Ora News: “Shpërthim në Bulqizë, lëndë plasëse “Audit” të administratorit të kromit” plus 9 more |
- Shpërthim në Bulqizë, lëndë plasëse “Audit” të administratorit të kromit
- Përfshihet nga flakët një bar-restorant në qytetin e Durrësit
- “Mitsubishi” përfshihet nga flakët në parkim, digjet pjesërisht
- Mosul, në kërkim të të mbijetuarve në qytetin e ‘çliruar’ nga ISIS
- Digjen 3.4 hektarë pyje dhe shkurre në Tepelenë
- KQZ vendos sot për Idrizin, Doda publikon videon: Na u vodhën votat
- Vazhdon largimi nga Mali i Zi, tokat shqiptare po mbeten shkret!
- Ja të mirat e lulelakrës, ndihmon në rrezikun ndaj kancerit
- Ballkani në një treg ekonomik, Harito: Shqipëria do ketë rol lider
- Trump zbardh bisedën me Putin gjatë samitit të G20
| Shpërthim në Bulqizë, lëndë plasëse “Audit” të administratorit të kromit Posted: 10 Jul 2017 12:02 AM PDT Rikthehen shpërthimet me eksploziv. Automjetit të administratorit të një galerie kromi në Fushë Bulqizë i është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm. "Rreth orës 03:40, të datës 10.07.2017, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Fushë-Bulqizë, është dëgjuar një shpërthim.Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se:Në afërsi të banesës së shtetasit F.D, rreth 54 vjeç, banues në Fush-Bulqizë (administrator i një galerie kromi), automjetit tip “Audi Q7”, në pronësi të tij, në pjesën e pasme i kishin vendosur lëndë plasëse e cila ka shërthyer". Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht automjeti, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Priten të mbërrijnë në vendin e ngjarjes ekspertët xhenier nga Tirana për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Grupi hetimor po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Përfshihet nga flakët një bar-restorant në qytetin e Durrësit Posted: 09 Jul 2017 11:37 PM PDT Një bar-restorant në plazhin e Durrësit raportohet se është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur tek sektori “ Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz vetëm dëme të shumta materiale në biznes. Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë nisur hetimet për ngjarjen por ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| “Mitsubishi” përfshihet nga flakët në parkim, digjet pjesërisht Posted: 09 Jul 2017 11:32 PM PDT Një automjet është djegur gjatë natës në Vlorës, ndërsa ishte i parkuar. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:15, në lagjen “28 Nëntori”. Uniformat blu ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se mjeti tip “Mitsubishi”, në pronësi të shtetasit Sh.S., 57 vjeç, ka qenë i parkuar pranë banesës së këtij shtetasi në zonën e Kishës Ortodokse në lagjen “28 Nëntori” Vlorë dhe ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit. Si pasojë mjeti është dëmtuar pjesërisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave të ndodhjes së saj. /Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Mosul, në kërkim të të mbijetuarve në qytetin e ‘çliruar’ nga ISIS Posted: 09 Jul 2017 11:23 PM PDT Qeveria e Irakut thotë se qyteti i Mosulit është çliruar plotësisht nga i ashtuquajturi Shtet Islamik, tre vjet pasi u pushtua nga xhihadistët. Jonathan Beale i BBC është në zemër të qytetit të shkatërruar nga lufta dhe ka dëshmuar se ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet për të mbijetuarit në ndërtesat e shkatërruara. Forcat e Bagdadit patën mbështetjen ajrore të koalicionit dhe atë të luftëtareve peshmerga në terren gjatë ofensivës për të rimarrjen e Mosulit. Muaj të tërë luftimesh, kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Qytetit të Vjetër, përfshirë xhamine historike 850 vjeçare Grand al-Nuri bashke me minaren e saj 45 metra të lartë që xhihadistët e hodhën në erë së fundmi. Jeta nën hijen e ISIS-it dhe dhuna kanë detyruar shpërnguljen e më shumë se 900.000 personave, e kjo do të thotë gati gjysma e popullatës që numëronte qyteti përpara konfliktit. Këta njerëz, zymtësia dhe pasiguria e ardhmes i pret edhe në kthim. Të vrarët, sipas organizatave të ndihmës, janë me mijëra. Kombet e Bashkuara parashikojnë që riparimi i infrastrukturës bazë të qytetit do të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Digjen 3.4 hektarë pyje dhe shkurre në Tepelenë Posted: 09 Jul 2017 10:57 PM PDT Rreth 3.4 hektarë pyje dhe shkurre janë shkrumbuar në Tepelenë teksa një zjarr masiv përfshiu mbrëmjen e së dielës kurorën e gjelbër në lagjen “15 Shtatori”. Tre vatrat e zjarrit kanë qenë aktive gjatë gjithë natës. Forcat zjarrfikëse, ushtria dhe banorë të zonësu angazhuan për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të mos lejuar avancimin e tij. Situata ishte alarmante, por fatmirësisht era ka drejtuar flakët në drejtim të kurorës së gjelbër, duke larguar rrezikun nga shtëpitë private që ndodheshin aty pranë, spitali dhe depoja e ujit. Kjo e fundit ndodhet vetëm 50 metra larg tre vatrave të zjarrit. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në vendngjarje mbërriti një helikopter nga Tirana që bëri të mundur normalizimin e situates dhe shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| KQZ vendos sot për Idrizin, Doda publikon videon: Na u vodhën votat Posted: 09 Jul 2017 10:00 PM PDT Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e PDIU-së për mandatin e Shpëtim Idrizit në Tiranë. "Komisioni Qendror i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e hene, më datë 10.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:Shqyrtimi i projekt vendimeve,”Për rezultatin e shortit per caktimin e relatorit te Kerkeses Ankimore nr. 2, paraqitur ne daten 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor PDIU” informoi dje KQZ. PDIU ka dorëzuar ankimimin në KQZ, duke kundërshtuar tabelën përfundimtare në qarkun e Tiranës ku PDIU nuk mori asnjë mandat deputeti dhe duke lënë kështu jashtë Kuvendit kreun e kësaj partie Shpëtim Idrizi që ishte i pari në listë. Para këtij vendimi, deputetja Mesila Doda publikoi mbremjen e së dielës në faqen e saj në fb një video në të cilën pretendon se votat e PDIU kanë kaluar për një forcë tjetër politike. Doda: "Shume e rendesishme… akti i pare i zbulimit te vertetes…Kjo video qe po hedhim sot eshte vetem akti i pare i nje filmi qe titullohet: “Si shkaterrohen zgjedhjet ne Shqiperi…”Vini re me kujdes se si ne sekondat e fundit, merren votat nga dengu i PDIU dhe kalojne ne ate te nje force tjeter politike…Ky eshte vetem akti i pare i nje rradhe te gjate rastesh qe tregojne se ku shkojne votat e PDIU si ne kete rast…Ne videot e tjera, do ju afrojme vepra te tjera nga numerimi “korrekt” ne mes te Tiranes…"
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Vazhdon largimi nga Mali i Zi, tokat shqiptare po mbeten shkret! Posted: 09 Jul 2017 02:10 PM PDT Si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike dhe të papunësisë, emigrimi i komunitetit shqiptar nga Mali i Zi po shënon një rritje të theksuar. Dukuria e emigrimit, kohëve të fundit, ka marrë një hov të madh dhe për pasojë shumë vendbanime po mbesin pa banorë. Kështu Plava e Gucia dhe pjesa tjetër e malësisë pothuajse po boshatisen. Hoti, Vuthaj e Martinaj kanë mbyllur shkollat. Qytetarët për këtë fajësojnë edhe politikanët dhe nuk kanë shpresë se kjo dukuri njëqindvjeçare ka gjasa të ndalojë. /VoA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ja të mirat e lulelakrës, ndihmon në rrezikun ndaj kancerit Posted: 09 Jul 2017 01:20 PM PDT Lulelakra është ndër perimet që sugjerohet më së shumti për të qenë të shëndetshëm, pasi ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të ndryshme. Ekspertja Anju Sood ka treguar se cfarë parandalon kur përfshihet në dietë: 1. Parandalon dhe ndihmon në luftën ndaj kancerit 2. Ka vitamina që parandalojnë kolesterolin të rrisë nivelin e sheqerit 3. Ka minerale të shumta që janë të shëndetshme për organizmin e njeriut 4. Përmbajtja e madhe e fibrave ndihmon në procesin e tretjes 5. Ndihmon në zhvillimin e kujtesës së trurit /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Ballkani në një treg ekonomik, Harito: Shqipëria do ketë rol lider Posted: 09 Jul 2017 01:15 PM PDT Vendet e Ballkanit do të bashkohen në një treg të vetëm ekonomik. Vendimi do të diskutohet mes krerëve të gjashtë vendeve në Samitin e Triestës në të cilin do të marrin pjesë dhe kancelarja gjermane Agela Merkel si dhe Presideni i Francës Emanuel Makron. Ministrja e Inovacionit dhe Administrates Milena Harito në intervistën e mbrëmjes në Ora News shprehet se Shqipëria do të ketë një rol lider në krijimin e këtij tregu, teksa nënvizoi investimet në zonat e lira ekonomike. Harito: Shqipëria dhe kryeministri Edi Rama ka pasur një rol të veçantë motor gjatë gjithë këtij procesi dhe shpresojmë që në takimin e Triestes ku do të miratohet nga 6 Kryeministrat e Ballkanit zona ekonomike rajonale e cila do të përforcojë të gjithë bashkëpunimin ekonomik të Ballkanit, duke na bërë nga tregje të vogla dhe të copëzuara në një treg konsistent me 20 milionë konsumatorë. Duke folur për refoemimin e administratës publike, Harito tha se në këtë 4 vjeçar qeveria do të kryejë të gjithë procesin e dixhitalizimit të të dhënave të 90 mijë punonjësve të adminstratës dhe të shërbimeve. Ndërsa e pyetur mbi përplasjet gjatë fushatës elektorale, Harito akuzoi Ministrat teknikë se ushtruan presion mbi punonjësit e shërbimit civil në kundërshtim me ligjin. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| Trump zbardh bisedën me Putin gjatë samitit të G20 Posted: 09 Jul 2017 01:10 PM PDT Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se ai e kishte pyetur dy herë me këmbëngulje Presidentin rus Vladimir Putin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane dhe se tani ka adhur koha "që të ecim përpara dhe të punojmë në mënyrë konstruktive" me Moskën. Në një sërë komentesh në Twitter pasi u kthye në Uashington nga takimi i G20-ës në Hamburg të Gjermanisë, zoti Trump theksoi se zoti Putin kishte mohuar me force çdo rol në ndërhyrjen në zgjedhje dhe se dy presidentët "kishin diskutuar për krijimin e një njësie të padepërtueshme për Sigurinë Kibernetike në mënyrë që të shmanget pirateria kiberentike në zgjedhje dhe elementë të tjerë negative". Por ligjvënës republikanë me peshë, e quajtën qesharake idenë e bashkëpunimit me Rusinë për një pakt për sigurinë kibernetike. Senatori Lindsey Graham tha në emisionin “Meet the Press” të televizionit NBC se nuk ishte “ideja më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë, por i afrohet”. Ndërkohë në Kiev Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se pala amerikane nuk priste "ndonjë përgjigje të ndryshme nga ajo që mori", dhe shtoi se u bë e qartë që kjo është një çështje shumë shqetësuese për popullin amerikan "Dhe mendoj se ajo mbetet një pengesë për aftësinë tonë për të çuar përpara marrëdhëniet mes Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë dhe duhet të trajtohet përsa i takon nevojës për të siguruar popullin amerikan se nuk do të ketë ndërhyrje në zgjedhjet amerikane nga Rusia, apo askush tjetër". Shefi i Personelit i Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus tha në një intervistë për televizionin Fox News se zoti Trump “nuk e kishte besuar absolutisht" mohimin e zotit Putin për ndërhyrje në zgjedhje. Në një nga mesazhet në Twitter, zoti Trump tha se e "kishte dhënë mendimin e tij" për ndërhyrjen në zgjedhje. Mesa duke tai po i referohej pohimit të tij javës së kaluar në Varshavë kur tha se "mund të kishte qenë Rusia, ose edhe njerëz dhe vende të tjera". Takimi mes dy presidentëve ishte pritur me interesim të madh dhe zgjati shumë më tepër nga sa ishte parashikuar. Zoti Trump e quajti takimin e 20-es një sukses të madh për Shtetet e Bashkuara, por nuk përmendi faktin që 19 vendet e tjera shprehën kundërshtimin e tyre ndaj tërheqjes amerikane nga marrëveshja e Parisit për klimën. /VOA/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
| You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
| Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States | |







