Ora News: “Tmerrohen pushuesit, turistët rrihen me grushta” plus 9 more |
- Tmerrohen pushuesit, turistët rrihen me grushta
- Basha dhe Selami nisin zyrtarisht fushtën, takimi i parë në Lezhë
- Samiti i Triestes, konfirmohet prania e liderëve të vendeve anëtare në BE
- Devolliu ishte shpallur në kërkim, kapët në Kukës
- Tina Kunakey ngre temperaturat
- Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 55-vjeçari
- E fiksuar mbas Jose Mourinhos, 59-vjeçarja bën 20 tatuazhe për “Special One”
- Imazhet 3D zbulojnë fytyrën e sundimtares që ka vdekur 1700 vjet më parë
- Rinumërimi rrëzoi ministrat
- SHBA e gatshme të përdorë edhe forcën ushtarake ndaj Koresë së Veriut
| Tmerrohen pushuesit, turistët rrihen me grushta Posted: 06 Jul 2017 12:29 AM PDT Dy grupe turishtësh gjermane janë rrahur me grushta në mes të rrugës në Spanjë, duke lënë të shokuar pushuesit. Video tregon momentin kyr dy "bandat" debatojnë në shëtitoren e plazhit El Arenal, në ishullin e Mallorcas. Nuk është i qartë motivi i kësaj ngjarje të tmerrshme por të gjithë ata mbetën me dëtime të mëdha pas përfundimit të "betejës". /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Basha dhe Selami nisin zyrtarisht fushtën, takimi i parë në Lezhë Posted: 06 Jul 2017 12:24 AM PDT Prej ditës së sotme deri në 22 korrik Partia Demokratike është e përfshirë në fushatën për zgjedhjen e kryetarit. Në këtë garë, zyrtarisht janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami, ndërsa qyteti i Lezhës është zgjedhur për të nisur fushtën. Takimi i parë do të bëhet në Pallatin e Kulturës, ku në orën 10:00 Eduard Selami do të prezantojë platformën e tij para anëtarësisë, ndërsa në orën 11:30 do të jetë Lulzim Basha. Gara brenda Partisë Demokratike sjell risi, pasi për herë të parë në Shqipëri do të kemi mundësinë të shohim debat mes dy rivalëve për platformat që përfaqësojnë. Ky model i huazuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të aplikohet në garën per kreun e PD, ku dy kandidatët Basha dhe Selami do debatojnë për vizionin e tyre para demokratëve në 3 qytete kryesore të vendit sipas formatit Town Hall. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Samiti i Triestes, konfirmohet prania e liderëve të vendeve anëtare në BE Posted: 06 Jul 2017 12:14 AM PDT Pak ditë nga nisja e punimeve të Samitit Europian të vendeve të Ballkanit Lindor në Trieste, në sheshin “Unità d’Italia” punohet dhe natën për të përfunduar ngritjen e podiumit ceremonial i cili do të pres krerët më të lartë të shteteve e të qeverive të 6 vendeve Ballkanike ende jo aderente në BE, Shqipëria, Kosova, Malit i Zi, Maqedonia, Serbia e Bosnje-Hercegovina. Në konferencën e shtypit të prezantimit të këtij eventi Prefektja e qytetit të Triestes Annapaola Porzio së bashku me komandantin e Policisë Leonardo La Vigna e Kryetarin e Bashkisë Roberto Dipiazza informuan se kanë konfirmuar deri më tani pjesëmarrjen e tyre në këtë samit Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelarja gjermane Angela Mekel, Kryeministri italian Paolo Gentiloni , Komisioneri europian për negociatat e zgjerimit të BE Johannes Hahn, shefja e diplomacisë europiane Federica Mogherini e Komisionerja europiane për transportin Violeta Bulc. Do të jenë rreth 1000 forca të rendit që më 11 e 12 korrik do të garantojnë masat e sigurisë së lartë në territorin përreth sheshit “Unità d’Italia” ku ndodhen dhe 3 selitë e mbajtjes së punimeve të këtij Samiti. Gjatë Samitit të Triestes do të inaugurohet Dhoma Tregtare e Ballkanit Lindor me seli në dhomën e tregtisë së Triestes si dhe do të mbahet Forumi i Biznesit me praninë e përfaqësuesve të sipërmarrjeve të vogla e të mesme të vendeve ballkanike e europiane si dhe Forumi i Shoqërisë Civile ku do të merren në diskutim tema të lidhura me energjinë, klimën e zhvillimin. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Devolliu ishte shpallur në kërkim, kapët në Kukës Posted: 06 Jul 2017 12:08 AM PDT Një 59-vjeçar nga Devolli, i cili ishte shpallur në kërkim u ndalua në Kukës. Specialistët e Sektorit për Hetimin Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit për shtetasin të shpallur në kërkim, Spiro Maxhe, 59 vjeç, banues në Hoçisht të Devollit. Policia sqaron se “ndalimi i 59-vjeçarit u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprat penale të "Fallsifikim i stampave dhe vulave apo i formularëve" dhe "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", parashikuar nga nenet 190/1 dhe 291 të K.Penal.” /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Tina Kunakey ngre temperaturat Posted: 06 Jul 2017 12:05 AM PDT Tina Kunakey është konsideruar si një ngha yjet më të nxeta të vitit 2017. Bukuroshja është bërë e famshme dhe ka tërhequr vemëndjen e të gjithëve në tapetin e kuq në Kanë, ku u shfaq si një flutur. Modelja, e cila i joshi të gjithë me bukurinë e saj, ka provokuar fansat me një foto bombastike të postuar në Instagram. Vetëm me çizme deri në gju, me reçipeta transparente dhe pa mbathje, e fejuara e Vincet Cassel ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Qarkullonte me kallashnikov në makinë, arrestohet 55-vjeçari Posted: 05 Jul 2017 11:43 PM PDT Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 55-vjeçar i cili qarkullonte me kallashnikov në makinë. Bëhet fjalë për Ramazan Tanushi, i cili u kap në dalje të kryeqytetit. "Shëbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në makinë, menjëherë kanë organizuar punën për arrestimin e tij dhe bllokimin e armës së zjarrit.Si rezultat i ndërhyrjes në kohë, në afërsi të “Casa Italias”, shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Ramazan Tanushi, sqaron policia. Policia thotë se nga kontrolli i ushtruar në bagazhin e mjetit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale Një armë zjarri Kallashnikov dhe një krehër. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja e armve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| E fiksuar mbas Jose Mourinhos, 59-vjeçarja bën 20 tatuazhe për “Special One” Posted: 05 Jul 2017 11:39 PM PDT Fansja më e zjarrtë e Special One është zbuluar. Ajo është 59-vjeçarja Vivien Bodycote, e cila deri tani ka bërë 20 tatuazhe për Jose Mourinho. I gjithë trupia i saj është i mbuluar me tatuashe për trajnerin e Manchester United. "Unë rrallë shkoj në qytet dhe gjithmonë kthehem në shtëpi me një tatuazh të ri,"-ka thënë Bodycote. "Ai nuk është i veçantë, është i vetmi që ekziston." Burri i sai Toni ka shpenzuar 800 paund nga pensioni i tij që gruaja të mbluonte trupin me fytyrën e Mourinho. "Do të vdisja për ta parë atë njëherë. Për Jose Mourinhon do ta tradhëtoja bashkëshortin tim,"-shprehet ajo. Viv nga Hinckley, Leicestershire nuk ka shkuar për të parë një ndeshje futbolli që në vitet ’90 me babain e saj të ndjerë, por është fiksuar me një nga emrat më të mëdhenj të sportit. "Nuk ka asnjë ditë që të mos shikoj fotot e tij në internet, jam e varuar nga ai. Kur nipërit e mi më thanë që ai u shkarkua nga Çelsi, Krishtlindjet e anulluan dhe nuk hëngrëm darkë. Dëshiroja vetëm ti jepja një përqafim dhe ti thoja se çdo gjë ishte në rregull."
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Imazhet 3D zbulojnë fytyrën e sundimtares që ka vdekur 1700 vjet më parë Posted: 05 Jul 2017 11:31 PM PDT Imazhet 3D kanë zbuluar fytyrën e një sundimtareje nga Peruja e cila ka vdekur rreth 1700 vjet më parë. Ajo vdiq rreth moshës 20 vjeçare dhe trupi i saj ishte mbështjellë me 20 shtresa të rrobave dhe ishte varrosur me një thesar të artë. Por një paraqitje e shkurtër e sundimtares nga Peruja, tani mund të shihet në një kopje të fytyrës së saj. Duke përdorur teknologjinë 3D mjeko-ligjore, kopja bazohet në strukturën e kafkës së saj dhe mori 19 muaj kohë për t'u krijuar.
/Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Posted: 05 Jul 2017 11:14 PM PDT Disa nga ministrat në detyrë të kabinetit qeveritar, të cilët sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve u bë e ditur se kanë fituar vend në Kuvend, kanë dalë nga loja gjatë procesit të rinumërimit të 117 kutive të votimit, shkruan sot Gazeta “Zëri” Rinumërimi i 117 kutive të votimit ka nxjerrë nga loja ministrat në largim, të cilët fillimisht siguruan mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit. Sipas rezultateve preliminare të zgjedhjeve, ministri Imet Rrahmani "kishte siguruar" ulësen e deputetit njëjtë sikurse edhe ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq. Por pas rinumërimit të këtyre kutive të votimit Rrahmani ka mbetur jashtë Kuvendit dhe në vend të tij ka hyrë Naser Osmani, ndërsa në vend të Jagcilarit ka hyrë Fikrim Damka. Edhe shefi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Slavko Simiq, ka hyrë në Kuvend në vend të Branimir Stojanoviqit. Deputeti nga radhët e koalicionit LAA Naser Osmani, i cili arriti të hyjë në Kuvend pas rinumërimit të 117 kutive, ka thënë se procesi i numërimit të votave është shoqëruar me manipulime. "Unë tash dyshoj që ndonjë deputet i cili i ka marrë votat nuk është futur në Parlament si rasti im. Kjo tregon se manipulimet e komisionarëve kanë ndodhur në përmasa të mëdha", ka thënë Osmani./Zeri/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| SHBA e gatshme të përdorë edhe forcën ushtarake ndaj Koresë së Veriut Posted: 05 Jul 2017 11:08 PM PDT Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se janë të gatëshme të përdorin forcën e konsiderueshme ushtarake ndaj Koresë së veriut, nëse do të duhet,pas testit të raketave me rreze të gjatë, shkruan BBC. Duke përshkruar testin e fundit të raketave të Koresë së Veriut, si një përshkallëzim të mprehtë ushtarak, ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley tha se SHBA do të paraqesë një rezolutë të re kundër Penianit. Ambasadorja Nikki Haley gjithashtu kërcënoi përdorimin e kufizimeve tregtare ndaj koreano-veriorëve, nëse ata do të vazhdojnë testimin e raketave balistike. “Nisja e testit të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM), nga ana e Koresë së Veriut, të martën, ishte një mbyllje e shpejtë e zgjidhjeve të mundëshme diplomatike.Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin gamën e plotë të aftësive ushtarake për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë“, tha ambasadorja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |






