Ora News: “Samiti i Triestes, Rama: Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin” plus 9 more

Ora News: “Samiti i Triestes, Rama: Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin” plus 9 more


Samiti i Triestes, Rama: Tregtia e lirë është hapi i radhës për Ballkanin

Posted: 11 Jul 2017 11:46 PM PDT

Kryeministri Edi Rama do të mbështesë fort krijimin e një zone ekonomike të përbashkët rajonale në Samitin e sotëm të Triestes, ku krahas liderve të Ballkanit marrin pjesë edhe kancelarja Merkel dhe Presidenti francez Macron.

Në një shkrim të botuar të martën në prestigjiozen “The Wall Street Journal”, Rama thekson se vetëm rritja ekonomike mund të stabilizojë rajonin në periudhën afatgjatë, dhe lidhjet më të ngushta me BE, do të ndihmojnë.

Sipas Ramës, ekzistojnë disa dyshime mbi planin për krijimin e zonës rajonale ekonomike. Ai thotë se disa prej kolegëve të tij të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë.

Por, shton ai, mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë.

"Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë" nënvizon Rama.

Shkrimi i plotë

Liderat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Trieste, Itali, të mërkurën, me rastin e konferencës së përvitshme të Procesit të Berlinit. Do të jetë një mundësi jo vetëm për të diskutuar mbi rrugën e integrimit në Bashkimin Europian, por edhe për të mbyllur plagët e të shkuarës, për t'u bërë bashkë rreth një ideje dhe më e rëndësishmja, për të krijuar një platformë për rritjen ekonomike. Midis të tjerave, do të na kërkohet që të mbështesim, krijimin e një zone ekonomike rajonale. Unë do të argumentoj pro saj.

Pas disa dekadash autokraci, Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë vuajtur në dy dekadat e fundit ekzaktësisht të kundërtën. Kjo përfshin luftë, përleshje, kaos dhe të tjera. Me to ka ardhur edhe korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, teksa fraksione të ndryshme politike luftojnë për pushtetin vetëm për të "plaçkitur" pasuri.

Shqiptarët kërkojnë që t'i japin fund kësaj një herë e mirë. Ky është mesazhi që na dhanë votuesit në zgjedhjet që u mbajtën një muaj më parë. Pas katër vitesh në koalicion me një partner më të vogël, partia ime bëri fushatë për të pasur një mandat të fuqishëm për të pastruar shtëpinë tonë dhe fituam, si rrallë herë, shumicën parlamentare. Shqiptarët mbështetën planin tonë për shtetndërtimin dhe reformat institucionale, plane që përfundimisht do të depolitizojnë qeverisjen dhe do të shpërblejnë mundimet e njerëzve të zakonshëm.

Kështu shpresojmë që të fitojmë stabilitet për vendin tonë dhe kështu, shpresojmë që së bashku të vazhdojmë të ecim përpara drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian. Vendimi për të çelur negociatat brenda këtij viti është i mundshëm, pasi të kemi përmbushur angazhimin tonë për të reformuar gjykatat dhe sistemin e drejtësisë, si dhe për të forcuar shtetin e së drejtës.

Megjithatë, faktorët ekonomikë ndihen edhe në këtë situatë. Shqiptarët dhe fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor kanë vuajtur nga vite të tëra mungese qëndrueshmërie, pjesërisht për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik. Ne kemi gjykatës dhe prokurorë të korruptuar pikërisht, sepse ata duan pjesën e tyre të thërrimeve. Politikanët e korruptuar na kanë zaptuar pikërisht për të njëjtën arsye.

Kur mënyra më e mirë për të krijuar influencë është politika, në vend të nismës personale dhe sipërmarrjes, konfliktet janë të pashmangshme. Ato mund të marrin forma të ndryshme, nacionalizëm etnik në disa raste, sektarizëm fetar në disa të tjera apo ndarje ideologjike diku tjetër. Por, kur resurset janë të pakta, gjithmonë përfundon tek kush njeh, në vend të çfarë di të bësh.

Ndaj, kjo është edhe përparësia e ardhshme e Shqipërisë. Ndërsa do të vazhdojmë të modernizojmë dhe demokratizojmë qeverisjen tonë, gjithashtu do të hedhim bazat për një zhvillim më të madh ekonomik.

Kjo është arsyeja përse këtë javë, në Itali, do të mbështes fuqimisht krijimin e zonës rajonale ekonomike, si një gur themeli që do të lehtësojë procesin e anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian.

Ekzistojnë disa dyshime mbi këtë plan. Disa prej kolegëve të mi të Ballkanit Perëndimor i frikësohen idesë se kjo zonë ekonomike rajonale mund të jetë një rrugë pa krye, një stacion në të cilin Brukseli do të na braktisë. Disa vende anëtare dhe disa liderë europianë, në fakt, kanë shprehur hezitim për zgjerimin e mëtejshëm të BE-së.

Megjithatë, mjafton të shohim Marrëveshjen për Tregtinë e Lirë të Europës Qëndrore, marrëveshje në të cilat të gjashtë vendet tona janë firmëtare, për të kuptuar se zona ekonomike mund të ndihmojë, e jo të pengojë progresin tonë. CEFTA u krijua fillimisht nga Republika Çeke, Polonia dhe Sllovakia. Ata e përdorën këtë marrëveshje për të dëshmuar aftësinë e tyre për të punuar bashkë, pavarësisht diferencave politike apo kulturore, e për të treguar se ishin plotësisht të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota të BE-së.

Përfitimet e një zone ekonomike rajonale janë të menjëhershme. Tregu i Ballkanit Perëndimor prej 20 milionë banorësh është më tërheqës për tregtinë dhe për investitorët, se sa tregu shqiptar me më pak se katër milionë banorë.

Kjo është e rëndësishme për qeverinë time. Ne duam që të çlirojmë potencialin e plotë të kapaciteteve tona kombëtare dhe të inkurajojmë krjimin e më shumë vende të punës dhe prodhimit. Ndaj, do të bëjmë më të mirën për të bindur fqinjët tanë për të mbështetur këtë plan. Ne kemi disa ide që do t'i shprehim për t'i siguruar ata për qëllimet e mira të BE-së dhe jam i sigurt se Johannes Hahn, komisioneri europian për zgjerimin, do të bëjë të njëjtën gjë.

Së fundmi, e gjithë kjo është e rëndësishme për stabilitetin. Nuk mund të kemi stabilitet, pa një ekonomi që rritet. Ka ardhur koha, për të hedhur pas krahëve një herë e mirë mungesën e qëndrueshmërisë që ka karakterizuar për shumë kohë Ballkanin.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy të plagosur me armë në ish-Misto Mame, gjendet mjeti i autorëve

Posted: 11 Jul 2017 11:35 PM PDT

Dy të rinj mbetën të plagosur mbrëmjen e së martës nga të shtënat me armë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:29 në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.

Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit Xh. V 33 vjeç si dhe J. SH 25 vjeç, të cilët janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia bën me dije se ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.

Nga ana e bluve janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve.

/Oranews.tv /

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rihanna shfaqet seksi dhe tërheqëse në setin e ri fotografik

Posted: 11 Jul 2017 11:24 PM PDT

Ajo asnjëherë nuk dështon me daljet e saj, gjithmonë shfaqet e veçantë dhe seksi. Rihanna ka pozuar për të promovouar koleksionin e ri të këpucëve të dizenjuara nga Manolo Blahnik.

Këngëtarja  dukej shumë sensuale me veshjen e saj, duke nxjerrë në pah pjesë të veçanta të trupit që e bënin mjaft tërheqëse.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përplaset me zetorin, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Posted: 11 Jul 2017 11:22 PM PDT

Një aksident me pasojë vdekjen e një 32-vjeçari është regjistruar në orët e mbrëmjes së të martës në Mat.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.50 në fshatin Suç, ku shtetasi M.Ll duke drejtuar një motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip “Zetor”, me drejtues shtetasin P.Gj, rreth 49 vjeç, banues në  fshatin Suç.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit, shtetasi M.Ll, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Suç.

Drejtuesi i mjetit tip ‘zetor’, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Simiç: Lista Serbe e gatshme të bisedojë me liderët shqiptarë

Posted: 11 Jul 2017 10:55 PM PDT

Kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiç i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky subjekt politik është i gatshëm të bisedojë rreth formimit të Qeverisë së re të Kosovës me të gjithë liderët e partive shqiptare. Ai ka thënë po ashtu se për Listën Serbe mbetet prioritet formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Simiq nuk ka dhënë ndonjë preferencë në raport me pretendimet e kandidatit të koalicionit PAN, Ramush Haradinaj dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë, duke thënë se e drejta e mandatarit i takon shumicës shqiptare.

"Ne do të marrim pjesë në të gjitha konsultimet politike, pavarësisht se a është ai Ramush Haradinaj, Albin Kurti apo Isa Mustafa. Ne nuk mund të ndikojmë në çështjen e mandatarit", ka thënë Simiç.

Ndër çështjet më me prioritet për Listën Serbe, pas formimit të Qeverisë së re mbetet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Andaj, Simiç ka thënë se në Qeverinë e re, Lista Serbe do të angazhohet që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, me theks të veçantë në çështjet që prekin në interesat e këtij komuniteti.

"Është shumë me rëndësi që të zbatohet e gjithë ajo që është arritur në Bruksel, para së gjithash mendoj në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që paraqet imperativ për komunitetin serb në Kosovë dhe ekzistencën e tij", ka thënë Simiç.

Ndonëse ka konfirmuar pjesëmarrjen në bisedimet për Qeverinë e ardhshme të Kosovës, Simiq, në këtë fazë, nuk ka dhënë ndonjë preferencë rreth ministrive që i synon Lista Serbe.

"Lista Serbe dhe bashkësia serbe në Kosovë duhet të përfaqësohet fuqishëm në institucione, si në Qeveria ashtu edhe në Kuvend", shprehet Simiq. Tash për tash, nënvizon ai, nuk mund të dihet se cilat ministri do t'i ndahen Listës Serbe, por ai pret që ky subjekt politik të ketë ndikimin e vet në vendimmarrjen e institucioneve të Kosovës, sidomos për çështjet në interes të komunitetit që përfaqëson.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, Lista Serbe ka fituar 9 nga 10 ulëset sa i takojnë këtij komuniteti. Andaj, si parti fituese nga subjektet serbe, pritet që kjo Listë ta përfaqësojë komunitetin serb në Qeverinë e ardhshme të Kosovës. /REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sarandë, zjarr në një kullotë në terren të vështirë malor

Posted: 11 Jul 2017 01:51 PM PDT

Një zjarr ka rënë në Sarandë në vendin e quajtur Maja e Miles. Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ndodhet në një terren të vështirë malor.

Drejt vatrës së zjarrit janë nisur edhe forca zjarrfikëse nga Saranda dhe Bashkia e Konispolit.

Gjatë ditës së sotme vatrat e zjarrit janë aktivizuar në disa qarqe të vendit.

Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të marrë masa dhe për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja pse merrni ngjyrë të kuqe kur pini alkool

Posted: 11 Jul 2017 01:46 PM PDT

Njerëzit konsumojnë pije të ndryshme alkoolike dhe ndodh që të marrin ngjyrë të kuqe në fytyrë, por nuk e kuptojnë arsyen.

Sipas një studimi është zbuluar se mund të jetë alergji apo reaksion i shkaktuar nga alkooli. Alkooli nuk është i dobishëm për trupin e njeriut, por sugjerohet se një gotë vere në mbrëmje mund të jetë e mirë.

Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të sjellë efekte negative, apo qoftë reaksion i cili kuptohet nga këto shenja:

Lëkurë e skuqur
Të përziera
Dhimbje koke
Rrahje të shpeshta në zemër

Të gjitha këto shkaktohen nga një lëndë në trup, i cili është kancerogjen dhe formohet nga alkooli.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çelaj: Arkëtim të gjobave. Sistemi bonus malus brenda vitit

Posted: 11 Jul 2017 01:42 PM PDT

Drejtuesi i kompanisë Atlantik, Dritan Çelaj tha në emisionin "Ekopolitikë" me gazetaren Aurora Sulçe se janë në diskutim dhe do kërkojnë arkëtimin e gjobave për makinat.

Dritan Çelaj: Në bazë të ligjit duhet të ndodhë kështu vihen për të pasiguruarin duhet të arkëtohen dhe të kalojnë tek byroja. Jemi në proces diskutimi deri tani e gjithë bara është përballuar nga kompanitë e sigurimit. Shpresojmë që kjo punë të marrë drejtim. Një lëvizje pozitive ka qenë në Financa sepse u hoq TVSH në sigurime gjë që lehtëson qytetarin. Kaloi në një taksë fikse prej 3% e cila aktualisht është në masën 10% që është taksa goxha e lartë dhe ne jemi në diskutime me FMN për të ulur këtë.

Çelaj tha gjithashtu se brenda vitit nis zbatimi i sistemit bonus malus. 

Dritan Çelaj: Sistemi bonus malus është sfida jonë  dhe shpresojmë që brenda vitit të fillojmë aplikimin dhe kjo do krijojë hisotrinë personale të çdo drejtuesi mjeti dhe çmimi nuk do jetë tek kubikazhi i mjetit, por edhe tek sjellja. Kjo do jetë ndihmëse për uljen e aksidenteve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

1.5 milionë punonjës shohin filma pornografikë në punë, ja si mund ta zbuloni

Posted: 11 Jul 2017 01:39 PM PDT

Shumë njerëz kanë filluar të shohin filma pornografikë në ambientin e punës dhe mund të jetë ndër gjërat më të rrezikshme që mund të bëjnë njerëzit pasi rrezikohet e ardhmja e tyre.

Pastrimi i kujtesës së kompjuterit mund ti tradhëtojë në këto raste. Njerëzit që studiojnë IT arrijnë të kuptojnë cdo gjë që keni klikuar nëpërmjet kompjuterit, edhe nëse jeni munduar të fshini historinë.

Një studim i ri ka treguar se 1.5 milionë njerëz në Britani kanë pranuar se shohin pornografi me pajisje të ndryshme kur ndodhen në punë.

Ndërsa një deri në 10 vetë ka pranuar se dërgon mesazhe me përmbajtje seksuale kur ndodhet në ambiente të tilla.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Jennifer Lopez nuk njeh moshë, shfaqet nudo në klipin e ri

Posted: 11 Jul 2017 01:30 PM PDT

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar 'Ni Tu Ni Yo', të cilin e ka sjellë në gjuhën spanjolle.

Edhe pse ka mbushur 47 vjec, linjat e saj vazhdojnë të jenë në formë dhe kjo gjë duket në pozat e saj nudo.

Ajo ka qëndruar në një zonë të gjelbëruar, ndërsa mbulon pjesët intime me gjethe palme. JLo ka tërhequr përsëri vëmendjen e publikut me pamjen e saj në klipin e ri, që mendohet të jetë suksesi i saj i rradhës.

Kjo është kënga e parë e publikuar nga albumi që do të jetë në gjuhën spanjolle.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter