugës
| “Volkswagen” përfundon në kanal, vdes 31 vjeçarja, rëndë një grua Posted: 01 Jul 2017 11:54 PM PDT Një 31 vjeçare ka humbur jetën në Peqin, pasi mjeti me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal. Policia bën me dije se mjeti tip "Volkswagen Pasat" drejtuar nga një 40 vjeçar me iniciale R.M, ka dalë nga rruga e për pasojë ka përfunduar në kanalin që vjen nga Bishqemi për në Kavajë. Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasja me iniciale P.M., 31 vjeçe banuese në Peqin, motra e drejtuesit të mjetit, ndërsa ka mbetur e plagosur shtetasja N.D., 51 vjeçe, banuese në Maqedoni, tezja e drejtuesit të mjetit, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa Xh.D., 21 vjeçe banuese në Maqedoni, K.M., dhe E.M., 8 dhe 6 vjeçe banuese në Peqin, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Peqin për veprime të mëtejshme. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Studenti godet me grusht pedagogun në mes të Bulevardit “Bajram Curri” Posted: 01 Jul 2017 11:48 PM PDT Një student 21 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet se ka dhunuar pedagogun e tij. Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur në Bulevardin "Bajram Curri", ku studenti me iniciale U.E, banues në Tiranë, ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin me iniciale P.S, 29 vjeç. Njoftimi i policisë Më datë 30.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.E, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin "Bajram Curri", ka goditur me grusht pedagogun, shtetasin P.S, vjeç 29 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit U.E. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| LDK-ja në pozitë të pafavorshme Posted: 01 Jul 2017 11:43 PM PDT Ndonëse në zgjedhjet e sivjetme Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit e treta për nga përqindja, ky subjekt pritet të ketë rolin kyç për krijimin e institucioneve të vendit. E pikërisht ky fakt e ka vënë këtë parti dhe udhëheqësit e saj në një pozitë të pafavorshme, ngase sipas analistëve vendimi i tyre për të hyrë apo jo në koalicionin që do krijonte qeverinë do ishte një rriskë i madh edhe për të edhe për elektoratin e saj. Kryetari Mustafa, nëpërmjet një statusi në rrjetin social në Facebook ka bërë me dije që janë të gatshme siç tha ai për interes të vendit, të bisedojnë për një koalicion me AAK-në, Nismën dhe Vetëvendosjen por pa PDK-në. Profesori i Shkencave Politike, Afrim Hoti tha se pozicioni i Isa Mustafës, sidomos pas rezultatit të këtyre zgjedhjeve është shumë i pafavorshëm, dhe mbi këtë bazë jo vetëm LDK-ja, por asnjëri nga subjektet politike nuk e ka mundësinë që të formojë vet Qeveri stabile me përqindjen e numrave të arritur, prandaj edhe bëhen edhe oferta të atilla për koalicione pas zgjedhore. Kurse profesori Mazllum Baraliu, deklaroi se nga përvoja e kaluara është dëshmuar se subjektet politike synimin e tyre kryesor e kanë si të vijnë deri tek pushteti dhe jo si të forcohet shteti, dhe në këtë mënyrë ai nuk i sheh befasuese kombinacionet politike që kishin mundur të ndodhin në momentet e fundit./Tribuna/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ylli i tenisit përfshihet në aksident me makinë, lë një person të vdekur Posted: 01 Jul 2017 11:29 PM PDT Tenistja e famshme Venus Williams është përfshirë në një aksident me makinë dhe fatkeqësisht ka lënë një person të vdekur. Venus po udhëtonte afër shtëpisë së saj kur është përplasur me një makinë në udhëkryq. Në makinën tjetër ndodhej viktima, Jerome Barson 78-vjeç dhe bashkëshortja e tij. Policia, pas hetimeve të bëra në vendngjarje, ka arritur në përfundimin se ishte ajo fajtore për aksidentin fatal që ndodhi më 9 qershor. Ylli i tenisit pas publikimit të lajmit ka thyer heshtjen dhe me anë të një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet: "Unë jam e shkatërruar dhe zemërthyer. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e Jerome Barsonit." Përplasja vdekjeprurëse ndodhi në Palm Beach Gardens, Florida, ku jeton Williams. Sipas TMZ gruaja e Barson, Linda, i tha policisë se ajo po i afrohej një kryqëzimi në me veturën e saj kur Toyota e Williams u shfaq papritmas duke u përplasur me automjetin e saj. Ndërsa tenistja tha se po ecte me 5 milje në orë kur doli në kryqëzim. Linda vetëm pësoi disa lëndime në trup ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua në spital me trauma në kokë dhe vdiq 14 ditë më vonë. Policia tha se ka gjetur prova se Williams është fajtore për aksidentin e rëndë por nuk ka prova se ajo ishte nën ndikimin e alkoolit apo të jetë shpërqëndruar nga telefoni i saj. Autoritet nuk i kanë dhënë asnjë dënim për thyerje të ligjit tenistes ka bërë të ditur avokati i saj Malcolm Cunningham. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Arrestohet “mbreti” i kokainës, i kërkuar prej 30 vitesh Posted: 01 Jul 2017 11:07 PM PDT Policia braziliane ka arrestuar një nga krerët më famëkeq të drogës, i cili përdorte kirurgji plastike për t'iu shmangur arrestimit të ti. Luiz Carlos da Rocha – me nofkën “Shefi i Bardhë” ishte në kërkim prej 30 vitesh dhe besohet të jetë sipas BBC-së, udhëheqësi i një perandorie masive të kokainës në Amerikën e Jugut. Policia federale tha se dënimet ndaj Rocha-s, arrijnë mbi 50 vite burg. Policia tha se ishte “një kriminel që jetonte në mënyrë diskrete dhe në hije”. Rocha u arrestua në Sorriso, në shtetin perëndimor të Mato Grosso, të shtunën. Kapoja e drogës kishte jetuar në qytet nën emrin Vitor Luiz de Moraes. Agjentët krahasuan fotografitë e vjetra të njohura të Rocha-s me imazhet e të dyshuarit të ri, “dhe arriti në përfundimin se Luiz Carlos da Rocha dhe Vitor Luiz janë i njëjti person”. Policia braziliane tha se organizata e tij ishte e njohur për dhunën e saj, duke përdorur armë të rënda dhe makina të blinduara. Ai prodhoi kokainë në Bolivi, Peru dhe Kolumbi, përpara se të transportohej përmes një sistemi logjistik të përpunuar në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Luiz Carlos da Rocha është akuzuar gjithashtu se është një nga ofruesit kryesorë të kokainës për organizatat kriminale brenda Brazilit, në Sao Paulo dhe Rio de Janeiro. Në total, policia vlerëson se perandoria e tij prodhonte rreth pesë ton kokainë çdo muaj. Operacioni sekuestroi gjithashtu rreth 10 milionë dollarë pasuri kriminale, duke përfshirë ferma, automjete luksoze dhe avionë. Zyrtarët besojnë se pasuria e Rocha është më afër 100 milion dollarë dhe thonë se ata do të kërkojnë të marrin pjesën tjetër të aseteve të tij në fazën e dytë të operacionit.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ushtarët rusë torturë me varre pengut sirian Posted: 01 Jul 2017 10:52 PM PDT Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale tregon se si paramilitarët rusë ushtrojnë torturë ndaj një pengu në Siri, duke e goditur atë me varre. Ushtarët flasin rusisht, por është e paqartë nëse ata janë anëtarë të forcave të armatosura ruse apo anëtarë të PMC-së të Rusisë, të njohur ndryshe si Wagner. Kjo do të përbënte një ndryshim të vogël, megjithëse Wagner është i lidhur ngushtë me shtetin rus. Në video, viktima e mbuluar me gjak kërkon ndihmë, ndërsa atij i shtypen krahët me këmbë nga ushtarakët. Pavarësisht agonisë, ushtarët rusë qeshin. Në videon shoqëruese thuhet se ngjarja konsiderohet krim lufte.
/Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 01 Jul 2017 10:32 PM PDT Personalisht nuk jam i zoti të kuptoj psikologjinë e PD. Kuptoj vetëm Selamin që kërkon kryesimin se ka të drejtën historike. Por tek PD konstatohet se dashkan të gjithë ose kryetar ose deputet. Shto edhe anonimë që quajnë aksion publik politik, statuset në FB. Erzin e një partie nuk mund ta mbrojë dikush që s'ka lënë parti pa provuar. Të pretendosh kryetarllëkun, pavarësisht se je politikan, duhet edhe një ekip. Dhe këtu e kam për njërin që u gdhi boksier. Nëse mund ti takojë gara dikujt, këta janë Basha dhe Selami. I pari sepse PD është investuar 12 vjet për atë. I dyti sepse ka investuar dhe janë investuar 25 vjet për këtë punë dhe ka një biografi të qashter. Të tjerët vetëm fusin shkopinj në rrota dhe nuk ja kanë haberin politikës, por kujtojnë se u bë deti kos dhe meqë kanë një lugë, o burra ta fusim edhe ne. Përrallat për një rithemelim të PD do të thotë të harxhohen nja 8 vjet dhe do të përfundojnë si partia e Legalitetit apo BK, sepse Shqipëria nuk mund të presë eksperimente. Po ndenjën te rithemelojnë PD, ka për të dalë një opozitë tjetër. Rikthimi i PD në luftën kundër komunizmit, do të thotë t'i hipësh një kali të ngordhur që e ka harruar edhe vetë SB i Italisë dhe Shqipërisë. I bie që PD të bëhet shoqatë. Kështu që kush ka atë mendje, le te shkojë tek një nga 3 partitë e ish të përndjekurve. E vetmja rrugë është të ndiqet modernizimi që filloi Basha në kthimin e saj në një parti popullore. Dhe këtë vizion shikoj që e kanë vetëm emrat që përmenda. Dhe merrni një çike shembull nga e majta. Edhe ata kishin veteranë, madje më shume më tepër moral sesa këta që kërkojnë kokën e Bashes, por kishin edhe analize politike të kuptonin se një përçarje e PS, nuk do sillte asnjë të mire, megjithëse kryetari i saj kishte shumë pikëpyetje dhe e la partinë me të madhe të vendit 8 vjet në opozitë. Përndryshe do detyroni plakun të ndërhyjë. Dhe at'herë mos nisni të ligjëroni: komunisti, sekretari i partisë etj etj. Në 27 vjet nuk ua ka fajin e majta të djathtës që nuk di të bëjë parti. /dritare.net Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| NASA flet për konspiracionin e “fëmijëve-skllevër” në planetin Mars Posted: 01 Jul 2017 01:53 PM PDT Gjendja në mars për qeniet njerëzore është e tmerrshme dhe jo vetëm për shkak se atmosfera e planetit të kuq është kryesisht me dioksik karbori, por temperatura mesatare është minus 81 gradë. Me këtë, NASA u jep përgjigje konspiracioneve për një rrjet trafikimi të fëmijëve që veprojnë në fshehtësi në planetit 33.9 milion milje nga toka ose 54.6 mln km. “Ne në të vërtetë besojmë se ka një koloni në Mars që është e populluar nga fëmijët të cilët janë rrëmbyer dhe dërguar në hapësirë në një udhëtim 20-vjeçar”, tha Robert David Steele, konspiracionist. “Kështu që sapo të arrijnë në Mars, ata nuk kanë alternativë tjetër veçse të jenë koloni skllevër”. Por Guy Webster, një zëdhënës për eksplorimin e Marsit në NASA, tha për "Daily Beast" se thashethemet rreth njerëzve të gjallë në Mars janë të rreme. “Nuk ka njerëz në Mars,” tha ai. “Ka shumë robotë aktiv në Mars. Ka robotë, por nuk ka njerëz. ” / Ora News/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| SHBA-të do të armatosin Ukrainën Posted: 01 Jul 2017 01:33 PM PDT Ukraina është shumë pranë marrëveshjes me Uashingtonin për pajisjen me mjete të teknologjisë së fundit të mbrojtjes. Synimi është lufta ndaj separatistëve rusë në lindje të vendit të mbështetur nga Moska. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e ka trumbetuar vizitën e 20 qershorit si një shenjë e rëndësishme e mbështetjes së Uashingtonit për Ukrainën nën administratën e Donald Trump, veçanërisht pasi Trump ende nuk ka takuar presidentin rus Vladimir Putin që prej ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë. Dy marrëveshjet e mbrojtjes të shpallura publikisht, por ende të pa konkretizuara në letër gjatë udhëtimit të Poroshenkos, do të lehtësojnë shitjen e pajisjeve ushtarake dhe do të promovojë kërkime të përbashkëta. Dy marrëveshje kornizë do të nënshkruhen së shpejti, tha Denys Gurak, nënkryetari i aktivitetit të jashtëm ekonomik në Ukroboronprom, një konglomerat i kompanive të mbrojtjes ukrainase. Ukraina ka nevojë për pajisje që shkojnë nga sistemet e radarëve, avionët dhe komunikimet e sigurta, pasi ajo lufton me një kryengritje separatiste të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbass që ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz dhe ka dërguar marrëdhënie me Moskën në rënie të lirë. Marrëveshja e parë synon të çlirojë qasjen e Ukrainës në tregun e mbrojtjes së SHBA, duke përshpejtuar procesin me të cilin Ukraina mund të blejë pajisje të tilla si dronë ose radarë. Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk kanë pranuar kërkesat e Ukrainës n për të furnizuar me armë vdekjeprurëse, ndërsa Poroshenko i pyetur nga gazetarët për këtë çështje, e anashkaloi pyetjen. Të dyja marrëveshjet nuk mbulojnë çështjen e armëve vdekjeprurëse. Një marrëveshje e dytë për t’u nënshkruar është për hulumtim dhe zhvillim të përbashkët në mbrojtje. Ukraina parashikon marrjen e fondeve të SHBA për zhvillimin e teknologjive të reja ushtarake. "Kjo marrëveshje do të hapë gjithashtu rrugën për disa pjesë të armëve të SHBA-së që do të prodhohen pjesërisht në Ukrainë", tha Gurak. Marrëveshjet “do të tregojnë se ne jemi një partner strategjik për Amerikën në kompleksin e mbrojtjes”, tha Gurak në një intervistë për Reuters. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Zënka qesharake në mes të rrugës Posted: 01 Jul 2017 01:27 PM PDT Një burrë i zhveshur ka filluar të debatojë e më pas të zihet me një burrë tjetër në mes të rrugës duke përfunduar i rrëzuar në tokë. Një person aty pranë filmoi ngjarjen ku duket se njëri ka vetëm një palë corape, ndërsa tjetri është i veshur. Nathan Clarkson shkaktoi shumë të qeshura te ndjekësit pasi e postoi filmimin në Facebook duke marrë mbi 22 mijë kikime në vetëm 4 orë. Mendohet se ngjarja ka ndodhur në Colne Lancashire dhe nuk është bërë e qartë arsyeja e zënkës. Nuk dihet nëse personi i zhveshur u arrestua për shfaqje të lakuriqësisë pasi policia nuk e ka raportuar këtë rast. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






