Ora News: “Pse nuk shprehen Rama dhe Basha për aleancën e fshehtë?” plus 9 more

Ora News: “Pse nuk shprehen Rama dhe Basha për aleancën e fshehtë?” plus 9 more


Pse nuk shprehen Rama dhe Basha për aleancën e fshehtë?

Posted: 13 Jul 2017 11:49 PM PDT

Të gjithë po kërkojnë nëse ka një aleancë të fshehtë Rama-Basha.
Heshtje e madhe nga të dy.

Ky është një naivitet politik. Në fakt kjo tregon se: nëse ka një marrëveshje edhe tani që Partia Socialiste i ka vetë votat, atëherë marrëveshja e tyre ka qenë dhe është kundër Reformës në Drejtësi.

Po është kështu është për të qeshur: janë të humbur që të dy.

Pse nuk shprehen?

Eduard Selami, pikërisht për këtë ka të drejtë dhe pikërisht për këtë do të fitojë.
Sepse pikërisht për këtë do të ketë të njësuar edhe mbështetjen e antarësisë së Partisë Demokratike, edhe mbështetjen e Uashingtonit, edhe mbështetjen e Brukselit.

Pse nuk shprehen as Basha dhe as Rama?

Shpejt do të dalë edhe kjo “pse?” e fshehur.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Njihuni me binjakët e Beyonce

Posted: 13 Jul 2017 11:49 PM PDT

Këngëtarja me famë botërore Beyonce ka pak kohë që ka sjellë në jetë binjakët e saj dhe deri më tani ka qenë shumë e rezeruar në media.

Ylli i popit më në fund ka bërë publik binjakët e saj me anë të një fotoje në Instagram duke konfirmuar edhe emrat e tyre. Djali quhet Sir Carter ndërsa vajza Rumi. 35-vjeçarja e ka bërë këtë postim pasi u bë një muaj që ata kanë ardhur në jetë.

“Sir Carter dhe Rumi bëjnë 1 muaj sot,”-ka shkruar ajo.

Portreti i tyre është i ngjashëm me fotografinë që Beyonce bëri në muajin shkurt për të njoftuar se ishte shtatëzanë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Lista e zezë” si një sfilatë me atlete

Posted: 13 Jul 2017 11:31 PM PDT

Botimi i listës me 100 punonjësit shtetërorë, ku si margaritar kurore shkëlqente emri i mjekut të njohur Mentor Petrela, ka ngjallur një seri të gjatë reagimesh që nga më indiferentët e deri tek kundërshtarët më të fortë të kryeministrit. Disa kthejnë kokën pas për të evokuar ngjashmëritë me veset e diktaturës hoxhiste, disa flasin për delirin që buron nga pasja vetëm e timonit, të tjerë për të drejtat e njeriut dhe të tjerë akoma për sëmundjen e vjetër të selektivitetit, në një listë ku nuk figurojnë korifejtë e korupsionit të katër viteve të fundit.

Në këtë valë zemërimi që shpesh është komentuar si përpjekje për të ringjallur fantazmat e regjimit të përmbysur, kulmin e ariti gazeta e demokratëve "Rilindja Demokratike", e cila në faqen e saj të parë e kishte vizatuar Ramën si Hitleri dhe së bashku me këtë kishte shpallur fundin e demokracisë.

Por, sado e ulët, meskine, e padenjë për një kryetar qeverie të jetë lista e publikuar në Facebook, një gjë duhet thënë me gojën plot: ajo nuk është as e frikshme, as e rrezikshme. Ajo është thjeshtë një lëvizje ramiste.

Të gjithë ata që janë nxehur prej saj, kanë po aq të drejtë sa ata që janë indinjuar me paraqitjen e kryeministrit të Shqipërisë me patika "Adidas" në samitin e Triestes. Edhe për këtë shumëkush u revoltua, shumëkush ngriti zërin duke thënë se ai aty nuk përfaqësonte veten, por sejcilin prej nesh, shumëkush u ndje i neveritur nga ky dendi qëllimi i vetëm i të cilit është të bjerë në sy.

Njësoj si sfilata në Trieste përpara Merkelit, Macronit dhe Gentilonit dhe «lista e zezë» nuk duhet ekzagjeruar. Ajo është thjeshtë një lëvizje për të krijuar efekt momental. Ajo është një përpjekje për të mërrë vëmendje në një kohë kur më shumë sesa lajmet e politikës lexohen ato për motin në plazh dhe çmimet e hoteleve.

Ajo i ngjan si dy pika uji premtimeve verore të katër viteve më parë, kur kryeministri i sapo kurorëzuar betohej se do të mbyllte lojrat e fatit, se do t'i jepte fund marrëzisë së koncesioneve të Berishës, se do të vinte në vend rendin për 100 ditë dhe do t'I thoshte jo importit të plehrave.

Asgjë nga këto nuk ndodhi. Kështu, bashkë me vapën, do të shuhet edhe fabula e tejfryrë e pastrimit të administratës. Për faktin e thjeshtë se Edi Rama nuk di të bëjë asgjë gjatë dhe me themel.

Pra, ata që kanë frikë nga rikthimi i atavizmave të diktaturës, mund të qetësohen. Asgjë e tillë nuk do të ndodhë.

Por, nga ana tjetër simptoma e "listës së zezë, sado që nuk ngjall rrezik dhe frikë, përsëri është shqetësuese. Njësoj si "atletet e Triestes", ajo na tregon shumë për katërvjeçarin që na pret. Një mandat ku do të kemi përditë në ekran një kryeministër aktor, që do na kënaqë me shfaqe, për t'iu shmangur bilanceve. Një mandat që s'do të jetë asgjë më shumë sesa fushata elektorale që lamë pas, ku një burrë pa premtime dhe pa program endej në Shqipëri duke kërkuar një timon.  

Dhe tani që është i vetëm në drejtim, as që ka ndërmend të luftojë me të koruptuarit. Prandaj nuk duhet marrë shumë seriozisht. Ai do vetëm të tërheqë vëmendjen si hartues listsh Faceboku. (Lapsi.al)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hajduti më i dështuar që mund të keni parë ndonjëherë

Posted: 13 Jul 2017 11:27 PM PDT

Një burrë është përjekur që të vjedhë një restorant në Park Avenue South në Tacoma, por ka dështuar shumë herë.

Video e sigurimit në restorantin Hard Luck Bar & Grill tregon momentin kur burri i paidentifikuar hedh një gur në xhamin e dyerve të pasme në përpjekje për ta thyer por nuk funksionoi. Ai më pas i gjuan me grusht dhe me trup disa herë deri sa e thyen.

Pasi hyri brenda tentoni që të vjedhë kompjuterin por dështoi dhe më pas shkoi të hapë arkën por as kjo nuk funksionoi.

Hajduti i drejtohet dhomës së magazinimit por nuk mundi dot që të hapë derën, përpara se të dilte jashtë nga çatia dhe të largohej duarbosh.

Zyrtarët e Qarkut Pierce,  të cilët po punojnë për ta identifikuar, thonë se burri dështoi të vidhte biznesin por mund të ketë tentuar dhe në biznese të tjera në të kaluarën kështu që duhet të arrestohet.

Ky është hajduti më i dështuar që mund të keni parë ndonjëherë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Operacion antidrogë në Vlorë dhe Kavajë, sekuestrohen 15.7 ton kanabis

Posted: 13 Jul 2017 11:05 PM PDT

Një operacion masiv antidrogë i policisë së shtetit është finalizuar me sekuestrimin e rreth 15.7 ton kanabis.

Gjatë orëve të natës në Kavajë mësohet se janë kapur 700 kg drogë.

Lënda narkotike po transportohej me një automjet furgon dhe një fuoristradë në rrugën që lidh fshatrat Hajdaraj dhe Bago për trafikim, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

Sipas të dhënave të policisë, mjetet e bllokuara i përkasin Vlorës. Policia po punon për kapjen e persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Një tjetër superoperacion u zhvillua rreth orës 01:00 të së premtes në Llakatund të Vlorës. Nga bastisja e dy banesave në këtë fshat u bë i mundur sekuestrimi i 15 ton kanabis. 

Në operacionin të drejtuar nga kreu i policisë Haki Çako, drejtori i policisë së Vlorës Gentian Shehaj dhe Drejtori i Përgjithshëm u SHÇBA Eduart Merkaj merrni pjesë policia e Vlorës dhe FNSH.

Krahas lëndës narkotike u gjetën dhe sekustruan dhe 5 armë zjarri kallashnikov. Policia ka shoqëruar disa persona ndërsa operacioni vijon.

Operacioni në Vlorë

Operacioni në Vlorë

Operacioni në Vlorë

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kurti: Cipras gaboi me mbështetjen ndaj Vulin në Serbi

Posted: 13 Jul 2017 01:56 PM PDT

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News tha kryeministri grek Cipras ka gabuar duke mbështetur Vulin në Serbi.

Kurti: Unë besoj se kryeministri grek Cipras ka gabuar kur e ka mbështetur Vulin në Serbi i cili përfaqëson pasuritë e gruas së Millosheviçit. Vulin është i njohur që vishet me këmishë të zezë. Aq i zi është Ka pasur shumë shpresë dhe pritshmëri të mëdha në Greqi për Cipras, dhe ai në vend që të jetë avangardë, ai është më tepër një ngjallje e Pasokut, por nuk ngjan me fillimet e Pasokut por me fundin e tij. Gjithsesi ne do vendosnim kontakte që të negociojmë për njohjen e Kosovës nga Greqia.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lëvizja Besa me ndikim turk? Kurti: Nuk e besoj!

Posted: 13 Jul 2017 01:50 PM PDT

I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, u pyet edhe për Lëvizjen Besa në Maqedoni dhe rolin e Zoran Zaev.

Hila: Marrëdhënia me Maqedoninë….kam përshtypjen se Vetëvendosje ka pasur një ndikim shpirtëror aty. Ka edhe zëra që e etiketojnë Besën si parti me ndikim islamik, me ndikim turk.

Kurti: Unë nuk besoj që lëvizja Besa ka ndikim turk apo islamik. Besoj që mund të ketë individ aty që kanë thjesht jo ndikim, por edhe preferencë. Nëse shikonin protestën e tyre më të madhe më datë 9 maj të vitit të kaluar, atëherë do ta shihni se dominon çështja kombëtare.

Popullsia shqiptare në Maqedoni është më shumë fetare se shqiptarët e tjerë sepse ashtu e kanë thelluar dallimin me të tjerët që kanë qenë qytetar të privilegjuar. Se çfarë do të ndodhë në Maqedoni varet shumë nga Zaev.

Shqiptarët në Maqedoni do të duhet ta theksojnë komponentin e tyre social-demokrat sepse janë përgjithësisht të varfër. Unë besoj që Zaevi që është social-demokrat do të duhej ta dëshmonte se është krejtësisht i ndryshëm jo vetëm nga Gruevski por edhe nga Cërvenkovski.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kurti: Agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës

Posted: 13 Jul 2017 01:50 PM PDT

Albin Kurti foli edhe për ndikimin rus. Në "Arena" me gazetarin Dritan Hila, deputeti i VV tha se ndikimi rus vjen më tepër nga Serbia. Ai tha se ky ndikim ndihet edhe në Kosova pasi agjentët rus janë edhe në veri të Kosovës.

Hila: Po ndikimin rus si e shikoni?

Kurti: Ai vjen mësë shumti përmes Serbisë, Republiëks Serbe në Bosnje, pa përjashtuar serbët në Mal të Zi dhe regjimin e Gruevskit në Maqedoni, i cili është në opozitë, por jo tamam. Vërehet edhe në Kosove. Agjentët rusë janë edhe në veri të Kosovës. Është mirë që nuk u realizua Zajednica. Meqe ajo do të kishte President, zv/President do të kishte flamurin dhe simbolet e veta dhe jam i bindur se ai presidenit i Zajednicës do të vendoset kontakte me Putin sic e ka Millo Radodik, lideri i serbëve të Bosnjës. Radodiku i ka marrëdhëniet me Putin edhe më të mira sesa Beogradi zyrtar. Pra po të lejonim instalimin e asocacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, mos harrojmë që në 1991 me 14 komuna me shumicë serbe ka nisur si i tillë asocacion me Bosnjen, ne sot do të kishim udhëheqjen e asaj Zajednice me lidhje të drejtpërdrejta me Putin edhe më të ngushta se vetë Beogradi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rinumërimi lodh nënkryetarin e KQZ, Biba rrëzohet nga karrigia

Posted: 13 Jul 2017 01:38 PM PDT

Duket se orët e gjatë në KQZ për rinumërimin e 64 kutive e kanë lodhur nënkryetarin e KQZ, Denar Biba.

Ka qenë një moment, kur Denar Biba është shtrirë më tepër sesa duhet në karrike, por është rrëzuar duke shkaktuar edhe të qeshura.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rinumëroi 64 kuti të Tiranës pas kërkesës së PDIU-së. Numërimi nisi rreth orës 10: 30 të paradites së të enjtes dhe përfundoi në mbrëmje.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bletët ‘u fshehën’ në apartament për dy vite, nxorrën 27 kg mjaltë

Posted: 13 Jul 2017 01:34 PM PDT

Një grua vuri re se në apartamentin e saj qëndronin bletë, por nuk ia merrte mendja se aty ishin rreth 35 mijë.

Cherissa Mulzac vuri re një substancë të cuditshme që dilte nga muret e shtëpisë, derisa kuptoi se ishte mjaltë.

Bletari gjeti rreth 27 kg mjaltë, të cilën Cherise e futi në kavanozë për ta përdorur më vonë.

"Ishte tronditje e madje. Unë mendoj se bletët kanë qëndruar aty për dy vite pa dijeninë e saj, ndërsa javën e kaluar ishin 35 mijë të mbledhura së bashku. Nuk kam parë asnjëherë dicka kaq të madhe dhe aq shumë mjaltë,"  – tha bletari Mickey për Metro.

Ai tregoi se procesi i largimit të bletëve nga apartamenti në New York zgjati 6 orë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter