Ora News: “Tian bën dy muajsh, ja sa është rritur” plus 9 more

Ora News: “Tian bën dy muajsh, ja sa është rritur” plus 9 more


Tian bën dy muajsh, ja sa është rritur

Posted: 02 Jul 2017 11:58 PM PDT

Këngëtarja e famshme shqiptare Altuna Sejdini dy muaj më parë u bë nënk e djalit të quajtur Tian, i cili dita ditës po rritet. Këtë ndjenjë duket se ajo mundohet ta shijojë në çdo moment. Djali i Tunës dhe Patrisit u bë dy muajsh.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin e saj social Instagram ku publikoi një foto të vogëlushit me një mbishkrim.
Tian duket se gëzon shëndet të plotë dhe po rritet pranë familjes.

 

My boy is two months old today 🙏🏼💙 #babyTianPatris #2monthsold

A post shared by Tuna Sejdi (@tunasejdi) on

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bota me më pak armë atomike, por më moderne

Posted: 02 Jul 2017 11:56 PM PDT

Numri i armëve atomike në botë ka rënë, por megjithatë fuqitë atomike synojnë mondernizimin e arsenalit aktual. Sipas Institutit SIPRI asnjë fuqi atomike nuk do ta dorëzojë arsenalin bërthamor në një të ardhme të afërt.

Numri i armëve atomike është ulur vitin e kaluar – ndërkohë që investimet në modernizimin e arsenalit bërthamor janë rritur. Ky është konkluzioni i raportit të Institutit të Stokholmit për Studimet e Paqes, SIPRI i publikuar të hënën (03.07).

SHBA dhe Rusia kanë 93% të arsenalit botëror atomik

Në fillim të vitit 2017 nëntë shtete kanë pasur në zotërim 14.935 koka bërthamore, një rënie e dukshme krahasuar ne vitin e kaluar, kur kjo shifër ishte 15.395. Reduktimi i tyre lidhet me përpjekjet e SHBA dhe Rusisë që zotërojnë 93% e arsenalit bërthamor botëror.

Megjithatë 9 fuqitë botërore kanë zhvilluar sisteme të reja mbajtëse apo stacionimi, ose e kanë paralajmëruar një gjë të tillë. 9 shtetet atomike të botës: SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut.

“Megjithë përparimet e bëra në negociatat ndërkombëtare për ndalimin e armëve atomike të nëntë fuqitë botërore kanë programe modernizimi”, thotë studiuesi i SIPRI-t, Shannon Kile. “Kjo të le të kuptosh që asnjë nga këto shtete nuk do të jetë i gatshëm të dorëzojë arsenalin e armëve bërthamore në një të ardhme të afërt.”

Sidomos SHBA është e gatshme që nga viti 2017-2024 të shpenzojë 400 miliardë dollarë për të modernizuar armët bërthamore, sipas raportit të SIPRI.

Teste atomike të Koresë së Veriut

Koreja e Veriut ka zhvilluar në vitin 2016 dy teste bërthamore, që shkaktuan reagime të shqetësuara në opinionin ndërkombëtar. Që atëherë vendi komunist ka zhvilluar disa teste me raketa ndërkontinentale. Sipas raportit të SIPRI-t, Phenjani nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të zhvilluar koka bërthamore kompakte që arrijnë të godasin edhe territorin amerikan. Por ekspertët janë të mendimit se Koreja e Veriut do mund të ishte në gjendje të zhvillonte “minikoka bërthamore” që të mund të transportonin raketa me rreze të shkurtër e të gjatë veprimi.

Kokat bërthamore në Europë

Në BE vetëm dy vende kanë armë bërthamore, Britania e Madhe dhe Franca. Në janar arsenali britanik përbëhej nga 215 koka bërthamore, nga të cilat 120 konsiderohen të afta për veprim. Franca zotëron 300 koka bërthamore. Si Britania e Madhe edhe Parisi kanë sinjalizuar se do të modernizojnë programet bërthamore.

Fuqitë atomike në Azi

Ndër vendet aziatike me një arsenal të fuqishëm llogaritet Kina me rreth 720 koka bërthamore. Pakistani renditet i dyti me rreth 140 koka dhe më pas India me 130 koka bërthamore. Sipas vlerësimit të SIPRI-t: “Kina ka filluar një program mondernizimi, i cili fokusohet tek cilësia e armëve atomike dhe jo zgjerimi i tyre.”

Ndërkohë edhe India e Pakistani bëjnë përpjekje për të zgjeruar fuqinë nukleare si në tokë ashtu edhe në det. Sipas raportit të SIPRI-t kjo mund të ketë pasoja të rrezikshme. “India dhe Pakistani po zgjerojnë kapacitetet prodhuese ushtarake për material atomik në një masë të tillë që në dekadën e ardhshme kjo mund të çojë në zgjerim të ndjeshëm të arsenalit të tyre bërthamor”, analizon raporti i Institutit për Studimet e Paqes me qendër në Stokholm./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aktorja e famshme pozon nudo në vaskë

Posted: 02 Jul 2017 11:49 PM PDT

Kush ka nevojë për rroba në mes të verës? Aktorja e njohur Bella Thorne ka pozuar tërësisht e zhveshur në një vaskë mbushur me ujë ngjyrë blu të errët.

Ylli i "Harry Poter" ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale Instagram dhe Twitter.

19-vjeçarja duket shumë joshëse  dhe tërheqëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç: Nëse Haradinaj bëhet kryeministër, serbët duhet të jetojnë me këtë fakt

Posted: 02 Jul 2017 11:34 PM PDT

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë për Sputnik ka thënë se ai beson se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit zyrtarisht do të bëhet në nivel presidencial.

Përpos kësaj, Vuçiç është deklaruar edhe rreth mundësisë së krijimit të Qeverisë së Kosovës nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj duke shtuar se serbët këtu duhet të "jetojnë me këtë fakt".

"Shqiptarët më parë filluan të ndryshojnë sjelljen. Çdo gjë filloi të trajtohet si çështje të brendshme dhe për të imponuar këtë ide se ata nuk kanë ndonjë nevojë që të negociojë me Beogradin. E përsëris: Kjo është çështje e Kosovës, ndërsa në jemi shtet i pavarur. Ne u kemi përgjigjur: E pra, nëse është kështu, po e ndalim negocionin, dhe të shohim se si kjo do të ju funksionojë. Nëse serbët nga Kosova duhet të bashkëpunojnë dhe bisedojnë me të gjithë, mbi të gjitha edhe me Haradinaj, atëherë është shumë e vështirë që Beogradi të ulet në tryezë të bisedojë dhe të jetë i lumtur me dikë që është i ndjekur me urdhër-arrest për krime të rënda", ka vazhduar Vuçiç.

"Nga perëndimorët shpesh kam dëgjuar se kjo për ta ishte një situatë e pakëndshme, por që do të punojnë me të gjithë ata që zgjedhin shqiptarët", ka thënë Vuçiq duke komentuar mundësinë e vendosjes së Ramush Haradinaj në krye të Qeverisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.

"Serbët duhet të jetojnë me këtë fakt, se Beogradi nuk mund të jetë i pushtuar nga Haradinaj ose Kurti. Mes tyre unë nuk shoh asnjë ndryshim , përveç se janë provuar në luftën kundër serbëve, dhe tjetër nuk ka,", ka shtuar Vuçiç.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aurela Hoxha shfaqet shumë tërheqëse

Posted: 02 Jul 2017 11:24 PM PDT

Aurela Hoxha padyshim është një nga modelet më të kërkuara shqiptare dhe di si të tërheqë vemendjen e publikut. 

Bukuroshja, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale ka postuar një foto në Instagram ku vë në pah format e saj turpore të mrekullueshme.

E veshur me body ajo duket shumë seksi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Iraku përgatit festimet për çlirimin e pritshëm të Mosulit

Posted: 02 Jul 2017 11:18 PM PDT

Irakianët po përgatiten të festojnë fitoren e pritshme ndaj militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Mosul.

Trupat irakiane, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, janë parë duke vënë flamuj të bardhë dhe flamuj irakianë në ndërtesat e dëmtuara të Qytetit të Vjetër.

Qeveria irakiane tha përmes një deklarate se autoritetet planifikojnë një javë festime mbarëkombëtare, për të shënuar çlirimin e Mosulit.

Kryeministri Haider al-Abadi pritet të vizitojë qytetin për të shpallur formalisht fitoren.

Megjithatë, komandanti i Shërbimit Anti-Terrorizëm, Nabil al-Fatlavi, tha se Qyteti i Vjetër nuk është çliruar ende plotësisht.

“Numri i militantëve atje është pak a shumë 300 – shumica e tyre janë evropianë, arabë, ose nacionalitete tjera me origjinë aziatike”, tha al-Fatlavi.

Mosuli ka rënë nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik qysh në vitin 2014.

Beteja për çlirimin e tij ka nisur në muajin tetor.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Thaçi dhe Vuçiç takohen sot në Bruksel

Posted: 02 Jul 2017 10:54 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, takon sot në Bruksel presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Takimi, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, do të ndërmjetësohet nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë t’i arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit", tha Thaçi në një postim në Facebook.

Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt.

Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.

Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.

Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit./Rel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnje, dy të vdekur

Posted: 02 Jul 2017 10:41 PM PDT

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident automobilistik në autostradën Fier-Lushnje. 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40 ku një mjet "Renault", me targë AA 468 PY doli nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal. Viktimat janë 61 dhe 54 vjeç, të dy me banim nga Tirana. 

"Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar. Paraprakisht dyshohet se  shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë. Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje", sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Francë, 8 të plagosur nga të shtënat me armë pranë një xhamie

Posted: 02 Jul 2017 10:23 PM PDT

Tetë persona kanë mbetur të plagosur  nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore. Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë.

Autoritetet thonë se besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.

Sipas autoriteteve autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur më një makinë Renault Clio.

Policia tha se ngjarja nuk po trajtohej si një incident terrorist.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në 28 shtete afrikane mbretëron uria, në 5 gjendje alarmante

Posted: 02 Jul 2017 01:42 PM PDT

Vetëm në tre nga 54 shtete afrikane mbretëron niveli i ulët i urisë, thuhet në raportin më të ri të Indeksi Global i Urisë, i cili sot u publikua në kryeqytetin etiopian Adisa Abeba, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Unionit Afrikan dhe Agjencisë Partneriteti i ri për Zhvillimin e Afrikës (NEPAD) në bazë të hulumtimeve nga viti 2015 dhe 2016 në pesë vende afrikane mbretëron niveli alarmant i urisë.

Raporti paralajmëron se në 28 vende niveli i urisë është serioz.

“Në disa vende afrikane, si Etiopia, Republika Demokratike e Kongos dhe Nigeria, më shumë se 50 për qind e fëmijëve nën pesë vjeç ngecin në zhvillim”, thuhet ndër të tjera në raport.

Raporti gjithashtu thekson zhvillimet pozitive si rritja e normës së ndërhyrjes ushqyese.

Sekretari ekzekutiv i NEPAD, Ibrahim Mayaki tha për AA se çështja e vonesës në zhvillim sa është tronditëse aq edhe kritike dhe duhet patjetër urgjentisht të zgjidhen.

“Ushqimi duhet të jetë një prioritet kombëtar. Sektorët siç janë bujqësia dhe shëndetësia duhet të punojnë së bashku”, tha Mayaki.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter