Ora News: “Pavarësia i dërgon letër ish-presidentit të SHBA, Xhorxh Bush” plus 9 more

Ora News: “Pavarësia i dërgon letër ish-presidentit të SHBA, Xhorxh Bush” plus 9 more


Pavarësia i dërgon letër ish-presidentit të SHBA, Xhorxh Bush

Posted: 31 Jul 2017 11:57 PM PDT

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka takuar ish-Presidentin Xhorxh W. Bush në Dallas të Teksasit.

Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Washington, takimi ndodhi pasi Kosova po i afrohet përvjetorit të dhjetë të pavarësisë së Kosovës, duhet të kujtojmë miqtë dhe aleatët tanë më të çmuar.

"Presidenti Bush ishte ndër presidentët e parë që njohu Kosovën dhe ne jemi të nderuar ta quajmë një mik. Kosova është me të vërtetë e bekuar që ka patur mbështetjen e tij në orët tona më të përcaktuara. Ishim të përulur nga mikpritja e tij e ngrohtë dhe nga diskutimet e frytshme".

E përveç takimi Bush mori edhe një letër nga Pavarësia, vajza e parë e lindur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

"Ne gjithashtu sigurohemi të kalojmë një mesazh nga Presidenti ynë dhe Pavaresia, fëmija i parë i lindur pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Letra e saj, së bashku me fotografitë e rrugës kryesore të Xhorxh Bushit në Prishtinë, janë shenja shumë të vogla vlerësimi nga Kosova në familjen e Bushit", thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Washington.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Skenarët e 3 gushtit për qeverinë e re

Posted: 31 Jul 2017 11:45 PM PDT

Deputetë të koalicionit PAN do të shkojnë në seancën e 3 gushtit të bindur se Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj kryeministër. Por, deputetë të lëvizjes "Vetëvendosje" dhe të koalicionit LAA janë të sigurt se këtë të enjte në Kuvend "do të vuloset" dështimi i Veselit dhe i Haradinajt, prandaj nuk po planifikojnë ta bllokojnë seancën, shkruan sot, gazeta Zeri.

Për seancën e 3 gushtit, në të cilën pritet të bëhet konstituimi i Kuvendit, gjegjësisht të zgjidhet kryeparlamentari, po përgatiten skenarë të ndryshëm si nga koalicioni PAN, si nga lëvizja "Vetëvendosje", ashtu edhe nga koalicioni LAA.

Drejtues të koalicionit PAN janë të sigurt se tashmë i kanë numrat e nevojshëm në Kuvend dhe kandidati i tyre për kryeparlamentar Kadri Veseli do të nisë një mandat të ri në krye të legjislativit, ndërsa, sipas tyre, Qeveria do të votohet të nesërmen, shkruan gazeta Zeri.

Në anën tjetër, deputetë të lëvizjes "Vetëvendosje" nuk do ta bllokojnë seancën e zgjedhjes së kryeparlamentarit, pasi që Kadri Veseli nuk do t'i marrë votat e nevojshme të ligjvënësve kosovarë.

Koalicioni LAA(LDK-AKR-Alternativa) më 2 gusht do të vendosë se si do të veprohet në seancën e 3 gushtit, përkatësisht se a do të bojkotohet seanca apo jo.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Djali 7 vjeçar si “shkëmb”, merr para moshatarët në lojën e regbisë

Posted: 31 Jul 2017 11:22 PM PDT

Ky djalë 7 vjecar ka një fizik ndryshe nga moshatarët e tij dhe kjo gjë e favorizon atë në lojën e regbisë.

Djali trupmadh është nga Samoa dhe shihet duke i kaluar me shumë lehtësi kundërshtarët e tij, të cilët nuk kanë asnjë shans që ta ndalin atë për të shënuar pikë.

Videoja, e cila po bën xhiron e botës, ka habitur drejtuesit e regbisë në Australi dhe po i jep të drejtë prindërve të shqtësuar, të cilët kërkojnë që ndarja në kategori të bëhet sipas peshës dhe jo moshës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Konflikt mes një grup të rinjsh, 22-vjeçari goditet me thikë për vdekje

Posted: 31 Jul 2017 11:11 PM PDT

Një person ka humbur jetën rreth mesnatës në spital, si pasojë e goditjeve me thikë. Burimet kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur  pranë stadiumit "Selman Stermasi" në kryeqytet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku  22 vjeçari me inicialet  M.M është goditur me thikë.

Mësohet se prej kalimtarëve të çastit ai është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak. por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve i riu nuk ka mundur  t’i mbijetojë plagëve të marra.

Si ndodhi konflikti-Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30  në rrugën ” Gjin Bue Shpata”,  shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.  Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij  shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.  Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Policia ka arrestuar autorin e krimit Eugen Bitraj dhe 3 shtetas të tjerë si bashkëpuntorë Dejvi Bitraj 19 vjeç, Kridens Alla 19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Po ashtu mësohet se menjëherë pas marrjes së informacionit, policia ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen duke marrë dhe dëshmitë e personave që ishin në vendngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kina dhe Rusia reagojnë pas akuzave të Trumpit për Korenë e Veriut

Posted: 31 Jul 2017 10:46 PM PDT

Rusia dhe Kina i kanë treguar qëndrimet e tyre pas deklaratave të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se këto dy vende nuk po bëjnë asgjë për të ndaluar ambiciet e Koresë Veriore rreth armëve bërthamore.

Koreja Veriore, gjatë javës së kaluar e ka testuar me sukses një raketë balistike interkontinentale, e cila është thënë të ketë kapacitet për të arritur në tërë tërritorin e SHBA-së, andaj presidenti Trump përmes Twitterit ka thënë se është " shumë i zhgënjyer" me Kinën që po nuk po bën "asgjë", për të ndihmuar SHBA-në, që ta ndëshkojë Penjanin.

"Ne këto i shohim si përpjekje të paarsyeshme nga ana e SHBA-së dhe një numri të shteteve të tjera, të cilat pothuajse fajësojnë Moskën dhe Pekinin, për ambiciet bërthamore të Penjanit", ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë.

Sipas kësaj ministrie, "ka qenë Federata Russe dhe Republika Popullore e Kinës, që kanë krijuar një hartë të përbashkët e cila përjashton çdo përdorim të forcës ose kërcënim për përdorimin e saj dhe parashikon një zgjidhje gjithëpërfshirëse për të gjitha problemet e gadishullit korean, duke përfshirë problemin bërthamor, përmes metodave diplomatike “.

Kjo ministri u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të rifillojnë “menjëherë" dialogun.

Kina po ashtu ka reaguar ndajë akuzave të SHBA-së, duke thënë se Uashingtoni dhe Penjani e mbajnë "përgjegjësinë kryesore" për përshkallëzimin e tillë të tensioneve.

Sipas ambasadorit kinez në OKB, Liu Jieyi, të dyja këto vende i kanë injoruar thirrjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të tejkaluar tensionet dhe për të nisur negociata të reja, sipas propozimeve të Pekinit dhe Moskës./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruaja vret veten për virgjërinë, arrestohet burri

Posted: 31 Jul 2017 01:49 PM PDT

Autoritetet nga Taxhikistani e kanë arrestuar një burrë, gruaja e të cilit kishte kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar pas shumë diskutimeve rreth virgjërisë së gruas së ndjerë.

Zyrtarët e gjykatës në Taxhikistan, kanë thënë se Zafar Pirov, 24 vjeçar është akuzuar për nxitje të gruas së tij për të bërë vetëvrasje.

Në rast se vlerësohet i fajshëm për akuzat, ai mund të dënohet me tetë vite burgim.

Rajabbi Khurshed, 18 vjeçare, ka bërë vetëvrasje pas 40 ditësh që ishte martuar meqë burri i saj e akuzonte se ajo nuk ishte e virgjër.

Marrëdhëniet seksuale paramartesore janë temë tabu në shoqërinë e Taxhikistanit.

Sipas familjes së Khurshed, e ndjera ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga burri i saj, dhe "nuk ka mundur ta vazhdojë jetën më tutje".

Familja e saj ka shtuar se Rajabbi është bërë viktimë e "shpifjes dhe dhunës".

/Rel/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Shqiptarët në qytetërimin perëndimor”, nga Bardhyl Ukcamaj

Posted: 31 Jul 2017 01:47 PM PDT

A është perëndimi atdheu shpirtëror i shqiptarëve? Publicisti dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Bardhyl Ukcamaj rreket ti përgjigjet kësaj pyetje në librin e tij "Shqiptarët në qytetërimin perëndimor".

Midis kulturës shqiptare dhe asaj perëndimore evropiane, Ukcama konstaton ngjashmëri, për t`i shpjeguar si urë lidhëse ai përdor kristianizmin. Libri është një përpjekje disavjeçare për të kuptuar rolin që kjo fe ka në kulturën tonë kombëtare dhe vendin që zë në kulturën perëndimore. Autori thotë se në libër gjenden dokumentacione autentike

Ukcama: Të gjithë shqiptarët e kanë ruajtur në thelb identitetin e tyre perëndimor dhe sot shqiptarët janë ndër popujt më perëndimor në Evropën Lindore.

Ish-Kryeministri Aleksandër Meksi dhe profesor Mark Marku e konsiderojnë librin kontribut të vyer historik dhe kulturor.

Librin "Shqiptarët në qytetërimin Perëndimor" autori Bardhyl Ukcamaj ia dedikon një prej personaliteteve më në zë shqiptare, At Zef Pëllumbit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Shpresa e LSI varet tek PD. Andoni: Shikoj një përafërsi LSI-PS

Posted: 31 Jul 2017 01:33 PM PDT

Duke analizuar se çfarë do të ndodhë në muajin shtator dhe më tej, politologu Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" mendon se LSI e ka të domosdoshëm koalicionin me PD-në për shkak të reformës zgjedhore, ndërsa gazetari Ben Andoni mendon se do të ketë një përafrim midis LSI-së dhe PS-së veçanërisht pas zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

Pjesë e nga deklarata:

Krasniqi: LSI vërtetë ka numra, 19, por nëse i marrim si politikanë janë 3.4.  Shpresa e tyre varet nga raporti që do të kenë me PD-në. Nëse nuk bëjnë koalicion, atëherë PD dhe PS do të bëjnë një sistem të ri zgjedhor dhe ata rrezikojnë të dalin nga skena politike. Të dy variantet që kanë propozuar, PD sistem mazhoritar apo PS sistem me katër zona me prim të dyja janë kundër LSI-së.

Andoni: Në këtë mandat, LSI e ka arritur kulmin e vet. Nuk mund të bëjë dot më shumë, plus që i është larguar lideri dhe sado që mendojmë se ai mund të jetë indirekt, LSI e ka të pamundur të ngrejë figuracionin politik që përfaqëson interesa të vërteta. Unë shikoj që LSI do të ketë prapë afrim me PS.

Tare: Nuk kanë shkuar shumë larg?

Andoni: Në dukje po. Sa herë në Shqipëri gjërat duken aq larg, janë aq afër. Baza e LSI-së është shumë fleksibël dhe shikon interesin dhe ky interes është PS. Ekzekutivi do të reduktohet dhe unë mendoj që niveli i drejtimit kalon në disa shtresëzime. LSI-së patjetër do i gjendet diçka që të zbusë tonet dhe këtë e kam pasur tek reagimet e formacioneve rinore që janë agresive dhe ndërkohë që edhe mesazhet me kode. LSI në opozitë është paradoks sepse nuk mund të bëjë opozita e majta të majtës. PD duhet të mbledhë gjithë boshtin e djathtë. Koalicion qeverisë jo. Shikoj mbas zgjedhjeve lokale që do të jenë një lloj testi.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Orinda Huta ndryshon look pas dasmës

Posted: 31 Jul 2017 01:28 PM PDT

Ka pak ditë që janë martuar dhe tashmë ndodhen me pushime për të shijuar muajin e tyre të mjaltit. Bëhet fjalë për ciftin e njohur, Orinda Huta dhe Turjan Hyska.

Orindën jemi mësuar ta shohim bjonde, ashtu sic ishte dhe në dasmë por me sa duket ajo ka vendosur të ndryshojë look.

Bjondia e pëerhershme i leu flokët të kuqe, si asnjëherë më parë, por nuk poi  mësohet dot syri. Megjithatë, premton se nuk do ta provojë më.

"Për fiksim", shkruan ajo në Instastory, "Por hera e parë dhe e fundit që ndodh."

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koalicion PD-LSI? Flasin Çipa, Hila dhe Krasniqi

Posted: 31 Jul 2017 01:21 PM PDT

Çfarë do të ndodhë në Parlament midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim?

Gazetari Aleksandër Çipa dhe Dritan Hila mendojnë se do të kenë bashkëpunim, ndërsa politologu Afrim Krasniqi shprehet se Berisha do të ketë rolin kryesor dhe grupi i PD-së do të jetë nën dispozicion të tij.

Pjesë e nga deklarata:

Tare: Basha do të bëjë koalicion me LSI-në për opozitë më të fortë, apo do të ruaj marrëveshjen me zt.Rama?

Çipa: Unë besoj se do të krijojnë bllok opozitar.
Hila: Jo permanent. Por për çështje madhore.

Çipa: Jo koalicion, por bllok.

Krasniqi: Mund ta përdorin sepse është një marrëveshje publike dhe e qëndrueshme mes z.Meta dhe z.Berisha. E kuptoni se çfarë po diskutojmë? Kryetari i mazhorancës preferon filanin kryetar opozite dhe e ka lehtë dhe do ta investojë për ta forcuar kryetarin e opozitës. E për çfarë e forcon, për ta mundur lehtë. Ky është problemi kryesor i opozitës. E dyta, z.Basha në ato tre muajt e protestës e forcoi rolin e tij në PD dhe pati shumë njerëz që e përkrahën protestës për shkak të ligjërimit.

Mënyra se si shkuan gjërat, si zgjodhi listën, ia rrëzuan këtë kredo që mori dhe kjo është bërë me lejen e z.Berisha. Ai ka dashur që të jetë kryetar, por jo aq i fuqishëm. Grupi i ri parlamentar pavarësisht se është zgjedhur nga z.Basha e shoh tërësisht në dispozicion të z.Berisha sepse ata e kanë kuptuar kush e ka kontrollin në parti dhe ai që ka kontrollin njerëzit të vijnë pas.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter