Ora News: “Mësuesja kapet duke bërë seks me nxënësin e saj” plus 9 more |
- Mësuesja kapet duke bërë seks me nxënësin e saj
- Shpërthim me eksploziv në gjeneratorin e një lokali
- Gabriel: Ka dallime të qarta mes SHBA-së dhe Gjermanisë
- Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, vdes 19-vjeçarja nga Kuçova
- Selami sqaron nëse do të bëjë aleancë me LSI-në dhe nëse humb garën
- Selami: Do rikthej me ndjesë të larguarit. PD-në e ka braktisur rinia
- “Fletën, dil lexoje..” Selami tregon pse s’ka bërë protagonistin në foltore
- Një ‘selfie’ para se të vijë në jetë foshnja
- Jeta e fëmijëve të pasur rus kalon çdo kufij
- Selami: Nuk besoj tek sabotazhi në PD. Topalli deputetja më aktive pas Berishës
Mësuesja kapet duke bërë seks me nxënësin e saj Posted: 06 Jul 2017 11:42 PM PDT Një mësuese zëvendësuese është arrestuar nga policia në Misuri të SHBA pasi akuzohet se kryente marrëdhënie me nxënësin e saj 17-vjeçar. Loryn Barclay, 24 vjeç ka pranuar se kyrente marrëdhënie me nxënësit, duke theksuar se kjo ka ndodhur sistematikisht prej nëntorit të vitit 2016. Ajo ka deklaruar se kryesisht kryenin marrëdhënie seksuale në makinë dhe në shtëpinë e 17-vjeçarit. Kjo gjë është zbuluar nga një oficer policie i cili punonte në shkollë. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Shpërthim me eksploziv në gjeneratorin e një lokali Posted: 06 Jul 2017 11:28 PM PDT Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një lokali në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, në rrugën "Medar Shtylla" dhe lënda shpërthyese ishte vendosur pranë gjeneratorit të lokalit. Policia sqaron se lokali është në pronësi të shtetasit I.D dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. "Nga shpërthimi për pasojë është dëmtuar pjesa e prapme e gjeneratorit si dhe janë thyer xhamat e një dyqani, që ndodhet pranë", sqaron policia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Gabriel: Ka dallime të qarta mes SHBA-së dhe Gjermanisë Posted: 06 Jul 2017 11:14 PM PDT Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë mbajtur një takim më 6 korrik në Hamburg, para fillimit të samitit G20, që nis sot. Pas takimit në mes të presidentit Trump dhe kancelares Merkel, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, ka thënë se ka "dallime të qarta" në qëndrimet e këtyre dy vendeve për çështjet rreth ndryshimeve klimatike dhe ato të tregtisë, mirëpo janë vërejtur edhe "disa pika të përbashkta". "Shtrohet pyetja nëse amerikanët vazhdojnë të jenë të bindur se gjëja e vetme që vlen në tregun global, është nëse Amerika është fituese apo jo", i ka thënë Gabriel, televizionit publik, ARD. "A mundemi ne t'i bindim amerikanët, se nëse secili shtet aplikon rregullat e njejta, atëherë kjo do të jetë zgjidhja më e mirë", ka shtuar ai. Liderët e samitit G20 kanë bërë premtime për të luftuar proteksionizmin, mirëpo politikat tregtare të Trumpit "America First", kanë bllokuar një marrëveshje eventuale në mes të liderëve botërorë rreth globalizimit dhe çështjeve tregtare prej kur Trump udhëheq SHBA-në. Po ashtu është komentuar, si vështirë e arritshme edhe ndonjë marrëveshje rreth çështjes së klimës, pas vendimit të Trumpit për të larguar SHBA-në nga Marrëveshja për Klimën e vitit 2015. Merkel dhe Trump kanë diskutuar edhe për Korenë Veriore, Lindjen e Mesme dhe konfiktin në lindje të Ukrainës, kanë thënë zyrtarët amerikanë dhe gjermanë pa dhënë komente te tjera. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel dhe Sekretari i Shtetit në SHBA, Rex Tillerson kanë qenë pjesë e takimit. Trump po ashtu është takuar edhe me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, për të diskutuar rreth lansimit të një rakete balistike interkontinentale nga Koreja e Veriut gjatë kësaj jave. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se takimi i shumëpritur mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin do të mbahet gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të sesionit të parë të samitit./REL/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Hidhet nga kati i 8-të i pallatit, vdes 19-vjeçarja nga Kuçova Posted: 06 Jul 2017 10:15 PM PDT Një vajzë 19-vjeçare ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është hedhur nga pallati. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit rreth orës 02:10. Policia sqaron se “19-vjeçarja Safete Bega dyshohet se është hedhur nga kati i 8-të i pallatit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme” "Aktualisht kjo shtetase bashkëjetonte me shtetasin Artur Çela 33 vjeç, banues në lagjen “Apollonia”, i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Fier", informon policia. Gazetari i Ora News Xhemil Beharaj na informon se çifti bashkëjetonte prej 2 vite e gjysmë dhe ka qenë një çift problematik dhe me precedent penal për vjedhje. Policia është duke punuar për gjetjen e motivit te hedhjes nga pallati si dhe nëse 19 vjeçarja është hedhur vetë apo e kanë hedhur. Mesohet se në momentin e hedhjes nga pallai 19 vjecarja ka qenë shume rëndë psikologjikisht. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Selami sqaron nëse do të bëjë aleancë me LSI-në dhe nëse humb garën Posted: 06 Jul 2017 01:59 PM PDT Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e "Arena" në Ora News tha se me Lëvizjen Socialiste për Integrim do të koordinojë veprimet në opozitë, por nuk do të bëjë koalicion me të. Selami i pyet edhe nëse humb garën për kreun e PD-së. Pjesë nga intervista: Selami: Patjetër që do të koordinojmë veprimet, por unë nuk do të pranojmë aleancë parazgjedhore me të, sepse është e dhimbshme që ne si forca kryesore politike të shikojmë nga duart LSI-në dhe PS-në. Kjo duhet të marrë fund. Kur them që dua të fusë atë gjë, që mund të jetë edhe pak arbitrare, që kryetari i Partisë nëse nuk bëhet parti e parë, të largohet, pikërisht këtë lloj konkurrence duhet të fus. Është e pafalshme. Fraksionet do t'i lejojë. Hila: Nëse nuk fitoni çfarë do të bëni? Selami: Do të vazhdoj betejën time për demokratizimin e Partisë Demokratike. Hila: Nuk do të largoheni në Amerikë? Selami: Absolutisht! Amerika është pjesë e imja. Kthimi ka qenë i vështirë. Por ajo çka ia vlen është që të kem mundësi që t'i japë një model Partisë Demokratike që asnjë parti nuk e ka pasur. Duhet një forcë politike që të bëhet promotor për zhvillimin e vendit. Unë e kam parë si bëhet. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Selami: Do rikthej me ndjesë të larguarit. PD-në e ka braktisur rinia Posted: 06 Jul 2017 01:45 PM PDT Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e "Arena" në Ora News tha se do të rikthejë me ndjesë publike gjithë të larguarit nga PD, ndërsa shton se këtë parti e kanë braktisur të rinjtë. Pjesë nga intervista: Selami: Shqipëria është kthyer në një republikë partiake. Është një republikë parlamentare por janë pikërisht drejtuesit e partive që mbas ndryshimeve të 2008-s, zgjedhin dhe listën se kush futet deputet, në varësi të numrit që kanë në listë. Kanë hequr ndikimin e elektoratit shqiptar. Nga Parlamentit pastaj zgjidhet Presidenti, qeveria, gjyqtarët. Pra një sistem i mbyllur. Kanë gjetur një sistem më antidemokratiku. Ka qenë një ligj i medias që e shisnim si prodhim gjerman. Kështu na ka ndodhur edhe tani. Partitë prej kësaj janë mbyllur dhe hermetizuar. Duhen hapur nga ligji në radhë të parë që t'u hiqet ky pushtet. Hila: Do të tentoni të riktheni të gjithë të larguarit? Selami: Po! Dhe me ndjesë publike. Të gjithë ata të "rënët" nga mendimi ndryshe. Ne kemi një problem të madh. Ne jemi larguar nga elita e re. Nuk na shikojnë më si alternativë. Ne nuk bëjmë politike. Ne kemi vdekur. As institucionet nuk na funksionojnë. Ka një zyrë shtypi, propaganda dhe kaq. Hila: Në rast se fitoni është grupi i Bashës… Selami: Janë të PD-së. Ata janë zgjedhur në mënyrë demokratike. Ai është grupi i PD-së. Është grupi që kanë votuar shqiptarët për të qenë në opozitë, këto janë konceptet e reja. Hila: Çfarë do të bëni për të luftuar kanabisin? Selami: Do ta filloj nga informacioni. Do të krijoj një komision parlamentar. Do të ngrihet një grup parlamentar që të thotë se ku jemi, sa i përhapur është. Njëri thotë se është i përhapur në çdo cep dhe tjetri thotë se nuk ka. Është i përhapur, por nuk e di se sa. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
“Fletën, dil lexoje..” Selami tregon pse s’ka bërë protagonistin në foltore Posted: 06 Jul 2017 01:31 PM PDT Kandidati për kreun e PD-së, Eduard Selami, u ka kthyer përgjigje kritikëve që e akuzojnë se nuk ka qenë aktiv në katër vitet e opozitës në Kuvend. I ftuar në "Arena", Selami tha se nuk ka pasur asnjë funksion në grupin parlamentar dhe as në parti për të bërë protagonistin. Sipas tij, demokratët në katër vite bënë opozitë me kokën pas, pasi nuk e kapërdinë dot humbjen e 2013. Kjo bëri sipas Selamit që PD të fokusohet në gjëra periferike dhe jo në vendosjen e qeverisë para përgjegjësisë për mos realizimin e programit të saj. Hila: Ju kanë akuzuar kundërshtarët se e keni bërë opozitën nga SHBA, cila është përgjigjia juaj? Selami: Ka një pjesë të vërtetë aty, që unë nuk kam qenë aq aktiv sa dëshiroja. E para se unë nuk kam qenë pjesë e asnjë formacioni drejtues. Kur je në parlament, aty ka një kryesi të grupit, ka kryetarë të komisioneve, nënkryetarë të komisioneve.Nuk është se del dikush atje me vrap në foltore dhe flet. Nuk kam qenë pjesë e këtyre, po kështu dhe në PD nuk kam asnjë funksion. Jam vetëm anëtar i Këshillit Kombëtar dhe ai Këshill nuk u mblodh asnjëherë.Nuk pati asnjë lloj aktiviteti. Kjo është një nga arsyet që të vendos në një pozicion pak më të vështirë.Është dhe me natyrë. Unë nuk jam nga ata që shkoj aty dhe flas si dua, respektoj institucionin. Në shumë raste nuk kam qenë dakord me mënyrën si është bërë, unë kam folur në parlament në fjalën time të parë ku kritikova programin e qeverisë Rama, por pas asaj ne shumë pak u ulëm për të diskutuar dhe në grup dhe kudo. Sepse ishte një opozitë me kokë mbrapa, e kam quajtur. Ku këta viheshin në garë dhe i pari ishte Berisha, për të bindur qytetarët që votuan gabim në 2013. Ju kam thënë atyre që ky tren e ka lënë stacionin në grup parlamentar, nëse ne do të ndjekim këtë tren vetëm do të humbasim.Nuk mund të bindësh ti elektoratin që e ka gabim që nuk të votoi ty në 2013. Atë kapitull duhet ta mbyllim. Dhe frika është se nëse nuk e ke marrë mesazhin herën e parë, herën e dytë do ta marrësh edhe më të fortë akoma. Opozita e Bashës Basha pothuajse ishte inekzistent aty sepse kishte një grup parlamentar, një handikap që mund ta kem dhe unë nëse zgjidhem kryetar i PD, që nuk jam anëtar i grupit. Por kam një formulë për ta kapërcyer. Grupi parlamentar i PD duhet të funksionojë si një grup parlamentar bashkëkohor idesh pranë qytetarëve. Gabimi i Bashës dhe PD në katër vite opozitë Nuk arritëm të mbajmë përgjegjeës në pikat kryesore të dështimit të programit të qeverisë, nga ato foltore që the ti dhe unë nuk kam pranuar dy, tre herë. Se të japin një letër aty dhe të thonë lexoje, shumicën e tyre nuk i kuptoja në një gjuhë që nuk ka lidhje fare me gjuhën time. U kam thënë faleminderit, nuk është opozitë ajo, është kaq sipërfaqësore. Sa për të thënë sikur jemi në punë.Ose vinte vetë në grupin parlamentar para kamerave, lexonte diçka të përgatitur 5 minuta dhe ikte, kjo ishte mbledhje grupi.Një muaj, dy, gjashtë muaj, një vit. Kjo nuk është opozitë. Praktikisht ti duhet ta mbledhësh grupin me komisione, me grupe interesi, me departamente, ta shikosh dhe analizosh programin e tij një më një, të gjitha premtimet që ka mbajtur ai. Për ta mbajtur përgjegjës për çfarë nuk ka bërë. Në një pjesë të tyre humbet dhe besueshmëria. Akuzoje për gjëra, dilte tjetri dhe rzultonte se nuk ishin gjëra të gabuara. Me ezagjerime, kjo ka pushtuar këtë.Këtë dua të fus unë të re, dhe këtu dua ta fokusoj PD jo vetëm për të ardhur në pushtet por dhe për ta mbajtur qeverinë para përgjegjësisë. Këta merren me gjëra periferike. Kjo bën që të mos zgjedhin më të keqen më të vogël por të mirën më të madhe. Ta ndihmosh qeverinë për anëtarësimin, për reformat. Një nga reformat e mëdha është edhe ajo elektorale për ta hequr Shqipërinë nga republika partiake. Marrëveshja Rama-Basha Unë e kam përshëndetur marrëveshjen, ajo çfarë nuk më pëlqen është fakti se nuk është transparente. Së dyti, Rama e mundi Bashën. Ranë tezat e çadrës për drogën, u fut dhe në konflikt me perëndimin, Uashingtonin, Brukselin dhe Berlinin. U harruan të gjitha, në këtë pikë nuk jam dakord. Pika tjetër që më shqetëson dhe që unë do ta anulloj, nëse ka një koalicion mes PD dhe PS unë jam absolutisht kundra. Kjo është në dëm të PD dhe Shqipërisë. Do t'ia lë kompetencë Këshillit Kombëtar. /Oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Një ‘selfie’ para se të vijë në jetë foshnja Posted: 06 Jul 2017 01:29 PM PDT Kat Armendariz është një vajzë nga Texas që mori vëmendjen e të gjithëve pasi bëri një 'selfie' me motrën e saj, e cila ishte gati për të lindur. Supozohej që ti qëndronte pranë të motrës, por nuk mund ti rezistonte momentit kur ajo po bërtiste nga dhimbjet ndërsa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali. Ajo e shpërndau fotografinë në rrjete sociale, duke e shoqëruar me tekstin: "Selfie! Ndërkohë që motra ime është gati të lindë një fëmijë." Arriti të merrte shumë klikime menjëherë, që ishin 496 mijë shikime dhe 1 mijë komente, ndërkohë që u shpërnda edhe në faqe të tjera. Profesioni i Kat është fotografe, dhe në një intervistë për Mashable sqaroi se motra e saj nuk kishte dhimbje në atë moment dhe e quajti si një ndër gjërat më të bukura të asaj dite. /oranews.tv/ Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Jeta e fëmijëve të pasur rus kalon çdo kufij Posted: 06 Jul 2017 01:27 PM PDT Çdo shtet ka pasanikët e rinj të saj, e për rrjedhojë ata kanë krijuar edhe llogarinë e përbashkët ku publikohen foto që tregojnë luksin e tyre. Fëmijët e oligarkëve rus kanë çmendur rrjetet sociale më fotot e postuara në llogarinë e tyre në Instagram. Pasanikët e Rusisë po marrin vëmendjen e të gjithëve nga jetesa superluksoze që ata bëjnë. Jeta e fëmijëve të oligarkëve kalon çdo kufi duke shkuar larg realitetit që shumica e njerëzve kanë në përditshmërinë e tyre.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
Selami: Nuk besoj tek sabotazhi në PD. Topalli deputetja më aktive pas Berishës Posted: 06 Jul 2017 01:18 PM PDT Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami i ftuar në studion e "Arena" në Ora News tha se nuk besonte tek sabotazhi i demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe se ishte Basha ai që përjashtoi dhe nuk përafroi figurat e PD-së. Selami tha se Topalli ishte deputetja më aktive pas Berishës në Parlament dhe sërish mbeti jashtë listave. Pjesë nga deklarata: Selami: Jo nuk është sabotuar. Është përgjegjësia e liderit që të tërheqë dhe të kërkojë bashkëpunimin e tyre. Për më tepër, mënyra si u bë ishte jo e këndshme. Edhe në qoftë se ti nuk do që të mos e kesh për shembull zonjën Topalli, e cila ka qenë mjaft aktive, në qoftë se mua më bëhet vërejtje me të drejtë se nuk kam qenë aktiv, nëse ka pasur deputet më aktiv aty pas Sali Berishës, ka qenë zonja Topalli. Kush është kriteri i heqjes? Që po të kritikon! A nuk mund ta marrësh dhe t'i thuash se për këto e për këto arsye nuk do të jesh në listë që ti nuk e ke as në kompetencë. Kjo është e Këshillit Kombëtar. A reaguan ata në mënyrën time? Jo nuk e rekomandoj. Nuk mendoj që ishte një sabotim i qëllimshëm. Nuk mendoj që as zj Topalli dhe as zt.Patozi që po më sulmojnë. Nuk po them që Basha ik, se atë e ka vendosur popull. Po e mbajte, mbaje. Me inat me popullin nuk hahet në demokraci. Edhe Basha do të ketë vendin e tij kur të jem nesër kryetar. Koncepti i lidershipit të tij është i dështuar. /Ora News.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter |
You are subscribed to email updates from Ora News. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |